14.8 C
Tirana
E martë, 20 Maj, 2025

“Forbes” kthen Shqipërinë në diktaturë, e prezanton Ramën, Kryetari i Partisë së Punës

Revista prestigjioze “Forbes” ka bërë një shkrim dashamirës për kreun e qeverisë. Shkrimi duket se është bërë me pagesë. Gazetarja nuk është pjesë e redaksisë së Forbes, por thjesht një kontributore që nuk ka lidhje me politikat editorial të revistës.
Ajo që bie në sy është se Rama shfaqet në artikull si Kryetar i Partisë së Punës dhe jo i Partisë Socialiste. Kthimi tek Partia e Punës e kthen Shqipërinë 28 vite pas në kohën e diktaturës dhe tek partiua e krimeve dhe genocidit ndaj shqiptarëve. Duket se Rama ka projekt për të ndryshuar edhe një herë emrin e PS dhe për ta rikthyer atë në origjinë si PPSH.
Në një shkrim të Forbes të titulluar “Shqipëria një vend jo i zakonshëm, me një lider të pazakonshëm. Tani kërkon të hyjë në Europë”, ka një prononcim të Edi Ramës që tregon për gazetarët amerikanë se çfarë do të bëjë pasi të mbyllë kapitullin e politikës në jetën e tij.
Kryeministri tregon se arti ka qenë rruga e parë që përshkroi në jetën e tij, politika ka qenë e dyta, ndërsa e treta “diçka që ka të bëjë me shijen” thotë Rama, që rrëfen se i pëlqen të gatuajë.

“Rruga e parë ishte arti”, thotë ai duke iu referuar të kaluarës së tij si profesor dhe artist që ka hapur ekspozita në të gjithë botën, përfshirë edhe Nju Jorkun si dhe ka vizatuar pikturat që ndodhen aktualisht në zyrën e tij.
“Tani jam një politikan. Mund ta synoj këtë zyrë për pjesën e mbetur të ditëve të mia, por nuk është kjo ajo që dua. Hyrja në BE do të marrë më shumë kohë nga sa unë dua të shpenzoj në politikë”, pohon ai.
Në të ardhmen, Rama thotë se kërkon të bëjë diçka në fazën e tretë të jetës së tij që ka të bëjë me shijen.
“Stilin e jetesës, pikturën, skulpturën, industrinë… shijen”, thotë ai.
“Dhe ndoshta diçka në lidhje me gatimin. Më pëlqen të gatuaj”,përfundon kryeministri Rama për Forbes.

Rreziku i negociatave, kush do të jetë timonieri?

Maqedonia është dy hapa para Shqipërisë. Ajo nesër merr dokumentin e Brukselit për të nisur bisedimet për anëtarësim në BE. Serbia dhe Mali i Zi janë të paktën një hap përpara Shqipërisë. Si Serbia ashtu edhe Maqedonia kanë nisur negociatat për anëtarësim dhe të 28 vendet e BE e kanë miratuar këtë fazë të rëndësishme të procesit. Të fundit në rajonin e Ballkanit që ecin me hapin e milingonës drejt BE-së janë shqiptarët në të dy shtetet, Shqipëri dhe Kosovë.
Shqipëria ka marrë për të tretën herë propozimin për të nisur negociatat nga Komisioni Europian, por nuk ka asnjë siguri nëse hapja e propozuar nga Komisioni Europian do të miratohet nga 28 vendet. Komisionerija me Jashtë e BE, Mogerini nuk doli garante për Shqipërinë tek vendet e BE në lidhje me luftën ndaj krimit të organizuar. “Nuk është puna e jona”, tha Mogerini.
Pyetja e gazetares së Financial Times drejtuar Mogerinit nëse do të mund të bindë Gjermaninë dhe Francën për luftën e krimit të organizuar në Shqipëri, tregon se në BE nuk ka unitet në vendet anëtare për të hapur negociatat. Gjermania dhe Franca janë dy vendet kryesore të drejtimit të Bashkimit Europian që duket edhe pse nuk kanë folur ende për negociatat ata nuk do ta lejojnë lehtësisht kalimin e Shqipërisë në këtë provim.
Heshtja e Mogerinit ndaj një pyetje thelbësore që lidhet me luftën e krimit të organizuar në Shqipëri flet shumë më tepër se optimizmi i kotë i Ramës në konferencën për shtyp me Vlahutin.
Si duhet përkthyer kjo heshtje dhe refuzim i Mogerinit për të dalë garante për luftën e krimit të organizuar të qeverisë Rama tek vendet e BE?

Përkthimi politik është se Ramës i është vendosur një afat për të përmbushur një nga pjesët kryesore në raport-progresin e BE që lidhet për vendosjen para drejtëisë të krerëve të krimit të organizuar dhe të zyrtarëve të lartë të përfshirë në afera korruptive. Ky afat ka dy data. Data e parë është Qershori. Në rast se deri në Qershor nuk arrestohen krerët e bandave kriminale si dhe Tahiri i kërkuar me ngulm dhe publikisht nga Gjermania, atëhere shanset për të miratuar hapjen e negociatave me vendet e BE do të zbehen.
Afati tjetër është Dhjetori. Nëse edhe deri në Dhjetor, Rama nuk do të lëshojë Tahirin dhe bandën e tij, atëhere mundësitë për hapje të negociatave me miratimin e 28 vendeve të BE do të jenë shum të vogla.
Mënyra se si Rama e interpretoi dje vendimin e tretë rradhazi të Komisionit Europian për hapjen e negociatave është rreziku që hapja e tyre të mos ndodhë. Ai po përpiqet ta kapitalizojë politikisht procesin e hapjes së negociatave duke e përkthyer si një inkurajim për krimin e organizuar, mafian dhe oligarkët në qeveri që të vijojnë të qeverisin ashtu sikurse kanë bërë gjatë këtyre viteve kur vendi u shndërrua në Kolumbinë e Europës.
Rama po tremb vendet anëtare të BE duke u dhënë atyre mesazhin se timonieri i vërtetë i procesit të negociatave do të jetë kreu i kartelit të habilajve, ish-ministri i Brendshëm, Tahiri, peng i të cilit është kreu i qeverisë. Ky është edhe rreziku i negociatave. Asnjë vend në BE nuk do të jetë i gatshëm të votojë hapjen e negociatave me një timonier si Tahiri dhe vendi do të vuajë pengmarrjen e një kaste krimi në qeveri duke mbetur jashtë Bashkimit Europian për një kohë të pacaktuar.
“RD”

Berisha: Mirënjohje Komisionit Europian, thirrje për qytetarët shqiptarë të ndahen nga Rama

Sali BERISHA

Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave me Shqiperine!
Te dashur miq, sot, ne raportin e tij per Shqiperine, Komisioni Europian i rekomandoi Keshillit Europian paresisht per arsye gjeostrategjike dhe te paqes ne rajon, siç deklaroi ne Parlamentin Europian presidenti i ketij Komisioni Jean Claude Juncker, hapjen e negociatave me Shqiperine.
Komisioni Europian me kete vendim te drejte ka shprehur gjithashtu dashamiresine dhe respektin e tij per kombin shqiptar, perpjekjet dhe aspirtatat tona per tu integruar ne Bashkimin Europian si e ardhmja jone me e mire.
Prandaj ju ftoj te dashur miq, t’i shprehim mirenjohjen tone te thelle Komisionit Europian per vendimin e tij te sotem dhe le t’iu bejme thirrje vendeve anetare te BE ta miratojne kete vendim shume te rendesishem per perspektiven europiane te kombit shqiptar.
Gjithashtu ju ftoj te denojme me ashpersine me te madhe narkoqeverine e Edvin Kristaq Rames qe ka instaluar:
– narkoshtetin, ne te cilin kryeministri, vellai Olsi, ministrat jane baronet kryesor te droges, dhe ka

– shnderruar Shqiperine ne Kolumbine e Europes,
– vendin, sipas DASH qender operacionale rajonale te krimit te organizuar
-vendin e eksodit masiv, qytetaret e te cilit renditen te paret ne Europe per kerkesat per azil politik dhe here here ne Gjermani dhe France zene vendin e pare ne bote per keto kerkesa.
-vendin e te rrembyerve dhe burgosurve politik,
-vendin ne te cilin kreu i ekzekutivit eshte njekohesisht kryegjykatesi dhe kryeprokurori i vendit dhe ben gjahun e shtrigave ndaj opozites dhe kundershtareve politike dhe mbrone kriminelet e qeveritaret e saj e sorollopin e tyre
-vendin ku lidhjet me trafikante, vrases dhe bandite jane kriter per tu bere minister, mbiminister, gjykates, prokuror, zyrtar i larte i te gjitha niveleve.
-vendin ne te cilin ne 4 vitet e fundit, sipas Kontrollit te Larte te Shtetit jane vjedhur ne tendera dhe konçesione 3.2 miliard euro.
Ne kete kontekst, vendimi per çeljen e negociatave eshte nje thirrje per qytetaret shqiptare te ndahen sa me pare me Edvin Kristaq Ramen dhe kliken e tij, per te adresuar ne menyren me serioze problemet e medha te vendit dhe ecur te sigurte ne procesin e negociatave ne rrugen e integrimit te plote te Shqiperise ne Bashkimin Europian! sb

Përkujtohet në Nju Jork 107 vjetori i Kryengritjes së Malësisë së Madhe

Nga Beqir SINA, Nju Jork

EASTCHESTER – BRONX(NY): Shoqata Atdhetare ”Malësia e Madhe” në Nju Jork, organizoi të shtunën në mbrëmje në lokalin “Eastwood Manor” në Bronks – Nju Jork, mbrëmjen festive me rastin e 107 vjetorit të “Kryengritjes së Malësisë së Madhe”.
Ngjarje, e njohur ndryshe si Kryengritja e Malësisë e vitit 1911 – e para në dhjetevjeçarin e parë e Shekullit XX e sidomos, viti 1911-të, që shënon një faqe të ndritur e të paharrueshme të qendresës burrërore të malësoreve të Mbishkodrës, tashmë e mirënjohur historikisht me emrin Kryengritja e Malesise se Madhe.
Për të përkujtuar këtë ditë, malësorët mbajtën një akademi solemne, ku morën pjesë qindra vet, në praninë e drejtuesve të kësaj shoqate, veprimtarve dhe përfaqësuesve të jetës publike dhe kulturore, udhëheqësve lokal, mysafirëve nga vendlindja dhe SHBA.
Kryengritja antiosmane të Malësisë së Madhe, të drejtuar nga Dedë Gjo Luli, e cila i parapriu shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, për këto vlera, është nderuar gjashtë vite më parë me titullin “Nderi I Kombit”, nga Presidenti Bujar Nishani.
Ky program u hapë me këndimin e hymneve kombëtare të të dy vendeve SHBA-s, dhe atë të Shqipërisë, kënduar dy solistët të SHKA “Bashkimi Kombëtar”, motër e vëlla Susana dhe Engjëll Junçaj.
Moderatorja, e këtij evenimenti, Lindita Smajl Çunmulaj, pasi foli mbi rëndësinë e këtyre aktiviteteve, nga malësorët në diasporë, kërkojë më pasë që me një minut heshtje të nderojnë të gjithë heronjët e dëshmorët e kombit tonë.

Udhëheqësi i këtij manifestimi madhështor, në Bronx – Nju Jork, zoti Gjon Gjokaj, duke folur mbi këtë datë të shënuar të kombëtare, tha se në këtë mbrëmje përkujtimore kushtuar Rilindjes Kombëtare dhe Çlirimit te Atdheut nga zgjedha shekullore osmane, jemi duke kujtuar Kryengritjen e Malësisë, e cila na bënë krenarë të gjithë shqiptarëve sepse : “Kjo datë, ishte ajo që edhe i parapriu pavarësisë së shtetit shqiptar, më 28 Nëntor 1912, pasi në majën e malit të Deçiqit, më 6 prill të vitit 1911, udhëheqësi i kryengritjes, Dedë Gjo Luli, ngriti flamurin kombëtar shqiptar”.
Në këtë përvjetor madhështorë të quajtur – “VITI I SKËNDERBEUT,” kur në të gjitha pjesët e vendlindjes dhe diasporës shqiptare me pietet të veçante u perkujtua “550 vjetori vdekjes së Gjergj Kastriot- Skënderbeut”, duke u mbajtur simpoziueme, takime e kremtime të shoqëruara nga klerikët, historianet dhe studiuesit e njohur shqiptarë, të cilët evokuan figurën dhe përpjekjet e tija titanike, për konsolidimin e shtetit dhe identitetit shqiptar në Europë, kujtojmë dhe të festojmë 107 vjetorin e Kryengritjes së Malësisë së Madhe, datën historike të 6 prillit 1911, tha ai
“Lekët Malësorë në krye me fatosin e maleve Dede Gjo’ Lulin, pas 427 vjet robërie të pushtimit otoman, pasi rrëmbyen fortifikatën turke, ngritën në Deçiq Flamurin e Lirisë, Shkabën Dy-krenare të Gjergj Kastriot- SKËNDERBEUT, që me 28 nëntor 1443, pas kthimit në Atdhe, ai e kishte ngritë në Kalanë e Krujës”, tha udhëheqësi i kësaj mbrëmje.
Më tej ai përmendi faktin se kjo luftë heroike e malësoreve trima, çoi në miratimin e Memorandumit të Greçës, të mbajtur në trevën e bajrakut të Trieshit:” Libri i Kuq me 12 pika, i hartuar nga dijetarët shkodran, Imzot Luigj Bumçi dhe Luigj Gurakuqi, me kërkësë për njohjen e Autonomisë së Shqipërisë, ishte drejtuar Portës së Lartë dhe Fuqive të Mëdha” tha Gjokaj.
Udhëheqësi i këtij programi festiv Gjon Gjokaj, duke kujtuar se që nga kjo kohë, Çështja Shqiptare, filloi të trajtohet si çështje e veçantë në tryezat e diplomacive europiane, tha se :”Ishte pikërisht Kryengritja e Malësisë së Madhe, pastaj luftërat e vazhdueshme në territoret shqiptare dhe me vonë ngritja e flamurit shqiptar nga Ismail Qemali dhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ne Vlorë më 28 nëntor të vitit 1912, që e shtyri Perandorinë Austro-Hungareze, të dalë zyrtarisht me idenë e krijimit të Shtetit Shqiptar”.

Më pas e mori fjalën Kryetari i Shoqatës “Malësia e Madhe” në Nju Jork, Ejllo Berishaj, i cili mbasi faleminderojë për pjesëmarrjen e tyre, bashkëvendasit e tij, të gjithë malësorët dhe mysafirët e nderit, Doktor Profesor Frashër Demaj, ish kryetarin e shoqatës “Malësia e Madhe” nga Detroiti Lek Gjonaj, që vinte posaqërisht nga Detroiti, kandidaten për senatore shteti të Nju Jorkut, e të tjer, tha se “Kryengritja e Malësisë e vitit 1911 e organizuar dhe e udhëhequr nga Dede Gjo Luli, ishte kthesë e rëndësishme në gjithë historinë e popullit shqiptar”.
Po ashtu, kreu i kësaj shoqate në Nju Jork, më këtë rast ka falenderuar grupin përgjegjës për organizimin e kësaj manifestimi solemn : udhëheqësin e programit, Gjon Gjokaj , dhe Gjon Dedvukajn , Agron Lulgjurajn ,Vasel Ulajn dhe Mark Berishaj, të cilët tha ai, kan bër një punë të shkëlqyer në organizimin e përkujtimit këtij 107 vjetori .
Ai tha se “6 prillin, Ditën e kryengritje së Malësisë, ditën kur në majen e Bratiles së Deçiqit legjendar, heroi ynë kombëtar Ded Gjon Luli, ngriti flamurin kuq e zi, është një ditë e shënuar, kjo, që na kujton të gjithë ata trimat kryengitës, por edhe na lënë një porosi për të gjithë ne, atë të “Bashkimit tonë Kombëtar”.
Ejllo Berishaj, u shpreh se :”Kjo datë dhe prezenca e bashkëkombasve, po dëshmon se Shoqata jonë “Malësia e Madhe” nga New Yorku, tradicionalisht, po përkujdeset për shënimin e datave të tilla, nga historia më e ndritshme e popullit shqiptar, duke përkujtuar me pjetet të mëdha ato këtu në SHBA”.
Më pasë në fjalën e tij, ai iu kushtua grumbullimit të fondeve dhe të mjeteve financiare, të cilat tha Berishaj, kan qenë për studentet nga Malësia, për familjet skamnore, për ndërtimin e rrugëve dhe objekteve tjera të nevoshme në Malësi, për ujë të pijshëm në zonat malore, por, edhe për historinë tonë kombëtare, përkujtimin e ngjarjeve të rëndësishme historike, aktivitetet kulturore e artistike, sportin, folklorin dhe promovim të librave, me vlerë kombëtare, si elemente të ruajtjes së identitetit tonë.

“Në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me shoqatën “Malësia e Madhe” nga Detroiti, para disa viteve ngritëm përmendoren heroit Dedë Gjo Lulit në Tiranë, ndërkohë, që tani kemi në plan që gjatë vitit jubilar – 550 Vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar , Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, të ngrisim përmendoren e tij, edhe në qënder të Tuzit, së pari duke siguruar vendimin e Kuvendit të komunës së Tuzit dhe me pëlqimin e Qeverisë, respektivisht të Ministrisë së Kulturës”
Me vendosjen e përmendores të Heroit tonë mbarë kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeut, tha ai, “për mendimin tim, i vëhet “vula” një her e për gjithmon në Malësi, kësaj vepre të madhe historike, duke treguar se ajo është vetëm dhe vetëm tok Shqiptare, e jo si po mundohen që dita për ditë, disa të ndryshojnë këtë histori tonën krenare”.
Në veçanti, kryetari i shoqatës “Malësia e Madhe, në Nju Jork, zoti Ejllo Berishaj, duke vlerësuar ndihmën e madhe të anëtarve të kësaj shoqate, me familjet e tyre, theksojë se “të gjitha këto kurr nuk mund të arrihen pa mjetet financiare që i siguron diaspora shqiptare, e cila e sheh Shoqatën tonë, tha kreu i kësaj shoqate, si urë lidhëse me vendlindjen – Malësinë, apo Malësinë tonë e sheh dhe e ndien si yll që shkëlqen në tërë historinë tonë kombëtare”.
Për të shpalosë detajet e këtyre ngjarjeve të rëndësishme historike të popullit shqiptarë, që lidhen me 107 vjetorin të “Kryengritjes së Malësisë së Madhe”, dhe kryetrimin e organizmit dhe realizmit të asaj kryengritje, Ded Gjo Lulit, shoqata Malësia e Madhe, tha Berishaj, enkas për këtë rast kemi ftuar në këtë eveniment përkujtimor, historianin e mirënjohur nga Kosova, Akademik Frashër Demaj.
Ndërkohë, Akademik, Frashër Demaj, theksojë se për koincidencë të disa datavë të rëndësishme, ky vit mund të qyhet vit jubilar: “Këtë vit të shpalluar nga dy qeveritë tona, Shqipëria dhe Kosova, është viti i 550 Vjetorit të Gjergj Kastriotit – Skëndërbeut. është 140 Vjetori i Lëvizjes Shqiptare Popullore. 10 Vjetori i Pavarësisë së Kosovë. 110 Vjetori i Kongresit të Manastirit, 100 Vjetori i Komitetit Mbarë Kombëtar të Kosovës, dhe ky që po kremtojmë sot 107 Vjetori, i Kryengritjes së Malësisë së Madhe, udhëhequr dhe realizuar nga heroi ynë kombëtar Ded GjoLuli”.

107 Vjetori i Kryengritjes së Malisë së Madhe, tha ai me në krye kryetrimin Ded Gjolulin e Traboinit, është një festë e madhe kombëtare, sepse malësorët qenë ata të parët që e ngritën Flamurin e Kastriotit në majën e Deçiçit.
“Kështu, që, kryengritjet 1910, 1911 dhe 1912, ishin lëvizja kryengritëse mbarë kombëtare shqiptare që morën dimesione të reja një shekull më parë. Në fillim të përgatitjes së Kryengritjes , udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, u përpoqën të siguronin armatimin e nevojshëm. Ku shumica e armëve u siguruan nga Italia. Për këtë informonte edhe Konsulli austro – hungarze në Manastirë i cili theksonte se “pushkët e municionet kan ardhur nga Italia, dhe duhej t’i dorëzoheshin Isa Boletinit”.
Më tej, profesori nga Kosova, Frashër Demaj, tha se :’ Pas një varg përgatitjesh udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare kishin vendosur që Kryengritja të shpërthente në Prill të viti 1911. Shpërthimi i saj do të bëhej përnjeher në vilajetin e Shkodrës dhe të Kosovës e më pas zjarri i kësaj kryengrtije do të përfshinte edhe vilajetin e Manastirit dhe të Janinës.
Informacionet për lëvizjen dhe përgatitjet e shqiptarve i përcillte edhe nënkonsulli britanik, në Shkup, ë. Hough në letrat që ai i dërgonte ambasadorit britanik,në Stamboll Charles Marlyng dhe ky i fundit ia përcillte shefit të diplomacisë britanike Edward Grey”.
Akademiku kosovar, Frashër Demaj, 107 vjetorin e Kryengritjes së Malisë së Madhe, e qujati festë kombëtare, për shkak si tha ai se “ishit “Ju malësorët, Ded Gjoluli së bashku me ata bura malësorë, i cili i parapriu ngritjes së flamurit të Kastriotit në Vlorën heroike. Pra ishin malësorët ata që para 28 Nëntorit të 1912, e ngritën flamurin tonë kombëtar, në majën e Deçiçit duke motivuar shqiptarët gjithë andej që të mobilizoheshin në luftë të përbashkët, për liri dhe për një shtet kombëtar.
Programin e mbrëmjes festive me rastin e 107 vjetorit të “Kryengritjes së Malësisë së Madhe” e përshëndetën dhe e pasuruan me shumë edhe fëmijët e malësorve, si dhe artistët e komunitetit, Shoqëria Kulturore “Kelmendi”, rapsodi Tomë Gjergji, aktori Shaban Lajçi, dhe poeti popullor Nosh Camaj.
Ndërkohë, që vogëlushja e talentuar 7- vjeçare , Valentina Ivezaj duke kënduar këngën “Këndojë Shqip se jam Shqiptare”, me talentin e dhe përkushtimin e saj për këngët e bukura shqipe, Valentina , tha veprimtari i komunitetit Xheladin Zeneli : “Në rend të parë, ajo është krenaria e prindërve të saj, por njëherit edhe krenaria e komunitetit shqiptar në SHBA”, lum ajo diasporë e cila në gjirin e vet ka fëmijë të tillë ! tha Zeneli.
Një peshë dhe vlerë të rëndësishme e këtij shënimi me këngët e vallet partiotike, të kësaj treve i dhanë edhe këngëtarët e mirënjohur nga hapësira mbarëshqiptare,” Bilbili i Malësis” këngëtari Malësor “Malësori” Prenkoçaj me orkestrën e Liridon Ulaj.

Karburantet në Kosovë, 400 lekë për litër më lirë se në Shqipëri

Çmimi për një litër karburant në Kosovë është 400 lekë për litër më lirë se në Shqipëri. Kjo është pasojë direkte e taksave të rritura të qeverisë, e cila pasi nuk ngopet me këto supertaksa, atëhere vendos edhe taksë mbi taksë si ajo për Rrugën e Kombit si dhe për rrugët e tjera, që janë bërë gati.
“Dje isha ne Kosove dhe u furnizova me karburant. Cmimi 1.05 euro per liter, ose rreth 136 lek. Pyeta personin qe sherbente se nga e merrnin furnizimin dhe me tha nga Shqperia. Kam qe dje qe mendohem, si ka mundesi? Si mund te na vjedhin kaq shume dhe te jemi kaq te urte?
40 lek diference?
Ok ata thone qe jane taksa qe ne i paguajme per rruget. Lind pyetja tjeter, ku jane rruget? Se te shohesh cilesite e rrugeve andej dhe ketej jane si nata me diten. Si ka mundesi qe Kosova i gjen leket te beje e mirembaje rruge cilesore pa taksuar kaq shume dhe ne qe taksojme kaq shume nuk ia dalim dot por duam para shtese ne pikat e kalimit? Te pangopur paskan qene keta tanet!” shprehet një qytetar që ka mbetur i habitur nga ndryshimi mes çmimit të karburanteve në Shqipëri me çmimin e karburanteve në Kosovë.

Si vendet e BE refuzuan dy herë rekomandimin për të hapur negociatat me Ramën, tani është hera e tretë

Jorida TABAKU

Komisioni rekomandon për herë të tretë hapjen e negociatave.
Shqipëria e nisi rrugëtimin e saj në Europë që nga dita e parë e ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike në vitin 1992. Kjo si pasojë e një vokacioni të brendshëm të shqiptarëve të cilët zgjodhën hyrjen në Europë përballë perdes së hekurt që kish vendosur diktatura komuniste në vend.
Sot, pas 27 vitesh Shqipëria ende kërkon të ndërtojë të ardhmen e saj brenda Bashkimit Europian, por qeveria që e drejton prej pesë vitesh vazhdon të qëndrojë në vend-numëro.
Rekomandimi për hapjen e negociatave me kusht që iu dorëzua sot qeverisë Rama është një dështim i asaj çfarë qeveria premtoi këtu e pesë vite të shkuara. Por një dritë jeshile e Europës që ende shpreson se rekomandimi i kushtëzuar do të bëjë më përgjegjëse qeverinë aktuale karshi ëndrrës dhe dëshirës së shqiptarëve.
Raporti evidenton qartë se Komisioni do të vëzhgojë imtësisht ritmin aktual të reformës në drejtësi si një pikë kyçe e një shteti ligjor, sikundër i rikujton qeverisë pesë prioritetet të cilat zënë vend të veçantë në bilancin e vendit përballë Europës.
Ndonëse përballë këtyre sfidave deri më tani qeveria është dorëzuar. Mjafton të kujtojmë se përpjekjet e qeverisë ndaj pesë prioriteteve të BE-së (reforma e sistemit të drejtësisë, reforma e administratës publike, lufta ndaj korrupsionit, lufta ndaj krimit të organizuar, dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut) janë të barabarta me zero. Mjafton të kujtojmë se përpjekjet e qeverisë për zbatimin e reformës në administratë publike janë në fakt përpjekje të qeverisë për të “marrë tepsinë për veten e saj”.

Beteja e qeverisë ndaj krimit të organizuar në fund të ditës është shndërruar në një betejë të qeverisë për të mbrojtur ish ministrin e brendshëm të akuzuar për bashkëpunim në trafikimin e lëndëve narkotike.
Jo më larg se një ditë më parë, ministri i brendshëm Xhafaj doli përkrah kryebashkiakut Sejdini që akuzohet për përfshirje në grupet kriminale. Ndërkohë që krimi i organizuar godet në forma inceneratorësh dhe jo vetëm qytetarët shqiptarë si në xhepat e tyre ashtu edhe në cilësinë e jetës.
Pa folur më pas për mbrojtjen e të drejtës së pronësisë (përfshirë në të drejtat e njeriut) ku qeveria angazhohet të nxjerrë ligje në kundërshtim me të Drejtat e njeriut.
Për ta thënë më qartë; duhet një përpjekjet titanike nga qeveria për të kaluar këtë hendek!
Kjo është hera e tretë që Shqipërisë i sugjerohet nga Komisioni hapja e negociatave. Në 2013 u rekomandua marrja e statusit të vendit kandidat dhe hapja e negociatave por vendet anëtare vendosen vetëm për marrjen e statusit të vendit kandidat. Në nëntor 2016 përsëri komisioni rekomandoi hapjen e negociatave me kusht zbatimin e plotë të reformës në drejtësi mbas ndryshimeve kushtetuese të miratuara me konsensus.
Partia Demokratike beson se Shqipëria e ka vendin në Europë, për sa kohë të jetë në opozitë nuk ka për ta penguar këtë proces. Përkundrazi, siç e ka treguar do ta mbështesë pa hezitim. Ndonëse edhe një herë i takon përgjegjësia forcës qeverisëse për të bindur vendet anëtare.

Dosjet e Sigurimit, ata nuk verfikojnë asgjë

Nga Kastriot DERVISHI

Autoriteti e ka bërë zakon që të gjezdisë lloj-lloj njerëzish në depon kryesore të Arkivit të MB-së. Nuk e di sa i ka habitur të vizitorët me gjendjen e infrastrukturës dhe sa e ka kuptuar kotësinë e ekzistencës së tij dubluese ndaj organit që meriton ligjërisht çdo investim prej shtetit.
Herë pas here, për arsye të panjohura, Autoriteti e ka futur veten mes kontradiktave të shumta duke çorientuar publikun në çdo gjë që thotë. Populli ynë nuk do muhabete shumë të gjata. Ai ka fiksuar dy gjëra: sa dosje bashkëpunëtorësh dhe sa të ndjekurish ekzistojnë; sa persona gjallë janë prej tyre. Në vend të këtyre shifrave u futën lloj-lloj metodologjish me numër fletësh, kartelash, etj. Le të ndjekim disa shembuj.
Për gazetën “Politika”, datë 24.2.2017 kryetarja e Autoritetit thotë se administronte 212.000 dosjet “të ndryshme” të ish-sigurimit, 250.000 kartela individuale, rreth 15.000 dosje hetimore gjyqësore (!!!!, gjykata qenka sigurim), 21.000 dosje të personave të ndjekur nga sigurimi, disa mijëra regjistra (!!!!, në fakt janë qindra), procesverbale aktesh normative (këta qëndronin pa dosje????), duke përbërë 32 milion faqe. Mirëpo, nuk kaluan as disa javë, kur më 11.4.2017, në një intervistë për “Ora Neës”, kryetarja e Autoritetit tha se deri atë moment ishin “gjetur” 20 milion faqe. Pasi u ulën 12 milion faqe, në një intervistë tjetër të datës 10.7.2017 për “Albanian Free Press”, kryetarja iu rikthye sërish shifrës së 32 milionëve fletëve.
Sikur të mos mjaftonin këto çoroditje, një zmadhim spektakolar u pa në një dokumentar të “A1 Reportit” (shih bashkëlidhur), i cili u shfaq më 7.12.2017 kur zyrtarë të Autoritetit raportuan shifrën e 130.000 dosje bashkëpunëtorësh, pra më shumë sa numri hipotetik i tyre.

Në këtë mënyrë jepet përshtypja sikur jemi në ndonjë bursë në të cilën lëviz kursi sipas zhvillimeve të ndryshme. Por nga raporti del se në të dy arkivat ndodhen vetëm 12.375 dosje bashkëpunëtorësh (10.733 plus 1.642). Ndërsa po kaq vlerësohet të jetë numri i dosjeve të personave të ndjekur. Duke pasur parasysh historikun e diktaturës komuniste, numri i këtyre dosjeve paraqitet shumë i vogël në krahasim me atë që ka qenë.
Në raportin zyrtar del qartë shifra që unë kam thënë më parë se fondi operativ (bashkëpunëtorë dhe të ndjekur) është rreth 25.000 dosje dhe i takon në pjesën dërrmuese personave që nuk jetojnë më.
Një nga “arsyet” e thëna kur u formua Autoriteti ishte përsëritja e shpeshtë e “argumentit” se do u mundësohej personave të ndjekur leximi i dosjes së tyre. Kjo e drejtë asnjëherë nuk ka qenë mohuar, por bëhej shqetësim vetëm për dosjet që SHISH pat tërhequr nga Arkivi i MB-së në mënyrë të paligjshme në vitin 1993, si dhe nga mosdeklasifikimi i tyre nga ky institucion.
Nga raporti del se Autoriteti ka pranuar 280 kërkesa. Nga këto nuk saktësohet asgjë se sa persona që jetojnë lexuan dosjen e tyre. Për çudi të madhe, hartohet një raport me 84 faqe me detaje të panevojshme, ndërsa kur vjen puna te informacioni kryesor, kjo e dhënë mungon.
Nga praktika kemi vërejtur se Autoriteti ka ndjekur rrugën e përgjigjeve të kundërta me kërkesat. Personave të interesuar u ka vënë përpara me pahir dosjen hetimore-gjyqësore, pavarësisht se kjo nuk kërkohej.

Thënë ndryshe, shifra e personave që jetojnë e që kanë qenë ndjekur nuk është më e madhe se 10. Pra gjithë ky harxhim financiar, paska qenë për 10 vetë? Është kjo shifër sepse dihet që shumica e dosjeve formularë janë asgjësuar.
Verifikimet
Për mua nuk ka qenë e papritur ajo që deklaroi anëtari i Autoritetit Daut Gumenise ata “nuk verifikojnë asgjë”. Kjo sepse mjeti bazë i verifikimit të figurave nuk janë dosjet, por regjistri elektronik i agjenturës. 99.99% e verifikimit ndodh në kushte tavoline, pa asnjë kërkim. Shqetësimi i vetëm i Autoritetit është të gjejë ndonjë ish bashkëpunëtor të parëndësishëm të Sigurimit, ndërsa as guxon t’i zërë me gojë oficerët e Sigurimit, të cilët Enver Hoxha i ka quajtur “punëtorë partie …e asgjë më shumë”. Për hir të së vërtetë, te rasti i këtyre oficerëve, Autoriteti nuk ka asnjë bazë të dhënash. Çështja e tyre i takon institucioneve të tjera dhe roli i Autoritetit mund të ishte vetëm moral. Megjithatë nuk dihet asnjë deklaratë e Autoritetit kundër oficerëve në fjalë. Oficerët e SHISH-it dhe të policisë që kanë qenë ish oficerë të sigurimit kanë dosje personale, në të cilat ndodhet i vendosur edhe shkollimin e tyre. Këto të dhëna janë edhe elektronike në institucionet përkatëse. Nuk ka nevojë të na lodhet Autoriteti kot, pasi oficerët në fjalë janë brumi dhe gjaku i kësaj shumice parlamentare. Ata vijojnë të jenë drejtorë në Policinë e Shtetit, SHISH, shërbimin diplomatik, administratë, gjyqësor.
Bashkëlidhur shifrat e raportuara në “A1 Report” më 7.12.2007 dhe pjesë nga raporti zyrtar I Autoritetit. Gjithkush mund të shquajë dallimet e mëdha midis shifrave

Burgosja e 11 kuksianëve, këshilltarët në Kukës vendosin për tubim mbarpopullor

Këshilltarët në Bashkinë e Kukësit gjatë mbledhjes së sotme kanë vendosur që të organizojnë një tubim mbar popullor në datën 19 prill 2018, në orën 11:00 të sheshi para gjykatës në Kukës.
Me anë të një njoftimi këshilltarët deklarojnë se protesta do të zhvillohet në mbështetje të vëllezërve të tyre, të arrestuar në mënyrë të paligjshme në protestën e 31 marsit 2018.
Pas protestës së zhvilluar nga qytetarët e Kukësit, kundër vendosjes së tarifës 5 euro për të kaluar në Rrugën e Kombit, policia arrestoj 23 persona, me akuzën se kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë, si dhe kanë shkatërruar me zjarr kabinat dhe disa zyra të kompanisë.
11 prej të arrestuarve nga 23 gjithsej u lanë në arrest me burg, ndërsa për të tjerët gjykata vendosi arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje.
Më 31 mars u zhvillua një protestë e fuqishme në Kalimash kundër vendosjes së taksës nga qeveria në “Rrugën e Kombit”. Protestuesit e revoltuar i vunë zjarrin kabinave në vendin ku eshte vendosur trau për të paguar tarifën. Protesta është përshkallëzuar në dhunë dhe përplasje mes policisë dhe qytetarëve.
Pas mbarimit të protestës Rama urdhëroi arrestimin e protestuesve. Policia dhe forcat e FNSH të mbërritura nga Tirana arrestuan pasmesnate në orën 3 të natës 22 protestues. 11 prej tyre mbahen ende në burg me urdhër të Ramës.

Revolta/ Minatorët e Bulqizës i sulen kreut të Konfederatës së Sindikatave: Na keni pirë gjakun! E shpëton policia

Gjatë protestës së sotme për statusin, minatorët në qytetin e Bulqizës të revoltuar, kanë sulmuar kreun e Konfederatës së Sindikatave Kol Nikolla. Minatorët i janë sulur duke tentuar që t’i marrin mikrofonin, ndërsa ai po mbante një fjalim.
Duke parë gjendjen e tensionuar Nikolla ka kërkuar ndërhyrjen e policisë për të shpëtuar paq nga revolta e minatorëve. Policia ka ndërhyrë duke shoqëruar 3 minatorë në komisariat.
Ata kanë akuzuar kreun e Konfederatës së Sindikatave Kolë Nikolla, për pasurim të xhepave të tij me paratë e minatorëve.
“Prej 5 vitesh s’ke ardhur në Bulqizë. Ti ke mbush xhepat me paratë e minatorëve. Pasi ke mbaru paratë ke ardhur të mbushësh xhepat. Na keni pirë gjakun!”, kanë thënë thënë minatorët.
Minatorët përplasen me Kol Nikollën: Ke mbushur xhepat me paratë tona
Gjatë ditës së sotme është zhvilluar protesta e minatorëve për statusin e minatorit në qendër të qytetit të Bulqizës. Protesta ka degraduar në përplasje mes tyre dhe përfaqësuesve të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë.
Përplasja ka ndodhur rreth orës 15 e 30 kur minatorët u revoltuan ndaj kreut të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë dhe iu sulën në tentativë për t’i marrë mikrofonin, ndërsa ai po mbante fjalim.
Ata kanë akuzuar kreun e Konfederatës së Sindikatave Kolë Nikolla, për pasurim të xhepave të tij me paratë e minatorëve.
“Prej 5 vitesh s’ke ardhur në Bulqizë. Ti ke mbush xhepat me paratë e minatorëve. Pasi ke mbaru paratë ke ardhur të mbushësh xhepat. Na keni pirë gjakun!”, kanë thënë thënë minatorët. Nikolla ka kërkuar ndërhyrjen e policisë, ndërsa blutë ndërhynë duke shoqëruar 3 minatorë në komisariat. Ky ka qenë edhe fundi i protestës.