15.5 C
Tirana
E mërkurë, 7 Maj, 2025

Dy orë në SPAK/ Deputeti i Berishës tregon për çfarë u mor në pyetje: Po hetohet pasuria ime!

Deputeti i PD-së së Berishes, Asllan Dogjani për rreth 2 orë ka qëndruar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku është pyetur në lidhje me pasurinë.

Për gazetarët, ai u shpreh se SPAK po heton pasurinë e tij, pasi një kallëzimi që është bërë, nga një ndërtues që ai e quajti “zaptues”.

“Unë jam tek SPAK për një denoncim që kam bërë që nuk kam pranuar të hesht në lidhje me grabitjen e pronës publike në Tiranë.

Është një pallat i ndërtuar në 2006 dhe ndërtuesi në vend të legalizonte pallatet, ka zaptuar një pronë dhe e ka legalizuar në mënyrë të paligjshme.

Ky zaptues na ka zaptuar edhe kopshtet publike dhe e përdor për parkim privat. Ne si banorë iu dorëzuam me kallëzim SPAK. Kemi bërë ankesa. Kjo tokë ka qenë tokë me pronar.

Meqe ne bëmë këto ankesa, iu drejtuam edhe Kadastrës. Kadastra vetë mori një vendim anuloi legalizimin.

Një tokë publike nuk mund të tjetërsohet. Unë kam komunikuar me ministrin e Brendshëm edhe me kryetarin e bashkisë, edhe me vetë Edi Ramën.

I kam kërkuar ndihmë, i kam thënë se janë marrë hapësira publike dhe janë bërë parkingje. Ka ardhur edhe vetë ministri Balla dhe ka thënë që do ta ndjekim.

Tani mora vesh që ky mashtruesi paska kushëri një deputet. Rama dhe Veliaj e organizojnë kurthin dhe i thonë këtij zaptuesit kallëzoni Asllanin për pasurinë. SPAK është duke hetuar për shtëpinë time, për të cilën kam 20 vjet që jetoj atje me familjen”, tha Dogjani.

Monika Kryemadhi në masën “detyrim paraqitje”, çdo të hënë të fillim muajit

Monika Kryemadhi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në zbatim të masës detyrim paraqitje të caktuar nga gjykata. Kryemadhi duhet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, çdo të hënë të parë të muajit, në orën 12:00.

Ish- presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë në opozitë u arrestua me urdhër të SPAK për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.

Nën hetim për të njëjtat akuza është edhe deputetja Monika Kryemadhi, bashkëshorte e Ilir Metës me të cilin ndodhet aktualisht në proces divorci.

Gjykata ka vendosur masën e “detyrimit për paraqitje” para oficerëve të Policisë Gjyqësore për Kryemadhin; arrest shtëpie për ish-zyrtarin Pirro Xhixho, i akuzuar gjithashtu për korrupsion pasiv si dhe masën e detyrimit për paraqitje për Ema Çokun, e akuzuar për pastrim të produkteve të veprës penale.

Çështja “Buka”/ Mbahet seanca paraprake për Arben Ahmetajn

Në seancën paraprake të kësaj të hëne lidhur me çështjen “Buka”, Gjykata e Posaçme, pasi dëgjoi palët, vendosi të shprehet më datë 18 nëntor në orën 09:30 lidhur me kërkesën e SPAK.

Në seancën e sotme, avokatët edhe njëherë kërkuan të pushhej çështja, pasi sipas tyre nuk ka vepër penale.

Organi i akuzës ka kërkuar kalimin e dosjes për ish-ministrin Arben Ahmetaj, i akuzuar për “shpërdorim detyre”, pasi sipas SPAK ai i ka shkaktuar dëm shtetit prej 7 miliardë lekësh.

Prokuroria e Posaçme mori zyrtarisht në akuzë ish-numrin dy të qeverisë nën akuzën “shpërdorim detyre”, ndërsa hetimet u mbyllën në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Për këtë çështje, SPAK hetoi edhe 7 persona të tjerë, përfaqësues të Ministrisë së Financave, si dhe biznesmenin Lirim Fezollari.

Ky i fundit përfitoi nga privatizimi sipas SPAK, në kohën kur Ahmetaj ishte nën hetim. Ahmetaj dhe Fezollari kishin marrëdhënie përtej komunikimit institucional, çka bëri që ai të përfitonte aksionet e shoqërisë “Buka” sh.a.

Që nga muaji korrik i vitit 2023, Ahmetaj ndodhet në kërkim ndërkombëtar për çështjen e inceneratorëve, për disa vepra penale për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Përpëlitja e fundit e “Katovicës” për të mbajtur shoqërinë në kurthin e tyre!

NGA NERITAN VLADI

Klasa e vjetër politike e korruptuar e tranzicionit të fundit 35 vjeçarë në Europë, ka angazhuar gjithë fuqinë politiko-mediatike dhe plaçkën e grabitur për të mbijetuar edhe njëherë.

Edhe pse janë në anti-histori, edhe pse e dinë mirë që shqiptarët jo vetëm nuk i duan më por edhe mezi presin ti shohin në bllok pa përjashtim, në zyrat e ftohta të SPAK dhe në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Posaçme të ngritur enkas për ata, janë bërë bashkë dhe duke kapur demokracinë dhe përcaktuar vetë rregullat e lojës, po kërkojnë ti fusin votuesit në një detyrim-përcaktim: O me Ramën dhe bandën e tij të të korruptuarëve, o me Berishën dhe çetën e tij të të ish-korruptuarëve! Shoqëria shqiptare sipas planit të tyre, duhet të zgjedhë njërin nga këta si të keqen më të vogël, por kurresesi nuk ka të drejtë të zgjedhë një alternativë më të mirë…

Të vetmet zgjedhje ku shqiptarët votuan të lirë dhe për një alternativë që atëherë mendohej si shumë shpresëdhënëse, ishte viti 1992.
Shqiptarët në masë të madhe, mbi 60% votuan Partinë Demokratike si shpresë për të ardhmen.
Por brenda 2 viteve, domethënë në 1994, u kuptua qartë se nuk ishte asgjë nga ajo që u premtua.
Sali Berisha bëri një Kushtetutë sipas kostumit të tij dhe shqiptarët nuk e votuan atë.

Në vitin 1996 në zgjedhjet e përgjithëshme ishte testi i rradhës i Sali Berishës nën petkun e Partisë Demokratike.
Ato zgjedhje u masakruan nga Berisha, pasi mesazhi që duhej të largohej i ishte dhënë Berishës nga shqiotarët dhe demokratët, që me mosvotimin e kushtetueses në 1994.

Në 1997 komunistët origjinal të Partisë Socialiste nuk duronin dot më pa pushtet dhe morën armët.
Për të rrëzuar komunistin Berisha!

Në atë vit të mbrapshtë u vranë mbi 3000 shqiptarë, asnjë njeri i afërt i politikanëve të dy krahëve të Katovicës.
Në 1998 shqiptarët u thirrën nën alternativën që të zgjedhin të keqen më të vogël të momentit, dhe ata komunist për komunist zgjodhën origjinalin jo kopjen.

Komunistët që erdhën në 1998 bënë atë që dinë të bëjnë më mirë, persekutuan demokratët e thjeshtë, ndërkohë mbrojtën me besnikëri drejtuesit komunist të demokratëve, duke ruajtur marrëveshjen e Katovicës.
Alternativa mbas 8 viteve të degradimit total të komunistëve nën petkun socialist, u rikthye me të njëjtin emër tashmë të deshtuar: Në 2005 përsëri Sali Berisha si përfaqësues i komunistëve të vjetër nën petkun e demokratit.
Shqiptarët u detyruan të zgjedhin midis të njëjtëve të këqinj, të keqen më të vogël të momentit. Gjithçka e re që tentonte të dilte ekzekutohej nga të dy palët, ne synim që tangoja dyshe mos të cënohej dhe shqiptarët të zgjidhnin ose origjinalin ose kopjen e tij.

Në 2008 ndryshuan Kushtetutën, komunistë të vjetër me komunistë të rinj, për të penguar çdo gjë të re që mund ti rrezikonte sado pak në të ardhmen.

Në 2013 Partia Komuniste, (Socialiste), si parti me përvojë 70 vjeçare bëri rinovim brenda bijëve të komunistëve, por duke ruajtur linjën e baballarëve me metoda të reja.
Bëri thirrjen “qelbësira kudo ku jeni mblidhuni të rikthehemi në pushtet”.
Ata erdhën përsëri me të njëtën filozofi: Mashtrim, korrupsion, burg, skamje për shumicën e njerëzve dhe pasurim të shpejtë për të vetët.

Pengmarrja disa vjeçare nga dy palë të dalë nga pjella komuniste, u kuptua qartë dhe u ndërmor hapi për Reformën në Drejtësi si e vetmja mënyrë për të këputur këtë marrëveshje të Katovicës.
Sali Berisha nuk e donte!
Edi Rama nuk e donte!
Ilir Meta nuk e donte!

Por amerikanët i ushqyen me iluzione që këta vetë, nuk do kishin pasoja.
Fatmirësisht ata e hëngrën këtë iluzion dhe tanimë nuk ka kthim pas. Asnjëri nga ata nuk e ndalojnë dot, dy prej tyre e kanë provuar në lëkurën e tyre drejtësinë, dhe i treti nuk ka asnjë shans të shpëtojë, thjesht blejnë kohë.
Ata janë bërë bashkë për të goditur Lulzim Bashën!

Ata janë bërë bashkë për të mbrojtur dhe amnistuar të korruptuarit!
Ata janë bërë bashkë për të mbyllur listat!
Ata janë bashkë në biznes!

Ata nuk fshihen dot më që janë bashkë!
Populli e ka kuptuar tashmë që Katovica e ka mbajtur peng Shqipërinë, nëpërmjet tyre.
Shqiptarët janë gati për t’i hedhur në koshin e mbeturinave të historisë. Këtë herë, të dyja palët njëherësh, edhe komunistët origjinal edhe kopjen e tyre.

Një mision për ndryshim epokal është në dorë të politikanët dhe partitë e reja.
E kanë detyrim që të jenë të gjithë bashkë përballë këtyre mbetjeve toksike politike.
Shoqëria ka etje që të zgjedhë një alternativë të re, pa qenë të kushtëzuar që të zgjedhin të keqen më të vogël, por të zgjedhin shpresën.

Të zgjedhin të ardhmen,
Të zgjedhin veten e tyre në fund të fundit!
Demokratët euroatlantikë janë gati për të ofruar alternativë reale për shqiptarët.
Uroj shumë që të njëtën gjë të bëjnë të gjithë.
Dhe të gjithë bashkë kundër të keqes. Ajo është në grahmat e fundit!

Gara presidenciale në SHBA, analiza e BBC: Dhjetë arsye pse Trump ose Harris mund të fitojnë

Më vetëm një ditë larg zgjedhjeve presidenciale në SHBA, gara për Shtëpinë e Bardhë është bërë tejet e fortë, si në nivel kombëtar ashtu edhe në shtetet shumë të rëndësishme të fushëbetejës.

 

Sondazhet janë brenda kufirit të gabimit, sa Donald Trump ose Kamala Harris mund të jenë në të vërtetë dy ose tre pikë në avantazh ndaj njëri-tjetrit për të fituar garën.

Ekzistojnë disa arsye bindëse për të shpjeguar pse secili mund të ketë avantazhin kur bëhet fjalë për ndërtimin e një koalicioni votuesish në vendet e duhura, dhe më pas për të siguruar që ata të dalin realisht.

trump

Trump mund të fitojë sepse…

  1. Nuk është në pushtet

Ekonomia është çështja numër një për votuesit, dhe ndërsa papunësia është e ulët dhe bursa po lulëzon, shumica e amerikanëve thonë se po luftojnë me çmime më të larta çdo ditë.

Nivelet e goditura të inflacionit që nuk janë parë që nga vitet 1970 si pasojë e pandemisë, i kanë dhënë Trumpit mundësinë të pyesë “A jeni më mirë tani sesa katër vjet më parë?”

Në vitin 2024, votuesit në mbarë botën disa herë e kanë hedhur poshtë partinë në pushtet, pjesërisht për shkak të kostos së lartë të jetesës pas Covid-it. Votuesit amerikanë gjithashtu duken të uritur për ndryshim.

Vetëm një e katërta e amerikanëve thonë se janë të kënaqur me drejtimin në të cilin po shkon vendi dhe dy të tretat kanë një perspektivë të dobët ekonomike.

Harris është përpjekur të jetë i ashtuquajturi kandidat për ndryshim, por si zëvendëspresidente ka luftuar të distancohet nga një Joe Biden jopopullor.

1

  1. Ai duket i papërshkueshëm nga lajmet e këqija

Pavarësisht nga pasojat e trazirave të 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA, një sërë aktakuzash dhe një dënimi penal të paprecedentë, mbështetja e Trump ka mbetur e qëndrueshme gjatë gjithë vitit në 40% ose më lart.

Ndërsa demokratët dhe konservatorët e “Kurrë-Trump” thonë se ai nuk është i përshtatshëm për postin, shumica e republikanëve pajtohen kur Trump thotë se është viktimë e një gjuetie shtrigash politike.

Në këtë situatë, atij i duhet vetëm të fitojë një pjesë të vogël të votuesve të pavendosur, pa një qënrim të caktuar për të.

  1. Paralajmërimet e tij për imigracionin e paligjshëm rezonojnë

Përtej gjendjes së ekonomisë, zgjedhjet shpesh vendosen nga një çështje me një tërheqje emocionale. Demokratët do të shpresojnë se është aborti, ndërsa Trump po vë bast se është imigrimi.

Pasi takimet në kufi shënuan nivele rekord nën udhëheqjen e Biden dhe fluksi ndikoi në shtetet larg kufirit, sondazhet sugjerojnë se votuesit i besojnë më shumë Trumpit për imigracionin dhe se ai po ia del shumë më mirë me latinët sesa në zgjedhjet e mëparshme.

4

  1. Shumë më tepër njerëz nuk kanë një diplomë

Thirrja e Trump për votuesit që ndihen të harruar dhe të lënë pas ka transformuar politikën amerikane, duke i kthyer elektoratet tradicionale demokratike si punëtorët e sindikatave në republikanë dhe duke e bërë mbrojtjen e industrisë amerikane nga tarifat pothuajse normë.

Nëse ai rrit pjesëmarrjen në pjesët rurale dhe periferike të shteteve të luhatshme, kjo mund të kompensojë humbjen e republikanëve të moderuar dhe të arsimuar në kolegj.

  1. Ai shihet si një njeri i fortë në një botë të paqëndrueshme

Kundërshtarët e Trump thonë se ai minon aleancat e Amerikës duke u afruar me liderët autoritarë. Ish-presidenti e sheh paparashikueshmërinë e tij si një forcë, megjithatë, dhe thekson se asnjë luftë e madhe nuk filloi kur ai ishte në Shtëpinë e Bardhë.

Shumë amerikanë janë të zemëruar, për arsye të ndryshme, me SHBA-të që dërgojnë miliarda në Ukrainë dhe Izrael,  dhe mendojnë se Amerika është më e dobët nën Biden.

Shumica e votuesve, veçanërisht burrat që Trump i ka tërhequr përmes podkasteve si ai i Joe Rogan, e shohin Trumpin si një udhëheqës më të fortë se Harris.

kamala harris

Harris mund të fitojë sepse…

  1. Ajo nuk është Trump

Pavarësisht avantazheve të Trump, ai mbetet një figurë thellësisht polarizuese. Në vitin 2020, ai fitoi një numër rekord votash për një kandidat republikan, por u mund sepse shtatë milionë amerikanë të tjerë dolën për të mbështetur Biden.

Këtë herë, Harris po luan faktorin e frikës për një rikthim të Trump. Ajo e quajti atë një “fashist” dhe një kërcënim për demokracinë, ndërsa u zotua të largohet nga “drama dhe konflikti”.

Një sondazh i Reuters/Ipsos në korrik, tregoi se katër në pesë amerikanë mendonin se vendi po dilte jashtë kontrollit. Harris shpreson që votuesit, veçanërisht republikanët e moderuar dhe të pavarur, ta shohin atë si një kandidate për stabilitet.

  1. Ajo gjithashtu nuk është Biden

Demokratët po përballeshin thuajse të sigurtë në momentin kur Biden u largua nga gara. Të bashkuar në dëshirën e tyre për të mundur Trumpin, partia u mblodh shpejt rreth Harris. Me shpejtësi mbresëlënëse, ajo dha një mesazh më largpamës që emocionoi bazën.

Ndërsa republikanët e kanë lidhur atë me politikat më jopopullore të Bidenit, Harris i ka bërë të tepërta disa nga linjat e tyre të sulmit specifike të Bidenit.

Më e qarta prej tyre është mosha, sondazhet sugjeronin vazhdimisht se votuesit kishin shqetësime reale për përshtatshmërinë e Biden për postin. Tani gara ka ndryshuar dhe është Trump ai që po konkurron të bëhet personi më i vjetër që ka fituar ndonjëherë Shtëpinë e Bardhë.

3h

  1. Ajo ka mbrojtur të drejtat e grave

Këto janë zgjedhjet e para presidenciale që kur Gjykata e Lartë e SHBA përmbysi Roe v Wade dhe të drejtën kushtetuese për një abort.

Votuesit e shqetësuar për mbrojtjen e të drejtave të abortit mbështesin në masë të madhe Harrisin, dhe ne kemi parë në zgjedhjet e kaluara, veçanërisht në zgjedhjet afatmesme të 2022, se çështja mund të nxisë pjesëmarrjen dhe të ketë një ndikim real në rezultat.

Kësaj radhe, 10 shtete, duke përfshirë shtetin swing, Arizona, do të kenë iniciativa votimi duke pyetur votuesit se si duhet të rregullohet aborti. Kjo mund të rrisë pjesëmarrjen në favor të Harris.

Natyra historike e përpjekjes së saj për t’u bërë presidentja e parë femër mund të forcojë gjithashtu epërsinë e saj të rëndësishme mes votuesve femra.

  1. Votuesit e saj kanë më shumë gjasa të shfaqen

Grupet me të cilat Harris po bën sondazhe më të forta, të tilla si të arsimuarit në kolegj dhe të moshuarit, kanë më shumë gjasa të votojnë.

Demokratët përfundimisht performojnë më mirë me grupet me pjesëmarrje të lartë, ndërsa Trump ka bërë përfitime me grupe relativisht të ulëta të pjesëmarrjes si të rinjtë dhe ata pa diplomë kolegji.

Trump, për shembull, mban një epërsi të madhe në mesin e atyre që u regjistruan, por nuk votuan në vitin 2020, sipas një sondazhi të New York Times/Siena. Një pyetje kryesore, është nëse ata do të shfaqen këtë herë.

  1. Ajo ka mbledhur dhe ka shpenzuar më shumë para

Nuk është sekret që zgjedhjet amerikane janë të shtrenjta dhe viti 2024 është në rrugën e duhur për të qenë më i shtrenjti ndonjëherë.

Por kur bëhet fjalë për shpenzimin e fuqisë, Harris është në krye. Ajo ka mbledhur më shumë që kur u bë kandidate në korrik sesa Trump në të gjithë periudhën që nga janari 2023, sipas një analize të fundit të Financial Times, e cila gjithashtu vuri në dukje se fushata e saj ka shpenzuar pothuajse dy herë më shumë për reklama.

Kjo mund të luajë një rol në një garë të ngushtë, e cila përfundimisht do të vendoset nga votuesit në shtetet në lëvizje që aktualisht po bombardohen nga reklamat politike.

4

Kryeqyteti, me popullsinë më të madhe, por vetëm gjysma kanë mbetur ‘Tironsa’, dibranët dhe korçarët komuniteti i dytë më i madh

Popullsia e Tiranës arriti në 598,176 banorë në censin e vitit 2023, por të dhënat e fundit tregojnë se vetëm 52 % e tyre (310 mijë) kishin lindur në Tiranë dhe gati gjysma e banorëve janë nga qarqet e tjera.

 

Sipas të dhënave të detajuara nga INSTAT, dibranët janë komuniteti më i madh pas tiranasve në Kryeqytet, pasi 6.5 % e popullsisë në kryeqytet kishin vendlindjen Dibër, të ndjekur nga Korçarët që janë komuniteti i tretë më i madh, pasi 6 % e popullsie së Kryeqytetit kishin vendlindje Korçë.

Më pas shumicë e madhe në Tiranë janë të lindurit në Fier, Berat që zinin përkatësisht 5.1% secila të popullsisë së kryeqytetit.

Mbi 27 mijë banorë ose 4.6 % e popullsisë së kryeqytetit kishin vendlindje Kukës. Lëvizja më të vogla drejt Tiranës kishte Lezha dhe Durrësi, pasi të lindur në këto qarqe zunë përkatësisht 1.9 dhe 2.4 % të popullsisë totale të Bashkisë Tiranë.

Në Tiranë në vitin 2023, kishte mbi 14 mijë shtetas të huaj, të cilët zunë 2.4 për qind të popullsisë së kryeqytetit.

Bashkia e Tiranës, më e madhja në vend, e cila është një qendër graviteti në krahasim me të tjerat për emigracionin e brendshëm, është shtuar vetëm me 40 mijë e 754 banorë nga 2011 në 2023 dhe në total janë 598,176 banorë.

Rritja e vogël popullsisë së kryeqytetit nuk është një lajm i mirë për ndërtuesit të cilët po punojnë mbi projeksione të gabuara deri më tani, me të dhëna që Tirana rritet me 20-25 mijë banorë në vit.

Popullsia e Tiranës ka pësuar një tranzicion të fortë demografik. Vendasit që në vitet e para të tranzicionit janë drejtuar në emigracion, teksa mungesa e tyre është plotësuar me të ardhur nga qarqet e tjera të vendit.

Tranzicioni demografik vijon të jetë intensiv pasi gjithnjë e më shumë të arsimuar po ikin nga Tirana jashtë vendit.  Popullsia e Tiranës rezulton të jetë shtuar me rreth 3400 banorë në vit ndërmjet 2011 dhe 2023, në një kohë që në Tiranë janë dhënë leje nga Bashkia e për një shtesë vjetore mbi 20 mijë banorë në vit./Monitor

Presidentja properëndimore e Moldavisë fiton mandatin e dytë përballë kandidatit miqësor me Rusinë

Presidentja properëndimore e Moldavisë, Maia Sandu, fitoi një mandat të dytë në një balotazh të rëndësishëm presidencial kundër një rivali miqësor me Rusinë, në një garë që u përshkua nga pretendimet për ndërhyrje ruse, mashtrim dhe frikësim të votuesve në vendin kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kur janë numëruar mbi 98 për qind të votave të hedhura në zgjedhjet e së dielës, zonja Sandu doli me mbi 54 për qind sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, krahasuar me 46 për qind sa mori Alexandr Stoianoglo, një ish-prokuror i përgjithshëm, që mbështetej nga Partia e Socialistëve pro-ruse.

Në mbyllje të qendrave të votimit në orën 21:00 sipas kohës lokale, u tha se në votime morën pjesë më shumë se 1.68 milion veta, rreth 54 për qind e zgjedhësve me të drejtë vote.

Rezultati do të jetë një lehtësim i madh për qeverinë properëndimore, e cila mbështeti fuqimisht kandidaturën e zonjës Sandu dhe përpjekjet e saj për lidhje më të ngushta me perëndimin në rrugën e Moldavisë drejt BE-së.

“Moldavi, ti je fitimtare! Sot, të dashur moldavë, ju keni dhënë një mësim për demokracinë, të denjë për t’u shkruar në librat e historisë. Sot, ju keni shpëtuar Moldavinë! Në zgjedhjen tonë për një të ardhme dinjitoze, askush nuk humbi”, tha zonja Sandu.

Ajo u tha gazetarëve në një fjalim pajtues se kishte dëgjuar zërat e atyre që votuan për të dhe atyre që votuan për rivalin e saj, Alexandr Stoianoglo. Ajo tha se synimi i saj kryesor për vitet e ardhshme është që të jetë një presidente për të gjithë.

Në raundin e parë të mbajtur më 20 tetor, zonja Sandu mori 42 për qind të votave dhe po përballet me Alexandr Stoianoglon, një ish-prokuror i përgjithshëm, i cili fitoi 26 për qind të votave. Posti presidencial ka kompetenca të rëndësishme në fusha të tilla si politika e jashtme dhe siguria kombëtare dhe ka një mandat katërvjeçar.

Diaspora moldave luajti një rol thelbësor në një referendum mbarëkombëtar të mbajtur gjithashtu më 20 tetor, kur një shumicë e ngushtë prej 50.35 për qind votuan për të siguruar rrugën e Moldavisë drejt anëtarësimit në BE. Por, rezultatet u lanë nën hije për shkak të pretendimeve për një skemë të madhe blerjeje votash dhe frikësim të votuesve.

Në vend të një fitoreje me shumicë që zonja Sandu kishte shpresuar, rezultatet në të dyja garat shpërfaqën gjyqësorin e Moldavisë si të paaftë për të mbrojtur në mënyrën e duhur procesin demokratik.

Në prag të votimeve të muajit të kaluar, autoritetet thanë se një skemë e blerjes së votave ishte orkestruar nga Ilan Shor, një oligark që jeton në mërgim në Rusi, i cili është dënuar në mungesë vitin e kaluar për mashtrim dhe pastrim parash. Ilhan Shor mohon çdo keqbërje.

Një qeveri properëndimore është në pushtet në Moldavi që nga viti 2021 dhe zgjedhjet parlamentare do të mbahen në vitin 2025. Vëzhguesit paralajmërojnë se votimet e vitit të ardhshëm mund të jenë objektivi kryesor i Moskës.

Në dritën e agresionit rus në Ukrainë në vitin 2022, Moldavia aplikoi për t’u anëtarësuar në BE. Asaj iu dha statusi i vendit kandidat në qershor të atij viti, dhe në verën e vitit 2024, Brukseli ra dakord të fillonte negociatat e anëtarësimit. Zhvendosja e mprehtë drejt Perëndimit acaroi Moskën dhe përkeqësoi ndjeshëm marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Që atëherë, autoritetet moldave kanë akuzuar vazhdimisht Rusinë për një “luftë hibride” në shkallë të gjerë me fushatat e përhapura të dezinformimit dhe protestat e partive pro-ruse, e deri te skemat e blerjes së votave që dëmtojnë zgjedhjet në mbarë vendin. Rusia ka mohuar se akuzat për ndërhyrje./VOA

Ish-deputeti i PS paraqitet në SPAK

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Çuko është marrë në pyetje nga SPAK. Mësohet se Çuko është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me hetimet për dosjen e 21 janarit.

Ai ka deklaruar se është pyetur si protestues, ndërsa theksoi se në atë protestë u vranë 4 persona dhe nuk mund të lihet pa u zbardhur si ngjarje.

vijon

Kompanitë plane të zhvendosin punën jashtë Gjermanisë, një nga shkaqet është mungesa e punëtorëve të kualifikuar

Mungesë e madhe e punëtorëve të kualifikuar dhe shumë burokraci: Sipas një studimi të qendrës së konsulencës, EY, pothuajse çdo e treta kompani industriale po planifikon të zhvendosë vendet e punës jashtë vendit për shkak të kushteve të pafavorshme të vendndodhjes në Gjermani. Siç zbuloi një sondazh i menaxherëve të lartë nga 115 kompani industriale gjermane të porositur nga firma konsulente EY, 45 përqind e kompanive duan të hapin lokacione të reja jashtë vendit – vetëm 13 përqind po planifikojnë degë të reja në Gjermani.

Nga ana tjetër, kjo ka të ngjarë të përfshijë një zhvendosje të vendeve të punës, siç tregoi studimi mbi “Gjermania si vend biznesi” i paraqitur para pak ditësh. 29 për qind e kompanive të anketuara në shtator thanë se kishin të ngjarë të transferonin punë nga Gjermania në jashtë. Anasjelltas, vetëm katër për qind e kompanive duan të sjellin punë jashtë vendit përsëri në Gjermani.

Kompanitë shkojnë atje ku nuk ka shumë burokraci
84 për qind e të anketuarve e vlerësuan negativisht situatën aktuale ekonomike në Gjermani. Për 70 për qind të të pyeturve, kërkesat burokratike janë një nga tri pengesat më të rëndësishme për rimëkëmbjen ekonomike. “Shumë shpesh, kjo të çon në atë që kompanitë shkojnë atje ku mund të gjejnë zgjidhje më shpejt dhe në mënyrë joburokratike: jashtë vendit,” shpjegoi eksperti i EY, Jan Brorhilker, sipas agjenicsë AFP. “Ne kemi nevojë urgjente për një kulturë të re mikpritëse për kompanitë industriale.”

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar shihet gjithashtu si një frenim i madh i rritjes ekonomike për kompanitë. Kështu kanë deklaruar 57 për qind e të anketuarve në studimin e EY. “Nuk është aspak kjo që punonjësit në Gjermani nuk janë të motivuar dhe nuk janë të gatshëm të performojnë,” shpjegoi Brorhilker. “Problemi është se kualifikimet që po kërkojnë kompanitë po bëhen gjithnjë e më të pakta.” Në këtë anketim çështje të tilla si motivimi dhe niveli i raporteve mjekësore cilësohen si probleme vetëm nga pak kompani./DW

Analiza e REL: Si do të ndikojë rezultati zgjedhor në politikën e Uashingtonit ndaj Iranit?

Zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara pritet të kenë ndikim të konsiderueshëm në politikën e Uashingtonit kundrejt Iranit. Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, kandidate e demokratëve për presidente në këto zgjedhje, pritet të çojë përpara politikën me fokus në diplomaci, kanë thënë ekspertët.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, kandidat i republikanëve, pati udhëhequr me politikën e “presionit maksimal” gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë, dhe pritet të ketë qasje të ngjashme të ashpër, thonë analistët.

Ashpërsi e kalkuluar e Harrisit?

Në fillim të tetorit, Harris ka habitur jo pak njerëz kur e ka përshkruar Iranin si “armikun më të madh” të Uashingtonit, duke lënë mbrapa Rusinë dhe Kinën.

Alex Vatanka, drejtor i Programit për Iranin në Institutin për Lindje të Mesme, me seli në Uashington, ka thënë se komentet e saj nuk duhet të shihen me vlerë nominale. Harris ka thënë “atë që është dashur të thotë”, për hir të politikave të brendshme, dhe për të qetësuar lobin pro-izraelit.

Fushata e Harrisit synon “ta pozicionojë atë gati në një linjë me Trumpin kur është fjala për Iranin”, ka thënë Gregory Breë, analist i lartë në Grupin e Euroazisë me bazë në Shtetet e Bashkuara. “Harris pritet të vazhdojë qasjen e Bidenit, të çojë përpara diplomacinë, pa ofruar koncesione të mëdha, dhe duke pasur kujdes që të mos nxisë reagime të brendshme politike”, ka thënë Breu.

Ekspertët thonë se konflikti në Lindje të Mesme, ku Izraeli lufton grupet e mbështetura nga Irani në Rripin e Gazës dhe Liban, mund të ndikojë që Harris të krijojë një politikë më të vrazhdë kundrejt Teheranit.

Diplomacia me Teheranin do të mbetet si opsion nën presidencën e Harrisit, kanë thënë ekspertët, mirëpo secila negociatë do të duhej t’i kishte në qendër çështjet rajonale, dhe jo programin bërthamor të Iranit.

Përgjatë fushatës zgjedhore, Trump ka sugjeruar, pa ofruar dëshmi, se Irani është i përfshirë në tentimet e fundit për vrasje të tij, dhe ka kërcënuar se do ta copëtojë shtetin në “thërrmija”. Mirëpo, Trump ka thënë edhe se është i gatshëm të bisedojë me Iranin, përfshirë edhe çështjet bërthamore.

Nën presidencën e Trumpit, do të ketë shumë më pak interes për diplomaci me Teheranin, ka thënë Breu. Sipas tij, në mesin e republikanëve ekziston “gatishmëri më e madhe për të toleruar veprim ushtarak kundër Iranit”, sidomos pas sulmit të parë të Izraelit kundër Iranit, më 26 tetor. Mirëpo, mundësitë e përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në luftë kundër Iranit, mbesin të vogla.

“Është e vështirë për mua që të shoh në këtë momente të historisë amerikane, një president amerikan që planifikon një luftë të madhe”, ka thënë Vatanka. Sipas tij, Irani do të jetë më i gatshëm të bisedojë me Trumpin, sepse “mund t’i duket më i përshtatshëm për të arritur marrëveshje” me një ish-president, dhe me një qasje joshëse, “mund t’ia ushqejë egon”.

Vatanka beson se në përgjithësi, politika amerikane kundrejt Iranit do të funksiononte më shumë “përmes një konsensusi institucional të vendimmarrjes”, nën presidencën e Harrisit, ndërsa me Trumpin, situata do të kishte në qendër “mendjen dhe ndjenjat e një njeriu”./REL