31.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025

Vjosa ndotet nga nafta/ Në disa puse nafte shkarkohen mbetjet në përrenj dhe direkt në lumë

Lumi Vjosa i njohur si lumi i fundit i egër në Evropë dhe i shpallur Park Kombëtar po përballet me derdhje të vazhdueshme mbetjesh hidrokarbure nga kompania Albpetrol.

Pamjet ekskluzive të siguruara nga Top Channel tregojnë vendburimin e Drenovës, ku nis shkarkimi i këtyre mbetjeve toksike që përfundojnë në përroin e Gorishovës dhe më tej në lumin Vjosa.

Era gaz ndihet sapo ngrihemi në mëngjes, tregon një banor, por më i rrezikshëm bëhet uji i ndotur që helmon gjithçka, shkon në Vjosë dhe dëmton peshqit, tokat tona, madje edhe detin.

Banorët e Drenovës dhe Gorishovës kanë kërkuar vazhdimisht ndërhyrjen e institucioneve për të ndalur këtë katastrofë mjedisore, por zërat e tyre kanë mbetur pa përgjigje.

Të shqetësuar nga kjo situatë banorët kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme për të ndaluar ndotjen e mjedisit, duke mbrojtur tokat bujqësore, burimet e ujit të pijshëm dhe jetën e tyre.//tch

Anëtari i Kryesisë së demokratëve Euroatlantikë në 70-vjetorin e ATA-s: Kënaqësi të përfaqësoja Shqipërinë në cilësinë e Zv.Presidentit

Ish deputeti i Dibrës dhe anëtari i kryesisë së PD-Demokratët Euroatlantikë Xhemal Gjunkshi përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me pjesmarrjen e tij në 70 vjetorin e krijimit të ATA-s (Atlantic Treaty Association).

Reagimi i plotë 

NATO është e përgatitur në sinkron si një familje e madhe, për përballimin e të gjitha sfidave!

Kënaqësi të marr pjesë në 70 Vjetorin e ATA-s (Atlantic Treaty Association) dhe të përfaqësoja Shqipërinë në këtë ngjarje të rëndësishme, në cilësinë e Zëvendës Presidentit të ATA-s. Takimet e konferencës nisën në Komandën Supreme Operacionale të NATO-s SHAPE në Belgjikë (Supreme Allied Commander Europe, SACEUR).

– [ ] Fjalën përshëndetëse e mbajti Supreme Allied Commander Europe, SACEUR General Christopher Cavoli. Në konferencën solemne tre ditore marrin pjesë Presidentet e ATA, personalitete të larta politike, Ushtarakë të Lartë Madhorë. Komanda Supreme ka të gjitha planet strategjike për të siguruar paqen, për të përballuar emergjencat, për të parandaluar dhe për të menaxhuar krizat, për të mbrojtur të gjithë territorin e Aleancës nga Veriu në Jug dhe nga Lindja në Perëndim, duke vepruar në sinkron si një familje e madhe.

Anëtari i Kryesisë së demokratëve Euroatlantikë në

Anëtari i Kryesisë së demokratëve Euroatlantikë në

Anëtari i Kryesisë së demokratëve Euroatlantikë në

Anëtari i Kryesisë së demokratëve Euroatlantikë në

Nga shpërthimi në Zubin Potok te sulmi i Banjskës, kryeministri Albin Kurti zbardh diskutimet nga takimi me O’Brien

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Bruksel me me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, me të cilin ka biseduar për sulmin e 29 nëntorit në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

 

Kurti, sipas njoftimit për media, ka ndarë me zyrtarin e lartë amerikan detaje për sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës.

“Sulmi i 29 nëntorit, ishte sulm mbi popullsinë civile meqë përmes tij u rrezikua që më shumë se gjysma e popullatës së vendit të mbeten pa energji elektrike dhe pa ujë”, tha Kurti.

Sulmi në Varragë të Zubin Potokut është dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, deklaroi ditë më parë se pavarësisht se është ende herët të dihet fajtori, në këtë fazë “nuk mund të përjashtohet asnjë grup apo shtet”.

Kosova ka fajësuar për sulmin Serbinë, por Beogradi ka mohuar përfshirjen dhe e ka dënuar atë.

Kurti i tha O’Brienit se sulmi në Zubin Potok ishte sulmi i dytë “në shkallë të madhe ndaj sigurisë kombëtare, pas sulmit paramilitar më 24 shtator 2023 në Banjskë, që për qëllim kishte aneksimin e veriut të vendit dhe ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës, dhe sulmin më të madh dhe më serioz ndaj infrastrukturës kritike, që për qëllim kishte ndërprerjen apo vështirësimin e shërbimeve esenciale, si rryma, uji dhe telekomunikimi, dhe çrregullimin e jetës shoqërore, qytetare, ekonomike dhe të institucioneve”.

Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Duke folur për sulmin në Banjskë, për të cilin Kosova fajëson Serbinë, Kurti tha se është i rëndësishëm “arrestimi dhe ekstradimi i Millan Radoiçiçit”, i cili, sipas tij, “vazhdon të paraqesë rrezik për sigurinë e vendit dhe të rajonit për sa kohë që endet i lirë në Serbi dhe ka mbështetjen e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe aparatit shtetëror atje”.

Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, ka marrë përgjegjësinë për sulmin e shtatorit të vitit të kaluar.

Më 11 shtator 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave, përfshirë kundër Radoiçiçit, të cilët akuzohen për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të tjera të rënda penale, por vetëm tre prej tyre gjenden në Kosovë.

Radoiçiç gjendet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar për lidhjet me krimin e organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionin.

Në Kosovë, ai gjithashtu lidhet me vrasjen e një politikani opozitar serb, si dhe me frikësimin e dëshmitarëve në një proces gjyqësor për disa ndërtime ilegale.

Autoritetet gjyqësore në Serbi, shtet që po kryen hetime për sulmin në Banjskë – ka thënë se së shpejti do të merret një vendim për ngritjen ose jo të një aktakuze ndaj Radoiçiqit sa i përket sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit./REL

“Ndryshimi vjen nga njerëzit e guximshëm”- E Ngarkuara me Punë e SHBA: Reforma në Drejtësi është punë e të gjithëve! Amerika do të qëndrojë me ju në këtë rrugëtim

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VonHorn, gjatë një aktiviteti në Vlorë me Drejtorin Rajonal të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Glodian Ahmetaj, theksoi rëndësinë e angazhimit të komunitetit për të ndërtuar besimin publik, për të përforcuar përpjekjet vendore për zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

 

Ajo u shpreh se ndryshimi vjen nga njerëzit e guximshëm që “punojnë në zbatimin e ligjit, në gjykata, në qeveri, të cilët tani po krijojnë realisht këto standarde integriteti dhe transparence”.

Ndër të tjera tha se Reforma në drejtësi është punë e të gjithëve, jo vetëm e SPAK.

Reforma në drejtësi është punë e të gjithëve, jo vetëm e SPAK. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah jush në këtë rrugëtim”, tha ajo.

Duke u ndalur te AMP, VanHorn tha se puna e këtij institucioni është kritike për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

“Puna e AMP është kritike për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe për ta sjellë atë në përputhje me standardet evropiane. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nuk mund ta bëjë këtë e vetme”.

Kryeministri i Francës përballet me votë mosbesimi, analiza e The Guardian: A do ta shfrytëzojë e djathta ekstreme shansin për të rrëzuar qeverinë?

Me kërcënimet në rritje brenda dhe jashtë kufijve të BE-së dhe me Gjermaninë në ‘paralizë’ , gjëja e fundit që i duhej Evropës ishte trazirat e reja që do të rrethonin fuqinë tjetër të saj të madhe.

 

Megjithatë, kjo është pikërisht ajo që Franca po përballet, me një votë mosbesimi që pritet sot që mund të rrëzojë qeverinë.

Administrata e pakicës e mbledhur nga kryeministri Michel Barnier vetëm tre muaj më parë filloi të lëkundet keq të hënën, pasi ai shkaktoi një mekanizëm të jashtëzakonshëm kushtetues për të detyruar një buxhet shtrëngues.

Që Barnier të mbijetojë, liderja e opozitës së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen dhe deputetët e saj të Tubimit Kombëtar do të duhet të abstenojnë në votimin e sotëm për një mocion mosbesimi të paraqitur nga partitë e majta. Por Le Pen ka thënë se ajo është e gatshme të ndihmojë të majtën për të larguar Barnier.

Buxheti shtrëngues, i cili përfshin reforma thellësisht jopopullore të sigurimeve shoqërore, ka për qëllim të frenojë deficitin kombëtar spirale të Francës, i cili është në mënyrë dramatike mbi nivelet e lejuara të eurozonës.

Ekziston frika e turbulencave në tregjet financiare nëse buxheti refuzohet dhe si pasojë rrëzohet qeveria.

Disa nga skenarët janë se mund të emërohet një kryeministër i përkohshëm, por nuk mund të zhvillohen ligjërisht zgjedhje të reja parlamentare për muaj të tërë.

Kriza është në thelb politike, megjithatë, rezultat i një rrëmuje të krijuar kryesisht nga Presidenti Macron, pasi Tubimi Kombëtar i Le Pen u bë i pari në zgjedhjet evropiane majin e kaluar.

Për habinë e të gjithëve, Macron shpërndau parlamentin dhe thirri zgjedhje të parakohshme që e mbajtën të djathtën ekstreme jashtë pushtetit, por krijuan një ngërç në asamblenë kombëtare.

Paul Taylor, një analist në Qendrën e Politikave Evropiane, paralajmëroi në një rubrikë parashikuese të The Guardian në shtator se duke emëruar në mënyrë sfiduese një konservator në krye të një qeverie të pakicës, në vend të një kandidati nga e majta e moderuar, Macron po vendoste fatin e tij dhe të Francës në duart e Le Pen.

Sigurisht, për të mos u votuar nga e majta, Barnier-it i është dashur vazhdimisht të përmbushë kërkesat e Tubimit Kombëtar, duke rritur qëndrimin e Le Pen me votuesit në proces.

A mund të çojë kjo krizë në largimin e Macron dhe zgjedhje të parakohshme presidenciale? Presidenti ka përjashtuar në mënyrë të përsëritur dorëheqjen, duke këmbëngulur se ai do të qëndrojë në Elysee deri në përfundimin e mandatit të tij në 2027, sido që të ndodhë.

Por Paul Taylor ndjen një ndryshim në llogaritjet e lideres së ekstremit të djathtë: “Le Pen duket se e ka përshkallëzuar krizën që kur prokurorët kërkuan një dënim me burg dhe një ndalim prej pesë vitesh poste publike në gjyqin e saj për përvetësim. Kjo në fakt do ta pengonte atë të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në 2027. Ajo mund të ketë vendosur të përpiqet të detyrojë Macron të largohet përpara se gjykata të japë dënimin e saj më 31 mars dhe të sjellë përpara votën presidenciale. Është një goditje e gjatë, por disponimi publik është i zemëruar dhe i frustruar.”

Në çdo rast, shton ai, asnjë nga këto nuk e bën Francën të duket si lideri i fortë i Evropës që Macron ka kohë që kërkon ta pozicionojë atë.

Plas te Beshiktashi, akuza komisionesh për transferimin e Muçit! E ardhmja e Ernestit është në “ajër”

“Bomba” ka plasur te skuadra e Ernest Muçit. Dorëheqja e presidentit, largimi i trajnerit Xhovani Van Bronkhorst dhe shkarkimi i disa drejtuesve të klubit, kanë sjellë një situatë kaotike në gjigandët turk. Ernest Muçi u transferua me shumë bujë nga Legia e Varshavës, ku zhvilloi disa sezone pozitivë.

Drejtuesit ishin tepër optimist për talentin kuqezi dhe madje paguan 10 milionë euro për të dhe udhëtuan me avion privat duke e “rrëmbyer” në ditën e fundit të merkatos në janar. Gjysma e dytë e sezonit të kaluar foli mirë për Muçin, i cili duket sikur u ambientua shpejt me klubin dhe madje u bë i preferuara i tifozëve. Megjithatë, pas ikjes së trajnerit dhe nisjes së sezonit të ri, gjërat ndryshuan. Lojtari pati një formë të dobët dhe Xhovani Van Bronkhorst nuk e aktivizonte, por më pas gradualisht ai mori minuta dhe madje shënoi tri herë radhazi në ndeshjet e fundit, përpara se të dëmtohej gjatë ndeshjeve të Kombëtares shqiptare në Ligën e Kombeve.

PENDIMI- Në Turqi duket sikur janë penduar për transferimin e fantazistit, që me thënë të drejtën ka luajtur në të gjitha pozicionet e sulmit, si majtas apo edhe në të djathtë. Pasi u shkarkua me një mesazh në tel, Samet Ajbaba që mbante postin e koordinatorit të përgjithshëm në klub ka mbajtur një konferencë për shtyp, duke treguar të gjitha prapaskenat e transferimeve, ku thekson se shpenzimi i asaj shumë për një lojtar si Muçi, ishte i tepruar. Diçka të tillë ai u kishte bërë të ditur menaxherit dhe drejtuesve të bordit me anë të një raporti: “Drejtuesit na pyetën për Muçin, se çfarë lloj lojtari është. Shkruajtëm një raport për Muçin. Shkruajtëm që nuk është e përshtatshme që të blesh një lojtar, i cili nuk është provuar në një ligë të fortë dhe madje nuk luan rregullisht as në ekipin kombëtar. E njëjta gjë edhe për Musrati. I paralajmërova për kostot. Sigurisht që u tronditëm”, ka theksuar Ajbaba.

KOMISIONET- Ndër të tjera Ajbaba, ish-koordinatori i klubit akuzon këshilltarin e klubit Bred Friedel se ka marrë komisione nga merkatoja e verës, por ky i fundit i përgjigjet: “Nuk kam pasur asnjë lidhje me transferimet e Muçit, Mustratit dhe Zhoaos. Të gjitha këto i ka miratuar komiteti i transferimeve dhe ata e kishin fjalën e fundit. Nuk kam marrë asnjë tarifë dhe shpresoj që e vërteta të zbardhet nga auditi që do të bëhet”, thotë Friedel.

E ARDHMJA- Aktualisht Ernest Muçi është jashtë ekipit për shkak të një dëmtimi dhe ka humbur dy ndeshjet e fundit. Në muajin janar hapet edhe merkatoja dhe nuk dihet nëse do të ketë një lëvizje për fantazistin, por gjithçka varet edhe nga presidenca që do të marrë kontrollin e Beshiktashit, me zgjedhjet që do të bëhen pas një muaji.

Si u spraps në 1912 armata e tretë serbe nga veriu! Beteja e Drinit dhe thirrja e Isa Boletinit

BEQIR AJET SHEHU*/ Beteja e Lumës meriton vëmendjen e duhur nga historiografia jonë kombëtare, pasi ajo pengoi drejtpërdrejt forcat e Armatës së Tretë serbe, duke i gjakosur, rraskapitur e vonuar në realizimin e qëllimit serb, për të dalë në Adriatik e për të bërë fakt të kryer pushtimin e Shqipërisë para Shpalljes së Pavarësisë sonë Kombëtare

 

Me pushtimin e Prizrenit, komandanti i divizionit të tretë serb, gjenerali Jankoviç, nisi rigrupimin e forcave për operacionin drejt bregdetit shqiptar. U krijua divizioni “Shumadia”, me 7 regjimente, me këmbësorë, kalorësi, artileri, reparte vullnetare dhe reparte të komitës serbe. Këto forca do të pushtonin Lumën dhe, pasi të bashkoheshin me forcat e divizionit “Morava”, që do të vinte nga Dibra, do të vazhdonin operacionin drejt luginës së Fanit, të Matit e të Shkumbinit për të dalë në Adriatik.

Fronti i qëndresës shqiptare, i përqendruar në Has, Lumë, Gorë e Opojë, po punonte në të gjitha drejtimet për t’i thënë ndal marshimit të mëtejshëm të forcave serbe. Pas tërheqjes nga Gjakova, Rahoveci e Prizreni, forcat shqiptare u ngjeshën në zonën e Opojës dhe të Lumës. Me forcat e Lumës u bashkuan edhe Isa Boletini e Bajram Curri, të cilët u vendosën në zonën e Hasit për të mbrojtur Qafën e Prushit.

Bajraqet e Lumës, me prijësit popullor: Ramadan Zaskoci, Islam Spahia, Ramadan Çajku, Osman Lita, Qazim Lika, Sheh Sali Çaja, së bashku me të gjithë bajraktarët, formuan Këshillin e Luftës, me qendër në Kolesjan, ku do të vihej postblloku i pakalueshëm për forcat serbe. Mbi 25000 luftëtarë të forcave shqiptare ishin përqendruar në pjerrësitë e maleve të Koritnikut e të Pashtrikut, si dhe në malet e Sharrit e të Korabit, për të siguruar një vijë mbrojtjeje sa më rezistente dhe me objektiv edhe për të kundërsulmuar. Në kujtimet e Tafil Boletinit jepet një pasqyrë e qartë e përgatitjeve, që po bënin krerët e Lumës për të përballuar agresionin serb, i cili kishte arritur në portat veriore të krahinës. Në besëlidhjen mbarëkrahinore në Bicaj dhe në tubimet e fshatrave Kolesjan, Ujmisht e Vasije, mori pjesë edhe Isa Boletini, i cili këshilloi për lënien mënjanë të hasmërive, për shmangien e mosmarrëveshjeve, për lidhje mes katundeve e krahinave, se vetëm duke qenë të bashkuar mund të përballohej kjo “murtajë e zezë”, që po rrezikonte vendin dhe jetën e fëmijëve tonë.

Me 10 nëntor Luma sulmohet frontalisht nga 16 mijë forca serbe, të pajisura me armët më moderne të kohës, me artileri e kalorësi, kryesisht armatim francez. Beteja e parë e përgjakshme u zhvillua në Qafën e Zhurit dhe në grykën e Morinit, ku armiku pati humbje serioze, por arriti të futej në Rrafshën e Lumës dhe 12 batalione arritën deri në Bicaj.

Me 14 nëntor, kur forcat serbe do të marshonin drejt Qafës së Kolesjanit, për të dalë në Kala të Dodës, komanda serbe u informua se ”Rreth 2000 shqiptarë të armatosur ishin pozicionuar në formë patkoi, duke harkuar mbi pozicionet serbe, poshtë Qafës së Kolesjanit, nga lindja e perëndimi”.

Ky informacion për forcat armike ishte vetëm një pjesë e së vërtetës, pasi Këshilli i Luftës, i vendosur në Kolesjan kishte përgatitur një vijë mbrojtjeje të pakalueshme për forcat serbe.

Duke u nisur nga përvoja e luftës me Xhavit Pashën në vitin 1909, ku pozicioni më i përshtatshëm strategjik për mbrojtje ishte Qafa e Kolesianit dhe sulmin e Dervish Pashës në tri drejtime për të hyrë në Lumë, në vitin 1910, krerët e Lumës, morën masa për të siguruar Grykën e Vanave, Shkallën e Keqe e Lakun e Darzës nga lindja, si dhe tërë gjatësinë e Ujit të Lapave, nga jugu. Forcat kryesore që do të hynin në betejë, rreth 3000 luftëtarë, u vendosën në dy skalione:

-Skalioni i parë u vendos në faqen perëndimore të Gjalicës, në Theth, në Lakun e Darzës, në Qafën e Kolesjanit, në Kodrat e Gabricës e në Drin të Zi. Në një thellësi 2-3 km u pozicionuan luftëtarët e skalionit të dytë, në gjatësinë që shkonte nga Mali i Limthit-Qafa e Reskut-Qafa e Drajes–e në Drin të Zi. Qendra e prapavijës së skalionit të parë, u vendos te Gurra e Kolesjanit. Shtabi kryesor i luftës u vendos në Qafë të Kolesjanit, në majën e quajtur Tabe, nga ku shikoheshin pothuaj të gjitha vendet, ku ishin vendosur në mbrojtje luftëtarët lumjanë dhe e gjithë Rrafsha e Lumës, që do të kthehej në arenë luftimesh. Forcat kryesore mbrojtëse e goditëse në Qafën e Kolesianit përbëheshin nga malësorët e shtatë bajraqeve të Lumës. Me 13 nëntor, arriti në Kolesjan edhe legjendari Elez Isufi me malësorët e Reçit e Dardhës, i cili iu bashkua Këshillit Drejtues të luftës. Me Elez Isufin erdhi edhe oficeri i artilerisë, Cen Daci, i cili me dy topat që solli, që ia patën mbajtur në Kala të Dodës ushtrisë turke, do të bëhej tmerri i artilerisë serbe.

Duke menduar për një sulm të mundshëm në front të gjerë të forcave serbe, krerët e Lumës, në marrëveshje me krerët e Hasit e të Opojës, vendosën për një vijë mbrojtjeje, që do të fillonte nga pjerrësitë perëndimore të Malit të Sharrit në Grykën e Llapushnikut, e cila do të mbrohej nga opojas, goranë e topojanas, nën drejtimin e Qazim Likës dhe nga Drini i Bardhë e deri në Qafën e Prushit, që do të mbrohej nga hasianë me kryeprijës Rexh Ali Bajraktarin.

Komanda e përgjithshme e grupimit, tanimë me lumjanë e dibranë, me Ramadan Zaskocin, Elez Isufin, Islam Spahinë e Ramadan Çajkun, u vendos në Kolesjan.

Mëngjesi i 15 nëntorit i gjeti luftëtarët lumjanë e dibranë në prita e llogore. Çastet e ankthit, që përjetoheshin në ato orë mëngjesi, para fillimit të betejës, i përshkruajnë realisht, vargjet e këngës, që populli ka thurur për këtë betejë:

Kolesjani shtatëdhjet shtëpi, mbanin hutat bitim në sy.

Të dy palët synonin befasinë. Armët ishin të mbushura. Llogoret s’i mbanin më luftëtarët. Pritej vetëm sinjali i sulmit. Ramadan Zaskoci, komandant dhe luftëtar në dhjetëra beteja, nga Tabja, ku ishte vendosur shtabi i luftës, hodhi sinjalin e goditjes mbi forcat serbe, që po ngjiteshin drejt Qafës së Kolesjanit. Ibrahim Zeqir Gjorgji, bajraktari i Radomirës, i pari u hodh në sulm dhe mori nderin e pavdekshmërisë, si dëshmor i parë i kësaj beteje legjendare. Pushkë e flakë nga Qafa e Kolesjanit deri në Kullën e Lumës. Tabe në tabe, gur në gur, lagje në lagje, shtëpi në shtëpi, kudo thirrje:

A besa besë burra për Vatan!…

Në ballin e sulmit ishin vendosur mbi 3000 luftëtarë lumjanë e dibranë. Në krye të tyre qëndronin Ramadan Çajku, Sali Spahia, Suf Xhelili, Xhafer Doda,Osman Lita, Bajram Gjana, Cen Daci, Mer Sufa, Dervish e Nezir Bajraktari, Sul Elezi, Alush Aga e të gjithë bajraktarët trima të Topojanit, Radomirës, QafëKalasë, Çajës, Kalisit, Rrafshës së Lumës e të Tejdrinit. Sulmi i luftëtarëve malësorë ishte i rreptë, por edhe qëndresa e armikut ishte dëshpëruese dhe shumë këmbëngulëse. Por ortekun e këtyre trimave, që luftonin për mbrojtjen e vatanit, nuk ndalej më. Trimëritë pasonin, nxitnin e plotësonin njëratjetrën. Ranë dhe dëshmorët e parë: Haxhi Ibrahim Gjorgji nga Radomira, Nexhip Dull Visha nga Bicet, Rexhep JonuzTaçi e Selman Asllan Nerguti. Populli i Lumës i përjetësoi ata në këngë, për të mos u harruar në jetë të jetëve.

Lufta vazhdoi gjithë ditën. Shembuj të papërshkruar heroizmi treguan luftëtarët lumjanë e dibranë. Merreshin veprime personale dhe në grup nga më të pabesueshmet, deri në përleshje trup me trup.

Serbët nuk e mbajtën dot as vijën mbrojtëse të parapërgatitur. Tentativat e tyre për rigrupim të forcave të shpartalluara, pothuajse dështuan. Disa sulme që ndërmorën forcat më të zgjedhura të reparteve serbe, me gjithë ashpërsinë e këmbënguljen e tyre, u thyen keqas nga veprimet e shkathëta e të guximshme të malësorëve trima. E gjithë përpjekja e komandës serbe për të vënë në veprim bateritë e mortajave, tek të cilat mbanin shumë shpresa, dështuan. Dy topat me qitje të ngadaltë, që drejtoi oficeri artiljer, Cen Daci nga Kalisi, goditën me saktësinë më të madhe, duke nxjerrë jashtë luftimit çdo vendvendosje të tyre.

Në këto kushte, komanda serbe urdhëroi tërheqjen drejt Kullës së Lumës. Por kjo ishte e pamundur tanimë. Një rrebesh shiu e breshëri i paparë ndonjëherë u derdh mbi Rrafshën e Lumës. Lumi i Shejës, që kalon nga Bicet, u kthye në Drin e Drini në det, tregonin pjesëmarrësit në këtë betejë. Në përpjekjen për të kaluar Shejën u mbytën më shumë serbë, se sa u vranë në përleshje.

Mëngjesi i 16 nëntorit i gjeti forcat serbe të mbërthyera në darën midis Lumit Sheja e Drinit të Zi. Lajmëtarët trima të Ramadan Zaskocit, gjatë gjithë natës përhapën lajmin e fitores, në ditën e parë të luftimeve, në të gjitha grupimet e luftëtarëve, lagje më lagje e shtëpi në shtëpi, duke filluar nga Kolesjani e deri në Prizren.

Dita e 16 nëntorit ishte ditë krismash në të gjithë Rrafshën e Lumës. Drejt Kullës së Lumës ishte dhënë komanda… Malësorët, tanimë ishin pajisur me mauzerë e xhephane, që ia rrëmbyen hasmit dhe nuk mbaheshin më. Një burim turk theksonte se: ”Brenda 24 orëve, serbët qenë thyer keqas dhe ishin kapur mbi 1000 mauzera”. Ndërkohë, rapsodi popullor këndonte:

Nëpër flakë lëshohen batare poshtë te Canet, Brenda sahatit i zaptuan istikamet, Morën mauzere, morën topa e xhephanet.

Unaza e rrethimit afrohej drejt Kullës së Lumës dhe armikut po i shtrëngohej laku në fyt. Forcat serbe, të nisura për ndihmë nga Prizreni, me gjithë insistimin e tyre, u bllokuan në Opojë e Gorë nga malësoret e këtyre zonave që komandoheshin nga Qazim Lika e Nail Hyseni.Drejt Kullës së Lumës u vunë në veprim pjesët më të zgjedhura të luftëtarëve shqiptarë. Sulmues, çeta dhe prita vepronin në çdo vend, ku armiku mundohej të krijonte rezistencë. Një grup luftëtarësh bllokuan edhe mjetet e transportit, që po tentonin të tërhiqeshin drejt Prizrenit.

Veprimet dëshpëruese të komandës serbe për të çarë rrethimin, duke hedhur në veprim repartet më të zgjedhura të forcave serbe, u neutralizuan e u asgjësuan nga luftëtarët shqiptarë. Kjo gjendje e forcave serbe pasqyrohet edhe në raportin shpjegues për shkaqet e humbjes, nga komandanti i trupave serbe në këtë betejë: ”Sulmi që ndërmori nënreparti special në krahun e djathtë të Drinit të Zi, nuk arriti t’i dëbojë formacionet shqiptare, të cilat me zjarr nga krahët na shkaktonin humbje të rënda. Nënreparti i artilerisë malore nuk arriti të zinte pozicionet e zjarrit… Armiku na qëllonte nga të gjitha fshatrat, nga çdo shtëpi”.

Në fund të ditës, nëpër errësirë, një pjesë e forcave serbe, që mundi t’i shpëtonte vdekjes, la pas Kullën e Lumës dhe një ”kullë të stërmadhe kufomash, armatimesh e municioni bashkë me mallin e madh të urrejtjes kundër murtajës serbe”.[1]

Kështu, përfundoi kjo betejë e lavdishme e triumfit të forcave shqiptare mbi ato serbe, të cilën historiani Shaban Braha, e quan “Termopilen shqiptare” ose “Kaçanikun e dytë”.

Beteja e Lumës meriton vëmendjen e duhur nga historiografia jonë kombëtare, pasi ajo pengoi drejtpërdrejt forcat e Armatës së Tretë serbe, duke i gjakosur, rraskapitur e vonuar në realizimin e qëllimit serb, për të dalë në Adriatik e për të bërë fakt të kryer pushtimin e Shqipërisë para Shpalljes së Pavarësisë sonë Kombëtare.

Vargjet lapidare të këngës: “Djemt e Lumës hiç’ s’kan dert, ka ni luftë e bëjn’ përvjet për vatan s’tremen me vdekë” transmetojnë në breza Betejën e Lumës, që bashkoi luftëtarët shqiptarë me një besim të patundur në mbrojtje të trojeve shqiptare.

Përmes betejash, si kjo e Lumës, anë e mbanë Vilajeteve Shqiptare u bë e mundur Shpallja e Pavarësisë Kombëtare dhe formimi i shtetit të parë shqiptar më 28 nëntor 1912.

*Studjues – “Bashkëpunëtor i vjetër shkencor” i Institutit të Studimeve historike të Akademisë së Shkencave

[1] Shaban Braha, “Beteja e Drinit” (nëntor 1912), Prizren, 2000.

The Guardian: Historia befasuese e grushteve të shtetit dhe ligjit ushtarak të Koresë së Jugut

Koreja e Jugut u bë një demokraci vetëm në fund të viteve 1980 dhe ndërhyrja ushtarake në çështjet civile mbetet një temë sensitive.

 

Gjatë diktaturave që u shfaqën ndërsa vendi u rindërtua nga shkatërrimi i luftës koreane të viteve 1950-1953, liderët herë pas here shpallën ligjin ushtarak që i lejonte ata të vendosnin ushtarë luftarakë, tanke dhe automjete të blinduara në rrugë ose në vende publike për të parandaluar demonstratat antiqeveritare.

Skena të tilla sot për shumë njerëz janë të paimagjinueshme.

Diktatori Park Chung-hee, i cili sundoi Korenë e Jugut për gati 20 vjet përpara se të vritej nga shefi i tij i spiunazhit në vitin 1979, udhëhoqi disa mijëra trupa në Seul në orët e para të 16 majit 1961, në grushtin e parë të suksesshëm të shtetit.

Gjatë sundimit të tij, ai herë pas here shpalli ligjin ushtarak për të shtypur protestat dhe kritikët e burgjeve.

Më pak se dy muaj pas vdekjes së Park Chung-hee, gjeneralmajor Chun Doo-hwan udhëhoqi tanket dhe trupat në Seul në dhjetor 1979 në grushtin e dytë të suksesshëm të vendit. Vitin tjetër, ai orkestroi një goditje brutale ushtarake ndaj një kryengritjeje pro-demokracisë në qytetin jugor të Gwangju, duke vrarë të paktën 200 njerëz.

Në verën e vitit 1987, protestat masive në rrugë detyruan qeverinë e Chun të pranonte zgjedhjet e drejtpërdrejta presidenciale. Aleati i tij i ushtrisë Roh Tae-woo, i cili i ishte bashkuar grushtit të shtetit të Chun-it në 1979, fitoi zgjedhjet e mbajtura më vonë në 1987 falë kryesisht votave të ndara midis kandidatëve të opozitës liberale.

Vetëm me inaugurimin e Roh më 25 shkurt 1988, pas 40 vjetësh nën forma të ndryshme të sundimit ushtarak-autoritar, dhe me miratimin e kushtetutës së saj të pestë në atë kohë, Koreja e Jugut u bë Republika e Gjashtë aktuale, demokratike.

Afera me inceneratorin e Fierit, caktohet data e seancës në Apelin e GJKKO! Ja kur do shpallet vendimi

Apeli i Gjykatës së Posaçme, ka caktuar datën për vendimin ndaj të pandehurve për aferën e inceneratorit të Fierit.

 

Gazetarja Klodiana Lala raporton se seanca do të mbahet më datë 19 dhjetor, ndërsa në seancën e sotme, u paraqiten argumentat e mbrojtjes.

Kujtojmë se Shkalla e Parë dënoi Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Klodian Zoton dhe të pandehurit e tjerë për këtë aferë.

Ish-ministri i Mjedisit u dënua me 6 vite e 8 muaj burg, Klodian Zoto me 8 vite, ndërsa ish-Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit Alqi Bllako u dënua me 2 vite e 8 muaj burg, si pasojë e ndryshimit të akuzës.

Për Bllakon, SPAK kërkoi 7 vite burg, por se mori pafajësi për akuzën “shpërdorimi i detyrës të funksionarit të lartë shtetëror” dhe vepra penale iu rikualifikua në “shpërdorim detyre të nëpunësit që kryen një detyrë publike”.

Ukraina menjëherë në NATO, por sa është e mundur kjo? DW: Shumë vende anëtare s’janë dakord! Faktori Trump, vështirë të kalkulohet

Ukraina do të hyjë menjëherë në NATO – me pjesën, që nuk është pushtuar nga Rusia. Në këtë mënyrë duhet të gjendet rruga drejt bisedimeve të paqes. Por a është kjo e mundur?

Neni 5 është thelbi i Marrëveshjes së NATO-s. Ai përcakton detyrimin për mbështetje në rast vetëmbrojtjeje, në rast se një vend i NATO-s sulmohet. Se çfarë mbështeje jepet, këtë e vendos secili anëtar vet. “Ne do të mbrojmë çdo centimertër të territorit të NATO-s”, është shprehur vazhdimisht presidenti në largim i SHBA-së, Joe Biden që pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Nën këtë ombrellë mbrojtjeje dëshiron të futet Ukraina. NATO e ka premtuar vazhdimisht afrimin e Ukrainës në aleancë, por pa përmendur asnjëherë një datë. Dikur ky shtet duhet të shpërblehet me anëtarësim për luftën mbrojtëse kundrejt Rusisë.

Mbrojtje e NATO-s për një pjesë të Ukrainës?

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyj ka propozuar tani, që pjesa e Ukrainës, që është e papushtuar të pranohet në NATO. Territoret e pushtuara nga Rusia në lindje dhe gadishulli i Krimesë i aneksuar përkundër së drejtës ndërkombëtare (rreth 27 përqind e Ukrainës) fillimisht nuk duhet të përfshihen në ombrellën mbrojtëse të aleancës. Zelenskyj do të ndalojë një depërtim të mëtejshëm të trupave ruse dhe të mundësojë bisedimet me kreun e Rusisë Vladimir Putin për një armëpushim.

Teknikisht në territorin e Ukrainës mund të rregullohej vetëm një vlefshmëri e pjesshme e Marrëveshjes së NATO-s. Dokumenti i antarësimit për Ukrainën, që do të duhej të ratifikohej nga 32 vendet anëtare të NATO-s, mund të formulohet konform. Qysh tani në nenin 14 të Marrëveshjes së NATO-s janë përfshirë protokolle shtesë lidhur me çështje të tjera. Në nenin 6 të marrëveshjes përshkruhet territori i NATO-s. P.sh. disa ishuj në Karaibe ose në Paqësor, që i përkasin Francës ose Britanisë së Madhe, nuk janë territor i NATO-s. Gjatë periudhës që Gjermania de facto ishte e ndarë në dy shtete RFGJ dhe RDGJ, Marrëveshja e NATO-s vlente vetëm për pjesën perëndimore, pra Republikën Federale të Gjermanisë. Ndërsa Republika Demokratike e Gjermanisë ishte anëtare e Traktatit të të Varshavës, aelanca ushtarake e Bashkimit Sovjetik.

Shumë vende anëtare të NATO-s nuk janë dakord

Çështja është më shumë, nëse partnerët e NATO-s, në radhë të parë anëtari më i rëndësishëm SHBA-ja, kanë vullnetin, që ta pranojnë Ukrainën si anëtare. Rreziku për t’u përfshirë në konflikt ushtarak, në rast të një sulmi të mëtejshëm të Rusisë, është shumë i madh, tërheqin vëmendjen ndër të tjerë politikanë gjermanë të sigurisë. Kancelari Olaf Scholz gjatë vizitës në Ukrainë të hënën (02.12.2024) bëri të qartë, se nuk është dakord për një antarësim të menjëhershëm të Ukrainës në Aleancë. Ish- sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka një mendim tjetër. Ai pak pas largimit nga posti në tetor tha, se pranimi i shpejtë i pjesës më të madhe të Ukrainës në NATO mund të bëjë që të marrë fund shpejt lufta. “Aty ku ka një dëshirië, ka dhe një rrugë për të gjetur një zgjidhje. Por na duhet të vendosim një kufi, që të përcaktojë, se ku mund të pretendohet neni 5, dhe që Ukraina duhet të kontrollojë të gjithë territorin deri tek ky kufi”, i tha Stoltenberg Financial Times në tetor. Edhe Franca, Polonia dhe shtetet Baltike mund ta pranojnë pjesërisht një anëtarësim të Ukrainës.

Faktori Trump i vështirë të kalkulohet

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj vazhdimisht ka kërkuar në kuadër të “planit të tij të fitores” garanci sigurie nga NATO. Sipas vlerësimit të gjeneral-majorit gjerman Christian Freuding, drejtues i shtabit të planit dhe drejtimit të Bundeswehr-it (Ushtria Gjermane), Ukraina “ndodhet me shpatulla pas murit”. Ndaj Zelenskyj mund ta përfytyrojë, që të heqë dorë përkohësisht nga rimarrja nën kontroll e territoreve të pushtuara nga Rusia. Kreu i Rusisë, Putini ndër të tjera ka kërkuar, që Ukraina të mos anëtarësohet në NATO, madje as pjesërisht. Se ç’qendrim do të mbajë administrata e re e SHBA-së nën presidentin Donald Trumpështë e paqartë. Wall Street Journal njofton duke iu referuar burimeve nga qarqet e presidentit të ardhshëm, se Trump mund të dojë që antarësimin e Ukrainës “ta shtyjë për 20 vjet”. Është e paqartë, se si do ta arrijë ai fundin e luftës ruse kundër Ukrainë, sikurse ka deklaruar.

Rutte: Më shumë armë, më pak diskutime

Në takimin aktual të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel, Sekretari i ri i Përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte, tha se Ukraina nuk ka nevojë për diskutime mbi rrugët drejt armëpushimit, por për më shumë armëdhe më shumë mbrojtje raketore. “Ukraina nuk ka nevojë vazhdimisht për ide të reja për një proces paqeje, por ne duhet të garantojmë, që Ukraina të ketë atë që i nevojitet për të pasur një pozicion të fortë”, tha Rutte. Ukraina mund të negociojë me agresoren Rusi duke u nisur nga një pozicion i fortë./DW