31.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025

Si bandat e mbajtën gjallë pushtetin e Edi Ramës: Pas Elbasanit radhën e ka Durrësi

Kryeministri, Edi Rama, kryetari i Bashkise se Durresit, Vangjush Dako, Drejtori i OSHEE, Ardian Cela, duke hyre ne Kongresin e Partise Socialiste, i konceptuar dhe ndertuar ne funksion te zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, ku jane shpallur kandidatet per te drejtuar disa prej qyteteve te Shqiperise. /r/n/r/nAlbania's PM Edi Rama, Durresi's Mayor Vangjush Dako, OSHEE director Ardian Cela, enter the Congress of the Socialist Party, conceived and constructed in function of local elections of June 30.

Goditja e fuqishme ndaj kupolës së krimit të lidhur me pushtetin e Edi Ramës, përfaqëson një strategji të rëndësishme.

Ndaj edhe marrja, administrimi dhe hetimi i bisedave në SKY nuk ishte fare rastësi, por karremi i duhur për të vendosur në kënd bandat e fuqishme të vendit, që siç sinjalizonin shërbimet inteligjente, kishin zgjedhur SKY ECC, por edhe aplikacione të tjera për të komunikuar.

Ata e mendonin veten të papërgjueshëm, të plotfuqishëm, të dehur nga fuqia e parasë, kur në fakt, e gjitha ishte veçse një kurth.

E ja ku jemi sot, ku e gjithë kupola kriminale dhe lidhja e saj me politikën është zbardhur, si pasojë e një taktike mjeshtërore ‘karremi’ që agjencitë perëndimore kanë futur tek bandat e terrenit.

Dhe dy janë bandat në vend që janë shënjeshtruar prej vitesh nga amerikanët si më të rrezikshme; ata që qarkullonin sasinë më të mëdha të parave, kontrollonin emërimet, e shpërndanin pronën publike në territor.

Bandat e Elbasanit e të Durrësit, të cilët i kanë dhënë Edi Ramës të paktën 5 deputetë më shumë dhe katër bashki të rëndësishme.

Banda e Suel Çelës, ka qenë prej vitesh një ndër më të paprekshmet, që jo vetëm kontrollonte situatën në territor, por edhe luante politikisht me palët, duke ju dhënë ‘karamele’ edhe Berishës apo aleatëve të tij, si për t’i treguar fuqi të madhe. Madje ka bërë edhe shfaqje, gjoja për të kundërshtuar Edi Ramën, por që në realitet ishte pjesë e operacionit të marketingut.

Rënia e bandës së Elbasanit, është hapi i parë, por vendimtar, dhe tani radhën e ka ajo e Durrësit. Por para se të nisë kjo, duket se shënjeshtra është koordinatori.

Tani duket se është radha e bandës së Durrësit, që ka filialet më të frikshme të saj; Shijaku, Niklën e Fushë-Krujën, bashkë me koordinatorin. Që sipas gjasave do të jetë i pari që do të bjerë në rrjetë. Pikërisht nga zbardhja e bisedave të SKY ECC, dhe jo vetëm.

Arsyet pse shqiptarët shpenzojnë më shumë për shëndetësinë në rajon

Aktualisht, afro gjysma e të moshuarve në Shqipëri, të moshës mbi 65 vjeç, kanë 2 deri në 3 diagnoza dhe vetëm 15 % kanë të paktën 4.

Shqiptarët shpenzojnë më shumë se vendet e rajonit për shëndetësinë, por problematika prek më tepër pensionistët, të ardhurat e tyre nuk janë më larta se në vendet e tjera çka i bën pensionistët më të ekpozuar nga varfëria.

Aktualisht sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Statistikave, një familje në Shqipëri shpenzon 4.3 % të buxhetit të saj për shëndetësinë.

E thënë ndryshe, shpenzimet e një familje në Shqipëri janë mesatarisht 11 mijë Euro në vit dhe 4.3% të konsumit, ose 470 Euro në vit i adresohen shëndetësisë që përfshin medikamente, analiza laboratorike dhe imazherike. Shifër kjo dyfish më e lartë se familjet në Kosovë.

Ndërsa në Kosovë, një familje shpenzon në vit 8100 Euro dhe 3 % të saj i konsumon për shëndetësinë, afro 243 Euro. Referuar të dhënave zyrtare në Maqedoninë e Veriut, një familje konsumon afërsisht 12 mijë Euro në vit dhe prej tyre vetëm 1.9 % e shpenzon për shëndetësinë, afërsisht 230 Euro.

Shpenzimi në rritje për shëndetësinë në Shqipëri lidhet edhe me barrën e sëmundjeve, të cilat kanë ardhur në rritje si dhe me plakjen e popullsisë.

VOA: NATO-ja përpiqet të sigurojë Baltikun pas dyshimeve për sabotazh

Më 18 nëntor, vetëm pak orë pas prerjes së kabllove të komunikimit në Detin Baltik, 30 anije të NATO-s dhe rreth 4,000 forca ushtarake filluan në të njëjtën zonë një nga stërvitjet më të mëdha detare në Evropën Veriore.

Stërvitja ushtarake 12-ditore e koduar “Freezing Winds” (Erërat e Acarta) ishte pjesë e një përpjekjeje për të përforcuar mbrojtjen e infrastrukturës së aleancës në det nga e cila kalon rreth 15% e trafikut botëror të anijeve dhe që shihen gjithnjë e më të cenueshme ndaj sulmeve.

Deti Baltik kufizohet nga tetë vende të aleancës dhe Rusia. Që nga viti 2022, kur Rusia sulmoi Ukrainën, janë regjistruar të paktën tre incidente të mundshme sabotimi ndaj 40 kabllove të telekomunikacionit dhe tubacioneve kritike të gazit që kalojnë nëpër dyshemenë e cekët detare.

“NATO-ja po shton patrullimet, aleatët po investojnë në teknologji novatore që mund të ndihmojnë në sigurimin më të mirë të interesave tona”, tha zëdhënësi i Komandës Detare të NATO-s, Arlo Abrahamson.

Sidoqoftë, cektësia detare që bën të mundur prerjen e kabllove nga spirancat e anijeve, shto këtu edhe kushte atmosferike që ndryshojnë papritur, e bëjnë pothuajse të pamundur parandalimin e incidenteve të tilla.

Në ditën e tretë të stërvitjes së aleancës, komandantja e marinës gjermane, Beata Krol, u përpoq të lëshonte një dron nënujor nga anija e saj e çminimit, Weilheim, për të inspektuar shtratin detar, ndërsa shpërtheu një stuhi dimërore. Pas një vonese prej 30 minutash për lëshimin, droni kishte ngrirë dhe nuk funksiononte.

Pas vitesh punë në Detin Baltik për asgjësimin e minave të kohës së Luftës së Dytë Botërore, NATO-ja po e transformon flotën e saj me gjashtë anije për gjetjen e minave që të vëzhgojë gjithashtu për aktivitete të dyshimta nënujore. Aleanca po e pajis flotën me sonar për skanimin e dyshemesë detare, dronë që filmojnë në thellësi të ujit dhe specialistë të pranishëm për zhytje të çastit./VOA

VIDEO/ Muriqi tremb katalanasit me golin e tij, Barcelona mund Majorkën me goleadë falë një pjese të dytë fantastike

Një gol i Vedat Muriqit nuk i ka mjaftuar Majorkës që të sigurojë pikë përballë Barcelonës të uritur për fitore pas hapave të gabuare radhazi në kampionat. Katalanasit kanë fituar me shifrat 5-1, meritë e një pjese të dytë për t’u vënë në kornizë që la pas dyshimet që ishin ngritur pas paraqitjeve të fundit.

Pa Levandovskin në formacion, u mendua fillimisht se ekipi katalanas do të vuante për finalizimin e aksioneve ndonëse gjeti shpejt avantazhin me Ferran Torres. Një gol i Muriqit që barazoi shifrat para fundit të pjesës së parë, bëri që të lindnin përsëri dyshime për forcën e ekipit të Flik.

Megjithatë, pjesa e dytë dhuroi një tablo krejtësisht të ndryshëm me Barcelonën që vazhdoi të prodhonte raste, por këtë herë duke i konkretizuar ato. Rafinja shënoi dy herë për katalanasit, në të dytin pas një asisti me “telekomandë” të Jamal të kthyer në formën më të mirë. De Jong dhe Pau Torres thelluan diferencën duke çuar shifrat në rezultatin 5-1 që i ktheu buzëqeshjen katalanasve pas tre ndeshjesh radhazi ku kishin arritur të siguronin në total vetëm 1 pikë .

MAJORKA-BARCELONA 1-5
43’ Muriqi / 12’ Ferran Torres, 56′ (p), 74′ Rafinja, 79′ De Jong, 84′ Pau Viktor

Goli i Ferran Torres (VIDEO)

Goli i Muriqit (VIDEO)

Goli i Rafinja (VIDEO)

Goli i dytë i Rafinja (VIDEO)

Goli i De Jong (VIDEO)

Goli i Pau Viktor (VIDEO)

saddfdssdffdsfsddfs

Sa e rrezikshme është të pini kafe me stomakun bosh?

Kafeja është një nga pijet më të dashura në botë. Ka shumë lloje kafesh dhe varietetesh, që mbulojnë të gjitha shijet, ndërkohë që është “pija” magjike e mëngjesit për shumicën.

Disi, është e rëndësishme të dimë se çfarë ndodh me stomakun tonë nëse pimë kafe në mëngjes plotësisht të agjëruar.

Së pari, HealthLine argumenton se fillimi i ditës duke pirë kafe nuk është aspak një gjë e keqe! Me sa duket, kafeja mund t’ju përmirësojë humorin dhe t’ju zgjojë mendjen, dhe nëse nuk shtoni qumësht dhe sheqer, mund t’ju ndihmojë gjithashtu të humbni peshë. Gjithashtu, mund t’ju mbrojë nga diabeti, por edhe nga Alzheimer!

Mirëpo, shumë dëgjohet edhe për pirjen e kafesë me stomakun bosh dhe se sa e dëmshme mund të jetë ajo, dhe ndoshta në fund të fundit nuk duket të jetë e vërtetë. Ka pak lidhje shkencore midis kafesë dhe problemeve të sistemit të tretjes, pavarësisht nëse e pini atë me stomakun bosh apo jo.

Në thelb, pretendohet se pirja e kafesë me stomak bosh ose plot shkakton të njëjtat simptoma. Nuk ka prova të mjaftueshme se pirja e kafesë me stomakun bosh shkakton probleme të tjera.

Më në fund, duket se një përqindje e vogël e njerëzve janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj kafesë dhe përjetojnë rregullisht urth, të vjella ose dispepsi, shpeshtësia dhe ashpërsia e këtyre simptomave mbeten konstante pavarësisht nëse e pinë atë me stomakun bosh apo me ushqim.

Sigurisht, për shkak se çdo person është unik, duhet të shohë atë që i shkon më shumë dhe të “dëgjojë” trupin e tij dhe nëse e sheh të nevojshme të kontaktojë një nutricionist.

Thyerja e “Matrix”, çfarë deklaronte Nuredin Dumani dy vite më parë

Një operacion ndërkombëtar, i udhëhequr nga autoritetet e Francës, Holandës, Gjermanisë, Italisë, Lituanisë dhe Spanjës, ka çuar në zbërthimin e aplikacionit të koduar “Matrix”, i përdorur gjerësisht nga kriminelët për aktivitetet e tyre të paligjshme.

Aplikacioni Matrix ishte një nga më komleksët në treg me një siguri të lartë të mesazheve që shkëmbëheshin. Por pas 8 viteve operimi në treg, Europol njoftoi këtë të martë se aplikacioni është thyer dhe janë marrë rreth 2.3 mln mesazhe që janë shkëmbyer mes 8 mijë pëdoruesve, në 33 gjuhë.

Por Matrix nuk është një platformë e panjohur për autoritetet shqiptare, vrasësi me pagesë Nuredin Dumani, deklaroi në dëshminë e tij pas arrestimit në vitin 2022, se ishte kontaktuar në këtë aplikacion nga Suel Çela, i cili i dha kontaktin e një mikut të vet që kërkonte vrasjen e pronarit të shkollës Wilson në Tiranë.

Në dëshminë e tij Dumani trgon si aplikacioni përdorej gjerësisht për porositjen e vrasjeve me pagesë.

ÇFARË DEKLARON DUMANI NË 2022

Gjatë komunikimit që kam pasur me Suel Çelën në Matrix më dha një kontakt të një mikut të vet, që ishte i interesuar për eliminimin e pronarit të shkollës Wilson. Më dha kontaktin e këtij personi dhe me këtë person fola disa ditë dhe më kërkoi eliminimin e pronarit të shkollës Wilson për shumën 150.000 Euro. Më kishte dërguar disa foto, garazhin e banesës (i cili ishte me hyrje dhe dalje të ndryshme), në zonën e Bllokut, foton e personit që kishte shkollën, foto ku ishte së bashku me gruan dhe djalin e tij në një restorant. Unë fillimisht që të kryeja këtë punë i kërkova 200.000 Euro. Ai më ofroi shumën prej 150.000 Euro. Këtë person nuk e kam parë asnjëherë dhe nuk e njoh dot. Në telefon regjistrova vetëm numrin e kontaktit të tij. Për këtë vrasje unë kontaktova Henrik Hoxhaj (Rikun) dhe shokun e Rikut që thirrej nipçja dhe për të cilin kam dhënë shpjegime edhe më parë. I thashë Rikut që do ti jepja 100.000 Euro që të kryente këtë punë. Me Rikun kontaktova në telefon me aplikacionin “Matrix”. Rikun në Matrix e kam regjistruar kusho. Riku pranoi dhe unë i dhashë atij fotografinë e personit si dhe të ambienteve që mi kishte dërguar i interesuari për të realizuar vrasjen. Henriku më ka treguar se pronari i shkollës Wilson e pinte kafen zakonisht te lokali përballë garazhit. Gjithashtu, Riku më ka thënë se ndjekjen e pronarit të shkollës Wilson e ka bërë edhe …………. që ka lokalin në …….., duke informuar Henrikun për lëvizjet e tij pasi banesa e tij ishte afër me lokalin e ………… Riku ka ardhur në Kosovë me një makinë Wolksvagen Passat ose Pheiton dhe në bisedë me të i thashë për objektin që duhej të vriste si dhe i dhashë një armë skorpions 7.65 mm të cilën e mbaja vetë. Mbaj mend që Riku ka ardhur edhe një herë tjetër dhe më ka takuar në Kosovë ku ishte së bashku me nipçen. Kur ka ardhur me nipçen Rikut i kam dhënë edhe një pistoletë. Organizimin e vrasjes së këtij personi e ka bërë Riku.

Gjatë kohës që unë isha në Kosovë, kam komunikuar me Rikun nëpërmjet telefonit, i cili më kërkoi një automjet për të realizuar atentatin ndaj pronarit të shkollës Wilson. Për këtë unë i kam shkruar …………………, të cilit i kërkova një automjet për punë (atentate) …Makina ishte Golf 4, ngjyrë blu e errët. Këtë makinë Riku e ka marrë dhe e ka sjellë në Tiranë dhe më ka thënë se është në një garazh por se di se ku. Në dijeninë time kjo makinë nuk është përdorur për punë nga Riku. Pagesën për këtë makinë ia ka bërë Riku personit i cili ka dalë me një Jep Cheroke blind. Riku më ka treguar se, kur ka shkuar të marrë makinën e kanë pritur dy persona, ku njëri prej tyre e ka nxjerrë makinë 30 metra larg nga blindi dhe më pas kanë qëndruar të dy në makinën e blinduar duke pritur mbërritjen e Rikut, “nipçes”… Sipas Rikut njëri nga personat në blind ka qenë trup i mbushur dhe qeros. Ditën e ngjarjes Riku komunikoi me mua në Matrix dhe me tha “kusho lëre se u fëlliqëm”. Riku më tha se i ishte bllokuar arma. Sipas Rikut në drejtim të objektivit ka qëlluar nipçja. Nuk e di se çfarë makine kanë përdorur për të vajtur apo për tu larguar nga ngjarja. Pas ngjarjes i shkrova kontaktit që më dha Suel Çela dhe i thashë me fal se dështuam. Ky personi me tha se e kishte marrë vesh dhe më tha të jenë mirë çunat. Fola dhe me Suelin për këtë por e trajtuam si me shaka, pasi ai ishte i kujdesshëm në bisedë. Për këtë porosi Henriku ka marrë 10.000 Euro kapar. Personi i cili ishte i interesuar dhe që ma kishte dhënë Sueli, më tha nxirr dikë te një qendër tregëtare të marri kaparin prej 10.000 Euro. Më pas unë komunikova me Rikun të cilit i thashë të shkonte te parkingu i qendrës që të merrte 10.000 Euro. Henriku më ka thënë se ka shkuar me një makinë ML dhe kur ka qenë te parking e kam thënë të presi në makinë, më pas i ka shkuar te xhami një person që i ka dhënë porosinë prej 10.000 Euro. Edhe pse puna nuk u krye nuk e kemi kthyer shumën prej 10.000 Euro”.

Sulmi në veri të Kosovës, Vuçiç: Nëse shpërthimi është kryer nga autorë me kombësi serbe, do të arrestohen në sekondë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, foli sot sërish lidhur me shpërthimin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok mbrëmjen e 29 nëntorit.

 

Për këtë shpërthim kryeministri Albin Kurti ka drejtuar gishtin nga Serbia.

Ndërkaq Vuçiç tha sot për gazetarët në Beograd se Serbia është e gatshme të bashkëpunojë në kryerjen e një hetimi me të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe institucionet sa i përket shpërthimit në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, në Zubin Potok të Kosovës.

“Nëse [shpërthimi] është kryer nga ndokush që është i kombësisë serbe, dhe ai është në territorin nën të cilin ka kontroll efektiv Serbia, ai do të ndalohet dhe arrestohet në sekondë. Deri më tani, nuk kemi informacione të tilla”, tha Vuçiç për gazetarët në Beograd.

Vuçiç tha se më pak e rëndësishmja është se kush është autori, dhe më e rëndësishmja është se kush qëndron pas shpërthimit, duke hedhur poshtë mundësinë që prapa kësaj të jetë Rusia.

Shpërthimi ndodhi më 29 nëntor në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut – komunë me shumicë serbe në veri të vendit.

Policia e Kosovës ka thënë se sulmi është kryer me lëndë shpërthyese deri në 20 kilogramë.

Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Banka Botërore “shuplakë” Shqipërisë: Cilësi e dobët e Arsimit të Lartë, kurrikula të vjetra, larg kërkesave të tregut të punës

Cilësia e dobët e arsimit të lartë, kurrikulat e vjetëruara dhe mospërputhja e tyre me tregun e punës janë disa nga arsyet e “largimit të trurit” nga Shqipëria.

Në këtë përfundim ka dalë edhe raporti i Bankës Botërore kushtuar arsimit të lartë, si një nga sektorët që ndikon në rritjen ekonomike të vendit. Drejtues të Bankës Botërore në Shqipëri rekomandojnë se vetëm kthimi i arsimit të lartë në prioritet do të mund ta ndryshonte situatën në vend: “Pavarësisht se në Shqipëri ka rritje të numrit të studentëve që marrin dije profesionale, sërish vihet re një disbalancë nga një degë në një degë tjetër studimi. Studentët duhet të jenë më të përgatitur për t’iu përshtatur kërkesave të tregut të punës. Duke investuar në arsimin e lartë, në kurrikula, në infrastrukturë e shkencë do t’i sjellim universitetet më pranë tregut të punës”.

Edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë të njëjtat problematika si Shqipëria në arsimin e lartë. Nga raporti rezulton se cilësia e tyre nuk arrin mesataren 9  nga 100 që është vlerësimi maksimal. Për shkak të nivelit të dobët, universitetet shqiptare dhe ato të rajonit nuk bëjnë pjesë në renditjen e 500 universiteteve më të mira në Europë dhe Azinë Qendrore.

Përjashtim nga vendet e Ballkanit bëjnë universitetet e Serbisë. Sipas Bankës Botërore, Serbia kryeson në rajon me 22,6 pikë, një mesatare e përafërt me atë të vendeve të Bashkimit Europian.

Ndërkohë, drejtues të Ministrisë së Arsimit kanë renditur reformat që sipas tyre po ndërmerren për të ndryshuar arsimin e lartë në vend. Më herët, biznesi dhe ekspertë të arsimit kanë shprehur nevojën e përshtatjes së kurrikulave të Univeristeteve me tregun e punës, pasi aftësitë e të diplomuarve nuk janë në nivelet që kërkojnë punëdhënësit.

Ndërkohë, as në 2025 qeveria nuk do të përmbushë një nga premtimet e saj për rritjen e buxhetit të arsimit në 5% të prodhimit të brendshëm bruto. Arsimi nuk do të marrë më shumë se 2,36% të PBB, ku 18,4 miliardë lekë është buxheti për universitetet dhe vetëm 0,06% për kërkimin shkencor. /A2 CNN

Shpallet gjendja e jashtëzakonshme ushtarake, helikopterët fluturojnë mbi Parlament! Çfarë po ndodh në Korenë e Jugut

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake, duke akuzuar opozitën për komplot për një “kryengritje” dhe “përpjekje për të përmbysur demokracinë e lirë” në vend, siç raportohet nga New York Times.

 

Përveç pranisë së madhe të policisë jashtë parlamentit të Koresë së Jugut , shihen edhe helikopterët që fluturojnë mbi institucionin e parlamentit.

Disa helikopterë janë ulur në çatinë e parlamentit, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Në një fjalim televiziv kombëtar, Presidenti Yoon denoncoi opozitën për përdorimin e shumicës së saj në Asamblenë Kombëtare për të fajësuar anëtarët e kabinetit të tij dhe për të bllokuar kalimin e planeve buxhetore të qeverisë së tij. Kjo, tha ai, ka “paralizuar administratën”.

Yoon tha më tej, “Asambleja Kombëtare, e cila duhet të ishte themeli i demokracisë së lirë, është bërë një përbindësh që e shkatërron atë”.

Projektvendimi i Bashkisë Vlorë, 831 hektarë tokë do t’i kalojnë privatit për parqe fotovoltaike/ Nika: I pakonsultuar, qyteti nuk është vetëm i ‘socialistëve’

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, me anë të një projektvendimi që i ka paraqitur për miratim Këshillit Bashkiak kërkon që t’i kalojë disa kompanive private një sipërfaqe toke prej 831 hektarë.

Sipas projektvendimit, sipërfaqja e tokës është në zonën Shashicë-Gumenicë dhe synohet t’u jepet me qira për 10 vjet subjekteve që janë interesuar pranë ministrisë për ta përdorur për veprimtari fotovoltaike dhe eolike.

Në dokumentin e siguruar nga Gjurmon.al që mban datën 20 Nëntor 2024, citohet se fillimisht këto sipërfaqe toke kanë qenë më parë në pronësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisi dhe tashmë janë bërë pronë e Bashkisë Vlorë.

Sipërfaqja e tokës në malin e Shashicës është e ndarë në disa pjesë dhe do të jepet për veprimtari fotovoltaike sipas Raportit “Mbi studimin tekniko-ekonomik për veprimtari fotovoltaike”.

Afati i dhënies me qira propozohet të jetë deri në 10 vjet me të drejtë rinovimi për aq kohë sa është përdorimi i veprimtarisë së kërkuar kur subjekti paguan qiranë vjetore”, citohet në projektvendim.

Sa i përket vlerës së qirasë bashkia nuk përcakton shumën që do të përfitojë institucioni, por i referohet vendimit 559 të vitit 2022 “Për përcaktimin e çmimeve dhe tarifave për dhënien në shfrytëzim/përdorim të Fondit Pyjor Kombëtar, për veprimtari ekonomike, si dhe për prodhimet drusore dhe jo drusore”.

Referuar kontratave të mëparshme në institucione të ngjashme, mos përcaktimi i saktë i vlerës që do të përfitojë institucioni ka lënë vend për abuzim.

Bashkia nuk bën transparencë

Projektvendimi i depozituar nga Bashkia Vlorë në Këshillin Bashkiak është siguruar në rrugë jozyrtare, pasi në kërkon në faqen e internetit të këtij institucioni nuk ka asnjë informacion.

Pavarësisht se ligji detyron këtë institucion që të publikojë të gjitha mbledhjet e Këshillit Bashkiak, të publikojë projektvendimet, vendimet dhe procesverbalet e këtij organi, në faqen zyrtare nuk gjendet asgjë.

Bashkia Vlorë prej javësh nuk publikon më asnjë në faqen zyrtare të saj, ku informacionet e fundit lidhen me mbledhje të Këshillit Bashkiak në muajin korrik apo projektvendime dhe vendime që datojnë në shtator.

Opozita kundër: Vlora nuk është e disa “socialistëve”

Një prej këshilltarëve bashkiak ka dalë hapur kundër këtij projektvendimi, duke e quajtur abuzim dhe të pakonsultuar. Gjergji Nika në një shënim në mediat sociale, ngre disa pyetje lidhur me këtë lëvizje të Bashkisë Vlorë.

Me çfarë tagri bashkia do të administrojë e shpërndajë si t’i dojë pronat e qytetit të Vlorës, kur asetet e bashkisë i ka Këshilli Bashkiak? Normalisht që jemi pro investimeve, por cilido investitor shfaq interes, projektet apo propozimet i paraqet në bashki dhe bashkia i sjell në Këshillin Bashkiak për diskutim e miratim!  Pse nxiton kryetari i bashkisë?  Mos vallë për të realizuar këto projekte ka ardhur? Përse vijnë në Vlorë?”, pyet Nika.

Këshilltari Bashkiak vijon më tej ku kërkon nga kolegët e tij socialistë që të votojnë kundër këtij projektvendimi. “Nëse duan që të qarkullojnë me kokën lart në qytet e pa ndjerë turp përpara bashkëqytetarëve të tyre nuk duhet ta miratojnë!  Vlora nuk është vetëm e disa “socialistëve” që nuk janë as nga Vlora. Vlora është e vlonjatëve dhe e gjithë Shqipërisë! E fëmijëve tanë!”, shton ai.

Gjurmon.al do ta ndjek me interes këtë çështje dhe pavarësisht bunkerizimit të institucionit do t’i ofrojë publikut informacione të bollshme për çdo hapë që do të ndërmerret nga Bashkia Vlorë.