19.5 C
Tirana
E martë, 6 Maj, 2025

Basha i përgjigjet sulmit të Ramës: Për turpin e tij tregohet me gisht si kryeministri me mandat krimi me sekser Çyrben

Kreu i PD-Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, i është përgjigjur deklaratave të Edi Ramës, duke thënë se për turpin e tij sot në mbarë botën tregohet me gisht si kryeministri me mandat krimi në Durrës, me sekser Jurgis Çyrben.

Sipas Bashës, Rama është përgjegjës për kapjen e institucioneve shtetërore dhe bashkëpunimin me elemente kriminale për përfitime personale. Ai përmendi skandalet e inceneratorëve, pastrimin e parave në ndërtimin e kullave shumëkatëshe, dhe lidhjet e zyrtarëve të lartë me veprimtari të paligjshme.

Basha theksoi se keqqeverisja e Ramës ka ndikuar drejtpërdrejt në përkeqësimin e kushteve të jetesës së shqiptarëve, të cilët po largohen masivisht nga vendi në kërkim të një jete më të mirë.

REAGIM I LULZIM BASHËS, KREU I DEMOKRATËVE EUROATALNTIKË

Ai që nuk vjedh, ai që nuk bashkëpunon me krimin, ai që nuk arrin deri aty sa të korruptojë edhe shefin e FBI-së të partnerit tonë strategjik, fle sipas Edi Ramës.

Për turpin e tij sot në mbarë botën tregohet me gisht si kryeministri me mandat krimi në Durrës, me sekser Jurgis Çyrben.

Kryebashkiaku i tij i pagjumë për të vjedhur me inceneratorë e 5D, pastron paratë e krimit në kullat shumëkatëshe të Tiranës. Ky nuk është problem për Edi Ramën, sepse ai qëndron prapa tij.

Zëvendëskryeministri në arrati i pandehur për korrupsion, nuk është shqetësimi i Edi Ramë, sepse gjithçka është bërë me dijeninë e tij.

Krimi në pushtet e pushteti në shërbim të krimit nuk është problemi i Edi Ramës, sepse gjithçka është bërë me urdhrat e tij.

Një e nga e një e gjithë qeveria i ka shkuar në burg, sepse kanë vjedhur paratë e shqiptarëve, sepse kanë bashkëpunuar me krimin dhe ky si gjeli majë plehut krekoset për arritjet imagjinare.

Shqiptarët janë të parët si azilkërkues nga një vend që nuk është në luftë, pensionistët kanë pensionet më të ulëta në rajon, qytetarët paguajnë 60% të shpenzimeve për shëndetësinë “falas” nga xhepi i tyre, e kjo qeveri u rimburson ilaçe pa asnjë efekt për trajtimin e sëmundjeve, vendi ynë ka çmimet më larta dhe pagat më të ulëta në Europë. Ky është realiti që rëndon sot mbi shqiptarët.

E ndërsa nuk i mashtron dot më shqiptarët, vjen vërdallë nëpër botë për t’u folur atyre të cilët duhet të mbajnë me para edhe familjen në Shqipëri për shkak të keqqeverisjes së tij.

Propaganda dhe shfaqjet e kushtueshme nëpër botë nuk i mbushin xhepat e shqiptarëve, por i varfërojnë edhe më tej ato.

Makina përplas motorin ku po udhëtonin dy 14-vjeçarë, të miturit transportohen në spital

Dy të mitur kanë mbetur të plagosur në një aksident në Shkodër. Policia thotë se ngjarja u regjistruar në aksin Shkodër – Hani i Hotit, ku makina e drejtuar nga një 21 vjeçar përplasi motorin ku po udhëtonin dy 14-vjeçare.

 

“Në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit” automjeti me drejtues shtetasin A. P., 21 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues një të mitur 14-vjeçar.

Si pasojë janë dëmtuar dy të mitur 14-vjeçarë, që po lëviznin me motomjet, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Goditet një spital ku po vaksinoheshin fëmijët në Gaza, Izraeli mohon sulmin

Zyrtarët palestinezë thonë se Izraeli sulmoi me dron një klinikë në Gazën veriore, ku fëmijët po vaksinoheshin për poliomielitin, duke plagosur gjashtë persona, përfshirë katër fëmijë. Por, ushtria izraelite e mohon këtë.

Sulmi i supozuar ndodhi të shtunën në Gazën veriore, e cila ka qenë e rrethuar nga forcat izraelite dhe kryesisht e izoluar vitin e kaluar. Izraeli ka kryer një tjetër ofensivë atje gjatë javëve të fundit që ka vrarë qindra njerëz dhe ka zhvendosur dhjetëra mijëra, raporton AP.

Forcat izraelite kanë sulmuar vazhdimisht spitalet në Gaza gjatë rrjedhës së luftës, duke thënë se Hamasi i përdor ato për qëllime militante, akuza të mohuara nga zyrtarët palestinezë të shëndetësisë.

Dr. Munir al-Boursh, drejtor i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, ka thënë për Associated Press se ushtria izraelite goditi klinikën Sheikh Radëan në qytetin e Gazës të shtunën herët pasdite, vetëm pak minuta pasi një delegacion i Kombeve të Bashkuara u largua nga objekti.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe agjencia e OKB-së për fëmijë, e njohur si UNICEF, të cilat së bashku po kryejnë fushatën e vaksinimit ndaj poliomielitit, shprehën shqetësimin për sulmin e raportuar.

Rekord historik në La Liga, njihuni me sulmuesin që ka shënuar më shumë gola si zëvendësues

Sulmuesi i Gironës, Kristian Stuani ka vendosur një rekord në La Liga, duke u bërë lojtari që ka shënuar më shumë gola si zëvendësues në gjithë historinë e kampionatit elitar spanjoll.

Me golin e shënuar ditën e sotme ndaj Leganes, 38-vjeçari uruguaian, parakaloi Julio Salinas që kishte shënuar 28 gola si zëvendësues, ndërkohë që Stuani mban vendin e parë me 29 gola.

11 golat e fundit të Stuanit (4 nga 4 aktivizime këtë sezon) në La Liga janë shënuar nga stoli.

Tre frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm mund të ndihmojë në kontrollin e oreksit gjatë ditës, duke parandaluar mbingrënien ose zgjedhjet e gabuara ushqimore më vonë.

 

Tri nga alternativat më të mira të mëngjesit janë këto fruta:

Mollët: Energjia dhe Mbështetja e Sistemit Imunitar Mollët janë një zgjedhje ideale për mëngjes, jo vetëm për shkak të shijes së tyre të këndshme por edhe për përfitimet shëndetësore që ofrojnë. Ato janë të pasura me fibra, të cilat ndihmojnë në kontrollin e oreksit dhe parandalojnë zgjedhjet e keqija ushqimore gjatë ditës. Mollët gjithashtu përmbajnë një flavanoid të quajtur quercetin, i cili ka veti antivirale dhe antibakteriale, duke ndihmuar në forcimin e sistemit imunitar.

Portokallë: Vitaminë C dhe Shëndeti i Zemrës Portokajt janë burime të shkëlqyera të vitaminës C, e cila është thelbësore për imunitetin dhe shëndetin e zemrës. Gjithashtu, këto fruta ofrojnë një sasi të mirë të fibrave dhe kaliumit, duke ndihmuar në mbajtjen e një tensioni të shëndetshëm të gjakut. Antioksidantët dhe fitonutrientët që gjenden në portokajt kanë veti antinflamatore dhe detoksifikuese, të cilat janë të dobishme për të parandaluar sëmundje kronike.

Kivi: Hidratim dhe Fibra Kivi, edhe pse më pak i njohur se mollët dhe portokalli, është një frut fantastik për mëngjesin. Ky frut është i pasur me vitaminë C, e cila është jetike për forcimin e imunitetit. Gjithashtu, kivi ofron një sasi të mirë të fibrave, të cilat janë të dobishme për tretjen dhe ndihmojnë në rritjen e ndjesisë së ngopjes. Përmbajtja e lartë e ujit në kivi gjithashtu kontribuon në hidratimin e trupit, i cili është veçanërisht i rëndësishëm në mëngjes pas një periudhe të gjatë pa ujë gjatë natës.

Këto tri fruta – mollët, portokajt dhe kivi – ofrojnë një kombinim të shkëlqyeshëm të shijes, energjisë dhe përfitimeve shëndetësore për të filluar ditën tuaj. Një mëngjes i pasur me këto fruta jo vetëm që ndihmon në një ditë të fortë përpara por edhe kontribuon në një rutinë më të shëndetshme ushqimore në afat të gjatë, duke ulur rrezikun e sëmundjeve kronike si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

“Reformën në drejtësi e solli PS”- Bamir Topi: Kjo është megalomani, vetëm një fuqi madhore mund ta bënte politikën shqiptare të votonte

Ish-presidenti Bamir Topi komentoi në emisionin “Kjo Javë” në News 24 deklaratën që kryeministri Rama bëri pak ditë më parë në “Opinionin” për reformën në drejtësi.

Rama u zotua se reformën në drejtësi e solli vetëm Partia Socialiste dhe jo SHBA.

Lidhur me këtë, ish-presidenti tha se kjo deklaratë është absurditet, duke theksuar se vetëm një fuqi madhore si SHBA mund të bënte bashkë politikanët e Shqipërisë për reformën në drejtësi.

“Një absurditet, vetëm një fuqi madhore mund të bëjë bashkë politikanët e Shqipërisë. Përfytyroni se çfarë klime do ti bënte bashkë këta, këta nuk janë bashkë as në ceremoni, është një deklaratë e dëmshme e tepruar dhe aspak fisnike.

Njeriu duhet të dije se sa i ka kapacitete. Bëhet megaloman dhe harron pastaj. Kur arsyeja errësohet nga pushteti çdo fjalë që del nga goja është e dyshimtë”, tha Topi.

Ish-presidenti tha ndër të tjera se ka ardhur koha që ne Shqipëri të ndryshojë elita politike, pasi këto elita kanë krijuar situata traumatike në vendin tonë:

“Do thoja që domosdoshmërisht në Shqipëri duhet të kishte ndryshim dhe rotacion të elitave politike, këto elita kanë krijuar situata traumatike në Shqipëri. Situata në Shqipëri është bipolare…çdo njeri që te tenton të jetë i suksesshëm politik ndeshet përballë një muri që është ndërtuar në mënyrë të posaçme nga dy partitë kryesore”.

Degradimi i pushtetit nëpërmjet simbolikës së “Fermës së kafshëve”

Nga Agim Baçi

“Kur shoqëria nis të mos kundërshtojë më asgjë, madje edhe kur ndaj tyre bëhen padrejtësi të hapura nga të zgjedhurit prej tyre, atëherë shumica futet në tunelin e pesimizmit, çka i bën të besojnë se sistemi ku jetojnë është i mirë dhe se nuk ka alternativë tjetër”, shprehej Xhorxh Oruell për librin e tij aq të debatuar, si në kohën e botimit e në ditët e sotme, “Ferma e kafshëve”. Ai nuk e fshehu faktin se përmes atij romani synonte të shpjegonte degradimin e pushtetit të Leninit dhe Stalinit dhe të theksonte se revolucionet mund të sjellin një të mirë vetëm nëse qytetarët bëhen të vetëdijshëm të kërkojnë të vërtetën dhe të mos lejojnë gënjeshtrën të marrë pushtetin. Është i njohur fakti se gjatë Luftës së Ftohtë librat e Oruellit u kthyen në etalon shpjegues për sistemet që kishin devijuar nga premtimet gjatë revolucionit, nga lëvizjet popullore, e që ishin shndërruar në diktaturën e pakicës mbi shumicën, edhe pse thuajse gjithçka kryhej “në emër të popullit”. Në këtë kuptim “Ferma e kafshëve” dhe romani tjetër i Oruellit, “1984”, u kthyen në një guidë për këdo që kërkonte të njihte mekanizmin denatyrues dhe dehumanzues të shoqërive nën diktaturë.
Por, në fakt, a mund ta lexojmë edhe sot me endje romanin “Ferma e kafshëve”? Çfarë e bën këtë libër kaq të debatueshëm edhe sot?
Në libër, veç shpjegimit të shmangies nga qëllimi fillestar të klasave që u instaluan pas revolucioneve, vihet theksi në raportin mes dy vullneteve – vullnetit për pushtet dhe vullnetit për nënshtrim. Natyrshëm shqetësues nuk është vullneti për pushtet. Ajo që mbetet me një rëndësi të jashtëzakonshme është raporti me nënshtrimin. Dhe nënshtrimi nuk është një fenomen veç i diktaturave. Madje, në shoqëritë e sotme të spektaklit, ku komunikimi i ka dhënë të gjithëve mundësinë të debatojnë, manipulimi është kthyer në diktaturën e re – një diktaturë e vështirë për t’u kuptuar pasi manipulimi zëvendëson mjeshtërit realitetin, duke i dhënë qytetarëve idenë se ata janë pjesmarrës në vendime të qeverisjes.
Historiani dhe filozofi izraelit i diplomuar në Oxford, Noah Harari, shprehet se qytetarët kanë frikë në jetën e tyre nga mungesa e qëllimeve ndaj dhe shpesh kanë dëshirë të gënjehen. Nga ana tjetër mungesa e qëllimeve i bën shumicën e qytetarëve banorë të “tregut të vëmendjes”, siç është bota e komunikimit online, duke i futur shoqëritë në kurthin e mendimit se ata arrijnë t’i thonë gjërat, madje edhe të besojnë se edhe mendimi i tyre është i rëndësishëm për ata që drejtojnë. Ndaj dhe sondazhet kthehen në një instrument të rëndësishëm për të gjetur rrugët që garantojnë shumicën e qytetarëve që protestat dhe mendimet e tyre t’i thonë pas ekranit të kompiuterave dhe të besojnë se me kaq kanë bërë detyrën e tyre. Profesori i komunikimit Matthew Hindman, i George Washington University School of Media and Public Affairs, në librin e tij “Kurthi i internetit”, ka shpjeguar pikërisht frikën nga një orientim publik prej politikës larg interesave të vërteta të publikut. Ndërkohë, historiani britanik Mark Mazouer e konsideron këtë komunikim si një inkurajim të gjetjes së rrugëve të kënaqësisë duke e konsideruar demokracinë një përpëlitje mes zhgënjimit dhe durimit. Për Mazouer, “populizmi është gjendja natyrore e politikës demokratike”. Pra, thënë më hapur, format e sotme të komunikimit krijojnë një mirazh lidhur me fuqinë që kanë qytetrët përballë qeverive, ndërkohë që në të vërtetë thjesht kanë lundruar në tregun virtual që iu është sugjeruar për debat, pa prekur aspak thelbin e problemeve, e aq më pak të jenë në gjendje vendosin rregulla të qarta në dobi të fuqisë së qytetarëve në demokraci.
Pikërisht ky vullnet për nënshtrim që ka prodhuar komunikimi masiv, i kthen romanet e Oruellit në një guidë të rëndësishme për njohje, pasi vullneti i pushtetit është një proces gjithnjë e më pak i kontrollueshëm. Për Oruellin, në librin “Ferma e kafshëve” e keqja nis pikërisht kur kafshët hezitojnë të kërkojnë llogari se përse ndryshuan rregullat e revolucionit, ndërkohë që Napoleoni (derri që qeveris fermën) nis të ndryshojë jo vetëm rregullat, por edhe himnin që i frymëzoi ato – pra thelbin kulturor të shoqërisë. Ky rrugëtim i heshtjes përballë të vërtetave është edhe rruga e humbjes së identitetit, duke i hapur rrugë qeverive që më pas shpenzojnë në favor të kënaqësive si mirazh e jo si realitet.

Fati i demokracisë në duart e gjykatave superiore të Shqipërisë!

Nga Azgan Haklaj

Gjykata Kushtetuese përmes drejtorisë gjyqsore dhe të legjislacionit ka dhënë lajmin se ka vendosur me dt 26- të nëntor shqyrtimin më në fund në seancë plenare publike të kërkesës së shumë subjekteve politike për shfuqizimin e ligjit për kodin zgjedhor të vitit 2008-të si dhe atij të vitit 2024 si të papajtueshëm me kushtetutën e vendit
Për thjeshtëzim të nocioneve konstitucionale për lexuesin bëhet fjalë për dy ujdi të hapta parlamentare Berisha-Rama që pamundësojnë barazinë e votës dhe krijimin e koalicioneve politike parazgjedhore.
Po ashtu “thembra e Akilit” e kësaj ujdie janë listat e mbyllura partiake, ç’ka e atrofizon konkurimin, meritokracinë, zhvleftëson dhe tjetërson votën e qytetarëve dhe vulos autokracinë e kryetarëve.
Demokratët euro-atlantikë vijimësisht kanë insistuar që ky ligj të ndryshohet dhe listat të jenë të
hapura, sikundër Shqipëria të mos copëzohet në parcela politike të lidhura me interesat okulte Berisha -Rama por të jetë një zonë elektorale ku vota e qytetarëve të përkthehet në besim politik pikërisht për kandidatin që fiton në garë, prandaj disa deputet euroatlantikë të mbështetur nga disa parti politike të Harkut Opozitar Euro-Atlantik kanë bërë ankimimin në Gjykatën Kushtetuese.
Në fakt këtu nuk ka vend për interpretim juridik pasi prevalon ai logjik por dyshja që ka marrë me ujdi peng demokracinë ka shpikur këtë amalgamë juridike vetëm për të zgjatur mbretërimin e tyre politik dhe mbijetesën e bipolarizmit në jetën politike shqiptare.
Ishte ky shkak që në mënyrë arbitrare një treshe gjyqtarësh të Gjykatës së Apelit në kundërshtim me vendimin e dhënë nga Gjykata e Lartë i grabiti emrin, siglat dhe vulën PD-së duke ia kaluar në paligjshmëri të plotë foltores së Sali Berishës, një organizate të paliçensuar juridikisht që organizmat e vetë i kishte krijuar në stadiume futbolli në kundërshtim me statutin e normat e brendshme të sanksionuara të PD-së, me falsifikime formularësh e vulash.
Vendimi i gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit e theksoj në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Lartë rrezoi hierarkinë gjyqsore elektorale të zgjedhjeve të 14- majit të vitit 2023 dhe delegjitimoj krejt proçesin.
Demokratët euro-atlantikë ndonëse të
dëmtuar nuk mësynë sheshet e akset rrugore, as nuk morën molotovin e tritolin por në respekt të parimeve që i dominojnë ju drejtuan Gjykatës së Lartë me rekurs ligjor dhe Gjykatës Kushtetuese me ankimim.
Ky është principi bazë i demokratëve euro-atlantikë zbatimi i ligjit dhe vendimit të gjykatave të vendit, si dhe degjimi me urtësi i sugjerimeve të aleatëve dhe jo rruga sharlatane e kryengritjeve e komisioneve të tipit “Xhafa” siç veprojnë non gratat e Ndoc Rrokët e bandës së vjetër politike.
Në këto kushte Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese kanë momentin e jetës dhe ekzistencës së tyre si gardianë të paekuivok të ligjit dhe kushtetutës të tregojnë jo vetëm përgjegjshmëri e kompetencë ligjore por të çelin përfundimisht rrugën e frymëmarrjes pluralizmit dhe demokracisë së plagosur në grahmat e fundit dramatike.
Nëse përsonalisht ne kemi qënë përkrahës pa kushte të drejtësisë së re kjo nuk presupozon që këtë ta shijojmë vetëm nga frytet e lavdërueshme të SPAK-ut dhe GJKKO-së por në tërësinë e hallkave të gjyqsorit në vend.
Reforma në drejtësi duhet të funksionojë në mënyrë të drejtë dhe kapilare, përndryshe dhe Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme janë
të destinuara jo vetëm të impresionohen e të intimidohen por dhe të mbeten vetëm përballë kastës malinjë të politikës së vjetër.
Unë e kuptoj se nga vetë përbërja e interesat politike e institucionale në gjykatat superiore ka edhe persona që tentojnë të mbrojnë “mirëbërësit” e tyre por ju siguroj se është rasti i fundit që shumica duhet të dalë përmbi interesat meskine dhe të deshmojnë së paku nivel profesional juridik.
Kjo do të ngrinte jo vetëm nivelin e tyre të besueshmërisë kombëtare e euroatlantike në nivelin e SPAK-ut por do i bënin një sherbim të çmuar demokracisë, shtetit të së drejtës, stabilitetit dhe integrimit të vendit.
Në të kundërt ato do marrin nominacionin pezhorativ që kanë pasur gjykatat e diktaturës, apo gjykatat e plepave që nuk bazohen në ligj por në interesat okulte politike të shefave.
Me besim në një gjykim të drejtë jo vetëm juridik por dhe human, në sherbim të
një demokracie të ngulfatur nga korrupsioni politik e ekonomik, ndihmuar nga segmente të rreziksheme të krimit të organizuar, nga ndërhyrje e sponsorizime të errta sllavo ruse për të na destabilizuar e mbyll apelin tim reflektiv.

Vdekja është kudo! Qëllimet e fshehta të Netanyahut, rritet frika se Izraeli planifikon të pushtojë tokën në Gaza

Izraeli ka forcuar rrethimin e Gazës veriore përballë paralajmërimeve nga OKB-ja dhe agjencitë e tjera të ndihmës se qindra mijëra jetë palestineze janë në rrezik, duke ngritur pikëpyetje nëse qëllimet përfundimtare të luftës të qeverisë Netanyahu përfshijnë zgjerimin territorial.

IDF thotë se po godet militantët e Hamasit, por dyshohet se Izraeli po zbaton një plan nga i cili ishte distancuar zyrtarisht, i njohur si “plani i gjeneralëve”.

Plani kishte për qëllim të shpopullonte veriun e Gazës duke u dhënë palestinezëve të bllokuar atje një mundësi për të evakuuar dhe më pas duke i trajtuar ata që qëndruan si luftëtarë, duke vendosur kështu një rrethim total.

Qeveria theksoi se plani nuk ishte miratuar, por disa ushtarë të IDF-së në Gaza si dhe grupet izraelite dhe palestineze të të drejtave të njeriut, thonë se plani po zbatohet në baza ditore, por me një ndryshim të madh: palestinezët në Gazën veriore nuk ishin duke u dhënë një shans real për t’u evakuuar. Ata janë të bllokuar.

“Është e pamundur për mua të largohem nga shtëpia ime sepse nuk dua të vdes atje. Ka shumë njerëz që kanë humbur jetën larg shtëpive të tyre, edhe në jug. Vdekja është kudo”, tha Ramadan, një 19-vjeçar në Beit Lahiya, familja e të cilit është zhvendosur shtatë herë gjatë luftës 13-mujore.

“Ka shumë të shtëna dhe të gjitha llojet e bombardimeve. Bombardohen tubimet, bombardohen strehimoret dhe bombardohen shkollat. Zona është e mbipopulluar, kështu që edhe një bombë e vogël vret dhe plagos shumë njerëz. Edhe nëse ka njerëz që duan të shkojnë në jug, nuk munden sepse nuk ka rrugë të sigurt”, vijoi Ramadan.

Trupat tokësore izraelite kanë rrethuar tre zona – Beit Lahiya, Beit Hanoun dhe kampin e refugjatëve Jabalia – në provincën veriore të Gazës, ku llogaritet të jenë rreth 75,000 njerëz. Por realiteti është se pothuajse të gjithë të bllokuarit në gjysmën veriore të Gazës nuk kanë shpëtim.

Philippe Lazzarini, kreu i agjencisë së ndihmës të OKB-së Unrwa, bëri thirrje urgjente për një armëpushim të menjëhershëm, qoftë edhe për disa orë, për të mundësuar kalim të sigurt humanitar për familjet që dëshirojnë të largohen nga zona dhe të shkojnë në vende më të sigurta”.

Por, nuk pati asnjë përgjigje nga autoritetet izraelite, qëndrimi zyrtar i të cilave është të mos merren me Unrwa (agjencia më e madhe e ndihmës në Gaza).

Ndihmat në veri të Gazës janë kufizuar shumë që nga fillimi i luftës më 7 tetor të vitit të kaluar. Sasia e ndihmave që hyjnë në të gjithë vendin kanë rënë në një nivel të ulët dhe pothuajse asgjë po arrin në veri.

Agjencia e Koordinimit të Çështjeve Humanitare të OKB-së, OCHA, raportoi se, që nga e enjtja asnjë furrë buke apo kuzhina publike në veri të Gazës nuk është funksionale dhe vetëm dy nga 20 pikat e shërbimit shëndetësor dhe dy spitale mbeten funksionale, megjithëse pjesërisht.

“Pa energji elektrike apo karburant të lejuar që nga 1 tetori, vetëm dy nga tetë puse uji në kampin e refugjatëve Jabalia mbeten funksionale, të dyja pjesërisht”, u shpreh OCHA.

Në një deklaratë të bërë ditën e djeshme, krerët e OCHA dhe 14 agjenci të tjera të OKB-së ngritën alarmin se zona ishte buzë një humnere.

“Situata në veri të Gazës është apokaliptike. E gjithë popullata palestineze në Gazën veriore është në rrezik të menjëhershëm për të vdekur nga sëmundjet, uria dhe dhuna”, thuhet në apel.

Objektet shëndetësore të mbetura brenda zonës së rrethuar, spitalet Kamal Adwan, al-Awda dhe indonezianë, janë shënjestruar. Vala e tretë e një fushate vaksinimi ndaj poliomielitit filloi të shtunën, por jo për fëmijët e bllokuar në atë zonë.

Javën e kaluar, Kamal Adwan u bastis nga IDF, mjekët e saj u arrestuan dhe më pas, pasi ushtarët u tërhoqën, spitali u bombardua, duke shkatërruar furnizimet e dorëzuara së fundmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Spitali Kamal Adwan është reduktuar nga një spital që ndihmon qindra pacientë, me dhjetëra punonjës shëndetësorë”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.

Situata nuk është më e mira në spitalin al-Awda. Mohammad Salha, drejtori i spitali tha se ka mungesë karburanti, ilaçesh, furnizimesh mjekësore dhe ushqimesh.

“Nuk ka ambulanca. Populli po i sjell të plagosurit nga fusha me gomarë dhe mbi supe. Disa po vdesin në rrugë sepse askush nuk mund të kujdeset për ta ose po i çojnë në rrugën e gabuar”, tha gjithashtu Salha.

Shtretërit në spitalet, maternitetet dhe pavijonet e tjera janë plot me pacientë të plagosur nga bombardimet dhe ka mbetur vetëm një kirurg. Al-Awda nuk ka asnjë njësi gjaku O-pozitive, O-negative, B-pozitive apo B-negative të mbetura, shtoi Salha, “kështu që nëse ndonjë rast ka nevojë për këto grupe gjaku, ata do të vdesin”.

“Plani i gjeneralëve” u paraqit si një mjet për të përdorur luftën e rrethimit dhe për të ushtruar presion mbi Hamasin për lirimin e pengjeve izraelitë. Gjenerali në pension Giora Eiland, argumentoi se rrethimi nuk ishte një krim lufte nëse civilët evakuoheshin fillimisht dhe se okupimi do të ishte i përkohshëm, si një mënyrë për të ushtruar presion të vërtetë mbi Hamasin.

“Po ta kuptonte Hamasi se moskthimi i pengjeve do të thotë humbje e 35% të territorit të rripit, do të kishte kompromentuar shumë kohë më parë”, shkroi Eiland.

Për ata që janë në kaos në veri të Gazës, kjo nuk duket si një masë kundër kryengritjes.

“Ata vrasin të gjithë njerëzit pa dallim, civil apo një luftëtar”, tha Ahlam al-Tlouli, një 33-vjeçar nga kampi Jabalia. Ai u shpreh se babai, njerka dhe motra e tij u vranë nga snajperët dhe vëllai i tij ishte zhdukur. “Ne kishim mundësi të shkonim në jug, por refuzuam sepse e dimë se bombardimet janë kudo dhe nuk ka vend të sigurt”, përfundoi 33-vjeçari.

Egërsia e asaj që po ndodh në Gazën veriore ka shtuar dyshimet se ka objektiva më të gjera në lojë. Idan Landau, profesor i gjuhësisë dhe komentator politik i Universitetit të Tel Avivit, shkroi në blogun e tij: Mos vdis budalla, se qëllimi përfundimtar i planit nuk është ushtarak, por politik – rivendosja e Gazës.

‘Nuk ka alternativë’: Ndalimi i Izraelit për shërbimet jetike të Unrwa do të jetë një katastrofë për Gazën./ “The Guardian”.

Ernest Muçi u mbyll gojën të gjithë kritikëve, vetëm Imobile shënon më shumë se shqiptari te Beshiktashi falë penalltive

Ernest Muçi ka treguar se nëse klubi i Beshiktashit do të vazhdojë t’i besojë, ai do të bëhet një protagonist i rëndësishëm në lojën ofensive të skuadrës. Dhe këtë e tregojnë vetë shifrat e sulmuesit shqiptar.

Ai shënoi në ndeshjen e dytë radhazi në kampionat, duke tundur rrjetën për t’i dhënë avantazhin Beshktashit në fundin e pjesës së parë të takimit që ekipi i tij më pas humbi me shifrat 3-1 ndaj Kasimpasha.

Ky ishte goli i tretë në këtë kampionat për Muçin, duke u bërë kështu përkrah Gedson Fernandes dhe Rafa Silva që kanë shënuar të njëjtin numër golash, golashënuesi i dytë më i mirë i kësaj skuadre, edhe pse ka luajtur 2 ndeshje më pak se këta të fundit gjatë edicionit dhe me minutazh më të reduktuar.

I vetmi futbollist që kalon Muçin sa i përket golave të shënuar është Çiro Imobile, i cili ka realizuar 8 të tillë deri tani. Por pesë nga këto gola kanë qenë me penallti, ndaj praktikisht, Muçi ka të njëjtën shifër golash me të, po të mos ishte për goditjet nga pika e bardhë.

Dhe sikur të mos mjaftojë kjo, ndryshe nga futbollistët e mësipërm që janë në kuotën zero, Muçi ka regjistruar edhe një asist. Ndaj ai ka bërë që të jenë shifrat ato që tregojnë se të gjithë kritikat ndaj tij kanë qenë të kota, pasi në sezonin aktual, është ndër lojtarët më rezultativ të kësaj skuadre në fazën ofensive në ndeshjet e kampionatit turk.