24.5 C
Tirana
E martë, 6 Maj, 2025

Ambasadorët shqiptarë, trampolina e Ramës për votat e Diasporës

18 ambasadorë të emëruar jashtë sistemit diplomatik, pa përvojë por me lidhje politike. Sipas analizës 20 Ambasadorë vijojnë në detyrë përtej mandateve të tyre ligjore, ndërsa 12 ish politikanë të emëruar Ambasadorë nga Kryeministri. Qeveria po ndryshon ligjin, për t’u siguruar ambasadorëve dhe konsujve zgjatjen e mandatit nga 3 në 4 vite, me të drejtë rikandidimi, në një kohë që sot ka ambasadorë që mbajnë postin për 10 vite.

 Fushata zgjedhore ende nuk ka nisur zyrtarisht, por kryeministri dhe një herë sh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka ndezur motorrët e fushatës. Takimi i fundit i Ramës mbajtur me Diasporë n në New York, SHBA, tregoi nisjen e aksionit politik për të mbushur hambarin me vota për PS. Në takimin e mbajtur me shqiptarë që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Amerikë, dolën në pah se pjesë e tyre ishin jo vetë m Diaspora por edhe trupa diplomatike nga disa vende të botës. Sipas denoncimit të Partisë Demokratike pjesë e këtij takimi ishin Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ambasadori i Shqipërisë në Republikën Çeke, Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi dhe Ambasadorja e Shqipërisë në UN.

Në një kohë që ligjit përcakton që trupa diplomatike nuk merr pjesë në aktivitete partiake dhe aq më pak nuk shërben si trupë elektorale e partisë në pushtet. Funksioni kërkon paanësi politike dhe përfaqësim me dinjitet të Shqipërisë në Botë. Sipas ligjit nr. 23/2015, Shërbimi i Jashtëm është pjesë përbërëse e Shërbimit Civil të Republikës së Shqipërisë dhe vepron në bazë të parimeve të profesionalizmit, integritetit, dhe PAANËSISË POLITIKE. Përveç detyrimeve të parashikuara nga ligji për nëpunësin civil, Ambasadorëve dhe stafeve të tyre NUK U LEJOHET me ligj të bëjnë pjesë në asnjë parti, organizatë ose shoqatë politike apo TË MARRIN PJESË në veprimtaritë e organizuara prej tyre. Shkelja e këtyre detyrimeve ligjore pas-sjell shkarkimin nga detyra.

Ambasadorët

A ka rrezik që diplomacia të përdoret për fushatë zgjedhore? Një raport i përgatitur nga analistja e Qëndresa Qytetare Lorela Alia tregon gjendjen e diplomacisë shqiptare. Shqipëria ka një total prej 54 ambasadash, konsullatash dhe misionesh. Një numër prej 20 ambasadorësh dhe konsujsh (37%) kanë përfunduar mandatin e tyre trevjeçar, siç përcaktohet në ligjin shqiptar për politikën e jashtme. Megjithatë, shqetësimi i madh qëndron në faktin se disa prej ambasadorëve kanë zhvilluar 3-4 mandate radhazi në postin e Ambasadorit, duke u zhvendosur nga një ambasadë në tjetrën. Kjo situatë është në kundërshtim të hapur me ligjin shqiptar dhe rregullat që e rregullojnë këtë fushë. “Ky veprim tregon një shkelje të qartë të parimeve të nevojshme për një diplomaci të shëndetshme, duke e trajtuar postin e ambasadorit si një pozitë personale, e cila duhet të jetë në shërbim të interesave të vendit dhe qytetarëve të tij. Kjo ka pasoja negative, pasi krijon një ambient ku diplomatët përfitojnë nga pozitat e tyre, në vend që të angazhohen për zhvillimin e politikave dhe marrëdhënieve që janë në interesin kombëtar”-thuhet në raportin e Qendrësa Qytetare.

Një numër prej 12 ambasadorësh dhe konsujsh (22.2%) kanë patur një karrier politike aktive. Kjo tregon se politika shqiptare i shtrin ndikimet e saj në fusha të ndryshme, përfshirë edhe diplomacinë, e cila në thelb duhet të jetë krejtësisht e pavarur nga politika dhe të ketë një mision të qartë për të mbrojtur interesat kombëtare dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi meshtete të tjera. Ndërhyrjet politike në këtë fushë dëmtojnë qëllimin e vërtetë të diplomacisë, e cila duhet të shkojë përtej interesave politike të brendshme dhe të fokusohet në përmirësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Historikisht, diplomacia shqiptare në 30 vitet e fundit është karakterizuar nga  emërime të cilat shpesh janë bërë në bazë të interesave politike, duke përfshirë ish-deputetë, ministra, donatorë dhe mbështetës të partive në pushtet. Këto praktika ngrejnë shqetësime të mëdha rreth nepotizmit dhe mungesës së transparencës, duke krijuar mundësi për konflikte interesi. Përzgjedhja e ambasadorëve dhe konsujve në bazë të lidhjeve politike rrezikon të dobësojë efektivitetin e politikës së jashtme dhe të minojë besimin e partnerëve ndërkombëtarë në profesionalizmin e përfaqësuesve tanë. Është thelbësore që diplomacia shqiptare të jetë e bazuar në profesionalizëm dhe meritokraci, një koncept që fatkeqësisht nuk ka qenë i përdorur gjerësisht në këtë fushë. Vetëm në këtë mënyrë Shqipëria mund të ruajë besimin dhe respektin e partnerëve ndërkombëtarë, si dhe të garantojë se përfaqësimi i saj në arenën globale do të jetë i pavarur nga interesat e ngushta politike.

Një numër prej 18 ambasadorësh dhe konsujsh (33.3%)35 janë emëruar pa pasur statusin e duhur diplomatik, gjë që tregon një shkelje të qartë të ligjit për politikën e jashtme të Shqipërisë. Ky ligj parashikon që përfaqësuesit e lartë diplomatik duhet të kenë statusin përkatës dhe vite përvoje në fushën e diplomacisë, në mënyrë që të përmbushin detyrat e tyre me profesionalizëm dhe efektivitet. Emerimi i këtyre përfaqësuesve pa përvojë dhe pa statusin e duhur ngre pikëpyetje serioze mbi cilësinë e përfaqësimit tonë në arenën ndërkombëtare.  Kjo situatë tregon se ambasadorët e emëruar, të cilët qëndrojnë për vite me radhë në krye të përfaqësive tona, nuk kanë kaluar përmes rrugës së zakonshme të diplomacisë, duke fituar grada dhe status në bazë të përvojës dhe kontributit të tyre në këtë fushë. Mungesa e përvojës dhe statusit diplomatik të këtyre përfaqësuesve ndikon jo vetëm në cilësinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, por edhe në mënyrën se si Shqipëria perceptohet nga partnerët e saj. Respektimi i ligjit dhe përzgjedhja e përfaqësuesve në bazë të meritave është thelbësore për të garantuar një politikë të jashtme të qëndrueshme dhe të besueshme. Megjithatë, analiza QQ tregon se shumica e ambasadorëve nuk e kanë respektuar rregullin e mandatit trevjeçar, duke zgjatur në mënyrë të pafundme mandatet e tyre në mbi 10 vjet.

Ligji i ri

Aktualisht, qeveria shqiptare ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin e ri për politikën e jashtme. Ky projektligj parashikon një ndryshim të rëndësishëm në mandatin e ambasadorëve, duke e zgjeruar atë nga 3 në 4 vjet. Ky ndryshim arsyetohet me pretendimin se periudha tre vjeçare nuk  është e mjaftueshme për një ambasador për të ndërtuar kontakte dhe për të realizuar objektivat e tij diplomatikë. Një nga pikat e këtij projektligji është Neni 32, pika 6, e cila përcakton se “Mandati i kreut të misionit diplomatik është katër vjeçar. Kreu i misionit  diplomatik nuk mund të ushtrojë më shumë se dy mandate të njëpasnjëshëm. në misione diplomatike dhe poste konsullore.”Një tjetër aspekt shqetësues është heqja e kritereve kualifikuese dhe skualifikuese të karrierës në ligjin e ri. Kjo hap mundësinë që çdo individ të emërohet diplomat, çka rrezikon të përkeqësojësituatën duke rritur futjen e figurave politike në diplomaci. Po ashtu, ky ligj duket se shfuqizon një rol të rëndësishëm të Parlamentit. Sipas  formulimit të tij, komisioni parlamentar për politikën e jashtme do të zhvillojë seanca dëgjimore vetëm pas akreditimit të ambasadorëve, duke e bërë të vështirë mbikëqyrjen e procesit të emërimit dhe veprimtarisë së tyre.  Ky projektligj, në formën aktuale, legjitimon situatën aktuale dhe rrezikon të  përkeqësojë të ardhmen e diplomacisë shqiptare. Prandaj, është thelbësore  që ky ligj të rishikohet me kujdes për të siguruar një politikë të jashtme më të qëndrueshme dhe profesionale, e cila respekton procedurat dhe kontribuon në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare.Pyetjes së  shtuar në  fillim, në se ekziston rreziku i trupës diplomatike në  fushatën zgjedhore, përgjigja ë shtë  më se e qartë , në  një  kohë  që  janë   të  emë ruar nga Qeveria, marrin pjesë  në  takime elektorale në  kundërshtimi me ligjin dhe uzurpojnë  vendet përtej mandateve ligjore.

E vërteta rreth ecurisë së turizmit në Shqipëri

NGA LEONARD SEFERI  

Turizmi në vetvete është një investim multidimensional dhe ndërdisiplinor, ku si pasojë e plotësimit të disa kushteve dhe kritereve një vend arrin të kthehet në atraksion për një apo më shumë lloje klientelash.

INFRASTRUKTURA

Kur themi ndërdisiplinor, duhet të dimë se në radhë të parë vjen një infrastrukturë e shëndoshë, që është obligim i qeverisë qendrore dhe në disa vende, edhe i qeverisë lokale. Gjendja aktuale e infrastrukturës së Shqipërisë lë shumë për të dëshiruar. Marrim parasysh faktin se aksi Tiranë-Shkodër është akoma në nivelet që e kanë lënë qeveria Berisha. Kujtojnë që ky aks është porta e Shqipërisë drejt Evropës Qendrore dhe Veriore. Rruga Shëngjin-Lezhë mbetet problematike gjatë sezonit veror. Rrugët drejt Thethit e Valbonës nuk janë gjithashtu në parametrat për të pritur fluks të madh turistësh. Rruga e Arbrit mbetet akoma problematike pas 12 viteve pushtet të së majtës.

Sot që flasim ka rrezik për rënie gurësh, gjë e cila edhe ka ndodhur në fakt duke lënduar kalimtarë. I vetmi aks që i shërben turizmit në veriun e Shqipërisë, por edhe kontribuon në përafrimin e kombit me anën tjetër të kufirit është Rruga e Kombit e ndërtuar në kohë rekord. Të vetmet investime në infrastrukturën rrugore janë ndërhyrjet në rrugën drejt Vlorës në by-passin e Fierit, por edhe ky aks në fakt ka qenë i ndërtuar në masën më të madhe po nga qeverisja e PD. Aksi Thumanë-Kashar edhe pse me një kosto super të lartë do të kthehet me pagesë. Ky aks gjithashtu detyroi të gjithë banorët e zonës të protestojnë vazhdimisht, sepse u eklipsuan me qëllim për të mbetur jashtë shfrytëzimit të këtij projekti, që kostot i dimë të gjithë se sa të larta kanë qenë. Akset drejt juglindjes gjithashtu mund të thuhet se vetëm janë mirëmbajtur në një farë mënyre, por nuk është bërë asgjë për t’u zgjeruar apo për të rritur kapacitetet. Rruga Tiranë-Durrës po zgjerohet nga një korsi, pasi për vite me radhë ky aks u kthye në makth të qytetarëve.

Ish sheshi “Shqiponja” mbetet akoma me semafor, duke mos ndryshuar pothuajse asgjë nga ajo që ishte, edhe pse qëllimi i mbikalim-nënkalimeve është të shmangin pritjet në semaforë. Rruga dytësore Plepa-Golem është gjithashtu një makth për pushuesit gjatë verës. Aeroporti i Kukësit pothuajse nuk ka fluturime fare. Edhe pse u shit si diçka që do të rriste të ardhurat për vendësit, por edhe mund të kontribuonte për rikthimin në vendlindje të emigrantëve, sot aty punon vetëm duty-free. Avioni që kryeministri e mbushi në Tiranë dhe e shiti sikur ishin kuksianë sot është pa drejtim. I vetmi investim që është bërë mund të konsiderohet zgjerimi i kapaciteteve të aeroportit të Rinasit, me qëllim për të stimuluar fluturimet low-cost, por edhe kjo gjë kthehet në ‘boomerang’ në rast se mungojnë mbështetjet e në forma të tjera në infrastrukturë.

SHËRBIMET DHE KRAHU I PUNËS

Shërbimet mbeten një problem tjetër serioz, që turizmi në Shqipëri po përballet. Mungesa e krahut të punës që ka ardhur si pasojë e një largimi të tejskajshëm i krahasuar me Sirinë që ka shumë vite që është në gjendje lufte, ka sjellë mungesë të theksuar të krahut të punës. Rritja e menjhërshme dhe e pa parashikueshme për të cilën do flasim edhe më poshtë ka kapur vendin tonë të papërgatitur edhe në kontekstin e përgatitjes me arsim profesional të duhur njerëzit që mund të kontribuojnë në këtë industri. Krahu i punës, edhe pse mëtohet se po zëvendësohet me punonjës nga Nepali apo Bangladeshi, është vënë re se edhe ata punonjës përdorin ardhjen në Shqipëri si trampolinë për të shkuar në vendet e zhvilluara europiane, gjë e cila e lë sërish në kolaps shërbimin në Shqipëri.

INVESTITORËT STRATEGJIKË DHE INVESTIMET E TJERA

Investitor strategjik janë kthyer gaztorë të “Portokallies” dhe bashkëshorti i Olta Xhaçkës çka i bën mbi të gjitha joprofesionistë. Më e keqe akoma është se vrasin kulturën e konkurrencës së ndershme dhe sjell largimin e të rinjve (por jo vetëm) sepse nuk shohin më shpresë në këtë vend.

Flitet për Paketën e Maleve, gjë e cila ka tubuar të gjithë personat me prirje partiake të caktuar për t’i dhënë vrull ndërtimit të shtëpive 5-katëshe me beton në mes të Valbonës apo edhe në vende të tjera malore, duke prishur aurën e turizmit malor dhe duke e kthyer në një getto, që për pak vite nuk do të jetë më në listën e atyre që sot e vizitojnë me shumë kërshëri. Në vend të saj mund t’u kërkohej investitorëve kritere si ndërtim me gur dhe jo më shumë se 3 kate, ku secili të detyrohej t’i jepte atmosferë tradicionale.

TRANSPORTI NDËRQYTETAS, GUIDAT, BILETARIA DHE MUZETË

Transporti ndërqytetas ka qenë shumë problematik duke mos u krijuar mundësinë turistëve të lëvizin, sidomos në orët e vona. Kemi lënë që turistët të humbasin maleve dhe jemi detyruar t’u çojmë helikopterë me kosto të larta për buxhetin e shtetit në vend se të nxjerrim një udhëzues nëpërmjet të cilit ata obligohen të kenë shoqërues vendor që dinë shtigjet.

Në shumë vende të rëndësishme, përfshirë edhe Butrintin, nuk ka funksionuar sistemi i biletarisë. Muzeu Kombëtar i është nënshtruar restaurimit dhe thuhet se do zgjasë shumë, çka e vështirëson gjithashtu elementin që disa njerëz mund të shohin në zemër të Tiranës dhe në vend të saj i është dhënë prioritet Bunk Art 1 dhe 2, të cilat menaxhohen dhe shfrytëzohen nga Carlo Bollino. Pra, prapë kemi fuqizim oligarkësh pa konkurrencë, në vend të bizneseve më të vogla e me konkurrencë.

PO SHIFRAT?

Shumë njerëz po bien pre e propagandës që qeveria luan nëpërmjet numrave, ku ka disa problem edhe në lidhje me raportimin e turistëve. Duke qenë se kemi rritur numrin e fluturimeve “low coast”, ka shumë shtetas nga rajoni që përdorin aeroportin tonë për udhëtimet e tyre drejt vendeve të tjera. Qeveria i përllogarit të gjithë si turistë, çka i bën shifrat e larta ndoshta propagandistike të mos përputhem me përfitimet ekonomike të vendit.

Përveç udhëtarëve transit, që ne i konsiderojmë si turistë, ne nuk kemi as formularë në pikat kufitare hyrëse ku të ndajmë qëllimet e hyrësve. Disa të tjerë vijnë për vizita 1- ditore ose më pak, fjala bie nga Korfuzi drejt Sarandës ose hynë në Kapshticë e dalin në Muriqan apo Morinë dhe anasjellas, në kuadër të tureve ballkanike, që janë thjesht vizitorë, ku me shumë gjasa as drekë nuk konsumojnë këtu dhe qeveria mburret se ka rritur turizmin. Edhe hyrjet e zyrtarëve të lartë apo kabinetit qeveritar drejt vendit tonë pas vizitave ndërkombëtare ne i konsiderojmë turistë. Demokratët apo opozitarët që vijnë nga jashtë vendit për protesta kundër pakënaqësive qeverisëse, ne i konsiderojmë turistë. Emigrantët gjithashtu i konsiderojmë turistë. Turqia është vend transit i më shumë se 240 milionë udhëtarëve në vit, por përllogarit si turistë vetëm 40 milionë, pra i ndan nëpërmjet formularëve të ndryshëm. Sipas raporteve të BE-së, Shqipëria ka ujin më të ndotur në Europë me pastërtinë vetëm 41.2%, ndërkohë që vende si Austria, Kroacia apo Greqia e kanë mbi 95% nivelin e pastërtisë së ujërave. Vetëm një plazh me “blue flag” kemi ne, edhe ai është privat, ndërkohë që vendet që ne synojmë t’i konkurrojmë kanë shumë më shumë se ne.

PO PSE SHQIPËRIA INVESTON MILIONA DOLLARË PËR TË DALË NËPËR GAZETAT E HUAJA SI MALDIVET E EUROPËS?

Është e qartë që të gjitha këto investime mediatike bëhen që ato pak qytetarë që kanë mbetur në Shqipëri tashmë pas gjithë këtij eksodi shpopullimi, të asfiksohen para ekraneve televizive dhe të mendojnë se këtu nuk ka vetëm vjedhje inceneratorësh, nuk ka vetëm “5D”, nuk ka vetëm papunësi, por gjoja na mbytën turistët e huaj. Si erdhi në fakt ky numër turistësh? E vërteta është se gjatë pandemisë Shqipëria ishte ndër vendet e para që doli nga vija e kuqe e COVID-19 për shkak edhe të popullsisë së vogël që ne kemi.

Ky fakt trazoi shumë njerëz dhe krijoi një kureshtje të bashkuar në detyrim (Sepse vende si Turqia, Egjipti apo edhe Italia ishin shumë keq me shifrat e COVID-19) për t’u çliruar nga burgosja shtëpiake që solli COVID, erdhën në Shqipëri, ku sigurisht u mahnitën me bukuritë natyrore, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për shërbimet apo facilitetet e tjera që u përmendën në këtë shkrim. Si vend i mbyllur nga regjimi komunist për gjysmë shekulli, Shqipëria ishte vendi më i paeksploruar në Europë. Ky fakt gjithashtu rriti numrin e atyre që deshën të vizitojnë vendin tonë. Fakti se ne jemi gjetur totalisht të papërgatitur është dëshmi se turizmi nuk kishte një plan konkret, por ishte dhuratë që s’e di sa do jemi të gatshëm ta mbajmë./ Gazeta Panorama

Veliaj vs Balluku/ Hiqen si rivalë, por zhvasin njësoj

Pavarësisht se për Erion Veliajn dhe Belinda Ballukun egziston një gojëdhënë që ka marrë dhenë publikisht, duke i paraqitur ata si rivalë deri në armiqësi, qëllon që të dy rilindasit të jenë më shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin sesa mendohet. Këtë na e kanë shpalosur më së mirë dy emisione investigative që me një përkim të çuditshëm, u shfaqën në të njëtën mbrëmje të së mërkurës në ora 21 00. I pari “Kronos” në MCN tregonte se si skema  e “5D Konstruksion” nuk qe i vetmi skandal në Bashkinë kryeqytetit ku drejtorët e saj merrni para publike për ti kaluar ato në kompanitë e veta private. Gazetarët Ola Xama dhe Xhevahir Zhabina kishin vërtetuar me fakte dhe prova konkrete se si edhe në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit në këtë bashki ka funksionuar i njëjta skemë e përvetësimit të fondeve publike po ashtu sikurse bënin Mareglen Qato dhe Redi Molla. Por kurioze ishte të shihej në Plug në Syri TV se si njësoj vepronin edhe vartësin e zv/kryeministres Belinda Balluku. Më konkretisht aty bëhej fjalë për drejtorin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë (OSSH) Blendian Dalipi. Edhe ky i emëruar dhe i preferuar i Belinda Ballukut. Ky i fundit nëpërmjet kompanisë ABNID në pronësi të tij dhe kompanisë IDK Konstruksion në pronësi të babait të tij, ka marrë mbi 30 milionë euro tendera publik.

Bashkia emra të tjerë, skemë e njëjtë

Emisioni “Kronos” në MCN TV ka traguar se në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit ka funksionuar një model i ngjashëm me atë të “5D Konstruksion”, ku ish drejtoresha e Përgjithshme Erinda Fino (foto krah Veliajt majtas) dhe vartësit e saj, drejtori i Pyjeve dhe Kullotave Redion Çatri apo shefja e sektorit Vilma Diçi kanë dhënë tendera te një kompani e cila zotërohej nga bashkëshorti i Vilmës, Fabjan Diçi. Përmes një skeme jo aq të komplikuar, sa Alitn Dumani ta konsiderojë si krim intelektual të vështirë për tu zbuluar ata dyshohet se kanë ndarë me njëri tjetrin qindra mijra euro.

Kështu në 2022, që vitin e parë të ushtrimit të aktivitetit ka fituar 165 mijë euro të ardhura si punë. Në 2023 xhiro u shumfishua në rreth 1 milion euro xhiro, falë dhe kontratave të marra gjithmonë nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit. Pavarësisht ndryshimeve të objektit apo emrit të kompanisë ky grup i vogël dyshohet se kanë bashkëpunuar në dhënie tenderash, shpesh pa konkurencë, për shitje makinash, pyllëzimin me akacje të parqeve të kryeqytetit, për furnizim me kafshë shumë më të shtrenjta se tregu dhe me ushqim për to për kopshin zoologjik, etj.

Por e bukura nuk përfundon këtu. Kushdo që kalon nga Liqeni artificial i ka parë dy fushate e tenisit të ngritura buzë tij. Pranë tyre është një kafene e cila qëndron plot edhe kur fushat janë bosh dhe të pamirmbajtuara. Të gjitha këto sëbashku i kanë kushtuar taksapaguesve afro gjysëm milioni euro. Por kush e shfrytëzon kafenenë? Natyrisht kompania e pronarit të dyshuar si fiktiv, Fabian Diçit. Ai paguan pak më shuëm se 1 mijë euro në muaj qira për një hapsirë rreth 600 M2 dhe deklaron rreth 300 mijë euro xhiro në vit.

Që të tre shefat e Veliajt janë në bashkëpunim me njëri tjetrin e vërteton edhe një fakt tjetër. Pasi Erinda Fino e la drejtorinë e parqeve dhe u emërua drejtoreshë e përgjithshme në ndërmarrjen “Tirana Parking”, ajo i mori me vete vartësit e saj të mëparshëm duke vebndosur në postin e drejtorit Redian Çatrin dhe atë të shefes së sektorit Vilma Diçin, bashkëshorti i së cilës kishte në emrin e tij kompaninë që dyshohet se qe e përbashkët. Dhe çfarë ndodhi? Menjëherë u organizua një garë ku kompania e tyre u shpall fituese e një kontrate të madhe me vlerë 120 mijë euro për blerje makinash elektrike me një ofertë sa 95% e fondit limit. Fatmirësisht kjo u anullua sepse ndërkohë skandali kishte plasur dhe ishin burgosur drejtorët e 5D.

Bela ndryshe, po po njësoj

Pak a shumë e njëjta skemë ka vepruar edhe nën hundën e Belinda Ballukut me të preferuarin e saj, drejtorin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë, Blendian Dalipi (foto krah Ballukut djathtas). Sipas investigimit të PLUG, të shfaqur të mërkurën në mbrëmje, Dalipi nuk kishte përdorur bashkëshortin e punonjëses së vet, por direkt të atin e tij. Kompania I.D.K. Konstruksion e babait, Bajram Dalipi, ka fituar rreth 30 milionë euro punë publike që kur socialistët kanë ardhur në pushtet në vitin 2013. Por sipas investigimit një pjesë e madhe e tyre janë dhënë nga institucione që kanë qenë në vartësi të Belinda Ballukut. Dhe jo vetëm kaq. Por drejtori i OSSH-së kishte ngritur edhe kompaninë e tij. Nga dokumentetet zyrtare që gjenden në qendrën kombëtare të biznesit, rezulton se kompania e Blendian Dalipit, ABNID shpk, ka përfituar mbi 11 milionë euro si punë të dhëna nga kompania e babait, I.D.K. Konstruksion, e cila paratë që merrte nga buxheti i shtetit, i dërgonte drejtpërdrejt në xhepin e drejtorit të Belinda Ballukut.

Natyrisht ndonëse në investigim nuk jepen prova konkrete nëse at e bir i ndanin fitimet me atë që kishin mbi kokë, logjika ta do se ka ndodhur pikërisht kështu. Pasi kompania e Bajram Dalipit ka fituar një licensë për ndërtimin e një parku fotovoltaik me procedura të përshpejtuara, me firmë të ministres Belinda Balluku. Ajo ka përfituar gjithashtu edhe mjaft tendera në bashki të drejtuara nga socialistët duke krijuar percedentin e çuditshëm të pasurimit të punonjësve të lartë shtetërore, si rezultat i findeve që jepen për punë publike.

Konkluzioni

Pavarësisht se nga mediat paraqiten si rivalë dhe armiq, Erion Veliaj dhe Belinda Balluku janë fatkeqësisht të ngjashëm deri në detaje. Ata dyshohen se kanë aplikuar, të njëjtat skema të për të arritur të njëjtat qëllime. Në institucionet që ara drejtojnë ka marrë fund koha kur për një punë të fituar jepej rryshfet. Në epokën e rilindjes me sa duket puna kalohet e gjitha tek të afërmit, familjarët apo të besuarit. Me siguri për të pasur në duar më shumë fonde për të korruptuar dhe për ti përdorur për zgjedhje. Kjo nuk ka shumë nevojë për tu kuptuar ndonëse protagonistët vijojnë të revitojnë variantin e bërë bozë nga shefi se janë ata poshtë që hanë kumblla dhe dardhë, pa djeninë e vendimmarrësit./Lapsi.al

Uria parashikohet të përkeqësohet në 16 “pika të nxehta” anembanë globit

Uria parashikohet të përkeqësohet në 16 “pika të nxehta” anembanë globit, duke përfshirë Sudanin, ku konflikti ka lënë miliona të rrezikuar, sipas një raporti të publikuar të enjten.

Raporti i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) dhe Programi Botëror i Ushqimit (WFP) tha se pasiguria akute ushqimore kërcënon 22 vende. Ai rendit Nigerinë, Sudanin, Jemenin, Etiopinë , Mianmarin , Sirinë dhe Sudanin e Jugut si zonat me shqetësimin më të madh, pasi theksoi rajonet që përballen me mungesa ekstreme të ushqimit.

“Vetëm në Sudan, 25 milionë njerëz përballen me uri të rëndë. Në nivel global, qindra miliona njerëz janë në rrezik. Ne kemi nevojë për mbështetje globale për të adresuar nevojat imediate dhe shkaqet rrënjësore të urisë,” shkroi Drejtoresha Ekzekutive e WFP, Cindy McCain në X teksa i referohej raportit.

Raporti tërhoqi vëmendjen për Palestinën, e cila po përballet me një pasiguri të paprecedentë ushqimore, kryesisht në Rripin e Gazës, ku përshkallëzimi i armiqësive ka pothuajse trefishuar numrin e njerëzve që përjetojnë nivele “katastrofike” të pasigurisë ushqimore.

“Duke pasur parasysh një rritje të kohëve të fundit të armiqësive, ka shqetësime në rritje se ky skenar i rastit më të keq mund të materializohet,” tha ai.

Raporti ngre shqetësime për përkeqësimin e kushteve në Liban , Mozambik , Haiti , Somali dhe Mali ku çmimet e larta të ushqimeve, efektet e klimës dhe aksesi i kufizuar komplikojnë më tej reagimet ndaj krizës.

Konflikti, ngjarjet klimatike dhe rëniet ekonomike po nxisin urinë dhe zhvendosjen e rëndë, me qindra mijëra të rrezikuar nga uria në zona të caktuara.

Raporti theksoi rrezikun e shtuar të një El Nino të mundshëm, që pritet të vazhdojë nga janari deri në mars 2025. El Nino është një fenomen natyror klimatik që ngroh temperaturat e sipërfaqes së oqeanit në Paqësorin qendror dhe lindor. Modeli i motit ngre shqetësime për ekstremet klimatike në vendet e cenueshme.

Raporti inkurajoi veprime urgjente humanitare për të shpëtuar jetë dhe për të parandaluar urinë dhe vdekjen.

Ndalimi i ‘UNRWA’ në Gaza, raportuesi i OKB-së ngre alarmin: Është dënim me vdekje për palestinezët!

Raportuesi special i OKB-së për të drejtën e ushqimit, Michael Fakhri, deklaroi se ndalimi i Izraelit për agjencinë e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë është një “dënim me vdekje” për gati 2 milionë njerëz që përballen me urinë ekstreme në Gazën e shkatërruar nga lufta.

Fakhri, i bashkohet një liste në rritje të punonjësve dhe organizatave humanitare për të dënuar masën e parlamentit izraelit të hënën për të miratuar ligje që ndalojnë UNRWA-n të veprojë në vend.

Ky është një dënim i garantuar me vdekje për … palestinezët në Gaza“, i tha Fakhri Michael, CNN të premten.

Ndalimi pritet të kufizojë ashpër UNRWA-n nga operimi në territoret e pushtuara nga Izraeli, duke përfshirë Gazën, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

Ai tha se kjo jo vetëm që do të minonte të drejtën e banorëve të Gazës për ushqim, por ishte gjithashtu një sulm ndaj vetë Kombeve të Bashkuara.

Ajo që ne po shohim sot në Gaza nuk është asgjë më pak se tmerr dhe shkatërrim“, shtoi ai.

Mund të mbetet pa ekip, mbrojtësi i Kombëtares merr ofertën e papritur nga La Liga spanjolle

Ivan Balliut mund të largohet nga Rayo Vallecano. Megjithatë, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të vazhdojë të qëndrojë në La Liga-n spanjolle.

Valenica është në kërkim të një mbrojtësi të majtë pas dëmtimit të Thierry. Klubi i Valencias shohin te Balliu të duhurin për atë pozicion, teksa problem mund të bëhet vetëm Vallecano.

Sipas mediave spanjolle, këta të fundit po mendojnë që t’i ofrojnë rinovimin Balliut, kontrata e të cilit përfundon në verën e vitit 2025, ku mund të mbetet dhe pa ekip, pra si lojtar i lirë.

32-vjeçari vlerësohet shumë si nga Vallecano dhe Valencia, teksa “fjala” e tij do të jetë vendimtare. Pritet të shihet nëse Balliu do të largohet nga Vallecano, apo do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit ku luan që nga viti 2021.

Artriti reumatoid, ushqimet që duhet të evitoni!

Artriti reumatoid është një sëmundje inflamatore autoimune që prek rreth 1% të popullsisë globale, shpesh duke u shfaqur midis moshës 20-50 vjeçare.

Femrat rrezikojnë tre herë më shumë sesa meshkujt të preken nga ky artrit. Kjo sëmundje çon në deformime të dukshme të nyjeve, ngurtësi dhe kufizim të lëvizjes.

Nëse vuani nga artriti reumatoid, ja disa ushqime që duhet të evitoni:

Nënproduktet e qumështit: Kazeina, një proteinë që ndodhet në shumicën e nënprodukteve të qumështit, është e njohur për shkaktimin e inflamacionit dhe irritimit të indeve rreth nyjeve.

Vaji i misrit: Ky vaj përmban acide yndyrore Omega-6, të cilat mund të çekuilibrojnë proporcioni me Omega-3 dhe të shkaktojnë inflamacion të nyjeve. Edhe vajrat si ai i farave të rrushit dhe i sojës duhet shmangur.

Ushqimet e skuqura dhe të përpunuara: Këto ushqime përmbajnë toksina si “glycation”, të cilat ndikojnë negativisht në oksidimin e indeve lidhëse dhe qelizave trupore, duke përkeqësuar simptomat.

Kripa: Teprica me kripë çon në mbajtje të ujit në trup dhe rritje të presionit në enët e gjakut, duke përkeqësuar dhimbjet e artritit.

Duke shmangur këto ushqime, mund të ndihmoni në menaxhimin e simptomave të artritit reumatoid dhe të përmirësoni cilësinë e jetës suaj.

Vetëm 3 ditë larg zgjedhjeve presidenciale, njihuni me jetët e ndryshme të Harris dhe Trump përpara se të kandidonin për të qenë në krye të SHBA-ve

Teksa amerikanët ndodhen vetëm 3 ditë larg nga zgjedhjet presidenciale dhe rrjeti është mbushur me foto nga podiumet politike të Kamala Harris dhe Donald Trump, media BBC ka publikuar pamje të dy kandidatëve nga rinia e tyre, duke sjellë kështu një këndvështrim tjetër për jetët e tyre.

Në foton e mëposhtme, shihen Harris dhe Trump, të dy në moshën 3-vjeçare.

donald trump kamala harris

Kamala Harris i kaloi vitet e saj të hershme në Oakland të Kalifornisë, ndërsa Donald Trump u rrit në lagjen e njohur Queens të Nju Jorkut.

Harris dhe motra e saj, Maya, u rriten nga nëna e tyre indiane, Shyamala Gopalan Harris, një studiuese dhe aktiviste sociale e të drejtave themelore.

Nga ana tjetër, i ati i Trump, Fred Trump, ishte djali i emigrantëve gjermanë, ndërsa nëna e kandidatit për president, Anne MacLeod Trump, lindi në Skoci. Prindërit e regjistruan Donald Trump në Akademinë Ushtarake të Nju Jorkut që në moshën 13 vjeçare.

kamala harris donald trumo

Kandidatja demokrate kaloi 5 vite në shkollën e mesme në Montreal të Kanadasë, pasi nëna e saj nisi punë si mësuese në Universitetin McGill. Më pas, Harris u regjistrua në kolegjin universitar Howard në Uashington DC, e njohur për studentët me ngjyrë.

Nga ana tjetër, Trump i kaloi 5 vitet akademike në trajnim ushtarak, i cili sipas tij e ka ndihmuar në formimin e aftësive drejtuese.

kamala harris donald trump

Që në moshë të hershme, Harris mësoi nga nëna e saj rëndësinë e lëvizjeve për të drejtat civile, e cila mori pjesë në Marshin vjetor të Lirsë Martin Luther King Jr, në Uashington në vitin 2004.

kamala harris 2004

Kandidati republikan, pasi fitoi diplomën nga Shkolla Wharton e Universitetit të Pensilvanisë, u favorizua për të pasuar të atin në krye të biznesit të tyre familjar.

donald trump

Në vitin 2016, Harris nisi punë si Prokurore e Përgjithshme dhe përdori këtë moment të karrierës për të ngritur një garë të suksesshme për Senatin e SHBA po në këtë vit.

Kur Harris hyri në Kongres, Trump po hynte në Shtëpinë e Bardhë si President për herë të parë, pasi mposhti në zgjedhje Hillary Clinton.

donald trump shtepia e bardhe amerike

Fundi i presidencës së Trump dhe fillimi i mandatit të Biden me pasuese Harris, u shoqërua nga Covid-19, bllokimi i njerëzve në shtëpi, maska në fytyrë dhe trazirat civile pas vrasjes së George Floyd, një person me ngjyrë, në Minneapolis nga policia.

george floyd

donald trump kamala harris covid19

Mes diskutimeve të abortit, Kamala Harris u bë simbol i Partisë së Demokratëve në vitin 2022, pasi ajo u shpreh pro zgjedhjes. “Zëri” i saj për këtë situatë erdhi pasi në vitin 2022, Gjykata e Lartë në SHBA i dha fund të drejtës kushtetuese për abortin, një vendim i cili u bë një temë e gjerë në rrjete.

aborti amerike 2022

Harris hyri në garën presidenciale të vitit 2024 relativisht vonë në proces, duke zëvendësuar Joe Biden që u tërhoq.

Kamala Harris joe biden

Ajo bëri histori si gruaja e parë me ngjyrë dhe aziatiko-amerikane që drejtoi biletën presidenciale të një partie të madhe dhe vazhdoi të mbajë një fjalim në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago, Illinois.

Në të njëjtat zgjedhje, Donald Trump fitoi gjithashtu shumë popullaritet pasi u bë shënjestër i një atentati në Konventën Kombëtare Republikane në Milwaukee, Winsconsin, ku një plumb kapi veshin e tij përgjatë fushatës.

donald trump veshi i fashuar republikanet (3)

Kështu, shohim se dy kandidatët kanë pasur jetë shumë të ndryshme, ku Harris i është imponuar që në rini për të luftuar për të drejtat e saj e të komunitetit amerikan, teksa ka pasur dhe shpërngulje për shkak të punës së prindit. Nga ana tjetër kemi Donald Trump i cili e ka kaluar jetën e tij në një nga lagjet më të njohura të Nju Jorkut, por që gjithashtu e ka pasur “më të lehtë” të dalë në jetë për shkak të biznesit familjar e të atit, duke nisur kështu rrugëtimin e tij të gjatë e të larmishëm në biznes.

Kamala Harris Donald Trump

Tomas Eliot dhe hiri grotesk i “Tokës së djegur” në krijimtarinë e tij poetike! Karrierën e nisi si mësues, por pse punoi në departamentin e marrëdhënieve me jashtë në Lloyd Bank

NGA SEJDO HARKA

“Poeti i madh shkruan kohën e tij.” T. S. Eliot

merikane dhe angleze ka mbetur në kujtesën e lexuesve jo vetëm si pionier i parë i poezisë moderne, që përcjell idetë e standardizuara të kohës, por dhe si një nga poetët më të mëdhenj të letërsisë botërore të shekullit XX. I tronditur thellë nga luftërat shkatërruese të “Tokës së djegur”, të mbetur shkretë dhe metamorfoza, që po pësonte njeriu tokësor e shoqëria e kohës, si rezultat i të ashtuquajturit “Revolucioni i yjeve”, ai nëpërmjet groteskut të tij poetik, kërkon të ndërtojë mrekullinë e botës qiellore kristiane, si të vetmen shpëtimtare të njerëzimit të kohës. Këtë Eliot u mundua ta realizonte nëpërmjet të gjithë arsenalit të tij krijues shumëplanësh. Ai u shqua si eseist e dramaturg, kritik letrar dhe botues, sociolog dhe publicist. Por fusha mbi të cilën ngriti tempullin e famës së tij të padiskutueshme ishte poezia origjinale, ku përmes “ajsbergut” të tij poetik, kërkon ta largojë njeriun e kohës nga të këqijat e botës tokësore, për ta kthyer drejt “kthjelltësive shpirtërore” të botës kristiane. Po, kush është Tomas Stearns Eliot?

Ai lindi më 26 shtator të vitit 1888, në St. Lauis, Misuri, në një familje të pasur, që emigroi nga Anglia për në Amerikë nga fundi i shekullit XVII. E ëma e tij ishte një aktiviste e shumë veprimtarive social-kulturore të kohës dhe shkruante poezi. I ati ishte një biznesmen i suksesshëm, ndërsa gjyshi ishte një nga drejtuesit kryesorë të Kishës së Nju Englandit dhe themelues i Universitetit të Uashingtonit. Nga viti 1906 deri në vitin 1916 kreu studimet e larta për filozofi dhe letërsi, në universitetet më të mira të botës, si ai i Harvardit, Oxfordit dhe i Sorbonës, ku përgatiti temën për metafizicienin anglez F.H.Bradhey. Por, lufta nuk e lejoi ta mbronte këtë studim me gojë. Ky është momenti i largimit të tij përfundimtar nga karriera akademike, për të nisur rrugën e poezisë, e cila më pas do t’i jepte një emër të shquar. Nisi të shkruajë letërsi, pandërprerë, duke ecur në gjurmët e poezisë tradicionale të Arthur Symonsit dhe të Jules Laforges, poezitë e të cilëve i zgjerojnë vizionin dhe i ushqejnë talentin poetik. Edhe pse në Amerikë ai bënte një jetë të mirë, në vitin 1915 largohet prej andej për t’u rikthyer në Anglinë e origjinës së tij familjare, për të mos u larguar kurrë, deri sa vdiq, më 4 janar të vitit 1965. Për herë të parë u martua me Viviene Haigh-Uodin, në vitin 1915, por kjo martesë nuk shkoi gjatë. Ndaj u martua për së dyti herë me Esmé Valerie Fletcherin, në vitin 1957, me të cilën kaloi të gjithë jetën.

Karrierën e tij e nisi si mësues, ndërsa në vitet 1917-1925 punoi si nëpunës në departamentin e marrëdhënieve me jashtë në Lloyd Bank, me shpresën se do të gjente kohë për t’u marrë edhe me poezi. Krijimet e tij të para dallohen për temat e urta dhe motivuese për lexuesit. Tomas Eliot, edhe pse me origjinë angleze, duke filluar nga viti 1927, koha kur hoqi dorë përfundimisht nga shtetësia amerikane, mbeti poet tipik amerikan, vazhdues i artit të Emersonit dhe Uitmanit. Bashkë me Ezra Poundin do të bëhej model dhe frymëzues për poetët modernë të kohës. Me lëvizjen për letërsinë moderne, ai bashkë me shokët e tij u bënë një shkollë e vërtetë letrare dhe estetike. Elioti, si poet tipik ekstravagant e modern, në krijimtarinë e të cilit ndërthuret bukur eseja me vjershërimin, do të nderohej me disa çmime të larta kombëtare dhe ndërkombëtare. Mes tyre “Medalja e artë e mbretëreshës së Britanisë së Madhe”. Por çmimi që do t’i jepte një njohje më të madhe në botë do të ishte ai “Nobel” për letërsinë, për vitin 1948, akorduar nga Akademia Suedeze.

Tomas Eliot, në fjalën e tij më 10 dhjetor të vitit 1948, mbajtur në banketin e Nobelit në bashkinë e Stokholmit, mes të tjerash nënvizon: “Te çmimi “Nobel” shoh dashamirësinë tuaj për të më kthyer në simbol të veçantë. Gjuha e poezisë është e veçantë. Të shijosh poezinë e një gjuhe tjetër, do të thotë të shijosh mirëkuptimin e atij populli me popujt e tjerë.” Për Eliotin poezia e çdo vendi do të prishej dhe ndoshta do të zhdukej po të mos ushqehej nga poezia e gjuhëve të tjera të botës. Prandaj ai mendon se çmimi “Nobel” një poeti i jepet në radhë të parë për vlerat mbikombëtare të poezive të tij.

Përfaqësuesi i Akademisë Suedeze në këtë banket, Gustaf Hellstrom, laureatit të këtij çmimi i drejtohet me këto fjalë: “Për ju, z. Eliot, shpëtimi i njeriut qëndron në ruajtjen e traditës kulturore. Tradita nuk është ngarkesë e vdekur. Ajo është dheu në të cilin hidhen farat e të mbjellave të ardhshme.” Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Akademie, Anders Osterling, në fjalën e prezantimit të këtij çmimi të madh, duke e quajtur Eliotin poet të idealeve të standardizuara, mes të tjerash vë në dukje: “Në krijimtarinë e tij gjej një theks të veçantë për të çarë ndërgjegjen e brezit tonë me mprehtësinë e diamantit. Elioti, në mënyrë të veçantë shkëlqen jo me anën sasiore, por atë cilësore të poezive, të cilat ngrihen nga thellësitë e oqeanit si një majë shkëmbore dhe formojnë një gur themeli, me fuqinë mistike të një katedraleje. Është një poezi që mban vulën e përgjegjësisë strikte dhe të vetë disiplinës së jashtëzakonshme. Ajo përqendrohet në gjërat thelbësore, larg emocioneve. Është e ngurtë si graniti dhe e pa stolisur, por e ndriçuar nga një rreze e befasishme, që buron nga hapësira e pakohë e mrekullive.” Përmbajtja e poezive të Eliotit është e pazakontë, mbart probleme, të cilat duhen tejkaluar dhe pengesa që duhen kapërcyer. Revolta e tij ndaj realitetit të kohës është revolta e një besimtari të krishterë. Nuk e stërmadhon forcën e poezisë, në raport me atë të religjionit, por ai është i bindur se jeta tokësore është krejtësisht një evazion i vazhdueshëm i vetë njeriut. Me fjalën “traditë” ai nënkupton lëvizjen, diçka që nuk mund të jetë statike. Në krijimtarinë e tij mbizotëron mendjehollësia e lartë, imagjinata dhe analiza në thellësitë e nënujshme të ajsbergut.

Siç kemi përmendur edhe më lart, krijimtaria e Eliotit është shumëpërmasore. Me esetë e tij ai shpalos përmasat akademike për nocionet bazë të teorisë së letërsisë. Në to ai shpreh idetë dhe shijet klasike në letërsi, ruajaliste në politikë dhe anglokatolike në besim. Një nga esetë e tij më të mira, përmes së cilës përçon mendime dhe ide të thella, është ajo me titull “Tradita dhe talenti individual”. Në të theksohet se tradita ekziston jashtë rrethanave dhe kohës që përshkruan poeti. Shkrimtari i madh është ai që shkruan kohën që jeton dhe që me idetë e tij troket në botën e së ardhmes.

Tomas Elioti shkroi edhe 7 drama në vargje, si: “Vrasja në Katedrale” (1935) dhe “Partia koktej” (1949), të cilat u vunë në shumë skena të Londrës dhe në disa vende të tjera të botës. Ishte koha, kur edhe pse ishte bërë plotësisht qytetar anglez, vazhdonte të shkonte në SHBA për të dhënë leksione në universitetet e tyre të rëndësishme për çështje të filozofisë, teorisë së artit, letërsisë dhe të sociologjisë.

Megjithatë, ai u shqua veçanërisht në fushën e poezisë. Poezitë e tij janë përkthyer jo vetëm në shumë gjuhë të botës, por edhe në gjuhën shqipe, nga shqipëruesi Gentian Çoçoli etj. Janë të shumta poezitë e tij që ruhen edhe sot e kësaj dite në fondacionin e Nobelit të Akademisë Suedeze. Por ne, më poshtë po ndalemi tek ajo me titullin “The Rock”. Vargjet e kësaj poezie tingëllojnë si një pamflet grotesk, kundër shoqërisë moderne të kohës, që vijnë si refleksion i të ashtuquajturit “Revolucion i yjeve”. Ja disa nga vargjet e saj, ku pjesa e nënujshme e ajsbergut poetik shfaqet drejtpërdrejt, pa nevojën e intuitës zhbiruese metaforike: “O revolucion i përjetshëm i yjeve të mirëvendosur,/O ti, botë e pranverës, bindjes dhe vdekjes,/ Ky qark i pafund idesh dhe veprimesh,/Që sjell dituritë e lëvizjes, por jo të prehjes,/E gjithë kjo dituri më afron më pranë vdekjes.”

Elioti, i tronditur nga shkatërrimi shpirtëror dhe moral i njeriut, nga degradimi i shoqërisë, përmes gjallërimit të krimit, shtypjes dhe shfrytëzimit, si rezultat i të ashtuquajturit “Revolucion i yjeve”, që kishte sjellë një shoqëri hibride e fshikullon atë ashpër përmes apostrofit grotesk. Duke i mohuar këto metamorfoza, që në dukje shfaqen si moderne, ndërsa në të vërtetë bëhen shkak për regres, poeti shpëtimin e njeriut dhe të shoqërisë e kërkon te krishtërimi. Kështu, më poshtë shkruan: “Ku është vallë jeta që kemi humbur, që në gjallim/ku është mençuria që humbëm me informacionin?!”. Për Eliotin është koha kur njerëzimi ka humbur udhën e vërtetë të bekimit, ndaj qytetërimin dhe njerëzit e kohës i fshikullon nëpërmjet vargjeve sarkastike: “O qytete të ndyta…/O ju brezi i njerëzve të ditur, që s’dini ç’bëni!” Ndërsa zoti, i zhgënjyer nga njerëzit, nëpërmjet gojës së tij u drejtohet atyre me vargjet qortuese: “Unë ju kam dhënë duart, që ju i kthyet nga adhurimi/Unë ju kam dhënë buzët, për t’ju shprehur ndjenja miqësie/Unë ju dhashë fuqinë e zgjidhjes, ndërsa ju, thjesht alternativën.”

“Vepra e Eliotit,- thotë poeti i madh C. Mitosz, – është një përpjekje për të treguar se poezia religjioze mund të fitojë sërish privilegjet e dikurshme.” Një nga vëllimet poetike që i dha famën më të madhe Eliotit, është ai me titullin “Toka e shkretë”. Në poezinë “Varrimi i të vdekurve”, përmes vargjeve metaforike peizazhike: “Dimri mbajti ngrohtë, mbështolli/dheun me harresë dëbore ushqeu/Një bulbë jete, me bulbë të tharë”, poeti shpreh trishtimin që përcjell një jetë e fikur e tjetërsuar, tashmë në një “grusht hiri”. Qytetet e kohës i quan qytete ireale, kufomat e mbjella në kopshtet e tyre, nuk dihet nëse “Do të lulëzojnë sivjet/apo ngrica e parë ua ka prishur shtatin.” Heroi lirik i Eliotit, duke predikuar zjarrin, pas një shkrumbulli ere ndien “Rropama kockash dhe ngërdheshje të frikshme vesh më vesh.” I pakënaqur nga realiteti i kohës, me dëshpërim e dhimbje u drejtohet njerëzve të zhgënjyer me vargjet: “O të mirët e mi/ Njerëz që prisni hiçin/O zoti im, shkulëm që andej”(22), që jo vetëm kërkon ta mohojë këtë realitet të trishtë, por edhe të largohet prej tij sa më parë. Simbolika, sa groteske, aq dhe metaforike bëhet akoma më e thellë në vargjet e poezisë “Çfarë i tha bubullima”: “O mik i shtrenjtë, gjaku ma shkallmon zemrën/Dhe kjo nuk do të shkulet në nekrologjinë tonë…”.

Disa nga poemat e Eliotit, siç është “Toka e shkretë” (1967), e marrin frymëzimin nga legjendat e ripërtërira, të referuara nga poetët simbolistë pararendës të tij. Ripërtëritja e miteve të lashta i jep atij forcë për të stigmatizuar dukuritë e këqija të shoqërisë moderne të kohës. Motivin e shkatërrimit të tokës ai e merr nga tragjedia “Edipi mbret” e Sofokliut, i cili tregon se shkatërrimi i Tebës vjen si rezultat i incestit të Edipit me nënën e tij, Jokastën. Edhe për Eliotin “Toka e djegur” është rezultat i marrëzisë së tokësorëve të asaj kohe. Ndërsa motivi i poezisë “Vdekja nga uji”, buron nga motivi i ringjalljes së shpirtit të njeriut, gjë që për autorin nuk do të vijë nga njerëzit tokësorë, por nga kozmosi kristian, i çliruar nga veset dhe të këqijat tokësore. Në poezinë “Çfarë tha bubullima” Elioti e sheh rrënimin e shoqërisë te Evropa Lindore e veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore, që solli murtajën bolshevike të Stalinit.

Një nga përmbledhjet më të bukura poetike të Eliotit është ajo me titullin “Katër kuartetet” (1943), ku përfshihen katër poema. Shkrimi dhe botimi i tyre i kushtoi atij një kohë të gjatë prej tri dekadash. Edhe në këto vepra simbolika dhe imagjinata e krishterë është e pranishme kudo. Kjo vjen si rezultat i konvertimit të tij të plotë në një të krishterë të devotshëm, që në vitin 1927. Në të katër poemat zënë vend disa dukuri të përbashkëta, si: lakonizmi gjeografik, meditacioni përshkrues mbi natyrën, teologjia e krishterë, sentencat filozofike… Brendia e tyre është refleksion i katër stinëve. “Burunt Norton” është refleksion i fillimit të verës, “Esat Coher” simboli i tokës në fillim të verës, “The Dry Salvoges”, simboli i ujit dhe i vjeshtës dhe “Lidte Giddi”, simbol i zjarrit dhe i dimrit. Këto poema janë të shkruara me një gjuhë të bukur eseistike, poetike, që edhe pse në bosht kanë të njëjtën brendi, secila poemë ka veçoritë e saj të papërsëritshme. Për shkak të ideve të thella dhe muzikalitetit poetik, ato janë kthyer në simfoni muzikore.

Në qendër të poemës “Burunt Norton” (1935) vendoset një kështjellë e braktisur, e ndërtuar mbi rrënojat e një shtëpie të hershme, e cila shkrumbohet nga zjarri. Ndaj u quajt “Shtëpia e djegur”. Pranë saj ndodhet një kopsht me trëndafila. Vargjet e poemës janë një meditacion i thellë, përmes të cilit përballen idetë tokësore me ato qiellore të besimit të krishterë. Poema nis me vargjet: “Kohë e tashme dhe kohë e shkuar/Janë ndofta të pranishme në kohën e ardhshme/Dhe kohë e ardhshme, gjendet në kohën e shkuar”(35), vargje që kanë vlerën e një sentence filozofike, përmes së cilës bëhet lidhja logjike mes së tashmes, së shkuarës dhe së ardhmes. Vargjet: “Hapat që jehojnë në kujtesë/Poshtë udhës që kurrë nuk morëm/Dhe që kurrë nuk hapëm”, shprehin pamundësinë e njerëzve për realizimin e ëndrrave të tyre. Për Eliotin “koha e shkuar dhe e ardhshme” kërkon ndërgjegjësim nga të gjithë njerëzit, për t’u larguar nga angazhimet tokësore. Varfërimi i botës së ndjenjave, dëbimi i botës së hamendjes, plogështimi i botës së shpirtit janë burimi i të këqijave të kohës.

Poema e dytë e këtij vëllimi “Sest Coher” (1940), lidhet me emrin e fshatit anglez nga buron origjina familjare e Eliotit, e cila në vitin 1967 emigroi në Boston të Amerikës. Poeti këtë fshat e vizitoi për herë të parë në vitin 1936. Edhe sot në këtë fshat ruhet një pllakatë përkujtimore, që përjetëson figurën e poetit. Ndërsa në kishën e fshatit ruhet hiri i trupit të Eliotit. Në pllakatë shkruhet me shkronja të arta epitafi me vargjet që hapin dhe mbyllin këtë poemë: “Në fillimin tim është fundi im/ Në fundin tim është fillimi im”, që ka vlerën e një sentence filozofike, e cila shpreh idenë e ripërtëritjes ciklike të jetës dhe shoqërisë, ide që thellohet nëpërmjet vargjeve: “Pas lindjes vjen vdekja, ashtu si pas një vdekjeje vjen një lindje.” Poema është dhe një refleksion për pafuqishmërinë e kohës për ndryshimin e gjërave dhe paaftësinë e tokësorëve për ndalimin e degradimit ekonomik, shpirtëror dhe moral të shoqërisë së kohës. Për poetin njeriu ndeshet me një shumëllojshmëri kohërash: me kohën për të ndërtuar, për të jetuar dhe për të prodhuar, me kohën e stinëve dhe kohën e yjeve. Bile, siç thotë dhe vetë ai, edhe me “kohën e bishave”. Për poetin asgjë nuk ka mbetur nga e kaluara. Ka vetëm një rrugë shpëtimi. Dhe kjo, fatkeqësisht, është nënshtrimi, gjë që e shpreh në vargjet: “E vetmja dije që shpresojmë/është dija e përuljes dhe e padijes.” Kjo rënie shpirtërore ndodh, jo sepse Elioti nuk e njeh vlerën e dijeve, por sepse i është lëkundur besimi te vlera njerëzore tokësore. Këtë mosbesim ai e mbyll me vargjet: “Ajo që nuk di, është e vetmja gjë që di/dhe ajo që ke është ajo që nuk ke”, e cila edhe pse u ngjan kalambureve, shpreh mosbesimin te dijet dhe shpirti i njerëzve të kohës. Për Eliotin te fillimi i jetës së njeriut të kohës, qëndron dhe fundi i tij. “Njeriu është krijesë e zotit dhe për zotin”, ide që e shpreh më qartë në vargun “Në fundin tim është fillimi im” (105).

Poema “The Dry Salvages” e ka marrë titullin nga një grup i vogël shkëmbinjsh me të njëjtin emër, ku familja e Eliotit pushonte shpesh. I lindur buzë Misisipit, ai ushqente një admirim të veçantë për lumenjtë, të cilët i quan “zotër të papajtueshëm dhe kokëfortë”. Për poetin qeniet njerëzore janë të pafuqishme ndaj tekave të natyrës. Ato, as mund të kontrollojnë dhe, as mund ta kuptojnë kohën, gjë që e shpreh nëpërmjet vargjeve: “Ne s’mund të mendojmë për një kohë, që nuk është oqeanike/Për një të ardhme që nuk është mashtruese.” Për të, e vetmja shpresë do të ishte krishtërimi. Edhe dhimbja, edhe lumturia janë njëlloj të pakuptueshme. Koha, herë bëhet varrmihëse dhe herë mbrojtëse e njeriut. Elioti nuk e kërkon të ardhmen e njeriut as te horoskopi, as te magjia, sepse ato i quan dëfrime, droga të kohës.

“Lidte Gidding” (1942) është poema e katërt e kuartetit, e cila titullin e ka marrë nga emri i një fshati anglez, strehë e një komuniteti religjioz të lashtë. Ky komunitet u shkatërrua nga Çarlsi i Parë, që në vitin 1946. Fillin e frymëzimit për këto vargje e merr nga “Komedia hyjnore” e Dantes. Thelbi i brendisë së saj është raporti mes përjetësisë dhe rëndësisë së objekteve, veprimeve dhe ndjesive të harxhuara kot nga njerëzit. Përmes vargjeve të saj, poeti bën thirrje për çlirimin e njeriut nga e shkuara dhe e ardhmja, për të jetuar sa më mirë të tashmen. Për poetin, dashuria është e kundërta e zjarrit të pasioneve: “Ne veç frymojmë/bjerrë prej zjarrit.” Shpesh, thotë poeti, atë që e quajmë fillim, është fundi ynë. Nëpërmjet kësaj substance filozofike, Elioti do të na thotë, se lindja dhe vdekja janë dukuri të zakonshme dhe ato peshojnë njëlloj në zinxhirin e ekzistencës dhe mosekzistencës së njeriut. Në fund të fundit, njeriu ka lindur për të vdekur. Por në duart e zotit ne e harrojmë këtë të vërtetë. Ndaj poeti e mbyll me vargjet: “Fundi i kërkimit tonë do të jetë mbërritja, aty ku u nisëm, atje ku gjejmë strehën e përjetshme”(112).

Për vetë përmasat dhe natyrën e krijimtarisë poetike të Eliotit, ata që kanë shkruar për të janë të shumtë. Por, në pamundësi për t’i përmendur të gjithë, do të ndalemi tek vlerësimet që i bën atij poeti nobelist polak, Czeslaë Mitosz: “Elioti shquhet si gjenerues i vlerave të besimit tek perëndia. Ai nuk iu bashkua shkollës së krijuesve të “artit për art.” Është poet simbolist, satirik i krishterë. “Principi kryesor i komunikimit të tij,-thekson Mitoszi,-është korrelacioni i imazhit dhe jo të shprehurit në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ndërlikimi dhe ajsbergu ideor i mendimit, është një dukuri tjetër e krijimtarisë së tij poetike dhe estetike. Errësimi me qëllim i asaj që kërkon të thotë, vë në lëvizje mendimin e lexuesve për të zbuluar enigmat poetike, që ka dashur të shprehë.”

Elioti kishte krijuar një stil të papërsëritshëm peizazhi, ku mbretëron zymtësia dhe absurditeti, kotësia dhe hija e të vdekurve. Është kjo arsyeja, thotë Mitoszi, që “Toka e shkretë” i ngjan një tragjedie groteske. Ndikimi i këtij poeti në Amerikë, i ngjante një “diktature” të dëshiruar nga poetët e kohës. Brendia e vjershërimit të tij mbretërohet nga një personalitet i fortë që imponon mençuri, ndërsa në filozofinë e saj gjallon një besimtar i devotshëm. Vepra e Eliotit është një përpjekje serioze për të treguar se poezia religjioze mund të fitonte privilegjet e dikurshme danteske dhe shekspiriane. Por, në fakt, kjo ishte një sipërmarrje e dëshpëruar, mbasi ishin kohë kur asgjë nuk mund të ngrihej mbi rrënojat e së shkuarës. Megjithë tronditjen që kishte marrë besimi ndaj shoqërisë moderne të kohës, njerëzimi i shekullit XX nuk mund të mbytej në pafuqishmërinë pesimiste të hapave të para të saj.

Janë të shumta thëniet e mençura të Tomas S. Eliot, të cilat vazhdojnë të kenë vlerat e sentencave të bukura filozofike jo vetëm për të sotmen, por dhe për të ardhmen e njerëzimit. Në pamundësi për t’i përmendur të gjitha, po ndalemi tek disa prej tyre: “Vetëm ata që do të rrezikojnë për të shkuar shumë larg, mund ta dinë se sa larg mund të shkohet”, “Bëj gjëra të domosdoshme, thuaj gjëra të guximshme, adhuro gjëra të bukura”, “Humanizmi është një nevojë e mirë për të thënë gjëra serioze”, “Është e lehtë të flasësh, kur ke çfarë të thuash, por është e vështirë të kesh çfarë të thuash, kur duhet të flasësh”, “Drejtësia tentohet të korruptohet nga pasioni politik”, “Shumica e shqetësimeve në botë shkaktohen nga njerëzit, që duan të jenë të rëndësishëm…”.

Arrestimet e SPAK, Shehi ndan “rrugët” me PD-në e Berishës: Nuk duam të bëjmë karrierë mbi burgun e tjetrit!

Kujtojmë se më 21 tetor me urdhër të SPAK u arrestua kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Shehi tha se shumica e zyrtarëve të arrestuar janë nga radhët e mazhorancës dhe sipas tij, do të ketë arrestime të tjera nga PS.

Nuk është se këta po marrin vetëm nga opozita. Po ky zëvendëskryeministri i kujt është? I opozitës? Tre ministra që janë në burg të kujt janë? Të opozitës? Gjashtë kryetarë bashkie, gjashtë deputetë që janë burgjeve janë të opozitës? Sepse propaganda bëhet që këta janë vetëm njerëz të opozitës. Nuk është e vërtetë.

Shumica janë nga mazhoranca dhe unë besoj se do vazhdojnë të marrin nga mazhoranca. Unë gjykoj që SPAK po bën një punë të mirë, por ne gjyq publik nuk mund të bëjmë. Pa u dënuar njerëzit me formë të prerë, në një Republikë që pretendon të hyjë në Europë, quhen të pafajshëm akoma.

Po marr rastin e zotit Meta. Nuk më pëlqeu si e arrestuan. Çdo shqiptari i paraqitet një fletë-arrest dhe duhet të shkojë vetë te drejtësia dhe duhen lënë këto skena. Derisa nuk janë dënuar në formë të prerë presupozohet që janë të pafajshëm. Unë mendoj që nuk duhet infektuar ambienti me këtë lloj tematike. Shqiptarët kanë një kuriozitet “sa para ka ky, ia morën”, por t’ia lëmë këtë punë drejtësisë.

Opozita shqiptare sido që të vijë puna ka njerëzit e vet të zotë. Ne nuk duam të bëjmë karrierë mbi burgun e tjetrit. Rruga në opozitë, rruga në politikë çahet me idetë, me personalitetin tënd, me profilin që ke ndërtuar ndër vite, jo duke pritur te dera e SPAK se kush do dënohet sot dhe kush do dënohet nesër.“-tha Dashamir Shehi.