14.8 C
Tirana
E martë, 20 Maj, 2025

Ushqimi dhe pijet që duhet të konsumojnë personat astmatikë

Astma është një sëmundje kronike. Ajo karakterizohet nga sulme të përsëritura të vështirësisë në frymëmarrje dhe fishkëllimës gjatë saj. Tek individët e sëmurë, simptomat mund të shfaqen disa herë në ditë apo javë, kurse për disa njerëz ato mund të përkeqësohen gjatë aktivitetit fizik ose gjatë natës.

Format e astmës
Ekzistojnë dy forma të astmës: astma alergjike është forma më e zakonshme (90% e të gjitha rasteve) dhe zakonisht zhvillohet në fëmijëri. Përafërsisht 80% e fëmijëve me astmë gjithashtu vuajnë nga një alergji. Zakonisht pacientët kanë histori familjare për alergji apo kanë të pranishme dhe të tjera, si alergji e hundës ose ekzemë. Astma alergjike shpesh në moshën e rritur mund të kalojë, por megjithatë në 75% të rasteve rishfaqet më vonë.
Forma e dytë, jo alergjike, haset në rreth 10% të rasteve. Kjo zakonisht zhvillohet pas moshës 30 vjeç dhe zakonisht nuk është e lidhur me shkaqe alergjike. Më shpesh preken gratë, të cilat bëjnë infeksione të traktit respirator.

Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e astmës
Gati gjysma e të rriturve që kanë astmë vuajnë edhe nga alergjia, e cila në më të shumtën e rasteve e ka origjinën nga fëmijëria.
Te pacientët, ku astma shfaqet në moshë të madhe, zakonisht faktori alergji nuk luan ndonjë rol kryesor.

Disa nga faktorët kryesorë që shkaktojnë alergjitë janë

– Pluhuri i shtëpisë, i cili zakonisht përmban enzima me alergjenë të fuqishëm.
Pikërisht ky është edhe shkaku kryesor i alergjive në ambientet e shtëpisë.
– Kafshët shtëpiake.
– Poleni. Një krizë astme nga alergjia e shkaktuar prej polenit ka më shumë të ngjarë që të ndodhë gjatë ndryshimeve dhe aktiviteteve drastike atmosferike, të tilla si rrufetë.
– Myku. Sipas një studimi të vitit 2002, myku mund të shkaktojë krizat më të rënda të alergjisë te personat e rritur, në krahasim me alergjenët e tjerë.
– Kërpudhat. Furrtarja e zezë. Është një nga shkaqet kryesore të astmës dhe mund të shkaktojë probleme të rënda në funksionimin e mushkërive edhe te personat që nuk kanë probleme astmatike.
– Karburantet. Disa lloje karburantesh mund të jenë shkaqe alergjish. Mendohet se lëndët djegëse të përpunuara, të tilla si vajguri, për shembull, janë shkaqe alergjish.

Astma dhe dieta juaj
Personat që konsumojnë rregullisht peshk dhe ushqime me bazë gruri janë të mbrojtur nga rreziku i shfaqjes së astmës. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga një ekip studiuesish holandezë të “National Institute of Public Health and the Environment”, të cilët kanë analizuar lidhjen që ekziston mes shfaqjes së astmës dhe sjelljeve ushqimore të 598 fëmijëve me moshë nga 8 deri 13 vjeç.
Pas analizimit të të dhënave të marra nga prindërit ka rezultuar, se nuk ekzistonte ndonjë lidhje e dukshme mes shfaqjes së astmës dhe konsumimit të disa ushqimeve si: fruta, perime dhe bulmetra, përveç peshkut dhe ushqimeve me bazë gruri. H. A. Smit, i cili ka drejtuar ekipin që punoi për këtë studim, ka shpjeguar për revistën “Thorax” se vështirësitë në frymëmarrje ishin verifikuar në gati 19.4% të fëmijëve që konsumonin rregullisht këto dy lloj ushqimesh.
Me fjalë të tjera, konsumimi i shpeshtë dhe i rregullt i ushqimeve me bazë gruri dhe peshku është i lidhur me uljen e rrezikut për të shfaqur astmë dhe më konkretisht ky rrezik ulet nga 54% deri në 66%”, ka përfunduar studiuesi holandez.
Ushqimet me yndyrë, me sheqer dhe ushqime të tjera të kësaj natyre shtojnë numrin e të prekurve nga astma, për shkak të stimulimit të sistemit imunitar.
Në disa raste këto ushqime mund të anulojnë edhe efektet e medikamenteve, të cilat përdoren për të mposhtur këtë shqetësim.
Ky fakt konfirmohet nga një studim australian, i cili ka nxjerrë në pah lidhjen mes dietës ushqimore të një njeriu dhe simptomat e kësaj sëmundje. Ndaj ekspertët këshillojnë një regjim me në bazë frutat dhe perimet.
Studimi i Universitetit të Newcastle në Australi tregon se personat që konsumojnë shpesh ushqime me yndyrna shtazore rrezikojnë më shumë për t’u prekur nga astma, madje këto ushqime pengojnë edhe veprimin e medikamenteve.

Një dietë e shëndetshme dhe e balancuar

Nëse keni astmë, duhet të synoni të mbani një dietë të shëndetshme, duke ngrënë një gamë me ushqime të pasura. Mbajtja e trupit në formë dhe të mos qenit mbipeshë, do të ndihmojë në frymëmarrjen tuaj.
Me përjashtim të rastit kur doktori, specialisti i alergjive apo dietologu, ju ka porositur në mënyrë të veçantë për të shmangur ushqime të caktuara, ndiqni një dietë të shëndetshme, siç është rekomanduar për të gjithë njerëzit alergjikë nga autoritetet shëndetësore:
Kufizoni yndyrën dhe sheqerin;
Hani shumë bukë dhe drithëra, mundësisht bukën e zezë (me drithë të papastruar);
Përfshini peshk, mish pa dhjamë, arra, bishtaja dhe vezë në dietën tuaj;
Hani shumë fruta dhe perime;
Pini shumë ujë;

Ushqimet dhe pijet
Ushqimi apo pijet nuk janë shkaktarë të zakonshëm të astmës. Një reagim i pakëndshëm ushqimor, ka më shumë të ngjarë të përfshijë lëkurën ose sistemin e tretjes, sesa mushkëritë tuaja. Një reagim i keq ushqimor, mund të shkaktohet ose nga një alergji ushqimore e vërtetë ose më shpesh, nga intoleranca ushqimore.

Mjekimi
Masat parandaluese të sulmeve astmatike përfshijnë mënjanimin prej të gjithë shkaktuesve të mundshëm. Lëngjet e frutave dhe çajet e shumëllojshme me prejardhje bimore japin efekte lehtësuese në rrugët e frymëmarrjes dhe në fyt, duke bërë që kolla të zbutet.

Bimët
Një bimë mjaft frytdhënëse në luftën kundër kollës së shkaktuar nga mushkëritë është lulëkuqja. Nga kjo bimë përdoren vetëm petalet e saj. Çaji i lulëkuqes pihet i ëmbëlsuar me mjaltë.

Çokollata
Merita i takon teobrominës, një substancë që ndodhet në farat e kakaos, e cila ka rezultuar më efikase se kodeina, një nga qetësuesit më të mëdhenj të kollës kronike.

Problemet
Të sëmurët astmatikë vuajnë zakonisht në mbrëmje, si dhe gjatë natës. Vuajtja më e theksuar nga astma është te njerëzit me gjoks të ngushtë ose deformime, nga të cilat te këta njerëz shkaktohen edhe shtrembërime të shpinës.

Këshilla parandaluese
– Qëndroni në vende të ajrosura mirë.
– Eliminoni lagështirën, sidomos në dhomat e gjumit.
– Eliminoni ambientet e paajrosura mirë dhe me myk.
– Ushqeni me gji fëmijët, të paktën deri në moshën 1 vjeç.
– Shmangni sterilitetin e tepruar në rritjen e fëmijëve.
– Shmangni mbipërdorimin e detergjenteve.
– Shmangni përdorimin e ushqimeve që përmbajnë alergjenë.
– Shmangni ekspozimin ndaj poleneve të luleve.
– Gratë shtatzëna nuk duhet të qëndrojnë në ambiente me tym duhani.
– Fëmijët e vegjël nuk duhet të qëndrojnë në ambiente ku pihet duhan.
– Ndjekja te mjeku specialist dhe zbatimi me përpikëri i rekomandimeve të tij.

Fasonët, 27 milionë euro humbje në vit nga zhvlerësimi i euros

Duket se më të humburit prej zhvlerësimit të monedhës së përbashkët europiane janë eksportuesit, kryesisht operatorët në sektorin fason, që punojnë në sektorin e tekstileve e këpucëve. Në harkun kohor të një viti (mars 2017- mars 2018), euro është zhvlerësuar me rreth 5 për qind. Vetëm gjatë marsit monedha e përbashkët ka humbur mbi 3 pikë përkundrejt lekut vendas, kurse nga viti në vit humbja ka qenë 6.4 pikë. Aktualisht euro ka zbritur në kuotën e 129 lekëve, ndërsa deri dy vjet më parë, monedha e përbashkët këmbehej mesatarisht me 140 lekë.
E ndërsa me zhvlerësimin e euros, mallrat e importit, pushimet jashtë, këstet e kredisë po bëhen më të lira, duket se për fasonët “po kthehet në dhimbje koke”.
Flamur Hoxha, administrator i kompanisë fasone Kler, tha për Monitor se, humbja prej kursit të këmbimit, deri më tani shkon nga 5 deri në 7 për qind e xhiros.
Shitjet e sektorit, në 2017-ën, përllogariten të jenë rreth 50 miliardë lekë, sipas të dhënave nga Anketa e Strukturore e Ndërmarrjes 2016 dhe operatorëve për normën e rritjes në 2017. Ndërsa humbjet për shkak të zhvlerësimit të euros me 5% arrijnë deri në 3.5 miliardë lekë apo 27 milionë euro.
Këto humbje sipas zotit Hoxha do të amortizohen, duke ulur fitimet dhe investimet e kompanive fason.
I gjithë sektori fason numëron 46 mijë të punësuar, sipas Anketës Strukturore të INSTAT. Kostot e punës janë zëri kryesor i shpenzimeve për sektorin dhe si avantazh kryesor kanë pasur krahun e lirë të punës.

Zhvlerësimi i euros po dëmton sektorin
Çdo pikë zhvlerësim i euros përkthehet në po kaq pikë minus të ardhura në sektorin e fasonit shprehet biznesmeni Gjergj Liqejza, administrator i kompanisë Madish. Ai pohoi se gjatë vitit 2017 euro është nënçmuar me rreth 4 pikë ndaj lekut dhe po në këtë masë kanë rënë edhe të ardhurat e eksportuesve.
Eksportuesit i kanë kontratat e shitjes në euro teksa shpenzimet i kanë lekë. Rënia e vlerave të euros ka frenuar ritmet e rritjes së eksporteve, të cilat do të ishin edhe më të lartë në vlerë nëse euro nuk do nënçmohej në nivelet aktuale. Rënia e mëtejshme edhe e saj gjatë vitit, lajmëron frenim të rritjes së industrisë edhe këtë vit.
Në një prononcim të mëparshëm për Monitor, “Albaco Shoes” një nga kompanitë më të mëdha të eksportit në sektorin fason, konkretisht në prodhimin e këpucës, pa një rënie të dukshme të fitimeve prej zhvlerësimit të monedhës së përbashkët euro me rreth 4 pikë në vitin 2016. Ekonomistja e Albaco pohoi se, nëse kursi i këmbimit do të vijonte nënçmimin për euron, siç ka ndodhur së fundmi, rënia e të ardhurave do të krijonte vështirësi. Volumi i këmbimeve të kompanisë në një ditë arrin mesatarisht 50-60 mijë euro. Në një muaj sipërmarrja e fasonit këmben rreth 1 milion euro. Duke qenë se euro u zhvlerësua me 3.5 për qind në 2016, humbjet e kompanisë nga kursi i këmbimit llogariteshin 35 mijë euro në vetëm një muaj. Kjo shumë e konvertuar në 12 muaj i çon humbjet nga kursi i këmbimit në një vit në rreth 450 mijë euro.
Tekstilet dhe këpucët janë grupi më i eksportuar në vend, me 43% të totalit. Industria po kalon një fazë të mirë për momentin, për shkak të rritjes së porosive nga partnerët e huaj, sidomos ata italianë. Ekspertë të sektorit pohojnë se ata janë në fazë zgjerimi dhe po hasin vështirësi në gjetjen e fuqisë punëtore.

Bizneset e vogla: Protesta deri në grevë urie kundër TVSH

Shoqata e Biznesit të Vogël ka paralajmëruar se do të nisë protestat masive, duke u përshkallëzuar deri në grevë urie në rast se qeveria nuk tërheq mbrapsht vendimin për të përfshirë në skemën e TVSH-së bizneset që kalojnë xhiron vjetore prej 2 milionë lekësh. Sipas kryetarit të shoqatës, Alberta Nasta, përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së shënjon fundin e tyre. Ai tha për Monitor se, Shoqata bazuar në sondazhet dhe analizat e veta parashikon se numri i bizneseve të mbyllura në gjashtë mujorin e parë do të shkojë deri në 50 mijë.
Nasta shton për Monitor se, vendosja e pragut të TVSH-së do të shtojë më shumë korrupsionin dhe evazionin, si dhe do të rrisë selektivitetin.
Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm po organizohet edhe nëpër rrethe për të nisur protestat në datën 2 prill. Fillimisht bizneset e vogla do të mbyllin qepenat e dyqaneve dhe nuk do të operojnë për disa orë. Nasta thotë se do të përdorin çdo formë demokratike, deri në grevë urie, për të kthyer mbrapsht vendimin e qeverisë.

Vendosja e TVSH-së për biznesit e vogël rrit shpenzimet e njësive ekonomike, por edhe çmimet e produkteve dhe shërbimeve. Sipas kryetarit të Shoqatës së Biznesit të Vogël rritja e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve që ata tregtojnë do të përkthehet në falimentim të menjëhershëm, duke qenë se fuqia blerëse është e ulët. Tatimet parashikojnë që fillimisht në skemë do të përfshihen rreth 11,300 biznese të vogla, por sipas përfaqësuesve të shoqatës në rast se, tatimet do të monitorojnë bizneset të gjithë përfshihen në skemë dhe e kalojnë pragun prej 2 milionë lekësh, i cili sipas tyre është lehtësisht i kapërcyeshëm prej bizneseve të vogla. Biznesi i vogël ka një marzh të ulët fitimi, nga 2 deri në 10 për qind e xhiros.
Shoqatat e Biznesit të vogël ka rreth 22 mijë anëtarë të regjistruar në të gjithë vendin, të cilët po organizohen për të kundërshtuar vendimin e qeverisë.

Taksat e larta dhe burokracitë, arsyet që çuan në përkeqësimin e besimit të biznesit
Niveli i lartë i taksave dhe burokracia e qeverisë janë shqetësimi më i madh që kanë sipërmarrjet e Dhomës Amerikane të Tregtisë, sipas indeksit të besimit të biznesit 2017 (ABI), publikuar së fundmi nga kjo Dhomë. Sipas rezultateve zyrtare, Indeksi i biznesit ka shënuar një ulje të lehtë prej 1.33 pikësh, nga 43.78 në vitin 2016 në 42.45 në vitin 2017. Nga 27 tregues që mat indeksi, 19 prej tyre, ose 70% ishin në përkeqësim.
Edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, shprehu shqetësimin lidhur me përkeqësimin e indeksit. “Jam i zhgënjyer të shikoj se Indeksi i Dhomës Amerikane në vitin 2017 ka rënë lehtë. Ashtu si në vitet e kaluara, ABI për vitin 2017 reflekton pakënaqësinë e vazhdueshme me një sërë treguesish të rëndësishëm të klimës së biznesit, veçanërisht nivelet e taksave, burokracinë e qeverisë, konkurrencën e pandershme, problemet në gjetjen e stafit të kualifikuar dhe korrupsionit”, tha ambasadori në letrën e tij për anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë. Indikatori për nivelin e përgjithshëm të taksave të aplikuara ka marrë dhe pikët më të ulëta, 28.3, (sa më i ulët rezultati, aq më i keq është), duke u renditur si problemi më madh i biznesit. Në krahasim me një vit më parë, ky indeks është përkeqësuar me 2.15 pikë, duke treguar se taksat e larta sa vijnë e po bëhen një barrë më e madhe për biznesin. Prej të paktën tre vitesh, niveli i përgjithshëm i taksave është shqetësimi kryesor për biznesin.

Shqetësimi i dytë në indeksin e 2017-ës është burokracia e qeverisë, me një indeks prej 28.57 edhe ky tregues është përkeqësuar sërish, pas përmirësimit të një viti më parë. Monopoli dhe konkurrenca e pandershme mbetet një problem i përhershëm i anëtarëve të Dhomës Amerikane, të cilat janë subjekte të mëdha që veprojnë sipas rregullave në treg dhe ndaj e ndiejnë më shumë presionin e konkurrencës së pandershme. Ky tregues mori 30.1 pikë, sërish në përkeqësim. Problemi i katërt është vështirësia për të gjetur personel vendas të kualifikuar, me 30.59 pikë. Në 2017-ën bizneset e kanë pasur më të vështirë të gjejnë punonjësit që i përshtateshin kërkesave të tyre, teksa edhe ky tregues ka ardhur në përkeqësim. Ekonomia informale është shqetësimi i pestë i bizneseve, me 33.3 pikë, e pandryshuar në krahasim me një vit më parë, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të qeverisë për të ulur nivelin e lartë të informalitetit.

Korrupsioni është problemi i gjashtë, me 34.2 pikë, edhe ai në përkeqësim, duke treguar se anëtarët perceptojnë një rritje të nivelit të korrupsionit. Duke iu larguar zonës së nxehtë, problematika të tjera të biznesit janë klima e brendshme politike, e cila ka shënuar një përkeqësim shumë të lartë, teksa viti 2017 ka qenë i ngarkuar me tensione politike, sidomos në periudhën para zgjedhore.
Edhe vetë treguesi i klimës së biznesit ka shënuar një rënie prej gati tre pikësh, duke zbritur në 38.61. në rënie të lehtë perceptohet edhe performanca e ekonomisë shqiptare. Në rënie të fortë (rënia e dytë më e madhe pas klimës politike) është edhe indikatori që mat perceptimin e bizneseve për reformat ekonomike dhe politikat që po ndiqen nga qeverisja qendrore, e cila ra me gati 3.6 pikë. Në përmirësim këtë vit ishte treguesi për marrëdhëniet me gjykatat, kërkesa për mallra dhe shërbime, treguesi i punësimit në përgjithësi, marrëdhëniet me qeverinë lokale, infrastruktura. Shqetësimi më i vogël i biznesit vijon të mbetet sigurimi i energjisë, të ndjekura nga marrëdhëniet me autoritetet doganore dhe ato tatimore.

 

Problemi është taksa, problemi është qeveria!

Jorida TABAKU

Një tjetër zë i rëndësishëm dhe me peshë i është bashkuar sot shqetësimit të bizneseve vendase dhe opozitës, Dhoma Amerikane e Tregtisë në vlerësimin e saj vjetor nënvizon se problemi në vend janë taksat. Pyetësori i bërë publik prej saj nënvizon se Shqipëria ka rënë me 2.15 pikë dhe se taksat e larta janë pengesa kryesore e bizneseve në vend shoqëruar me burokracinë e lartë.
Që nga paketa fiskale 2014 biznesi vendas është kthyer në një kavie eksperimentale e qeverisë. Taksat në vend janë rritur me mbi 2 mld USD kumulativisht. Bizneset vendase vazhdojnë të mbyllen dita ditës, ndërkohë që tërheqja e investimeve të huaja është minimale. Një situatë e tillë paralajmëron një krizë në rritjen ekonomike të vendit dhe njëkohësisht një krizë në konsum. Taksat e vendosura nga qeveria po thellojnë pabarazinë dhe po varfërojnë përditë shqiptarët.
Shpëtimi i vetëm është taksa e sheshtë dhe një qeverisje e djathtë, me taksa të ulëta, derregullim të lartë dhe incentiva fiskale në shërbim të sipërmarrjes. Dhoma Amerikane e Tregtisë njësoj si shumë prej bizneseve shqiptare evidenton qartë se problemi sot në vend është qeveria!

Investimet e huaja në rënie të lirë, pritet tkurrje e mëtejshme

Investimet e huaja direkte kanë shënuar një tendencë të lehtë rënëse në vitin 2017, sipas statistikave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Stoku i investimeve të huaja arriti në 908 milionë euro, me një tkurrje të lehtë prej 3.7% në krahasim me vitin e mëparshëm.
Në tremujorin e katërt, investimet e huaja ranë në 232 milionë euro, nga 300 milionë euro që kishin arritur në tremujorin e mëparshëm, ndërkohë që në tremujorin e parë dhe të dytë kishin qenë më të ulëta, përkatësisht në 175 dhe 201 milionë euro.
Në tremujorin e katërt, transaksionet në formën e zgjerimit të kapitalit shënuan 227 milionë euro dhe ishin kryesisht të përqendruara në sektorin e hidrokarbureve (në masën 33%), në sektorin e energjetikës (me rreth 25%) dhe atë të ndërmjetësimit financiar (në masën 13%). Ndërkohë, marrëdhëniet e borxhit mes kompanive të lidhura derivuan një fluks prej 6 milionë euro.

Në vitin 2016, investimet e huaja kanë shënuar nivelin historik maksimal prej 943 milionë eurosh, si rrjedhojë e projekteve të mëdha të energjisë, sidomos gazsjellësit TAP, i cili ka kryer investime prej 400-500 milionë eurosh në dy vitet e fundit.
Ulrike Andreas – Drejtoreshë për Tregtinë dhe Marrëdhëniet me Jashtë dhe Menaxhere e TAP për Shqipërinë, në një intervistë të mëparshme për Monitor ka pohuar se punimet për gazsjellësin TAP, projektin më të madh të realizuar ndonjëherë në Shqipëri, me vlerë totale 1.5 miliardë euro. Ajo ka pohuar se punimet do të vazhdojnë edhe këtë vit me intensitetin e 2017-ës. Këtë vit, punimet për ndërtimin e gazsjellësit do të zhvendosen nga pika më e lartë në Skrapar, 1,800 m mbi nivelin e detit, në thellësinë e Detit Adriatik.
Ndërsa gazsjellësi pritet të përfundojë në 2019-ën, duke shteruar burimin kryesor të investimeve të huaja. Një tjetër investim në mbarim është dhe ai i ndërtimit të hidrocentraleve mbi lumin Devoll, një investim deri tani prej rreth 500 milionë eurosh, sipas FMN.

Çdo të ndodhë me investimet në të ardhmen?
Në periudhën 2015-2016, investimet e huaja shënuan rritje të djeshme, të ndikuara nga punimet për ndërtimin e projektit TAP dhe HEC-in e Devollit.
Por, shqetësimi lidhet me faktin që këto dy projekte janë afatshkurtra në kohë dhe kërkohet diversifikim në afatin e mesëm. FMN uli së fundmi me 0.4 pikë përqindjeje pritshmërinë për rritjen ekonomik të vendit gjatë vitit të ardhshëm, pikërisht për këtë arsye.
Banka Botërore, FMN dhe Komisioni Europian kanë tërhequr vazhdimisht nevojën e diversifikimit të investimeve të huaja dhe burimeve të rritjes së Shqipërisë.
Sipas tyre, përfundimi i projekteve të mëdha dhe një rënie e çmimeve të lëndëve të para mund të përbëjë rrezik për rritjen, nëse nuk tërhiqen investime të qëndrueshme në aktivitete me vlerë të shtuar më të lartë do ta integronte ekonominë më mirë në zinxhirët e furnizimit global, për të rritur produktivitetin dhe për të krijuar më shumë vende pune dhe më të mira në të gjithë ekonominë.
Vitin e ardhshëm priten investime të huaja më të ulëta dhe kjo ka qenë një nga arsyet që FMN parashikon që rritja do të ngadalësohet nga 3.7% këtë vit nga 3.9% që është pritshmëria për vitin 2017. Shefja e Misionit të FMN-së, Anita Tuludhar, pohoi se arsyeja kryesore e pritshmërisë më të ulët lidhet pikërisht me faktin që investimet e mëdha të energjisë po shkojnë drejt fundit.

Çfarë fshihet pas “çështjes Sarkozy”?

Sergey Latyshev
Ish-presidenti francez dhe një prej politikanëve më me përvojë të Francës, Nicolas Sarkozy, është mbajtur përkohësisht në paraburgim, por jo për herë të parë në jetën e tij. Megjithatë, brenda kornizave të “rastit të Libisë”, në cilin më parë ishte në rolin e dëshmitarit, kjo ndodhi për herë të parë dhe me siguri tregon se ka dalë në skenë një provë specifike kundër ish-presidentit. Ky është një hetim 5-vjeçar për financimin e mundshëm të fushatës së Sarkozy në vitin 2007 nga ish-diktatori Muammar Gaddafi, një ish-mik i tij. Sipas ndërmjetësit, Gaddafi ka dhuruar të paktën 5 milionë euro, të transferuara me disa valixhe nga Libia dhe të dorëzuara direkt në Ministrinë e Brendshme franceze, e drejtuar atëherë nga Sarkozy.
Deri kohët e fundit, kishte vetëm dëshmi, por tani autoritetet e Libisë kanë filluar të bashkëpunojnë me ato franceze në hetimin e kësaj historie të pistë. E pistë jo, sepse dikush ka financuar zgjedhjen e dikujt, sepse politika është gjithmonë e pistë në këtë aspekt, por për shkak të fatit që ndoqi më pas “financierin”, duke qenë se Sarkozy, pavarësisht relatave të tij miqësore me Gaddafin, ishte personi që e dënoi atë me vdekje dhe ishte iniciatori kryesor i “ndryshimit të regjimit” në Libi. Kritikët e ish-presidentit në atë kohë, pretendonin se Sarkozy e nisi fushatën kundër Gaddafit për të eliminuar edhe borxhin e madh që kishte kundrejt ish-diktatorit libian, në të njëjtën kohë qe eliminuar edhe një dëshmitar aspak të volitshëm. Të gjitha këto hipoteza dhe dyshime, që mund të rezultojnë të vërteta ose sajime, tani janë duke u hetuar.

A është luftë politike?
Nuk mund të përjashtohet fakti se mund të ekzistojnë qëllime politike. Diskreditimi i një prej politikanëve më të fortë të djathtë dhe partinë e tij republikane, lideri aktual i së cilës, Laurent Vauquieux, ka marrëdhënie mjaft miqësore me Sarkozy, do të sillte përfitime për shumë politikanë. Së pari, janë ata që kanë pozicione të mira të majta – centristët dhe presidenti i tyre Emmanuel Macron. Teorikisht edhe ata në të djathtën ekstreme që po përpiqen të bëhen një forcë më e respektuar në politikën franceze, Fronti Kombëtar i Marine Le Pen, për të qenë më të preferuar në elektoratin e djathtë. Megjithatë, kjo e fundit nuk ka influencë në zbatimin e ligjit dhe sistemin e drejtësisë, krahasuar me partinë në pushtet.

A mund t’ia hedhë përsëri?
Sarkozy është nën mbikëqyrjen e ngushtë të Policisë Gjyqësore në Paris. Edhe asistenti i tij i ngushtë, Brice Ortefö, i cili ka mbajtur një sërë postesh ministrale me ish-presidentin, është duke u marrë në pyetje. Kjo procedurë mund të përfundojë për Sarkozy, duke paraqitur një akuzë zyrtare kundër tij, ose do të lirohet plotësisht. Ish-presidenti ka shumë avokatë të mirë, është i zgjuar dhe dinak, i aftë për t’i shpëtuar shumë rreziqeve që i janë kanosur edhe të në shkuarën. Këtë radhë, çështja e financimit të zgjedhjes së tij nga Gaddafi u bë publike në mars të vitit 2011, kur djali i liderit të vrarë brutalisht, tha në një intervistë për Euronews se, Parisi duhet të pranonte publikisht asistencën financiare që kishte marrë nga babai i tij. Natyrisht, ish-presdienti e mohon. Mediat franceze janë të bindura për të kundërtën dhe pretendojnë se janë marrë shuma akoma më të mëdha nga Gaddafi për Sarkozy. Në vitin 2012, Mediapart publikoi disa dokumente që i referoheshin transfertave nga Libia për fushatën zgjedhore të Sarkozy me vlerën e 50 milionë eurove. Në vitin 2016, një biznesmen me orgjinale franko-libaneze, Ziad Tadiddin u mor në pyetje. Ai tregoi se në fund të vitit 2016 dhe fillim të vitit 2017, ai dorëzonte nga Libia për në Ministrinë e Brendshme të Francës, valixhe me para kesh të vlerës së 5 milionë eurove. Në këtë moment, autoritet e Libisë shfaqën interes dhe i dorëzuan Parisit disa dokumente.

Interesa të mundshme
Sulmi kundër republikanëve, edhe një herë është në interesin e partisë në pushtet. Popullariteti i presidentit Macron ka rënë ndjeshëm në fund të vitit të kaluar. Gjysma e francezëve, sipas sondazheve janë kundër tij. Por nëse Macron arrin me sukses të burgosë politikanin francez deri tani të paprekshëm, popullariteti i tij do të rritej ndjeshëm.
Kjo i nevojitet veçanërisht në prag të reformave radikale në Bashkimit Europian që ai ka në plan, të cilat Franca pretendon t’i arrijë me mbështetjen e Gjermanisë. Çdo reformë që do të miratohet do të jetë e dhimbshme. Për të vendosur për to, Macroni ka nevojë për fuqizim të mëtejshëm politik dhe Sarkozy mund ta ndihmojë me këtë. Megjithatë, situata është ndoshta më e thjeshtë se kaq. Hetuesit kanë marrë dokumente që inkriminojnë Sarkozynë dhe pa asnjë paralajmërim nga autoritetet filluan të ushtrojnë detyrën e tyre. Sarkozy ka qenë prej kohësh i përndjekur nga Gjykata për çështje të ndryshme, por ia ka dalë të fitojë.
Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI

Studimi: Obeziteti shkaktar për rritjen e kancerit

Mbipesha është një shkak në rritje i kancerit në Britanine e Madhe, ndërsa rastet e shkaktuara nga duhanpirja janë në ulje, sipas një studimi të madh. Qendra e kërkimeve për kancerin në Britaninë e Madhe zbuloi se me shumë se 1/3 e rasteve ose 135 mijë të tilla, mund te ishin evituar. Studimi arriti gjithashtu në përfundimin se mbipesha shkaktonte tani 6.3% të të gjitha llojeve të kancerit, ndërsa në 2011 ishin 5.5%. Qendra e kërkimeve tha se nevojitej veprim urgjent për të luftuar kërcenimin që vjen nga obeziteti. Vendi me numrin më të lartë të rasteve të parandalueshme, sipas studiueseve është Skocia, e ndjekur nga Irlanda e Veriut dhe Anglia. Rreth Mbreterise së Bashkuar duhanpirja vazhdon të mbetet kontribuesi kryesor për sëmundjen e kancerit, edhe pse shënohet një ulje, nga 19.4% në 2011 në 15.1%. Në vend të dytë renditet mbipesha ose obeziteti, ndërsa shkaku i tretë ekspozimi ndaj rrezatimeve ultraviolet. Mënyra standarde për të zbuluar nëse dikush është mbipeshë është duke llogaritur indeksin e masës trupore. Një indeks më i lartë se 25 nënkupton mbipeshë, ndërsa personat me BMI mbi 30 klasifikohen si obezë.

PD reagon për grabitjen e 11 mijë m2 tokë të deputetit Hyseni në Dhërmi ku po ndërton Papuli: Ku është Prokuroria politike?

Flamur NOKA

Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni është sot i akuzuar publikisht se ka vjedhur 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi nga familja Bua. Denoncimi publik u bë në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku zonja irini Bua akuzon deputetin e Edi Ramës për tjetërsimin e pronës së saj, nëpërmjet falsifikimit. Pasi ka blerë 11 mijë metra katrorë tokë me dokumenta të fallsifikuar, Alket Hyseni, ia kaloi atë mikut të Edi Ramës, Gon Papulit. Ku i gjeti milionat një nëpunës shteti, ish-doganieri Alket Hyseni, për të blerë 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi apo të tjera në Tiranë? Çfarë e bën edhe më të rëndë grabitjen e pronës nga familja Bua tek Alket Hyseni dhe më pas tek miku i kryeministrit, është fakti se ai e ka kryer transaksionin në kohën kur Edi Rama e kishte emëruar Kryetar të Task Forcës për verifikimin e kthimit dhe rregjistrimit të pronave në bregdetin e Jugut. Në këtë histori ka edhe një fakt tjetër shumë të rëndë. Kur po bëhën 24 orë nga denoncimi publik i zonjës Irini Bua, Edi Rama hesht.
Kryeministri që bërtet për drejtësi dhe që ka ngritur një task force të re me “alketë” të tjerë për grabitjen e re të pronave në bregdet, duhet t’u përgjigjet disa pyetjeve!
Pse i ka dhënë mikut Gon Papuli leje ndërtimi për një fshat turistik mbi një pronë të vjedhur nga deputeti Alket Hyseni? Sa prona të tilla janë grabitur me lejen e kryeministrit Edi Rama?
Kush janë klientët që do të marrin pronat e grabitura nga skema e re mafioze e qeverisë, që u heq pronarëve të drejtën e pronës? Bashkë me Edi Ramën hesht edhe Prokuroria. Deri tani, Prokuroria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të hetuar këtë peshk të madh që i ka rënë në rrjetë. Partia Demokratike beson se ky është një rast që Prokuroria të mos tregohet selektive dhe të bëhet pjesë e axhendës politike të palës që është në pushtet.

Basha në zonat e përmbytura/ Banorët shpërthejnë në revoltë ndaj qeverisë: “Ramën s’dona me e pa ma”! (Video)

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka shkuar në fshatrat e përmbytur në Trush e Bërdicë, ku edhe pse shiu nuk binte papushim, banorët kanë nxituar ta takojnë e të tregojnë çfarë po përjetojnë. Ata kanë rrëfyer se kryeministri e shteti nuk janë fare, kurse zv.kryeministrja Senada Mesi, bijë shkodre, i hipi makinës dje e iku duke thënë: “Ku dini ju çfarë është emergjenca?!”
Disa prej tyre kanë kërkuar që Rama të marrë përgjegjësinë e të vijë t’i shohë, se s’kanë ushqime as për vete as për bagëtitë. Disa banorë të tjerë të irrituar thanë se, as duan ta shikojnë, po le t’u japë zgjidhje problemeve, të shpallë emergjencën e t’u jepen ndihma.
Banorët kanë treguar se Niko Peleshin me Petro Koçin, ditë më parë ka kaluar në rrugën kryesore të Dajçit. Mirëpo në një bisedim nga makina me banorët, ata i kanë thënë se janë spekulime dhe se situata nuk është kaq kaotike. “Nuk u futën fare në fshat për të parë. Ku e dini ju se çështë emergjenca”, shprehen banorët.
Sot 76 persona janë akomoduar në strukturat e Bashkisë së Shkodrës nga zonat e përmbytura. Konvikti i shkollës “Arben Broci” është tashmë streha e shumë familjeve që janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre të mbuluara nga uji.

Situata alarmante: Mijëra banesa dhe disa shkolla nën ujë
Bashkia e Shkodrës ka dhënë informacion mbi situatën e krijuar nga moti dhe përmbytjet në kryeqendrën e veriut.
Pas inspektimeve të bëra në terren në njësitë administrative të përmbytura, raportohet se sipërfaqja e përmbytur ka arritur rreth 4955 ha, 3 ha më pak se një ditë më parë.
Ndërkohë që qindra banesa janë të rrethuara, uji ka hyrë në dhjetëra banesa dhe në disa shkolla.
Në detaje, situata paraqitet si më poshtë:
Njësia Administrative Dajç
Sipërfaqja e përmbytur ka qenë rreth 1750 ha:
Mbi 300 banesa kanë qenë të rrethuara nga uji.
Në disa shkolla në ambiente të brendshme ka pasur prezencë uji.
Kërkohet furnizim me ujë të pijshëm për banorët.
Shërbimi vendor i MZSH Shkodër ka hequr ujin me 6 forca, 1 automjet dhe 6 pompa.
Rruga Shirq-Darragjat, rruga Belaj-Pentar, rruga Bishti i Qarrit dhe Urrela, janë të bllokuara.

Njësia Administrative Ana e Malit
Sipërfaqja e përmbytur ka qenë rreth 1300 ha.
Ujësjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2 janë jashtë funskionit.
Rreth 177 banesa kanë qenë të rrethuara nga uji: 150 banesa në Obot dhe 27 banesa në Goricë. Lagja Goricë është totalisht e izoluar. Rruga e fshatit Obot kalohet vetëm me varka.
Njësia Administrative Bërdicë
Sipërfaqja e përmbytur ka qenë rreth 1280 ha.
Rreth 100 banesa kanë të rrethuara nga uji.
Stacioni i pompave të Ujësjellësit në Trush ka qenë jashtë funskionit si pasojë e përmbytjeve.
Njësia Administrative Velipojë
Sipërfaqja e përmbytur ka qenë rreth 410 ha.
Në fshatin Luarz del uji nën argjinaturë, por dhe në atë të Çasit paraqitet shumë problem. Kërkohet ndërhyrje emergjente.
Rruga nacionale Shkodër-Velipojë vazhdon të jetë e pakalueshme.
Fshati Luarz ka qenë pa energji elektrike.

Njësia Administrative Rrethina
Sipërfaqja e përmbytur ka qenë rreth 70 ha.
Në zonën e Livadheve kanë qenë 17 banesa të rrethuara nga uji. Në 3 banesa ka hyrë uji brenda.
Njësia Administrative Guri i Zi: Sipërfaqja e përmbytur ka qenë rreth 10 ha.
Në fshatin Juban vazhdon gërryerja e tokës në afërsi të Malit të Vukatanës. Paraqitet shumë problematike kjo dukuri pasi mund të rrezikohet argjinatura.
Qyteti Shkodër
Sipërfaqja e përmbytur në zonën e Livadheve ka qenë rreth 135 ha.
Me prezencë uji ka pasur në mbi 70 banesa afër oborreve të tyre. Me shumë vështirësi është kaluar me automjete të larta të ushtrisë, ndërsa në disa zona kalimi është bërë vetëm me varka. Në lagjen Ajasëm ka pasur rreth 3 ha tokë të mbuluar nga uji. Në 13 banesa ka pasur prezencë uji.
Shërbimi vendor i MZSH Shkodër ka hequr ujin me 4 forca, 1 automjet dhe 1 pompë.
Bashkia Shkodër ka bërë evakuime të banorëve dhe gjësë së gjallë kur janë paraqitur nevojat. Rreth 69 persona janë akomoduar në konvikt.

Gjithashtu, bashkia Shkodër dhe strukturat operacionale vendore dhe qendrore kanë bërë të mundur lëvizjen e banorëve dhe akomodimin e tyre tek të afërmit e tyre.
Gjatë ditës së djeshme sipërfaqja e përmbytur ka qenë gjithsej rreth 5190 ha.
Ministria e Mbrojtjes ka dërguar forca, mjete dhe bazë materiale, si më poshtë:
200 efektivë të forcave të armatosura.
Reparti Ushtarak nr. 1010 ka angazhuar 85 forca, 15 mjete dhe 5 motorrbarka, me të cilat janë kryer vepritaritë operacionale si më poshtë:
Janë evakuar 2 familje me 6 banorë.
Janë transportuar 70 banorë.
Janë shpërndarë 150 kg ushqime, 2720 litër ujë dhe 8500 kg koncentrat.
Janë përforcuar 120 ml argjinaturë në fshatin Ças të njësisë administrative Velipojë.

Basha ne Dajc per permbytjet

Posted by Bashkia Shkodër on Freitag, 23. März 2018

Posted by Lulzim Basha on Freitag, 23. März 2018

 

 

Zbulohet portali që financohet me paratë e drogës të Tahirit

Gazetari Elio Laze ka postuar në rrjetet sociale të vërtetën e sponsorizimit me paratë e drogës të një portali të financuar nga Tahiri.
Postimi i plotë i gazetarit
Dje ministri i Brendshem Fatmir Xhafa ne nje interviste ka thene qe ka pronare mediash qe financohen nga krimi dhe jane bere pale me krimin. Atehere le te ndihmojme ministrin. Eshte nje portal z. Minister qe quhet “Pamfleti”. Ky pamfleti z. Minister ka 3 pronare. Dmth 3 veta qe pergjigjen per te. E di. Eshte pak e komplikuar por me lejo te ta shpjegoj. Z.Minister duhet ta dini qe financimet per kete portal thuhet dhe dihet boterisht qe i dha paraardhesi juaj ne detyre, Sajmir Tahiri. Ai qe akuzohet per trafik nderkombetar droge. Ai qe kishte emeruar gjithe ato drejtoret e policise neper qarqe qe juve i shkarkuat nga i pari tek i fundit. Se cfare beri Sajmiri me kanabizimin dhe trafikimin e droges spo e zgjas se ju e dini me mire.
Pra Sajmiri dha leket per kete portal. Gjergji del poshte e perpjet dhe thote qe eshte pronari nderkohe me letra figuron pronari biri i Gjergjit. Dhe ky portal z.Minister ka kohe qe vjell vrer. Sulmon burra dhe gra. Bisnesmene dhe politikane. Te shkurter e te gjate, te shendoshe e te dobet. Te gjitha sulme te neveritshme me dy motive. Per t’i bere qoken pronarit te lekeve, Sajmirit dmth dhe per te kap ndonje lek babai i djalit pronar, pronari tjeter Gjergji dmth.
Me poshte keni nje foto te Gjergjit ne gjykaten e Tiranes aty ku vazhdon procesi gjyqsor ndaj tij per shpifje ne dem te Ylli Ndroqit.

Nuk eshte aspak e bukur te shohesh kedo ne dyert e gjykatave dhe prokurorive por me Gjergjin ndryshon puna. Pasi mori borxhe nga veriu ne jug dhe nderroi adresa banimi nga lindja ne perendim, pasi hapi dhe mbylli bisnese, pasi u fsheh ne miq e shoke kur e kerkonin dhe ne fund i tradhetoi dhe ata qe e strehuan, pasi hapi nje portal me ca leke qe e di mire se nga i erdhen, pasi mban punonjes me presione per te realizuar tema te ndryshme per interesin e vet, eshte momenti qe Gjergji te pergjigjet. Pra z. minister. Ja ku eshte nje media qe e ke te nderthurur politike-krim-media. “Pamfleti” eshte karikatura me e paster e asaj qe ofron tregu mediatik shqiptar. Nje kobure politike, financuar me para te ndyra per te bere qoka dhe gjoba ne emer te dy prej 3 pronareve. Se i treti eshte i vogel dhe ska lidhje me keto muhabete.
P.S Gjergj, shkon qe shkon ne gjykate, her tjeter merr me vete dhe dokumentet e “Pamfletit”. Letrat e kam fjalen per dokumente financiare, bilance, pasqyra e cdo gje tjeter per te faktuar dhe sqaruar burimin e ketyre lekeve. Me vjen keq qe limitet e tua kapercejne dhe tet bir te cilin e fut ne valle te tilla per te regjistruar bisnese ne kurriz te vet pa ditur asgje nga dallaveret dhe ne sikletet qe mund ta fuse baba vet. Ti ose ndonje miku yt do habiteni se perse une harxhoj here pas here kohe nga e imja per te shkruar per ty. E thjeshte Gjergj. Kam hyre ne gazetari me nje stil tjeter nga i yti. Jam grisur dhe rrahur ne emer te misionit te cilin e dashuroja. Por ma neveritet Gjergj. Ti dhe ca te tjere si ty, edhe si gazetare edhe si pronare. Ti kalove limite dhe morale. Ti kaperceve nga gazetaria ne vjellje dhe permjerje. Dhe kjo eshte ndarja e madhe qe kam une me nje si ty dhe te garantoj o 1/3 e pronareve te Pamfletit qe 2/3 e pronareve, ti dhe Sajmiri dmth do me degjoni duke bere pyetjen: “A do na e sqaroni ndonjehere kete punen e lekeve te “pamfletit”??