16.4 C
Tirana
E hënë, 19 Maj, 2025

Basha në Shkodër: Mosshpallja e emergjencës vepër penale e Ramës, shkaktari i vërtetë i përmbytjeve është KESH

Nga mbledhja e emergjencave civile të bashkisë Shkodër, lideri i opozitës, Lulzim Basha i kërkoi qeverisë të shpallë emergjencën civile. Ai akuzoi kryeministrin Rama se po bën një shkelje penale, dhe ka kërkuar të vihet para përgjegjësisë ligjore për mosshpalljen e emergjencës.
Shkaktari i vërtetë i asaj që po ndodh në këto zona është KESH, ndaj të cilit kërkoj që prokuroria të nisë një hetim për keqmenaxhim të kaskadës. Por siç ndodh rëndom në Shqipëri, duke mos përbërë më risi, edhe ndaj situatave emergjente politika vepron e ndarë.
Basha tha se, situata nuk po shkon drejt përmirësimit, po përkeqësimit të thellë. “Ndaj dhe arsyeja kryesore është tu vihet në ndihmë me të gjitha mjetet dhe mënyrat banorëve të kërcënuar. Do të thotë se moshspallja e emergjencës është përgjegjësi ligjore dhe penale dhe ccdo pasojë në jetën dhe shëndetin e banorëve të bashkisë së Shkodës dhe Vaut të Dejës, është konseguencë e mosveprimit, vepër penale, kriminale, mos shpallja e emergjencës. Ndihmat e ardhura nga qeveria janë të pamjaftueshme.
Puna e bërë deri tani është nga bashkia e Shkodrës, që si asnjë bashki tjetër nuk është përgatitur të përballojë këtë gjendje emergjence e vetme. Kjo është arsyeja pse insistohet prej më shumë se dy javësh me shpalljen e gjendjes së emergjencës”, tha Basha.

Basha vlerësoi përfaqësuesit vendor që prioritet numër një kanë shpëtimin e jetëve. “Apel të gjithë banorëve të vazhdojnë të mbajnë kontaktet me autoritet lokale dhe tu binden këshillave dhe instruksioneve sepse shpëtimi i jetëve njerëzore mbetet prioritet nr. 1. Sot janë mbi 1 mijë familje dhe 800 banesa të rrethuara nga uji. Kjo përbën një gjendje emergjence, këto familje janë në kërcënimin e vazhdueshëm të izolimit, mungesës së ujit të pijshëm. Në një pjesë të madhe të territorit shkollat kanë ndaluar aktiviteitn e tyre ndërkohë që zona bujqësore e blegtorale është shpartalluar në kuptimin ekonomik të fjalës”, vijoi Basha.
Bashkia e Shkodrës ka mbi një javë që po përballet me përmbytjet e ndihmuar nga Forcat e Armatosura. Por, situata po përkeqësohet ditë pas dite.

Posted by Lulzim Basha on Freitag, 23. März 2018

Kokainë me arka domatesh, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar në Itali

Hiqeshin si punëtor në parcelat e domatave por në të vërtetë ishin trafikantë kokaine. Operacioni i policisë italiane ka shkatërruar sot një bandë trafikantësh kokaine që vepronin në rajonin e Sicilisë.
Banda përbëhej nga 6 shqiptarë, 3 prej tyre janë vënë nën pranga, 2 janë shpallur në kërkim ndërsa një tjetër është dëbuar nga territori italian.
Të arrestuarit janë Dashnor Tosku 30 vjeç, Ismet Totkrau 33 vjeç dhe Elis Rustemi 18 vjeç. Operacioni i koduar “Cosuzzo” me emrin e komunës ku banonin trafikantët shqiptarë ka zbardhur me anë të përgjimeve telefonike se kokaina trafikohej me një gjuhë të kriptuar ku çdo sasi drogë fshihej nën transportin e arkave me domate.
Hetimet e policisë italiane vazhdojnë për zbardhjen e bashkëpunëtorëve të këtij grupi trafikantësh.

“Bomba” gjermane për Ramën dhe Bushatin: Arrestoni Tahirin dhe “peshqit e mëdhenj”

Ministri për Evropën Ditmir Bushati ka takuar të mërkurën, (21 mars) në Berlin deputetët e Bundestagut Thorsten Frei (raporter për Shqipërinë) dhe Andreas Laemmel, antarë në grupin e punës Ballkani Perëndimor.
Burime për Politiko.al bëjnë me dije se dy deputetët i kanë thënë troç Bushatit se klima aktuale në Bundestag nuk është në favor të hapjes së negociatave me BE.
Për këtë arsye, sipas deputetëve, qeveria shqiptare duhet të tregojë rezultate konkrete me krliminalitetin e drogën duke filluar nga “peshqit e mëdhenj” si ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe çdo zyrtar tjetër i përfshirë në qeveri që është përzier me narkotrafikantët e krimin e organizuar.
Ndërkohë qeveria dhe përfaqësues të saj janë shprehur optimistë se në 6 muajt në vijim do të çelen negociatat, nisur nga rezultatet e fundit dhe kriteret e përcaktuara nga BE.

Kujtojmë që gjatë vizitës së tij rreth një muaj më parë në Shqipëri, Thorsten Frei, anëtari i Komisionit për Çështjet e Jashtme dhe Raportues për Shqipërinë në Bundestagun gjerman, u shpreh se e ka ndjekur me vëmendje çëshjten e Tahirit. Ndër të tjera ai tha se vënia para drejtësisë e ish-ministrit, si dhe politikanëve të tjerë të përfshirë në çështjen e drogës, janë kusht për çeljen e negociatave. /Politiko.al/

Babëzi që pjell barbarë

Anton DEDE

Ndërsa lexoj kronikat e përditshme për artistët që po luftojnë dhëmb për dhëmb me qeverinë për të mos iu prishur Teatri i tyre, ku ata nuk kanë derdhur vetëm djersë pa kursim por shumë më tepër, deri dhe shpirtin, pra, që ai të rikonstruktohet por fasada të ruhet, lexoj një shkrim për Spaçin. (Gazeta “Shqip”, 20 mars 2018), ku autori, Sulejman Dida, i ka vënë një titull tepër kuptimplotë: “Ta “bëjmë” Spaçin, që të mos e përsëritim atë!”.
A ka përkitje apo analogji në mes tyre?! “A je i marrë a shtihesh?!” mund të më thotë dikush si me humor, dhe jo pa të drejtë. Në vështrim të parë duket se nuk ka asgjë të përbashkët në mes minierës-burg të Spaçit dhe Teatrit Kombëtar, për të cilin ruajnë kujtime e kanë nostalgji jo vetëm aktorët e regjisorët, por të gjithë ne, ish-spektatorët. Por, le të mos nxitohemi në përfundime.
Autori i shkrimit që përmenda më sipër, tregon për degradimin e plotë që po ndodh në burgun famëkeq, ku u persekutuan për dekada qindra e mijëra shqiptarë në regjimin komunist. Ai e krahason atë me një plagë të cilën po e mbyll koha me erozionin e pashmangshëm, e të pamëshirshëm, do të shtoja unë. Që nga viti 1991, thekson autori, – aty gjithçka është shkatërruar dhe grabitur, ku përveç ndonjë rrëfimi, nuk gjen asnjë gjurmë të persekutimit…
Kemi të bëjmë pra, me një barbari të vërtetë. Gjithçka u prish, u shkatërrua, u vodh, u shit për skrap dhe as që u kujtua njeri të thoshte apo të ulërinte, me sa zë që kishte: “More, a e kuptoni se ç’po bëhet? Nuk po shkatërrohet e nuk po shitet thjesht hekuri i atyre soletave të betonit, por po shkatërrohet e po shitet një copë e rëndësishme e historisë sonë, e kujtesës tonë…”. A thua është e vështirë të kuptohej kjo nga pushtetarët tanë të pas-Diktaturës?

Një parantezë e shkurtër
Në Spaç unë kam punuar dhe vetë, si teknik gjeolog, pas shkollës së mesme, Politeknikumit. Ne as që na shkonte në mendje atëherë se po përgatisnim burgun e ardhshëm, një nga më të tmerrshmit që ka njohur jo vetëm vendi ynë, por dhe bota mbarë.
Por unë e kujtoj atë kohë në dy pamje: kushtet e punës të minatorëve e sondistëve dhe jeta e tyre qe tepër e vështirë dhe e mundimshme, edhe pse akoma nuk qe kthyer në kamp pune për të burgosurit. Sado e çuditshme të duket, unë e kujtoj atë kohë edhe me nostalgji: teknikë, inxhinierë e nëpunës të tjerë, përgjithësisht të rinj në moshë e jabanxhi, gjenim dhe krijonim, edhe në ato kushte izolimi të skajshëm, hapësira të gëzueshme me njëri tjetrin.
Pas përmbysjes së Diktaturës dhe mbylljes së burgut, kam lexuar tërë ato shkrime e kronika për tmerret e përjetuara në ato hapësira që unë i kisha shkelur e i njihja me pëllëmbë. Po revolta e njohur e ’73-shit, që sivjet ka 45 vjetorin, e që u shtyp me sadizëm, duke pushkatuar katër të burgosur e duke ri-dënuar qindra të tjerë, a mund të harrohet? Kam takuar dhe biseduar me shumë syresh…Shkurt muhabeti, a mund të harrohen apo, edhe më direkt, a duhet të harrohen tërë këto apo duhej bërë ç’qe e mundur për ta ruajtur ashtu siç qe dhe siç e shtjellon saktë e bukur autori në shkrimin e mësipërm?!

Një parantezë tjetër
Kam pasur rastin të vizitoj edhe burgun e famshëm të Al-Katrasit, në ishullin e njohur me të njëjtin emër, në San Françisko të Kalifornisë. Madje hyra dhe në qelinë e Al Kapones…
Por këto kuriozitete mund të jenë objekt i ndonjë shkrimi tjetër. Gjetkë e kisha fjalën me këtë parantezë: Atë burg e mbylli Xhon Kenedi dhe e ktheu në muze. A nuk kam të drejtë të pyes: të qe kryeministri ynë artist dhe kanakari i tij, Erion Veliaj i kudondodhur, a thua do e linin tërë atë ishull pa ndërtuar kulla të larta e pa e kthyer në burime të majme fitimi, siç kanë bërë e po bëjnë me gjithçka tjetër në Tiranë e kudo gjetkë ku kanë pasur mundësi?
A nuk na e shembën stadiumin, kinema “17 nëntorin” e “Republikën”, lulishten pas Skëndërbeut, (të njohur edhe si “Kafe Gjirokastra”), etj. dhe tani po bëjnë ç’është e mundur që të shembin Teatrin?
Por, këtë parantezë e hapa dhe për diçka tjetër. Kam vizituar shumë shtete e qytete, anë e mbanë Amerikës apo edhe malet, kodrat e liqenet përreth Nju Yorkut.
Çfarë më ka bërë përshtypje? Që kudo, ruajnë me një xhelozi të habitshme, gjithçka të vjetër: kam ndeshur në baraka prej dërrasash, porta e ura të vjetra me harqe, prej guri, rrugë me kalldrëm etj.etj. Guxo po munde të dëmtosh sadopak ndonjërën prej tyre…Kurse ne: shkatërro gjithçka, vetëm e vetëm për të fituar para…

Përfundim
Kthehemi përsëri tek tema e shkrimit tim dhe e të nderuarit Sulejman Dida. Bukur e ka dhënë mesazhin ai, ndaj dhe u ndala kaq gjatë: po të harrojmë të kaluarën, ka rrezik që ajo të përsëritet. Ky është një mesazh i madh që na ka ardhur e na vjen gjatë gjithë historisë, jo vetëm tonës por dhe asaj botërore.
Mjafton të kujtojmë Gjermaninë, që, duke harruar mësimet e së kaluarës, i dha Botës dy tragjedi të llahtarshme dhe veshi në zi dhjetëra miliona familje.
Po “Enveri ynë” që pushkatoi, burgosi e internoi shumë më tepër nga sa mori Lufta?! Po tërë këta “enverë” të rinj, që tranzicioni i prodhoi me bollëk, a thua se kanë nxjerrë mësime nga e kaluara, që vetëm kanë nguruar për të mbushur xhepat, për të ndërtuar kulla e vila, si sheikët, e për të jetuar si mbretër e princër, a ndalen para ndonjë skrupulli?
U bënë gati tridhjetë vjet që presim ndryshime e më kot: vazhdon e njëjta histori, si nga pushtetmbajtësit, ashtu dhe nga ata që mezi presin tu zënë vendin. Ja pse dy shkrimet kanë aq shumë analogji apo emërues të përbashkët mes tyre: shembja e Teatrit e shkatërrimi i Spaçit janë dy ngjarje që sjellin në mënyrë të ububu-shme një frikë të madhe: nga pushtetarët tanë mund të presim gjithçka!
“More, si flet kështu, kur kryeministrin aktual, si askund tjetër, e kemi një ish-artist,(paçka se të dështuar) dhe një intelektual klasi,(paçka se kontra pedal e ekscentrik)?! Unë do t’ia ktheja se kjo, e bën problemin që shtruam edhe më të dhimbshëm, për të kuptuar se si i tjetërson pushteti e paraja njerëzit, kushdo qofshin ata.

Basha mbledh shtabin e emergjencave në Shkodër për përmbytjet, ndërsa Rama në sarajet e Erdoganit

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka mbledhur sot në mesditë Komisionin e Emergjencave Civile në Shkodër sëbashku me kryetaren e bashkisë Voltana Ademi.
Basha ka ndjekur me vëmendje raportimin e Ademit për situatën e rënduar dhe deri më sot është i vetmi politikan i lartë që i gjendet pranë pushtetit lokal atje. Basha tha se, situata nuk po shkon drejt përmirësimit, po përkeqësimit të thellë. “Ndaj dhe arsyeja kryesore është tu vihet në ndihmë me të gjitha mjetet dhe mënyrat banorëve të kërcënuar. Do të thotë se moshspallja e emergjencës është përgjegjësi ligjore dhe penale dhe ccdo pasojë në jetën dhe shëndetin e banorëve të bashkisë së Shkodës dhe Vaut të Dejës, është konseguencë e mosveprimit, vepër penale, kriminale, mos shpallja e emergjencës. Ndihmat e ardhura nga qeveria janë të pamjaftueshme.

Puna e bërë deri tani është nga bashkia e Shkodrës, që si asnjë bashki tjetër nuk është përgatitur të përballojë këtë gjendje emergjence e vetme. Kjo është arsyeja pse insistohet prej më shumë se dy javësh me shpalljen e gjendjes së emergjencës”, tha Basha.
Ai vlerësoi përfaqësuesit vendor që prioritet numër një kanë shpëtimin e jetëve. “Apel të gjithë banorëve të vazhdojnë të mbajnë kontaktet me autoritet lokale dhe tu binden këshillave dhe instruksioneve sepse shpëtimi i jetëve njerëzore mbetet prioritet nr. 1. Sot janë mbi 1 mijë familje dhe 800 banesa të rrethuara nga uji. Kjo përbën një gjendje emergjence, këto familje janë në kërcënimin e vazhdueshëm të izolimit, mungesës së ujit të pijshëm. Në një pjesë të madhe të territorit shkollat kanë ndaluar aktiviteitn e tyre ndërkohë që zona bujqësore e blegtorale është shpartalluar në kuptimin ekonomik të fjalës”, vijoi Basha.

Bashkia e Shkodrës ka mbi një javë që po përballet me përmbytjet e ndihmuar nga Forcat e Armatosura. Por, situata po përkeqësohet ditë pas dite.
Në Shkodër situata e përmbytjeve është kaotike. Në ujë janë mbi 5 mijë hektarë tokë dhe 700 shtëpi të rrethuara nga uji në Dajç, Anë të Malit dhe Berdicë. Në Vilun, Baks, Rrjoll si pasojë e stuhisë së erës është rrëzuar transformatori dhe për pasojë janë pa energji elektrike.
Edhe Dajçi është në errësire në disa fshatra nga dëmtimet e shtyllave. Uji ka depertuar edhe në lagjet periferike Ajasëm e Livadhe ku janë 150 shtëpi të rrethuara nga uji. Erozioni ka dëmtuar rëndë argjinaturat në Ças, Pentar dhe Darragjat.

Nga ana tjetër familjet e evakuara kanë shkuar në 75, të cilat i vizitoj nga afër në konviktin “Arben Broci”, kryebashkiakja Voltana Ademi. Pa mësim janë një pjesë e shkollave të Dajçit, ndërsa në Anë të Malit frekuentimi është i vogël. Shkarkimet nga HEC Vau Dejes vijojne me 1 mije meter/kub per sekond.
Ekstremet e motit nuk kanë të ndalur, duke e vështirësuar edhe më shumë situatën në zonat e përmbytura. Dëbora ka prekur prej mengjesit të së premtes (23 mars) edhe Shkodrën, ndonëse fuqia e saj për ta zbardhur territorin e mbingopur me ujë, është e vogël.
Temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe përballja e banorëve të këtyre zonave, por edhe strukturave shtetërore me emergjencën bëhet më e vështirë.

24 kulla të reja në qendër të Tiranës, pastrim urgjent i parave të drogës të Ramës përmes lejeve të Veliajt

Nuk janë një apo apo 5 kulla, por plot 24 kulla ta larta me mbi 25 kate që do ngrihen me lejet urgjente të Veliajt përpara se ti mbarojë mandate si Kryebashkiak. Urgjenca e Ramës për lejet e ndërtimit lidhet me planin masiv të pastrimit të parave të drogës nga kreu i qeverisë.
Çdo ditë e shohim në TV, të mbjellë pemë, por mos e besoni ai po fsheh një plan mizor. Lali Eri ka në plan të ndërtojë jo pak por 24 kulla të reja në Tiranë. Më pak fjalë harrojeni pyllin orbital, këndet e lojërave, parqet e të tjera fjalë të bukura si këto që marrin vlerë vetëm për fushata.
I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Real Story, të gazetarit Sokol Balla, Veliaj është shprehur se për planin për ndërtimin e këtyre kullave është bazuar tek të dhënat e INSTAT-it, të cilat vënë në dukje se 25 mijë banorë vijnë çdo vit në Tiranë.
“Për lejet e bashkisë kam thënë që patjetër s’do ketë leje sa kohë s’ka plan. Bashkia para nesh sipas kërkesës ashtu i jepte lejet. Bashkia sot ka marrë planin francez te Ramës, ka parë statistikat e INSTAT ku tregohet se vijnë 25 mijë banorë në vit ne Tirane dhe pasi ka hartuar këtë plan, jep këto leje.

Kur ka plan dhe cdo gjë bëhet sipas distancave, jepet leje.
ër kullat trashëguam planin francez për një qendër që do kishte ndërtesa të larta për arsye të thjeshta, as Rama as unë s’kemi cënuar kurrë hapësirën publike, ka qenë private gjithmonë, është 10 fishuar taksa, është fushë që rrit punësimin”, tha Veliaj.

Mafia e tokave, Alket Hyseni i vjedh 11 mijë m2 tokë në Dhërmi, Rama i jep leje ndërtimi për fshat turistik Papulit

Një pronare tokash në Dhërmi ka dhënë një deklaratë bombastike, duke akuzuar deputetin e Partisë Socialiste për vjedhje toke.
Në emisionin “Të Paekspozuarit”, në mbrëmjen e sotme, një pronare tokash në Dhërmi, ka denoncuar deputetin e Partisë Socialiste, Alket Hyseni, se i ka vjedhur tokën. Zonja Irini Bua, pretendon se Alket Hyseni i ka tjetërsuar 11 mijë metra tokë.
Në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku është disktuar për grabitjen e tokave në bregdetin shqiptar, nëpërmjet “kopsitjes” së dokumentave me ligj, një pronare tokash në Dhërmi, ka denoncuar deputetin e Partisë Socialiste, Alket Hyseni, se i ka vjedhur tokën.
Zonja Irini Bua, pretendon se Alket Hyseni i ka tjetërsuar 11 mijë metra katrorë tokë.
“Prona ësht vjedhur nga Alket Hyseni, 11 mijë metra. Letrat që keni ju përpara, vërtetojnë vjedhjen ose përvetësimin e pronës nga Alket Hyseni. Leje mbi pronën tonë ka dhënë Edi Rama. Alket Hyseni ka bërë marrëveshjen me kompaninë e Mirela Papulit. Nuk mund të ketë Alket Hyseni dhe kompania Papuli pronë, dhe ne nuk kemi asnjë metër katror tokë. Tani kanë dhënë leje ndërtimi tek Papuli për ndërtimin e një fshati. I bëj thirrje kryeministrit Rama që të pezullojë këtë vendim

Lidhjet e “Ujku të Detit” me Balilin, Habilajt dhe Tahirin, trafikonte drogë në Turqi nga viti 2015

Baroni i drogës, Met Kanani i arrestuar dje në Turqi me 1.1 ton drogë ka lidhje me Balilin, Habilajt dhe Tahirin. Ai trafikonte drogë drejt Turqisë që nga viti 2015. Një qytear, i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku shkruan për lidhjet e baronit të drogës me zyrtarë të lartë të PS.
“Baroni i drogës “Ujku i Detit” lidhje te ngushta me kupolen më të lartë të PS!
Lexoni mesazhi e oficerit dixhital!”, shkruan Berisha në Facebook.
“Mirembrema Dr jam oficer policie. Baroni i droges Met Kanani i kapur dje ne Turqi eshte nje nder eksponetet e trafikut te droges me te fuqishem te jugut, me origjin nga Patosi me lidhje shume te forta politike me kupolen me te larte te Partise Socialite ministra dhe qeveritar te majte vendor Ai esht bizesmen dhe sponsorizus i rendesishem ityre prej vitesh . Ky person ka qe nga viti 2015 qe i ishte vene nofka nga autoritetet nderkombetare “ujku i detir” dhe ka trfikuar me nje super skaf ne Turqi, Greqi dhe Itali lende narkotike canabis stativa dhe heroine dhe arme. Ka burime te forta qe ky klan ka punuar me Klement Balilin dhe Habilajt e Tahirit. Eshte ne kerkim nderkombetar ne disa shtete te BE”, shkruan qytetari.

Si u kap në Turqi kanabis shqiptar 5.2 milionë euro
Sasi prej 1 ton e 100 kg drogë e llojit kanabis usekuestrua dje nga policia metropolitane e Stambollit, duke çuar në pranga 11 shqiptarë. Mediat turke bënin me dije se droga i përket të ashtuquajturit grupi “Met shqiptar”, nofkë kjo e marrë nga baroni ndërkombëtar i drogës Meta Kanan.
Ekipet e policisë shkëmbyen të dhëna me autoritetet shqiptarë në lidhje me dërgesat e drogës në fillim të këtij muaji.
Lënda narkotike është transportuar me anije dhe dyshohet nga Shqipëria, ndërsa autoritetet turke e kanë mbajtur grupin nën vëzhgim, përfshirë edhe kreun e bandës.
“Trt Habe”shkruan se droga është transportuar nga Shqipëria me jahte, ndërsa në operacion janë përfshirë 250 punonjës policie.
Hetimet për grupin kanë zgjatur rreth 6 muaj dhe në pranga kanë përfunduar edhe 4 organizatorët. Gjithashtu, mediat turke shkruajnë se autoritetet shqiptare nuk e kishin arrestuar kurrë personin e njohur me nofkën “Meta Kanan”, i akuzuar për trafik ndërkombëtare të drogës.
Vlera e sasisë së drogës në tregun me pakicë do t’i sillte grupit një fitim prej 25 milionë lirash turke, e konvertuar afërsisht prej 5.1 mln euro. 11 persona që janë në paraburgim duke përfshirë baronin e drogës.

E moshuara rrëfen tmerrin nga maskat: Na shpëtoi llozi i derës

Familja Muça në Fier ka përjetuar një natë të tmerrshme dje, teksa katër grabitës të armatosur kanë tentuar të vjedhin banesën e tyre. Elsa Muça, kryefamilarja shprehet se ka qenë llozi i derës i futur në beton ajo që i ka shpëtuar.
‘’Vetëm ky na ka shpëtuar llozi, ndryshe do e kishin thyer derën. Dëgjuam zhurma dhe njoftuam Policinë.”, thotë Elsa Muça.
Nga përplasja e grabitësve me Policinë, ka mbetur i vrarë një prej tyre dhe i plagosur një tjetër.
Dy grabitësit e tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa makinën e kanë braktisur në periferi të qytetit.
Sipas burimeve të Policisë, autorët qëlluan me kallashnikov sapo panë punonjësit e policisë. Edhe pistoletat u gjetën me fishek në gojë. Burimet nga Policia thonë se është bërë e mundur identifikimi dhe i personave që janë arratisur nga vendngjarja.

Skema e grabitjes, kush është personi që mbeti i plagosur
Autorët e grabitjes në Fier kane tentuar të hapin dyert e dy banesave, te Minella Muçit dhe të një fqinjit të tij. I plagosuri Arben Muçaj ka qenë tek hyrja me kallash dhe ka qëlluar i pari policinë.
Më pas ka zbritur personi që u vra me dy pistoleta duke qëlluar edhe ai kundër policisë. Në këtë moment policia ka shtënë kundër tij dhe ka mbetur i vdekur në vend. Paraprakisht burimet thonë se grabitësit kanë qenë nga Puka dhe nga Fieri.
Policia e Fierit sqaroi më herët se: Pas marrjes së njoftimit mbërritën në vendngjarje shërbimet e policisë, të cilët janë përballur me disa persona të maskuar e të armatosur me pistoleta e automatikë, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë.
Në kushtet e reagimit propocional, nga shkëmbimi i zjarrit, njëri nga autorët është plagosur dhe një tjetër ka gjetur vdekjen.
Të dy ata ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Autorët e tjerë, që dyshohet se janë edhe dy, duke qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një mjet ende të paidentifikuar.
Nga rradhët e Policisë së Shtetit nuk ka të lënduar.
Menjëherë janë ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe po vijon puna për kapjen e autorëve të tjerë.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm provash materiale.
Nën drejtimin e një grupi të posacëm të Prokurorisë, i cili gjendet në vendngjarje, po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Maskat terror në Fier, policia përplaset me grabitësit, njerin e vret tjetrin e plagos, 2 largohen

Një person është vrarë ndërsa një tjetër është plagosur gjatë përplasjes me armë me policinë në orët e para të mëngjesit në qytetin e Fierit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të 23 marsit 2018 në lagjen “29 Nëntori”. Policia thotë se personat që kanë tentuar të grabisin kanë qenë të armatosur dhe me maska.
Tentativa e grabitjes
Hajdutët, që mendohet se kanë qenë 4, kanë hipur në katin e tretë të një pallati për të grabitur banesën e Minella Muçi duke thyer drynin e derës. Familjarët kanë ndjerë dhe menjëherë kanë njoftuar policinë.
Përplasja
Burimet bënë të ditur se, personat që janë përplasur me policinë kanë qenë me pistoletë dhe kallashnikov.
“Në kushtet e reagimit propocional, nga shkëmbimi i zjarrit, njëri nga autorët është plagosur dhe një tjetër ka gjetur vdekjen.

Të dy ata ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Autorët e tjerë, që dyshohet se janë edhe dy, duke qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një mjet ende të paidentifikuar. Nga rradhët e Policisë së Shtetit nuk ka të lënduar” informoi policia permes njoftimit të orës 07:20.
Si qëlluan policine me kallashnikov e pistolete
Gazetarja informon: Autorët e grabitjes kanë tentuar të hapin dyert e dy banesave, të Minella Muçit dhe të fqinjit të tij. I plagosuri Arben Muçi ka qenë tek hyrja me kallashnikov dhe ka qëlluar i pari policinë. Më pas ka zbritur personi i cili është vrarë nga policia. Ky ka pasur 2 pistoleta dhe ka qëlluar kundrejt policisë. Në këtë moment policia ka shtënë kundër tij dhe ka mbetur vdekur në vend.

Kush ishin maskat?
Mendohet se njëri prej grabitësve është nga Fieri, tre janë nga Puka. I plagosuri i identifikuar si Arben Muçi, 47 vjeç ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet identiteti i grabitësit të vrarë.
Ne ndjekje te dy autoreve te larguar
Policia ka nisur kërkimet për arrestimin e dy personave të tjere te cilet edhe ata kanë qelluar ne drejtim te punonjësve të policisë. Ata janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një mjet ende të paidentifikuar. Kanë nisur hetimet me pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm provash materiale.