20.4 C
Tirana
E hënë, 19 Maj, 2025

Rama kundër FMN: Do vjedhim me koncesionet deri në vitin 2021

Kryeministri Edi Rama, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipermarrjes, Arben Ahmetaj dhe Ministri i Financave Shkelqim Cani, gjate nje takimi me strukturat tatimore te perfshire ne aksionin kunder informalitetit dhe evazionit fiskal./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, Minister of Economic Development, Tourism, Trade and Entrepreneurship, Arben Ahmetaj and Shkelqim Cani, Minister of Finance, during a meeting with tax structures involved in action against informality and tax evasion.

Nuk ndalen së vjedhuri shqiptarët. E bëjnë me plan dhe nuk i ndal as paralajmërimi i FMN për greminën ku po e çojnë vendin. Një ditë pas deklaratës së FMN, ministri i vjedhjeve të qeverisë deklaroi se koncesionet nuk do të ndalen deri në vitin 2021. Pra, vjedhja e shqiptarëve do të vazhdojë me koncesione të reja deri në vitin 2021. Por këton koncesione shtrihen edhe për shumë vite të tjera më pas sepse janë faturat që do të paguhen për koncesionarët e klientelës së qeverisë.
Një ditë pasi FMN i kërkoi qeverisë shqiptare eleminimin e praktikës aktuale të dhënies së koncesioneve me propozime të pakërkuara, ka reaguar Qeveria.
Ministri e Financave, Arben Ahmetaj thotë se po përgatitet një ligj që do të ndërpresë dhënien e koncesioneve të pakërkuara duke filluar nga 2021, vit që përkon me mbylljen e mandatit të kësaj qeverie.

“Kemi rënë dakort dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë kemi rëndë dakort që duke filluar nga janari i vitit 2021, mos të ketë më oferta të pakërkuara”, thotë Ahmetaj.
Ministri financave tha po ashtu se përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH ka për qëllim monitorimin e transaksioneve.
“Logjika e lidhjes me biznesin e vogël, pra deri në 2 milionë është mbyllja dhe skanimi i plotë i transaksionit”, deklaron ministri.
Edhe për përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, Fondi Monetar Ndërkombëtar u shpreh kundër, pasi gjykon se tatimet nuk i kanë kapacitetet administruese.

Kosova voton Demarkacionin me Malin e Zi, por Brukseli gjen një kusht të ri për heqjen e vizave

Mes të tjerash në deklaratën e përbashkët të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, komisionarit për punë të jashtme, Johannes Hahn dhe komisionari për çështje të brendshme, Dimitris Avramopoulos, thuhet se Kosova do të jetë në vëzhgim për çështje që lidhjen me korrupsionin.
“Në vitin 2016, Komisioni Europian i propozoi Këshillit dhe Parlamentit Europian heqjen e kërkesave për viza për qytetarët e Kosovës me të kuptuarit se Kosova do të ratifikojë Marrëveshjen e Ndarjes së Kufirit me Malin e Zi dhe do të forcojë të dhënat e saj në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Vlerësimi i procesverbalit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit vazhdon edhe në dritën e informacionit të fundit të dhënë nga autoritetet e Kosovës”, thuhet në deklaratën e përbashkët të ndërkombëtarëve. Bashkimi Evropian pret që të gjitha palët në Kosovë të vazhdojnë punën e madhe dhe përpjekjet e suksesshme për të arritur udhëtimin pa viza për popullin e Kosovës dhe në interes të rajonit”, thuhet në deklaratë.

A e ka mbaruar gjimnazin Ulsi Manja?

“Drejton Komisionin e ligjeve një njeri që ka blerë shkollën e lartë pa mbaruar të mesmen”, kështu shprehet një nga denoncuesit në për Boldnews. L.H i ka bërë këto akuza pas publikimit nga redaksia jonë për bllokimin që Ulsi Manja i ka bërë Kushtetueses.
Denoncuesi shkruan se vetting-u është për të vlerësuar të tjerë njerëz dhe jo njerëzit e korruptuar si Ulsi Manja, që nuk e meritojnë postin që mbajnë.
Denoncimin në Blonews:
Vaj medet ku eshte katandisur kjo shqiperi, te drejtoje komisjonin e ligjeve nje njeri qe ka blere shkollen e larte pa e mbaruar te mesmen, po çfar vetingu e keni fjalen more plehera a e shikuat emisionin e stopit se ke po fusni ne komisjone per te vleresuar te tjeret njerez qe jane larguar nga puna per shkelje por doli qe e kishte shok dhome taulantin pthuuuuu plehera.

Pronarët e argjendarisë në Itali dëshmojnë për diamentet e gruas së Tahirit të blera nga Habilajt

Hetimet kundër ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri pritet të marrin një kthesë të rëndësishme. Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë tashmë në dispozicion deklarimet e argjendarëve në Katania, ku dyshohet se Moisi Habilaj ka blerë dhuratat për familjarët e ish-ministrit të Brendshëm.
Biznesmenët italianë babë e bir, pronarë të “Donin” srl, janë pyetuar nga autoritetet italiane për llogari të Prokurorisë për Krime të Rënda në Shqipëri. Nga aktet që ka parë në mënyrë ekskluzive “Boldnews.al”, argjendarët janë pyetur në dhjetor 2017 dhe aktet i janë përcjellë autoriteteve shqiptare pak ditë më parë, nëpërmjet letër-porosisë.
Pronarët e argjendarisë “Donin” kanë shpjeguar me detaje se si funksionojnë, cila është klientela e tyre dhe se si klientët mund të blejnë sende me vlerë në agjencinë e tyre. Dyqani i tyre nuk ka tabelë identifikuese dhe klientët vihen në kontakt me pronarët nëpërmjet një fjalëkalimi.

Klientët paraqiten në dyqanin e tyre me kodin përkatës dhe tërheqin dhuratat, të cilat i kanë porositur më parë. Argjendaria është e pajisur me kamera sigurie, të cilat filmojnë të gjitha hyrje-daljet, si edhe identifikojnë klientët.
Ka raste kur, në dyqan nuk paraqiten klientët e tyre të identifikuar, por janë njerëz, të cilët kanë në dispozicion fjalë-kalimin e blerësve të njohur.
“Boldnews.al” ka parë detajet mbi përgjigjet e dhëna nga pronarët e argjendarisë, por ka preferuar që fillimisht të mos i publikojë, për të ruajtur sekretin hetimor.
Referuar përgjimeve të Prokurorisë së Katanias, Moisi Habilaj, kapoja i bandës së narkotrafikut, i mburret mikut të tij, Sabaudin Çelaj, se i ka blerë nënës dhe bashkëshortes së Saimirit bizhuteri në vlerë rreth 20 mijë euro.
Përgjime ambientale në bordin e makinës Fiat Bravo me targë DG826NA në përdorim të Moisi Habilaj në orën 12:05 minuta të datës 16.13.2013. Në makinë ndodhen Sabaudin Çelaj, të cilin e thërrasin Sabi. Rreth orës 12:13:20 dëgjohet Moisiu teksa telefonon një shtetas me emrin Antonio Riela jashtë makinës.

Përgjimi për diamantët
Në orën 12:14:45 Moisiu hyn në makinë dhe i thotë Sabit që ka blerë dy byzylykë, njërin për gruan dhe tjetrin për nënën e tij. Sabi e pyet nëse i kanë kushtuar shtrenjtë apo jo.
Moisi: Mjaftueshëm
Sabi: 1000 euro
Moisi: Sa?
Sabi: 2000…
Biseda vazhdon në përgjimin e dytë numër 559
Vazhdon biseda në makinë, në bordin e së cilës ndodhet Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj
Sabaudin: 500?
Moisiu: 700..s’e gjete…10 mijë euro pa 1 mijë euro (nënkupton 9000 euro)
Sabaudin: Po a i kishte sjellë të gjitha?
Moisiu: Kishte sjellë 20
Sabaudin: 10 në të gjitha??

Moisiu: 2 byzylykë
Sabaudin: 2000 euro?
Moisiu: 9000 euro…ishin 18 (do të thotë 18 mijë euro) dhe i bëri përgjysmë
Sabaudin: Ia dhe para cash?
Moisiu: Po
Sabaudin: Nuk është se kanë ndonjë telekamera..apo gjëra të tilla?
Moisiu: Jo… (përgjim i pazbardhur) …ato janë përballë Gjykatës. /Boldnews.al/

Po Xhafa a duhet të hetohet për deklaratat kontradiktore për kokainën?

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i kërkoi Prokurorisë së Krimeve të Rënda të marrë në pyetje kryetarin e PD-së, Basha dhe ish-kryeministrin Berisha, për shkak të akuzave publike që ata kanë bërë për ngarkesën e kapur të kokainës në Maminas.
Në shkelje të hapur të çdo lloj ligji dhe standardi për pavarësinë e Prokurorisë dhe të drejtësisë nga ekzekutivi, Fatmir Xhafaj i ka shkruar sot një letër zyrtare Prokurorisë së Krimeve të Rënda vetëm për t’i përcjellë këtë kërkesë.
Kërkesa ka frymë urdhërore dhe është e mbushur me opinione apo mendime personale të ministrit Xhafaj, të cilat tejkalojnë përgjegjësitë e tij zyrtare, dhe ndërhyjnë në përgjegjësinë e Prokurorisë për drejtimin e hetimeve penale. Mbi të gjitha Xhafaj, në letër, ushtron trysni mbi Prokurorinë, duke e kërcënuar atë dhe duke thënë se zbatimi i kërkesës së Xhafajt është përgjegjësi ligjore e Prokurorisë.
Ndër të tjera, ministri Xhafaj shkruan:
Çmoj se ka interes të ligjshëm publik dhe posaçërisht për hetimin që është duke u kryer që, nga ana e institucionit që ju drejtoni, të thirren këta persona dhe të deklarojnë përpara Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në zbatim të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, faktet për të cilat kanë dijeni dhe provat, që ata zotërojnë për klanet kriminale të trafikut të drogës, përfshi edhe rastin e fundit të sekuestrimit të 613 kilogram kokainë.

Nga këto deklarime publike bie veçanërisht në sy fakti se nga zoti Sali Berisha dhe zoti Lulzim Basha pretendohet qartë që ata kanë dijeni për fakte konkrete lidhur me klanet e trafikut të drogës në Shqipëri. Po sipas këtyre deklarimeve publike, rezulton se të dy këta persona kanë veçanërisht dijeni mbi poseduesit dhe përfituesit e sasisë prej 613 kilogram kokainë të sekuestruar së fundmi në Portin e Durrësit.
Kërkesa e Xhafajt, përveçse ndërhyrje, në pavarësinë e Prokurorisë, ka prapavijë të qartë politike. Nëse shqetësimi i tij do të ishte apolitik, ai duhet të kishte mbajtur të njëjtin qëndrim dhe të njëjtat standarde në çdo rast të ngjashëm të Bashës, Berishës dhe çdo kujt tjetër që ka artikuluar akuza publike.
Në këtë kuptim, Fatmir Xhafaj duhet të pyetet për qëndrimin e tij për shumë raste dhe persona që kanë bërë akuza publike. Si fillim ai mund të pyetet për sa më poshtë:
– Vetë Zoti Xhafaj a nuk duhet të thirret dhe dëshmojë në Prokurori pse bëri deklarata kontradiktore në lidhje me kapjen e drogës?Përse gënjeu ministri Xhafaj në deklaratën e tij të dytë publike, duke qenë se ka të dhëna që policia shqiptare pati informacionin dhe ndihmën e partnerëve të huaj në operacion?

– Pse Policia nuk e arrestoi dhe e lejoi të largohej nga Shqipëria pronarin e kompanisë që kishte porositur ngarkesën edhe pse kishte informacion paraprak për ngarkesën në emër të tij?
– A i ka kërkuar zoti Xhafaj informacion Ambasadorit amerikan Donald Lu në lidhje me 21 klanet dhe 4 familjet mafioze që ambasadori ka përmendur në publik se ekzistojnë në Shqipëri? Nëse po çfarë ka bërë për arrestimin e tyre?
– A i ka kërkuar zoti Xhafaj Prokurorisë të thërrasë Bashën dhe Berishën për të dhënë sqarime në lidhje me akuzat e tyre për Agron Xhafajn, për të cilin ata pretendojnë se kanë prova që është trafikant ndërkombëtar kokaine i dënuar në Itali?
– A i ka kërkuar zoti Xhafaj Prokurorisë të thërrasë Bashën dhe Berishën për akuzat e tyre ndaj Vangjush Dakos dhe Damian Gjiknurit, duke qenë se ata pretendojnë që kanë dijeni për regjistrime telefonike të tyre, ku bëjnë konspiracion me kriminelë për vjedhje votash?
– A i ka kërkuar zoti Xhafaj Prokurorisë të thërrasë Bashën për akuzat për lidhje të kompanisë ruse Gavnurin dhe Jurimeks me Edi Ramën dhe Damian Gjiknurin?
– A i ka kërkuar zoti Xhafaj Prokurorisë të thërrasë edhe Taulant Ballën për çështjen e financimit rus, pasi Balla bën përditë deklarime publike që ka informacion për financim rus të PD-së?

Rama ndryshon procedurat për privatizimin dhe shitjen e tokave shtetërore

Ndryshojnë procedurat për privatizimin dhe shitjen e tokave shtetërore. Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshimin e kritereve të vlerësimit të pronës shtetërore, që privatizohet apo transformohet dhe procedurën e shitjes. Qeveria vendosi që kësaj procedure t’i nënshtrohen të gjitha ndërmarrjet apo objektet e veçuara, mjetet kryesore, mjetet e xhiros në administrim apo në ruajtje të institucioneve, ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare me kapital tërësisht shtetëror, për të cilat është dhënë miratimi i ministrit përgjegjës për ekonominë për fillimin e procedurave të privatizimit apo të transformimit në shoqëri tregtare.
Në ndryshimet e fundit ligjore të botuara dje në Fletoren Zyrtare mësohet, se kërkesa duhet të shqyrtohet brenda 30 ditë nga marrja e saj. “Institucionet qendrore dhe organet e njësive të vetëqeverisjes vendore dërgojnë kërkesat e tyre për privatizimin e ndërmarrjeve apo të institucioneve që kanë në varësi administrative ose në pronësi, në ministrinë përgjegjëse për ekonominë. Ministri përgjegjës për ekonominë nxjerr urdhrin e miratimit për privatizim, sipas kërkesave të përmendura më sipër. Në rast se ministria përgjegjëse për ekonominë u kërkon institucioneve qendrore apo organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore kërkesën për prononcim privatizimi për pasuritë e ndërmarrjeve apo të institucioneve që kanë në varësi administrative, këto institucione janë të detyruara që brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e marrjes së kërkesës, të dërgojnë mendimin e tyre për privatizimin e këtyre pasurive”, thuhet në VKM-në.

Procedura
Në vendim është përcaktuar që për dokumentacionin e përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit ndiqet kjo procedurë: a) I dërgohet ministrit përgjegjës për ekonominë: i) për objektet ndërtimore, linjat e prodhimit/shërbimit, ku përcaktohen vlera e objektit, sipërfaqja e përgjithshme, ajo nën objekt dhe ajo funksionale; ii) për makineritë, pajisjet, mjetet e transportit, inventarin ekonomik, mjetet e xhiros etj., kur asetet do të shiten të veçanta. Fletorja Zyrtare Viti 2018 – Numri 37.

Vendimmarrja
Ministria e Financave dhe Ekonomisë, pasi kontrollon nëse ky dokumentacion ka kaluar në strukturat përkatëse, ia përcjell atë Komisionit të Shqyrtimit dhe Transparencës, të ngritur me urdhër të ministrit përgjegjës për ekonominë, për verifikimin, konfirmimin dhe transparencën e procedurës së dokumentacionit të privatizimit të pronës shtetërore, që dërgohet për shitje. Ndërkohë që Komisioni i Shqyrtimit dhe Transparencës, i ngritur me urdhër të ministrit përgjegjës për ekonominë ka në përbërje: zëvendësministrin e Financave dhe Ekonomisë, kryetar; një përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme Rregullatore dhe të Përputhshmërisë, MFE, anëtar; dy përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme Ekonomike dhe të Shërbimeve Mbështetëse, MFE, anëtar dhe një përfaqësues të Drejtorisë së Auditimit, MFE, anëtar.

Shqyrtimi
Komisioni i Shqyrtimit dhe Transparencës i rekomandon ministrit përgjegjës për ekonominë vijimin e procedurës së privatizimit nga struktura përgjegjëse për shitjen e pronës publike, nëse ekziston dokumentacioni i kërkuar ligjor dhe ka kaluar në të gjitha strukturat e parashikuara në këtë vendim. Në rast të kundërt, Komisioni i Shqyrtimit dhe Transparencës kërkon plotësimin e dokumentacionit. Për kontratat e shitjes të deklaruara të pavlefshme me vendim gjykate të formës së prerë, duke kthyer palët në gjendjen e mëparshme, procedurat e rivlerësimit të objektit bashkë me truallin do të bëhen sipas kreut II të këtij vendimi dhe legjislacionit në fuqi për privatizimin.

Bashkëshorti i deputetes së PS-së presion punonjësve

Punonjësit e Shërbimit të Provës ndodhen nën presion për të dhënë dorëheqjet. Denoncimi është bërë nga punonjës të këtij institucioni, që drejtohet nga Engjell Hysi, bashkëshorti i deputetes socialiste Vasilika Hysi. Shkresat përmes të cilave u kërkohet punonjësve të dorëhiqen ose në të kundërt do të shkarkohen nga detyra janë firmosur pikërisht nga Engjell Hysi. Mësohet se të paktën 100 punonjës në të gjitha zyrat e Shërbimit të Provës rrezikojnë vendin e punës, ndërsa u kërkohet dorëheqja, pasi nuk ka motivacion për t’i larguar nga funksionet që kanë.

Ja ku arrin deliri dhe psikopatia e një njeriu dhe servilëve të tij, monedha e florinjtë si kod

Deputetët dhe ministrat tani kanë shpikur një modë të re. Dhurata e çmuar prej floriri 24 karat, është porositur në një argjendari të njohur shqiptare, në një numër të kufizuar dhe të rezervuar. Monedha përmban firmën e Edi Ramës dhe shërben edhe si një kod, për njerëz të besuar, që dërgohen për të kontaktuar njerëz të panjohur. Metali i shtrenjtë është “vjetëruar” me mjeshtëri që të duket si një monedhë e vjetër që gjoja vjen nga lashtësia… Rama e ka çmuar shumë këtë gjetje dhe këtë servilizëm të modës së fundit…

Mirush Kabashi flet pa doreza: Qeveri e kapur nga mafia, kullat tek Teatri për llogari të krimit

Aktori i njohur i skenës dhe kinemasë, Mirush Kabashi e sheh prishjen e teatrit Kombëtar të lidhur me interesa të mafies së ndërtimit.
Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Kabashi vëren problematika të mëdha në ligjin për artin, sipas të cilit ai krijon varësi të plotë politike nga qeveria dhe zhduk pavarësinë e bordeve artisitike me përbërjen e artistëve për të vendosur për veprat artistike.
Duke bërë një krahasim me periudhën komuniste, Kabashi e cilëson ligjin për artin më autokratik se ai ligji i fundit të viteve ’80.
Ju pëlqeu projekti i Teatrit të ri Kombëtar, i prezantuar nga studioja “Bjarke Ingels Group”?
Të them të drejtën, nuk e pashë sepse nuk isha i ftuar në Kryeministri, pasi konsiderohesha me biografi jo të mirë artistike. Kur e sheh se si është konceptuar në urbanistikën e saj, atëherë e kupton se ajo nuk është e sinqertë dhe ajo nuk përmbledh mundësitë e ndërtimit të një Teatri Kombëtar, pavarësisht se aty është paraqitur ana arkitektonike dhe jo ana funksionale.

Për këtë nuk është folur fare, ndërsa karakteri kombëtar i godinës së re nuk është përfillur fare. Teatri i Durrësit është në qendër të qytetit, ai i Shkodrës po ashtu, i Elbasanit apo i Korçës. Ndërsa Teatrin Kombëtar po e bëjmë një teatër krejtësisht të maskuar, të jetë një kusur apo një apendiks i ndërtimeve shumëkatëshe që do ndërtohen, ky është një abuzim që i kalon interesat e artistëve.
Ju shqetëson më shumë fakti që shumë pranë teatrit do të ketë kulla shumëkatëshe?
Të gjitha së bashku, dhe funksionaliteti, dhe mundësia sesi mund të ndërtohet më mirë dhe fakti që imponohet dhe nuk bëhet një diskutim i hapur, sepse mund të ketë dhe variante të tjera, ndoshta më të mira. Ajo që kërkohet, mbi të gjitha është transparenca që të bëhet një gjë e qëndrueshme dhe artistike dhe të tillë mund ta bëjnë vetëm artistët dhe jo politika, e aq më tepër ekzekutivi, që mesa duket është i kapur dhe i lidhur me interesa të mëdha të një lloj organizmi të frikshëm, që quhet mafia e ndërtimit.

Berisha publikon video nga situata e përmbytjeve në Shkodër, qytetarët e braktisur nga qeveria kërkojnë ndihmë nga Mali i Zi e Kosova

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një video ku duket situate alarmante nga përmbytjet në Shkodër. Berisha ka publikuar edhe mesazhin e një qytetari, i cili i kërkon ish-Kryeministrit që të kerkojë ndihmë në Mal të Zi ose Kosovë se ndoshta ata i ndihmojnë sa do pak. “Situatë alarmante në Shkodër, shtëpitë dhe tokat e qytetarëve tërësisht të përmbytura ndërsa qeveria tallet e thotë se nuk ka vend për panik. Shihni videon dhe denoncimin e qytetarit”, shkruan Berisha.
“Z. Berisha, ju lutem shifeni se çfarë po ndodh ne Shkoder. Te lutemi ty te pakten te reagosh se pse qveria nuk nuk po merret me Shkodren. Jemi nen pushtimin e ujit. Na shkaterrun çdo gje. Edhe zv.kryeministrja e jone thote se nuk ka vend per panik. Meqnese Eedi Rama nuk po kthen koken ka Shkodra, ju bajme thirrje juve qe te kerkoni ndihme ne Mal te Zi ose Kosove se ndoshta ata na ndihmojne sa do pak. Beni naj gje per popullin e Shkodres, ti TD pakten z.Sali Berisha”, shkruan qytetari.

Situate alarmante ne Shkoder!

Situate alarmante ne Shkoder, shtepite dhe tokat e qytetareve teresisht te permbytura ndersa qeveria tallet e thote se nuk ka vend per panik.Shihni videon dhe denoncimin e qytetarit. sb"Z.berisha ju lutem shifeni se cfar po ndodh ne shkoder te lutemi ty te pakten te reagosh se pse qveria nuk nuk po merret me shkodren jemi nen pushtimin e ujit na shkatrrun xhdo gje edhe zv.kryeministrja e jone thote se nuk ka vend per panik. Me qne se edi rama nuk po kthen koken ka shkodra. Ju bajm thirrje juve qe te kerkoni ndihem ne mal te zi ose kosove se ndoshta at na ndihemojne sa do pak. Ben naj gje per popullin e shkodres ti TD pakten z.sali Berisha."

Posted by Sali Berisha on Mittwoch, 21. März 2018