16.4 C
Tirana
E hënë, 19 Maj, 2025

Mirush Kabashi flet pa doreza: Qeveri e kapur nga mafia, kullat tek Teatri për llogari të krimit

Aktori i njohur i skenës dhe kinemasë, Mirush Kabashi e sheh prishjen e teatrit Kombëtar të lidhur me interesa të mafies së ndërtimit.
Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Kabashi vëren problematika të mëdha në ligjin për artin, sipas të cilit ai krijon varësi të plotë politike nga qeveria dhe zhduk pavarësinë e bordeve artisitike me përbërjen e artistëve për të vendosur për veprat artistike.
Duke bërë një krahasim me periudhën komuniste, Kabashi e cilëson ligjin për artin më autokratik se ai ligji i fundit të viteve ’80.
Ju pëlqeu projekti i Teatrit të ri Kombëtar, i prezantuar nga studioja “Bjarke Ingels Group”?
Të them të drejtën, nuk e pashë sepse nuk isha i ftuar në Kryeministri, pasi konsiderohesha me biografi jo të mirë artistike. Kur e sheh se si është konceptuar në urbanistikën e saj, atëherë e kupton se ajo nuk është e sinqertë dhe ajo nuk përmbledh mundësitë e ndërtimit të një Teatri Kombëtar, pavarësisht se aty është paraqitur ana arkitektonike dhe jo ana funksionale.

Për këtë nuk është folur fare, ndërsa karakteri kombëtar i godinës së re nuk është përfillur fare. Teatri i Durrësit është në qendër të qytetit, ai i Shkodrës po ashtu, i Elbasanit apo i Korçës. Ndërsa Teatrin Kombëtar po e bëjmë një teatër krejtësisht të maskuar, të jetë një kusur apo një apendiks i ndërtimeve shumëkatëshe që do ndërtohen, ky është një abuzim që i kalon interesat e artistëve.
Ju shqetëson më shumë fakti që shumë pranë teatrit do të ketë kulla shumëkatëshe?
Të gjitha së bashku, dhe funksionaliteti, dhe mundësia sesi mund të ndërtohet më mirë dhe fakti që imponohet dhe nuk bëhet një diskutim i hapur, sepse mund të ketë dhe variante të tjera, ndoshta më të mira. Ajo që kërkohet, mbi të gjitha është transparenca që të bëhet një gjë e qëndrueshme dhe artistike dhe të tillë mund ta bëjnë vetëm artistët dhe jo politika, e aq më tepër ekzekutivi, që mesa duket është i kapur dhe i lidhur me interesa të mëdha të një lloj organizmi të frikshëm, që quhet mafia e ndërtimit.

Berisha publikon video nga situata e përmbytjeve në Shkodër, qytetarët e braktisur nga qeveria kërkojnë ndihmë nga Mali i Zi e Kosova

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një video ku duket situate alarmante nga përmbytjet në Shkodër. Berisha ka publikuar edhe mesazhin e një qytetari, i cili i kërkon ish-Kryeministrit që të kerkojë ndihmë në Mal të Zi ose Kosovë se ndoshta ata i ndihmojnë sa do pak. “Situatë alarmante në Shkodër, shtëpitë dhe tokat e qytetarëve tërësisht të përmbytura ndërsa qeveria tallet e thotë se nuk ka vend për panik. Shihni videon dhe denoncimin e qytetarit”, shkruan Berisha.
“Z. Berisha, ju lutem shifeni se çfarë po ndodh ne Shkoder. Te lutemi ty te pakten te reagosh se pse qveria nuk nuk po merret me Shkodren. Jemi nen pushtimin e ujit. Na shkaterrun çdo gje. Edhe zv.kryeministrja e jone thote se nuk ka vend per panik. Meqnese Eedi Rama nuk po kthen koken ka Shkodra, ju bajme thirrje juve qe te kerkoni ndihme ne Mal te Zi ose Kosove se ndoshta ata na ndihmojne sa do pak. Beni naj gje per popullin e Shkodres, ti TD pakten z.Sali Berisha”, shkruan qytetari.

Situate alarmante ne Shkoder!

Situate alarmante ne Shkoder, shtepite dhe tokat e qytetareve teresisht te permbytura ndersa qeveria tallet e thote se nuk ka vend per panik.Shihni videon dhe denoncimin e qytetarit. sb"Z.berisha ju lutem shifeni se cfar po ndodh ne shkoder te lutemi ty te pakten te reagosh se pse qveria nuk nuk po merret me shkodren jemi nen pushtimin e ujit na shkatrrun xhdo gje edhe zv.kryeministrja e jone thote se nuk ka vend per panik. Me qne se edi rama nuk po kthen koken ka shkodra. Ju bajm thirrje juve qe te kerkoni ndihem ne mal te zi ose kosove se ndoshta at na ndihemojne sa do pak. Ben naj gje per popullin e shkodres ti TD pakten z.sali Berisha."

Posted by Sali Berisha on Mittwoch, 21. März 2018

Basha: Votimi i demarkacionit, një hap i sigurtë i Kosovës drejt drejt integrimit euro-atlantik

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar përmes një statusi në Facebook pas miratimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi nga Kuvendi i Kosovës. Basha përshëndet vendimin dhe thotë se ky votim është një lajm i mire për Kosovën dhe miqtë e saj si dhe një hap i sigurte i Kosovës drejt proceseve integruese.
Statusi i Bashës:
Pershendes votimin e sotem nga Kuvendi i Kosoves te ligjit te Demarkacionit me Republiken e Malit te Zi. Ky akt eshte nje kontribut thelbesor ne marredheniet e fqinjesise se mire dhe stabilitetit ne rajon. Partia Demokratike fuqimisht beson se ky akt eshte nje hap i sigurte i Kosoves drejt proceseve integruese. Ky votim eshte nje lajm i mire per Kosoven dhe miqte e saj. Partia Demokratike si ne cdo ore te historise se saj mbeshtet me ndjenje vellazerore dhe ne respekt te institucioneve te Kosoves cdo hap drejt integrimit euro-atlantik, konsolidimit te shtetit dhe mireqenies se popullit te Republikes se Kosoves.

Zbulohet dokumenti/ Xhaxhain “agjent të grekëve”, vetë prokuror i diktatorit Hoxha, ja kush është negociatori për detin

Pas zbardhjes së listës me emrat e 12 anëtarëve të grupit negociator që do të marrë pjesë në bisedimet për një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë, shumëkush është habitur kur kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati kanë “fluturuar” mijëra kilometra larg për të sjellë nga Londra në Shqipëri Qirjako Qirkon.
Qirjako Qirko, aktualisht është ambasador i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, një detyrë e rëndësishme kjo që kërkon impenjim të madh, pasi dihet që ky vend ka një komunitet jashtëzakonisht të madh emigrantësh që jetojnë dhe punojnë aty.
Por pavarësisht kësaj dhe faktit që Qirko nuk njihet si ndonjë ekspert në çështjen më të rëndësishme që pritet të bisedohet si ajo e ndarjes së detit, ai është urdhëruar të braktisë për ca muaj detyrën e ambasadorit dhe të bëhet pjesë e 12-shes që do të vendos fatet e kufijve të Shqipërisë me Greqinë.
Deri më tani në media për Qirjako Qirkon ka dalë një fakt interesant nga e kaluara e tij dhe që mund të shpjegojë se përse ai mund të jetë një i “preferuar”, ose më saktë i infiltruar në komisionin shqiptarë nga pala greke.

Tashmë nuk është sekret se Qirjako Qirkos ka pasur detyra të rëndësishme në kohën e regjimit të Enver Hoxhës, si pasojë e lidhjeve farefisnore me familjen e fuqishme Kapo. Një nga xhaxhallarët i tij ka qenë zëvendësministër në kohën e Enverit, por është zbuluar dhe dekonspiruar nga sigurimi I Shtetit si “agjent i grekëve”.
Pavarësisht kësaj familja Qirko dhe vetë Qirjako nuk u goditën, si pasojë e mbrojtjes së fuqishme që kishin nga Kapot.
Kjo “lidhje greke”, sado që në pamje të parë mund të duket e largët përbën një skandal të vërtetë dhe hedh poshtë sinqeritetin, integritetin dhe qëllimet e vërteta mbi të cilat është ngritur komisioni shqiptarë, që do të negociojë me palën greke.
Përveç këtyre fakte që tashmë janë bërë publike në gati të gjitha mediat shqiptare, Syri.net ka zbuluar edhe më shumë, nga e kaluara e errët e Qirjako Qirkos.
Sipas dokumenteve që disponojmë ai ka qenë prokuror në gjyqe politike, gjë që komprometon hapur integritetin dhe pastërtinë e figurës së tij.

Sipas faksimileve më poshtë ku mund të shihni firmën e Qirkos ai ka qenë Prokuror i kontrollit të veprimeve hetimore në çështjen e shtetasit Francesk Pepa, i cili akuzohej nga regjimi në grahmat e fundit, “për grumbullime të paligjshme (protesta për demokraci) dhe përgatitje për të braktisur atdheun, (arratisje).
Një çështje tjetër e rëndë dhe komprometuese për Qirkon (shih dokumentet) të cilën ka ndjekur dhe ekzekutuar kur ka qenë prokuror i regjimit është ajo ndaj shtetasit Shpetim Ferra, i akuzuar, “për tentativën e rrëzimit të bustit të Enverit dhe pjesëmarrjes në demonstrata”.
Ky para është një nga negociatorët e Shqipërisë për ndarjen e detit me fqinjët helenë: Xhaxhain “agjent të grekëve” dhe vetë prokuror i egër i regjimit të Hoxhës. /Syri.net/

OSBE: Blerja e votës, shqetësim kryesor, është cënuar besimi

Reformë zgjedhore e plotë dhe në kohë, që të trajtojë rekomandimet e ODIHR-it dhe çështje të tjera kyçe. Kështu u shpreh Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchard, gjatë një takimi të zhvilluar me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Bledar Çuçi dhe Oerd Bylykbashi. Këta të fundit njohën përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar me ecurinë e reformës zgjedhore, si dhe iu përgjigjën pyetjeve të tyre.
Takimi u zhvillua në kuadër të Grupit Ndërkombëtar të Punës për Zgjedhjet, i cili është një forum i ngritur nga Prezenca, ku përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Shqipëri mblidhen periodikisht për të shkëmbyer informacion për çështje zgjedhore. “Sikurse u theksua nga ODIHR-i në raportin e 2017-ës, Komisioni duhet t’i japë përparësi punës për të adresuar çështjet e vazhdueshme të blerjes së votës. Akuzat e shumta për blerje vote kanë cënuar besimin e publikut dhe nevojitet vullnet politik për t’iu kundërvënë këtij fenomeni. Ne po u kushtojmë vëmendje të veçantë rasteve të shkeljeve zgjedhore të denoncuara në Prokurori. Tri çështjet që kanë shkuar në Gjykatë deri tani janë një fillim, por vetëm një fillim”, tha Borchardt.

Lidhur me teknologjitë e reja të votimit, Borchardt tha se, praktikat më të mira tregojnë se vendimet për përdorimin e teknologjive të reja nuk duhet të vihen menjëherë në zbatim në zgjedhjet e radhës, por, më parë duhen testuar.
“Ne kemi sugjeruar në vijimësi që të bëhet një testim në një numër të kufizuar zonash, gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2019. Votimi elektronik mund të pakësojnë disa rreziqe për zgjedhjet, por krijon rreziqe të reja, për shembull rrezikun e hakerave, nëse bëhet online. I takon Shqipërisë të vendosë nëse kostoja e këtij lloj votimi është e justifikueshme. Nga pikëpamja jonë, ne kemi inkurajuar përdorimin e numërimit elektronik, i cili nuk kushton shumë dhe do të kontribuonte për depolitizimin e administratës zgjedhore”, tha ai.
Sa i përket çështjes së votimit të shtetasve shqiptarë jashtë vendit, Borchardt tha se, sfida është e madhe për të gjetur balancën ndërmjet sigurimit të të drejtës së votës për shtetasit që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe garantimit të paprekshmërisë dhe sigurisë së votës.
Borchardt përsëriti gatishmërinë e Prezencës së OSBE-së për të mbështetur reformën zgjedhore, së bashku me ODIHR-in dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Zbulimet arkeologjike tek “Veliera”, kafe dhe parkim makinash

Që prej muajit shkurt 2017, kur dolën në dritë zbulimet arkeologjike tek sheshi përpara Portit të Durrësit, një kalvar dëmtimesh, protestash dhe procesesh gjyqësore e kanë shoqëruar ndërtimin e sheshit. “Veliera”, një investim mbi 6 milionë dollar i Bashkisë Durrës, dha shumë para për strukturën prej betoni dhe disa thërrime për gërmimet e sondazhet arkeologjike.
Amfora.al bëri një vëzhgim ditën e sotme, pas raportimit tek ne nga një qytetar, se rrethimi metalik pranë bastionit osman ishte zhvendosur, duke u parkuar makinat mbi strukturat arkeologjike të zbuluara.
Gazetarët e Amfora.al pyetën mbi rastin inxhinierittë firmës private që po zbaton projektin, “Everest sh.p.k”, i cili u shpreh se nuk kishte dijeni për rastin dhe dha një përgjigje të paqartë nëse do të merreshin masa për zhvendosjen e rrethimit, për të mbrojtur strukturat e zbuluara.
Përballë kësaj situate, Amfora.al ju drejtua Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës (DRKK), nga ku na u bë me dije se rrethimi mbrojtës i zbulimeve arkeologjike ishte përgjegjësi e firmës private.

Sipas DRKK-së kjo situatë është përsëritur edhe herë të tjera, si pasojë e zhvendosjes së rrethimit nga bizneset apo banorët, për të parkuar makinat aty. Sipas saj, ajo është detyruar t’i kërkojë firmës që po zbaton projektin të marrë masa.
Edhe mbi këtë rast DRKK Durrës na siguroi se do t’i kërkonte firmës private që të merrte masa për rikthimin e rrethimit në vendin e tij.
Më herët, në muajin korrik 2017, u mbulua me beton një nga strukturat e zbuluara nga sondazhet arkeologjike, një “pilastër romak” (që shërbente për mbajtjen, përforcimin e murit, ku supozohet prania e një porte).
Nga gërmimi i arkeologëve doli në dritë kjo strukturë, që është vijim i murit rrethues të qytetit, i cili i përket shekullit II, të Erës Sonë dhe që ruan gjurmë të kulturës ilire.
Megjithatë ky sondazh nuk u krye i plotë, sepse nevojitej të gërmohej edhe pjesa e rrugës, që ishte e pamundur si pasojë e kalimit të automjeteve mbi të.
Amfora.al kërkoi nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës, dokumentet lidhur me gërmimet dhe studimet arkeologjike të kryera aty, ku rezultoi se nuk kishte asnjë dokument zyrtar mbi këtë ngjarje.
Sot mbi zbulimin arkeologjik të betonizuar janë vendosur disa tavolina dhe karrige, në funksion të një biznesi që operon aty pranë. Ky rast indinjoi qytetarët e Durrësit, të cilët protestuan pas ngjarjes.
Gjykata Administrative Durrës vendosi pezullimin e punimeve në Zonën Arkeologjike A dhe si pasojë po vijon procesi gjyqësor midis Shoqërisë Civile dhe Bashkisë Durrës. Vendimi i fundit i kësaj gjykate pritet të zbardhet, për të parë se si do vijojë fati i këtij projekti.
Ndërkohë një projekt tjetër i Bashkisë Durrës, për ndërtimin e një nënkalimi me platformë betoni dhe plani për ngritjen e Pallatit të Drejtësisë në lulishten e Mauzoleumit të Dëshmorëve, rrezikojnë të shkatërrojnë mozaikë, afreske dhe terma, pjesë të lagjes romake të ruajtur nëntokë./Amfora

Gati Hysaj e Gjimshiti

Përfaqësuesja shqiptare vazhdon përgatitjen nën urdhrat e Panuccit më e kompletuar se ditën e parë. Elseid Hysaj i është bashkuar skuadrës së bashku me Berat Gjimshitin, ndërkohë që Etrit Berisha, jo në gjendje optimale vazhdon stërvitjen i diferencuar.
Në këtë hapësirë një javore deri në ndeshjen miqësore me Norvegjinë, trajneri italian ka vendosur të luajë vetëm një ndeshje dhe jo dy, pavarësisht se data për ndeshjet miqësore në këtë periudhë janë dy, sepse kërkon të punojë sa më shumë me skuadrën, duke qenë se janë disa lojtarë të rinj që janë grumbulluar për herë të parë. Mes tyre edhe dy lojtarët e Superligës, Enis Gavazaj mesfushori i Skënderbeut dhe Abazaj, mesfushori i Luftëtarit. “Natyrisht që kisha shumë emocione për thirrjen në kombëtare. Ishte një ndjenjë e papërshkrueshme. Ishte dhurata më e bukur për ditëlindjen time, pasi kjo është arritja më e madhe e imja. Jam shumë i kënaqur, që jam pjesë e ekipit kombëtar. Gjithmonë do të jap maksimumin. Ne lojtarët e rinj duhet të bëjmë punën tonë, të tregojmë vlerat tona. Kush luan dhe kush jo, e di trajneri. Jam shumë i kënaqur këtu, pasi kam edhe disa shokë nga e kaluara. Ne duhet ta tregojmë veten me ekipin dhe me kombëtaren, pastaj të shohim për ndonjë aventurë jashtë. Nëse luajmë me Kristalin te Skënderbeu, do të jetë bukur. Si fillim, duhet ta tregojmë veten në stërvitje. Ne do të japim maksimumin në stërvitje, që edhe nëse luajmë disa minuta, të bëjmë gjithçka që kemi mundësi. Jam këtu, sepse e kam bërë zgjedhjen me dëshirën time, e kam bërë prej kohësh, kur kam qenë pjesë e ekipit Shpresa”, u shpreh Enis Gavazaj.

“Është një gjë shumë e bukur të jesh pjesë e kombëtares, diçka e veçantë. Përfshirja në ekipin kombëtar të imponon të japësh më shumë për të ardhmen. E rëndësishme është që jemi këtu. Lojtarët që luajnë jashtë kanë nivel më të lartë se ne që luajmë këtu në Shqipëri dhe duhet të mësojmë prej tyre. Nuk kemi biseduar me trajnerin Panucci, por e dimë çfarë kërkon, sepse na kanë treguar. Në stërvitjen e parë kishim emocione dhe deshëm të jepnim 100%-in tonë. Ndryshon shumë Kombëtarja A, sepse tek ekipi U-21 jemi të gjithë moshatarë. Këtu është ndryshe, ka lojtarë me shumë eksperiencë. Skënderbeu është një ekip shumë i mirë dhe ka bërë mirë në Europë, kështu që është mirë të luaj me të, edhe nëse nuk shkoj jashtë për momentin. Në kombëtare na kanë ndihmuar shumë lojtarët me përvojë që të përshtatemi, Etriti, Mërgimi dhe të tjerët. E rëndësishme është që jemi këtu, pastaj për aktivizimin vendos trajneri. Këtu është diçka tjetër, ka një ritëm tjetër në stërvitje dhe ndryshon puna në disa elementë të tjerë. Nëse punon dhe nga dita në ditë rritesh, nuk do të jetë shumë e vështirë për të ardhmen”, tha Kristal Abazaj. Ditën e enjte Panucci do të zhvillojë një ndeshje kontrolli mes lojtarëve që ka grumbulluar. Ndërkohë në seancën stërvitore të ditës së mërkurë të pranishëm ishin edhe trajnerët e rinj që po zhvillojnë kursin për trajnerë të kategorisë UEFA Pro në Tiranë, të cilët ndoqën të gjithë stërvitjen e trajnerit të kombëtares Christian Panucci.

Fakte tronditëse për negociatorin tonë Qirjako Qirko

Pas zbardhjes së listës me emrat e 12 anëtarëve të grupit negociator, që do të marrë pjesë në bisedimet për një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë, shumëkush është habitur kur kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, kanë “fluturuar” mijëra kilometra larg për të sjellë nga Londra në Shqipëri Qirjako Qirkon. Qirjako Qirko, aktualisht është ambasador i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, një detyrë e rëndësishme kjo që kërkon impenjim të madh, pasi dihet që ky vend ka një komunitet jashtëzakonisht të madh emigrantësh që jetojnë dhe punojnë aty. Por pavarësisht kësaj dhe faktit që Qirko nuk njihet si ndonjë ekspert në çështjen më të rëndësishme që pritet të bisedohet si ajo e ndarjes së detit, ai është urdhëruar të braktisë për ca muaj detyrën e ambasadorit dhe të bëhet pjesë e 12-shes që do të vendosë fatet e kufijve të Shqipërisë me Greqinë. Deri më tani në media për Qirjako Qirkon ka dalë një fakt interesant nga e kaluara e tij dhe që mund të shpjegojë se, përse ai mund të jetë një i “preferuar”, ose më saktë i infiltruar në komisionin shqiptar nga pala greke. Tashmë nuk është sekret se, Qirjako Qirko ka pasur detyra të rëndësishme në kohën e regjimit të Enver Hoxhës, si pasojë e lidhjeve farefisnore me familjen e fuqishme Kapo.

Një nga xhaxhallarët i tij ka qenë zëvendësministër në kohën e Enverit, por është zbuluar dhe dekonspiruar nga Sigurimi i Shtetit si “agjent i grekëve”. Pavarësisht kësaj, familja Qirko dhe vetë Qirjako nuk u goditën, si pasojë e mbrojtjes së fuqishme që kishin nga Kapot. Kjo “lidhje greke”, sado që në pamje të parë mund të duket e largët përbën një skandal të vërtetë dhe hedh poshtë sinqeritetin, integritetin dhe qëllimet e vërteta mbi të cilat është ngritur komisioni shqiptar, që do të negociojë me palën greke. Përveç këtyre fakte që tashmë janë bërë publike në gati të gjitha mediat shqiptare, Syri.net ka zbuluar edhe më shumë, nga e kaluara e errët e Qirjako Qirkos. Sipas dokumenteve që disponojmë, ai ka qenë prokuror në gjyqe politike, gjë që komprometon hapur integritetin dhe pastërtinë e figurës së tij. Sipas faksimileve më poshtë, ku mund të shihni firmën e Qirkos, ai ka qenë Prokuror i kontrollit të veprimeve hetimore në çështjen e shtetasit Francesk Pepa, i cili akuzohej nga regjimi në grahmat e fundit, “për grumbullime të paligjshme (protesta për demokraci) dhe përgatitje për të braktisur atdheun, (arratisje). Një çështje tjetër e rëndë dhe komprometuese për Qirkon (shih dokumentet), të cilën ka ndjekur dhe ekzekutuar kur ka qenë prokuror i regjimit është ajo ndaj shtetasit Shpëtim Ferra, i akuzuar, “për tentativën e rrëzimit të bustit të Enverit dhe pjesëmarrjes në demonstrata”. Ky para, është një nga negociatorët e Shqipërisë për ndarjen e detit me fqinjët helenë: Xhaxhain “agjent të grekëve” dhe vetë prokuror i egër i regjimit të Hoxhës.

Përmbytjet në pikën kritike, Ademi: Rama po përdor një shkodrane të dënojë Shkodrën

Përkundër kërkesës së përsëritur të Bashkisë së Shkodrës, duket se qeveria mbetet e vendosur për të mos shpallur gjendjen e pjesshme të emergjencës në zonat e prekura nga përmbytjet.
Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, numri dy i qeverisë Senida Mesi teksa evidentoi faktin se kryeqendra e veriut prej rreth 3 javësh po “lëngon” nën ujë, lajmëroi shtimin e forcave në terren dhe ndihmave ushqimore por edhe ujit të pijshëm për banorët.
Ky vendim u quajt “turp i madh” dhe “nëpërkëmbje për qytetarët dhe insitucionet vendore të Shkodrës nga kryebashkiakja Voltana Ademi.
“Jam e detyruar t’u jap një lajm jo të mirë: Qeveria shqiptare e refuzoi zyrtarisht kërkesën tonë për shpalljen e emergjencave civile. Këmbëngulja jonë 15 ditore, rezoluta unanime e Këshillit Bashkiak të Shkodrës fatkeqësisht nuk u morën parasysh nga qeveria në Tiranë. Me keqardhje më duhet ta pohoj publikisht se vendimi i sotëm, është një tjetër konfirmim i trajtimit diskriminues që qeveria i bën Shkodrës dhe qytetarëve të saj”, u shpreh ajo.

Në një deklaratë për median zonja Ademi tha se vendimet e marra nga Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile në fakt, janë vetëm përsëritje e asaj, që të gjithë bashkë po kërkojmë dhe po bëjmë prej 3 javësh në territor: “Të shtohet furnizimi me bazë ushqimore për banorët dhe ujë të pijshëm; të shtohet furnizimi me bazë ushqimore për gjënë e gjallë si dhe të shtohen forcat në terren për t’u ardhur në ndihmë banorëve sipas nevojave të tyre. Edhe këto gjoja vendime, janë vetëm një tallje për banorët në zonat e përmbytura” .
Lajmi tjetër që për Ademin kishte “shije të hidhur” ishte fakti se, “këtë përgjegjësi të rëndë refuzuese të një të drejte legjitime të banorëve në zonat e përmbytura, ia lanë një bashkëqytetareje, e zgjedhur deputete edhe me votat tuaja. Këtë herë Shkodrën qeveria ka vendosur ta dënojë duke përdorur një shkodrane”.

Dajçi dhe Ana e Malit, dy prej zonave më të goditura nga përmbytjet
Zona e Nën-Shkodrës vijon të përballet me situatë të vështirë, ndërsa sipërfaqja e përmbytur këtë të mërkurë shkoi rreth 5 mijë hektarë. Dajçi e Oboti janë zonat më të prekura, ku banorët thuajse janë dorëzuar dhe kërkojnë ndihmën e shtetit. Ndërkohë Qeveria dhe Bashkia e Shkodrës u përplasën sërish sot, pas vendimit për të shtuar mbështetjen dhe praninë e ushtarëve në zonat e përmbytura, por pa shpallur gjendjen e emergjencës.
Banorët e Nën-Shkodrës dhe forcat e ushtrisë bënë roje gjithë natën, pasi prurjet e fuqishme e kanë dëmtuar rëndë argjinaturën e Pentarit në njësinë administrative të Dajçit.
Mëngjesin e kësaj të mërkure nën ujë ishin rreth 5 mijë hektarë tokë dhe disa qindra shtëpi të izoluara.
Banorët e Dajçit po mundohen të shpëtojnë çfarë të mundën nga shtëpitë, si dhe gjënë e gjallë.
Por përballë nivelit të ujit janë të pafuqishëm.

Banori: Gjithmonë kjo rrymë uji na futet brenda. Zoti e bëftë mirë.
Në Obot prej ditësh, lëvizet vetëm me varka. Banorët kërkojnë reagim të qeverisë dhe të mundësojnë sigurimin e bazës ushqimorë për bagëtitë.
Banori: Kam dele, qingja, dhi dhe ishalla s’po shtohet më të m’i kapë.
Parashikimet nuk janë optimiste dhe shpresa e vetme e këtyre banorëve është që niveli i ujit të mos rritet më shumë, pasi në të kundërt situata do të shkojë e ngjashme me vitin 2010 dhe 2011.

Barça mund të sigurojë titullin në “El Clasico” kundër Realit

Tifozët e Barcelona-s janë duke fërkuar duart për arsye se skuadra e tyre mund të festojë titullin e La Liga-s më 6 maj, pikërisht ndaj Real Madrid në “Camp Nou”. Skuadra e Ernesto Valverde-s mund të shpallet kampione brenda në shtëpi ndaj rivalëve më të mëdhenj të historisë së tyre. Një tjetër mundësi është që Barça të luajë në “El Clasico” me titullin e hipotekuar një javë më parë, duke detyruar Real Madrid të bënte korridorin e nderit teksa lojtarët katalanas të dalin nga tuneli i dhomave të zhveshjes. Por nuk mendohet se lojtarët e Real do të jenë dakord pasi Barcelona refuzoi të bënte të njëjtën gjë pasi Real u kthye nga Kupa e Botës për Klube në dhjetor, me justifikimin se skuadra do të ishte e gatshme ta bënte nëse skuadra fituese ishte në të njëjtin kompeticion me ta. Me nëntë ndeshje të mbetura në La Liga, Barça ka nevojë për 16 pikë për t’u shpallur kampione matematikisht. Nëse Barça fiton gjashtë ndeshjet e radhës dhe Atletico bën të njëjtën gjë, atëherë titulli do të fitohet ndaj Deportivos një javë përpara “El Clasico”-s, por nëse Barça humbet ose barazon një nga ndeshjet, atëherë titulli mund të vendoset ndaj Real Madrid.