Para se të mbaronte afati i protestës 1 orëshe të biznesit të vogël kundër përfshirjes në skemën e TVSH nga data 1 prill, situata është tensionuar në tregun e Medresesë.
Kanë qenë përfaqësues të tregut privat, ata të cilët kanë nxjerrë jashtë gazetarët dhe operatorët. Ndonëse leja u mor nga deputetja e PD, Jorida Tabaku, sërish ka dalë një urdhër i dytë për të mos lejuar gazetarët të raportojnë brenda ambientit të tregut.
Deputeti i PD, Flamur Noka ka debatuar me përfaqësues të tregut, duke i dalë në mbrojtje medias. Noka u është drejtuar duke thënë se po u bëjnë presion tregtarëve kur ata të largohen. Sipas tij, ka patur presione nga tatimorët sa herë që ka protesta.
I pyetur nga gazetari i News 24 për vijimësinë e protestës deputeti Noka u shpreh, “ Qytetarëve u ka shkuar thika në palcë, taksa-tatime, taksa-tatime. Me vendosjen e TVSH-së biznesi i vogël falimenton. Sigurisht do të vazhdojë protesta. Alternimi i formave po diskutohet. 90% e bizneseve i janë bashkuar kësaj proteste, do të vazhdojë me të gjitha format”.
Po ashtu i pranishëm në protestë ka qenë dhe deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari. “Jemi në solidaritet të bzinesit të mesëm. TVSH për biznesin është një barrë e lartë, po ashtu dhe trefishimi i taksës së pronës sjell shkatërrimin për të gjithë shqiptarët. Rama nuk dihet të shikojë oligarkët por duhet të shohë këtë biznes. Qëllimi i tij është të përkrahë 3 biznese dhe të shkatërrojë të tjerët”, u shpreh ndër të tjera
Mbyllet protesta e biznesit, vërshojnë inspektorët tatimorë, deputeti i paralajmëron: Mos bëni presion pasi të ikim ne
Rama nis terrorin ndaj tregtarëve në protestë, policia nuk lejon mediat të filmojnë: Kam urdhër, dil jashtë!
Protesta e biznesit të vogël në tregun e Medresesë në Tiranë është shoqëruar me incidente. Policia bashkiake dhe ajo private ka ndërhyrë dhe ka ndërprerë raportimin e gazetarit të Neës 24, ndërsa po raportonte nga tregu i Medresesë.
Policia i ka kërkuar gazetarit që të dalë jashtë bashkë me kameramanin. Ata kanë debatuar para kamerës, ndërsa polici e sqaron duke i thënë se ka urdhër për ta nxjerrë jashtë.
Gazetari: Kam punën time, ti ke tënden, të lutem se jemi live dhe jam në krye të detyrës
Polici: Kemi urdhër, dil jashtë
Gazetari: Zëre se jam një qytetar, po bëj punën time, mos bëj incidente para kamerës se nuk të leverdis
Polici: As mua, as ty.
Ndërkohë, ka reaguar menjëherë deputeti i PD, Flamur Noka. Ai u ka kërkuat policëve që të lejojnë mediat të bëjnë detyrën. “Askush nuk mund të pengojë mediat të bëjë punën”, u shpreh Noka.
Biznesi i vogël: Po na falimentojnë se duan të ndajnë paratë tona me tre oligarkë
Biznesi i vogël është i qartë se përse ka nisur kjo fushatë për vendosjen e TVSH-së vetëm për ti falimentuar dhe kjo bëhet për llogari të tre oligarkëve.
Biznesi i vogël dhe i mesëm po fillon të ulë qepenat për të kundërshtuar futjen në TVSH. Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, Albert Nasto, në një intervistë për Ora Neës shprehu bindjen për një solidarizim të biznesit.
Albert Nasto: Secili do të mbyllë qepenët për veten e vet, familjen dhe të ardhmen e familjes së vet. Jemi të bindur se kësaj greve do të bashkohet gjithë biznesi i mesëm dhe i vogël, por edhe biznesi në në përgjjthësi që ka kaq shumë probleme në vendin tonë nga gjobat dhe terrori.
Sipas Nastos, qeveria dhe Kryeministri duhet të tërhiqen nga ky vendim duke e konsideruar një “tërmet” për biznesin.
Albert Nasto: Nuk është model europian, Europa e ka mbi 60 mijë euro mesataren që e përshkallëzon biznesi i vogël dhe i madh. Të gjithë specialistët e kanë këshilluar kryeministrin tonë që të mos vendosë TVSH për biznesin e vogël se do të jetë një ‘tërmet’, do shkatërrojë mijëra familje dhe do i nxjerrë në rrugë. FMN dhe Banka Botërore e kanë këshilluar Kryeministrin të mos e vendosë këtë taksë sepse është një barrë e papërballueshme.
Teksa renditi pasojat e futjes së biznesit të vogël në TVSH, Albert Nasto tha se parashikimet janë që brenda vitit të mbyllen 50% e bizneseve.
Nasto: Vendosja e TVSH-së për biznesin e vogël është kundërshtuar dhe do të kundërshtohet fuqishëm. Do të shkatërrojë biznesin e vogël dhe mesëm që është 99% të biznesit në Shqipëri. Ndryshimi i sistemit me TVSH dhe pa TVSH është krejt e kundërta nga njëra-tjetra. Taksat lokale në bashki do të rriten 100% për biznesin e vogël.Çdo biznes duhet të marrë ekonomist kontabël për të mbyllur dokumentët që do të rëndojë pagesat për çdo biznes nga 1-3 milion lekë të vjetra. Për të mbijetuar në treg duhet të rriten çmimet, kjo do të sjellë rënien e fuqisë blerëse. Ndërkohë sot vendi jonë ka çmimet më të larta në Europë dhe shumë vende të tjera. Duhet të paguash 20% tatim-fitimin dhe gjobat për biznesin e vogël ndryshojnë.
Sistemi i TVSH i ka gjobat shumë më të mëdha se biznesi i vogël sot. Nëse deri dje për mosdhënien e kuponit tatimor ka paguar 500 mijë lekë të vjetra me futjen e TVSH duhet të paguajë 1 milion lekë. Jep mundësinë për të kapur në gabime shumë biznese. Futja e TVSH do të rrisë evazionin, informalitetin, korrupsionin dhe selektivitetin. Do mundohet të gjithë të mos kalojnë xhiron prej 20 milion lekë. Favorizon monopolin dhe shkatërron pjesën dërmuese të biznesit. Bëhet për 3- firma të mëdha që zotërojnë tregun e brendshëm qoftë industrial, qoftë atë ushqimor. Për të shkatërruar 98% të biznesit dhe për të qenë vetëm këto firma monopol që vendosin për gjithçka në ekonomi. Parashikimi jonë është që mund të mbyllen 50% të bizneseve brenda vitit. Katër vitet e kaluara janë mbyllur 82 mijë biznese pa u futur në TVSH.
Protesta/ Si po i kërcënojnë inspektorët tatimorë tregtarët pse ulën qepenat!
Biznesi i vogël dhe imesëm ka ulur sot qepenat në të gjithë vendin në shenjë proteste për vendosjen e TVSH-së. Nga tregu elektrik në Tiranë, ai i Medresesë dhe në qytete të tjera tregtarët shprehen se e kanë të pamundur që të mbijetojnë me vendosjen e kësaj tarife.
Ndërkohë në terren bashkë me bizneset kanë dalë edhe deputetët e PD-së, të cilët shprehen se janë pranë qytetarëve në mënyrë që të shmangen presionet nga ana e inspektorëve tatimorë.
Deputetja e PD, Jorida Tabaku, i është bashkuar sot protestës së biznesit të vogël kundër rritjes së taksave. “Një qeveri që dhunon sipërmarrjen përmes taksave të larta nuk është më një qeveri e shumicës së qytetarëve por e një pakice që përpiqet të imponohet me dhunë. Sot jemi në krahun e atyre që vendosin lirinë e tyre dhe të sipërmarrjes së lirë mbi dhunën arbitrare të një pushteti gati diktatorial.
Taksat as nuk kanë qenë dhe as nuk janë gjoba e qeverisë karshi sipërmarrjes sikundër kjo qeveri mendon dhe vepron”, shprehet Tabaku. Edhe deputeti Salianj i është bashkuar protestës së trgtarëve tek Tregu elektrik. “Është një situatë ku mijëra qytetarë që e kanë mundësuar vetë punësimin e trye, goditen për ta përqëndruar të gjithë biznesin në disa pika. Qytetarët i janë përgjigjur në masë protestës së organizuar nga vetë ata, ne jemi kujdësur që të shmangen presionet nga ana e inspektorëve tatimorë, që i kërcënojnë me gjoba”, u shpreh Salianji nga tregu eletrik në kryeqytet.
Nga ana tjetër në terren do të jetë sot dhe kryedemokrati Lulzim Basha, i cili do të jetë në tregun e Medresesë.
Ulen qepenat, tregtarët të revoltuar: S’kemi punë, na mbytën me tatime dhe gjoba, solidarizohemi me protestën
Biznesi i vogël dhe i mesëm në Tiranë ka nisur uljen e qepenave. Qindra tregtarë kanë mbyllur dyqanet në shenjë proteste të paralajmëruar një ditë më parë nga Shoqata me mbështetjen e partive të opozitës.
Tek Tregu Ushqimor i Tiranës si dhe tek tregu pranë Medresesë, një pjesë e madhe e bizneseve kanë ndërprerë aktivitetin.
Ndërkohë, në mjaft qytete kryesore, po vijon ulja e qepenave si një reagim kundër skemës ë re të TVSH dhe rritjes së taksave në tërësi.
Protesta ka nisur nga tregu çam, medreseja, tregu elektrik, tregu ushqimor, dyqanet tek rruga e Durrësi dhe e Kavajës.
Kryetari i kësaj shoqate Albert Nasto deklaroi dje: “Kemi bërë thirrje që të na përkrahin sepse kjo është nga reformat më të rënda që është bërë në 27 vjet. Kjo do të rrënojë biznesin e vogël dhe të mesëm. Ne nuk do të lejojmë këta 4 -5 oligarkë që të na marrin bukën e gojës, bashkë me mediat, bashkë me opozitën, të zgjedhurit tanë, shoqërinë civile, të rinjtë shqiptarë të organizohemi. Sepse mbyllja e qepenave ishte gjysëm lëvizje. Tani e tutje duhet të dinë se biznesi nuk njeh parti, biznesi po shkatërrohet nga kjo qeveri, biznesi po shkatërrohet nga z.Rama.
Çdo biznes në Republikën e Shqipërisë të ulë qepenat, të hyjë në grevë urie, të mbyllim subjektin dhe të protestojmë. Sepse kjo është kauzë e madhe, duhet të fitohet nga ne dhe nga opozita, nga populli shqiptar. Duhet të protestojmë për vendosjen e TVSH-së, për klimën e biznesit, kërkojmë uljen e taksave.
Bëj thirrje Kryeministrit të ndërrojë rrugë sa nuk është vonë, të mbledhë mendjen sepse ndryshe biznesi do të reagojë fort”, tha ai.
Dëshmi tronditëse për masakrat në kampin e Tepelenës: “Si i lidhën dy fëmijët e mitur tek shtylla”
Dy ish-të përndjekur politikë kanë dhënë dje në emisionin “Opinion” dëshmi tronditëse të jetës së tyre në kampin e Tepelenës.
Sokol Mirakaj dhe Fatbardha Saraçi kanë treguar se si torturave dhe vuajtjeve të regjimit nuk iu shpëtonin as fëmijët 2-vjeçarë.
Fatbardha Saraçi tregoi për një grua burrneshë, siç i thonë andej nga zonat e veriut të Shqipërisë.
Ajo është historia e Drane Jakjas, nënës që kur mori lajmin se do të kthehej në vendin e saj, e ka zhvarrosur femijen e vogel dhe nje muaj te tere, trupin e paprishur te tij e ka mbajtur prane vetes per ta varrosur me pas ne Nikaj -Mertur .
“E ka dezinfektuar me alkool, dhe e ka mbajtur aty ku jetonte vete”, tregon Fatbardha Saraci, e cila ka mbledhur rrëfimet e grave të denuara në një libër.
“Drane Jakja tu gërmue me mjete rrethanore e gishtat e saj të përgjakur e nxori djalin e varrosur para tre muajsh. E mbshtolli djalin fytyrë paprishun me çarçafë të bardhë të bamun katrash dhe rikthehet në kamp”, ka treguar ajo.
Nga ana tjetër Sokol Mirakaj tregon se në darkë, njerëzit në kamp, rreshtoheshin për të zënë radhën për te soba, për të pjekur lendet që të shuanin sadopak urinë e për të tharë rrobat nga shiu, që i kishte zënë në punë në mal.
”Uria kishte pushtuar gjithë kampin, dy fëmijë që ishin më guximtarë, kaluan fshehurazi telat e filluan të hanë mollë, mbasi hëngrën mirë, u kthyen për t’u futur në kamp, ndërkohë i pa kapteri, i ndaloi të dy, i mori duke i rrahur me shpulla dhe i lidhi për një shtyllë, që ishte afër çezmës. Të dy fëmijët e lidhur për shtylle ishin Zef Mirakaj e Liman Koleci të moshës 9 vjeç.
Kur i zuri nata të lidhur, filluan të qanin nga frika, ndërsa nënat e tyre, motrat e të afërmit rrinin brenda telave të kampit duke u dhënë kurajë: “Mos kini frikë, se ja ku jemi!”.
Të dy fëmijët i liruan në mëngjes, të dyve ju kishte rënë të fikët kur i morën familjarët. Vdekjet e fëmijëve dhe pleqve vazhduan si shkak i mungesës së higjienës e ushqimit, çdo ditë dëgjoje nënat që vajtonin fëmijët”, tregoi Mirakaj.
Biznesi ul qepenat kundër taksave të larta, ja ku do të protestohet
Bizneis i vogël dhe i mesëm do të zhvillojë sot protestën e tij kundër takzave të larta. Nga ora 11:00 deri në 12:00, Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm ka bërë thirrje për mbylljen e qepenave.
Mësohet se bizneset do të protestojnë në disa pika, duke nisur nga tregu çam, medreseja, tregu elektrik, tregu ushqimor, dyqanet tek rruga e Durrësi dhe e Kavajës.
Kryetari i kësaj shoqate Albert Nasto deklaroi dje: “Kemi bërë thirrje që të na përkrahin sepse kjo është nga reformat më të rënda që është bërë në 27 vjet. Kjo do të rrënojë biznesin e vogël dhe të mesëm. Ne nuk do të lejojmë këta 4 -5 oligarkë që të na marrin bukën e gojës, bashkë me mediat, bashkë me opozitën, të zgjedhurit tanë, shoqërinë civile, të rinjtë shqiptarë të organizohemi. Sepse mbyllja e qepenave ishte gjysëm lëvizje. Tani e tutje duhet të dinë se biznesi nuk njeh parti, biznesi po shkatërrohet nga kjo qeveri, biznesi po shkatërrohet nga z.Rama.
Çdo biznes në Republikën e Shqipërisë të ulë qepenat, të hyjë në grevë urie, të mbyllim subjektin dhe të protestojmë. Sepse kjo është kauzë e madhe, duhet të fitohet nga ne dhe nga opozita, nga populli shqiptar. Duhet të protestojmë për vendosjen e TVSH-së, për klimën e biznesit, kërkojmë uljen e taksave.
Bëj thirrje Kryeministrit të ndërrojë rrugë sa nuk është vonë, të mbledhë mendjen sepse ndryshe biznesi do të reagojë fort.
Solidarizim dhe mbështetje nga të gjithë populli. TVSH-ja nuk pranohet nga ne, do të jetë shkatërruese për ne. Bëj thirrje biznesit e vogël dhe te mesëm që nesër nga ora 11:00-12:00, të ulë qepenat e biznesit, t’i themi këtij plani ogurzi për biznesin: Boll më!”
Perandoria e Sorosit dhe mesazhet hungareze për shqiptarët
Enver Bytyçi
Kater statuse, të cilat i hodha sot në rrjetet sociale për zgjedhjet në Hungari dhe fitoren e Viktor Orban kundër Georg Soros, ngjallën vëmendje dhe diskutime të gjera. Miku im, Bardhyl Selimi, më këshilloi që këto statuse t’i zgjeroj si ide, si këndvështrime, me qëllim që të thellohet analiza. Ky propozim i tij u bë shkak i trajtimit pak më të gjerë të kësaj teme. Fatkeqësisht në vitin 1998 kam pasur një përvojë të hidhur me Sorosin dhe sorosistët. Trysninë e tyre e kam ndjerë edhe në gjumë, prapaskenat e veprimit për të penguar gjithkënd që nuk nuk ishte dhe nuk është i rracës së Sorosit më kanë shoqëruar çdo kohë. Por e kam fjalën për një rast konkret. Po e tregoj: – Ishte vjeshtë e vitit 1998. Një miku im kishte përkthyer nga anglishtja librin e Kolin Pauell “Udhëtimi im Amerikan” dhe ma dha që ta botoja. Asokohe drejtoja Shtëpinë Botuese dhe revistën me të njëjtin emër “KOHA”!
E mora tekstin e përkthyer dhe aplikova për financim tek USAID. Sapo e panë projektin, si dhe shumën modeste që kisha kërkuar (shumat e mëdha të dollarëve më trembnin) më premtuan se do ta sponsorizonin përkthimin dhe një pjesë të shpenzimeve të shtypit. U gëzova, sepse e quajta punë të mbaruar! Prita gati dy muaj, por nuk mora asnjë përgjigje. Shkova vetë të zyrat e USAID-it. Ishin te Piramida. Pas këmbnguljes sime një zonjë më pyet: – Si i ke punët me Piro Mishën?
Piro Misha ishte drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros. I thashë se nuk kisha gjë me këtë person, ndonëse e njihja. Zonja më shpjegoi sesi ata të USAID-it kishin pyetur Piron për financimin e këtij projekti dhe ky kishte folur të zezat mbi të bardhë e për pasojë projekti nuk do të financohej.
Piroja dhe Sorosi i kishin zyrat prapa ambasadës greke, aty ku sot është Adrion-i. Shkova me vrap aty. Hyra me dhunë në zyrën e tij. I revoltuar i kërkova që të mos luante me jetesën e familjes time. Pasi e mohoi ndërhyrjen e ndikimin e tij negativ, më pyeti se nga e kisha marrë vesh unë këtë gjë. Me qëllim që të mos dyshonte te zonja, e cila më shpjegoi rastin, i them se “Ti vetë ke folur në tavolina, çka do të thotë se ti je ai që ke treguar”! Për të më qetësuar më nxori përpara emrin e një mikut tim, të cilin mik të përbashkët. Dmth pranoi se kishte folur në tavolinë me personin në fjalë. Dhe sa herë shoh emrin e Sorosit më kujtohet kjo ngjarje. Ndërkohë që njerëzit e Sorosit më shfaqen vazhdimisht me fytyrën e P.M-së. Kudo qofshin ata, majtas apo djathtas dhe sa herë përmendet USAID më kujton lidhjet e tij me Sorosin pavarësisht se për hir të respektit të pafund për Amerikën nuk do të doja të ishte kështu.
Tani ka plas diskutimi për lidhjet dhe financimet që USAID i ka bërë Shoqërisë së Hapur të Sorosit në Shqipëri dhe financimin prej 9 milionë dollarësh për t’ia dhënë drejtësinë shqiptare Edi Ramës. Ajo që më ndodhi mua pas kaq kohësh i ka ndodhur çdo shqiptari. Sorosi me paratë e taksapaguesve amerikanë ka risjellë në vendim tim, në vendin tënd, një epidemi vdekjeprurëse. Na ka marrë të gjithëve lirinë! Drejtësia ishte katastrofë edhe më parë, por kjo drejtësi sorosiste ia ka dhënë të gjitha pushtetet një njeriu, mikut të Georg Soros, pra Edi Ramës. E nisën me debatin për nacionalizmin dhe arritën që sorosistët të përhapin kudo pandehmën se “Nacionalizmi është rrezik për shoqërinë njerëzore dhe sistemet e qeverisjes demokratike”!
Për ta ngjiz këtë ide morën shembullin e Milosheviçit, edhe pse e dnin se nacionalizmi serb dhe nacionalizmi shqiptar ishin diametralisht të ndryshëm! Tani kanë avancuar. Duan të shkatërrojnë qelizën bazë të shoqërisë, familjen, që njeriu të bëhet kavie në duart e oligarkëve të Shoqërisë së Sorosit. Shqipëria është ndoshta vendi unikal në përqafimin e ideologjisë “liberale” të Sorosit. E tillë ishte edhe në adaptimin e ideologjisë komuniste. Nuk “shkelim për herë të parë në shtigje të panjohura”! Jemi vend eksperimental. Eksperimentoi me ne Titoja, më pas Stalini e më vonë edhe Maoja. Por vetëm Stalini ia doli deri në fund, kur u duk se murtaja u largua nga vendi ynë. Nuk qe e thënë. Murtaja staliniste bolshevike mori një pamje tjetër, pamjen e Sorosit. Këta që kemi në pushtet dhe po e rrënojnë këtë vend për interesat e mafies sorosiste, janë sponsorizuar të gjithë prej fondacioneve të tij.
Këta bëjnë propagandë dhe ua marrin mendtë qytetarëve edhe me ndonjë bursë që Sorosi u ka paguar politikanëve të djathtë. Në fakt edhe unë kam marrë 1200 dollarë nga Sorosi më 1999 për të botuar 2000 copë libra të autorit Musa Kraja për Harry Fullcin. Erdhi Mirela Kumbaro e m’i numëroi një e nga një, e nëse nuk do të ishin 2000 copë libra nuk do i jepnin ato 1200 dollarë. Mundet ta gjejnë atë faturën e asaj kohe e të më thonë sorosist. Por ai libër u financua me kërkesën e autorit dhe si mënyrë shfajësimi për bëmën e larttreguar të P.M. Ishin vetëm 60 cent per nje ekzemplar libër, shpenzimet e të cilit shkonin së paku dy tre dollarë e shitjet 5 përqind të ekzemplarëve.
Tani Hungaria është bërë burim frymëzimi për përmbysjen e perandorisë së Sorosit. Kjo perandori vërtet që ka rrënjë më të thëlla në vendin tonë sesa në Hungari. Ashtu si çdo ideologji edhe ideologjia dhe praktikat e Sorosit kanë përfshirë mijëra njerëz në këtë vend. Megjithatë asgjë nuk është e pamundur, nëse krijohet një lëvizje dhe kjo lëvizje krijon frymën e duhur. Sorosi është kërcënim ynë më i madh kombëtar. Qeveria shqiptare e sotme është qeveria e Sorosit. Sorosi na qeveris ne. Sorosi bën ligjet tona.
Sorosi sponsorizon ndryshimet kushtetuese tek ne dhe me votën tonë na ka shndërruar në kaviet e laboratorit ideologjik të tij. Sorosi na grabiti lirinë tonë të ëndërruar e të fituar me entusiazmin naiv të viteve 1990-1992. Menduam se do bëhemi si Europa, por harruam se një perandori tjetër ideologjike, po aq e rrezikshme sa komunizmi, po ngrihej në themelet e diktaturës së shkuar. Menduam se do ishim parajsë dhe harruam se parajsa e Sorosit është e dedikuar vetëm për një grup oligarkësh. Menduam se e kapëm demokracinë perendimore dhe harruam se Sorosi do të fuste njerëzit e tij në “kështjellën e kësaj demokracie” për të na imponuar vullnetin e tij ideologjik në funksion të pasurimit të pakufi. Sorosi na u fut hapur nga dera e nga dritarja me parrullat e lirisë dhe të barazisë, mosdiskriminimit dhe liberalizmit, ndërkohë që na shkatërroi ato vlera unikale njerëzore si familja, marrëdhënia e pastër midis njerëzve, si dhe nocione të tilla në qeverisje si transparenca, sinqeriteti, idealizmi, dialogu, marrëveshja, mirëkuptimi e kështu me radhë. Sorosi po shkatërron vlerat tona njerëzore e po na kthen në një shoqëri skllevërish. Politikat qeverisëse të Sorosit po thellojnë pabarazinë ekonomike.
Politikat e Sorosit po mbështesin pabarazinë e pushteteve, cilësi kjo e detyrueshme për të ndërtuar shtetin demokratik të së drejtës. Sorosi është shndërruar në një piramidë, që ka kapluar të gjithë sektorët e jetës. Arsimi është pika më e dobët e jona dhe më e fortë e tij. Universitetet janë qendrat ku promovohen idetë dhe ideologjitë perverse të Sorosit dhe sorosistëve. Sorosi dhe sorosistët duhen goxhduar duhen rrethuar duhen bllokuar, duhen izoluar, me qëllim që shoqëria jonë të mund të shkojë përpara drejt koncepteve dhe vlerave të demokracisë perendimore. Sorosi është teori e autokracisë, është ushqim për liderët autoritarë, është burim i krijimit të një shoqërie perverse dhe ekstremisht antagoniste nga pikëpamja sociale, ekonomike dhe financiare. Sorosi është perandori e oligarkëve që ushqehet me gjakun e të varfërve. Shihni qeverisjen aktuale në Shqipëri dhe mësoni çfarë është Sorosi. Atëherë do të kuptoni pse njerëzit ikin nga ky vend, pse ata protestojnë dhe pse nuk e durojnë zgjedhën e taksave e të mjerimit të përgjithshëm në Shqipëri. Kjo është arësyeja pse Sorosi është shpallur me ligj i padëshirueshëm në Hungari. Këto janë shkaqet që çuan në një fitore të thellë të Viktor Orban, madje një fitore në mandatin e tretë të tij. Shqipëria ka nevojë për një udhëheqës si Orban. Shqipëria ka nevojë për një ligj antisoros, ligj i cili ta ndalojë fondacionin e tij të operojë në vendin tonë. Shqipëria ka nevojë për një ligj që ua ndalon perversëve sorosistë të merren me politikë dhe aq më tepër të drejtojnë fatet e shtetit e të vendit tonë. Nëse bëjmë këtë ligj antisoros ka gjasa të kemi fituar edhe mbi sistemin e diktaturës të përmbysur e të padënuar asnjëherë me një ligj të veçantë!
“Rrëfim nga kampi i Tepelenës”, Dervishi sjell tjetër dëshmi rrënqethëse (Dokumenti)
Kastriot Dervishi
Rrëfim nga kampi i Tepelenës
Një i dënuar politik pasi u lirua nga burgu politik, ai u dërgua në kampin e internimit të Tepelenës. Ai pati fatin që atë që hoqi në Shqipëri t’ua tregojë kancelarive perëndimore, të cilat u informuan me detaje se çfarë ishte regjimi kriminal komunist. pjesa e mëposhtme është e ditës së parë në kamp. Midis të tjerash, për kampin është bërë ky përshkrim:
Bashkëlidhur vendimi nr.699, datë 14.4.1953 i Komisionit të Dëbimeve e Konfiskimeve në MBP për internimin e një familjeje “kulake” nga Libohova në kampin nr.4 Tepelenë. Dokumenti tregon se në kampin në fjalë nuk po internoheshin më vetëm nga veriu i Shqipërisë, por edhe nga jugu.sh, të cilët po na prisnin. Shkarkuam sendet tona, u ulëm në tokë e pritëm zbardhjen e ditës së re. të flija kështu, nuk ishte problem për mua: koha ishte e mirë e nata e freskët. Por vura re në atë lSëshim drite të zymtë nate, se oborri i pafund, sidomos gjatë anës së një kazerme të madhe, ishte krejtësisht i pakësuar nga grupe njerëzisht që flinin përtokë. Mora vesh më vonë se gjithë ata njerëz kishin braktisë dhomat e fjetjes prej pleshtave. Posa vinte nata, të internuarit hynin ndër baraka për të pushuar, nga trarët e mëdha zbrisnin ushtri parazitësh që sulmonin fatzezët. Kështu që e vetmja shpresë ishte të kaloje natën jashtë.
Ishte një grumbull grash, fëmijësh, djemsh e pleqsh, të cilëve u mungonte çdo e domosdoshme e ushqeheshin vetëm me bukë e misër dy herë në ditë. Ndrynin brenda në zemër një barrë për patreguar vuajtjesh. Përveçse ishin shkulur nga shtëpitë e zakonet e tyre, ishin plagosur në ndjenjat e tyre më të thella e të shqetësuar për të zhdukurit, për ata që kërkonin, për të burgosurit pa lajme, pa shpresa për të ardhmen. Sidomos gratë ishin të mrekullueshme: pa lot kujdeseshin për fëmijët e pleqtë, duke u munduar t’i lehtësonin atyre peshën e varfërisë”.
Bashkëlidhur për ilustrim, vendimi nr.699, datë 14.4.1953 i Komisionit të Dëbimeve e Konfiskimeve në MBP për internimin e një familjeje “kulake” nga Libohova në kampin nr.4 Tepelenë. Dokumenti tregon se në kampin në fjalë nuk po internoheshin më vetëm nga veriu i Shqipërisë, por edhe nga jugu.