22.5 C
Tirana
E premte, 29 Gusht, 2025

Çfarë pritet të ndodhë mes Neymar dhe Messit?

Diçka e madhe mes Neymar dhe ish-bashkëlojtarit të tij te Barcelona, Lionel Messi, duket se po ndodh. Kjo, sipas yllit të PSG-së, Neymar, i cili u largua nga “Camp Nou” në gushtin e vitit të kaluar për një shifër rekord prej 222 milionë eurosh.
Neymar, që është duke u rikuperuar pas operacionit në këmbë, para Kupës së Botës në Brazil, postoi një mesazh të fshehtë në Twitter, të dielën. Në një “twett”, duke përfshirë edhe një fotografi të çiftit, Neymar shkroi: “Kur unë dhe miku im, Leo Messi, të mbledhim gjëra të mrekullueshme, do të tregoj më shumë. Së shpejti, qëndroni të sintonizuar!”
Mbetet për t’u parë nëse mesazhi përfshin bashkimin e duetit në fushën e lojës, apo braziliani iu referohet çështjeve komerciale. Ndoshta kjo gjë lidhet edhe me diçka tjetër, krejtësisht. PSG tashmë ka shumë “fuqi zjarri”, me Neymar, Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani, që kryesojnë sulmin parizien.
Leo Messi, pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, shënoi një “hat-trick” në fitoren 3-1 kundër Leganes, në La Liga, duke u ngjitur në kuotën e 39 golave, në të gjitha garat, këtë sezon. Ndërkohë, Neymar ka dominuar Ligue 1 këtë vit, duke shënuar 19 gola dhe dhënë 13 asiste në vetëm 20 ndeshje të luajtura.
Por, PSG-ja, pa të, të dëmtuar, u eliminua që në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, nga Real madridi. Ylli i Brazilit luajti vetëm ndeshjen e parë, në “Bernabeu”, por e humbi kthimin.

 

Del Piero tregon dy kampionët italianë, ndikon më shumë te Zidane si trajner

Trajneri i Real Madridit, Zidane, mori një fitore 3-0 kundër ish-klubit të tij, Juventusit, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve, javën e kaluar, i cili i lë 12 herë kampionët e vendit me një këmbë në gjysmëfinale, përpara kthimit në “Santiago Bernabeu”, të mërkurën.
Cristiano Ronaldo shënoi dy herë në stadiumin e Juventusit, duke përfshirë një roveshiatë të shkëlqyeshme. Fleksibiliteti taktik i Zidane ka shërbyer aq mirë, deri më tani, në pozicionin e trajnerit të Real Madridit dhe kjo është diçka që Del Piero e evidenton: “Si italianë, ne jemi maniakë për disa gjëra, – tha Del Piero për “Goal”. – Kur e shihni ekipin e tij, ju mund ta ndjeni qartë këtë dhe të konstatoni se diçka po ndodh”.
Zidane ka gëzuar pesë sezone me Del Piero te Juventusi, duke fituar dy “scudetto”. Ata kanë punuar nën urdhërat e trajnerit fitues të Kupës së Botës, Marcello Lippi, si dhe legjendës së Ligës së Kampionëve, Carlo Ancelotti. “Ai ka pasur dy trajnerë, e që ndryshuan shumë, – shton Del Piero. – Ancelotti dhe Lippi për të ishin shumë të rëndësishëm, për shumë arsye. Unë besoj se ai mendon shumë për Italinë, kur është fjalë për stërvitjen.
Zidane demonstron gjërat që ka mësuar gjatë karrierës së tij, jo vetëm ato që po studion tani. Përvoja në Itali është shumë unike në funksion të të bërit trajner. Sepse, ju jeni nën presion shumë, nga çdo pjesë e punës, tifozët, mediat, klubet dhe lojtarët, ndonjëherë. Për ne, futbolli është gjëja e parë. Është primare. Ju duhet të jeni 100 për qind të përqendruar”.
Zidane ka fituar dy tituj të Ligës së Kampioneve, pasi trajneri rancez mori përsipër drejtimin e Real Madridit nga Rafael Benitez, në fillim të vitit 2016. Edhe këtë sezon, ai shpreson t’i udhëheqë “Los Blancos” drejt titullit të tretë me radhë në këtë kompeticion.
Del Piero thotë se është i impresionuar me punën e bërë nga ish-shoku i tij i ekipit, por pranon të jetë i habitur me shpejtësinë, në të cilën ka grumbulluar tituj. “Gjithkush është ende në dashuri me lojtarin Zidane,- pohon ish-kapiteni juventin. – Por, ai mori shumë përvojë, së pari nën drejtimin e Ancelottit dhe pastaj me ekipin e dytë të Real Madridit. Zidane studioi shumë. Unë fola me të dhe më shpjegoi se ishte duke studiuar, po vizitonte të gjitha ekipet në Francë dhe Spanjë për të parë si punonin trajnerët e tjerë.
Ai është një djalë shumë i zgjuar dhe e di se si ta bëjë trajnerin. Këtë po e tregon me punë. Unë jam i befasuar pak, sepse ai fitoi Ligën e Kampionëve, menjëherë, kur mori drejtimin e Real Madridit. Zidane e gjeti menjëherë rrugën për të bërë një ekip të suksesshëm. Nuk është e lehtë në atë lloj klubi”.

Zbulohen lidhjet e para me krimin të Arta Markut

Kryeprokurorja e vendit Arta Marku ka firmosur sot emërimin e zotit Ardian Nezha në Tiranë, në një sektor në prokurorinë e Tiranës, një javë pasi Nezha dha dorëheqjen e papritur si drejtues i prokurorisë së Elbasanit.
Por ndërsa Nezha ka marrë sot emërimin në Tiranë, një heshtje e pazakontë ka shoqëruar arsyet e dorëheqjes së tij nga Elbasani.
Hashtag.al ka mësuar prapaskenat e lëvizjeve që çuan në dorëheqjen e Nezhës dhe presionin e ushtruar mbi Arta Markun që ajo ta emëronte në Tiranë.
Zoti Nezha ka qenë dikur prokuror i spikatur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por një urdhër i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla e transferoi atë në Kukës.
Në media kjo lëvizje u komentua si një ‘internim’ që Llalla po u bënte prokurorëve që nuk i kishte me sy të mirë, por ndoshta rasti i Nezhës bën përjashtim pasi rezulton se në fakt Llalla e ka mbrojtur duke e transferuar.
Burime të mirë-informuara i thanë Hashtag.al se Ardian Nezha u transferua në Pukë, pasi ai u zbulua në komunikime, interceptime dhe lidhje me dy shtetas nga Elbasani, vëllezërit A.Cerraga dhe G.Cerraga, të cilët ishin nën hetim për vepra të rënda penale nga prokuroria.
Interceptimet janë kryer nga shërbimi informativ shqiptar dhe të dhënat i kaluan asokohe kryeprokurorit Llalla, ky i fundit e transferoi në Pukë Nezhën më pas.

Me ardhjen e Arta Markut në krye të prokurorisë, Nezha kaloi drejtues i prokurorisë së Elbasanit.
“Ky emërim ka shkaktuar reagime që në fillim. Sepse Nezha ishte interceptuar nga SHISH dhe ishte konstatuar në lidhje me dy vëllezërit e hetuar elbasanas, ermërimi i Nezhës në Elbasan ishte një veprim me dashje për kalimin e prokurorisë në kontrollin e klanit Sejdini në Elbasan”, – i tha i njëjti burim Hashtag.al.
Disa agjenci ligjzbatuese të huaja, kanë përcjellë shqetësimin për këtë emërim te kryeprokurorja Marku, italianët duket se kanë qenë të shqetësuar në veçanti.
Kjo ka bërë që Nezha të jepte dorëheqjen si drejtues i prokurorisë së Elbasanit, ndërsa sot Arta Marku e ka emëruar atë në Tiranë.
Bateritë mediatike të rilindjes janë përpjekur që ta prezantojnë zotin Nezha si një prokuror të paepur në luftën kundër krimit e të persekutuar nga klani Llalla, por duket se historitë nuk janë dhe aq bardh e zi.
Zoti Nezha është lobuar fort nga deputeti Taulant Balla dhe kryebashkiaku Qazim Sejdini për të marrë postin e kryeprokurorit të Elbasanit.
Zoti Nezha që në ditët e para të punës nisi hetimin ndaj ish drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve Dashamir Xhika, ky i fundit mban dhe postin e kreut të LSI-së së Elbasanit.
Ndonëse e nisi me zell dhe vrull të spikatur punën në Elbasan, zoti Nezha dha papritur dorëheqjen javën e kaluar, ndërsa rasti i tij, është ndoshta shembulli më domethënës se ku i pikon ‘çatia’ Arta Markut, një kryeprokurore jo thjesht nën ndikimin e rilindjes, por ndoshta nën kontrollin e plotë të klaneve më të kriminalizuara të rilindjes.
/Hashtag.al/

Vajza e doganave!

Kjo është Elisa Spiropali, vajza e dogabave. Ajo u pa teksa po hipte në një makinë shumë luksoze, një “Mercedes” tip i fundit. Këtë të enjte, teksa në mbarim të seancës, makina me shoferin e saj e priste tek oborri i Parlamentit.
Mintrat dhe deputetët e PS lëvizin me mjete luksoze ndërsa populli vazhdon të rrënohet çdo ditë e më tepër nën qeverisjen e Ramës. Një nga këta është edhe deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, e cila lëviz me një makinë luksoze.

Fotot e tre të rinjve që humbën jetën në aksidentin tragjik, mes tyre edhe vajza franceze

Më poshtë janë fotot e viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Varibop të Fierit. Ata janë dy djemtë xhaxhallarësh Fisnik dhe Agustin Murataj dhe një shtetase franceze, Noza Ahmout. Vajza ishte bashkëjetuesja e Fisnik Muratajt në shtetin grek, ndërsa në Shqipëri kishin ardhur për një gëzim familjar.
Nazia Aham, 34 vjeçe, ishte e fejuara e Fisnik Muratajt, 32 vjeç, i cili po ashtu vdiq në makinën që u përmbys në kanal së bashku me kushurin e tij Agustin Xhaxhaj.
Policia e Fierit njoftoi paraprakisht për vetëm dy viktima, por më pas u konstatua edhe një tjetër. Foristrada tip ‘Suzuki’ ka rënë në kalan duke shkaktuar mbytjen e të treve. Bëhet me dije se të tre viktimat kanë qenë duke u kthyer nga një gëzim familjar, po mesa duket fundi ka qenë tragjik. Makina ka ecur përrreth 100 metra në një tokë buqjësore dhe më pas ka rënë në kanal.
Policia dhe ekspertë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe pritet një raport i plotë i rrethanave që kanë çuar në këtë aksident të rëndë. Dyshimet e para janë se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë.

Vetëm orët e fundit është bërë e mundur që makina së bashku me trupat të nxirret nga kanali me vinç. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy burra dhe një vajzë e re nga fshati Kuts i Mallakastrës. Vetëm orët e fundit është bërë e mundur që makina së bashku me trupat të nxirret nga kanali me vinç.
Policia në njoftimin e saj: Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755.
Për pasojë janë mbytur shtetasit F.M, 32 vjeç; A.M, 30 vjeç si dhe shtetasja N.A, 34 vjeçe. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Orban: Ne fituam, një betejë e madhe është para nesh! Berisha uron mikun e tij

Në bazë të rezultateve të para të zgjedhjeve parlamentare në Hungari, fituese është partia kundër imigracionit e kryeministri aktual Viktor Orban.
Duke shpallur fitoren në një fjalim në Budapest, ai tha se fitorja e partisë së tij Fidesz, është “një mundësi për të mbrojtur Hungarinë”.
Gjatë fushatës për zgjedhjet e së dielës ai ishte përqendruar në qasjen kundër imigrantëve dhe përsëriti teoritë konspirative se Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe filantropisti George Soros duan ta shndërrojnë Hungarinë në “vend të imigrantëve”.
Sipas rezultateve paraprake Fidesz do të ketë 133 deputetë në parlamentin 199 vendesh.
Ai e filloi fjalimin e tij para mbështetësve pak pas shpalljes së rezultateve paraprake me mesazhin e qartë: “Ne fituam”.
Ai i tha turmës së mbledhur se “kemi krijuar një mundësi për të mbrojtur Hungarinë. Një beteje e madhe është para nesh. Ne kemi shënuar një fitore vendimtare”.
Kjo është fitorja e katërt e tij. Ai kishte drejtuar koalicionin qeverisës të udhëhequr nga parit Fidesz gjatë viteve 1998- 2002, para se të rikthehej në pushtet në vitin2010.
Fjalimet e tij para zgjedhjeve të së dielës kanë alarmuar Bashkimin Evropian dhe Kombet e Bashkuara si dhe kanë shtuar shqetësimet e grupeve për të drejtat civile për sulme ndaj medias dhe gjyqësorit.

Urimi i Berishës për Orban
Nje fitore spektakolare e kryeministrit Viktor Orban dhe partise se tij FIDESZ!
Te dashur miq, partia simoter e qendres se djathe ne Hungari, FIDESZ e udhehequr me vizion dhe aftesi te veçanta nga Kryeministri Viktor Orban fitoi dje thelle per te treten here me rradhe, si shperblim i sukseseve te medha te reformave te tij, zgjedhjet parlamentare.
Kjo eshte nje arritje historike per kryeministrin Orban, partine e tij dhe mbare qendren e djathte te Europes.
Ndaj me kete rast le t’i percjellim te dashur miq pershendetjet dhe urimet me te perzemerta per fitoren spektakolare mikut te shquar te PD, Shqiperise dhe kombit shqiptar, kryeministrit Viktor Orban, bashkepuntoreve tij te ngushte dhe partise se tij Fidesz per kete fitore frymezuese per miqte e tyre Shqiperi, Europe dhe ne mbare boten! sb

Shqiptarët do të paguajnë për inceneratorët e Ahmetajt 25 milionë dollarë vetëm gjatë këtij viti

Ahmetaj do të fitojë 25 milionë USD nga inceneratorët vetëm gjatë këtij viti. Paratë do të merren nga taksapaguesit që duhet të paguajnë projektin e vjedhjes së re të shqiptarëve. Kryetari i PD ka denoncuar këtë projekt korruptiv duke thënë se ndërsa shqiptarët do të paguajnë këto miliona dollarë për ministrin e Financave nga ana tjetër impakti që vjen nga taksa e TVSH-së së mbi 50 mijë bizneseve të vogla të bizneseve është vetëm 15 milionë dollarë.
Kryetari i PD, Lulzim Basha i bëri thirrje biznesit të vogël që të ngrihet dhe të protestojë. Mos kini frikë tha Basha, sepse vetëm duke u ngritur dhe protestuar mund ti rikthehet shpresa ketij vendit.
Basha: Kemi qenë, jemi dhe do të jemi në krahun tuaj. Nuk na frikëson dot Edi Rama me hetuesi politike, le të vijnë të më arrestojnë mua të parin. Nuk na arrestojnë do të gjithëve, mos kini frikë. Ngrihuni! Nuk ka rrugë tjetër. Fjalët e kanë humbur kuptimin, vetëm veprimi do të rikthejë shpresën në këtë vend.

Në një takim me biznesin e vogël, që parashikohet të futet në skemën e TVSH Basha tha se qëllimi i kryeministrit Rama është të grabisë shumicën dhe fitimet tja japë pakicës.
Basha: Futja e biznesit të vogël në skemën e TVSH do të çojë në falimentim e biznesit të vogël do të rritë papunësinë dhe evazionin fiskal.
Këtu ka një element politik i cili bashkon këto akte kriminale, tvsh, taksa në rrugën e Kombit, shkatërrimi e teatrit kombëtar.
Ky kryeministër urren çdo gjë të pavarur, ndaj kërkon ta shkatërrojë biznesin e vogël do ta çojë xhiron e bzinesit të vogel në një grusht oligarkësh që po shesin Shqipërinë.
E njëjta gje edhe me Teatrin Kombëtar, e njëja gjë me protesuesit në Kukës, terajtimi i tyre si terroristë. Këto janë tipare të një regjimi krimina. Kjo qeveri grabit shumicës dhe i jep pakicës.

Biznesi nis nesër protestën, taksohet për t’i dhënë koncesionin Olsi Ramës dhe drejtuar xhiron tek dy oligarkë

Biznesi i vogël do të nisë nesër protestën kundër qeverisë për vendosjen e taksës së TVSH-së. hapi i parë i kësja proteste do të jetë mbyllja e qepenave për 1 orë në të gjithë vendin në shenjë proteste ndaj taksës. Kryetari i PD, Basha tha se arsyeja e vendosjes së kësaj takes ka dy qëllime; qëllimi i parë është që taksa e TVSH-së t’i jepet me koncesion vëllait të Edi Ramës, Olsi Ramës dhe qëllimi i dytë është se pas mbylljes së mijëra bizneseve xhiro e aktivitetit të tyre të përqëndrohet tek katër oligarkë.
Basha i ka bërë thirrje medias dhe drejtuesve të tyre që të mos censurojnë aktivitetin. Basha i referohet takimit që ai zhvilloi me përfaqësues të biznesit të vogël, ku në kohën që këta të fundit po bëni të ditura shqetësimet e tyre, vetëm një media ishte në transmetim.
“Kam një thirrje për mediat. Të jetë sa më transparente dhe drejtpërdrejtë, vetëm një media ishte në transmetim të drejtpërdrejtë. Thirrje kryeredaktorëve, gazetarët, pronarëve të mediave, mos e censuroni aktivitetin. Edhe pse nuk e transmetuat live, ritransmetojeni”, deklaroi Basha.
Kreu i PD-së shtoi më tej se po harxhohen orë të tëra me propagandë qeveritare duke theksuar se kjo nuk i nderon mediat.
“Harxhohen orë të tëra me propagandën qeveritare. Kjo nuk ju nderon, për mos të thënë që është e turpshme. Mos ja hiqni zërin përfaqësuesve të biznesit”, theksoi Basha.

Marshimi i Orban

Bledi KASMI

Ata do të thonë prapë; se fitoi një populist, një autokrat, një shkelës i të drejtave të njeriut apo edhe anti europian dhe kjo vetëm e vetëm se ai është i djathtë, konservator dhe udhëheqës i një vendi që nuk e harron komunizmin, e ndonëse është ndarë prej tij afro 50 vite më parë, vazhdon ti luftojë klyshët e tij të maskuar pas ideologjise së re liberale.
Hungaria i ka nxjerre deri tani socialistët sorosiane me afro 20 mandate dhe force e trete politike në vend dhe e papërfillshme, ndërsa Orban marshon i vetëm si udhëheqës i një vendi të lirë me një popull dinjitoz. Ai ka fituar 133 të vendeve në Parlament nga 199 në total duke marrë drejtimin e vendit me një shumicë absolute prej 2/3 të votave.

Studiuesja amerikane Lory Amy tregon: Si policia na vendosi prangat dhe na la në qeli pa avokat për protestën

Pasditen e 2 prillit, profesorja amerikane Lori Amy dhe një koleg i saj shqiptar, u arrestuan nga policia shqiptare dhe u mbajtën në paraburgim për 7 orë, pa pasur mundësi të flisnin me avokat apo përkthyes.
Lory Amy jeton aktualisht në Shqipëri pasi po studion efektet traumatike të krimeve të komunizmit në shoqërinë bashkëkohore shqiptare.
Amy dhe kolegu i saj janë paditur nga policia shqiptare sipas nenit 242 të Kodit Penal për “mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe nenit 293 “pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Policia e ka referuar rastin e tyre në prokurori.
Ngjarja, pas së cilës Amy dhe kolegu i saj u arrestuan, ndodhi gjatë protestës së qytetarëve dhe familjarëve të të arrestuarve nga Kukësi, përpara Drejtorisë së Policisë. (19 persona u arrestuan në natën e 31 marsit pas protestës në aksin Milot-Morinë kundër vënies së tarifave për kalimin e këtij aksi. Qytetarë e familjarë të të burgosurve që prej 1 prillit po protestojnë për lirimin e të burgosurve.)
Exit.al foli me Profesore Amyn në datë 3 prill. Ajo e shpjegoi përvojën e saj:
“Ne ishim duke shkuar për të protestuar para stacionit të policisë në Rrugën “Sami Frashëri”, kur pamë se disa makina ishin bllokuar në rrugë për shkak të protestës. Ishte një situatë shumë e rrezikshme: kishte makina duke u përpjekur të ktheheshin dhe njerëz të shqetësuar që po protestonin.

Ne shkuam te një oficer policie dhe i thamë të shkojë tek kryqëzimi i rrugës me lumin Lana dhe t’u tregojë njerëzve se rruga është e bllokuar. Oficeri i policisë na tha se nuk mund ta bënte këtë sepse nuk kishte marrë asnjë urdhër. Kështu shkuam tek një tjetër polic afër kryqëzimit dhe i kërkuam të njëjtën gjë. Nuk na u përgjigj njeri. Më nisëm t’i tregonim vetë shoferëve në kryqëzim se rruga ishte bllokuar. Shoferët ishin të kënaqur që po i njoftonim.
Pastaj erdhi një grup prej tre policësh dhe ne menduam se ata do të na ndihmonin. Ata na thanë: “Faleminderit për ndihmën, por tani do ta marrim ne përsipër situatën”. Kështu, lamë kryqëzimin dhe shkuam të merrnim një kafe. Më pas vumë re, se policia ende po lejonte makinat të hynin në rrugë. U kthyem dhe pyetëm se çfarë po ndodhte. Policët thanë: “Ne kemi marrë urdher për të mos devijuar trafikun sepse kjo lloj proteste [përpara stacionit të policisë] është e paligjshme”.
Me fjalë të tjera, për shkak se policia e gjykonte protestën të paligjshme, ajo nuk pranoi të mbronte sigurinë e qytetarëve, si të atyre që ngisnin makinat në një rrugë të bllokuar, ashtu dhe të atyre që protestonin.
“Më pas ata na akuzuan për bllokimin e rrugës, megjithëse vetëm i kemi dhënë shoferëve informacion se rruga Sami Frashëri është bllokuar!” vazhdoi rrëfimin zonja Amy.
“Dymbëdhjetë oficerë policie na rrethuan dhe na thanë që të mos u tregonim njerëzve se rruga ishte bllokuar, veprim të cilin e refuzova. Kishte disa oficerë policie, të cilët e njihnin të kaluarën komuniste, dhe qartësisht ishin në konflikt me urdhrat e dhëna. Ata donin të mbronin sigurinë e qytetarëve, por nuk kishin marrë urdhër për ta bërë. Kjo tregon se ne kemi disa njerez të mirë në forcat e policisë, të cilët ndihen të dyzuar sepse e dinë çfarë është moralisht e drejtë, por kanë urdhra për të bërë diçka që është kundër ndërgjegjes së tyre.

Meqë unë nuk pranova të mos njoftojë shoferët se rruga është e bllokuar, policët na thanë se ne duhej të shkonim në stacionin e policisë për të “dhënë informacion”. Ata thanë se nuk isha e arrestuar, por ata gjithashtu nuk më thanë se për çfarë e donin këtë “informacion”. Policët e detyruan kolegun tim të hipte në një makinë policie dhe e lidhën me pranga, e pastaj dhe unë u dorëzova. I pyeta: “A jam duke u arrestuar?”, dhe ata thanë “Jo” Asnjë shpjegim, asnjë informacion rreth asaj që po ndodhte.”
Në stacionin e policisë, rreth orës 15:00, Lory Amyt iu sekuestrua laptopi dhe celulari. Atë e futën në qeli dhe nuk i dhanë mundësi për të folur me avokat apo përkthyes, sepse ajo nuk pranoi të dorëzonte dokumentet e saj. Ajo gjithashtu nuk pranoi t’i jepte deklaratë policisë:
“Nuk e kisha idenë se si do ta përkthenin atë që do t’i thoja, dhe cila do të ishte vlera ligjore e një deklarate të tillë. Ishte situatë aq e çuditshme! Unë vazhdoja t’i pyesja: “A jam nën arrest?”, dhe ata sërish më thanë “Jo”. “Por pse atëherë,” pyeta, ” jam në një qeli burgu me derën e mbyllur? Unë nuk jam nën arrest, por nuk jam e lirë të iki. Çfarë do të thotë kjo?”
Profesore Lory Amy dhe kolegu i saj u liruan dhe dolën nga komisariati i policisë rreth orës 22:30. Lory Amy këmbëngul që ngjarjet e asaj dite duhet të konsiderohen veçmas nga protesta “jashtëzakonisht e rëndësishme” në Kukës:
“Ne duhet të ndajmë dy raste specifike. Protesta në Kukës, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme, është një gjë, për të cilën unë kam shumë respekt. Situata jonë është një tjetër. Kjo ka të bëjë me rrezikun e sigurisë publike. Unë thjesht nuk mund të largohesha kur njerëzit po hynin në rrugë në një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme që i vinte njerëzit dhe jetën e tyre në rrezik. Si rezultat unë kam shkelur dy nene të Kodit Penal.
Në një moment rreziku të sigurisë publike, përgjegjësia e çdo qytetari është të veprojë për atë që është e drejtë. Nëse nuk kemi ndërgjegjen morale për të vepruar për atë që është e drejtë përballë një urdhri që na thotë të bëjmë atë që është e gabuar, atëherë ne kthehemi në bashkëpunëtor të strukturava të dhunës që vazhdojnë të na plagosin”.