19.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Marshimi i Orban

Bledi KASMI

Ata do të thonë prapë; se fitoi një populist, një autokrat, një shkelës i të drejtave të njeriut apo edhe anti europian dhe kjo vetëm e vetëm se ai është i djathtë, konservator dhe udhëheqës i një vendi që nuk e harron komunizmin, e ndonëse është ndarë prej tij afro 50 vite më parë, vazhdon ti luftojë klyshët e tij të maskuar pas ideologjise së re liberale.
Hungaria i ka nxjerre deri tani socialistët sorosiane me afro 20 mandate dhe force e trete politike në vend dhe e papërfillshme, ndërsa Orban marshon i vetëm si udhëheqës i një vendi të lirë me një popull dinjitoz. Ai ka fituar 133 të vendeve në Parlament nga 199 në total duke marrë drejtimin e vendit me një shumicë absolute prej 2/3 të votave.

Studiuesja amerikane Lory Amy tregon: Si policia na vendosi prangat dhe na la në qeli pa avokat për protestën

Pasditen e 2 prillit, profesorja amerikane Lori Amy dhe një koleg i saj shqiptar, u arrestuan nga policia shqiptare dhe u mbajtën në paraburgim për 7 orë, pa pasur mundësi të flisnin me avokat apo përkthyes.
Lory Amy jeton aktualisht në Shqipëri pasi po studion efektet traumatike të krimeve të komunizmit në shoqërinë bashkëkohore shqiptare.
Amy dhe kolegu i saj janë paditur nga policia shqiptare sipas nenit 242 të Kodit Penal për “mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe nenit 293 “pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Policia e ka referuar rastin e tyre në prokurori.
Ngjarja, pas së cilës Amy dhe kolegu i saj u arrestuan, ndodhi gjatë protestës së qytetarëve dhe familjarëve të të arrestuarve nga Kukësi, përpara Drejtorisë së Policisë. (19 persona u arrestuan në natën e 31 marsit pas protestës në aksin Milot-Morinë kundër vënies së tarifave për kalimin e këtij aksi. Qytetarë e familjarë të të burgosurve që prej 1 prillit po protestojnë për lirimin e të burgosurve.)
Exit.al foli me Profesore Amyn në datë 3 prill. Ajo e shpjegoi përvojën e saj:
“Ne ishim duke shkuar për të protestuar para stacionit të policisë në Rrugën “Sami Frashëri”, kur pamë se disa makina ishin bllokuar në rrugë për shkak të protestës. Ishte një situatë shumë e rrezikshme: kishte makina duke u përpjekur të ktheheshin dhe njerëz të shqetësuar që po protestonin.

Ne shkuam te një oficer policie dhe i thamë të shkojë tek kryqëzimi i rrugës me lumin Lana dhe t’u tregojë njerëzve se rruga është e bllokuar. Oficeri i policisë na tha se nuk mund ta bënte këtë sepse nuk kishte marrë asnjë urdhër. Kështu shkuam tek një tjetër polic afër kryqëzimit dhe i kërkuam të njëjtën gjë. Nuk na u përgjigj njeri. Më nisëm t’i tregonim vetë shoferëve në kryqëzim se rruga ishte bllokuar. Shoferët ishin të kënaqur që po i njoftonim.
Pastaj erdhi një grup prej tre policësh dhe ne menduam se ata do të na ndihmonin. Ata na thanë: “Faleminderit për ndihmën, por tani do ta marrim ne përsipër situatën”. Kështu, lamë kryqëzimin dhe shkuam të merrnim një kafe. Më pas vumë re, se policia ende po lejonte makinat të hynin në rrugë. U kthyem dhe pyetëm se çfarë po ndodhte. Policët thanë: “Ne kemi marrë urdher për të mos devijuar trafikun sepse kjo lloj proteste [përpara stacionit të policisë] është e paligjshme”.
Me fjalë të tjera, për shkak se policia e gjykonte protestën të paligjshme, ajo nuk pranoi të mbronte sigurinë e qytetarëve, si të atyre që ngisnin makinat në një rrugë të bllokuar, ashtu dhe të atyre që protestonin.
“Më pas ata na akuzuan për bllokimin e rrugës, megjithëse vetëm i kemi dhënë shoferëve informacion se rruga Sami Frashëri është bllokuar!” vazhdoi rrëfimin zonja Amy.
“Dymbëdhjetë oficerë policie na rrethuan dhe na thanë që të mos u tregonim njerëzve se rruga ishte bllokuar, veprim të cilin e refuzova. Kishte disa oficerë policie, të cilët e njihnin të kaluarën komuniste, dhe qartësisht ishin në konflikt me urdhrat e dhëna. Ata donin të mbronin sigurinë e qytetarëve, por nuk kishin marrë urdhër për ta bërë. Kjo tregon se ne kemi disa njerez të mirë në forcat e policisë, të cilët ndihen të dyzuar sepse e dinë çfarë është moralisht e drejtë, por kanë urdhra për të bërë diçka që është kundër ndërgjegjes së tyre.

Meqë unë nuk pranova të mos njoftojë shoferët se rruga është e bllokuar, policët na thanë se ne duhej të shkonim në stacionin e policisë për të “dhënë informacion”. Ata thanë se nuk isha e arrestuar, por ata gjithashtu nuk më thanë se për çfarë e donin këtë “informacion”. Policët e detyruan kolegun tim të hipte në një makinë policie dhe e lidhën me pranga, e pastaj dhe unë u dorëzova. I pyeta: “A jam duke u arrestuar?”, dhe ata thanë “Jo” Asnjë shpjegim, asnjë informacion rreth asaj që po ndodhte.”
Në stacionin e policisë, rreth orës 15:00, Lory Amyt iu sekuestrua laptopi dhe celulari. Atë e futën në qeli dhe nuk i dhanë mundësi për të folur me avokat apo përkthyes, sepse ajo nuk pranoi të dorëzonte dokumentet e saj. Ajo gjithashtu nuk pranoi t’i jepte deklaratë policisë:
“Nuk e kisha idenë se si do ta përkthenin atë që do t’i thoja, dhe cila do të ishte vlera ligjore e një deklarate të tillë. Ishte situatë aq e çuditshme! Unë vazhdoja t’i pyesja: “A jam nën arrest?”, dhe ata sërish më thanë “Jo”. “Por pse atëherë,” pyeta, ” jam në një qeli burgu me derën e mbyllur? Unë nuk jam nën arrest, por nuk jam e lirë të iki. Çfarë do të thotë kjo?”
Profesore Lory Amy dhe kolegu i saj u liruan dhe dolën nga komisariati i policisë rreth orës 22:30. Lory Amy këmbëngul që ngjarjet e asaj dite duhet të konsiderohen veçmas nga protesta “jashtëzakonisht e rëndësishme” në Kukës:
“Ne duhet të ndajmë dy raste specifike. Protesta në Kukës, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme, është një gjë, për të cilën unë kam shumë respekt. Situata jonë është një tjetër. Kjo ka të bëjë me rrezikun e sigurisë publike. Unë thjesht nuk mund të largohesha kur njerëzit po hynin në rrugë në një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme që i vinte njerëzit dhe jetën e tyre në rrezik. Si rezultat unë kam shkelur dy nene të Kodit Penal.
Në një moment rreziku të sigurisë publike, përgjegjësia e çdo qytetari është të veprojë për atë që është e drejtë. Nëse nuk kemi ndërgjegjen morale për të vepruar për atë që është e drejtë përballë një urdhri që na thotë të bëjmë atë që është e gabuar, atëherë ne kthehemi në bashkëpunëtor të strukturava të dhunës që vazhdojnë të na plagosin”.

Departamenti i Shteti nuk po zbaton politikat e Trump, 488 zyrtarë s’kanë marrë ende detyrën

Mandatory Credit: Photo by Andrew Harnik/AP/REX/Shutterstock (9447254j) President Donald Trump arrives at Palm Beach International Airport in West Palm Beach, Fla Trump, West Palm Beach, USA - 02 Mar 2018

Ky është titulli i shkrimit të Mike Gonzales një anëtar i nivelit të lartë të Fondacionit Heritage, një fondacion i të Djathtës Konservatore që gjeneron ide dhe propozime për Presidentin Trump. Ky artikull është shkruar në gazetën Njo Jork Post.
Në realitet Mike Gonzales ngre shqetësimin e madh: Departamenti i Shtetit nuk po zbaton politikat e Trump! Sepse shumë “burokratë” që janë ende në Departamentin e Shtetit, të emëruar gjatë administratës Obama si “ekspertë” vazhdojnë të drejtojnë për shkak se “emërimet skarco në DASH dhe në ministri të tjera nga ministrat e Trump, i kanë lënë burokratët të drejtojnë qeverinë”.
Kështu është shprehur njëri nga 6 senatorët që i kërkuan Sekretarit të Shtetit Tillerson të sqarojë nëse “ndihma e SHBA ka promovuar axhendat progresive (të Xhorxh Sorosit) në vënde të ndryshme të botës” sepse ata kanë marrë një përgjigje refuzuese, jo nga Sekretari Tillerson por nga njëri prej “burokratëve” Joseph E. Macmanus, sekretar ekzekutiv i Byrosë së Cështjeve Ligjore. Përgjigje të cilën Mike Gonzales e klasifikon të tipit “hiqni duart nga DASH”.
Në realitet të 6 senatorët, Mike Lee (Republikan nga Utah), Bill Cassidy (Republikan), Ted Cruz (Republikan nga Teksas), Jim Inhoffe (Republikan nga Oklahoma), David Purdue (Republikan) dhe Thom Tillis (Republikan nga Nju Castëll), i kërkuan sekretarit Tillerson që të hetonte se si “USAID kishte punuar me grupet e financuara nga miliarderi Xhorxh Soros “për të nxitur një axhendë progresive dhe për të forcuar të majtën politike” në vende të ndryshme të botës…”.

Përgjigja e “burokratit”, i cili sipas Gonzales “mesa duket nuk e kishte idenë e kërkesës” ishte: Programet e asistencës së huaj të DASH janë përcaktuar, implementuar dhe monitoruar bazuar në vlerat themelore amerikane”. Përgjigje me fjalët e Mike Gonzales do të “përkthehej” në mënyrë cinike: Ne e dimë së cfarë duhet të bëjmë, kurse Ju (senatorë) nuk e keni idenë”.
Në realitet, 6 senatorët i kërkuan Tillerson të hetojë sesi USAID kishte punuar së bashku me grupet të financuara nga Xhorxh Soros për “të avancuar axhendën progresiste dhe forcuar të majtën në vënde të ndryshme të botës”.
Madje senatorët kishin dhënë një shëmbull sesi “Në Shqipëri paratë e taksapaguesve amerikanë i kishin marrë grupe të sponsorizuara nga Soros për ti dhënë kryeministrit të qeverisë së majtë kontrollin e plotë mbi sistemin gjyqsor”.
Sipas Mike Gonzales, “Fondacioni Soros dhe rrjeti i grupeve të tij mund të kenë bërë edhe disa punë të mira, por ai ka qënë mbështetësi kryesor në mbarë botën edhe i shumë projekteve që konservatorët i konsiderojnë të pështira, si legalizimi i prostitucionit, tregëtia e drogës e aborti, apo demonizimi i Izraelit”. Dhe mbi të gjithë “zgjerimi dhe forcimi nga Soros i organizmave ndërkombëtarë që pengojnë shtetet për të vepruar në mënyrë sovrane, konsiderohen si mallkime nga Trump dhe enturazhi i tij”.

Sipas Mike Gonzales, kjo situatë ka ardhur se “nga 553 poste kyce në ministritë kryesore të qeverisë Trump, për të cilat kërkohet konfirmimi i Senatit, janë i) konfirmuar vetëm 22 individë të emëruar nga administrata Trump; ii) 44 prej tyre presin konfirmim; dhe iii) 488 ende nuk kanë marrë emërimin. Kjo ka ndodhur për dy arsye, ngadalësi e Ministrave për të emëruar personelin e duhur dhe zvarritje e qëllimishme e senatit.
Sipas 6 senatorëve kjo situatë shqetësuese i) mund të minojë përpjekjet për të ndërtuar marrëdhënie ndërkombëtare përfituese për SHBA; dhe ii) mbështetja e të majtëve nga SHBA mund të zemëronte ata të djathtë që kanë marrëdhënie të ngushta me SHBA dhe të nxiste antiamerikanizmin; dhe kjo ndarje mund të favorizonte forcat e treta të shkaktonin dëme të mëtejshme.
https://nypost.com/2017/04/07/ëhy-the-trump-state-department-still-loves-george-soros

Paratë e drogës së Ramës bëjnë që shqiptarët të humbasin 200 milionë euro nga kursimet në banka

Ka një mungesë historike besimi ndaj monedhës vendase, që i ka rrënjët që në kohën e Zogut, kur zhvlerësimi i monedhës kombëtare i bëri njerëzit të lidheshin me floririn. Edhe në kohën e komunizmit, ata që kishin flori i ruanin me kujdes.
Në fillim të viteve ’90, kur leku u zhvlerësua me shpejtësi, referencë për shqiptarët u bë dollari. Që prej vitit 2003, kur kaloi për herë të parë dollarin në bursat ndërkombëtare, euro është monedha e preferuar për blerjen e aseteve të qëndrueshme, sidomos apartamentet dhe makinat. Çmimet e shtëpive sot kuotohen në euro, por edhe makinat shiten në këtë monedhë.
Edhe kursimet e tyre, shqiptarët nuk preferojnë që t’i mbajnë në monedhën vendase. Në fund të muajit shkurt 2018, 52% e kursimeve totale në banka janë në valutë, kryesisht në euro, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë. Pesha e kursimeve në valutë është rritur vitet e fundit, teksa në dhjetor 2015, për herë të parë kursimet në valutë i kaluan ato në lekë.
Por, sot, teksa euro dhe dollari po bien kursimet në valutë vlejnë më pak, nëse do të konvertoheshin në lekë. Euro zbriti në fund të javës së kaluar në 128.84 lekë, nivelin më të ulët në 10 vite, ndërkohë që dollari luhatet rreth 105 lekëve, niveli më i ulët i katër viteve.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit shkurt, depozitat në euro ishin gati 3.7 miliardë euro, që të konvertuara me kursin aktual të këmbimit (1 euro=129 lekë) arrijnë në 476 miliardë lekë. E njëjta sasi depozitash në valutë e konvertuar me kursin mesatar të 2017-s (1 euro=134 lekë) është 495 miliardë lekë. Pra vetëm nga zhvlerësimi, kursimet në euro kanë rënë me 19 miliardë lekë, apo me rreth 150 milionë euro në tre muajt e parë të këtij viti, sipas të dhënave të përllogaritura nga Monitor.
Në raport me vitet e mëparshme, kur euro këmbehej në rreth 140 lekë, humbja është më e lartë. Nëse euro do të këmbehej sërish në ato nivele, të njëjtat kursime, të konvertuara në lekë do të vlenin 39 miliardë lekë, ose gati 300 milionë euro më shumë.
Edhe vlera e kursimeve në dollarë ka qenë në rënie, ndonëse më e lehtë për shkak se depozitat në monedhën e gjelbër janë shumë më të ulëta. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të shkurtit të këtij viti, ishin 626 milionë dollarë. Me monedhën e gjelbër që këmbehet aktualisht me 105 lekë, humbja në raport me 2017-n, kur mesatarja e këmbimit ishte 119 lekë, është rreth 8.7 miliardë lekë, ose rreth 67 milionë euro.
Pra për të dyja valutat, humbja i kalon 200 milionë euro në vetëm tre muaj.
Edhe Banka e Shqipërisë raportoi në vitin 2017 një humbje rekord prej 115 eurosh, që erdhi si rrjedhojë e zhvlerësimit të rezervave të saj në valutë, nga nënçmimi i euros dhe dollarit./Monitor/

Skenar terrori për Kukësin, Berisha paralajmëron Ramën: Do përgjigjesh personalisht!

Rama po përgatit një skenar terrori për Kukëksin. Denoncimi vjen nga një punonjës i forcave special përmes një mesazhi që i ka dërguar ish-Kryeministrit Berisha. Duket se kemi të bëjmë me një plan që Rama dhe Xhafa po përgatisin për të nënshtruar Kukësianët në shenjë hakmarrjeje të revoltës të dhjetë ditëve më parë ku ata u përleshën me forcat e policisë dhe i vendosën flakën kabinave të tarifave të koncesioniarit të Rrugës së Kombit.
Punonjesi i FNSH dixhital denoncon:
Skenarin terrorist, hakmarres te Edvin Kristaq Rames ndaj heronjve te Kukesit qe i thyen turinjte. Me kete rast paraljmeroj Edvin Kristaq Hakmarrjen se do pergjigjet personalisht ndaj çdo akti te terrorizmit shteteror ndaj banoreve guximtar te Kukesit, Hasit, Tropojes!
Lexoni mesazhin e tij. sb
“Përshendetje Zoti Berisha.Jam nje punonjes i 712 fnsh tirane Dua tju bej me dije se me urdher nga lart ne drejtori shefi fnsh lorenc shehu po pergatit skuadren per te marre ne qafe kuksianet e tjere qe jane ne kerkim me forma te kundraligjshme.ju lutem publikoje se gjera te liga kan ne mend ky ushtar dhe servil i qeveris qe merr gjoba per te punuar ketu bejini thirrje xhafes se krimit ta largoje sa me shpejt ju lutem se po marrim urdhera per te ushtruar dhune ne vellezerit tane me respekt anonim te lutem”.

Qindra qytetarë të Kukësit, Tropojës dhe Hasit, por edhe shqiptarë nga Kosova, janë përleshur me policinë për tarifën e vendosur në Rrugën e Kombit. Ashtu siç ishte njoftuar nga organizatorët, protesta ka nisur paraditen e djeshme rreth orës 11:00 në afërsi të sporteleve, ku do të paguhet taksa për të kaluar në “Rrugën e Kombit”, ndërsa zgjati deri rreth orës 14:00. Mirëpo, edhe pse ishte paralajmëruar se protesta do të ishte paqësore, protestuesit u përplasën me policinë duke bllokuar qarkullimin në të dyja anët e Rrugës së Kombit.
Protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të sporteleve duke thyer xhamat dhe më pas i kanë vendosur zjarrin sporteleve, që janë ngritur nga kompania koncesionare. Fillimisht policia reagoi, por situata i doli nga kontrolli, pasi numri i protestuesve ishte i madh duke e bërë të pamundur ndërhyrjen për t’i bllokuar. Duke qenë se ishin në minorancë ndaj protestuesve, drejt Kukësit u nisën nga Tirana me dhjetra fugona policie dhe forca të FNSH.

Reagon ish-deputetja: Duhet arrestuar Rama dhe oligarkët e tij

Ish-deputetja e PD, Albina Deda ka reraguar për procedimet ndaj 34 deputetëve të opozitës dhe dhjetëra qytetarëve pse morën pjesë në protestën e mosbindjes civile. Albina Deda është një nga pjesëmarrëset e proceduara penalisht pas aksionit të opozitës për bllokim rrugësh dhe mosbindje civile.
Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Deda e njohur edhe për lidhjet farefisnore me kryeprokuroren Arta Marku, ka thënë se Marku është shantazhuar nga kryeministri Edi Rama.
Deda ka theksuar se me ardhjen e Arta Markut në krye të organit të akuzës, ka një shpresë për drejtësinë.
“I quaj arrestime të paligjshme. Duhet arrestuar Edi Rama dhe oligarkët e tij. Kjo është tendencioze dhe shantazh i hapur nga Arta Markut. Është poshtërsi që si në rastin e Lezhës ku u arrestua kreu i PS dhe i Qarkut, socialisti Ndoka, po ashtu edhe në protestën e Kalimashit ku është regjistruar procedim penal për policinë e shtetit dhe nuk përmenden fare. Ajo ka ngjallur një shpresë në kënetën korruptive të një organi, i cili nga gardian i ligjit ishte kthyer në ortak të krimit. Mos u habisni se krimi e përdor politikën, por po afron dita e të vërtetës”, është shprehur Deda.

Aksident tragjik! Makina bie në kanal, vdesin dy vëllezër dhe nusja, dëshmitari: “Oh nënë moj nëne! Ishin yje”!

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik që ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Sipas policisë së Fierit, një makinë është rrëzuar në një kanal me ujë dhe si pasojë janë mbytur drejtuesi i mjetit dhe dy persona të tjerë.
Mësohet se viktimat janë dy vëllezër nga fshati Kut dhe nusja e njërit prej tyre, të cilët ndodheshin në një dasmë dhe po ktheheshin në shtëpi.
“Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755. Për pasojë janë mbytur tre persona, drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjere”, sqaron policia.
Viktima nuk janë identifikuar ende, por paraprakisht dyshohet se janë me mbiemër Murataj. Sipas policisë mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës dhe shkak dyshohet shpejtësia. Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Vetëm orët e fundit është bërë e mundur që makina së bashku me trupat të nxirret nga kanali me vinç. Si [pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy burra dhe një vajzë e re nga fshati Kuts i Mallakastrës.

Dëshmitari s’i mban dot lotët
Banorët e gshatit Varibop janë bërë dëshmitarë të aksidentit tragjik të shënuar në aksin Levan- Tepelenë. Dy vëllezër dhe nusja e njërit prej tyre humbi jetën kur makina me të cilën po ktheheshin nga një dasmë drejt shtëpisë në fshatin Kutë ka rënë në kanal.
Në një prononcim për mediat njëri nga fshatarët nuk i mban dot lotët kur kujton skenën. Makina ka ardhur nga Fieri. Bashkëfshatari im i pa atë vajzën dhe e nxori. Oh nënë moj nëne! Oh Zot! Ishin yje”!
Ende nuk dihet identiteti dhe mosha e viktimave. Ndërsa informacioni paraprak i policise eshte ky: “Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755. Për pasojë janë mbytur tre persona, drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjere” .
Foristrada tip ‘Suzuki’ ka rënë në kalan duke shkaktuar mbytjen e të treve. Bëhet me dije se të tre viktimat kanë qenë të familjes Murataj.

Ja kush janë 3 viktimat, vajza ishte franceze
Identifikohen tre viktimat e aksidentit tragjik në Fier. Policia e Fierit bëri të ditur se si aspjë e aksidenti kanë gjetur vdekjen shtatsit Fisnik Murataj, Agustin Xhaxhajt dhe një vajze, shtetase franceze, Nazia Aham.
Nazia Aham, 34 vjeçe, ishte e fejuara e Fisnik Muratajt, 32 vjeç, i cili po ashtu vdiq në makinën që u përmbys në kanal së bashku me kushurin e tij Agustin Xhaxhaj.
Policia e Fierit njoftoi paraprakisht për vetëm dy viktima, por më pas u konstatua edhe një tjetër. Foristrada tip ‘Suzuki’ ka rënë në kalan duke shkaktuar mbytjen e të treve. Bëhet me dije se të tre viktimat kanë qenë duke u kthyer nga një gëzim familjar, po mesa duket fundi ka qenë tragjik. Makina ka ecur përrreth 100 metra në një tokë buqjësore dhe më pas ka rënë në kanal.
Policia dhe ekspertë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe pritet një raport i plotë i rrethanave që kanë çuar në këtë aksident të rëndë. Dyshimet e para janë se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë.
Vetëm orët e fundit është bërë e mundur që makina së bashku me trupat të nxirret nga kanali me vinç. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy burra dhe një vajzë e re nga fshati Kuts i Mallakastrës.

Eshtë e drejtë të rebelohesh

Nga Paul B. Preciado

Historia është bërë copë e çikë, por vazhdojmë të flasim sikur gjithçka është duke shkuar mirë. Vazhdojmë të flasim për përhapjen e demokracisë në perëndim, për progresin e modernitetit, lirisë amerikane, mikpritjes franceze, solidaritetit të veriut për jugun. Demokraci muti. Modernitet muti. Liri muti. Mikpritje muti.
Historia është bërë copë e çikë: identiteti kombëtar, rendi social, siguria, familja heteroseksuale dhe kufiri përbëjnë sot realitetin që po ndërton Evropa. Nuk vjen nga larg, nuk ka të bëjë me të tjerët. Eshtë ajo që bëjmë këtu, tani, brenda kufijve, ka të bëjë me ne.
Historia është shkatërruar dhe terrori është rikthyer në sipërfaqe. Përreth nesh ekzistojnë kushtet institucionale që lejojnë pohimin e asaj, që mund ta quajmë demokracia represive, apo fashizmi demokratik.
Nga fashizmi, tek tregu i lirë
Në Poloni, ultranacionalistët marshojnë me mijëra, për të kërkuar rithemelimin e një Evrope katolike, duke festuar ditën e pavarësisë. Në Itali, e djathta ekstreme vjen në pushtet përmes zgjedhjeve demokratike. Dhe ndërkohë, kudo, neoliberizmi vepron si një buldozer social, duke i hapur rrugën dhe përshpejtuar shpërbërjen institucionale. Në vendet që kanë provuar regjimet totalitare deri në mesin e viteve shtatëdhjetë – Spanjë, Greqi, Portugali – procesi është edhe më i thjeshtë, më i drejtpërdrejtë, sepse këto vende nuk kanë kaluar nga fashizmi në demokraci, por nga fashizmi, në tregun e lirë.
Në Greqi, nëna dhe avokati i Pavlos Fyssas, rapper-i i vrarë prej neonazistëve të Agimit të Artë, janë shënjestra të sulmeve verbale dhe fizike, ndërkohë që as policia, as magjistratura nuk veprojnë për t’i mbrojtur.

Në Spanjë, Jordi Sanchez, Jordi Cuixart, Quim Forn dhe Oriol Junqueras janë në burg, të akuzuar për indipendentizëm dhe rebelim. Dhjetëra njerëz akuzohen se mbrojnë ide politike, që janë kundër kurorës spanjolle. Në 21 shkurt, inaugurimi i Arco-s, panairi i artit në Madrid, u shenjua prej sekuestrimit të shumë fotografive të artistit Santiago Sierra, i cili kishte paraqitur portretet e Jordi Sanchez dhe Jordi Cuixart, duke i quajtur “të burgosur politikë”. Muri që i ishte rezervuar fotografive në galerinë Helga de Alvear në Madrid, mbeti bosh.
Historia shkatërrohet. Por nuk pushojmë së përsërituri se gjithçka po shkon mirë. Ndërkohë që portretet e Sierras hiqen mënjanë, në Spanjën tuaj të injoruar dhe fqinjë, dymbëdhjetë rapper-a të grupit La Insurgencia janë dënuar me dy vite burg, për “nxitje të terrorizmit”.
Zemra e botës perëndimore është kalbur. Por kemi vendosur të vazhdojmë të përfitojmë nga sukseset tona.
“Jam një romantik i luftës së armatosur, mik u im, po të them, për mua, o revolucion, o asgjë”. “Kam të drejtën të rebelohem, as nuk më plas nëse është e paligjshme. Kjo kushtetutë nuk e parashikon. Edhe nëse gjykata më procedon dhe më mbyll në burg, siç do të bënte inkuizicioni, sikur të isha një heretik. Të rezistosh do të thotë të fitosh, e kam mësuar nga Partia Komuniste spanjolle”. janë këto fjalët që, sipas zyrës së prokurorit spanjoll, meritojnë dënimin me burg. Pa kaluar shumë kohë, rapper-i Valtònyc u dënua me dy vite dhe gjashtë muaj burg, për përbuzje të kurorës spanjolle dhe nxitje të terrorizmit.
Zemra e botës perëndimore është kalbur. Shekuj të tërë dëbime, spastrime dhe shfarosje të pakicave hebreje dhe myslimane, të pakicave seksuale, somatike, punëtore. Shekuj të tërë poshtërim dhe plaçkitje, shpronësime dhe fyerje, kanë shkatërruar zemrën e perëndimit. Por kemi vendosur të krekosemi dhe të mburremi me sukseset tona. Dëshira për konsum, frika, frustrimi dhe urrejtja, janë ndjenjat që udhëheqin ata që qeverisin popujt e perëndimit tonë të dashur.

Gjuha e prishur
Prej nga buron zhgënjimi ynë? Nga lakmia? Çfarë urrejmë kur urrejmë “tjetrin”, në mos një shpikje tonën? Suely Rolnik, psikoterapeute dhe bashkëpunëtore braziliane e Felix Guattari, thotë se “kapitalizmi kolonial” është emri i patologjisë kolektive bashkëkohore. E pandërgjegjshmja jonë është e sëmurë prej kapitalit, e sëmurë prej shfrytëzimit racor dhe seksual. E sëmurë prej identitetit. Zinxhirët kolektivë të gjuhës janë këputur. Por kemi vendosur të vazhdojmë të prodhojmë fjalime për veten, a thua problemi është vetë zgjidhja.
Planeti Tokë është bërë copë. Biosfera po vdes. Por duhet më shumë disiplinë në shkollë, shërbimi ushtarak i detyrueshëm duhet të rifutet për të menaxhuar kohezionin social, dhe kemi nevojë për më shumë armë. Dhuna gjinore dhe agresioni seksual rregullohen duke dënuar agresorët, duke ndërtuar burgje të reja dhe zgjatur dënimet. Dhe ne kemi vendosur të vazhdojmë të prodhojmë atë që e quajmë pasuri, a thua gjithçka po shkon mirë. Çdo ditë hapim miniera të reja, atje ku deri dje kishim vendosur të mbronim territorin. Pasuria është kapitali i vdekur. Kapitali i vdekur është ndryshku që gërryen jetën. Kemi refuzuar të flasim me paraardhësit tanë të vdekur. Eshtë mijëvjeçari ynë i fundit. Do të flasim me makinat, fëmijët tanë të vetëm. Kushedi se si do ta rrëfejë fundin e historisë sonë, pasardhësi ynë mekanik.
“Libération”

Njeriu 100 milionë euro!

Cristian Stefanescu, Robert Schëartz

Rasti më i njohur në Rumani është ai i Sebastian Ghitas, 40 vjeç, i njohur si “Enfant terrible”- gjeni i industrisë informatike në Rumani. Në dhjetorin e vitit 2016 ai u largua nga Bukureshti, pak orë përpara se të dilte urdhërarresti për të. Ditën e arratisë ai kishte marrë pjesë në një festë krishtlindjesh të Shërbimit të Brendshëm Informativ Rumun, SRI, bashkë me politikanë të nivelit të lartë e njerëz të drejtësisë e policisë.
Arrest shtëpiak në vendin fqinj
Kundër Ghitas zhvillohen hetime për korrupsion, larje parash, shantazh. Pas largimit, autoritetet rumune e kërkuan atë me urdhërarresti ndërkombëtar. Në prill të vitit të kaluar Sebastian Ghitta u arrestua në Beograd. Me një emër të tjetër dhe pasaportë sllovene dukej se ai ndjehej i sigurtë në kryeqytetin serb. Pas gjashtë javësh paraburgim, autoritetet serbe e liruan atë kundrejt një garancie prej 200.000 eurosh.
Serbia dhe Rumania nuk kanë marrëveshje ekstradimi. Para ekstradimit të mundshëm, drejtësia serbe do të vendosë njëherë për hyrjen ilegale në Serbi, një procedurë që duket se do të marrë shumë kohë.

Pasuri dhe politikë
Pasuria e ish-deputetit llogaritet në 100 milionë euro. Pjesa më e madhe e fituar nga pajisja e institucioneve shtetërore me teknologji kompjuterike. Karriera e 23 vjeçari filloi në provincë, në qytetin jugor rumun, Ploiesti, po me probleme me drejtësinë për pazare të dyshimta. Më pas ai vazhdoi e u ngjit në karriernë e oligarkut kombëtar. Ngjitja erdhi përmes afrimit me partinë socialdemokrate, PSD. Miqësia me kreun e PSD-së dhe kryeministrin e mëvonshëm, Victor Ponta i siguroi atij kontrata të majme të teknologjisë kompjuterike. Prokuroria rumune shpreh dyshime se Ghitta në pranverën e vitit 2012 ka financuar daljen publike të ish-kryeministrit britanik, Tony Blair në një miting zgjedhor të PSD-së në Bukuresht.
Si shpërblim ai zuri një vend të mirë në listën partiake për të siguruar karrierën politike edhe në parlamentin rumun. Sfondi: Si deputet ai gëzonte imunitetin parlamentar. Një imunitet, për të cilin Ghitta ka pasur shumë nevojë, po të kujtosh disa procese të hapura kundër tij. Sipas drejtësisë rumune proceset kundër tij për shkak të hyrjes edhe në parlament duhet të rihapeshin nga një instancë më e lartë. Por megjithë problemet me drejtësinë, Ghitta zgjidhet në vitin 2012 sekretar i komisionit parlamentar të kontrollit për shërbimet informative.

Sërish Beogradi
Në dhjetor 2016 Ghita nuk arrin dot të zgjidhet deputet. Autoriteti antikorrupsion DANN kishte zbuluar parregullsi. Një firmë e kontrolluar nga Ghitta kishte siguruar një porosi milionëshe për sigurimin e kufijve serbë. Kreu i qeverisë së Beogradit ishte presidenti i sotëm, Aleksandar Vuçiç. Po ai president që para pak javësh mikun e tij dhe ish-kryeministrin rumun, Ponta e bëri konsulent personal duke i dhuruar edhe shtetësinë serbe.
Po ashtu si Ghita edhe Ponta është i përfshirë në disa afera korruptive. Ende Ponta qëndron në Rumani, një vend nga ku nuk janë larguar vetëm politikanë të nivelit të lartë nga frika e drejtësisë. Edhe ish-ministrja Elena Udrea është arratisur në Kosta Rika. Një detaj interesant: Bashkë me të edhe një ish-prokurore rumune ka gjetur vend në Kosta-Rika. Radu Mazare, ish-kryebashkiaku i qytetit port në Detin e Zi, Konstanta, i dënuar për korrupsion dhe larje parash është tërhequr si „investitor” në Madagaskar. Të gjithë këta persona që janë larguar pa frymë nga Rumania kanë një të përbashkët: Ata kanë pasur akses në fondet publike.
Por të kthehemi tek rasti i Ghitas. Përmes televizionit të tij ai bombardon me „zbulime” dhe sulmon rregullisht institucionet që hetojnë kundër tij nga ekzili beogradas. Vëzhguesit nuk e përjashtojnë një zhvillim të ri: Ghitta mund të jetë një eksperiment për Pontan. Nëse drejtësia beogradase mund të mbrojë Ghittan nga drejtësia rumune, mund të ishte e lehtë edhe për Pontan të presë një vendim të mundshëm të drejtësisë nga ana tjetër e Danubit.

Revoltë dhe kaos te Sporting, presidenti pezullon 18 lojtarë të ekipit të parë

Revolta e ekipit të parë ka bërë që 18 lojtarë të pezullohen nga klubi, me trajnerin Jorge Jesus që me shumë mundësi do të fusë në fushë lojtarët e akademisë të shtunën në kampionat ndaj Paços de Ferreira.
Shkëndija e dramës së madhe ka ndodhur pas disfatës në Europa League ndaj Atletico Madrid të enjten, ku presidenti i klubit Bruno Carvalho që ka vënë në dyshim publikisht përkushtimin e ekipit të tij nëpërmjet Facebook.
Lojtarët nuk i morën mirë kritikat, dhe filluan të postonin përgjigjet e tyre në mediat sociale. Njëri prej lojtarëve që u kundërpërgjigj ishte mbrojtësi i huazuar nga Real Madrid Fabio Coentrao, i cili i ka thënë shefit të klubit nëpërmjet Instagram: Ne djersitim, luftojmë dhe gjithmonë do ta nderojmë fanellën.”
A Bola dhe Correio Da Manha thotë se mbrojtësi i majtë, i cili është një nga të dënuarit nga Sportung, shihet si një lider i rebelëve dhe do të rikthehet te Real Madrid, me De Carvalho që ka filluar procedurat për ta prishur huazimin e tij.
Coentrao, i cili ka bërë 37 paraqitje me Sporting CP që kur iu bashkua verën e kaluar, është nën kontratë te Real Madrid deri në 2019, me portugezët që paguan 90% të rrogës së tij 3.5 mln euro.