30.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025

Pse nuk sekuestrohet Viola Green?

Nga Kapitali.al

SPAK thote ne dosje se biznesmeni Bujar aka Marsel Shega ishte truri financiar qe pastronte parate e nje prej organizatave me te fuqishme te trafikut ne Shqiperi.
Bujar Shega eshte aksioneri me i madh dhe njekohesisht administratori i kompanise Viola Green.

Viola Green eshte nje kompani qe merr miliona euro tendera pastrimi nga bashkite e trekendeshit Elbasan, Rrogozhine, Kucove.

Tani ketu kuptohet nje gje qarte. Krimi ka hyre fuqishem ne kontratat publike dhe ndan parate e buxhetit. Qeveria ne kete rast sherben si pastrues parash i dores se fundit, pasi pastron dhe ligjeron asetet e krimit. Dhe ky eshte fenomen dominant ne kontratat publike te Shqiperise.

Pyetja tani eshte kjo. Kur SPAK thote vete qe zoti Shega ishte truri financiar i organizates kriminale te Suel Celes, pse nuk e sekuestron kompanine Viola Green? Ose te pakten pjesen e aksioneve te atij qe e akuzon si pastrues parash.

Apo eshte varianti i inceneratorit? Lajmerojme njehere dhe presim. Pastaj kur na mbushet mendja per te sekuestruar kompanine, gjejme opingat e Sheros ne llogari bankare. Kjo ndodhi me inceneratorin e Tiranes.

Eshte turp qe nje kompani me pronar te arrestuar si nje nga pastruesit me te medhenj te parave ne vend, vazhdon te marre para publike. Para nje jave u paguan miliona leke per Viola Green nga buxheti.

Kapni parate te nderuar prokurore.

Statistikat e parave vlejne shume me teper se statistikat e njerezve qe arrestohen. Te jeni te sigurte per kete.

Nese do te ndodhe edhe me Viola Green ashtu si me inceneratorin, pastaj nuk eshte me rastesi. As paaftesi. Eshte qejf. Edhe hidhni naj sy se si i mori tenderat Viola nga Memolla, Hajdari i Kucoves dhe hajdaret e tjere te Rilindjes.

Lufta kundër Korrupsionit, Altin Dumani: Kemi marrë denoncime nga media, shoqëria civile dhe politika

Kreu i SPAK, Altin Dumani, foli sot nga Kuvendi për luftën kundër korrupsionit.

Dumani tha se SPAK ka shtuar hetimet me çështje korruptive qofshin këto për organizata kriminale, figura të larta politikë apo punonjës policie.

Dumani tha se SPAK ka marrë informacione për raste korruptive nga media, shoqëria civile dhe politika.

Pesë ushqimet që ndihmojnë në uljen e stresit

Këto janë pesë ushqime që mund të ndihmojnë në uljen e stresit.

 

Boronica

Boronicat janë një ushqim i shkëlqyer që ndihmon në uljen e stresit. Ato përmbajnë antioksidantë që mund të ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga dëmtimet e lidhura me stresin. Përveç kësaj, boronica është treguar se përmirëson funksionin njohës, gjë që mund të ndihmojë në uljen e stresit dhe ankthit.

Çokollatë e zezë

Çokollata e zezë është një tjetër ushqim që mund të ndihmojë në uljen e stresit. Ai përmban flavonoide që mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe reduktimin e inflamacionit në trup. Përveç kësaj, çokollata e zezë përmban magnez, i cili mund të ndihmojë në uljen e stresit dhe ankthit.

Salmon

Salmoni është një ushqim i shkëlqyer që ndihmon në uljen e stresit. Ai përmban acide yndyrore omega-3, të cilat mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit në trup. Përveç kësaj, salmoni është treguar se redukton stresin dhe ankthin duke nxitur prodhimin e serotoninës , një neurotransmetues që ndihmon në rregullimin e humorit.

Avokado

Avokado është një tjetër ushqim që mund të ndihmojë në uljen e stresit. Ai përmban një nivel të lartë të kaliumit, i cili mund të ndihmojë në rregullimin e presionit të gjakut dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Përveç kësaj, avokado përmban yndyrna të pangopura, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e stresit dhe ankthit.

Çaji jeshil

Çaji jeshil është një pije e shkëlqyer që ndihmon në uljen e stresit. Ai përmban një aminoacid të quajtur L-theanine, i cili mund të ndihmojë në promovimin e relaksimit dhe reduktimin e stresit dhe ankthit. Përveç kësaj, çaji jeshil përmban antioksidantë që mund të ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga dëmtimet e lidhura me stresin.

Konkluzioni

Si përfundim, stresi është një problem i zakonshëm që mund të çojë në probleme të ndryshme shëndetësore. Megjithatë, disa ushqime mund të ndihmojnë në reduktimin e stresit dhe nxitjen e relaksimit. Boronicat, çokollata e zezë, salmoni, avokado dhe çaji jeshil janë të gjitha ushqime të shkëlqyera që mund të ndihmojnë në uljen e stresit. Duke i përfshirë këto ushqime në dietën tuaj, ju mund të ndihmoni në uljen e stresit dhe përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies tuaj të përgjithshme.

KLSH: Inceneratori i mori paratë më shpejt nga të gjitha PPP-të

Aktualisht janë rreth 15 kontrata të partneritetit Publik-Privat, të cilat menaxhohen nga privatët me financime shtetërore. Sipas hulumtimit të KLSH-së mbi pagesat buxhetore ndaj këtyre kontratave rezulton se koncesioni i inceneratorit të Tiranës ka disbursimin më të shpejtë nga fondet buxhetore në raport me kontratat e tjera.
Sipas KLSH-së, për koncesionin e landfillit të Tiranës raportohet se janë paguar 70% e totalit të pagesave.
KLSH i ka referuar Kuvendit nevojën e rritjes së vëmendjes së institucioneve shtetërore dhe të autoriteteve kontraktore për një planifikim të studiuar dhe monitorimin të vazhdueshëm dhe të kujdesshëm të shpenzimeve gjatë zbatimit të kontratave koncesionare.
Pagesat e rregullta ndaj inceneratorit të Tiranës një objekt që tashmë nuk ekziston, i klasifikuar për korrupsion të shumëfishtë nga SPAK-u kanë sfiduar ligjet dhe mbi të gjitha moralin e qeverisjes.
Kontrolli i Lartë i Shtetit gjithashtu vuri në dukje se pagesat ndaj kontratave koncesionare po dalin jashtë kontrollit.
Koncesioni i sterilizimit ka marrë financime për vitin 2023 gjithsej në vlerën prej 1,750 milionë lekë, 100 % të planifikimit vjetor, i cili është parashikuar në rritje edhe për vitet 2024 dhe 2025.
Nga auditimi i pagesave nga fillimi i koncesionit (2016) dhe deri në vitin 2023 rezulton se është shpenzuar 97 % e fondit limit të përcaktuar në Aneksin 1, Kapitulli IV.1.1 të kontratës koncesionare në një kohë që janë edhe dy vjet për mbylljen e kontratës.
Sipas kontratës, nga fondi limit kanë ngelur edhe 384 milionë lekë për dy vite në një kohë që shpenzimet mesatare vjetore të viteve të fundit janë mbi 1,700 milionë lekë, shkruan revista “Monitor”.
Sipas të dhënave të vëna në dispozicion nga FSDKSH, në lidhje me financimin e Kontratës Koncesionare “Për ofrimin e hemodializës”, ka rezultuar se pagesat në vlerën prej 849 milionë lekësh janë kryer mbi bazën e projeksionit sipas rajoneve. Për vitin 2023, koncesionari është paguar për shërbim të pakryer dhe mbi projeksionin mujor për 9,241 raste nën projeksion dhe 1,557 raste mbi projeksion, në shumën gjithsej 103.5 milionë lekë.
Për kontratën koncesionare të laboratorëve, sipas FSDKSH në vitin 2023 janë shpenzuar 1,725 milionë lekë (1,719 milionë lekë paraqitur nga MF, pra me një diferencë 6 milionë lekë më pak), 112 milionë lekë më shumë se në vitin 2022.
Referuar të dhënave mbi shpenzimet e kryera dhe ecurisë së planifikimit afatmesëm të buxhetit për financimin e këtij shërbimi rezulton se vlera e tij do shkojë më tepër se parashikimi, duke kërkuar çdo vit më shumë angazhim fondesh buxhetore.
Nga analiza e të dhënave mbi numrin e ekzaminimeve dhe shpenzimeve të kryera rezulton se ka prirje për rritjen e përvitshme të ekzaminimeve me tarifa të larta, kundrejt atyre me tarifa të ulëta, shkruan “Monitor”.

OKB: Gaza ka numrin më të madh të fëmijëve të gjymtuar për banor në botë

Gaza ka numrin më të madh të fëmijëve të gjymtuar për banor në botë , pas një viti bombardimesh të pamëshirshme izraelite, siç njoftoi OKB.

 

Në fakt, siç deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres sot (2 dhjetor) nga Kajro, “shumë fëmijë humbasin gjymtyrët dhe i nënshtrohen operacioneve pa anestezi”.

“Ajo që ne po shohim mund të jetë një nga krimet më të rënda ndërkombëtare,” tha ai gjatë një takimi ministror në Kajro për të përshpejtuar ndihmën humanitare.

“Normalja” e Elbasanit, modeli i munguar i shkollës profesionale për mësues

Nga Mirela Karabina

Sot është 115 vjetori i shkollës ish ” Normale” të Elbasanit.
Më 2 Dhjetor 1909 u çel e para shkollë e mesme në gjuhën shqipe, shkollë profesionale për formimin e mësuesve. Atdhetarë e patriotë e vlerësuan shkollën dhe mësuesin si rrugën e vetme të zhvillimit, përparimit dhe qytetërimit të kombit.

Dhe ia dolën!

Shumë shpejt shkolla “Normale” do të kthehej vatra e prodhimit të mësuesve për gjithë trevat shqiptare dhe Elbasanin do ta kthenin në qendrën e arsimimit dhe edukimit për të gjithë shqiptarinë..
E sot, fatkeqësisht ish “Normalja” e Elbasanit nuk është më.

Ngritur më 1909-ën me filozofinë më të përparuar të kohës (J.F.Herbart), shumë shpejt Normalja do prodhonte mësues dhe, shumë të mirë. Disa kohë më vonë, në vitet ’30 ajo do të certifikohej si shkollë e standarteve europiane dhe do të akreditohej nga akademitë europiane të edukimit (J.Piaget), ku do të bashkëpunonte në buletine dhe eksperienca në trajnim e mësuesve me metoda të përparuara.

Aq e vërtetë dhe e fortë ishte tradita e formimit të mësuesve dhe kultura e mësimdhënies saqë edhe në vitet e diktaturës, edhe pse shkolla u ideologjizua, Normalja ruajti strukturën e saj dhe formimi teorik i mësuesve në shkenca, lëndë shoqërore e arte konkretizohej në laboratorët natyralë brenda shkollës, që fatmirësisht u ruajtën, klasat ushtrimore ku mësuesit e ardhshëm kryenin pjesën e praktikës pedagogjike.

Mësuesit e Normales së Elbasani kanë shkëlqyer me profesionalizmin dhe formimin e tyre, kanë dalluar nga të tjerë pasi ata ishin mësues të formuar mirë në lëndë shkencore e shoqërore, njohës të veglave muzikore dhe krijues të mjeteve didaktike e vizatimeve të ndryshme, mësues të vërtetë të Arsimit fillor.

Fakeqësisht “Normalja” e Elbasanit nuk funksionon më, është mbyllur, e sot është modeli i munguar i shkollës profesionale të formimit të mësuesve.

Dhe mungon pikërisht kur jemi në situatën më të rëndë të formimit të mësuesve.

Mbyllja e programeve të mësuesisë në universitete është neglizhencë e politikës për mësuesit. Sot kemi mësues të dobët pasi prej 30 vitesh në këto programe shkojnë nxënës me rezultate të ulta, gjithashtu dhe mungesa e interesit për mësuesi për shkak të kushteve të vështira të punës dhe pagës së pamjaftueshme për një jetë dinjitoze.
Me këtë qasje dhe ritem, shumë shpejt do kemi mungesë mësuesish në degë specifike, ndër to dhe për mësues të Arsimit Fillor.

Jo kushdo dëshiron të jetë mësues dhe sidomos për klasat e fillores, pasi këta mësues kanë specifikë të veçantë.
Dhe ne këtë mundësi e kemi kyçur!

Më 1909-ën patriotët vlerësuan formimin e mësuesve si figurë qëndrore të shkollës, e sot më 2024-ën programet e mësuesisë janë në udhë pa krye e shkolla në rrezik.

PD-Demokratët Euroatlantikë kanë një program ambicioz ku përmes dyfishimit të buxhetit për arsimin do të kënë prioritet kombëtar programet e formimit të mësuesve dhe trajnim profesional të vazhduar të tyre e të mbështetur, investim në infrastrukturë shkollore me qëllim sigurimin e arsimit dhe edukimit të fëmijëve për të ndërtuar një shoqëri të shëndetshme.

Elbasani ka qenë djepi i diturisë, e këtë qasje e krenari duhet t’ia kthejmë.


Foto 1: Ndërtesa e parë e shkollës “Normale” të Elbasanit.

 


Foto 2: Ndërtesa e mëvonshme e “Normlales” që sot është ende, Shkolla “Luigj Gurakuqi”.

Analiza e BBC: Pse falja e Biden për djalin tregon se presidentët tani veprojnë ndryshe

Joe Biden kishte mohuar në mënyrë të përsëritur se ai do të falte djalin e tij Hunter për dënimet e tij për armë dhe evazion fiskal ose do të ndryshonte atë që po formohej si një dënim thelbësor me burg.

 

Të dielën në mbrëmje pas Ditës së Falënderimeve, në një moment kur vëmendja e publikut amerikan ishte e vendosur diku tjetër, ai njoftoi se kishte ndryshuar mendje.

“Ka pasur një përpjekje për të thyer Hunter, i cili ka qenë pesë vjet e gjysmë i matur, edhe përballë sulmeve të pandërprera dhe ndjekjes penale selektive,” shkroi ai në një deklaratë për shtyp duke njoftuar vendimin e tij.

“Në përpjekjen për të thyer Hunterin, ata janë përpjekur të më thyejnë mua, dhe nuk ka asnjë arsye për të besuar se do të ndalet këtu. Mjaft është mjaft.”

Shpjegimi i presidentit mund të duket i njohur për këdo që ka dëgjuar akuzat e Donald Trump kundër sistemit të drejtësisë amerikane vitet e fundit.

Trump, ndërsa doli nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2021, lëshoi ​​një seri faljesh për bashkëpunëtorët dhe aleatët e tij të ngushtë që ishin përfshirë në hetimet e shumta kriminale që e rrethuan gjatë mandatit të tij presidencial.

Duke bërë këtë, ai anashkaloi procedurat e vendosura të Shtëpisë së Bardhë për ushtrimin e fuqisë së gjerë të faljes presidenciale. Dhe megjithëse ai u kritikua për veprimin në atë kohë, pati pak ose aspak pasoja politike.

Biden mund të kritikohet gjithashtu për thyerjen e premtimit të tij dhe për përdorimin e pushtetit të tij presidencial për të mbrojtur djalin e tij.

Një guvernator demokrat, Jared Polis i Kolorados, lëshoi ​​shpejt një deklaratë duke thënë se ishte “i zhgënjyer” dhe se masa do të “njolloste” reputacionin e presidentit në largim.

Megjithatë, me karrierën politike të Bidenit drejt fundit, ka pak çmim që ai do të paguajë për veprimin e tij. Vëmendja kombëtare do të kthehet shpejt te presidenca e ardhshme e Trump.

Procedurat që rregullojnë faljen presidenciale, duket se janë ndryshuar rrënjësisht dhe përgjithmonë. Në këtë pikë mund të ketë arsye të pakta për këdo që të ankohet, pavarësisht se në cilën anë të rrugës politike qëndron.

Kampi i Trump u përgjigj shpejt për lajmin për faljen e Bidenit, duke thënë se presidenti i zgjedhur do të rregullonte sistemin e drejtësisë amerikane dhe do të rivendoste procesin e rregullt në mandatin e tij të dytë.

Është diçka që duhet mbajtur parasysh kur Trump të kthehet në detyrë, pasi ai pritet të përdorë përsëri fuqinë e tij të faljes për të ndihmuar bashkëpunëtorët që janë ndjekur penalisht gjatë presidencës Biden, dhe për të liruar shumë nga mbështetësit e tij që janë dënuar gjatë 6 janarit 2021 sulmi në Kapitolin e SHBA.

Sulmi në kanalin e ujit në Zubin Potok! Arrestohet edhe një tjetër person, dyshohet të ketë lidhje me shpërthimin

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një tjetër person, i cili dyshohet të ketë lidhje me shpërthimin e 29 nëntorit në veri të vendit, Zubin Potok.

 

Personi i dyshuar, i identifikuar me iniciale J.V., u arrestua në orët e mbrëmjes të 1 dhjetorit, “nën dyshimin që mund të ketë pasur rol të rëndësishëm në kuadër të grupit përgjegjës për rastin e sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike”, u tha në njoftim.

Autoritetet gjyqësore ndaj të dyshuarit kanë caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh.

Policia tha se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar edhe armë, përfshirë dhe pajisje ushtarake, përfshirë katër granata dore, një pushkë gjuetie, 500 copë municione të kalibrave të ndryshëm, karikatorë të ndryshëm, radiolidhje, dylbi, një kamerë kamoflueuse, uniforma ushtarake dhe dokumente të ndryshme.

“Situata e sigurisë në veri të vendit aktualisht vlerësohet e qetë, por siç e kemi bërë të ditur në vazhdimësi është një situatë e brishtë, e përcjellë me raste të natyrave të ndryshme kriminale, si rasti i fundit i sulmit kriminal terrorist i ndodhur ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e ujit, dhe për këtë vazhdojnë masat shtesë të PK-së”, u tha në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Paraprakisht, autoritetet kishin njoftuar për arrestimin e tetë të dyshuarve lidhur me sulmin në fshatin Varrangë të Zubin Potokut.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur të dielën se të pandehurit D.V ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji nën dyshimet se ka kryer veprën penale, rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike.

Jasir Asani ishte tifozi special i derbit, sulmuesi i Kombëtares ndan fotot me presidentin Demi dhe të dashurën e tij

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Jasir Asani ishte i pranishëm mbrëmë në “Arenën Kombëtare” për të ndjekur derbin kryeqytetas, Tirana-Partizani.

 

Si një ish i kuq, ai sigurisht ndodhej në statadium për të bërë tifo për skuadrën e zemrës.

Futbollisti ka ndarë foto në “InstaStory” me presidentin e Partizanit, Gazment Demi. Fotoja është shoqëruar me mbishkrimin: Bossi i kryqytetit.

WhatsApp Image 2024-12-02 at 09.40.24 (2)

Asani ka qenë edhe nën shoqërinë e të dashurës së tij, duke ndarë foto edhe me të.

WhatsApp Image 2024-12-02 at 09.40.24 (3)

PA

Ja çfarë sëmundjesh parandalon qepa!

A mund ta imagjinonit dot se qepa mund t’ju mbrojë nga sëmundje të rënda si kanceri apo problemet e zemrës?

Të pasura me komponime kimike squfuri, të cilat i kthejnë ato në perimet e fundit detoksifikuese dhe me shumë veti antibakteriale dhe antimikrobike, qepët, të freskëta apo të gjalla, nuk duhet të mungojnë në një dietë të shëndetshme.

Në veçanti, qepa në kombinim me shafran i Indisë parandalon shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë, sipas hulumtimit të publikuar në Clinical Gastroenterology and Hepatology.

imagegen-4

Gjithashtu, konsumimi i rregullt i qepëve vret kancerogjenët dhe qelizat kancerogjene. Kuercetina që përmbajnë redukton presionin e gjakut dhe ngurtësimin e arterieve, duke e mbajtur zemrën të shëndetshme për shumë vite.

Qepa ulë nivelin e glukozës në gjak, gjë që i bën ato aleate në luftën kundër diabetit, kanë veti antihistamine dhe anti-inflamatore dhe parandalojnë shfaqjen e astmës.