Pep Guardiola hyri në dhomat e zhveshjes në fund të pjesës së parë i buzëqeshur dhe me qetësinë e avantazhit të dy golave, por doli nga stadiumi më i zymtë se kurrë.
Manchester United fitoi me përmbysje në derbin me City-n në fushën e këtij të fundit.
Në ndeshjen plot ritëm dhe nga ato të rrallat që shihen vetëm në Premier Ligë ndodhi gjithçka, që nga pesë golat, kartonat e verdhë, nervozizmi dhe penalltitë e mohuara,
“Sheikët” e City-t panë veten në avantazhin e dy golave brenda pesë minutave, fillimisht me Kompany, që shënoi në të 25-tën dhe më pas me Gundogan që dyfishoi.
Përgjigjja e “Djajve” të Jose Mourinhos ishte ruajtur për në pjesën e dytë. Dy gola të shpejtë të Pogba në minutat e para të pjesës së dytë barazpeshuan rezultatin, ndërsa Chris Smalling shënoi golin e avantazhit në minutën e 69.
Pak minuta më vonë, një ndërhyrje e ashpër ndaj Agueros brenda zonës nuk u fërshellye 11-metërsh nga gjyqtari i takimit, ndërsa nervozizmi nuk mungoi në fushë, duke bërë që vendasit në 10 minutat e fundit të merrnin plot 5 kartonë të verdhë.
Kjo ishte humbja e dytë radhazi për City-n, por ndryshe nga ajo e mesjavës në Ligën e Kampionëve ndaj Liverpulit, kjo e kësaj të shtune ishte e “padëmshme”, pasi vetëm sa shtyn shpalljen kampionë të Citizens.
I refuzuari i prish festën Guardiolës
Oligarku që gllabëroi 32 miliardë lekë në 5 vjet nga paratë e taksapaguesve dhe është pro taksës në Rrugën e Kombit
Ky në foto është Safet Gjici. Tipiku i një oligarku të majmur në 5 vite me një pasuri përrallore prej 32 miliardë lekësh. Të gjitha paratë të përfituara nga tenderat publikë të qeverisë dhe pushtetit. Janë paratë e taksapaguesve që e kanë bërë ish-mundësin miliarder.
“Oligarkun 5-vjeçar e bren shumë shqetësimi mbi fatin e burimit që e ka majmur me 32 miliard lekë (30 milion $) në 5 vite.
Forcën e argumentit e ka mahnitëse, aq sa ka mahnitëse aftesinë për të fshehur se, të dyja shoqeritë, me të cilat merr pjesë në të njëjtët tendera, janë në zotërim të tij”, thuhet në një postim të shkurtër të drejtueses të Departamentit Antikorrupsion në PD, Lealba Pelinku.
Ky oligark që është një shembull më vete për nga mënyra se si është pasuruar duke bërë një pasuri prej 30 milionë eurosh me paratë e qytetarëve del hapur dhe publikisht në favir të taksës së qeverisë në Rrugën e Kombit. E çfarë janë 10 euro për këtë oligark të cilit Rama i ka dhënë 32 miliardë lekë?
Kompania e tij ka 254 transsaksione vetëm me Drejtorinë e Policisë në një vit dhe shuma e përfituar prej tyre është rreth 1.4 miliardë lekë.
Gjici, 8 miliardë lekë tendera në dy vite
Safet Gjici, kandidati i PS për Bashkinë e Kamzës në zgjedhjet e kaluara vendore dhe njëkohësisht pronar i dy kompanive “Eurigjici Security” dhe “Kevin Construction” është në krye të listës së përfituesve të tenderave qindra milionësh nga pushteti i Ramës. Nga një investigim i thjeshtë në portalin Open Data, rezulton se vetëm përmes një kompanie, asaj të ndërtimit, “Kevin Construction”, Gjici brenda këtyre dy viteve ka përfituar një shumë stratosferike prej afro 8 miliardë lekësh. Konkretisht, në vitin 2014, kompania e Gjicit, “Kevin Construction” ka përfituar 328,868,569.00 lekë ose 3.3 miliardë lekë të vjetra. Ndërsa për vitin 2015, e njëjta kompani ka përfituar 266,771,273.44 lekë tendera ose rreth 2.7 miliardë lekë të vjetra. Nga ana tjetër, Gjici ka përfituar tendera qindra milionësh me kompaninë tjetër të tij, Eurogjici. Brenda dy viteve, përmes kompanisë Eurogjici Security, Gjici ka zhvatur edhe dy miliardë lekë të tjera. Konkretisht, në vitin 2014, Eurogjici ka fituar 80,400,714, pra 800 milionë lekë të vjetra. Ndërkohë që gjatë këtij viti, Eurogjici ka përfituar plot 1 miliard lekë (101,525,562). Pra, në total me të dyja kompanitë e tij, Gjici brenda këtyre dy viteve ka marë nga Rama rreth 8 miliardë lekë tendera. Rama e ka përdorur Gjicin prej kohësh për financimin e fushatave zgjedhore dhe blerje votash derisa në zgjedhjet e kaluara vendore e bëri edhe kandidat të PS për Bashkinë e Kamzës. Nuk janë të pakta rastet e denoncuara për Gjicin për blerje votash, ku tashmë Rama këtë shërbim po ia shpërblen atij me tendera qindra milionësh. Pak kohë më parë në media u denoncua se si kompania tjetër e Gjicit, “Eurogjici Security” kishte futur në xhep plot dhjetë tendera, duke fituar qindra miliona lekë. Mediat zbuluan dokumentet e 10 tenderave që Rama i dha kandidatit të tij për kryetar Bashkie të Kamzës, Safet Gjici, gjatë fushatës zgjedhore të 21 qershorit të 2015 për blerjen e votave. Mediat kanë zbuluar 10 tenderat që i janë dhënë Gjicit pa konkurrim vetëm në 30 ditët e fushatës zgjedhore, ku kompania e Gjicit ka marrë përmes Komisionit të Prokurimit, jo pak, por 620 milionë lekë.
Publikohen për herë të parë pamjet ku banonte “zoti i drogës”, ja ku fshihej El Chapo (Foto)
Të pista dhe të braktisura, me karrike plastike, dhe korridoret e grumbulluara me drogë: Këto pamje të tregojnë për banesën ku fshihej El Chapo, bosi meksikan i drogës, i cili tashmë po vuan dënimin në një burg të sigurisë së lartë në Nju Jork.
Fshehur prapa dyerve të trasha, ishte çelësi i çuditshëm personal i zotit të drogës, me sendet e gjetura atje dhe në vende të ngjashme duke përfshirë një pistoletë me xhevahir të gdhendur me inicialet e tij dhe banane të rreme të gjelbra që përdoreshin për të kontrabanduar kokainë.
Ish-agjenti i DEA, Andrew ‘Drew’ Hogan, partneri i tij ‘Brady’ dhe një ekip i përbashkët amerikan-meksikan, ishin gati të kapnin El Chapo brenda fortesës së tij të Culiacan në shkurt të vitit 2014 – por zbuluan se ai tashmë kishte ikur nëpër një tunel.
Njëri prej agjentëve të policisë që ishte pjesëmarrës në këtë aksion, thotë: “U habita shumë, pasi vura re që nuk i lejonte vetes gjëra luksoze. Ishte një banesë shumë e thjeshtë.
Tavolina e karrige plastike dhe asgjë që mund të presësh nga një bos droge”.
Ata gjetën gjithashtu dhjetëra armë – duke filluar nga armë të rënda të makinës të montuara mbi trekëmbësh deri te pistoleta bejeëeled.
Edhe pse në operacionin në fjalë El Chapo u arratis, ai u kap më vonë gjatë vitit 2014 në një plazh në Mazatlan.
Zëdhënësi i trafikantëve të drogës tregon tre kushtet e Balilit që të dorëzohet
Pas deklaratës së ambasadorit amerikan Donald Lu, se Klement Balili mund të arrestohet shumë shpejt, brenda ditëve që vijnë, gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Kjo jave” në ‘News 24’ kur tha se Klement Balili ka vënë nje kusht per t’u dorëzuar.
Hoxha deklaron se Klement Balili është i gatshëm të dorëzohet ne rast se dosja e tij shkon në gjykatë. “Në dijeninë time ka deklaruar se nuk dorëzohet pasi dosja e tij nuk shkon në Gjykatë. Këtë e ka ngritur si një kauzë të vetën, që nuk ka besim se do të ketë gjykim të drejtë. Së dyti i trembet ndërhyrjeve politike. Pjesa tjetër që këmbëngul është se pse duhet të dorëzohet, kur me legjislacionin shqiptar ai mund të mbetet në paraburgim për dy vjet, deri sa dosja të shkojë në gjykatë. Pra nga ato që unë di, është se nëse dosja shkon në gjykatë ai do shikojë mundësinë të dorëzohet”, tha Hoxha
Zëri i Amerikës: Vazhdojnë protestat në Shqipëri
Qytetarë të Tiranës dhe të Kukësit protestuan sot para selisë së qeverisë, me parrullat “Më arrestoni edhe mua”.
Ata kërkuan lirimin e 11 arrestuarve pas protestës së fundjavës së kaluar në Kalimash kundër taksës së kalimit 5-22 euro në Rrugën e Kombit.
Qeveria kërkoi ndjesë dhe u shpreh se tarifa nuk do të zbatohet, derisa të gjendet një zgjidhje lehtësuese për qytetin e Kukësit.
Disa qindra qytetarë të Tiranës, Kukësit dhe shumë qyteteve të tjera zhvilluan sot një marshim proteste para selisë së qeverisë kundër kundër tarifës 5-22 euro për kalimin në Rrugën e Kombit.
Ata kërkuan lirimin e 11 të arrestuarve të një jave më parë në Kukës pas tubimit te stacioni i pagesave pranë tunelit të Kalimashit, i cili u mbyll me dhunë mes protestuesve dhe policisë dhe me djegie të kioskave të taksës.
Protestuesit kërkuan sot mirëqeverisje sa u shprehën ata, sa u takon taksave mbi rrugët dhe mbi banesat, kërkuan të frenohen ndërhyrjet policore, arrestimet, koncensionet dhe arrogance e strukturave shtetërore ndaj shtresave në nevojë e varfëri ekstreme.
Një nga organizatorët e protestës, Adriatik Llapaj, tha se kosto e jetesës në Shqipëri po rritet artificialisht nga taksat e palogjikshme, që po shkojnë në raport të zhdrejtë me varfërinë dhe papunësinë.
Dhjetëra familjarë të protestuesve të ndaluar nga policia si dhe banorë të Kukësit e Tiranës po protestojnë qysh nga fundjava e kaluar para policisë dhe zyrave shtetërore në të dy qytetet, duke kërkuar lirimin e njerëzve të tyre.
Në tubim marrin pjesë edhe veprimtarë të shoqërisë civile dhe të drejtave njerëzore.
Policia ndaloi 23 persona për shkatërrim të pronës me zjarr dhe kundërshtim të policisë gjatë protestës në Rrugën e Kombit të shtunën e kaluar dhe se ka shpallur në kërkim 10 të tjerë.
Seanca në Gjykatën e Tiranës për masën e sigurisë për 23 të ndaluarit e protestës së fundjavës së shkuar, u zhvillua në një situatë tensioni.
Qindra forca policie rrethuan të gjithë zonën duke ndaluar dhe qarkullimin në aksin përpara Gjykatës.
Situata u acarrua ndërsa deputetët e opozitës kërkuan të hyjnë në sallën e gjyqit, por nuk u lejuan nga forcat e policisë.
Gjykata mbajti në arrest me burg për 11 nga 23 të ndaluarit e protestës së fundjavës së shkuar, kundër tarifës për kalimin në Rrugën e Kombit. Ndërsa 12 të tjerët lanë qelitë.
Disa rrugë kombëtare që çojnë drejt Tiranës u bllokuan të enjten gjatë një proteste të opozitës, e cila i kërkon kryeministrit të tërhiqet nga tarifa që është vendosur për t’u paguar në Rrugën e Kombit dhe disa taksa të tjera. Qeveria nga ana e saj, kërkoi ndjesë për vendosjen e tarifës dhe tha se ajo nuk do të zbatohet derisa të gjendet një zgjidhje për banorët e Kukësit.
Pagesa e re në Rrugën e Kombit është vlerësuar si taksë e rëndë edhe nga banorët dhe tregtarët e Kosovës.
Berisha publikon mesazhin e emigrantes nga Kukësi: Nuk duhet ndalur protesta, të mblidhet tan Shqipëria
Mesazh i nje emigranteje nga Kukesi per Edvin Kristaq Rames!
Lezoni mesazhin e saj. sb
“Zoti Sali Berisha jam një kuksiane që jetoj në Itali. Më vjen shumë keq për kuksianët e për ato Nëna TRIMASH që po shohin TERROR me sy.
edi rama është Turpi i Shqiptarisë. Ai është serb nuk është Shqiptar.
edi serbi, Kukësi është shumë i varfër. Shumica e njerëzve nuk arrijnë deri në fund muaji për bukë goje. E ti do që tja marrësh Shpirtin Popullit të mjerë.
edi serbi,
Në rradhë të parë:
Duhet tju japësh mundësi pune qytetarëve,të investosh për Kukësin e bukur. Kemi liqenin,kemi malin e bukur të Gjallicës. Vetëm me pak investim Kukësi bëhet 1 ndër Qytetet e para të SHQIPËRISË. Shumë turistë do kalonin pushimet me kënaqësi në Kukës. Dhe do kishte të ardhura për qytetarët.
Pastaj, në rradhë të dytë: Mund tju kërkosh të paguajnë taksë.
E gjithë Rinia po merr rrugët e botës, për të ndihmuar familjarët e tyre.
Duhet të ngrihen në këmbë jo vetëm Kuksi, Po tan SHQIPTARIA duhet të luftojnë për të drejtat njerëzore.
Nuk duhet të ndalet protesta në Kalimash, por të mblidhet tan Shqiptaria e të shkojnë deri te edi Kurva. Se ai ska b…ë me ik në Kuķës.
Në gjithë botën paguhet taksa,jam dakort.
Po ne këtu marrim 2000 euro në muaj.
Ju bëj thirrje policisë të mblidhen me Popullin dhe jo kundër Popullit. Se dhe ju jeni bij nënash sikur ato Trima që ju keni hyrë në 4 mgjesit në shtëpi.
Vetëm serbt bëjnë një gjë të tillë.
A keni familje, fëmijë?
Mendoni çfarë poshtërsie keni bërë.
Trimat e Kukësit
Vëllezërit tonë
Jemi me Ju
Jam KRENARE QË JAM KUKSIANE”
Rama në panik, censuron protestat qytetare në Tiranë në mediat që ka nën kontroll
Mediat e kapura nga Rama janë duke censurura me urdhër qeveritar protstën qytetare në Tiranë. Vetëm televizioni Fax-News po transmeton protestën si dhe rrjetet sociale, ndërsa ëhstë censurë e plotë në mediat e kapura nga qeveria. E njëjta gjë ndodhi edhe një javë më parë në revoltën e Kukësit, por kur situate doli jashtë kontrollit, atëhere mediat e qeverisë u detyruan të dalin nga rreshti. Bllokimi i televizioneve për të transmetuar protestën është një tjetër shenja paniku që ka mbërthyer liderin e sëmurë nga revolta qytetare e cila nga dita në ditë po merr përmasa të reja.
Mijëra qytetarë po protestojnë para zyrës së Kryeministrit Edi Rama në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Shoqëria civile po proteston kundër arrestimeve të kryera nga policia pas protestës së 31 marsit në Kalimash ku qytetarët e Kukësit kundërshtuan vendosjen e tarifës në rrugën e Kombit.
Kjo është një protestë kundër arrogancës, kundër dhunës, kundër kërbaçit të atyre që sa janë në opozitë i puthin dorën popullit, ndërsa kur vijnë në pushtet i marrin edhe bukën e gojës së fëmijëve, u shprehën organizatorët e protestës.
“Më arrestoni edhe mua sot”, ishin pankartat që mbaheshin në duar nga protestuesit, duke u solidarizuar kështu me qytetarët kuksianë të arrestuar vetëm pse protestuan kundër vendosjes së tarifës dhe taksave në rrugën e Kombit.
Basha me artistët: Do mbrojmë Teatrin, Rama me oligarkët e kullave do dështojnë
Kryetari i PD, Basha tha se partia më e madhe e opozitës është me artsitët, kundër prishjes së Teatrit dhe do të jetë në krah të artistëve në mbrojtje të Teatrit. Basha tha se projekti i Ramës për ta shndërruar Teatrin në projekt kullash për llogari të oligarkëve do të dështojë. Kryetari i PD u shpreh se opozita do të paraqesë një ligj për Teatrin dhe kundërshtoi projektin e qeverisë të cilin e konsideroi stalinist që synon të mbysë lirinë e artistëve dhe mendimin kritik të tyre.
Artistët. të cilët takuan sot kryetarin e PD-së, Lulzim Basha morën garancinë nga ky i fundit se opozita do të bëjë gjithçka për të ndaluar atë që e quajti projekt korruptiv.
“Me artistët kemi diskutuar për një sërë çështjesh. Afera e teatrit Kombëtar daton që në kohën e zgjedhjes së Ramës kryeministër. Opozita është kundër ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar. Ky është fillimi i një bashkëpunimi të parë. Teatri nuk do të shembet. Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të ndaluar këtë projekt korruptiv.”
Më tej ai tha se së shpejti do të hartohet një projekt kombëtar për artin dhe kulturën dhe do e dorëzojnë në Parlament
“Nuk do triumfojë projekti sovjetik për Teatrin Kombëtar. Do bëjmë gjithçka për t’ju kundërvënë projektit politik”, nënvizoi Basha.
Nga ana e tij aktori Arben Derhemi tha se, artistët shqiptarë janë të unifikuar në qëndrimin e tyre për godinën e Teatrit Kombëtar.
-Z. Derhemi, a mendoni se mund të ketë impakt tek qeveria për ndonjë tërheqje, protesta juaj?
Impakt?! Impakti është i dukshëm, sepse ne mbështetemi nga 500-600 të hënë për të hënë nga qytetarë shqiptarë që nuk kanë asnjë ndasi politike por thjesht vijnë aty se mendojnë se ky institucion, ajo histori e atij kombi, duhet të vazhdojë dhe historia e kombit shqiptar nuk mund të ndërpritet se do nj individ apo dikush tjetër. Kështu që ka impakt, nuk është se unë mendoj “se do të ketë…”
–A keni kërkuar takim me kryeministrin Rama?
Ne e kemi kërkuar takimin me kryeministrin Rama, por kryeministri nuk na është përgjigjur.dhe takimi që bëri kryeministri Rama për projektin e ri të Teatrit Kombëtar, ishte një takim thjesht formal, kishte ftuar ca njerëz dhe me arrogancën e tij, përveç të tjerave, përveçse na tregoi një plagjaturë të Teatrit Kombëtar, edhe ofendoi figurat më të ndritura të artit shqiptar. Në atë takim.
–Flitet se ka nja projekt nga artistët për Teatrin…
Po, të hënën do ta shikoni dhe është një projekt më të këndshme të rikonstruksionit të Teatrit ekzistues kombëtar dhe ndërtimit të një ministrukture brenda Teatrit Kombëtar për të bërë një sallë tjetër. Unë mendoj se 90%-95% të artistëve shqiptarë janë të unifikuar në këtë mendim timin. Natyrisht ka dhe zëra ndryshe, se përndryshe nuk do të quheshim artistë. Do të quheshim parti, ushtarë.
Protesta në Tiranë: “Mjaft me koncesione dhe oligarkë, Kukësi, Kukësi, lironi vëllezërit tanë…”
Mijëra qytetarë të Tiranës i janë bashkuar thirrjes në rrjetet sociale të aktivistëve të shoqërisë civile për të protestuar kundër Ramës dhe projektit të tij të koncesioneve për oligarkët. Protestuesit kanë shprehur solidaritet me protestuesit e KUkësit dhe kanë kërkuar lirimin e të arrestuarve.
“Boll me arrogancë, dhunë dhe koncesione! Nën këtë moto përfaqësues të shoqërisë civile kanë bërë thirrje qytetarëve për t’u bashkuar në protestën që do të organizohet sot në mesditë.
Trau që ndau Shqipërinë nga Kosova
Blerina Hoxha
Tarifa e re në Rrugën e Kombit ka minuar përpjekjet e deritanishme të Shqipërisë dhe Kosovës për të rritur nivelin e bashkëpunimit ekonomik. E ardhmja do të jetë edhe më e vështirë prej lidhjeve të reja rrugore dhe hekurudhore të Kosovës me Shkupin, Serbinë dhe Beogradin, të cilat synojnë rikthimin e marrëdhënieve ekonomike me ish-federatën, duke i lënë në mes aspiratat e shqiptarëve.
Shteti i ri i Kosovës, përveçse ka ndryshuar hartën politike të rajonit të Ballkanit në dekadën e fundit, po ndryshon edhe profilin e tij tregtar. Më të vjetrat, Shqipëria, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi janë në garë për të përvetësuar sa më shumë nga torta 3 miliardë euro e importeve vjetore të Kosovës.
Me gjithë“përpjekjet” tona për të pasur një lloj dominimi në tregun e Kosovës, pas ndërtimit të autostradës së re më 2009 dhe përparësive të të qenët i njëjti komb, rezultatet nuk janë edhe aq mbresëlënëse. Vitin e kaluar, 14.8% e importeve të Kosovës ishin nga Serbia, 12.4% nga Gjermania, 9.6% nga Turqia, 9% nga Kina, 6.5% ishin nga Italia, 5,1% ishin nga Maqedonia dhe 5% nga Shqipëria.
E nxitur nga motivimi kombëtar, ish-qeveria Berisha, rreth 10 vjet më parë ndërtoi autostradën moderne Milot- Morinë. Fqinjët e tjerë të Kosovës, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia ndërkohë i kishin të çimentuara pozicionet e tyre, për shkak të trashëgimisë që la ish- federata jugosllave me lidhje hekurudhore dhe rrugore dhe me një traditë të fortë tregtare.
Pas ndërtimit të Autostradës së Kombit, volumi tregtar Shqipëri – Kosovë u rrit me 188% gjatë 2009-2017, porbaza e ulët nga ku nisi tregtia nuk i bën shifrat entuziaste dhe sot, Shqipëria ka dominancën më të ulët në tregun e Kosovës.
Por, siç duket, gara në të ardhmen do të vështirësohet, për shkak të taksës së kalimit në Rrugën e Kombit dheinvestimeve të mëdha infrastrukturore që po bën Kosova me vendet e tjera të rajonit.Këtë vit bëhet funksionale autostrada e re Prishtinë – Shkup, që shkurton distancën vetëm me 60 kilometra mes vendeve, teksa bizneset e Kosovës mund të arrijnë Portin e Selanikut vetëm për tre orë, duke paguar vetëm 7.5 euro në stacionin Kledi Toll Plaza.
Serbia, nga ana tjetër, ka programuar të nisë këtë vit ndërtimin e autostradës Nish-Merdarë, me gjatësi 70 kilometër, e cila do të shkurtojë distancën mes Beogradit dhe Prishtinës. Projekti kushton 650 milionë euro dhe gjysma e tij do të financohet nga nisma e Berlinit. Aktualisht, Kosova, pjesën më të madhe të volumit tregtar e zhvillon me Serbinë, ndaj me ndërtimin e rrugës, tregtia do të zgjerohet.
Mali i Zi është në bisedime për të ndërtuar një linjë të re hekurudhore me Kosovën, e cila ka marrë mbështetjen e BERZH. Projekti do të zhvillohet në pesë vitet në vijim.
Beteja për të dominuar tregun e ri të Kosovës i ka vënë në garë vendet e Ballkanit, teksa Shqipëria jo vetëm që nuk po tenton të zgjerojë territorin, por po humbet edhe pjesën që ka.
Taksa e re në Rrugën e Kombit që nisi së fundmi, 5 euro mbi veturat dhe 22.5 euro mbi kamionët, i ka vënë një barrierë të re tregtisë mes dy shteteve të të njëjtit komb, e cila ka gjasë të përkeqësohet më shumë nga efekti psikologjik që po krijon pagesa.
Një kamioni me mallra që ka destinacion Kosovën i duhet të paguajë brenda territorit shqiptar pa llogaritur tarifat doganore dhe ato portuale 67 euro, nga të cilat 22 euro kushton tarifa e skanimit në dogana, 45 euro kushton pagesa në Rrugën e Kombit vajtje-ardhje. Këto janë taksa ekstra që bizneset e Kosovës nuk i paguajnë me asnjë nga partnerët e tjerë tregtarë.
Safet Gërxhalliu nga Oda Ekonomike e Kosovës, pohon se, bizneset dhe qytetarët e Kosovës ndihen të ofenduar nga taksa e re e rrugës që, sipas tij, është përtej çdo logjike ekonomike.
Ai pohoi se vendet e rajonit janë vënë në një garë të fortë për tregjet e Kosovës dhe përtej patriotizmit, bizneset do të shikojnë leverdinë së pari. Edhe pa këtë tarifë, Kosova kishte më shumë barriera tregtare me Shqipërisë se sa me ish-shtetet e federatës.
Por tani me tarifimin eRrugës së Kombit, duket se është krijuar një mur i pakapërcyeshëm si në drejtim të lëvizjes së mallrave dhe të njerëzve, duke thelluar hendekun e bashkëpunimin në të gjitha aspektet. Përtej dëmit në rang kombëtar qeveria e Shqipërisë me vënien e taksës ka izoluar qarkun më të varfër të vendit, atë të Kukësit.
Sipas të dhënave të INSTAT, prodhimi rajonal në Kukës ka rënë me 13% gjatë periudhës 2011-2015, teksa është qarku me nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë. Taksa e re në Rrugën e Kombit do të përkeqësojë ekonominë e këtij rajoni, i cili edhe sot i është kthyer emigracionit masiv.
Shqiptarët e tjerë po e paguajnë shumëfish Rrugën e kombit, qysh me taksën e solidaritetit (1999-2002) e cila u transferua më vonë në taksën e qarkullimit të makinave, 32 lekë taksë qarkullimi për çdo litër karburant dhe së fundmi (përfshirë TVSH), pagesat direkte që do t’i jepen koncesionarit. Por ekspertët e ligjit dhe ata të biznesit thonë se ka shpresa për uljen e nivelit të taksës. Gërxhalliu nga Oda Ekonomike e Kosovës thotë se, do të çojnë tarifën koncesionare në Gjykatën Ndërkombëtare.
Shqipëria dëmtohet në turizëm
Qindra hotele në vend, sidomos në bregdetin e Adriatikut, Durrës, Shëngjin dhe Velipojë u ndërtuan për shkak të nxitjes që patën nga turistët e Kosovës. Oda Ekonomike e Kosovës llogarit se shpenzimet për turizëm në Shqipëri, në një vit fiskal, kalojnë të 400 milionë eurot. Mirëpo edhe pa vënien e taksës, shqiptarët nga Kosova kanë nisur të braktisin pushimet në Shqipëri, për shkak se ndihen të diskriminuar në shërbime dhe në çmime. Në vitin 2017 e vizituan vendin rreth 1.2 milionë shtetas nga Kosova, ose 19% më pak se në vitin 2016. Zoti Gërxhalliu thotë se me vënien e taksës, numri i vizitorëve për në Shqipëri do të ulet në mënyrë drastike,kryesisht për shkak të efektit psikologjik. Gërxhalliu tha se, Turqia, Mali i Zi dhe Kroacia po ofrojnë oferta joshëse që po e konkurrojnë Shqipërinë, ndërsa taksa e re do të nxisë shqiptarët në Kosovë të braktisin Shqipërinë.
Vizitorët nga Kosova zunë 33% të numrit total të të huajve që erdhën në Shqipëri më 2017 në raport me 50%të peshëssë tyre ndaj totalit të vizitorëve më 2016. Pas informacioneve të marra nga agjencitë turistike të Kosovës, para vënies së taksës, Shqipëria ishte destinacioni kryesor i turistëve nga Kosova, megjithatë ofertat në rritje me çmime më të leverdishme nga vendet e tjera po i tërheqin një pjesë të mirë të shqiptarëve të Kosovës, duke i larguar ata nga turizmi tradicional në Shqipëri. Për pushimet verore vërehet se është rritur kërkesa nga ana e shtetasve të Kosovës për shërbime më cilësore, ndërsa oferta ka mbetur e pandryshuar për shumë vite në bregdetin shqiptar.
Agjencitë e Kosovës pohojnë si arsye në një shkallë të madhe, në braktisjen e Shqipërisë nga shtetasit e Kosovës, çmimet ulëta që kanë ofruar vendet e tjera. Por gjithashtu, ata kanë shumë rezerva edhe për cilësinë e shërbimit në Shqipëri. Agjencitë e kanë pohuar se po i vjen fundi turizmit patriotik që, në masë të madhe, ka qenë deri më tani. Sipas tyre, Shqipëria duhet t’i trajtojë shtetasit e Kosovës njësoj, për të mos thënë edhe më mirë se turistët polakë, çekë, apo rusë, të cilët së fundmi po shihen si zëvendësim, duke u ofruar shërbim më cilësor dhe atraksione më të mëdha.
Taksa në Rrugën e Kombit duket se është goditja fatale. Agjencitë pohojnë se për një pjesë të madhe të turistëve nga Kosova, oferta turistike është maturuar. Familje dhe individë që për 10 vite rresht kanë pushuar në Shqipëri, kanë nisur të zgjedhin destinacione të reja dhe më ekonomike.
Kosova, më e goditur në tregti
Taksa në Rrugën e Kombit rrezikon të rrënojë eksportet e Kosovës, pasi Shqipëria është partneri kryesor i saj. Sipas statistikave zyrtare të Kosovës në vitin 2017, eksportet e Kosovës në Shqipëri ishin rreth 8 miliardë lekë, ose 63 milionë euro, duke zënë rreth 15% të totalit të eksporteve të Kosovës.
Pas Shqipërisë, Kosova i realizon eksportet më të mëdha me Indinë me rreth 13% të totalit dhe pas, në peshë më të ulët vijnë eksportet me Serbinë dhe Maqedoninë, përkatësisht me rreth 12% për secilën.
Nga ana tjetër, i vetmi shtet me të cilën Shqipëria ka suficit tregtar është Kosova. Eksportet drejt saj më 2017 ishin rreth 20 miliardë lekë, me një rritje 26% në krahasim me 2016. Por në raportin me totalin e eksporteve të Shqipërisë, ato zënë një peshë të vogël, vetëm 9% të totalit. Shqipëria, rreth 80% të eksportit e bën meItalinë, ndërsa me vendet e tjera treguesi ka zhvillime modeste. Kosova është partneri i dhjetë tregtar i Shqipërisë në eksporte. Aktualisht partneri kryesor tregtar i Kosovës është Serbia, me të cilën realizon 12% të eksportit dhe 14.6% të importeve.
Marrëdhëniet tregtare ndërmjet dy vendeve reflektojnë dobësitë strukturore të ekonomive respektive. Eksportet janë lëndë të para dhe prodhime bujqësore pa ndonjë vlerë të shtuar. Ndërsa Shqipëria dhe Kosova e kanë ekonominë të profilizuar në konsum, i cili në të dy shtetet financohet nga prurjet e emigrantëve në një masë të madhe.
Teksa blloku i Lindjes u shkëput nga regjimi totalitar, Kosova dhe Shqipëria u gjendën në kushte të ndryshme, pa një histori bashkëpunimi ekonomik dhe partnerë tregtarë të ndryshëm. Në fund të vitit 2017, eksportet drejt Kosovës zunë 7.6% të totalit, teksapanë rritje 28% në krahasim me vitin 2017.
Mallrat më të eksportuara me Kosovën janë produktet e naftës dhe të hekurit dhe materiale të tjera të ndërtimit si tulla, çimento, frutat dhe perimet. Importet janë në nivele të ulëta. Shqipëria importon nga Kosova vetëm 3% të totalit. Më 2016 ato arritën në vetëm 8 miliardë lekë dhe dominohen kryesisht nga pijet, artikuj të gizës, teksa shihet se vitet e fundit janë rritur ndjeshëm importet e drithërave. Megjithatë, flukset tregtare të Kosovës nuk zënë as 3% të volumit tregtar të Shqipërisë me jashtë. Që në vitet e para të tranzicionit kur Kosova ishte e pandarë nga juridiksioni serb, Shqipëria krijoi lidhje tregtare me Italinë.
Sot, partnerët tregtarë të Shqipërisë janë vendet e BE-së, teksa Kosova kishte burimet tradicionale të furnizimit të saj me mallra Serbinë dhe ish-republikat e tjera të ish-Jugosllavisë.
Ndërsa Kosova ka eksportues të parë Shqipërisë dhe për nga importet, Shqipëria renditet e shtata, në listën e vendeve më të cilat Kosova bën tregti.
Përparësitë e tregut të përbashkët
Për shkak të bazës së ulët, rritja ekonomike si në Shqipëri dhe Kosovë është më e larta në rajon, por të ardhurat për frymë janë nivelet më të ulëta në rajon. Dy shtetet kanë strukturë të ngjashme të ekonomisë. Bujqësia zë 10% të strukturës së PBB-së në Kosovë dhe në Shqipëri mbi 23%. Sektori i industrisë zë më shumë se 10% të PBB-së së Kosovës, ndërsa në Shqipëri 11%. Sektori i tregtisë zë 12% në Kosovë dhe po kaq zë edhe në PBB-në e Shqipërisë. Edhe sektorët e tjerë kanë peshë të ngjashme.
Përpos shumë ngjashmërive në strukturën ekonomike, mentaliteti është i njëjtë në të dy anët e kufirit dhe këto elemente janë të mjaftueshme për të krijuar një treg të përbashkët unik.
Kosova ka sipërfaqe 11 mijë kilometër katrorë dhepopullsi 2 milionë banorë, Shqipëria ka sipërfaqe28 mijë kilometër katrorë dhe 2.8 milionë banorë.
Nëse do të unifikoheshin rregullat e tregtisë, taksat dhe politikat ekonomike, tregu i përbashkët do të kishte rreth 5 milionë konsumatorë në një territor prej 39 mijë kilometrash katrorë. Në këtë mënyrë,shqiptarët do të krijonin bashkësinë më të madhe në rajon pas Serbisë.
Duke pasur ende forcën e punës në kulmin e produktivitetit, Kosova dhe Shqipëria në një treg unik do të ishin një ofertë joshëse për kompanitë e huaja si në aspektin e tregtar ashtu dhe në prodhimin e manifakturës. Kjo dëshirë e hershme e bizneseve për një treg unik në fakt nuk është bërë pjesë e axhendave të përbashkëta të qeverive, edhe pse spektakli në këtë drejtim nuk ka munguar. Por tani kur bota është përfshirë në një cikël të gjatë krize, shtetet të vogla si Shqipëria dhe Kosova, do të duhen të bashkohen në tregje më shumë si nevojë emergjente për mbijetesë se sa për dëshirë patriotike.