24.5 C
Tirana
E martë, 17 Qershor, 2025

Lubonja paralajmëron: Vendi në prag të një revolte të madhe, nuk ka mbetur mjet tjetër për të vepruar

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar protestën e opozitës kundër rritjes së taksave dhe thirrjet për mosbindje civile. Në një lidhje direkte për rubrikën ‘Opinion’ në News24, Lubonja tha se tërheqja e Ramës për taksën pa gjetur më parë një zgjidhje për banorët e Kukësit është për shkak të frikës së tij dhe dhunës së krijuar dhe jo për shkak të opozitës.
“Rama tërheqje taktike për taksën në Rrugën e Kombit për shkak të dhunës që u krijua dhe frikës, por jo për shkak të opozitës. Kukësi ishte një theksim i kësaj metode qeverisje. Tërheqja e kryeministrit është frikë dhe jo reflektim. Është e gjithë struktura e qeverisjes së tij që nuk bëjnë gjë tjetër veçse bëjnë plane për të gënjyer dhe mashtruar shqiptarët”- tha Lubonja.
Lubonja tha se nuk rrezikohet pushteti i Ramës nga tensioni i krijuar për shkak të protestave. Ai tha se Rama ka kapur policinë dhe Prokurorinë.
“Nuk rrezikohet pushteti i Ramës nga tensioni i krijuar. Është një sistem që nëse vazhdon kështu do sjellë një katrahurë. Me këto metoda nuk shkohet kurrkund përveçse greminës. Ekzistenca e çdo opozite është se sado e vogël të jetë ajo, është më mirë se të mos jetë fare.

Opozita nuk është çliruar nga akuzat. Rama ka kapur policinë dhe prokurorinë”, tha analisti, raporton BalkanWeb.
Sipas Fatos Lubonjës mosbindja civile është pjesë e demokracisë. Ai u shpreh se nuk ka mbetur mjet tjetër për të vepruar dhe mosbindja civile është shkalla e fundit përpara një revolte si në vitin 1997.
“Mosbindja civile është pjesë e demokracisë. Kjo nuk është për të sjellë Bashën në pushtet, por për të shpëtuar fëmijët. Nuk është vetëm Kukësi, por e gjithë Shqipëria dhe duhen protesta sa më të gjëra. Dhuna nuk është e nevojshme nëse njerëzit bashkohen. Kuptimi i kësaj mosbindjes civile është se nuk ka mbetur mjet tjetër për të vepruar. Ata arrestojnë njerëzit për djegien e një kabine. Mosbindja çivie mendoj se është shkalla e fundit përpara një revolte siç ka ndodhur në Tunizi apo siç ndodhi në 1997 në Shqipëri”- tha Fatos Lubonja.

Rama, darkë të fshehtë me disa biznesmenë të Kukësit për t’u mbushur mendjen për taksën në “Rrugën e Kombit”

Mbrëmjen e së enjtes, mësohet se kryeministri Rama ka pasur një darkë me 20 biznesmenë të zonës së Kukësit.
Por ky takim nuk u lajmërua publikisht në media.
Mësohet se mbledhja ku veç tyre ishin të pranishëm edhe edhe drejtori Rajonal i Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Kukës, Ledian Halilaj, si dhe ministrat Damia Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj është zhvilluar në selinë e qeverisë në Kryeministri.
Ky takim i bërë larg vëmendjes publike erdhi pas video-interpelancës që Rama pati me disa funksionarë dhe punonjës të institucioneve shtetërore në Kukës.
Biznesmenët që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Qarkun e Kukësit, u thirrën nga Rama për të shprehur kërkesat e tyre.
Mësohet se ata i kanë kërkuar kryeministrit që të kenë një përfaqësi të tyre në grupin negociator me koncencionarin përsa i përket tarifës në Rrugën e Kombit.
Burime, informojnë se Rama i ka siguruar për një proces transparent me pjesëmarrjen e të gjitha palëve të interesit. Mësohet gjithashtu se ai i ka qëndruar asaj që edhe shprehu dje në emisionin Opinion se “Do të ketë reduktim çmimi për banorët e zonës, por jo heqje takse”.
Informacionet bëjnë me dije se kreu i ekzekutivit i ka njohur biznesmenët edhe me planin për të hapur brenda vitit aeroportin e Kukësit, duke ju thënë se është parashikuar që përmes tij të kalojnë 400 mijë udhëtarë në vit.

Berisha: Rama ndëshkoi 9 zyrtarët e lartë të SHIK pse denoncuan trafikun e drogës që bënte Tahiri me 123 shefat e policisë

Ish-Kryeministri Berisha shkruan në njjë postim në Facebook, se Rama ndëshkoi 9 zyrtarët e lartë të SHIK pse denoncuan trafikun e drogës që bënte Tahiri me 123 shedat e policisë.
“Ndeshkimi i kryetrafikantit!
Hakmarrje tjeter primitive e Edvin Kristaq Rames!
Mediat njoftojne se kryetrafikanti Edvin Kristaq Rama urdheroi nepermjet vasalit te tij, ndeshkimin e 9 zyrtareve te larte te Sherbimit Informativ Kombetar per denoncimin e tyre me raportin e famshem zyrtar antikanabis te ish-ministrit bandit dhe trafikant Saimir Trafiku dhe 123 narkoshefave te narkopolicise, te cilet kanabizuan anekend vendin.
Keto ndryshime antiligjore shnderrojne kete institucion te rendesishem te sigurise se vendit, ne nje vegel te verber te narkoshtetit per fshehjen e trafiqeve dhe lidhjeve te tij me krimin dhe nje instrument shtese antiopozitar te kryehorrit ne krye te narkoshtetit.
Keto ndryshime jane nje apel tjeter i fuqishem per permbysjen sa me shpejte me revolte popullore te narkoshtetit dhe funderrinave te tij!”, shkruan Berisha.

Jo vetëm në Kukës! Berisha publikon videon ku qytetarët shkrumbojnë traun gjatë protestës kundër taksës

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një video për një rast në Hunduras ku qytetarët i kanë vënë flakën traut në protestën kundër taksës. Qytetarit dixhital i shkruan Berishës se, edhe në Hunduras ku qytetarët njëlloj si protestuesit kuksianë në protestën e tykre kundër tarifës së rrugës.
“Ne Honduras njelloj si ne Kalimash djegin traun!
Ja se si qytetaret guximtar te Hondurasit, njelloj si kukesianet, hasjanet, tropojasit, djegin traun ne protesten e tyre kunder takses se rruges!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha.
“Prsh Doktorr edhe ne shtete tjera te varfera si shqiperia digjet TRAU kur tarifa esht e lart . Ne HONDURAS esht kjo video”, shkruan qytetari.

sb

Ne Honduras njelloj si ne Kalimash djegin traun! Ja se si qytetaret guximtar te Hondurasit, njelloj si kukesianet, hasjanet, tropojasit, djegin traun ne protesten e tyre kunder takses se rruges!Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb"Prsh Doktorr edhe ne shtete tjera te varfera si shqiperia digjet TRAU kur tarifa esht e lart . Ne HONDURAS esht kjo video"

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 6. April 2018

Dokumenti/ Si e la 6 muaj në burg një qytetar jashtë ligjit shefja e Kabinetit të Kryeprokurores

Artur Lusha, një 32-vjeçar nga Kamza, ka qëndruar 6 muaj padrejtësisht në paraburgim, para se çështja ndaj tij të pushohet për shkak se prokurorja Alketa Zifla ka “harruar” të kryejë veprimet hetimore.
“Boldnews.al” ka siguruar vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila ka vendosur pushimin e çështjes për Lushën, i arrestuar si i dyshuar për “Dhunë në familje”.
Në dosjen gjyqësore, rezulton se prokurorja e çështje, Alketa Zifla nuk ka kryer asnjë veprim hetimor për të dyshuarin për 6 muaj. Për më tepër, nuk ka vendosur as zgjatjen e afateve të hetimit, të cilat janë 3-mujore.
Në këtë mënyrë, prokurorja Zifla, e cila sot është Shefe e Kabinetit dhe krahu i djathtë i Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku, rezulton të ketë mbajtur pa ligj dhe në shkelje të plotë të procedurës nën arrest një person, pa kryer hetime.
Zifla duket se është në gjurmët e shefes së saj aktuale, Arta Marku, e cila është kallëzuar në vitin 2008 nga ministri i Drejtësisë në atë kohë, Enkelejd Alibeaj. Marku kishte “harruar” në paraburgim një shtetas për dy muaj. Ndërsa vartësja e sotme, Alketa Zifla, e ka “harruar” më shumë të dyshuarin Lusha, për plot 6 muaj.
Artur Lusha u arrestua në 26 gusht 2017, si i dyshuar për veprën penale të “Dhunës në familje”. Bashkëshortja e tij kishte bërë kallëzim penal në Komisariatin e Policisë nr. 5, e cila e referoi rastin në Prokurorinë e Tiranës. Shorti zgjodhi si prokurore Alketa Ziflan.

Prokurorja Zifla, në bazë të deklarimeve të dhëna në polici nga bashkëshortja e të dyshuarit, kërkoi në gjykatë caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Gjykata e Tiranës, më dt. 29.08.2017, e pranoi kërkesën për arrest dhe tashmë ishte detyrë e prokurores që të siguronte provat për pretendimin e të dhunuarës.
Por, pas miratimit të masës së sigurisë, rezulton se prokurorja Alketa Zifla nuk ka kryer asnjë veprim hetimor. Në Dhjetor 2017, kur Lusha kishte mbi 5 muaj që qëndronte në paraburgim, Alketa Zifla transferohet nga prokurore e Prokurorisë së Tiranës, në pozicionin e Shefes së Kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.
Në dosje hetimore rezulton një vendim i Policisë Gjyqësore, për kryerjen e aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, marrë që ditën e arrestimin nga Policia. Por, rezulton që e dëmtuara nuk është paraqitur për kryerjen e aktit para mjekësisë ligjore. Pra, në dosje e Prokurorisë, nuk rezulton as akti i ekspertimit, për të provuar se është kryer vepra penale e Dhunës në Familje.
Dosjet që kishte nën hetim iu dhanë një tjetër prokurori. Ky i fundit, konstatoi se dosja në ngarkim të Artur Lusha nuk kishte asnjë veprim hetimor. Gjithashtu, prokurori konstatoi se prokurorja Zifla nuk kishte vendosur shtyrjen e afatit 3-mujor të hetimeve, të cilat përfundonin në muajin nëntor 2017. Në bazë të Kodit të Procedurës Penale, çdo veprim hetimor i kryer përtej afateve ligjore, konsiderohet nul.

Në këto kushte, kur dosja nuk kishte asnjë hetim dhe kur u konstatua se prokurorja e parë e kësaj çështjeje, Alketa Zifla, nuk kishte zgjatur afatin hetimor, prokurori që mori dosjen nuk mund të kryente më asnjë veprim procedurial, për shkak se e kishte të ndaluar ligjërisht.
Në bazë të nenit 324/1 të Kodit të Procedurës Penale “…Kryerja e veprimeve të mëtejshme hetimore që kanë të bëjnë me provat pas mbarimit të afatit hetimor, i bën ato të papërdorshme…”
Për këto arsye, prokurori i dytë iu drejtua gjykatës me kërkesën për pushimin e hetimit dhe lirimin e të dyshuarit nga paraburgimi, ku gjendej prej 6 muajsh. Kërkesa e prokurorit u pranua nga Gjykata e Tiranës, e cila argumenton edhe mungesën e plotë të hetimeve nga prokurorja Alketa Zifla.
Në vendimin nr. 1042, dt. 01.03.2018, gjykata e Tiranës, konstaton se: “…Kriteri përcaktues për të patur përgjegjësinë penale për kryerjen e veprës penale të sipërcituar (Dhunë në familje) është fakti që subjekti duhet ta ketë kryer atë,… por fashikulli hetimor nuk përmban asnjë provë në funksion të këtij argument…”.
Pra, rezulton se Alketa Zifla, njeriu më i afërt i Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, ka mbajtur në burg një person, pa asnjë provë dhe fakt. /Boldnews.al/

Krimi dhe trafiku nga Shqipëria, ambasadori britanik jep alarmin

Ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman, ka deklaruar se numri i shqiptarëve që kryejnë krime dhe merren me trafik droge e prostitucion është në rritje dhe po kthehen në shqetësim në Britaninë e Madhe.

Nga Shkodra ku ndodhet në një vizitë ai ka theksuar se aktualisht në burgjet e Anglisë ka 762 shqiptarë, pjesa më e madhe e të cilëve janë të dënuar për trafik droge.

“70 për qind e tyre vijnë nga Shkodra, Kukësi dhe Dibra. Pjesa më e madhe e tyre janë të dënuar për trafik droge. Kemi një rritje të numrit të shqiptarëve që merren me krime. Krimi i organizuar është një dëm i madh për shoqërinë shqiptare,” tha ambasadori.

2 miliardë euro – Paraja jashtë bankave, në nivelin më të lartë në 8 vjet

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PS, Koco Kokedhima, duke hyre gjate Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, ku do te zhvillohen votime per te zgjedhur organet me te rendesishme drejtuese te kesaj partie. /r/n/r/nMinister of Finance, Arben Ahmetaj, Prime Minister Edi Rama and lawmaker Koco Kokedhima, during the National Assembly of the Socialist Party, where elections will be held to select the most important organs of the party leadership.

Paraja që qarkullon jashtë sistemit bankar, një tregues direkt i nivelit të informalitetit në ekonomi, ka arritur në nivelet më të larta në tetë vjet në 2017-n. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, jashtë kanaleve bankare qarkullonin në dhjetor 265 miliardë lekë, ose gati 2 miliardë euro.

Kjo shumë është e barabartë me 20.9% të parasë gjithsej në ekonomi, nga 19.7% që ishte ky tregues një vit më parë. Në vlerë absolute paraja që qarkullon jashtë kanaleve bankare është shtuar me gati 120 milionë euro në 2017-n.

Rrjedhje e depozitave bankare

Ky është niveli më i lartë që nga 2009-a, kur u konstatua një rrjedhje e depozitave nga sistemi bankar për shkak të frikës që u shkaktua në atë kohë nga efektet e krizës ekonomike globale. Në janar dhe në shkurt, paraja jashtë bankave ka shënuar ulje, por sërish ajo mbeti në 20.6% të total, rekord i tetë viteve të fundit.

Pasi zbriti në shkurt 2013 në 16.5% të totalit të parasë gjithsej, të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se niveli i parasë jashtë bankave filloi të rritej sërish, duke arritur në 20.2% në qershor 2017. Kjo kohë përkon me zgjedhjet e përgjithshme, ku tradicionalisht ka një rritje të parasë cash në qarkullim. Rritja ka vijuar dhe në muajt në vijim, për të arritur në 20.9% të totalit në fund të vitit.

Hyrja e parave nga kanalet informale dhe rënia e depozitave në lekë vitet e fundit, për shkak të interesave të ulëta janë dy arsyet kryesore që kanë ndikuar në këtë tendencë. Nga ana tjetër, 2017-a ishte një vit zgjedhor dhe gjithnjë në periudhat zgjedhore konstatohet një rritje e parasë jashtë bankave, për shkak të shpenzimeve të mëdha që kryhen në periudha zgjedhore.

Rasti i Shqipërisë

Në krahasim me vendet e Eurozonës, apo edhe të rajonit, Shqipëria ka një nivel tepër të lartë të parasë që qarkullon jashtë kanaleve bankare. Në Eurozonë, sipas të dhënave nga Banka Qendrore Europiane, në shtator 2017, niveli i parasë jashtë bankave ishte sa 9.2% e totalit. Në Maqedoni, ky tregues, sipas të dhënave të Bankës Qendrore përkatëse ishte 8.2% në fund të shtatorit 2017. Në Serbi ishte 6.5% e totalit, sipas të dhënave të Bankës Qendrore Serbe, që i referohen fundit të muajit gusht.

Në të kundërt, paraja gjithsej në ekonomi (përfshirë depozitat pa afat, dhe me afat në lekë e valutë) ka shënuar në vitin 2017 rritjen më të ulët që nga viti 2005 kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat, duke u zgjeruar me vetëm 26 milionë euro.

Teoritë ekonomike sugjerojnë se një rritje e fortë në paranë gjithsej në mënyrë tipike ul normat e interesit, që nga ana e vet gjeneron më shumë investime dhe vë më shumë para në duart e konsumatorëve, duke nxitur shpenzimet. Bizneset reagojnë duke porositur më shumë lëndë të para dhe duke rritur prodhimin.

Rritja e aktivitetit të biznesit shton kërkesën për punë. E kundërta mund të ndodhë në rast se oferta e parasë bie ose rritja e saj ngadalësohet. Fatkeqësisht kjo e fundit duket se po ndodh dhe në Shqipëri, siç e tregojnë qartë shifrat e Bankës së Shqipërisë.

Basha, thirrje shqiptarëve: “Kryengritja qytetare nuk ndalet”, takim me familjarët e protestuesve të arrestuar

“Nuk do të ndalemi derisa të lirohen të gjithë protestuesit e arrestuar në Kukës, nuk do të ndalemi derisa të hiqet plotësisht tarifa për Rrugën e Kombit”. Kryetari i PD, Basha i ka bërë thirrje shqiptarëve për të vazhduar kryengritjen qytetare pas një takimi që zhvilloi në selinë e PD me familjarë të protestuesve të arrestuar nga policia. Basha tha se protestuesit mbahen në burg nga një hetuesi politike.

“Këta janë njerëzit që Edi Rama i do në burg dhe për të cilët ka ngritur një hetuesi politike Rama-Marku. Jam krenar që jam sot pranë tyre.
Edi Rama është një frikacak i mbyllur në bunkerin e tij dhe nuk arrin të kuptojë hallet që ngriti njerëzit e thjeshtë. Futja në bunker është fundi i autokratëve të inkriminuar dhe të korruptuar. Ftoj shqiptarët të vazhdojnë së bashku kryengritjen qytetare. Të vazhdojmë të gjithë deri në fitore për t’i dhënë fund një shteti të privatizuar nga Edi Rama, i cili për hir të interesave të tij suli policinë ndaj njerëzve të thjeshtë”, tha Basha.

Trump vendos sanksione ndaj oligarkëve rusë, po ndaj oligarkëve në Shqipëri?

Administrata e Presidentit Donald Trump shpalli të premten sanksione të gjera kundër 38 individëve dhe kompanive ruse, në kuadrin e një asaj që zyrtarët e lartë të administratës e cilësuan si përgjigje ndaj “prirjes ruse për aktivitete keqdashëse” në gjithë botën.
Sanksionet do të vendosen ndaj shtatë oligarkëve rusë, përfshirë Oleg Deripaskën, një manjat të aluminit dhe aleat i afërt i presidetit rus Vladimir Putin dhe 12 kompanive që ata kanë në pronësi ose i kontrollojnë. Në shënjestër të tyre do të jenë gjithashtu edhe 17 zyrtarë të lartë rusë dhe një kompani shtetërore për tregëtimin e armëve.
Zyrtarët amerikanë thonë se sanksionet “nuk janë në përgjigje të një veprimi apo çështjeje të vetme”, por kanë si objektiv të jenë kundërpeshë ndaj “prirjes së vazhdueshme dhe gjithnjë e më arrogante të veprimtarive të qeverisë ruse në gjithë botën”.
Duke informuar gazetarë, zyrtarën përmendën pushtimin e Krimesë nga Rusia, destabilizimin e Ukrainës lindore, mbështetjen për qeverinë siriane të Bashar al-Assadit, “aktivitetin e vazhdueshëm keqdashës kibernetik” të Moskës dhe “sulmet e vazhdueshme të Rusisë për të sabotuar demokracitë perëndimore”.

“Elitat nuk janë të zhveshura nga përgjegjësia për veprimet e qeverisë ruse”, tha një zyrtar amerikan, duke shtuar se oligarkët rusë duhet ta përdorin ndikimin e tyre “për t’i dhënë fund ciklit të destabilizimit të aktivitetit rus në gjithë globin”.
Zyrtari tha se oligarkët kanë “nxjerrë përfitime masive nën regjimi e Putinit dhe luajnë një rol kyç në programin e tij keqdashës”.
Sanksionet do të bllokojnë të gjitha pronat e oligarkëve që janë nën juridkiksionin amerikan dhe amerikanëve do t’u ndalohet në përgjithësi që të bëjnë biznes me kompanitë dhe personat mbi të cilët po vihen sanksione, thanë zyrtarët.
Kjo lëvizje vjen pasi Britania, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të NATO-s dëbuan mbi 150 diplomatë rusë, në shenjë solidariteti për helmimimin me një agjent nervor të ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia në Britani.
Britania ka fajësuar Rusinë për helmimin. Rusia ka mohuar të ketë rol dhe ka dëbuar një numër të njëjtë diplomatësh perëndimorë.

Sulm banditesk me leva ndaj gazetarit Drishti nga banditë me maska, policia nuk reagoi

Administratori i “TV Zjarr”, gazetari Ismet Drishti, është kërcënuar nga një grup me maska, që ka sulmuar me leva dhe sende të forta ndërtesën e studiove të televizionit.
Gazetari Drishti ka kërkuar ndihmën e policisë, por patrulla e parë policore ka mbërritur shumë vonë. Në përpjekje për të mbrojtur pronën dhe punën e tij, gazetari Ismet Drishti është përleshur me agresorët dhe ka pësuar lëndime të lehta në kokë.
Në 4 dhjetor të 2017, studiot e televizionit ”Zjarr” u sulmuan dhe u plaçkitën natën, ndërsa policia ende nuk ka asnjë të ndaluar.
Edhe sot, policia nuk ka bërë asnjë veprim për të sekuestruar kamerat e bizneseve përballë studiove të televizionit për të rënë në gjurmë të agresorëve.
Partia Demokratike e dënon me forcë sulmin dhe kërkon hetim të plotë e të shpejtë për ngjarjen e përsëritur kundër gazetarit Ismet Drishti, i njohur për qëndrinet kritike ndaj qeverisë.
Partia Demokratike ka nisur procesin e konsultimeve me shoqatat e gazetarëve dhe organizatat ndërkombëtare për hartimin e një rezolutë parlamentare në mbrojtje të jetës dhe profesionit të gazetarëve ne Shqipëri.