20.5 C
Tirana
E martë, 17 Qershor, 2025

Auron Tare, vigjilent në mbrojtje të çdo krimi enverist

Kastriot DERVISHI

1
Auron Tare, vigjilent në mbrojtje të çdo krimi enverist, justifikoi përsëri krimin ndaj Atë Lekë Luli (vrasjen dhe djegien e kufomës) në korrik 1944, sepse sipas tij, ai nuk u vra si klerik dhe se ishte i armatosur. Ajo lloj vrasje që nuk përligjet ndaj një njeriu të thjeshtë e jo ndaj një kleriku dhe veprimtari si Atë Luli u mor në mbrojtje në vitin 2018, si tregues më i qartë që tregon se krimet e komunizmit gjatë luftës dhe pas saj, mbrohen pa më të voglën yshtje. Nuk e di motivin e kësaj avokatie sepse vrasësi nuk është nga katundi i origjinës së Tares.
Të gjithë klerikët katolikë të dënuar me vdekje apo burgime pas lufte, janë akuzuar se kishin krijuar “organizata fashiste” (në kohën kur fashizmi kish ngordhur atje ku lindi) dhe vetëm pas vitit 1967 janë akuzuar për çështje feje. Po ashtu edhe klerikët e tjerë të dënuar myslimanë apo ortodoksë, nuk janë dënuar për çështje feje deri në vitin 1967. Kjo teknikë komuniste e kohës evokohet pikë për pikë nga Auron Tare, i cili pajtohet me vrasjen dhe i pëlqen ajo. Për fatin e keq të Tares, At Lulin ai nuk e bën dot as fashist, as nazist, as antibritanik.
Në fakt nuk ka asnjë të dhënë që të provojë tezën e Tares se ishte me armë në çastin e vrasjes. Kjo në të vërtetë nuk ka asnjë rëndësi, sepse kur atdheu është pushtuar, detyra e çdo shqiptari është të jetë i armatosure mos vihet në shërbim të armiqve shekullorë. At Luli ishte sekretar i përgjithshëm i Legalitetit. Ai ishte i pranishëm në takimin e fundit të Enver Hoxhës me Abaz Kupin më 7 dhjetor 1943 dhe për këtë arsye u vra. Lekë Luli ishte internuar nga fashistët, pikërisht në kohën kur komunistët e Tares pastronin dopolavorot dhe hanin rrogat e fashizmit. Në kohën e vrasjes, At Luli sapo ishte ndarë nga emisarët britanikë për të organizuar sa më mirë qëndresën kundër nazistëve. Nuk e vranë nazistët, por e vrasin dhe djegin komunistët. D.m.th. komunistët që drejtoheshin nga Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçin ishin “burra të mirë”, ndërsa kleriku At Luli, Abaz Kupi nuk ishin të mirë.

Tani një gjë interesante në lidhje me rolin e Dushan Mugoshës, organizatorit ushtarak të forcave komuniste të Shqipërisë. Kjo mbase i vlen edhe Pëllumb Xhufit. I njëjti Dushan Mugoshë, stërviste shqiptarë komunistë në vitet 1941-1944 në Shqipëri (me goxha aktivitet terrorist) dhe shqiptarë të arratisur në Jugosllavi në vitet 1950-1952 (komitetin që drejtohej nga Apostol Tanefi). Si Tare dhe Xhufi, nuk i shohin asnjëherë krimet e Dushanit gjatë luftës, se helbete u bie krenaria e paraardhësve, por shohin gjithnjë stërvitjet e Dushanit në viteve 1951-1952, të cilat nuk kanë pasur asnjë peshë dhe nuk ndikuan për asgjë.
2
Tare më “korrigjoi” në lidhje me çështjen e Teme Sejkos se gjoja kisha bërë të njohur vetëm një dëshmi, e kisha “fshehur” 8 të tjera në lidhje me fundin e jetës së tij. Nuk ma merrte mendja, në asnjë rast, që Tare të ishte kaq i lehtë në këtë “gjetje”. Naiviteti që shoqëronte këtë “zbulim” më bëri që të më vinte keq për të. Unë jam i pari që gjeta krimin makabër ndaj Teme Sejkos e për këtë jam shumë krenar. Nuk është vetëm krimi ndaj një personi të caktuar, por metodologjia e përdorur kundër tij nga disa zyrtarë banditë shtetërorë. Unë kam botuar 12 libra. Në prag janë disa të tjerë. Në një nga librat e mi të vitit 2011, janë plot 270 dëshmi, përfshi edhe ato që Tare kujton se mungojnë. Këto dëshmi janë në ligjëratë të drejtë dhe të zhdrejtë, duke krijuar një informacion të bollshëm jo për një çështje por për qindra të tilla. Në libra të tjerë, unë nuk mund të ribotoj librat e mëparshëm, përveçse në ndonjë pjesë apo frazë të vogël, sepse kjo nuk do kishte kuptim. Tares ndoshta i interesojnë detaje, p.sh. në lidhje me centimetrat e kazmës që çau kafkën e Teme Sejkos, bishtin e kazmës, llojin e drurit,etj, se po t’i gjejë këto nuk del aq i keq shoku Enver. Interesi i vetëm i AuronTares në lidhje me Teme Sejkos është të dalë në përfundimin se shoku Enver si strateg i madh, i dha Temes dënimin e duhur dhe ky i fundit e ka merituar atë. Çështja e Teme Sejkos nuk ka lidhje me kanalin informativ të Konispolit.

Analisti i Ramës në debat: Shumë mirë nëse Rama i ka blerë këta të huajt, kjo tregon se ka para shumë

Analisti Shpëtim Nazarko ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me kryeministrin Edi Rama duke thënë se ka marrë përsipër koston dhe do përfundojë i varur në shtyllën e telefonit.
Gjatë një debati me Arian Çanin, në “Studio e Hapur” në Neës24 Nazarko tha se Rama mund të vepronte si Fatos Nano dhe të mos mblidhte asnjë taksë por po merr përipër rriskun që të bëjë reforma dhe të vërë rregull.
Nazarko: Ky njeri po hy në konflikt me grupe të caktuara shoqërore, pra po të kërkon me zor ato lekët e energjisë
Çani: Stop, a i merr dot apo jo o Shpëtim. Ai po tregon se i merr.
Nazarko: Po ti do flasësh prap, fole njëherë.
Çani: Do flas se s’kemi debat.
Nazarko: Po se s’di të bësh ti Arjan.
Çani: Ti po bën propagandë. Është punë e qeverisë të bëjë reforma, por sa i përballon populli këto reforma.
Nazarko: Së pari këta të huajt që edhe mund t’i ketë blerë ky. Po të gjithë t’i ketë
blerë, duhet të ketë shumë para.
Çani: Dhe shumë mirë ka bërë dhe unë do i kisha blerë po të kisha mundësi.
Nazarko: Ky mund të bënte si Fatos Nano, mos të vinte asnjë lloj takse. Por ky e ka marrë këtë kosto. Dhe do përfundojë i varur në shtyllën e telefonit. Ne marrim 300 mijë lekë mesatare. Kur ky t’u marri 200 mijë lekë taksa ata do e varin në shtyllë Ramën dhe Bashën. Qeveria po mbledh edhe taksat e atyre që janë në fshat.
Çani: Tatimin mbi të ardhurat e paguajnë vetëm 12 mijë njerëz në Shqipëri. Unë s’kam transparencë për ato para që më marrin.

Iniciativa e “Tre Deteve” goditje eksportimit të gazit rus në Europë në favor të SHBA

Në kapërcyellin midis shekullit të XIII-të dhe atij të XIV-të gjeografia e Europë Lindore paraqiste një aspekt krejtësisht ndryshe karshi këtij aktualit dhe ofronte një kuadër politik jashtëzakonisht të copëzuar, në të cilin po fitonin konsistencë me ngadalë ato forca që do të influenconin në mënyrë përcaktuese ndaj historisë së ardhshme. Rusia ishte një masë principatash, midis të cilëve Dukati i vogël i Moskës nuk kishte dalë akoma si bërthama e shtetit të ri rus. Mbretëria e Polonisë, që në shekullin e mëparshëm ishte katandisur në një pafundësi shtetesh të vogla, nuk përfshinte as Silezinë, as territoret balltike të Pomerelisë dhe në lindje mezi takonte me Galicinë. Bë brigjet e Balltikut, midis derdhjes së Vistulës dhe asaj të Nevës, shtrihej territori i Urdhërit Teuton. Midis principatave ruse dhe Polonisë ndodhej si pikë Shteti Lituanez. Pjesa jugore e Ukrainës së sotme, ashtu si Gadishulli i Krimesë, ishte nën dominimin e khanëve tatarë.
Qysh nga dekadat e fundit e shekullit të XIII-të dhe për rreth nje shekull e gjysmë Lituania i shtyu kufijtë e saj drejt lindjes, pa hasur në pengesa të konsiderueshme. Të mundura ushtritë e Urdhërit Teuton dhe të zgjeruar drejt veriut territoret e saj, përpara mesit të shekullit të XIV-të Lituania ishte bërë “një i fuqishëm” që shtrihej nga Deti Balltik deri thuajse në Detin e Zi.
Në 1386 Duka i Madh lituanez Jogaila (emri i të cilit do të bëhej i njohur në Europë në formën polako – latine Jagiello, domethënë Jagellon) arriti që të pagëzohej, pasi duke u lidhur në martesë me mbretëreshën 11 vjeçare polake Jadëiga (që do të bëhet Shën Edviga, patrona e mbretëreshave, e Polonisë dhe e vetë Bashkimit Europian), mund të krurorëzohej Mbreti i Polonisë me emrin Vladislavi i I-rë (1386 – 1434). Në këtë mënyrë Lituania mbeti një Dukat i Madh nën sovranitetin polak. Në bazë të marrëveshjeve paraprake të nënshkruara me eksponentët e aristokracisë polake, kreu i dinastisë së Jagellonëve impenjohej që të bashkonte posedimet e tij lituaneze dhe ruse me Kurorën e Polonisë, të bënte luftë kundër Kalorësve Teutonë, të mbështetej tejk Kisha katolike dhe të mbështeste përpjekjet e kryera nga misionarët gjermanë e polakë për të konvertuar lituanezët paganë.
Me 5 korrik 1410 armatat e sovranit të ri polak dhe të kushëririt të tij lituanez Vytautas (1350 – 1430) mundën Kalorësit Teutonë në Grunwald, duke i dhënë fund kështu fuqisë së Urdhërit Teuton në rajonin balltikas. Me Vytautas, që cazhdoi me politikën e ekspansionit lituanez në jug dhe në lindje, duke pushtuar porcione të mëdha të territorit rus dhe duke tërhequr në sferën e tij të influencës tatarët e Krimesë, Dukati i Madh i Lituanisë “arriti shtrirjen e tij më të madhe territorial, duke arritur deri në Detin e Zi, me një sipërfaqe prej rreth 1000000 kilometrash katrorë, domethënë më shumë se trefishi i sipërfaqes së Italisë aktuale”.

Në shekullin e mëpasëm, me 10 janar 1569, një Dietë e përbashkët lituano – polake ratifikoi në Lublin bashkimin e të dy shteteve. Lindte kështu Republika e Dy Kombeve (në polonisht Rczeczpospolita Obojga Narodóë), që do të mbetej shteti i Europës me sipërfaqe më të madhe deri në shekullin e XVII-të, kur vullneti i fuqisë së aristokracisë polakje u rigjallërua nga miti i origjinës sarmatike, frymëzues i një lloj mesianizmi politik që u shpreh në këtë lejtmotiv: “Polonia caput ac regina totius Sarmatiae!”. Me fjalë të tjera, “do t’i takonte Polonisë që të vihej në krue të një formacioni sllav që do të bashkonte pothuajse tërësinë e popujve të Europës Qendrore e Lindore”, të ashtuquajturën “Sarmaci të Europës”.
Në të vërtetë, i tronditur nga luftërat e brendshme të shkaktuara nga sistemi klientelist dhe nga fuqizimi i kërcënimit të fuqive periferike emergjente si puna e Rusisë (“Sarmacia aziatike”) dhe Prusisë, sistemi gjeopolitik unitar i realizuar nga Jagellonët përfundoi duke u zhdukur progresivisht si pasojë e ndarjeve të Polonisë, të ndodhura përkatësisht në vitet 1772, 1793 dhe 1795.
Ideja e rikthimit në jetë e Republikës së Dy Kombeve u rimor në periudhën e mërgimit parisian nga Princi Adam Jerzy Czartoryski (1770 – 1861), “ky aristokrat që për ndjekësit e tij ishte “Mbreti pa kurorë” i Polonisë”, i cili theksonte se me mbështetjen e Britanisë së Madhe, Francës dhe Turqisë do të ishte e mundur të ringjallej Polonia, të inkorporoheshin rajonet lindore të Prusisë dhe të rindërtohej një shtet polako – lituanez i federuar me estonezët, letonezët, ukrainasit, çekët, sllovakët, hungarezët, rumunët dhe sllavët e Jugut. Në këtë mënyrë, fuqia prusiane do të ridimensionohej ndjeshëm dhe Rusia do të detyrohej që të abdikonte në rolin e saj në Lindjen europiane. Por projekti i Czartoryski, që përkrahësve të tij duhet t’u jetë dukur i realizueshëm në periudhën e lëvizjeve antiimperialiste të periudhës 1848 – 1849, dështoi prej çinteresimit perëndimor dhe prej intransigjencës hungareze ndaj çekëve, sllovakëve e rumunëve, përveçse prej armiqësisë së Rusisë dhe Prusisë.
Ajo që favorizoi rishfaqjen e projektit qenë humbja e Rusisë, e Gjermanisë dhe e Austro – Hungarisë në Luftën e Parë Botërore, pse jo edhe tronditja e prodhuar në Rusi me Revolucionin e Tetorit. Pas luftës së bërë midis Rusisë e Polonisë dhe të përfunduar me 18 mars të 1921 me traktatin e paqes së Rigës, Marshalli Józef Piłsudski (1867 – 1935), kreu i përkohshëm i shtetit të rilindur polak, hodhi idenë e një federate shtetesh, që e shtrire “midis deteve” Balltik dhe të Zi, në polonisht do të quhej Międzymorze, në lituanisht Tarpjūris dhe në latinisht, me një neologjizëm pak në lartësinë e traditës humanistike polake, Intermarium. Federate, trashëgimtare historike e entitetit të vjetër polako – lituanez, sipas projektit fillestar të Piłsudski (1919 – 1921) do të duhej të përfshinte, përveç Polonisë si forcë hegjemone, edhe Lituaninë, Bjellorusinë dhe Ukrainën. Është evidente se projekti Intermarium ishte i drejtuar si kundër Gjermanisë, të cilën do ta pengonte që të rindërtohej si fuqi perandorake, ashtu edhe kundër Rusisë, që sipas projektit shtesë të Marshallit polak, të mbiquajtur “Prometeu”, duhej të shpërbëhej ne komponentet etnike të tij.
Për Francën, projekti rezervonte një interes të caktuar, pasi do të lejonte që të bllokohej njëkohësisht Gjermania dhe Rusia nëpërmjet një blloku qendro – lindor të hegjemonizuar nga Polonia. Por mbështetja francize nuk ishte e mjaftuar për të realizuar projektin, që u zëvendësua nga sistemi i brishtë i aleancave të flakur tej nga Lufta e Dytë Botërore.
Një variant më kurajoz i projektit Intermarium, i përpunuar nga Marshalli midis viteve 1921 e 1935, hiqte dorë nga Ukraina dhe nga Bjellorusia, por në këmbim zgjerohej në Norvegji, Suedi, Danimarkë, Estoni, Letoni, Çekosllovaki, Hungari, Rumani, Bullgari, Greqi, Jugosllavi dhe Itali. Dy detet bëheshin tashmë katër, pasi Detit Balltik dhe Detit të Zi i shtoheshin Deti Adriatik dhe Mesdheu. Por edhe kjo tentativë dështoi dhe rezultati i vetëm që aleanca të cilën Polonia nënshkroi me Rumaninë.
Ideja e një entiteti gjeopolitik qendroeuropian e ndodhur midis Detit Balltik dhe Detit të Zi u ripropozua në termat e një “Europe të Tretë” nga një bashkëpunëtor i Piłsudski, Józef Beck (1894 – 1944), që në vitin 1932 mori drejtimin e politikës së jashtme polake dhe arriti një pakt aleance me Rumaninë dhe Hungarinë.

Më pas, gjatë konfliktit të dytë botëror, qeveria polake e Ëładisłaë Sikorski (1881 – 1943) – në mërgim fillimisht në Paris e më pas në Londër – i paraqiti qeverisë çekosllovake, greke e jugosllave perspektivën e një bashkimi qendroeuropian të ndodhur midis Detit Balltik, Detit të Zi, Detit Egje dhe Detit Adriatik; por, duke parë kundërshtimin sovjetik dhe dyzimin polak ndaj federimit me Poloninë, plani u desh që të lihej menjanë.
Me rënien e Bashkimit Sovjetik dhe prishjen e Traktatit të Varshavës, ideja e Intermarium ka rimarrë energji, duke marrë forma të ndryshme si Këshilli i Bashkëpunimit i Detit të Zi, Partneriteti i Lindjes dhe Grupi i Vishegradit, më pak ambicioze dhe më shumë të reduktuara karshi varianteve të projektit “klasik”.
Por sistemi i aleancave që më shumë i afrohet skemës së Intermarium është ajo e teorizuar nga Stratfor, qendra studimore amerikane e themeluar nga George Friedman, me rastin e krizës ukrainase. Nga ana e tij, Gjenerali Frederick Benjamin “Ben” Hodges, Komandant i ushtrisë amerikane në Europë (i dekoruar me Urdhërin e Meritës në Republikën e Polonisë dhe me Urdhërin e Yllit në Rumani), ka shpallur një “pozicionim paraprak” (“pre-positioning”) të trupave të NATO-s në të gjithë zonën, në kurriz të kufijve perëndimorë të Rusisë, që përfshin territoret e shtetet balltike, Poloninë, Ukrainën, Rumaninë dhe Bullgarinë. Nga Deti Balltik në Detin e Zi, si në projektin fillestar të Piłsudski.
Me 6 gusht të vitit 2015 Presidenti polak Andrzej Duda ka inauguruar lindjen e një aleance rajonale të frymëzuar në mënyrë eksplicite nga modeli i Intermarium. Një vit më pas, nga 2 deri më 3 korrik të 2016, në mjediset e Radisson Blue Hotel të Kievit, në praninë e Presidentit të Radës ukrainase Andriy Paruby dhe të Presidentit të Institutit Kombëtar për Kërkimin Strategjik Vladimir Gorbulin, pse jo edhe të personaliteteve politike e ushtarake të ardhur nga pjesë të ndryshme të Europës, është zhvilluar konferenca inaugurale e Intermarium Assistance Group, gjatë së cilës është paraqitur projekti i bashkimit të shteteve të ndodhur midis Detit Balltik dhe Detit të Zi.
Në muajin në vazhdim, dy detet qenë bërë tre: me 25 dhe 26 korrik 2016, Forumi i Dubrovnikut mbi temën e “Forcimit të Europës – Të Lidhim Veriun me Jugun” ka nxjerrë një deklaratë të përbashkët në të cilën është paraqitur Iniciativa e Tre Deteve, një plan që ka për qëllim “të lidhë ekonomitë dhe infrastrukturat e Europës Qendrore e Lindore nga veriu në jug, duke zgjeruar bashkëpunimin në sektorin e energjisë, transporteve, të komunikimeve dixhitale dhe në përgjithësi të ekonomisë”. Iniciativa e Tre Deteve, e konceptuar nga administrate Obama, me 6 korrik të 2017 është pagëzuar nga Donald Trump me rastin e vizitës së tij në Varshavë. Iniciativa, që sipas thënies së Presidentit Duda lind nga “një koncept i ri për promovimin e bashkimit europian”, përfshi 12 vende të ndodhura midis Detit Balltik, Detit të Zi dhe Detit Adriatik dhe pothuajse të gjithë anëtarë të Aleancës Atlantike: Estoni, Letoni, Lituania, Poloni, Sllovaki, Republikë Çeke, Austri, Slloveni, Kroaci, Hungari, Rumani, Bullgari.
Bë profiling ekonomik, qëllimi i Iniciativës së Tre Deteve konsiston në goditjen e eksportimit të gazit rus në Europë nëpërmjet favorizimit të eksportimit të gazit natyror të lëngëzuar nga Amerika: “Një terminal në portin balltik të Śëinoujście, i kushtuar rreth 1 miliard dollarë, do t’i mundësojë Polonisë që ta importojë gaz natyror të lëngëzuar amerikan në masën e 5 miliard metrave kub në vit, të zgjerueshme më 7.5 miliard. Nëpërmjet këtij dhe terminaleve të tjerë, midis të cilëve një i projektuar në Kroaci, gazi i ardhur nga Shtetet e Bashkuara apo nga vende të tjera nëpërmjet kompanishë amerikane, do të shpërndahet me gazsjellës të posaçëm në të gjithë “rajonin e tre deteve”.
Kështu makrorajoni i tre deteve, duke qenë i lidhur me kufizime energjitike, përveçse ushtarake, më shumë më Uashingtonin sesa me Brukselin dhe me Berlinin, do ta copëtojë në fakt Bashkimin Europian dhe, duke e gllabëruar herët apo vonë Ukrainën, do ta shrëngojë më tej kordonin sanidtar përgjatë vijë së kufirit perëndimor të Rusisë.

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Nishani: Opozita e ka dyfish më të madhe sot përgjegjësinë për të koordinuar dhe prirë revoltën qytetare

Bujar NISHANI

Protesta e banorëve të Kukësit ka hyrë tashmë në simbolikën e fortë të revoltës popullore. Revoltë si reagim për padrejtësinë ndaj të drejtave të qytetarëve.
Si reagim ndaj korrupsionit që po varfëron çdo ditë e më shumë familjet shqiptare.
Si reagim ndaj fyerjes perverse që megallomania e madhështisë virtuale ju adreson dinjitetit të qytetarëve.
Si reagim ndaj prespektivës kërcënuese të jetës së fëmijëve të shqiptarëve.
Reagim ndaj disproporcionalitetit taksa-të ardhura, detyrime-shërbime, resurse-administrim, përgjegjësi-të drejta.
Reagim ndaj diskriminimit !
Protesta e zjarrtë e banorëve të Kukësit është indikatori më i saktë se çfarë mendojnë sot qytetarët shqiptarë, duke ju treguar metodologjinë e saktësisë sondazhistëve të milionave korruptive.
Qytetarët e kryen një pjesë të punës së tyre.
Ajo nuk ishte aspak një lëvizje lokale, nuk ishte një duf anti-bisnes, nuk ishte thjesht një përleshje antisistem, siç duan ta kufizojnë, kanalizuesit e oborrit. Reagimi i tyre padyshim ishte politik !

Politika nuk është vetëm një konotacion partiak.
Politikë është çdo dimension i jetës sonë.
Sjelljet brutale ndaj qytetarëve dhe dimensionit shoqëror janë mirëfilli politike. Ndaj dhe reagimi, logjikisht që është politik. Opozita e ka për detyrë dhe mision që ta mbështese këtë reagim dhe protestë qytetare dhe të vihet në krye të saj.
Opozita kurrësesi nuk duhet të kompleksohet nga zërat e sponsorizuar se “protesta është qytetare dhe partitë politike të qëndrojnë larg”. !!!
Ky është një diversion i ulët, i sponsorizuar nga pushteti me qëllimin që protestën e qytetarëve ta izolojë dhe ta lërë pa infrastrukturën e nevojshme.
Infrastrukturën për një reagim të suksesëshëm publik e kanë vetëm entet organizative që në rastin konkret janë veç partitë politike të mëdha.
E ashtuquajtura “shoqëri civile” në Shqipëri është deformuar dhe ndrydhur me platforma korruptive prej dekadash në këtë vend.Zërat antikonformist janë margjinalizuar dhe margjinalizohen çdo ditë. Nuk kanë kurrë mbështetje financiare, hapsira komunikimi, akses trajnimi apo ndër-koordinim.

Ndaj opozita e ka dyfish më të madhe sot përgjegjësinë për ta koordinuar dhe prirë revoltën qytetare.
Opozita duhet të deklarojë publikisht, institucionalisht dhe seriozisht se të burgosurit e protestës së “Rrugës së Kombit” dhe çdo të përndjekur tjetër për shkak të protestuarit, ajo sapo të vij në pushtet, do ti konsideroj dhe trajtoj si të përndjekur politik.
Opozita duhet të deklarojë publikisht, institucionalisht dhe seriozisht se sapo të jetë maxhorancë në Parlament, ajo do të miratoj legjislacion hetimor për të gjithë ata prokuror dhe gjyqtarë që kanë marrë vendime politike kundër qytetarëve.
Qytetarët e burgosur të Kukësit dhe familjet e tyre janë vënë nën kërcënimin dhe shantazhin ekonomik.
Burgosja e tyre ka qëllim lënien pa bukë të fëmijve të tyre. Vetëm ashtu nënshtrohet një nënë dhe një baba.
Opozita duhet të shpalosë një aksion solidariteti social duke ndihmuar financiarisht familjet e të gjithë të burgosurve politik dhe atyre që mund të përndiqen për shkak të protestës me ndërgjegje të tyre.
Askush sot nuk mund të fshehë apo injorojë dot, as realitetin dhe as përgjegjësinë e vet.
As individi dhe as grupimi !

Ana e errët e Jack London

Jack London in the study at his ranch in Glen Ellen, Calif.

Shtetet e Bashkuara kanë aftësinë e pabesueshme që t’i marrin elementët e tyre më radikalë e më të patrajtueshëm dhe t’i transformojnë në eunukë të butë. Procesi nis menjëherë pas vdekjes së tij. Mark Twain kujtohet gjithmonë si një tip me batutën e mprehtë në udhëtim të përjetshëm në perëndim në lumin Mississippi, ndërsa askush nuk lexon dhe kujton polemikat e tij të shkruara lidhur me natyrën e dhunshme të perandorisë amerikane. Martin Luther King kujtohet për vizionin e tij poetik të fëmijëve që qëndrojnë dorë për dore në një kodrinë të Alabama, por pak kujtojnë se tha edhe se qeveria amerikane ishte “furnizuesi më i madh i dhunës në botën e sotme”.
Por më e madhja e tredhjeve historike përfaqësohet ndoshta nga Jack London. London është socialisti revolucionar më i lexuar në të gjithë historinë e Amerikës, propagandonte përmbysjen e dhunshme të shtetit dhe vrasjen e liderëve politikë. Dhe sot kujtohet pse ka shkruar një histori të bukur për një qen. Është njëlloj sikur Panterat e Zeza të kujtoheshin pas një shekulli pse ka arritur një tis rozë bishtalecave të tyre.
Nëse qeni i shpikur prej tij e shkelmon përjetësisht në pafundësi Jack London nga kujtesa jonë historike, ajo që humbasim është një prej figurave më intriguese dhe më të çuditshme të historisë amerikane, një figurë njëherazi eksituese dhe përçmuese. Gjatë 40 viteve të jetës së tij që djali “bastard” i një spiritualisti me tendenca vetëvrasëse që jetonte në një bidonvil, një fëmijë punëtor, një pirat, një lypës, një socialist revolucionar, një racist që pëlqente genocidin, një kërkues ari, një korrespondent lufte, një milioner, një i depresuar me mani vetëvrasëse dhe, për disa kohë, shkrimtari më popullor i Amerikës. Tek “Wolf: The Lives of Jack London”, biografi i fundit i tij, James L. Haley, e quan London “figurën më të pakuptuar të kanunit letrar amerikan”, ndoshta sepse në fund të fundit është e pamundur ta kuptosh.
London për pak nuk vdiq i vetëvrarë më parë akoma se të lindte. E ëma e tij, Flora Chaney, ishte një banale histerike e mbushur plot me urrejtje, që kur zihej me dikë reagonte duke ulëritur sa që dukej se do t’i binte ndonjë infarkt dhe më pas plandosej përdhe. Ishte lindur dhe ishte rritu në një shtëpi të madhe me 17 dhoma, por kur arriti në adoleshencë u largua nga shtëpia dhe shkoi për t’ju bashkuar një sekti fetar që besonte se kishte aftësinë për të hyrë në komunikim me të vdekurit. Pati një histori me liderin e sektit, William Henry Chaney, që kur ajo mbeti shtatzënë e rrahu dhe e urdhëroi që të abortonte. Ajo mori një dozë të madhe laudanumi dhe e qëlloi në kokë me një pistoletë, e cila – fatmirësisht – ishte me defekt. Kur shtypi përhapi lajmin, një turmë kërcënoi ta varte Chaney, ndërsa ajo u zhduk përgjithmonë nga California.

Kur në vitin 1876 lindi Jack në një bidonvil të San Francisco, Flora e quajti “shenja ime e turpit” dhe nuk deshi të bënte aspak me të. Ja dha një dade (dhe skllave të liruar) të quajtur Virginia Prentiss. Virginia lejoi që Jack London ta kalonte pjesën më të madhe të fëmijërisë së vet duke shkuar e duke ardhur nga shtëpia e saj. E quante “zezaku im i bardhë” dhe “bohçe pambuku”, kurse ai i thërriste “mami”, edhe pse ajo i thoshte gjithmonë se pse nuk e donte.
“Isha poshtë në bodrumet e shoqërisë, poshtë në thellësitë nëntokësore të mjerimit, për të cilin nuk është as e bukur, as e përshtatshme të flasësh”, shkroi ai vite më pas. Menjëherë pas kreu shkollën fillore u dërgua të punojë në një fabrikë konservash ushqimore, duke mbushur kavanoza me uthull nga mëngjesi në mbrëmje, të gjitha ditët, për një grusht qindarkash. E jetoi pjesën tjetër të jetës së tij me terrorin e një bote krejtësisht të mekanizuar, në të cilën qeniet njerëzore janë shërbëtorë të Makinës. Narrative e tij përshkohet nga uturima e makinës që nxit qeniet njerëzore t’u shërbejnë dëshirave të saj.
Nuk e njohu furçën e dhëmbëve deri në 19 vjeç dhe në këtë pikë dhëmbët tashmë i qenë prishur. London u rrit gjatë depresionit të parë amerikan, duke kaluar nga një punë e padurueshme tek tjetra. Punonte me lopatë në qymyr derisa trupi nuk i paralizohej nga ngërçet. Kërkoi që të vritej një herë të parë me mbytje, por u shpëtua nga një peshkatar. Nisi të vërejë legjionet e njerëzve pa dhëmbë e pa shtëpi që sorollateshin nëpër rrugë, të copëtuar nga puna brutale dhe të braktisur tek vdekja në moshën 40 apo 50 vjeçare. Fillimisht reagimi i tij qe një individualizëm i ftohtë niçean: do ta gjente një rrugëdalje, këmbëngulte, me forcat dhe me kurajën vetjake të tij.
Por në dëshpërimin e Depresionit, në Amerikë po shfaqeshin ide të reja. London thoshte se këto ide ju futën në kokë “me goditje” kundër vullnetit të tij: “Asnjë shpjegim i ndritshëm i logjikës dhe i pashmangshmërisë së socializmit nuk ka arritur të më influencojë në mënyrë kaq të thellë e bindëse si ditën që kam parë për herë të parë muret e Varrezës Sociale të ngritur rreth meje, kur kam dëgjuar se po rrëshqisja poshtë e më poshtë, deri në shkatërrimin që qëndron në fund”.
Kur në vitin 1894 vagabondët organizuan një marshim në të gjithë Amerikën për të kërkuar punë, London marshoi bashkë me ta dhe u arrestua në Niagara Falls për “vagabondazh”. Kur kërkoi avokat, policia i qeshi në fytyrë. Kur kërkoi të shpallej i pafajshëm, gjykatësi i tha që “të mbyllte gojën”. U vu në pranga dhe u burgos për 1 muaj. London e kishte ditur gjithmonë se sistemi ekonomik ishte i manipuluar kundër tij, por tani e kuptoi se edhe ligji ishte manipuluar.
Kur në 1894, në moshën 18 vjeçare, u lirua, nisi të organizojë mitingje pasionante nëpër cepat e rrugëve dhe shumë shpejt përfundoi në faqet e para e gazetave të San Françiskos si i “riu socialist” që nxiste punëtorët të rebeloheshin dhe ta hiqnin vendin nga duart e baronëve.
Dikush i ofroi mundësinë që të frekuentonte një shkollë private të nivelit të lartë dhe për një çast u duk e mundshme një rrugëdalje. Por shpejt ju desh që të largohej, pas protestave të prindërve të disa nxënësve, që ankoheshin për influencën dukshëm shkatërruese që kishte ndaj fëmijëve të tyre. U regjistrua në një shkollë tjetër, por u përjashtua pse kish kompletuar kurrikulumin prej 2 vitesh në 4 muaj, duke lënë prapa, në mënyrë flagrante, fëmijë të tjerë të bardhë. London ndjehej i poshtëruar dhe i zemëruar. Menjëherë më pas u nis drejt Arktikut kanadez, në të cilin thuhej se kishte flori. Pa kërkuesit e floririt të grupit të tij të vdisnin nga mbytja, i ftohëti dhe skorbuti. Në moshën 22 vjeçare u betua se, po të mbijetonte, do të bëhej shkrimtar, me çdo kusht.
Veprat e para të tij – si “Ujku i detërave” (1904), një roman që flet për një të mbijetuar të shpëtuar nga kapiteni i një anijeje, që më pas të skllavërohej dhe të torturohej në mënyrë gjithnjë e më maniakale dhe homoerotike prej tij – injektuan në letërsinë amerikanë një stil zhargoni të vrazhdë e të ashpër që dukej se donte të bënte copa copa Edith Wharton e më pas t’ua hidhte ujqërve. Ishte një stil joharmonik dhe brutal, si makinat me të cilat London kishte pasur të bënte, i ashpër si trojet e betejave të tij. Lexuesit qenë befasuar nga mizoria, nga rreptësia dhe nga energjia e ndodhur në shkrimet e tij. I griste manierizmat dhe i zëvendësonte me manitë e tij: personazhet e tij qenë të dhunshëm, arrogantë dhe realë.

Duke lexuar sot veprat e tij shikohet sesi fara letrare e tij është përhapur në të gjithë shekullin amerikan, është e dukshme në veprat e shkrimtarëve më të rëndësishëm amerikane dhe të vendeve të tjera. Ernest Hemingway dhe John Steinbeck ju bashkangjitën vrazhdësisë së tij, duke e imituar. Beat Generation e ndoqi në rrugën e një stili xhazi dhe të improvizuar. George Orwell e ndoqi midis vagabondëve dhe qe distopia londoniane “Thundra e hekur” që ka frymëzuar “1984”. Të gjithë, nga Upton Sinclair tek Philip Roth, theksojnë se janë influencuar prej tij. Por gjurmët e London gjenden edhe tjetërkund. Mjafton të shikosh figurën e tij joshëse dhe imponuese që të sheh, xhupin prej lëkure dhe sheh Marlon Brando dhe James Dean dekada përpara se të vinte momenti i tyre.
Dora dorës që London u bë më i pasur, idetë e tij politike u bënë më radikale. Shpejt arriti që të apelojë vrasjen e liderëve politikë ruse dhe të thotë se socializmi pashmangshmërisht do të zbarkonte në Amerikë. Theksonte gjithmonë se ishte një lloj Robin Hood, edhe pse në shtëpi mbante një batalion të vogël shërbëtorësh që i vinte në shërbim të vagabondëve dhe të sindikalistëve mysafirë në rezidencën e tij.
Por ka një plagë të mahisur që përshkon konceptimet e tij politike dhe që është e vështirë të injorohet. “Para së gjithash, unë jam një mashkull i bardhë dhe vetëm më pas socialist”, thoshte plot bindje. Socializmi i tij ndiqte një politikë aparteidi të ngushtë: ishte i rezervuar ndaj grupit të tij pigmentor. Të gjithë grupet e tjera etnike, theksonte ai, do të duhet të nënshtrohen… ose shfarosen. “Historia e qytetërimit është historia e një ecejakeje; e një ecejakeje me shpatë në dorë, gjeneratash të forta, për të “pastruar” rrugën dhe krasitur të dobëtit dhe më pak të papërshtatshmit”. Kjo ishte një e mirë, pasi “ata janë të paaftë që të mbështesin përqëndrimin dhe përpjekjen e gjatë që janë tipari karakteristik i racave të përshtatura më mirë që të jetojnë në këtë botë”.
Po ata që “nuk janë më mirë të përshtatur për të jetuar në këtë botë”? Në tregimin e tij të vitit 1910, të titulluar “The Uparalleled Invasion”, Shtetet e Bashkuara – me miratimin e qartë të autorit – shpërthen një luftë biologjike kundër Kinës dhe shfaros popullsinë e saj. Pastaj e pushton dhe e vë nën zotërim. Është, thotë historia, “zgjidhja e vetme e mundshme e problemit kinez”. Haley, në një biografi që për shumë aspekte është solide, është kompetente, është tmerrësisht e matur kur flet për racizmin e London, për të cilin, kështu thuhet, racat duhet të mbaheshin të ndara. Nuk është kështu. Mendimi i shpeshtë i tij ishte se të bardhët duhej t’i vrisnin të gjithë të tjerët.
Si arriti të katandisej në këtë pikë? Nëna e tij ishte një raciste psikotike. E mbërthyer nga paniku prej humbjes së statusit të saj, e gjente përjetësisht poshtëruese të jetuarin përkrah zezakëve. Edhe London duket se e ndjente impulsin e fortë e identifikimit me njerëzit e “ngecur në abis”. Edhe ai e gjente poshtëruese dhe për këtë kishte nevojë për një klasë me Untermenschen (njerëz inferiorë, shënimi im) akoma më poshtë. Por në origjinën e tij ishte edhe Virginia Prentiss, që praktikisht e rriti. Nuk mendonte për të kur i krahasonte zezakët me majmunët? Nganjëherë, për një çast të trazuar, njeriu që arrin të jetë kaq elokuent në dhembshurinë e tij ndaj një grupi viktimash të pafajshme duket se kupton faktin se po thotë diçka të poshtër për të tjerët. Në një moment, London thotë se forca e socializmit është në aftësinë e tij për të “shkuar përtej paragjykimeve raciale”; por pastaj këto paragjykime kthehen, bile me të njëjtën mizori të mëpasme. Gjatë vizitës në Ishujt Havai shfaqet i preokupuar për kulturën autoktone, por më pas do që Shtetet Bashkuara njëlloj t’i pushtojnë.
Dehjet thuajse konstante me uiski i bëjnë mendimet e tij akoma më pak koherente dhe logjike. Çdo ditë ishte sikur po kërkonte të përfundonte tentativën e vrasjes të së ëmës. Shkroi: “Isha aq i obsesionuar nga dëshira për të vdekur sa që kisha frikë se mos e kryeja aktin gjatë gjumit dhe u detyrova që t’ia dorëzoja revolen time dikujt tjetër me detyrën që ta vinte në një vend ku dora e nënvetëdijes time të mos arrinte ta gjente”. Largonte depresioni e thellë e të errët të tij me dehjen, punën (shkruante 1000 fjalë në ditë çdo ditë) dhe socializmin. Kjo ishte kauza transhendentale e tij. Tregonte se shkonte në takimet politike pre e dëshpërimit, “për t’u kthyer më pas në shtëpi i rigjallëruar, i lumtur dhe i kënaqur”.

Ishte i kënaqur që shkruante vepra relaksimi, por nuk i konsideronte objektivin drejtues të tij. London do të mrekullohej po të zbulonte se sot kujtohet, pothuajse vetëm, për “Kushtrimin e të parëve” (1903), një roman që flet për një qen objekt kujdesi i të gjithë shtëpisë që rrëmbehet dhe detyrohet të shërbejë si qen slite në Alaskë dhe që në fund arratiset dhe shkon të jetojë me ujqërit. Si pothuajse të gjithë heronjtë e London, qeni është i shtrënguar të jetojë në një mjedis të vështirë e të urryer, i detyruar që të luftojë për të mos ngordhur. Historia përmban një mesazh proto – ambientalist: nuk mund t’i shpëtosh natyrës që, për sa dukemi të civilizuar, herët a vonë do të na thërrasë të gjithëve. Por e shkruara e tij, pas një lulëzimi të shpejtë fillestar të përbërë nga realizmi i ashpër, erdhi duke u përkeqësuar barabar me veshkat e tij. Sa më shumë qëndronte larg nga realitet brutal, aq më shumë stili i tij zbehej dhe bëhej një stil manierist: pikërisht atë stil që ai do të donte ta shpartallonte me grushte.
Pikërish në kohën kur “Kushtrimi i të parëve” po bëhej një bestseller i letërsisë amerikane, editorialistët fillonin të pyesnin nëse London ishte rrasur në burg apo ishte syrgjynosur prej ideve të tij socialiste. Në moshën 40 vjeçare kishte mbaruar. Merrte morfinë për të qetësuar dhimbjet e mëlçisë dhe veshkat që i digjnin nga pija. Teksa vetëvritej më uiski, rritej tek London zemërata se Shtetet e Bashkuara nuk po bëheshin ajo republikë socialiste që ai kishte profetizuar. “Nganjëherë arrij të urrej masat, të tallem me këto ëndrra reforme”, i shkroi një shoku. U dorëhoq nga Partia Socialiste duke thënë se ishte tejet e moderuar e reformiste dhe se do të duhej të ndërmerrte një veprim të drejtpërdrejtë; por vetë ai nuk ndërmori as edhe një. I përzënë nga kauza e tij e shpëtimit, vdiq një vit më vonë. Shërbëtori e tij e gjeti duke dhënë shpirt, përkrah tij një copë letër me llogaritjen e sasisë së nevojshme të morfinës për ta vrarë. Pas 40 vjetësh, plumbi i Flora Chaney kishte qëlluar në shenjë.
Tani, a nuk meriton kjo histori që të kujtohet, si diçka më shumë se historia e një qeni vetmitar?
(Johann Hari për Slate)

Frikë nga Irani, princi i Arabisë Saudite takohet me lobin izraelit

Si pjesë e turit të tij në Shtetet e Bashkuara, princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, mbajti takime në Nju Jork me di rabinë: presidentin e Unionit të Reformimit të Juadizmit, Richard Jacobs, dhe kreun e Sinangogës Judaike të Konservatorëve, Stephen Ëernicke. Frika nga Irani, e ka shtyrë Arabinë Saudite të kërkojë aleancë me Izraelin. “Takimi nxorri në pah lidhjen e përbashkët ndërmjet të gjithë njerëzve, vecanërisht njerëzve fetarë, duke theksuar vecanërisht rëndësinë e tolerancës, bashkëjetesës dhe punës së përbashkët në interes të një të ardhme më të mirë të racës njerëzore”, deklaroi ambasada e Arabisë Saudite në Shtetet e Bashkuara.
Ky nuk është rasti i parëkur zyrtarë të lartë të Arabisë Saudite hyjnë në negociata me rabinët, por këtë radhë, pranci saudit kishte një argument shumë të fortë: kërcënimi iranian. Ndryshe nga paraardhësit e tij, princi Mohammed bin Salman, luan me kartat e hapura në tavolinë dhe nuk e fsheh aspak dëshirën për të pasur një aleancë të fortrë me Izraelin. Në një intervistë për “The Atlantic”, ai ka deklaruar se populli çifut kanë të drejtën të kenë shtetin e tyre.
Aleanca me Izraelin, që mbështet fuqishëm administratën anti-irianine të presidentit Trump, dikstohet kryesisht nga realpolitika. Pas dobësimit të vendeve arabe nga Pranvera Arabe dhe pas modernizimit ushtarak dhe ekonomik të Izraelit, që tashmë posedon edhe armë bërthamore, Tel Avivi është kthyer në të vetmen forcë të aftë për të shtypur Teheranin. Irani, sipas strategëve sauditë, është kërcënimi kryesor ndaj ekzistencës së mbretërisë sunite. Kur flitet për kërcënimin iranian, sauditët nuk kanë ndërmend vetëm programin bërthamor, por edhe mbështetjen e luftrave kundër aleatëve të Arabisë Saudite si Lebanoni, Jemeni, Siria e Bahreini.
Takimi i princit saudit me liderët e diasporës cifute në Shtetet e Bashkuara, duke mbështetur edhe vazhdimin e ndërtimit të vendbanimeve izraelite si dhe një sërë momentesh të tjera anti-palestineze, është iniciativa e parë dhe më e rëndësishme e vetë princit në këtë kuadër. Ai ka ndërmend të mbledhë një aleancë të fortë nati-iraniane të përbërë nga vende të afta dhe të gatshme për ta shtypur Iranin. Ka disa vende të gatshme për t’iu bashkuar kësaj aleance dhe Izraeli është një prej tyre.

1.3 ton drogë nga Shqipëria sekuestrohen në Itali, kush është 18 vjeçari shqiptar i arrestuar

Një sasi prej 1350 kg lëndë narkotike marijuanë është sekuestruar në Itali ndërsa ka rënë në pranga një 18 vjeçar shqiptar. Mediat italiane shkruajnë se droga është future nga Shqipëria në Itali. Sipas mediave të vendit fqinj, droga e futur në 75 thasë është gjetur në banesën e 18 vjeçarit shqiptar.
Mediat shkruajnë se, policia italiane e provincës së Romës ka sekuestruar në një vilë në lagjen periferike romane Torre Jakova rreth 1350 kg marijuanë si dhe ka vënë në pranga një shqiptar 18 vjecarë që jetonte në këtë banesë.
18 vjeçari shqitpar i pa skeduar më parë nga policia italiane ishtë nën mbikqyrje prej disa ditësh si person i dyshimtë i lidhur më trafikun e lëndëve narkotike. Pas kontrollit në vilë policia italiane ka sekuestruar 75 thasë me marijuanë me peshë totale 1350 kg.
Thasët me drogë ishin të konfeksionuar me celofan e dyshohet se kishin si destinacion tregjet ilegale të shitjes së drogës në territorin e provincës së Romës. 18 vjeçari është arrestuar me akuzën e trafikut të drogës e ndodhet në burgun Regina Coeli të Romës.
Autoritetet italiane ka nisur një proces hetoimor për gjetjen e bashkëpunëtorëve të 18 vjeçarit shqiptar.

Plani i Sorosit për të rrënuar Eurozonën

Është mbresëlënës fakti që euro dhe eurozona kanë arritur të mbijetojnë deri tani. Greqia mund t’i kishte vënë shkelmin projektit të euros që në vitin 2010, por kjo u shmang përmes masave të jashtëzakonshme të ndërmarra nga qeveritë europiane dhe Banka Qendrore Europiane. Tani këto veprime po i kthehen mbrapsht vendeve si Gjermania që rrezikojnë të kthehen në “bamirës” të shteteve europiane të zhytura në borxhe si Italia dhe Spanja. Kjo është një nga arsyet madhore përse partitë anti-Bruksel që kanë triumfuar në zgjedhjet italiane si Lëvizja me Pesë Yje dhe Lega e Veriut, papritur i kanë lënë mënjanë fjalimet për largimin e Italisë nga Eurozona. Ata janë duke pritur Macronin dhe Merkelin, bashkë me arkitekturën e tyre të re të BE-së që t’i nxjerin nga borxhet në kurriz të taksapaguesve gjermanë. Kjo është një bombë me sahat që po bërtet sot më shumë se kurrë.
10 vite pas rënies më të madhe financiare të historisë së financës, të shkaktuar nga flluska imobilare e Shteteve të Bashkiara në vitin 2007, Euro dhe bankat qendrore të 12 vendeve anëtare ndodhen në një udhëkryq të rrezikshëm. Është e qartë nga fjalimi i fundit në parlamentin gjerman të kancelares Merkel, se ajo ka ndërmend të bindë Gjermaninë të pranojë atë që ajo dhe Macron e kanë quajtur “union i transferimit”. Me fjalë të thjeshta kjo do të thotë se vendet me surplus buxhetor si Gjermania dhe Europa veriore, përfshirë edhe Holandën, do të transferojnë qindra miliarda euro për të zbutur deficitin e vendeve si Italia, Spanja dhe Europa jugore. Fituesi kryesor në këtë rast do të ishin bankat e rrezikuara të Francës dhe ato të eurozonës së jugut. Nuk është e habitshme përse Merkel, një aleate e ngushtë e ish bankierit Macron, nuk po tregohet plotësisht e bindur për këtë projekt, për shkak të rreziqeve që mbart me vete.

Gracka me emrin “Target 2”
Në vitin 2011, në prag krizës së bonove të manipuluara të Greqisë që futi në panik tregjet e eurozonës, Banka Qendrore Europiane miratoi një paketë shpëtimi tepër të debatuar të quajtur “Target 2”. Pa hyrë në detajet të ndërlikuara për mënyrën si funksionin paketa, mund të themi se lejon bankat qendrore të vendeve në krizë si Italia dhe Spanja të lëshojnë bono thesari të cilat në fakt mbulohen nga bankat e fuqishme qendrore të vendeve europiane, kryesisht Bundesbank i Gjermanisë. Që nga viti 2011 dhe kriza e Greqisë, balancat e Target 2 janë rritur në mënyrë të jashtëzakonshme dhe sot vlerësohet që vetëm në Bundesbank kanë arritur në 914 miliardë euro. Është një e treta e GDP-së së Gjermanisë.
Në vitin 2011 ekonomisti i respektuar gjerman dhe atëherë kreu i IFO Institute të Mynihut, Hans-Werner Sinn, e qyjti përdorim e Target 2 si një paketë shpëtimi tinëzare të Bankës Qendrore Europiane. Ai ishte i pari që paralajmëroi se sistemi i Target 2 është praktikisht si të ofrosh para për të shpëtuar një vend në vështirësi financiare. Në atë kohë shuma e parave ishte vetëm një pjesë e vogël e shumës së ditëve të sotme. Sot kjo shumë parash ushtron një presion të jashtëzakonshëm në vendet kursimtare të BE-së, veçanërisht në Gjermani.

Këtu del në pah plani i Xhprxh Sorosit për t’i shtyrë vendet e eurozonës që të lëshojnë bono thesari të përbashkëta. Me këto bono thesari, borxhi publik i vendeve të eurozonës do të futej në të njëjtin pellg të madh të vendeve anëtare të BE-së dhe do të shndërrohej në “Eurobonde” për të cilët të gjithë mbajnë përgjegjësi të njëjtë. De fakto, kjo do të thotë se taksapaguesit gjermanë dhe ata të vendeve të europës veriore do të mbajnë në kurriz vendet borxhli si Italia, Portugalia dhe Greqia.
Kjo është edhe arsyeja përse “euroskeptikët” e Italisë tani nuk duan më të largohen nga eurozona dhe i kanë harruar premtimet për referendumin e shkëputjes së vendet nga BE-ja. Italia do të kishte përfitime të jashtëzakonshme nga reforma e Unionit të Transferimit. Spekulatorët e tregjeve si Sorosi do të ndihen si fëmijë në parkun e lojërave, ndërsa gjermanët, holandezët dhe të tjerët do të paguajnë faturat.

Paloka: Mafia Rama ka kapur edhe SHIK-un

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pas emërimeve dhe shkarkimeve të punonjësve të SHISH nga kryeministri Rama. Në një dalje për mediat, Paloka tha se, mafia Rama ka kapur edhe SHIK-un.Paloka tha se kryetari Helidon Bendo, ka ndikuar që anëtarët e Komisionit Hetimor të mos pajisen me çertifikatë sigurie. “Shprehet personi që ka kthyer përgjigje që nuk mund të jepet çertifikata e nivelit tepër sekret në një kohë kaq të shkurtër. Në fakt ne nuk kemi kërkuar këtë çertifikatë, kemi kërkuar një çertifikatë që është dhënë gjithnjë, çertifikata e përkoheshme për rastet kur është kërkuar dhe është për këtë raste që jepet me urgjencë. Rezulton që për herë të parë kreu në detyrë i SHISH ka ndërhyrë direkt vetë për të kthyer këtë përgjigje”, tha Paloka.
Paloka tha se Bendo ka hequr nga Shërbimi Informativ Shtetëror të gjithë ata agjent që kanë raportuar drogën dhe i ka zëvendësuar me bashkëpuntorë të sigurimit.
“Janë ndërruar të gjithë drejtuesit e kupolës së mëparshme dhe që jo rastësisht janë ata drejtues të SHISH që kanë hartuar të gjithë raportet që lidheshin me trafikun e drogës në Shqipëri dhe kryesisht me emrat e drejtuesve të policisë të implikuar në këtë trafik droge, duket se arrijmë në konkluzionin se Rama ia arriti ta marrë SHISH në duart e tij”, u shpreh Paloka.

Emërimet dhe shkarkimet nga Rama në SHISH
Në kulmin e lulëzimit të kanabisit, nga mesi i vitit 2016, në tryezën e Edi Ramës nisën të bëhen më të shpeshta informacionet për implikimin e policëve në biznesin e drogës.
Gjithsej 59 raporte me informacione për 127 policë të survejuar nga agjentët e SHISH, rrodhën në media pak muaj më parë.
Në këto dokumenta u përmendën për herë të parë Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergj Kohila, policët e dosjes Tahiri, që konsiderohen hallkat kyçe në zinxhirin që lidh kampionët e qeverisë me nënkampionët e kanabisit.
Prokuroria e Krimeve të Rënda i përdori atëherë disa sinjale të SHISH si pikënisje për dosjet hetimore. Qeveria heshti.
Me Visho Ajazi Likën, kryeministri u nda me një shtrëngim duarsh, një dekoratë dhe me propozimin si ambasador në NATO. Me bashkëpuntorët e Visho Ajazit, bashkëhartues të raporteve të kanabisit, pati vetëm ndëshkime.
Pa kaluar 2 muaj nga largimi i Visho Ajazit, zëvëndësi i tij, Helidon Bendo largoi nga detyra të gjithë drejtuesit e mëparshëm. Spastrimi në SHISH gjatë kësaj kohe është rrënjësor dhe stafi i vjetër drejtues është lëvizur.
Lapsi.al ka siguruar një listë me emrat e drejtuesve të SHISH që u zbritën në detyrë me urdhër të drejtuesit aktual, Helidon Bendo. Vlen të thuhet se një pjesë e të shkarkuarve kanë marrë vlerësime nga partnerët e huaj, në veçanti nga SHBA, ndërsa të gjithë janë bashkëhartues të raporteve të zbulimit të policëve të implikuar në trafik droge.
Janë zbritur në detyrë Drejtori i Zbulimit, Drejtori i Kundërzbulimit, Drejtori i Bërthamës së Brendshme dhe të Jashtme të Shërbimit, Drejtori i Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar, Drejtori i Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, Drejtori i Arshivës Sekrete, Drejtori i Personelit, dhe Drejtorët e të gjithë qarqeve.

Lista me emrat e shkarkuar nga detyra
ish Drejtori i Zbulimit, Ferdinand Marku
ish Drejtori i Kundërzbulimit, Kujtim Prifti
ish Drejtori kundër Krimit të Organizuar, Robert Tuci
ish Drejtori i Arshivës Sekrete, Nestor Babameto
ish Drejtori i Sigurisë së Personelit, Astrit Qinani
ish drejtori i Tiranës, Nevzat Shehu dhe dy ish nëndrejtorët
ish Drejtori i Durrësit, Tonin Prendi
ish Drejtori i Dibrës, Bardhok Gega
ish Drejtori i Krimit Ekonomik dhe Antikorrupsionit, Hazbi Brahja
Lapsi.al mësoi se mes emrave që i kanë zëvëndësuar të larguarit nga detyra ka ish-inspektorë, për disa prej të cilëve ka pasur masa disiplinore, ndërsa pjesa më e madhe të emëruarve janë ish punonjës të sigurimit të shtetit.
Lista me drejtuesit e rinj të emëruar në detyrë
Mevlut Matraku, drejtor i Performancës
(krijohet drejtori e re)
Refail Milo, Drejtor i Administratës- (krijohet drejtori e re)
Qerim Dede, Drejtor i Sigurisë në Aparatin Qëndror
Gëzim Bime, drejtor në KKE në Aparatin Qëndror
Agim Karalliu, Drejtor i SHISH në Tiranë
Ilir Tafa, Drejtor i SHISH, Durrës
Eltjon Nikolla, Drejtor i SHISH në Fier
V.E drejtor i SHISH në Elbasan
R.S, Drejtor i SHISH, Sarandë
Astrit Alija Drejtor i SHISH, Dibër
Ismail Salliu Drejtor i SHISH, Vlorë,
Xhevdet Zeqo, Drejtor i SHISH, Gjirokastër,
Julian Marku Drejtor i KKON në AQ

Vlen të thuhet se vetë Bendo ka një bashkëpunim të gjatë me ish drejtuesit e shkarkuar, pasi ka qenë zëvëndës i Visho Ajazi Likës. Për momentin, Helidon Bendo, mbetet drejtuesi i komanduar i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe ende nuk është dekretuar nga Presidenti Ilir Meta.
Meta tregon pse nuk e bind Helidon Bendo si drejtues i SHISH
Raportet që hartoi SHISH kanë qenë temë diskutimi në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë. Bujar Nishani ka pranuar se veç Edi Ramës, me të dhënat ishte njohur ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Ishte koha kur akuzat ndaj Edi Ramës për lidhje me krimin dhe drogën u përshkallëzuan me çadrën e protestës para kryeministrisë. Ishte koha kur Rama dhe Tahiri i gruponin në “frontin e së keqes”, ata që denonconin kanabisin.
Raportet e Shërbimit Informativ Shtetëror sinjalizonin se situata kishte dalë jashtë kontrollit në policinë e shtetit.
Ato ishin dëshmi tronditëse se deri ku shkoi implikimi i policisë në biznesin e kanabisit.
Një skandal të këtyre përmasave, qeveria nuk mund t’ia lejonte vetes para zgjedhjeve. Të dhënat u mbajtën të fshehta deri kur Antimafia Italiane arrestoi Habilajt, solli përgjimet në Tiranë dhe skandali shpërtheu fort në opinionin publik.
Prapaskena/ Pse e shiti Rama Tahirin? (Dosja e plotë e ngjarjes 11 artikuj)
Po bëhen 5 muaj që kur italianët sollën në Shqipëri materialet e dosjes Tahiri. Janë dashur pak muaj që gjithçka të ndryshojë në prokurori dhe në SHISH, jo thjesht në emrat e drejtuesit, por edhe në nivelet e tjera të institucioneve.

Haradinaj: Falenderojmë ata që ndërtuan “Rrugën e Kombit”, tarifat e vendosura nga Rama, shumë të larta

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka cilësuar të lartë taksën e vendosur nga Edi Rama për rrugën e Kombit.
Në një intervistë për ‘Të paekspozuarit’, Haradinaj tha st shqiptarët paguajnë më shumë taksa se vendet e tjera.
‘Falenderoj ata që ndërtuan Rrugën e Kombit. Për tarifat vlerësimi im është që janë shumë të larta. Për banorët atje janë shumë të larta, sepse janë zona të varfra.
Mendoj se është shumë 25 euro për një kamion mallrash. Ne më herët kritikuam njëri-tjetrin pse nuk bëmë një union. Ndërsa tani ne taksojmë kamionët me 25 euor, të cilëve ju shkon 75 euro pagesa brenda për brenda Shqipërisë. Pra më lirë ju bie shqiptarëve të shkojnë në Selanik se në Durrës’, u shpreh Haradinaj.