24.5 C
Tirana
E hënë, 16 Qershor, 2025

Presidenti reagon për taksën në “Rrugën e Kombit”: Qytetarët kanë të drejtë, qeveria duhet të rrisë transparencën

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar për herë të parë në lidhje me taksën në “Rrugën e Kombit” dhe protestën e qytetarëve kuksianë. Meta u shpreh se si qeveria ashtu edhe opozita duhet të gjejnë gjuhën e dialogut të përbashkët mes tyre.
“Jam përpjekur të jap mesazhet e duhura, ne nuk e kemi luksin që të gabojmë për shkak të të shkuarës që vendi ka pasur. Është e domosdoshme që çdo vendim që ka të bëjë me qeverisjen të jetë i mirëmenduar. Shpresoj në një reflektim të përgjithshëm dhe në vendosjen e një dialogu, i cili ndihmon përmirësimin e mirëqeverisjes së vendit”, u shpreh Meta.
I pyetur nëse tarifa në Rrugën e Kombit është e lartë, presidenti u shpreh: Opozita ka të gjitha hapësirat që të shfrytëzojë mundësitë e saj për të rritur kontrollin parlamentar, ashtu si edhe mazhoranca duhet të jetë më e interesuar për një dialog me qytetarët dhe grupet e interesit, në mënyrë që të evitohen tensionet e panevojshme, të cila nuk i shërbejnë as vendit, dhe as demokracisë.
Për mosbindjen civile, duke përfshirë mospagimin e taksave, Meta u shpreh: Ky vend qëndron në bazë të taksapaguesve, qeveria dhe opozita duhet që të rris transparencën.

Më herët Meta kërkoi një fuqizim të shoqërisë civile, në një kohë që sipas tij “jetojmë në një klimë të papranueshme konfliktualiteti dhe përjashtimi”. Ai foli në aktivitetin e themelimit të “Aleancës Kombëtare të Studentëve Senator”.
“Për fat të keq dhe këto kohë jetojmë në një klimë të papranueshme konfliktualiteti dhe përjashtimi, arbitrariteti dhe arrogance prandaj besoj se e gjithë shoqëria jonë ka nevojë për një fuqizim të shoqërisë civile, të mendimit të pavarur përtej ideve, ideologjive dhe interesave për pushtet të forcave politike. Vendi ynë ka nevojë për institucione të tilla të besueshme, të qëndrueshme dhe të respektueshme nga të gjithë”, tha Meta.
Ai dha dhe një porosi për të rinjtë që studiojnë jashtë vendit. “Të rinjtë mos ta shohin kthimin në Atdhe me skepticizëm se nuk i krijon mundësinë për tu integruar në tregun e punës, vendimmarrje dhe qeverisje. Kam besimin se themelimi i kësaj aleance është mesazh i duhur për rininë shqiptare. Ju duhet të jeni në krye të progresit dhe emancipimit shoqëror të vendit”, tha Meta.

Berisha denoncon me video: Kjo nuk ka ndodhur në Korenë e Veriut, por në Kukës në narkoshtetin e Ramës

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një video në faqene tij sociale, Facebook ku shihen lotët e një fëmije pasi policia i ka rrëmbyer babain në orën 3 të natës në Kukës.
“Kjo eshte fytyra e urrejtjes primitive ndaj Kukesit e Edvin Kristaq Kristaq Rames!
Lotet e kesaj familje qe i rrembyen bashkeshortin, babain, prindin, ne ora tre pas mesnate kapuçonet e zi, jane kushtrim, thirrje ne ndergjegjen e çdo shqiptari; nje minute e me pare ti shtypim koken kryehorit qe urdheron rrembimin e njerezve pas mesnate!
Ndiqeni videon! Kjo nuk ka ndodhur ne Korene e Veriut por ne narkoshtetin e Norieges!”, shkruan Berisha.

Kjo eshte fytyra e urrejtjes primitive ndaj Kukesit e Edvin Kristaq Kristaq Rames!Lotet e kesaj familje qe i rrembyen bashkeshortin, babain, prindin, ne ora tre pas mesnate kapuçonet e zi, jane kushtrim, thirrje ne ndergjegjen e çdo shqiptari; nje minute e me pare ti shtypim koken kryehorit qe urdheron rrembimin e njerezve pas mesnate! Ndiqeni videon! Kjo nuk ka ndodhur ne Korene e Veriut por ne narkoshtetin e Norieges! sb

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 6. April 2018

Thirrje qytetarëve të Tiranës: Bashkohemi nesër në protestë

Nisma “Thurje” i ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës të protestojnë nesër nga ora 12.00 kundër Ramës që e ka kthyer Shqipërinë në një bankë të një grushti njerëzish.
“Kryeministri Rama, mbas rrugës Durrës-Kukës ka vendosur të japë me konçesion edhe akset e tjera rrugore. Ky nuk është fillimi por vazhdimi i një serie konçesionesh të cilat i vendosin pasuritë, shërbimet dhe pronat publike në funksion të kompanive private duke u garantuar atyre edhe fitimin.
Kur qytetarët me të drejtë reagojnë, si në Kalimash, duke refuzuar këtë politikë ata përballen me gjuhën e arrogancës dhe dhunën policore.
KJO DUHET TË MARRË FUND!
Ditën e shtunë, në orën 12:00, takohemi të gjithë te Parku Rinia për të marshuar drejt Kryeministrisë e për ti dhënë një mesazh të fortë Kryeministrit se ne nuk jemi dakord. Se Shqipëria nuk i përket një grushti të pangopurish por të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Se zgjidhja nuk është dhuna, arrestimet dhe arroganca por dialogu, transparenca dhe qeverisja me qytetarët duke i pyetur e përfillur mendimet dhe hallet e tyre.
Nuk ka rëndësi nëse je i majtë, i djathtë apo pa bindje politike.
Nuk ka rëndësi nëse je nga Kukësi apo nga Saranda, nga Dibra apo nga Korça. TË GJITHË PAGUAJMË NJËSOJ! E nëse nuk bashkohemi, do të paguajmë edhe më shumë.
Nëse nuk reagojmë, Atdheun që na e lanë trashëgim të parët tanë, nuk do jua lëmë dot trashëgim fëmijëve por një grushti politikanësh e biznesmenësh pranë tyre.
KUSHDOQOFSH, bashkohu të shtunën në orën 12:00.
Jo për Partitë, jo për Kryetarët por për veten tënde, për familjen tënde, për Shqipërinë tonë!”, thuhet në reagimin e Nismës “Thurje”.

Pilulat për parandalimin e shtatëzanisë, së shpejti në treg edhe për meshkujt

Për dekada me radhë, pilulat për kontrollin e lindjeve janë përdorur vetëm nga gratë. Sipas një studimi të ri, një pilulë për kontrollin e lindjeve për meshkujt, që është e sigurt dhe efikase njëherësh, mund të jetë në horizont.
Rezultatet e studimit u prezantuan gjatë takimit vjetor të Shoqatës Endokrine, në Çikago. Shkencëtarët kanë zbuluar se pilula hormonale e propozuar, e quajtur undecanoate ose DMAU, ka ulur në mënyrë efikase nivelet e testosteronit dhe hormoneve të tjera përgjegjëse për prodhimin e spermës, pa shkaktuar asnjë efekt anësor.
“Qëllimi ynë dhe i çdokujt të përfshirë në këtë fushë, është të zhvillojmë një metodë për meshkujt që ka efekte anësore minimale, dhe graili i shenjtë do të jetë të zhvillojmë diçka që ka gjithashtu përfitime shëndetësore për meshkujt”, thotë dr. Stephanie Page, endokrinolog tek Shkolla Mjekësore e Universitetit të Uashingtonit.
Për gratë ka një sërë opsionesh për kontrollin e lindjeve, si pilulat hormonale, injektimet dhe pajisje që vendosen brenda mitrës.

5 burime të fibrave që duhet t’i konsumoni menjëherë

Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm tek gjithçka që ndodh në trup, duke filluar nga mbajtja nën kontroll e peshës, deri tek ulja e rrezikut për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, diabeti, madje edhe disa lloje kanceri. Ja cilat janë disa nga burimet më të mira të këtyre lëndëve ushqyese.
Bajamet
Kokërr për kokërr, bajamet janë një nga frutat e thata më të pasura me fibra, ku sigurojnë rreth 3 gramë për 28 gramë.
Fasulet
Fasule, fasule – ato nuk janë të mira vetëm për zemrën, por janë gjithashtu një nga ushqimet më të pasura me lëndë ushqyese. Fasulet janë ekonomike dhe të lehta për t’u gatuar. Plus, në 15 gramë fasule mund të merrni gjysmën e sasisë së rekomanduar çdo ditë për fibrat.

Manaferra
Frutat e pyllit në përgjithësi janë një burim i mirë i fibrave, megjithatë disa prej tyre kanë më shumë se të tjerët. Manaferrat, për shembull, janë ndër frutat më të pasura në fibra. Ato jo vetëm që përmbajnë shumë pak kalori, por janë të pasura edhe në shumë lëndë ushqyese. I shtoni ato në lëngje, kos, drithëra etj
Farat e lirit
Farat e lirit janë të pasura me acidet yndyrore omega 3, proteina dhe sigurisht, fibra. Farat e lirit dhe vaji i tyre janë të pasura në acide alfalinolenike (ALA), një acid yndyror omega-3, që është i rëndësishëm për sëmundjet e zemrës, sindromin e zorrës së irrituar, artritin dhe probleme të tjera shëndetësore.
Bollguri
Bollguri ka një formë kremoze dhe përmban 6 gramë fibra në vetëm 1/3 filxhan. E mendoni bollgurin si një sfungjer që ul nivelet e lipoideve dhe ju mban të ngopur.

Pse një fëmijë sjell vërdallë tërë familjen për të ngrënë një pjatë gjellë?

Si prindër, më shumë se çdo gjë tjetër, duam që fëmijët tanë të jenë të gëzuar dhe të shëndetshëm. Kur vjen puna tek marrëdhënia që kanë fëmijët tanë me ushqimin, e kemi të vështirë të kombinojmë lumturinë me ushqimin e shëndetshëm.
Ulur në një karrige të gjatë pranë tavolinës së rrumbullakët, ku të gjithë anëtarët ia kanë ngulur sytë, një fëmijë 5 vjeçar është duke “e larë” me lot pjatën e mbrëmjes, pasi nuk mund të çohet nga tavolina deri sa ta mbarojë të gjithë pjatën. Askush nuk përpiqet të kuptojë se pse fëmija nuk do ta ha pjatën me gjellë. Pse fëmija është kaq i mërzitur ndërkohë që nevoja për t’u ushqyer është kaq e natyrshme dhe do të duhet të konsumohet menjëherë prej individit. Fundja, mamaja e ka përgatitur me kaq kujdes dhe aroma është kaq e mirë, ç’të ketë kaq të vështirë për ta konsumuar? Pse një fëmijë 5 vjeçar sjell vërdallë një familje të tërë për të ngrënë një pjatë gjellë?
Të gjithë prindërit pa përjashtim, janë gjendur të paktën një herë, në situatë të vështirë me ushqyerjen e fëmijëve. Si prindër, më shumë se çdo gjë tjetër, duam që fëmijët tanë të jenë të gëzuar dhe të shëndetshëm. Kur vjen puna tek marrëdhënia që kanë fëmijët tanë me ushqimin, e kemi të vështirë të kombinojmë lumturinë me ushqimin e shëndetshëm. Dhe ju e keni vënë re sesa e vështirë është të shikosh një fëmijë me lot në sy në tavolinë, ndërsa është përpara një pjate me produkte jeshile (gjellën e shtëpisë ose perime të ziera) dhe që do të duhet t’i hajë sepse janë të shëndetshme. Nëse fëmija juaj është tashmë i lidhur me ushqime që përmbajnë sheqer të rafinuar ose ushqime të tjera të përpunuara, me siguri që do të jetë e vështirë ta shikosh të kënaqur përballë një pjate me jeshillëqe. Kështu, thuajse çdo vakt do të kthehej në një fushë-betejë. Po ka disa mënyra se si mund t’i shikojmë fëmijët tanë më të lumtur dhe më të shëndetshëm.

1. Mos kini frikë të ndryshoni rutinë
Tashmë ju keni krijuar një rutinë të përditshme të ushqyerjes. Aty brenda do të gjeni dhe disa zakone të cilat i keni vendosur ju së bashku me fëmijën. Nëse fëmija e ka pëlqyer një herë çokollatën që i keni blerë apo patatinat, atëherë ju doni që fëmija të jetë i gëzuar, dhe ia keni blerë sërish. Kështu ju keni krijuar një zakon. Mjafton fëmija të thotë “Kam uri!” dhe ju do t’i zgjasni gjithçka praktike rreth jush që nuk është menduar më parë dhe ka shumë gjasa të jetë ushqim i përpunuar. Ju do të filloni të ndryshoni zakone dhe mbi të gjitha do të filloni të ndryshoni ushqimin praktik.

2. Fëmijët do të hanë atë ushqim që hamë edhe ne
Fëmijët do të konsumojnë të njëjtin ushqim si ne. Shpesh ne hamë një ushqim të ndryshëm nga fëmijët dhe i kërkojmë këtyre të fundit që të hanë ushqime të tjera. A nuk do të ishte hipokrite nga ana jonë që të konsumonim ushqime që nuk janë të shëndetshme, të preferuara që edhe fëmijët t’i konsumojnë, ndërkohë që në pjatën e fëmijës duam më të mirën për atë. Mbani mënd, fëmijët mësojnë nga çfarë shikojnë dhe jo nga çfarë themi. Sa herë fëmijët shikojnë prindërit që mbajnë një pije me ngjyrë në tavolinë ndërsa hanë ushqim, ose vezë të skuqur ndërsa fëmijës i japim drithëra?!

3. Krijoni një listë ushqimesh
Krijoni një listë të ushqimeve që fëmija tashmë i konsumon me SHUMË dëshirë. Më pas një listë paralele me ushqimet që fëmija i ha, por nuk i ka me shumë dëshirë dhe më pas një listë të ushqimeve që fëmija nuk i ha fare. Kështu do të mund të marrim një vendim se me cilat ushqime do të fillojmë t’i prezantojmë fëmijës.

4. Fëmijët me oreks, trajnim efikas
Nëse do të duam që të mësojmë fëmijët të ha ushqime të reja, atëherë do të duhet fillimisht që fëmija të jetë i motivuar, në këtë rast të ketë dëshirë për të ngrënë, pra të jetë i uritur. Për këtë arsye, ju do të kujdeseni që fëmijës të mos i jepni ushqime të tjera midis vakteve, të cilat e kalojnë fëmijën në stadin e ngopjes, ose siç themi ne rëndom në “prishjen e oreksit”.

5. Prezantoni ushqimet gradualisht
Prezantojini fëmijës ushqimet në pjatën e tij duke i ndarë në këtë mënyrë: sasinë më të madhe të ushqimit në pjatë, rreth ⅔ e zë ushqimi shumë i preferuar. Pjesën e mbetur e zë ushqimi jo i preferuar dhe ai neutral. Fëmija mund të ketë akses tek ushqimi i preferuar VETËM dhe VETËM nëse konsumon një sasi shumë të vogël prej ushqimit jo të preferuar. Nëse janë bizelet ato që fëmija nuk ha, vendosini vetëm 3-4 kokrra bizele të cilat do të jepen një e nga një. Edhe sikur një kokërr të ha fillimisht kjo nuk përbën problem. Fëmija do të hajë menjëherë ushqimin e preferuar sapo të ketë përfunduar ushqimin jo te preferuar. Alternoni në provat tuaja ushqimin neutral. Pra, një bizele, një lugë ushqim i preferuar. Një kuadrat karotë (nëse është neutrale), menjëherë një lugë nga ushqimi i preferuar.

6. Jepini mundësi zgjedhjeje, jo urdhra
Nëse fëmija e ka kaluar me sukses prezantimin e ushqimeve të reja ose jo të preferuara, gjithmonë duke përmbushur piramidën ushqimore dhe jo duke kënaqur sedrën e prindit, atëherë do të vazhdohet me disa rregulla të thjeshta praktike të jetës së përditshme. Fëmijës nuk mund t’i drejtohemi me urdhëro “ha këtë, mos ha atë!” Kjo nuk funksionon me fëmijët. Ka një rebelizëm natyral te fëmijët që të kundërshtojnë pavarësisht sa të drejtë mund të keni ju. Duket sikur fëmijët duan të hanë pikërisht atë që e kanë të ndaluar. Por nëse ne i afrohemi atyre me sfidën për t’i dhënë përgjegjësi, ka shumë mundësi që të jenë më bashkëpunues. Si mendoni sikur t’i drejtoheni: “Provoji këto dy ushqime dhe më jep një mendim se si të duken!?” kështu ne i lejojmë fëmijët që të mendojnë për veten e tyre dhe për zgjedhjet që i duhet të bëjnë se çfarë duhet të hanë për të përmirësuar trupin e tyre. Mbi të gjitha i shton kuriozitetin rreth ushqimit. Fjalët si “provo” dhe “zgjidh” i hapin fëmijës një derë kurioziteti dhe interesi për ushqimin. Një mënyrë tjetër është që fëmijës t’i ofrosh dy zgjedhje, edhe sikur fëmija të kundërshtojë të dyja zgjedhjet, sërish do t’i komunikoni që ata do të duhet të zgjedhin, në mos, do të jeni ju të detyruar të zgjidhni për ata. Kështu i ofrojmë mundësi fëmijëve që të mbajnë përgjegjësi për zgjedhjen e tyre.

7. Edukojini fëmijët, mos mbani fjalim
Është shumë e thjeshtë që t’i mbajmë fjalim fëmijëve nga cepi i divanit apo nga kreu i tavolinës rreth dëmit të sheqerit, rreth të mirave të karotës apo të brokolit, por ju premtoj që kjo i krijon një bezdi shumë të madhe fëmijës. Ai e ka të vështirë të kuptojë rrezikun, kur vet ai është në moshën e gjërave konkrete, çdo gjë që shikon ekziston, dhe pastaj ajo ka një vazhdimësi. Por rreziku është ende një koncept abstrakt. Një mënyrë për të mësuar, pra, për ta edukuar është që ta merrni me vete ndërsa bëni pazar në marketin e tregut të fruta perimeve. Ose më mirë akoma, ta çoni në një fermë, ose në fshat të shikojë nga afër se si rriten produktet, raporti me tokën, natyrën.

Vrasja e 4 akademikëve në universitetin turk, agresori: I sulmova se ishin gylenistë

Personi që vrau katër akademikë turq në Eskisehir të enjten i shihte ata si mbështes të klerikut mysliman Fetullah Gylen, thotë agjencia e lajmeve “Reuters”, duke cituar rektorin e universitetit.
Policia e ka arrestuar të dyshuarin e identifikuar si Volkan Bayer, i cili duket se nuk është përpjekur të bëjë rezistencë.
Agresori kishte punuar si kërkues në institucionin e lartë arsimor dhe besohet se në momentin e sulmit, ka qenë duke kërkuar dekanin, i cili në atë kohë, nuk ndodhej në ndërtesë. Në mungesë të tij, zemërimi i studiuesit, ndaj të cilit disa anëtarë të stafit kishin paraqitur vazhdimisht ankesa, u përplas mbi zëvendësdekanin, sekretarin e fakultetit, një lektor dhe një anëtar personeli.
Personi në fjalë, i shkarkuar më herët nga detyra, pretendonte se disa punonjës ishin anëtarë të FETO-s dhe të tilla pohime i kishte bërë dhe në gjykatë, është shprehur Hasan Gonen, rektori Universitetit Osmangazi. Gyleni jeton që prej vitit 1999 në mërgim të vetë-imponuar në Pensilvani.
Ai akuzohet nga qeveria turke dhe presidenti Rexhep Tajip Erdoan si orkestruesi i grushtit të dështuar të shtetit korrikun e vitit 2016.
Gyleni mohon çdo përfshirje në episodin që mori më shumë se 250 jetë njerëzish. Guvernatori i Eskisehirit Ozdemir Çakacak tha se prokurorët rajonalë kanë nisur një hetim mbi ngjarjen.

Rama kthen SHISH në reapart partiak të Sigurimit të Shtetit, emërimet dhe shkarkimet

Nga Dorian Kodra

Në kulmin e lulëzimit të kanabisit, nga mesi i vitit 2016, në tryezën e Edi Ramës nisën të bëhen më të shpeshta informacionet për implikimin e policëve në biznesin e drogës.
Gjithsej 59 raporte me informacione për 127 policë të survejuar nga agjentët e SHISH, rrodhën në media pak muaj më parë.
Në këto dokumenta u përmendën për herë të parë Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergj Kohila, policët e dosjes Tahiri, që konsiderohen hallkat kyçe në zinxhirin që lidh kampionët e qeverisë me nënkampionët e kanabisit.
Prokuroria e Krimeve të Rënda i përdori atëherë disa sinjale të SHISH si pikënisje për dosjet hetimore.
Qeveria heshti.
Me Visho Ajazi Likën, kryeministri u nda me një shtrëngim duarsh, një dekoratë dhe me propozimin si ambasador në NATO. Me bashkëpuntorët e Visho Ajazit, bashkëhartues të raporteve të kanabisit, pati vetëm ndëshkime.
Pa kaluar 2 muaj nga largimi i Visho Ajazit, zëvëndësi i tij, Helidon Bendo largoi nga detyra të gjithë drejtuesit e mëparshëm. Spastrimi në SHISH gjatë kësaj kohe është rrënjësor dhe stafi i vjetër drejtues është lëvizur.
Lapsi.al ka siguruar një listë me emrat e drejtuesve të SHISH që u zbritën në detyrë me urdhër të drejtuesit aktual, Helidon Bendo. Vlen të thuhet se një pjesë e të shkarkuarve kanë marrë vlerësime nga partnerët e huaj, në veçanti nga SHBA, ndërsa të gjithë janë bashkëhartues të raporteve të zbulimit të policëve të implikuar në trafik droge.
Janë zbritur në detyrë Drejtori i Zbulimit, Drejtori i Kundërzbulimit, Drejtori i Bërthamës së Brendshme dhe të Jashtme të Shërbimit, Drejtori i Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar, Drejtori i Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, Drejtori i Arshivës Sekrete, Drejtori i Personelit, dhe Drejtorët e të gjithë qarqeve.

Lista me emrat e shkarkuar nga detyra
ish Drejtori i Zbulimit, Ferdinand Marku
ish Drejtori i Kundërzbulimit, Kujtim Prifti
ish Drejtori kundër Krimit të Organizuar, Robert Tuci
ish Drejtori i Arshivës Sekrete, Nestor Babameto
ish Drejtori i Sigurisë së Personelit, Astrit Qinani
ish drejtori i Tiranës, Nevzat Shehu dhe dy ish nëndrejtorët
ish Drejtori i Durrësit, Tonin Prendi
ish Drejtori i Dibrës, Bardhok Gega
ish Drejtori i Krimit Ekonomik dhe Antikorrupsionit, Hazbi Brahja
Lapsi.al mësoi se mes emrave që i kanë zëvëndësuar të larguarit nga detyra ka ish-inspektorë, për disa prej të cilëve ka pasur masa disiplinore, ndërsa pjesa më e madhe të emëruarve janë ish punonjës të sigurimit të shtetit.
Lista me drejtuesit e rinj të emëruar në detyrë
Mevlut Matraku, drejtor i Performancës
(krijohet drejtori e re)
Refail Milo, Drejtor i Administratës- (krijohet drejtori e re)
Qerim Dede, Drejtor i Sigurisë në Aparatin Qëndror
Gëzim Bime, drejtor në KKE në Aparatin Qëndror
Agim Karalliu, Drejtor i SHISH në Tiranë
Ilir Tafa, Drejtor i SHISH, Durrës
Eltjon Nikolla, Drejtor i SHISH në Fier
V.E drejtor i SHISH në Elbasan
R.S, Drejtor i SHISH, Sarandë
Astrit Alija Drejtor i SHISH, Dibër
Ismail Salliu Drejtor i SHISH, Vlorë,
Xhevdet Zeqo, Drejtor i SHISH, Gjirokastër,
Julian Marku Drejtor i KKON në AQ

Vlen të thuhet se vetë Bendo ka një bashkëpunim të gjatë me ish drejtuesit e shkarkuar, pasi ka qenë zëvëndës i Visho Ajazi Likës. Për momentin, Helidon Bendo, mbetet drejtuesi i komanduar i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe ende nuk është dekretuar nga Presidenti Ilir Meta.
Meta tregon pse nuk e bind Helidon Bendo si drejtues i SHISH
Raportet që hartoi SHISH kanë qenë temë diskutimi në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë. Bujar Nishani ka pranuar se veç Edi Ramës, me të dhënat ishte njohur ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Ishte koha kur akuzat ndaj Edi Ramës për lidhje me krimin dhe drogën u përshkallëzuan me çadrën e protestës para kryeministrisë. Ishte koha kur Rama dhe Tahiri i gruponin në “frontin e së keqes”, ata që denonconin kanabisin.
Raportet e Shërbimit Informativ Shtetëror sinjalizonin se situata kishte dalë jashtë kontrollit në policinë e shtetit.
Ato ishin dëshmi tronditëse se deri ku shkoi implikimi i policisë në biznesin e kanabisit.
Një skandal të këtyre përmasave, qeveria nuk mund t’ia lejonte vetes para zgjedhjeve. Të dhënat u mbajtën të fshehta deri kur Antimafia Italiane arrestoi Habilajt, solli përgjimet në Tiranë dhe skandali shpërtheu fort në opinionin publik.
Prapaskena/ Pse e shiti Rama Tahirin? (Dosja e plotë e ngjarjes 11 artikuj)
Po bëhen 5 muaj që kur italianët sollën në Shqipëri materialet e dosjes Tahiri. Janë dashur pak muaj që gjithçka të ndryshojë në prokurori dhe në SHISH, jo thjesht në emrat e drejtuesit, por edhe në nivelet e tjera të institucioneve.

Kryemadhi: Rama, edhe i sëmurë edhe kriminel, është nën efektin e substancave narkotike

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se ambasadorët e huaj e shfrytëzojnë vendin tonë për axhendat e tyre. Në një intervistë dhënë në studion e emisionit “Të paekspozuarit” në TCH ajo nuk i kurseu batutat për diplomatët e huaj.
“Ambasadorët e shohin Shqipërinë si një axhendë. E shijojnë Shqipërinë me të mirat e saj. Vijnë duke qarë në Shqipëri sepse e mendojnë një vend të varfër, por edhe kur ikin, prapë duke qarë” – tha Kryemadhi duke lënë të kuptohet se diplomatët e huaj përfitojnë personalisht nga qëndrimi në Shqipëri.
Në emisionin e së enjtes ajo bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Rama.
“Rama ka makthe dhe frikëra. Rama është një personazh shumë i çuditshëm, dhe nuk e kam kuptuar asnjëherë Ilir Metën se si ia ka dhënë dorën, që kur e propozoi si kryetar bashkie, pasi e pa si model të ri.
Ai ka problem me sjelljen dhe jetën e tij, dhe makthet dhe frikërat që ai i ndërton në ambientin e tij ku rrethohet. Rama është edhe fëmijë, edhe burrë, edhe i sëmurë, edhe kriminel. Është edhe nën efektin e substancave” – tha Kryemadhi.

Thellohet skandali, Tom Fitton: Fondet e Departamentit të Shtetit për Sorosin dhe kapjen e drejtësisë nga Rama

Thellohet skandali mbi tjetërsimin e fondeve të Departamentit të Shtetit që kanë kaluar në duart e Soros për të financuar fushatën politike të ramës për kapjen e drejtësisë. Në në intervistë direkte në televizionin Fox-News, drejtuesi i Judical Watch, Tim Fiton ka paraqitur prova dhe fakte se si është sponsorizuar Soros nga paratë e Departamentit të Shtetit për axhendën politike të Soros me Ramën në Shqipëri. Për të parën herë kemi daljen publike të drejtuesit të “Judical Watch”, Tom Fitton në një nga dy televizionet më të rëndësishme amerikane në lidhje me këto hetime që do ti shkohet deri në fund.
Judicial Watch, një grupim aktivistësh amerikanë konervatorë kanë publikuar së fundmi dosjen se si miliarderi George Soros përfitoi nga paratë e taksapaguesve amerikanë për qëllimet e tij politike në Shqipëri.
Ky grupim ka hetuar disa nga financimet e Soros në vende të ndryshme të lindjes dhe së fundmi ka publikuar një dosje me 32 faqe si si “Fondacioni për Shoqërinë e Hapur” në Shqipëri u vu në shërbim të Partisë Socialiste në pushtet dhe kryeministrit Edi Rama për të justifikuar mënyrën se si po bëhej reforma në drejtësi.
Dhe kanë marrë jo pak, por të paktën 9 milionë dollarë. Judicial Watch e ka bërë hetimin nisur nga interesi i saj, për të hedhur dritë se si u shpenzuan paratë e taksapaguesve amerikanë për qëllime politike të administratës së ish-presidentit, Obama.

Por ky dokument që disponon të plotë edhe lapsi.al nxjerr disa detaje mjaft interesante për të kuptuar mbështetjen e fortë që Edi Rama kishte nga ambasadori amerikan Donald Lu gjatë negociatave të miratimit të reformës në drejtësi dhe sidomos gjatë krizës politike përpara zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, kur Lu doli hapur kundër bojkotit të opozitës.
Judicial Watch thotë se dosjen me 32 faqe arriti ta marrë më 26 maj 2017, vetëm pasi ngriti një padi për lirinë e informacionit kundër departamentit amerikan të shtetit. Ky i fundit fillimisht refuzoi të jepte dokumentet 31 mars 2017.
Dokumentet tregojnë se si fonde të USAID u derdhën për llogari të Fondacionit për një Shoqëri të Hapur në Shqipëri i mbështetur nga Soros, për t’i dhënë qeverisë socialiste më shumë kontroll mbi gjyqësorin. USAID ka paguar 9 milion dollarë në 2016-ën për fushatën e quajtur “Drejtësi për të gjithë” i cili është mbështetur nga “Instituti i menaxhimit Lindje Perëndim” sërish në varësi të Soros.
Në mars 2017 një grup prej 6 senatorësh amerikanë të kryesuar nga Mike Lee i dërguan një letër Sekretarit të Shtetit të asaj kohe Rex Tillerson që të hetonte nëse zyrtarë amerikanë kishin përdorur fondet e taksapaguesve për të mbështetur Sorosin në Shqipëri. Në letër thuhej: “Fondacioni për një Shoqëri të Hapur” dhe ekspertët e tij me fonde të USAID kanë hartuar të ashtuquajturin “Dokument Strategjik për Reformën në Drejtësi në Shqipëri”.

Disa politikanë besojnë se këto “reforma” kanë si qëllim t’i japin kryeministrit dhe qeverisë së tij të qendrës së majtë një kontroll të plotë mbi drejtësinë”.
Në parlamentin shqiptar, opozita e ka përmendur shpesh se kjo “strategji” është një reformë e sponsorizuar nga Soros.
Të dhënat e reja të “Judicial Watch” zbulojnë një “memo” të prillit 2016 nga ambasada amerikane në Tiranë që tregon se ka “sponsorizuar” një sondazh në bashkëpunim me “Fondacionin për një Shoqëri të Hapur” të Sorosit për të matur te qytetarët shqiptarë “njohuritë, mbështetjen dhe pritshmërinë nga reforma në drejtësi”. Fondacioni i Sorosit raportoi më pas se 91% e shqiptarëve e “mbështesnin plotësisht” apo “e mbështesnin disi” nevojën për një reformë në drejtësi. Sondazhi nuk e specifikonte se çfarë lloj reforme kërkohej (shiko dokumentin lart).
Një tjetër dokument i shkurtit 2017 tregon se si Departamenti i Shtetit bashkë-financoi një tjetër sondazh të “Fondacionit për Shoqërinë e Hapur” për reformën në drejtësi që forconte kontrollin e qeverisë shqiptare mbi reformën. Raporti tregonte se departamenti për marrëdhënie publike në ambasadën amerikane në Tiranë dhe fondacioni Soros mbështetën organizata lokale për të orientuar opinionin publik mbi reformën në drejtësi.
Të dhënat tregojnë se DASH i dha organizatës së Sorosit fonde direkte për programet në Shqipëri.

Një raportim në 10 shkurt 2017 thotë se “si një nga ofruesit më të mëdhenj të ndihmës në Shqipëri, përfaqësuesit e Fondacionit të Shoqërisë së Hapur kërkojnë të marrin pjesë në shqyrtimet teknike të aplikimit që jepen për financim “ (shiko dokumentin lart).
“Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, i administratës së Obamës, ka qenë i lidhur ngushtë me Sorosin dhe qeverinë socialiste në Shqipëri. Në maj 2017, Lu ndihmoi të minojë planet e partive opozitare shqiptare për të protestuar ndaj zgjedhjeve të ardhshme parlamentare duke deklaruar se SHBA do të pranonin rezultatet e zgjedhjeve edhe në qoftë se partitë e opozitës refuzonin të merrnin pjesë. Lu është përshkruar në shtypin amerikan si “një forcë shtytëse nga pas e reformës në drejtësi në Shqipëri” – shkruhan “Judicial Watch”.
”Administrata e Obamës kaloi në heshtje të paktën 9 milionë dollarë dollarë amerikanë të taksapaguesve në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me mbështetjen e miliarderit të krahut të majtë George Soros për një qeveri socialiste në Shqipëri. Është veçanërisht mizore që Departamenti i Shtetit lejoi operacionin Soros të ndihmonte me fondet e drejtpërdrejta të taksapaguesve në grupime të tjera”, tha presidenti i Judicial Watch, Tom Fitton.
“George Soros është një miliarder dhe ai nuk duhet të marrë mbështetjen e taksapaguesve për të çuar përpara axhendën e tij radikale të majtë për të minuar lirinë brenda dhe jashtë vendit”, shton ai.