31.5 C
Tirana
E hënë, 16 Qershor, 2025

Solidariteti për 11 kuksianët e burgosur i kalon kufijtë, ja nisma e “Biznesit për Biznesin”

Dy ditë më parë, gjykata vendosi për të lënë në qeli 11 kuksianët e arrestuar pas protestës së zhvilluar në “Rrugën e Kombit”.
Ndërkohë për protestuesit e Kukësit që janë në burg, shoqata “Biznesi për Biznesin” ka njoftuar se do të hapë një numër llogarie për të gjithë familjarët e të arrestuarve gjatë protestës në Kukës.
Shoqata bën me dije se në mbështetje të kauzës së drejtë të protestuesve u kërkon bizneseve dhe qytetarëve në Shqipëri dhe Diasporë të japin kontributin e tyre.
“Shoqata Biznesi për Biznesin, me vendim të bordit drejtues nr.13. dt.05.04.2018 ka vendosur të hapë një numër llogarie bankare për mbledhjen e fondeve në ndihmë të familjeve të personave të ndaluar në protestën për rrugën e kombit, e cila do të publikohet në media dhe rrjete sociale.
Duke shprehur vazhdimësinë e mbështetjes tonë për kauzën e drejtë të protestuesve, u kërkojmë të gjithë bizneseve, qytetarëve në Shqipëri, Kosovë e disporë që të kontribuojnë”, thuhet në njoftimin e shoqatës, kryetar i së cilës është Sokol Kolgjini.

Kryebashkiaku i Kukësit i përgjigjet Ramës: Ose do e bësh zero për Kukësin tarifën, ose nuk ka për të pasur tra

Kryebashkiaku i Kukësit Bashkim Shehu ka kërkuar hapur nga qeveria shqiptare që për qytetarët e Kukësit tarifa në Rrugën e Kombit të jetë zero… në të kundërt trau në këtë rrugë nuk do të vendoset.
Deklarata u bë në emisionin 360 gradë në Ora News, nga ku kryebashkiaku tha se nuk ka “shanse që kuksianët të pranojnë të paguajnë një tarifë të tepërt dhe të kripur.
Shehu: Kuksianët duan zero tarifë. Nuk keni për të pasur shanse për të vendosur tra. Ose do e bësh zero për Kukësin ose nuk ka për të pasur tra. Sepse vetë e keni pranuar se e keni gabim.
Shehu: Më thoni një deklaratë që ka bërë një deklaratë Ministria e Shëndetësisë. Ministria e Brendshme ka thënë se janë 12 policë të plagosur. Informacionet brenda qytetit janë 120 qytetarë të dëmtuar. Ata të gjithë kanë marrë ndihmën e shpejtë. Nxitimi i kryeministrit i vendos të gjitha institucionet në presion. Po të kishte dalë drejtori i policisë do ishte më e stabiluzuar situata. Kryeministri duhet të jetë më i matur, më i keq.

Deklarata e të Sëmurit: Unë jam dokumenti, kuksianët do paguajnë taksë kur të shkojnë në shtëpi

Vetëm pes ëorë pasi i kishte kërkuar ndjesë kuksianëve për taksën e Rrugës së Kombit ndërroi mendje dhe deklaroi në “Opinion” se kuksianët do të paguajnë taksë për të shkuar në shtëpitë e tyre. Jo vetëm kaq por e gjithë intervista ka qenë vetëm mashtrime përballë provave të gazetarit, Fevziu. Rama tha se Berisha vendosi taksë 9 euro për Rrugën e Kombit. Kur Fevziu i tha nuk ëhstë e vërtetë dhe shtoi se ka qenë studim dhe jo vendim Rama këmbënguli duke thënë se është vendosur. Atëhere Fevziu i tha më tregoni një dokument dhe Rama i tha, “dokumenti jam unë vetë”.
Kryeministri Edi Rama, të enjten, në studion e emisionit Opinion është shprehur se Rruga e Kombit është e rrezikuar, ndërsa kërkohet një ndërhyrje urgjente për të mos rrezikuar jetën e banorëve.
Rama tha se Rruga e Kombit është e kërcënuar dhe ajo po bie, duke theksuar se ka ngjarje që mediat kanë transmetuar ku një njësi shërbimi u përpi nga dheu.
Ai tregoi se me kushtet aktuale të rrugës, jeta e kalimtarëve është e kërcënuar.

“Rruga e Kombit po bie, rruga e kombit është e kërcënuar. Ka ngjarje që ju i keni transmetuar, ku një njësi shërbimi u përpi nga dheu. Ajo ka 37 vatra të rrezikshme. Ajo është bërë pa një studim gjeologjik.
Ajo paguhet çdo vit për borxhet e të shkuarës prej 120 milion dollarë. Unë jam njeriu më i painteresuar për të vendosur taksa. Pse duhet realizuar kjo gjë. Unë mos t’i hyj këtij telashi dhe të rri në karrige dhe pas ca vitesh këta njerëz vrafshin veten. Ne duam që Rrugën e Kombit ta shpëtojmë, apo tua lëmë faturën po këture. Kur rruga e kombit të prishet dhe të mos jetë e kaluashme dhe të kërkohen shpënzime të papërballueshme, ku ata pastaj ti bien shtigjeve të dhive.
Këtu jemi përballë një zgjedhje të qartë, ose të bëjmë si kur nuk e shohim ose të bëjmë si kanë bërë të tjerët. Por do ta shpëtojmë apo jo”,- tha Rama.

Ambasadori Lu: Peshqit e mëdhenj në det, po shtyjmë qeverinë të arrestojë Balilin, është në Shqipëri

Kanë kaluar disa muaj që kur ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, lëshoi në publik një paralajmërim të bujshëm për arrestimin e peshqve të mëdhenj. Lu është personi i parë që futi në fjalorin e përditshëm politik nocionin “peshk i madh”. Ai foli mbi këtë koncept të huazuar nga fjalori mafioz që në vitin 2017, ndërsa premtoi se ‘në janar nis kapja e peshqve të mëdhenj’, si rezultat i reformës në drejtësi.
Në intervistën e dhënë për herë të parë në vendin tonë, ambasadori amerikan në Tiranë, përballë gazetarit Blendi Fevziu; deklaroi se ata persona do të arrestohen shumë shpejt, pavarësisht se duken që janë në det, peshqit e mëdhenj kanë përfunduar në rrjeta. Sipas tij, ka të dhëna bindëse që shumë shpejt do të ketë më shumë rezultate.
Blendi Fevziu:Shpresoj që të jeni shumë i drejtpërdrejtë dhe i hapur në përgjigjet tuaja, por disa muaj më parë, ju mbajtët një fjalim ku flisnit për peshqit e mëdhenj dhe peshqit e vegjël…
Ambasadori Lu:Po, po..
Blendi Fevziu:Në 28 vite, ambasador–dhe unë kam informacion për çdo ditë në këto 28 vite – nuk kemi parë asnjë person të fuqishëm…
Ambasadori Lu:Po…
Blendi Fevziu: …ndonjë politikan, që të dënohet për problemet që i kanë shkaktuar vendit. Disa u dënuan por më shumë politikisht në vitet ’92 dhe ’93. E kam fjalën për personat që janë akuzuar për korrupsion, për probleme të tjera, për shkelje të ligjeve.

Ambasadori Lu:Po…
Blendi Fevziu: Pyetja ime është e drejtpërdrejtë. Kur do të dënohen këta persona për problemet që kanë shkaktuar?
Ambasadori Lu: Besoj, kam besim se do të ndëshkohen shumë shpejt. Shumica e peshqve të mëdhenj janë në det. Pak janë tashmë në rrjeta, por shoh të dhëna që shumë shpejt do të kemi më shumë rezultate. Më lejoni të jem specifik këtu. Met Kanani – Met Kanani është një trafikant droge i rrezikshëm, trafikant shqiptar, arrestuar në Bodrum, Turqi, dy javë më parë, me ndihmën e qeverisë shqiptare.
Blendi Fevziu:Dhe s’ia kishim dëgjuar emrin më parë …
Ambasadori Lu: Është një person vërtet i rrezikshëm dhe policia juaj, prokurorët tuaj, njerëzit tuaj që punojnë kundër narkotikëve e dinëshumë mirëse kush është. Arbër Çekaj, përgjegjës për trafikimin e 613 kg kokainë…
Blendi Fevziu:Ai u zhduk …
Ambasadori Lu:U zhduk por tani ka një mandat arresti ndërkombëtar për të dhe Shqipëria po e kërkon kudo në Europë dhe ne po ndihmojmë për këtë. Klement Balili, po ashtu me mandat arresti ndërkombëtar. Ne, amerikanët, besojmë se është ende në Shqipëri dhe ka mundësi të arrestohet në ditët që vijnë. Po shtyjmë shumë fort për këtë. E dini, Z. Balili është dënuar tashmë në Greqi për trafik droge…

Blendi Fevziu:Po…
Ambasadori Lu:Burgim të përjetshëm plus 15 vite. Tani duhet vetëm të kapet. Ne po shtyjmë shumë fort, me të gjitha burimet e Qeverisë së SHBA, për t’u siguruar që këta peshq të mëdhenj të shkojnë në burg. Le të flasim pak për politikanët.
Blendi Fevziu:Po, ata janë gangsterët, personat e trafiqeve, dhe të tjerët. Unë flas për personat e fuqishëm, me kostume, me kostume shumë të shtrenjta, të cilët qëndrojnë çdo ditë në baret e restorantet e Tiranës dhe nuk ndëshkohen kurrë.
Ambasadori Lu: Vitin e kaluar, nuk kishte hetime, me sa di, kundër këtyre trafikantëve të mëdhenj të drogës apo zyrtarëve të lartë. Çfarë kemi sot? Mendoj se është shumë interesante. Shikoni çështjen kundër Adriatik Llallës. Ka shumë në media tani lidhur me këtë çështje. Po hetohet për korrupsion. Qeveria e SHBA po ndihmon në atë hetim.

Ambasadori Lu: Jemi pranë ndjekjes penale për Tahirin

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, në intervistën e tij për emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan, ka folur edhe për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Lu tha se çështja e hetimeve për Tahirin ka vazhduar, ndërsa tregoi se është pranë ndjekjes penale.
Blendi Fevziu:Po, ata janë gangsterët, personat e trafiqeve, dhe të tjerët. Unë flas për personat e fuqishëm, me kostume, me kostume shumë të shtrenjta, të cilët qëndrojnë çdo ditë në baret e restorantet e Tiranës dhe nuk ndëshkohen kurrë.
Ambasadori Lu:Vitin e kaluar, nuk kishte hetime, me sa di, kundër këtyre trafikantëve të mëdhenj të drogës apo zyrtarëve të lartë. Çfarë kemi sot? Mendoj se është shumë interesante. Shikoni çështjen kundër Adriatik Llallës. Ka shumë në media tani lidhur me këtë çështje. Po hetohet për korrupsion. Qeveria e SHBA po ndihmon në atë hetim. Shikoni Saimir Tahirin – ish-Ministri i Brendshëm shumë i fuqishëm. Po hetohet dhe besoj se jemi pranë ndjekjes penale në këtë çështje. Fran Frrokaj, Kryebashkiaku i Lezhës…
Blendi Fevziu:Pse mendoni se jemi pranë kësaj …

Ambasadori Lu:Më lejoni të mbaroj në fillim. Fran Frrokaj, Kryebashkiak i Lezhës, tashmë në arrest shtëpiak për korrupsion; dhe Elvis Roshi, ish-Kryebashkiak i Kavajës, kërkohet për ndjekje penale nga ky prokuror për falsifikim dokumentash dhe se ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit për një dënim për përdhunim në grup në Itali. Saimir Tahiri…
Blendi Fevziu:Po, pse thoni se jemi afër përfundimit të çështjes Tahiri?
Ambasadori Lu:Nuk jemi pranë përfundimit të çështjes, por është pozicioni i Qeverisë së SHBA dhe i Ambasadës së SHBA…
Blendi Fevziu:Cili është pozicioni i Qeverisë së SHBA?
Ambasadori Lu: …se çështja kundër Saimir Tahirit meriton të vendoset nga një gjykatës, jo të vendoset nga politikanët, jo të vendoset nga prokurorët që nuk bëjnë punën, por duhet të vendoset nga një gjykatës që do të shohë me transparencëprovat e çështjes. Kemi parëtashmë në media shumë prova…

Lu nuk i përgjigjet pyetjes pse heshti për mbjelljen e Shqipërisë me drogë

Ambasadori amerikan, Lu nuk ju përgjigj pyetjes të gazetarit Fevziu se përse ai nuk reagoi asnjëherë për mbjelljen e të gjithë vendit me drogë në vitin 2016. Lu tha në fillim të përgjigjes se do t’i përgjigjes kësaj pyetje, por më pas e anashkaloi përgjigjen. Ai tha se për këtë çështje foli opozita dhe se kjo ishte një sukses i opozitës, por nuk tha se përse heshti ambasadori amerikan. Ajo që e dinë të gjithë shqiptarët është fakti se opozita e denoncoi këtë inkriminim masiv të qeverisë me drogën, por ajo që nuk dinë dhe duket se do të vazhdojë të mbetet pa një përgjigje zyrtare është se përse nuk foli ambasadori amerikan?

Ambasadori Lu: Më lejoni të kthehem pak prapa pyetjes tuaj. Do t’i përgjigjem edhe asaj, por më lejoni të them diçka më parë. Opozita bëri diçka shumë efikasë në këtë rast. Opozita e ngriti këtë çështje me zë të lartë dhe të qartë për muaj të tërë, dhe opozita e solli çështjen e mbjelljes së hashashir dhe trafikimit të paligjshëm në qendër të axhendës kombëtare. Ky është një sukses i opozitës, madje kam dëgjuar edhe njerëz nga Partia Socialiste ta pranojnë që kjo është e vërtetë. Së dyti, Ambasada e SHBA, Delegacioni i BE, shumë, shumë vende anëtare të BE, kanë vijuar në publik dhe privatisht të shtyjnë qeverinë për të marrë masa dhe në fakt kemi parë veprime. Ndryshimi midis kultivimit nga 2016-a në 2017-ën është 99% përmirësim. Dhe kjo nuk është vërtetuar nga unë, as nga Edi Rama, por nga Guardia di Finanza që fluturon aeroplanët mbi vendin tuaj. Përparimi i bërë është shumë mbresëlënës, por ajo që unë them sot është se ky përparim do të humbasë nëse njerëzit që janë përgjegjës për kultivimin e kanabisit, peshqit e mëdhenj, nuk futen në burg. Dhe nëse ata nuk futen në burg, kultivimi i kanabisit do të vazhdojë, por edhe do të ketë rritje në trafikun e heroinës dhe kokainës. Ngarkesa prej 613 kg, sasia më e madhe e kokainës që është kapur ndonjëherë në këtë vend, është prova se kjo po kthehet në një rrugë për trafikun e paligjshëm të kokainës dhe heroinës. Kjo do të jetë shkatërruese për shoqërinë shqiptare…

Kur shqiptarët dënoheshin se dëgjonin “Zërin e Amerikës”

Nga Hyqmet Zane

“Zëri i Amerikës” ka qenë radioja e dashur në kohëne diktaturës që dëgjohej fshehurazi në Shqipëri nga pak njerëz dhe kush e kishte këtë mundësi. E gjithë kjo sepse ai që merrej vesh se dëgjonte lajmet e kësaj radioje, burgosej dhe dënohej për “agjitacion e propogandë” dhe më shumë akoma, cilësohej “Armik”. Nuk janë të pakët ata që e kanë pësuar nga ky fakt dhe, veç personave që kapeshin, e gjithë familja internohej.
Ishte një ferr i vërtetë kalvari i vuajtjeve të shqiptarëve që e dëgjonin “Zërin e Amerikës” si shpresë për një rizgjim të antikomunizmit. Më shumë në Shkodër “Zëri i Aemrikës” dëgjohej në mënurë kolektive, pro gjithnjë me rezervë e me një urrejtje ëpr qeverisjen komuniste të Enver Hoxhës.
E dëgjonte edhe xhaxhai im në disa gjuhë që dinte dhe heshtëte. Unë si kureshtar e pyesja se “çfarë dëgjon ashtu baba, siç e thërrisja unë?”. Ai me vesh të ngulur tek mikrofoni i radios më përgjigjej “ja ca lajme kot, por që mezi i dëgjoj ndaj afroj veshin”. Më vonë mora vesh se dëgjonte “Zërin e Amerikës”. Kur mora radion për herë të parë në shtëpi në vitin 1974, se atëherë u erdhi terezia prindërve të mi, duke kontrolluar stacionet nga kurioziteti për radion, më doli një moment zëri që fliste shqip me fjalët “ju po dëgjoni lajmet në “Zërin e Amerikës”. Shtanga, ula zërin, afrova edhe unë veshin dhe menjëherë mu kujtua xhaxhai im. Një ditë kur shkova tek shtëpia e tij në plazh të Durrësit i thash ”baba duke kontrolluar stacionet tek radioja, ndigjova “Zërin e Amerikës”. Flisnin shumë keq për Shqipërinë”. Ai u përtyp dhe menjëherë me atë qetësinë e tij karakteristike, më tha. “po çfarë thua, kush të tha ta dëgjosh, ia ke thënë kujt tjetër, mos të ka dëgjuar kush” dhe të tjera pyetje me shqetësim dhe nervozizëm njëherazi, edhe pse mundohej ta fshihte situatën.

Mandej nisi një bisedë të gjatë në atë vendin ku ai rrinte përherë që ne i thoshim “kasollja” se ishte si një tip kasolleje për verë që bënte freskët. Xhaxhai im ishte një tip i qetë që mendohej mirë për fjalët që thoshte, jo vetëm se ai dinte disa gjuhë, por edhe trashëgimia familjare dhe arsimi që kishte bërë në Stamboll, ia diktonte këtë natyrë që të jepte përshtypjen e një filozofi.
Nga ajo bisedë mu hapën sytë, fillova të merrja vesh ca gjëra ndryshe nga çfarë thuhej nga demagogjia e diktaturës, dhe porosia e tij e prerë ishte “asnjë bisedë me askënd, as babait tënd nuk do ia thuash se do mërzitet nga meraku, mos thuaj me shokët asnjë fjalë, mos i beso kujt që ke dëgjuar “Zërin e Amerikës”, as vetes tënde këtë fjalë, se edhe vetja të tradhëton ndonjëherë.
E kuptova thellë shqetësimin e xhaxhait tim dhe herë pas here ai më merrte veç e më thoshte ndonjë fjalë nga ato që thuheshin në “Zërin e Amerikës” dhe dita ditës tek unë hapeshin ca dritare të vogla ku hynin rreze drite që më ngrohnin dhe më jepnin shpresë se një ditë do të hapej një dritë të madhe që do na lehtësote jetën tonë.
Nga vitet ’80, pas vdekjes së diktatorit, kur punoja në Zavalinë si mësues, flija në një kasolle bashkë me kolegë të tjerë që shërbente si banesë fjetjeje për ne mësuesit. U pranua një kolegu ynë në parti dhe duke ditur që ai nuk kishte kapacitet për këtë gjë, u them shokëve “epo mbani vesh u pranua edhe ky shoku jonë në parti, epo kjo parti u dhj…”. Kolegët dhe shokët e mi dolën një nga një nga dhoma dhe mbeti vetëm njëri nga fshati, kryefinancieri që më tërhoqi vëmendjen se “këto fjalë nuk duhen menduar e jo më të shprehen kështu se mund të ketë ndonjë njeri që mund të na e thotë tek këta të partisë”. Për fat askush nuk foli asgjë, megjithëse e kuptova që e kisha thënë ashtu pa u menduar për pasojat.
Në darkë tek rrija me shokun tim, më tha me gjysmë zëri “ti e ke dëgjuar ndonjëherë “Zërin e Amerikës?”. Shtanga se mu kujtuan fjalët e xhaxhait, që askujt të mos i tregoja, por ndaj këtij shoku kisha një besim të madh dhe i thash “ndonjëherë”. Dhe ai mu përjgigj “edhe unë e kam dëgjuar, por bëj kujdes se edhe muret kanë veshë dhe mendohu para se të flasësh se çfarë thua”. E mirëkuptova

Kjo bisedë mu kujtua një ditë pas shumë vitesh duke qenë se i përkas bindjeve të djathta.
Tek kujtoj këto ndodhi më erdhën në mendje shumë e shumë njerëz që kanë vuajtur përse kanë dëgjuar Zërin e Amerikës, sepse donin Amerikën dhe jetën si në Amerikë. Një i tillë ka qenë edhe Xhemal Llalla, babai i kryeprokurorit Adriatik Llalla. E njoh mirë historinë e familjes së tij se edhe ai vetë është rritur në internim që nga fëmijëria e deri sa u përmbys pushteti. Edhe bashkëshorten e tij e kam pasur nxënëse në Shtërmen. Nga leximet dhe njohjen me dokumentet e krimeve që ka bërë diktatura e Enver Hoxhës, kam parasysh atë gjyqin e famshëm më 15 dhjetor 1947, në kinema “Labinoti” në Elbasan, përfundoi gjykimi i 15 të arrestuarëve,ndër të cilëve ishte i gjashti edhe Xhemal Llallaqë u dënua me burgim të përjetshëm, krahas të pushkatuarve Zija Luniku, Fadil Gurmani, Xhafer Miraku, Mahmut Maçi e të tjerë me burgim të përjetashëm etj. etj.
Sot pas 27 vjetësh marrim vesh se Adritik Llallës dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA dhe u bë dhe vazhdon të bëhet një publicitet i madh që nuk i është bërë asnjë krimineli apo trafikanti deri te Sajmir Tahiri me shokë që realisht kanë lënë gjurmë për një gjeneratë të re të zezë si punët e tyre të zeza.
U habita dhe qesha njëkohësisht duke pyetur veten se çfarë bëhet kështu. Nuk mund të flas për problemet e punës apo të detyrës që ka patur ky njeri, por ata që dënoheshin në kohën e diktaturës pse dëgjonin “Zërin e Amerikës” ishin guximtarë, njerëz që nuk e donin sistemin dhe e gjenin si ngushëllim të dëgjonin “Zërin e Amerikës”. Dhe bijtë ë atyre që bënë diktaturënjanë pjesë e ekipeve të “rilindjes”.

Më kujtohet biseda me një ish të ëprndjekur politik për 3 dekada, Uran Kostreci që meshqetësim i kanë ngritur ambasadorit amerikan Limpreht në një takim me shqiptaro-amerikanët në Uashington mosdenoncimin e punëve të zeza të socialuistëve në pushtet pas 1997-ës. Ka qenë Uran Kostreci, edhe kryetar i PD Elbasan, që, për rrethanat e jetës së tij shkoi në SHBA për të jetuar.
E kam dëgjuar nga goja e tij, por edhe e kam lexuar në një gazetë të kohës, atë që i kishte thënë ambasadorit amerikan se në Shqipëri po dënohen dhe po ripersekutohen njerëz nga shtresa e të përndjekurve pikërisht nga ata që dikur janë dënuar përse kanë dëgjuar “Zërin e Amerikës”. Një prej tyre jam edhe unë.
“Ia thamë në sy jo se nuk e kuptonim këtë ambasador, – më shpjegoi Urani, – por sepse kjo ishte e vërteta dhe një ambasador i SHBA duhet të mbajë qëndrim se ne, i thanë atij, u futëm në burg për Amerikën, u vramë për Amerikën dhe sot po persekutohemi përsëri përse duam Amerikën apo përse themi që ambasadori amerikan në Shqipëri, duket sikur favorizon të majtët”.
Nuk do dëshiroja që të përsëritej ajo kohë, as që të mendoj se ka një qëndrim jo të mirëmenduar për sjelljen ndaj atyre njerëzve që në Shqipëri vuajtën egërsisht sistemit diktatorial. Por kur mendoj se një i njohuri im si kryeprokurori Adriatik Llalla që ia di mirë jetëshkrimin e së kaluarës së tij të hidhur dhe me shumë vuajtje, ndalohet të shkojë në SHB, ndjehem keq. Ndjehem keq sepse shikoj dhe ndjej se veprime të tilla i japin motivim atyre që as e kanë dashur Amerikën, por që mendjen e kanë tek diktatura dhe ringjallja e saj.

Janë ata të njëllojshmoit edhe në raportet me veprimet e shtetit grek ndaj komunitetit çam që, kur duan të shkojnë në Çamëri, ata ndalohen në kufi vetëm e vetëm pse janë të lindur dhe kanë të shkruar në dokumenta vendlindjen Filat a Margëlliç, apo Paramithi me nënshkrimin Çamëri.
Pale më shumë akoma kur dëgjojmë akuza të tilla se të parët tanë kanë qenë “bahskëpunëtorë me nazistët” ?! Çfarë duhet të them unë djali i Nuri Emin Zane, ish të internuarit në kampet e shfarosjes në Mat’hausen dhe Dakao të Gjermanisë që ishte shtetas grek me kombësi shqiptare dhe që nuk u lejua të kthehej në vendlindjen e tij në Filat edhe pse ishte antifashist.
Besojs e do të ishte e udhës që jo vetëm shteti shqiptar, por edhe ambasadori amerikan Donald Lu, si përfaqësuesi i shtetit më të madh në botë që aspiron në mbrojtje të të drejtave të njeirut, të bëhet krah dhe mbrojtës i këtyre pjesëtarëve të komunitetit çam, se ambasadori Lu ka meritën që dëgjoin e flet shqip ta thotë një fjalë. Për këtë të vërë në dijeni edhe autoritetet e larta të DASH se çfarë situatash krijon Greqia ndaj shqiptarëve të Çamërisë.
Unë e doja dhe e dua Amerikën, u frymëzova nga “Zëri i Amerikës” dhe, me gjithë dëshirën që kam për të parë të vërtetën dhe të gjej të drejtat e mia njerëzore dhe universale sipas kartave ndërkombëtare, ndjehem keq kur marr vesh se çfarë bëhet në këtë vendin tonë të dashur. Unë mendoj se edhe zgjidhja e çështjes çame do të jetë me mbështetje nga SHBA që e di mirë problemin dhe di se si të bëjë vepra në favor të shqiptarëve dhe me të drejtat ndërkombëtare. Thuhet shpesh ndër ne shqitparët s eAmerika i di të gjitha çfarë bëhet në këtë vend. E besoj, por nuk di si të bësoj që një pasardhës i familjeve që deshën Aemrikën, ndalohet për të shkuare në Aemrikë, tamam ashtu siç ndalohen çamët që kanë lindur në Çamëri, si edhe bijtë e pasardhësit e tyre që të shkojnë në vendlindjen e gjyshërve dhe, më keq akoma, kur sot nga Greqia kërkohet t ëmos përmednet emri “Çamëri”.

Mos e përjashtoni Ramën

Bledi KASMI

Mos e përjashtoni Ramën nga Parlamenti. Ai duhet aty në Parlament dhe madje duhet dëgjuar me kujdes. Imagjino sikur të mos ishte në Parlament një javë më parë dhe të mos provokonte “alpinët” se nuk i ngrihet, a do të kishim revoltën e Rrugës së Kombit, e cila po ndryshon historinë e këtij vendi që ishte futur në një tunel të errët pa dritë dhe që ka ringjallur shpresën duke rritur ndërgjegjen qytetare?
Prandaj, mbajeni Ramën në Parlament se aty i shërben më shumë kauzës së popullit opozitar. Vetëm aty shqiptarët mund ta njohin dhe kuptojnë se kush është psikopati që i drejton. Rast më të mirë se debatet në atë sallë Parlamenti nuk mund të ketë që shqiptarët të ndërgjegjësohen se ka ardhur dita të hakmerren ndaj talljes, arrogancës, padrejtësisë dhe lukunisë së çete hajdutësh që po zhvatin për çdo ditë njerëzit e këtij vendi.
Përjashtimi i tij nuk duhet të vijë nga vendime të një institucioni me një emër si Byroja. Nëse do të përjashtohet ai nga Parlamenti, kjo duhet bërë me një mënyrë tjetër. Thërrisni popullin që “nuk i ngrihej”. Do të mjaftonin 200 a 300 kuksianë,hasjanë, tropojanë, laçjanë, shkodranë apo vlonjatë e tironsa që ta ngrinin në ajër.
Kjo po që do të ishte mënyra e duhur për ta nxjerrë nga Parlamenti se kështu edhe nuk futet më.
Prandaj për të parën herë duhen mirëkuptuar Vasilika dhe Gramozi që na bënë këtë nder edhe për këtë javë që nuk e përjashtuan Ramën nga Parlamenti se nuk e dimë çfarë perle tjetër do të nxjerrë nga goja dhe çfarë revolte të re do të nxisë.

Banorët e Kukësit bllokojnë sërish “Rrugën e Kombit”, kërkojnë lirimin e 11 të burgosurve

Qindra protestues në Kukës kanë bllokuar sërish sot në mbrëmje Rrugën e Kombit. Bëhet e ditur se, qytetarët e Kukësit e kanë bërë këtë gjest mosbindjeje civile si thirrje ndaj organeve të drejtësisë që të lirojnë nga masa e “arrestit me burg” 11 kuksianët, të cilët protestuan në 31 mars në Rrugën e Kombit për heqjen e tarifës prej 5 eurosh të vënë nga qeveria.
Protesta e pasdites së sotme nisi në qytetin e Kusësit tek Komisariti i policisë dhe u drejtua për në segmentin e Rrugës së Kombit pranë qytetit duke e bllokuar atë në shenjë proteste.
Mësohet se pas 15 minutash bllokimi protestuesit janë tërhequr duke lejuar qarkullimin e lirë të automjeteve drejt kryeqytetit.
Banorët kanë rrethuar komisariatin e policisë dhe hedhin parrulla, “Lironi vëllezërit tanë”, “Faleminderit që nuk u dorëzuat!”, “Poshtë diktatura”, “Rama ik”, etj.
Arrestimet ndodhën gjatë natës së të dielës, ku 23 qytetarë u rrëmbyen nga shtëpitë pas protestës së zhvilluar në mesditë në rrugën e Kombit për të kundërshtuar vendosjen e tarifës në këtë aks rrugor.
Të arrestuarit u transferuan drejt Tiranës, ndërsa prej të dielës, para drejtorisë së Policisë së Tiranës, qytetarët kërkonin lirimin e protestuesve.