26.5 C
Tirana
E hënë, 16 Qershor, 2025

Mesazhi i Ramës që na kushtoi 150 mijë euro vetëm të mos shkojë në Kukës nga frika

Nuk ja mbante të shkonte në Kukës, por një mesazh e dha sot. Mesazhi ka kushtuar jo pak por plot 150 mijë euro. E gjitha kjo vetëm të mos shkojë në Kukës sepse atje ka frikë të shkojë këtop ditë të revoltës.
Kryeministri Edi Rama, pak pas protestës së opozitës, dhe në vazhdim të debatit për taksën e rrugës së Kombit ka mbajtur mesditën e së enjtes, një interpelancë virtuale me një përfaqësi të zgjedhur të qytetarëve të Kukësit. Rama ka qenë në Tiranë në krah të ministrit Gjiknuri, ndërsa përfaqësia qytetare në zyrën e Këshillit të Qarkut Kukës.
Gjëja e parë ishte ‘tërheqja’ e Ramës nga vendosmëria e filllimit sa i takon taksimit duke e ‘ngrirë’ për 60 ditë tarifën e Rrugës së Kombit. Fillimisht, si pjesë e paketës së ‘lëshimeve’ Kryeministri pati thënë se do të jepeshin 120 mijë euro në vit për të mundësuar abone ose tarifa të reduktuara për qytetarët e Kukësit, pra një subvencionim të pjesshëm.
Pak kush e di se, instrumenti nëpërmjet të cilit Kryeministri i vendit po e mban telekonferencën me qytetarët e Kukësit, është rreth 20 përqind më i shtrenjtë se shuma prej 120 mijë eurosh e akorduar si subvencion për të varfrit e qytetit verior.

Pajisja e videokonferenës, sipas një burimi të Politiko me njohuri në fushën e hi-tech, kushton rreth 150 mijë euro. Pajisja prodhohet nga kompania Polycom dhe quhet RealPresence Immersive Studio Flex.
Për të qarë dhe pë të qeshur bashkë, Kryeministrit i kushton më shumë të shkojë në Kukës virtualisht, nëpërmjet një videokonference, sesa të gjithë kuksianëve bashkë të lëvizin në Rrugën e Kombit përgjatë një viti.

Ja si paratë e taksapaguesve amerikanë shkuan në duart e Soros për kapjen e drejtësisë nga Rama

Judicial Watch, një grupim aktivistësh amerikanë konervatorë kanë publikuar së fundmi dosjen se si miliarderi George Soros përfitoi nga paratë e taksapaguesve amerikanë për qëllimet e tij politike në Shqipëri.
Ky grupim ka hetuar disa nga financimet e Soros në vende të ndryshme të lindjes dhe së fundmi ka publikuar një dosje me 32 faqe si si “Fondacioni për Shoqërinë e Hapur” në Shqipëri u vu në shërbim të Partisë Socialiste në pushtet dhe kryeministrit Edi Rama për të justifikuar mënyrën se si po bëhej reforma në drejtësi.
Dhe kanë marrë jo pak, por të paktën 9 milionë dollarë. Judicial Ëatch e ka bërë hetimin nisur nga interesi i saj, për të hedhur dritë se si u shpenzuan paratë e taksapaguesve amerikanë për qëllime politike të administratës së ish-presidentit, Obama.
Por ky dokument që disponon të plotë edhe lapsi.al nxjerr disa detaje mjaft interesante për të kuptuar mbështetjen e fortë që Edi Rama kishte nga ambasadori amerikan Donald Lu gjatë negociatave të miratimit të reformës në drejtësi dhe sidomos gjatë krizës politike përpara zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, kur Lu doli hapur kundër bojkotit të opozitës.

Judicial Ëatch thotë se dosjen me 32 faqe arriti ta marrë më 26 maj 2017, vetëm pasi ngriti një padi për lirinë e informacionit kundër departamentit amerikan të shtetit. Ky i fundit fillimisht refuzoi të jepte dokumentet 31 mars 2017.
Dokumentet tregojnë se si fonde të USAID u derdhën për llogari të Fondacionit për një Shoqëri të Hapur në Shqipëri i mbështetur nga Soros, për t’i dhënë qeverisë socialiste më shumë kontroll mbi gjyqësorin. USAID ka paguar 9 milion dollarë në 2016-ën për fushatën e quajtur “Drejtësi për të gjithë” i cili është mbështetur nga “Instituti i menaxhimit Lindje Perëndim” sërish në varësi të Soros.
Në mars 2017 një grup prej 6 senatorësh amerikanë të kryesuar nga Mike Lee i dërguan një letër Sekretarit të Shtetit të asaj kohe Rex Tillerson që të hetonte nëse zyrtarë amerikanë kishin përdorur fondet e taksapaguesve për të mbështetur Sorosin në Shqipëri. Në letër thuhej: “Fondacioni për një Shoqëri të Hapur” dhe ekspertët e tij me fonde të USAID kanë hartuar të ashtuquajturin “Dokument Strategjik për Reformën në Drejtësi në Shqipëri”. Disa politikanë besojnë se këto “reforma” kanë si qëllim t’i japin kryeministrit dhe qeverisë së tij të qendrës së majtë një kontroll të plotë mbi drejtësinë”.

Në parlamentin shqiptar, opozita e ka përmendur shpesh se kjo “strategji” është një reformë e sponsorizuar nga Soros.
Të dhënat e reja të “Judicial Ëatch” zbulojnë një “memo” të prillit 2016 nga ambasada amerikane në Tiranë që tregon se ka “sponsorizuar” një sondazh në bashkëpunim me “Fondacionin për një Shoqëri të Hapur” të Sorosit për të matur te qytetarët shqiptarë “njohuritë, mbështetjen dhe pritshmërinë nga reforma në drejtësi”. Fondacioni i Sorosit raportoi më pas se 91% e shqiptarëve e “mbështesnin plotësisht” apo “e mbështesnin disi” nevojën për një reformë në drejtësi. Sondazhi nuk e specifikonte se çfarë lloj reforme kërkohej.
Një tjetër dokument i shkurtit 2017 tregon se si Departamenti i Shtetit bashkë-financoi një tjetër sondazh të “Fondacionit për Shoqërinë e Hapur” për reformën në drejtësi që forconte kontrollin e qeverisë shqiptare mbi reformën. Raporti tregonte se departamenti për marrëdhënie publike në ambasadën amerikane në Tiranë dhe fondacioni Soros mbështetën organizata lokale për të orientuar opinionin publik mbi reformën në drejtësi.

Të dhënat tregojnë se DASH i dha organizatës së Sorosit fonde direkte për programet në Shqipëri. Një raportim në 10 shkurt 2017 thotë se “si një nga ofruesit më të mëdhenj të ndihmës në Shqipëri, përfaqësuesit e Fondacionit të Shoqërisë së Hapur kërkojnë të marrin pjesë në shqyrtimet teknike të aplikimit që jepen për financim “ (shiko dokumentin lart).
“Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, i administratës së Obamës, ka qenë i lidhur ngushtë me Sorosin dhe qeverinë socialiste në Shqipëri. Në maj 2017, Lu ndihmoi të minojë planet e partive opozitare shqiptare për të protestuar ndaj zgjedhjeve të ardhshme parlamentare duke deklaruar se SHBA do të pranonin rezultatet e zgjedhjeve edhe në qoftë se partitë e opozitës refuzonin të merrnin pjesë. Lu është përshkruar në shtypin amerikan si “një forcë shtytëse nga pas e reformës në drejtësi në Shqipëri”, shkruhan “Judicial Watch”.

Vasilika rrëfen poezinë me ngritjen që i ka recituar Rama

PRITJE PER MIRATIMIN E REFORMES NE DREJTESI - Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, Kryeministri, Edi Rama dhe deputetet, Fatmir Xhafa, Vasilika Hysi, Petrit Vasili dhe Ulsi Manja, gjate nje feste te organizuar ne Pallatin e Brigadave, per miratimin me unanimitet te reformes ne drejtesi organizuar nga komisioni i Posacem per Reformen ne drejtesi./r/n/r/nCELEBRATION FOR ADOPTION OF JUDICIAL REFORM - Parliament Speaker Ilir Meta, Albanian Prime Minister Edi Rama, lawmakers, Fatmir Xhafa, Vasilika Hysi, Petrit Vasili and Ulsi Manja, during a celebration organized in the Palace of Brigades, for adoption of justice reform organized by special commission on judicial reform.

“‘Nuk i ngrihet’, ishte thjesht një poezi e Ramës”, reagimi i Hysit: Do të ndalohen fjalët me dy kuptime në Kuvend
E mbledhur pasditen e sotme për shqyrtimin e kërkesës së LSI, Byroja e Kuvendit vendosi që të mos e përjashtojë kryeministrin Edi Rama për fjalorin joetik, sipas opozitës, të përdorur në senacën plenare të 29 marsit, saktësisht një javë më parë.
LSI i kërkoi kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, që Rama të përjashtohej nga Kuvendi 10 ditë por kjo kërkesë u rrëzua sot.
Menjëherë pas mbledhjes, deputetja Vasilika Hysi është shprehur se kryeministri Rama nuk tha asgjë joetik pasi në deklaratën e tij ai tha një poezi:
“Nuk është përdorur fjalor fyes dhe denigrues.
Byroja lexoi me vëmendje dhe konstatoi se kërkesa e opozitës nuk qëndronte. Ne u ndjemë të çuditur që u ngrit ky pretendim, pasi nga këqyrja, pas fjalës së Ramës e ka marrë fjalën Basha.
Dhe më pas e mori fjalën Vasili dhe s’u ngrit asnjë pretendim. Opozita nuk ishte sot në Kuvend dhe konsumoi një veprim të paligjshëm, tubimi pa asnjë leje.
Që nga sot të gjithë deputetëve, kryeministrir, nuk u lejohej kurrsesi që të shprehin asnjë fjalë që merret me dy kuptime. Ai vet thotë po ju lexoj një poezi.
Në gjuhën shqipe disa fjalë mund të marrin dy kuptime. Kolegët e opozitës nuk bënë asnjë kërkesë për 7 ditë ndaj kjo ishte një lëvizje tjetër e opozitës”, u shpreh Vasilika Hysi për mediat.

Berisha: 30 vjet më parë, xhelati Kristaq Rama firmosi varjen e poetit Havzi Nela, sot i biri mban të burgosur politikë 11 kuksianë

Ish-Kryeminsitri Berisha shkruan në një postim në Facebook se, 30 vjet më parë, xhelati Kristaq Rama do firmoste varjen në sheshin e qytetit për motive politike të poetit të shquar Havzi Nela, sot i biri Edvini, në një akt urrejtje dhe hakmarrje atërore mban të burgosur politikë 11 qytetarë kuksianë. “Te rinjte e Kukesit ne proteste kunder Edi Rames per lirimin e te burgosurve politik!
30 vjet me pare, xhelati Kristaq Rama do firmoste varjen ne sheshin e qytetit per motive politike te poetit te shquar Havzi Nela. Sot i biri Edvini, ne nje akt urrejtje dhe hakmarrje aterore mban te burgosur politik 11 qytetare guximtare te Kukesit! Fati i eterve mizore e pret!”, shkruan Berisha.

Revolta e protestuesit: Jam pa bukë, më hoqën nga puna pse takova Bashën

Mijëra qytetarë kanë dalë sot në protestë kundër qeverisë dhe rritjes së taksave. Disa nga akset kryesore të vendit u bllokuan nga qytetarët dhe përfaqësues të opozitës. Një prej tyre në Çermë thotë se është pa bukë, pasi e kanë hequr nga puna në OSHEE pas 20 vitesh se kishte takuar Lulzim Bashën.
Protestuesi Skënder Bega, tregon se kishte ardhur nga Tepelena për të protestuar kundër qeverisë pasi edhe ndihmën ekonomike ia kishin hequr.
“Jam pa bukë. Të largohet Edvin Rama se jam pa bukë për darkë. Ndaj po vij në protestë. Protestoj në mënyrë paqësore, ta marrë vesh Edvin Rama sepse jemi pa bukë. Vijmë nga jugu i Shqipërisë. Unë jam nga Tepelena, jam pa bukë për darkë. Edhe ndihmën ekonomike dy muaj ma dhanë dhe ma hoqën. Kam dy djem, një në vit të parë dhe një në klasë të katërt. Më kanë lënë pa bukë, ndaj kam ardhur në çdo protestë. Unë kam qenë në OSHEE prej 20 vitesh, më hoqën nga puna. Këta më hoqën, pse më hoqën sepse vajta takova Lulzim Bashën në mes të Tepelenës dhe më hoqën nga puna. Bashkëshortja ime nuk punon. Nuk ka punuar në asnjë qeveri. Dhe mua më lanë pa punë. Dua të punësohem. Me këtë qeveri nuk punësohem”, tha protestuesi.

Basha thirrje Ramës: Liro 11 pengjet, shqiptarët më të bashkuar së kurrë kundër grabitjes qeveritare

Ka përfunduar mbledhja e opozitës në selinë e Partisë Demokratike. Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se opozita do të vazhdojë të qëndrojë përkrah qytetarëve. Basha i bëri thirrje Ramës të lirojë 11 pengjet kuksianë.
“Ata nuk janë fajtorë, ata janë pengje të Edi Ramës. Ai duhet ta harrojë një herë e përgjithmonë Taksën e Rrugës së Kombit. Opozita do të vazhdojë të qëndrojë në krah të protestës legjitime të qytetarëve kuksianë.
Edi Rama është autokrati që kontrolloj jo thjesht qeverinë, por ka privatizuar policinë. Prokuroria është zbuluar para shqiptarëve si një prokurori politike. Është vendosur një kryeprokurore kukull pa vetting. Peshqit e mëdhenj nuk do të kapen. Vangjush Dako e deri tek Damian Gjiknuri që i ka dosjet më të larta se unë, nuk do të kapen.
Shqiptarët janë më të bashkuar së kurrë kundër grabitjes qeveritare. Janë ngritur njerëzit që kanë parë se do t’u pesfishohet taksa e pronës. Qytetarët kanë reaguar sot dhe i garantoj qytetarët se do të jem në krahun tuaj. Edhe në javën e ardhshme duke nisur nga dita e martë në bashkërendim me sipëmarrjen e vogël, me fermerët dhe natyrisht me kuksianët do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha aktet e mobindjes qytetare dhe protestës që do të shtrihen në mbarë Shqipërinë”, u shpreh Basha.

Deklarata e plotë e Bashës për mediat
Mediat të mos bien në kurthin e Edi Ramës, i cili sot ka pranuar fajin, por përsa kohë mban në burg 11 të pafajshëm, ai nuk është tërhequr.
I bashkohemi kërkesës së banorëve të Kukësit dhe mbarë Shqipërisë, të lirojë menjëherë 11 të pafajshmit. Rama duhet të anullojë urgjentisht konçensionin për rrugën e Kombit. Ai dhe vartësit e tij do të mbajnë përgjegjësi ligjore lidhur me urdhrat për rrëmbimin e qytetarëve në orët e natës, duke terrorizuar familjarët e tyre.
Rama është autokrati që kontrollon jo thjesht qeverinë dhe mazhorancën, por ka privatizuar policinë, e cila vuri Tiranën në shtetrrethim, por nuk kap Arbër Çekajn që solli 180 mln euro kokainë, as drejtuesit e policisë që u përfshinë në trafikun e drogës, as Klement Balilin, që kanë 18 muaj që mashtrojnë ndërkombëtarët për arrestimin e tij.
Prokuroria është politike. U vu një kryeprokurore kukull e votuar me 69 votat e Edi Ramës, çka do të thotë se politikanët e korruptuar si Vangjush Dako dhe Damian Gjiknuri që i kanë dosjet më të gjata se unë, nuk do të kapen.
Gjykatat janë të kapura, pasi dje nuk donin të dilnin historitë e njerëzve që u ngritën për bukën e gojës.
Po i mbajnë në qelitë e burgut 11 kuksianët, që dolën të protestojnë për bukën e gojës.
Tarifat dhe trau i Ramës ishin arsyet që shtynë qytetarët në protesta.
Qytetarët kanë protestuar për padrejtësitë që iu bënë, kuksianët nuk janë vetëm. Janë ngritur dhjetra mijëra qytetarë që u nxorën nga ndihma ekonomike, janë ngritur dhjetra mijëra biznese të vogla, që u përfshinë në skemën e TVSH nga truthari i ekonomisë me qëllimin e vetëm që të shkatërrohet biznesi i vogël dhe të përfitojnë oligarkët. Janë ngritur ata që do të paguajnë taksën e pronës me faturën e ujit dhe dritave.

Nis protesta në Kukës, banorët rrethojnë komisaritin e policisë: “Lironi vëllezërit tanë”, “Rama ik”!

Qytetarët e Kukësit janë ngritur sërsih në protestë sot pasdite rreth orës 18:30 para komisariatit të policisë ku kërkojnë lirimin e 11 të arrestuarve, për të cilët një ditë më parë gjykata dha masën e sigurisë arrest me burg. Banorët kanë rrethuar komisariatin e policisë dhe hedhin parrulla, “Lironi vëllezërit tanë”, “Faleminderit që nuk u dorëzuat!”, “Poshtë diktatura”, “Rama ik”, etj.
Arrestimet ndodhën gjatë natës së të dielës, ku 23 qytetarë u rrëmbyen nga shtëpitë pas protestës së zhvilluar në mesditë në rrugën e Kombit për të kundërshtuar vendosjen e tarifës në këtë aks rrugor.
Të arrestuarit u transferuan drejt Tiranës, ndërsa prej të dielës, para drejtorisë së Policisë së Tiranës, qytetarët kërkonin lirimin e protestuesve.
Dje gjykata vendosi që 11 prej të arrestuarve të qëndrojnë në burg, vendim ky që nuk u mirëprit jo vetëm nga protestuesit dhe opozita, por edhe nga përfaqësues të shoqërisë civile.

Sot banorët e Kukësit po protestojnë para policisë në këtë qytet për të kërkuar lirimin nga burgu të bashkëqytetarëve të tyre.
Gjyqtarja që dha vendimin për 23 protestuesit është bashkëshortja e një zyrtari të lartë të policisë, çka e detyronte atë të dorëhiqej nga çështja.
Personat e arrestuar janë:
1-Shpëtim Todaj “Arrest në burg me afat 20 ditë”
2- Xhevahir Hereni “Arrest me burg”
3- Elton Cengu “Arrest me burg”
4-Florian Onuzi “Arrest me burg”
5- Shkëlqim Vata “Arrest me burg”
6- Xhevahir Gashi “Arrest me burg”
7- Ervis Oruci “Arrest me burg”
8- Rasim Onuzi “Arrest me burg”
9- Vasil Laçi “Arrest me burg”
10- Abdi Haziri “Arrest me burg”
11- Edmond Matmuja “Arrest me burg”

Lista me emrat – Rama nuk komunikoi me banorët e Kukësit por me zyrtarët e tij

Takimi i Edi Ramës nuk ishte me qytetarë të zakonshëm të Kukësit, sepse prej tyre ka frikë dhe nuk shkel në Kukës.
Takimi i Ramës ishte me rrogëtarët e tij në poste kyçe të administratës në Kukës dhe me persona me preçedentë kriminalë.
Protagonisti i propagandës së Edi Ramës është Xhevdet Sopaj, i dënuar në vitin 2012 për armëmbajtje pa leje.
Për shkak të mosdeklarimit të dënimit, KQZ vendosi ndërprerjen e mandatit të tij.
Disa nga pjesëmarrësit e tjerë në takimin e Ramës janë rrogëtarët nga administrata e Ramës, që kanë lënë punën për t’u mbledhur në Prefekturë.
Lista e rrogëtarëve të Ramës në takimin në Kukës
Jaho Hoxha – Drejtor i Postës Kukës
Agron Hoxha – Drejtor i Drejtorisë së Shëndetit Publik
Fadil Morina – Drejtoria e Shëndetit Publik
Shpresa Kërxhaliu – Nëndrejtoreshë e Gjimnazit
Manushaqe Muça – Mësuese
Afrim Hoda – OSHEE
Ledian Halilaj – Zyra Punës
Skender Ahmeti -DAR
Clirim Spahiu – Drejtoria e Transportit Rrugor
Azem Elezi -Drejtor i Arkivit dhe kryetar i PS aktual
Besart Tota -Drejtor i IKMT-së

Ipeshkvijtë e Shqipërisë në mbështetje të protestuesve

Ipeshkvijtë e Shqipërisë mbajnë qëndrim për gjendjen e Kukësit, pas protestave të ditëve të fundit për taksën e Rrugës së Kombit. Në një deklaratë të djeshme për shtyp – “me shpresë se do të japim kontributin tonë si pjesëmarrës në jetën sociale dhe shpirtërore të vendit”, siç shkruajnë – ata theksojnë:

“Së pari, mbështesim çdo nismë civile që kërkon të drejtat e patjetërsueshme të qytetarëve. Është e drejtë e çdokujt që kur i duket e arsyeshme, të protestojë e të thotë fjalën e tij, vetëm apo i mbledhur së bashku me të tjerë.

Së dyti, ne dënojmë si moralisht të papranueshme çdo sjellje dhune ndaj personave, institucioneve, objekteve private apo shtetërore. Dhuna nuk është kurrë zgjidhje dhe ne bëjmë apel që ajo të shmanget në çdo nismë të ligjshme për kërkimin e të drejtave personale apo komunitare. “Kisha nuk mund të pranojë dhunën …. sepse dhuna sjell gjithmonë dhunë dhe prodhon në mënyrë të pashmangshme forma të reja të shtypjes dhe të skllavërisë, më të rënda se ato që ajo pretendonte të çlironte” (Papa Pali VI).

Së treti, ne u bëjmë apel institucioneve shtetërore të gjejnë rrugët e duhura për t’u ardhur në ndihmë personave në nevojë. Jemi të vetëdijshëm se rrugët, apo çdo objekt që ka të bëjë me të mirën e përbashkët, kanë nevojë për mirëmbajtje dhe kjo duhet bërë. Por gjithashtu, sikurse e kemi shprehur edhe në letrën tonë për Krishtlindjet e vitit 2017, duhet kujdes ndaj personave, grupeve shoqërore dhe zonave që janë më në nevojë. Duhet të punojmë të gjithë bashkë në mënyrë që hendeku i krijuar midis të pasurve dhe të varfërve të ngushtohet, sidomos i atyre të zonave të thella e periferike”./Radio Vatikani

Bizneset: Sot ishte vetëm fillimi, revolta po afron!

Në të njëjtën kohe me bllokimin e katër rrugëve kryesore të vendit, biznesi i vogël zhvilloi një grevë dy orëshe, për të kundërshtuar përfshirjen në skemën e TVSH-së. Ata thanë se taksa e re i çon drejt falimentit në një kohë kur fuqia blerëse sipas tyre ka rënë.
Përfaqësues të biznesit të vogël në të gjithë vendin ulën qepenat ne shenjë protestë kundër rritjes së taksës për vlerën e shtuar, në të njejtën kohe, kur qytetarë të mbështetur nga opozita bllokuan katër akset kryesore të lëvizjes në vend.
Tregtarët e pazarit të Korçës, pezulluan punën për dy orë dhe kërkuan përgjysmimin e tarivës së TVSH që hyri në fuqi më 1 prill.

Paralajmërimi për protesta masive
Pas grevës, paralajmëruan se do të zbresin në protesta masive, por theksuan se do të shkojnë drejt falimentit për të mos rritur çmimet.
Tarifa e pranueshme për ta është niveli 6 % për produktet e shportës.
Të njejtën gjë benë edhe rreth 100 biznese në pedonalen e Fierit.
Tregtarët thonë se taksa për ta do të thotë faliment.
Protesta të ngjashme pati edhe në qytete të tjera.
Prej datës 1 prill nisi zbatimi i skemës së re të TVSH-së prej 20 % për çdo biznes që kalon xhiron 2 milion lekë.