18.5 C
Tirana
E hënë, 16 Qershor, 2025

Fox News: Skema 9 milionë dollarë për ti dhuruar drejtësinë politike Ramës

Kush është ndryshimi mes filantropisë dhe aktivitetit politik? Asnjë ndryshim nuk ka, nëse emrin e ke Xhorxh Soros” me këto fjalë Foxneës komentoi skandalin financimit me 9 milionë dollarë të “Fondacionit për Shoqëri të Hapur” nga ambasada amerikane në Tiranë, i zbuluar nga Judicial Ëatch, një grupim konservator në SHBA.
Të dhënat e “Judicial Watch” faktojnë lidhjet financiare mes organizatave të Soros dhe ambasadës amerikane, duke hedhur dyshime se reforma në drejtësi ishte që në zanafillë, një projekt që synonte kapjen e drejtësisë nga Edi Rama, mik i ngushtë me Soros.
Duke marrë shkas nga 9 milionë dollarët e taksapaguesve amerikanë për Xhorxh Soros, Foxneës ka kujtuar 18 bilionë dollarë të shpenzuara në total nga “filantropi”. Siç u shpreh gazetari Lou Dobbs, financimet nuk janë thjesht kundër të majtëve, por siç tregojnë shumë shembuj janë edhe “antiamerikanë”.
“Mos po tallemi gjë?” ishte pyetja e gazetarit, në nisje të intervistës me Matt Schlapp, një politikan konservator i ftuar në Foxnews për këtë temë.
Dobbs nga ana tjetër përmendi faktin se financimet për Xhorxh Sorosi përgjithësisht nuk kontrollohen, megjithëse Fondacioni për Shoqëri të Hapur ka dhënë prova se është qartësisht i përfshirë në financime okulte të politikës.

Policia kërcënon sërish protestuesit, VOA: Basha thotë se s’do kërkojnë leje për protestat e ligjshme

Në Shqipëri, që prej orës 10.00 të ditës së sotme opozita ka nisur protesta në katër zona të ndryshme të vendit duke bllokuar akset rrugore kombëtare në Vorë, në Bradashesh në dalje të Elbasanit, në Çermë të Lushnjes dhe në Milot ku bashkohet rruga që vjen nga Kosova me atë nga Shkodra, drejt Tiranës. Në Milot, protesta nisi me një përlasje me policinë e cila kërkoi që të mos bllokohej rruga, duke u tërhequr më pas. Protestat e sotme vijnë pas vendimit të marrë pak ditë më parë nga opozita për t’i bërë thirrje qytetarëve për mosbindje civile, ndonëse ajo shprehet se protestat e sotme janë organizuar nga qytetarët dhe ajo vetëm po i mbështet ato.
Mbrëmë Policia deklaroi se ajo nuk kishte marrë njoftim për protestën. “Organizatorët e kësaj proteste të paligjshme do të përballen me ligjin për çdo pasojë të paparashikuar, që mund të sjellë një protestë e organizuar për të nxitur rrëmujë dhe konflikt në pika nevralgjike për qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve”, nënvizonte deklarata e policisë.
I ulur mes protestuesve në rrugën e Vorës, kryetari demokrat Lulzim Basha u shpreh se “protesta është legjitime. I paligjshëm është privatizimi kriminal i Shtetit nga ana e Edi Ramës. Ky është një shtet që burgos popullin dhe lë të lirë kriminelët. Nuk do të kërkojmë kurrë leje për një protestë të ligjshme”, theksoi zoti Basha.
Protestat e sotme u nxitën nga manifestimi i zhvilluar fundjavën e shkuar në Rrugën e Kombit për të kundërshtuar tarifën e pagesës së vendosur për kalimin në aksin që lidh Shqipërinë me Kosovën. Protesta çoi në përplasje të dhunshme me policinë dhe më pas në djegien, nga ana e protestuesve të sporteleve të ngritura për pagesën e tarifës që nis nga 2.5 euro për motorrët deri në 22.5 euro për kamionët.
Duke folur sot në parlament, kryeministri Rama pranoi se “nuk kemi qenë mjaftueshmërisht të përgatitur për çfarë mund të krijonte një risi e tillë nga pikëpamja psikologjike për njerëzit e painformuar”. Ai tha se “po punohet intensivisht për krijimin e mundësisë optimale që edhe procesi i mirëmbajtjes, jetike, të Rrugës së Kombit, të garantohet dhe problemi i banorëve të adresohet”, deklaroi kryeministri duke njoftuar se “vendimi ynë është i qartë. Ne nuk do fillojmë sistemin e pagesës pa dhënë zgjidhjen më të mirë të mundshme, për atë zonë”.

Basha-Ramës: Ky është fundi yt, burgu për ministrat jo për popullin

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka marrë fjalën mes protestuesve në kryqëzimin e Vorës, duke i përgëzuar së pari për pjesëmarrjen në ditën e parë të Mosbindjes Civile. Basha u shpreh se burgu duhet të jetë për ministrat dhe zyrtarët e korruptuar të qeverisë Rama.
Ai tha se reagimi i sotëm është reagimi i qytetarëve që nuk pranojnë që shteti të rrëmbehet.
“Jemi sot këtu dhe anembanë Shqipërisë për të ndalur të keqen. Edi Rama Policinë e ka kthyer në polici private, prokurorinë e ka kthyer në pronë private, gjykatën e ka kthyer në pronë private, ka blerë shumicën e medias.
Po ky është fundi yt, shqiptarët janë ngritur dhe do të qëndrojnë derisa t’i të largohesh. Burgu do të jetë për kriminelët, do të jetë për ministrat dhe zyrtarët e korruptuar.
Kërkojmë në emër të sipërmarrësve shfuqizimin e tvsh-së për biznesin e vogël, të cilët kanë ulur qepenat. Jemi këtu për ti thënë ndal regjimit kriminalë që fut në burg populli dhe liron kriminelët. Ky është reagimi i popullit që nuk pranon grabitjen.
Unë dua që të falenderoj mijëra shqiptarët që erdhën këtu në sheh me ne, dua të falenderoj qytetarët që për dy orë me rradhë qëndruan në automjetet e tyre bashkë me ne. Edi Rama bën sikur të tërhiqet, dhe më pas gjuan kur askush nuk e ka mendjen. Liro 11 kuksianët dhe hiq taksën”, u shpreh Basha.

Gjithçka që ka ndodhur këto 5 ditë, që nga protesta e qytetarëve të Kukësit, ia ka çjerrur maskën, ia ka shkatërruar fasadën këtij regjimi privat, kriminal që është në pushtet. Ndaj protesta jam i bindur që do të vazhdojë për të hequr taksën në “Rrugën e Kombit”, jo për ta pezulluar, por për ta hequr përfundimisht, për të kundërshtkuar vendosjen e TVSH-së për sipërmarrjen e vogël, për të dhënë ndihmë ekonomike, për mbi 30 mijë banorë, familje të hequr me të padrejtë nga ndihma ekonomike, por mbi të gjitha, për t’i dhënë shqiptarëve perspektivën e një shteti që u shërben shqiptarëve dhe jo një shteti privat siç është ky i Edi Ramës, që i shërben një grushti oligarkësh dhe që arreston popullin dhe lë të lirë kriminelët.

Jehona e revoltës popullore në SHBA, Washington Post: Rritje taksash nga qeveria dhe varfëri

Opozita ka bllokuar katër kryqëzime kryesore të Shqipërisë në një protestë anti-qeveritare duke e akuzuar atë për lidhje me krimin e organizuar dhe për rritjen e taksave e varfërisë.
Opozita e Partisë Demokratike bojkotoi seancën parlamentare të së enjtes për të nisur një fushatë të “mosbindjes civile” duke bllokuar rrugët kryesore të vendit dhe duke i bërë thirrje popullit të mos paguajnë taksat në rritje.
Qindra mbështetës të opozitës u mblodhën në katër kryqëzime në të gjithë vendin, duke bllokuar trafikun dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Policia tha se i konsideronte tubimet si të paligjshme pasi nuk mori asnjë kërkesë për t’i mbajtur ato.
Demokratët pësuan një humbje dërrmuese në votimin e vitit të kaluar, duke siguruar vetëm 43 vende në parlamentin me 140 vende. Shqipëria, një anëtare e NATO-s që nga viti 2009, iu dha statusi i kandidatit të BE në vitin 2014 dhe shpreson të nisë negociatat këtë vit

Rama i përmend familjen, paralajmërimi i fortë i Berishës: Gjej by…. vend ku të futesh!

Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me ceshtjen e CEZ. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Gjatë fjalimit që mbajti në parlament, Edi Rama risolli një etiketim të 3 viteve më parë si “alpinë” që e kishte përdorur për disa trashëgimtarë të tokave ne bregdet, që sipas tij “detin Jon e kanë parë për herë të parë kur fitoi Saliu pushtetin, për herë të parë në historinë e fisit të tyre”. Rama tha se kishte pasur në mendje familjen e ish Berishës.
“Faji im, që kur thashë “alpinët”, nuk thashë Saliu, vajza, djali, Rrahmani, Rrahmoni, Ahmoni dhe Dermoni që u shfaqën si trashëgimtarë pronash afër detit. Faji im! Thashë “alpinë”, sipas meje një mënyrë ironike për t’i rënë derës që do të dëgjojë, por ajo derë nuk do të dëgjojë dhe ajo derë ka vetëm një trokitje që i bën derman: Drejtësinë!” u shpreh Rama me një deklaratë që tingëlloi si një kërcënim direkt për familjen Berisha.
Nuk kaloi shumë dhe ish kryeministri Berisha shkroi në Facebook se Rama duhet të gjejë “b*thë” të futet pasi sipas tij populli do ta rrëzojë.
“Rama ne parlament si klysh i rrahur, fryme zene mban fjalimin.
Gjej by…. vend ku te futesh! Nderim heronjve te Kalimashit! sb” shkruan Berisha në Facebook, duke e shoqëruar foton me një karikaturë të Bujar Kapexhiut.

Hetimi në SHBA: Paratë e Sorosit kundër opozitës dhe për të minuar Reformën në Drejtësi

Judicial Watch, një grupim aktivistësh amerikanë konervatorë kanë publikuar së fundmi dosjen se si miliarderi George Soros përfitoi nga paratë e taksapaguesve amerikanë për qëllimet e tij politike në Shqipëri.
Ky grupim ka hetuar disa nga financimet e Soros në vende të ndryshme të lindjes dhe së fundmi ka publikuar një dosje me 32 faqe si si “Fondacioni për Shoqërinë e Hapur” në Shqipëri u vu në shërbim të Partisë Socialiste në pushtet dhe kryeministrit Edi Rama për të justifikuar mënyrën se si po bëhej reforma në drejtësi.
Dhe kanë marrë jo pak, por të paktën 9 milionë dollarë. Judicial Watch e ka bërë hetimin nisur nga interesi i saj, për të hedhur dritë se si u shpenzuan paratë e taksapaguesve amerikanë për qëllime politike të administratës së ish-presidentit, Obama.
Por ky dokument që disponon të plotë edhe lapsi.al nxjerr disa detaje mjaft interesante për të kuptuar mbështetjen e fortë që Edi Rama kishte nga ambasadori amerikan Donald Lu gjatë negociatave të miratimit të reformës në drejtësi dhe sidomos gjatë krizës politike përpara zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, kur Lu doli hapur kundër bojkotit të opozitës.

Judicial Watch thotë se dosjen me 32 faqe arriti ta marrë më 26 maj 2017, vetëm pasi ngriti një padi për lirinë e informacionit kundër departamentit amerikan të shtetit. Ky i fundit fillimisht refuzoi të jepte dokumentet 31 mars 2017.
Dokumentet tregojnë se si fonde të USAID u derdhën për llogari të Fondacionit për një Shoqëri të Hapur në Shqipëri i mbështetur nga Soros, për t’i dhënë qeverisë socialiste më shumë kontroll mbi gjyqësorin. USAID ka paguar 9 milion dollarë në 2016-ën për fushatën e quajtur “Drejtësi për të gjithë” i cili është mbështetur nga “Instituti i menaxhimit Lindje Perëndim” sërish në varësi të Soros.
Në mars 2017 një grup prej 6 senatorësh amerikanë të kryesuar nga Mike Lee i dërguan një letër Sekretarit të Shtetit të asaj kohe Rex Tillerson që të hetonte nëse zyrtarë amerikanë kishin përdorur fondet e taksapaguesve për të mbështetur Sorosin në Shqipëri. Në letër thuhej: “Fondacioni për një Shoqëri të Hapur” dhe ekspertët e tij me fonde të USAID kanë hartuar të ashtuquajturin “Dokument Strategjik për Reformën në Drejtësi në Shqipëri”. Disa politikanë besojnë se këto “reforma” kanë si qëllim t’i japin kryeministrit dhe qeverisë së tij të qendrës së majtë një kontroll të plotë mbi drejtësinë”.

Në parlamentin shqiptar, opozita e ka përmendur shpesh se kjo “strategji” është një reformë e sponsorizuar nga Soros.
Të dhënat e reja të “Judicial Watch” zbulojnë një “memo” të prillit 2016 nga ambasada amerikane në Tiranë që tregon se ka “sponsorizuar” një sondazh në bashkëpunim me “Fondacionin për një Shoqëri të Hapur” të Sorosit për të matur te qytetarët shqiptarë “njohuritë, mbështetjen dhe pritshmërinë nga reforma në drejtësi”. Fondacioni i Sorosit raportoi më pas se 91% e shqiptarëve e “mbështesnin plotësisht” apo “e mbështesnin disi” nevojën për një reformë në drejtësi. Sondazhi nuk e specifikonte se çfarë lloj reforme kërkohej (shiko dokumentin lart).
Një tjetër dokument i shkurtit 2017 tregon se si Departamenti i Shtetit bashkë-financoi një tjetër sondazh të “Fondacionit për Shoqërinë e Hapur” për reformën në drejtësi që forconte kontrollin e qeverisë shqiptare mbi reformën. Raporti tregonte se departamenti për marrëdhënie publike në ambasadën amerikane në Tiranë dhe fondacioni Soros mbështetën organizata lokale për të orientuar opinionin publik mbi reformën në drejtësi.
Të dhënat tregojnë se DASH i dha organizatës së Sorosit fonde direkte për programet në Shqipëri.

Një raportim në 10 shkurt 2017 thotë se “si një nga ofruesit më të mëdhenj të ndihmës në Shqipëri, përfaqësuesit e Fondacionit të Shoqërisë së Hapur kërkojnë të marrin pjesë në shqyrtimet teknike të aplikimit që jepen për financim “.
“Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, i administratës së Obamës, ka qenë i lidhur ngushtë me Sorosin dhe qeverinë socialiste në Shqipëri. Në maj 2017, Lu ndihmoi të minojë planet e partive opozitare shqiptare për të protestuar ndaj zgjedhjeve të ardhshme parlamentare duke deklaruar se SHBA do të pranonin rezultatet e zgjedhjeve edhe në qoftë se partitë e opozitës refuzonin të merrnin pjesë. Lu është përshkruar në shtypin amerikan si “një forcë shtytëse nga pas e reformës në drejtësi në Shqipëri” – shkruhan “Judicial Watch”.
Administrata e Obamës kaloi në heshtje të paktën 9 milionë dollarë dollarë amerikanë të taksapaguesve në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me mbështetjen e miliarderit të krahut të majtë George Soros për një qeveri socialiste në Shqipëri. Është veçanërisht mizore që Departamenti i Shtetit lejoi operacionin Soros të ndihmonte me fondet e drejtpërdrejta të taksapaguesve në grupime të tjera”, – tha presidenti i Judicial Watch, Tom Fitton.
“George Soros është një miliarder dhe ai nuk duhet të marrë mbështetjen e taksapaguesve për të çuar përpara axhendën e tij radikale të majtë për të minuar lirinë brenda dhe jashtë vendit”, shton ai.

Zbythet Rama: Ndjesë, nuk ka taksë pa bërë marrëveshje me ju

Kryeministri Edi Rama, ka folur ditën e sotme për protestën që ndodhi ditën e shtunë, kundër taksës për rrugën e Kombit.
Ai tha se ka kërkuar ndjesë lidhur me mosshpjegimin që qeveria dhe ai vetë nuk kanë bërë lidhur me taksën që dot ë vendoset për këtë rrugë.
Po ashtu, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nuk do të fillojë pagesa për rrugën e Kombit, pa arritur një marrëveshje me banorët e Kukësit.
Kryeministri, duke mos hezituar se protesta e tyre ishte legjitime, tha se ata po përdoren nga opozita.
“Nuk do të fusim pagesën nëse nuk sqarojmë asnjë banorë dhe dëerisa që të jemi të qartë me atë që do bëjmë.”, -tha Rama.
“Shpjegim me durim të çështjes që ka krijuar pakënaqësi legjitime të banorëve të Kukësit dhe ajo çfarë duhet përsëritet nga ana ime dhe e qeverisë është vetëdija për përgjegjësinë time dhe tonë për pamjaftueshmërinë dhe sqarimeve lidhur me këtë çështje.
Nuk kemi bërë sa duhet, jo se kemi qenë indiferent, apo se e kemi lënë me vetëdije dhe harresë impaktin negativ që me të drejtë ka shkaktuar pakënaqësi kështu siç është paraqitur, por thjesht se nuk kemi pasur intuitën e duhur për të kuptuar para sesa të vendosja sistemi i pagesë.
Pse nuk e kemi bërë dhe pse kemi përgjegjësi? Unë i pari dhe qeveria si i tërë. U kam kërkuar ndjesë publike banorëve të zonën dhe do t’jua kërkoj sa herë është nevoja. Jemi nisur nga eksperienca ndërkombëtare dhe nuk e kemi ditur se çfarë do të sillte një veprimi i tillë.”, tha Rama duke folur në Kuvend.

PD në Britaninë e Madhe kundër taksës për “Rrugën e Kombit”: Rama ndan shqiptarët!

Dega e Partisë Demokratike në Britani po ndjek më shqetësim të thelle zhvillimet e fundit në Shqipëri, pas protestës se banorëve të zonës se Kukësit, kundër taksës së imponuar ndaj shqiptarëve në të dy anët e kufirit në rrugën e kombit.
Kryetari degës së PD në Britani të Madhe, Av. Naim Hasani në deklaratën e shpërndarë për mediat thotë se: -“Që nga çlirimi i Kosovës në 1999 shqiptarët kanë menduar dhe punuar për ngritjen e një ure lidhëse dhe bashkimi nga dy shtetet e një kombi që ka vuajtur më shumë se askush ndarjen dhe izolimin. Rruga e kombit ishte dhe mbetet deri me sot njëri ndër projektet më madhore me interes dhe impakt të drejtpërdrejtë në ekonominë e Shqipërisë, në radhë të parë dhe në synimin strategjik të bashkimit shpirtëror të shqiptarëve kudo që ndodhen.
Vendimi i qeverisë shqiptare të “Rilindjes” të drejtuar nga Rama për të imponuar shqiptarëve një taksë ndarëse, arbitrare dhe korruptive, shënon aktin final të një politike shpërbërëse dhe mospërfillëse të një qeverie të instaluar në Shqipëri nëpërmjet projektit më të dështuar që nga rënia e komunizmit, që gjithësesi nuk mund të këtë emrin “Rilindje”.
Shqiptarët nuk mund të pranojnë një ndarje të dytë mes një kombi me trarë që i zënë frymën rrugës së lirisë. Shqiptarët e Kosovës dynden çdo vit sidomos në sezonin e verës në çdo cep të plazheve të Shqipërisë duke qëndruar besnikë kombit dhe Shqipërisë nënë”.

Më vijim të kësaj deklarate shpërndarë nga z.Hasani thuhet se: -“Shpërblimi që marrin është taksa për të hyrë e dalë nga mëmëdheu. Qytetaret e Kukësit dhe gjithë Shqiptarët në Shqipëri e Kosovë dhe kudo që janë, nuk mund të rrinë indiferente ndaj një poshtërimi të radhës, që i bëhet ëndrrës shqiptare për një komb me dy shtete, pa kufij, të bashkuar në familjen Europiane.
Dhuna, represioni dhe shteti policorë janë vetëm mjete në duart e qeverive kriminale për të nënshtruar popullin, por që nuk ka funksionuar dhe nuk do të funksionojë, derisa populli i shtypur dhe i injoruar nga qeverisja kriminale oligarke e instaluar në Shqipëri të mos pajtohet dhe të shpreh mosbindjen në mënyrë paqësore, resistente dhe demokratike.
Qeveria që vjedh popullin, votën dhe dinjitetin e qytetarëve të vet, duhet të japë dorëheqjen dhe në vend të mbahen zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku përfaqësuesit të zgjidhen nga vota demokratike të qytetarëve dhe jo nga vjedhja e mandateve nëpërmjet parave të krimit dhe drogës, që ka qenë lajtomotiv i qeverisjes së “Rilindjes” mavi.
“Shprehim solidaritetin tonë të plotë më të drejtën e shqiptarëve për të protestuar dhe mos u bindur politikave ndarëse dhe korruptive të asaj qeverie që ka deligjitimuar vullnetin e popullit dhe ka kriminalizuar shtetin dhe tempullin e demokracisë “parlamentin shqiptar”.
Shpresojmë dhe besojmë që në mënyrë demokratike dhe qytetare, shqiptarët të dinë të japin leksion demokracie ozurpuesve që duke kërkuar të pasurohen në mënyrë kriminale, i kanë venitur shpresën shqiptarëve se vendi ynë një ditë do të behet dhe kanë shkaktuar një hemorragji të trurit dhe inteligjencës shqiptare drejt perëndimit.

Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e oligarkëve.
Dega e Partisë Demokratike në Britani mbështet me forcë protestat demokratike, paqësore dhe çdo presion tjetër demokratik ndaj një qeverie të korruptuar, për ta detyruar atë që të dëgjojë zërin e atyre që mund ta zgjedhin dhe me votë e largojnë”- thuhet më tej në deklaratë.
“Çdo mospërfillje e kërkesave të drejta të qytetarëve vetëm sa e shton zemërimin e tyre dhe e dërgon qeverinë jashtë konturave demokratike, në dëm të stabilitetit politik, dhe ekonomik të Shqipërisë.
I bëjmë thirrje politikanëve të ndërgjegjshëm dhe mbështetësve të Partisë Socialiste të Shqipërisë të distancohen nga një grup “Rilindasish” që ka ozurpuar partinë e tyre dhe t’i bashkohen shpirtit demokratik të qytetarëve të thjeshtë të cilët që nga nesër do të nisin mosbindjen e madhe ndaj injorimit të vullnetit të tyre demokratik, kundër krimit dhe oligarkëve dhe varfërimit të tyre të tejskajshëm. Zoti e bekoftë shpirtin demokratik, liridashës dhe Europian të shqiptarëve!”- përfundon deklarata e degës së PD në Britani të Madhe shpërndarë për mediat nga kryetari, av.Naim Hasani.

Kryebashkiaku i Kukësit: Zero taksë për “Rrugën e Kombit”, historia e abonesë përrallë e Ramës

Banorët e qarkut të Kukësit nuk duan taksë dhe unë jam në mbështetje të tyre. Kështu deklaroi për Ora Neës nga kryqëzimi i Milotit, kreu i Bashkisë Kukës Bashkim Shehu.
Bashkim Shehu: Ka bashkëpunim deri në momentin që populli nuk e merr situatën në dorë. Unë e kam deklaruar dhe në deklaratën time tek Bashkia, populli i Kukësit nuk do taksë. Unë jam në mbështetje të qytetarëve sepse nga qytetarët zgjidhem dhe nuk mund të marr përsipër asgjë përveç asaj që kërkon populli i Kukësit, qytetarët e Kukësit. Kryeministri paska thënë sot në parlament, kjo është shenjë e mirë që kjo qeveri arrogante ka filuar të veprojë dhe dëgjojë qytetarët sepse në fund të fundit kjo është detyra e Kryeministrit dhe imja si kryetar bashkie. Protesta vazhdon të jetë qytetare dhe ne duhet ti dëgjojmë.
Shehu u shpreh qartë për heqjen e taksës dhe jo reduktim të saj.
Shehu: Kemi kërkuar që në 2016 heqjen e taksës për kuksianët. Unë kam qenë gjithmonë bashkëpunues me institucionet por sot siç e shikoni qytetarët kanë dalë pa dallim.Ne duhet tu përgjigjemi qytetarëve. Zero taksë për qytetarët e Kukësit dhe sa më shumë transparencë, dëgjesa publike, të gjithë këto para janë të taksapaguesve shqiptarë.

Abonenë që Rama jep si alternativë, kryebashkiaku i Kukësit e cilësoi një histori përrallash.
Shehu: Ëshë si përrallë kjo historia, duhet ta kishte menduar më parë. E keni parë që taksa është vjelur për tre ditë rresht nga qytetarët e Kukësit. Ne duhet ti mbështesim edhe qytetarët e Kosovës që të vinë dhe rruga të jetë e përdorshme.
Një koment pati edhe për vendimin e një dite më parë të gjykatës së Kukësit për 23 të arrestuarit.
Shehu: Unë vazhdoj të mbaj qëndrimin që u kam shprehur dhe Ambasadorëve, ne mbështesim vendimet e gjykatës por jemi për hetim të paanshëm. Ka pasur të plagosur mbi 120 qytetarë, nuk ka asnjë raportim nga Ministria e Shëndetësisë. Brenda protesës ka qenë shoqëria civile dhe një këshilli bashkiak pa dallim, partiak. Nuk kemi pse të mos ulemi të dëgjojmë qytetarët.

Kryemadhi paralajmëron Ramën: Liro kuksianët nga burgu, s’ka ambasador që të shpëton

Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të lirojë nga burgu kuksianët e arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit.
Duke theksuar rëndësinë e protestës nga Elbasani, Kryetarja e LSI tha se nuk do të tërhiqen derisa kërkesa e qytetarëve të plotësohen.
Kryemadhi tha se Rama është zhytur në zullumet e tij saqë nuk ka prokurorë, policë e amabadorë që ta shpëtojnë.
“Për të gjithë këtë reagim qytetar, që është një reagim i domosdoshëm dhe që ndikon jashtëzakonisht shumë në të gjithë historikun e tranzicionit shqiptar. Një reagim qytetar për ti treguar qeverisë që zot të këtij vendi janë shqiptarët jo një grusht njerëzish.
Duhet të jenë qeveritë që kanë frikë nga populli dhe jo populli nga qeveritë dhe kjo është më se e dukshme. Ky reagim qytetar është i domosdoshëm dhe na bën të gjithë ne për të reflektuar për të qenë njerëz që bashkëbisedojmë me ta, për të qenë pranë tyre, për të dëgjuar hallet dhe problemet e tyre. Ajo çfarë dua të them është se është shumë e domosdoshme për të pasur një reagim qytetar.
Sot njerëzit ndihem më të çliruar për shkak të protestës së tyre por kjo nuk do të thotë që mbaron. Kërkesat tona dhe kërkesat e qytetarëve nuk kanë të bëjnë fare me poltikën. Vërtet njerëzit nga revolta kërkojnë ikjen e Ramës por ajo çfarë është më e rëndësishme është lirimi i kuksianëve sot në mënyrë të padrejtë burg, heqja e taksës së Rrugës së Kukësit,heqja e TVSH-së për bizneset e vogla, rikthimi në skenën e ndihmës ekonomike të 20 mijë familjeve, ulja e çmimit të ujit, heqja e taksës së pronës e cila është një taksë e jashtëzakonshme për të gjithë ata pensionistë dhe njerëz të cilët nuk kanë mundësi të ushqejnë familjarët e tyre.

Mendojmë që këto janë kërkesa konkrete, janë kërkesa të thjeshtë, janë kërkesa që nuk ofrojnë pushtet për një grusht njerëzish por janë kërkesa që ofrojnë një mundësi dhe çlirim për të jetuar shumica e shqiptarëve. Si frikacak që ëshët ai kërkon të bëjë apologji për tëfituar kohë dhe për të bindur veten e tij, po bën reflektimin përballë psikologëve që ka në sallën e parlamentit për të fituar kohë dhe për të krijuar aplogjinë për tu takuar me kuksianët dhe protestuesit.
Ky është një teatër i rradhës i Edi Ramës, jemi mësuar që ta shohim të qajë herë pas here, sa herë qëai është në hall thotë gjëra të tilla por gjëja e parë që duhet të bëjë Edi Rama është të lirojë kuksianët që i ka në birucat e ti dhe ti kthejë përderisa ai u tërheq nga taksa e Rrugës së Kombit, përse nuk liron kuksianër që po i mban në mëyrë të padrejtë. E them këtë sepse duke e njohur shumë mirë ai është një përsonazh i cili kur është në hall të bëhet urë por në momentin që sapo ndihet pak i fortë i kthehet arrogancës së tij.
Rama e ka shumë të thjeshtë, por i bëj thirrje edhe Prokurorisë së Shqipërisë, edhe pse nuk besoj që zelli i tyre anti kombëtar nuk do të ndryshoj por do të vazhdojnë të jenë shërbëtorë të devotshëm të Edi Ramës dhe klikës së tij, të hetojnë konçensionarin, të hetojnë kontratën mbrapa së cilës fshihen vjedhje të jashtëzakonshme.
Po lexoja njoftimet e shumë Web-ve ku ai po kërkonte, po aludonte dhe akuzonte se tenderi paska qenë që në kohëne qeverisë Berisha, po them Ramës që Berisha Rrugën e Kombit e kishte 100% shqiptare sot ne duhet të gjejmë se kush janë aksionerët e Rrugës së Kombit, prandaj ai duhet të ketë kujdes kur flet dhe fjalët që lëshon sepse është i zhytur aq shumë në zullumet e tij saqë nuk ka prokurorë, policë dhe amabadorë që ta shpëtojë.