32.5 C
Tirana
E diel, 15 Qershor, 2025

Basha thirrje Ramës nga protesta: Liro të burgosurit, hiq taksën e “Rrugës së Kombit”

Rama ka folur për gati 1 orë në Kuvend për tu mbushur mendjen qytetareve pse duhet taksa ne Rrugën e Kombit dhe për të kuksianët që dolën në protestë.
Pasi shprehu “pendesë të madhe” për atë që kishte bërë, Rama tha se që në shkurt e kishte diskutuar me ministrin e tij të Financave!
Por pas deklaratës së Ramës, ka ardhur edhe përgjigja e kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Basha nga Vora ku po merr pjesë në protestën qytetare tha se, “reagimet e Ramës janë të pabesueshme.
Taksa duhet të anulohet tërësisht, shqiptarët paguajnë taksë për të gjithë rrugët.
Duhet të lirohen të arrestuarit dhe duhet të marrë fund ky shtet që është në shërbim të oligarkëve dhe kriminelëve.
Pushteti dhe zyrtarët duhet të kthehen në shërbim të qytetarëve dhe jo të oligarkëve dhe kriminelëve’, tha kreu i PD-së, Luzlim Basha në reagimin e tij.

Reagimi Bashës
As nuk është tërhequr as nuk ka thënë se do të tërhiqet. Ka thënë se do ta pezullojë derisa të sqarojë banorët e Kukësit. Kjo nuk është tërheqje, ne kërkojmë heqjen dhe ndalimin e taksës në Rrugën e Kombit. Jemi këtu për të kërkuar lirimin e të gjithë të arrestuarve që u arrestuan dhe dhunuan padrejtësisht.Kjo është përgjigjia që po japin shqiptarët se nuk mund të terrorizosh një popull të tërë. Edi Rama nuk dihet besuar në asgjë që thotë se është një manipulator dhe mashtrues i provuar. Edi Rama nuk mund të ndryshojë se është i kapur nga interesa private dhe kriminale. Në funksion të këtyre interesave Rama ka kapur shtetin ka privatizuar dhe politizuar policinë, prokurorinë dhe gjykatën. Gjithçka çfarë ka ndodhur në këto ditë ja ka çjerrur maskën, ja ka shkatërruar maskën këtij regjimi privat dhe kriminal që është në pushtet. Protesta e qytetarëve jam i bindur se do të vazhdojë për të hequr taksën përfundimisht jo për ta pezulluar atë. Ky është një refuzim qytetarët ndaj padrejtësisë dhe drejtësisë së kapur politike nga Edi Rama.

Banori në Çermë: “Nuk kam bukë të ha, ja pse protestoj, Rama më preu pensionin”

Protestuesit në Çermë të Lushnjes kanë bllokur rrugën dhe pritet të qëndrojnë për 3-4 orë.
Një qytetarë i cili i është bashkuar po protestës shprehet se është i pranishëm pasi nuk ka bukë të hajë dhe se nënkryetari i bashkisë i ka prerë pensionin.
Pse ke ardhur sot këtu?
“Skam hall tjetër. Desha bukë xhaxhi, të ha bukë! Nuk kam bukë me hangër. Nënkryetari i bashkisë më ka prerë pensionin.
Ndërkohë që turma thërret: “Lironi djemtë e Kukësit! Lironi djemtë e Kukësit! Rama ik! Rama ik!”
Në katër akse të vendit demorkatët kanë bllokuar rrugën, pak ditë pas arrestimit të qytetarëve nga Kukësi të cilët protestuan për vendosjen e një taksë 5 euro për kalim në Rrugën e Kombit.

Përshkallëzohet protesta/ Biznesi i vogël i bashkohet mosbindjes civile

Tregtarët e biznesit të vogël janë ngritur në protestë kun dër taksavae të larta. Tregtarët Te Tregu Ushqimor te Pallati me Shigjeta kanë mbyllur dyqanet dhe I jan ë bashkuar protestës së opozitës
Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar nje video gjatë protestës së tragtarëve. “Solidarizim masiv i biznesit te vogel me revolten popullore!”, shkruan Berisha.
“Te Tregu Ushqimor te pallati me shigjeta kemi mbyll dyqanet gjith tregtaret”.
Dyqanet në Korçë në grevë
Tregëtarët e Pazarit të Korçës, po protestojnë kundër vendosjes së TVSH-së për biznesin e vogël. Tregetarët kanë pezulluar aktivitetin prej orës 10. Tregëtarët shprehen kërkojnë rishikimin e vlerës së TVSH.
“TVSH e papërballueshme, po shkojmë drejt falimentimit. Kërkojmë përgjysmim të vlerës së TVSH-së, deri ne 1milion lek. Nuk mund të rritim çmimet, sepse fuqia blerëse e konsumatorëve është e ulët. Kërkojmë që TVSH për produktet e shportës të shkoje 6%.”
Gjithshtu ato shprehen se do të përshkallezojmë protestat deri në reagimin e qeverisë.

sb

Solidarizim masiv i biznesit te vogel me revolten popullore! sb"Te Tregu Ushqimor te pallati me shigjeta kemi mbyll dyqanet gjith tregtaret"

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 5. April 2018

Rama lëshon falangat e krimit ndaj qytetarëve, policë të veshur civilë provojkojnë protestuesit në Milot

Në Milot ka patur një përplasje në mes të policisë dhe protestuesve të opoztes të drejtuar nga deputetët demokratë.
Forcat e policisë kanë kërkuar të mos bllokohet rruga. Ndërsa përfaqësuesit e opozitës kanë vijuar bllokimin e sgementit rrugor.
Policia u kërkoi protestuesve të shpërndahen duke e quajtur tubimin te paligjshëm. Përfaqësuesit e opozitës i thanë policëve që të mos provokojnë njerëzit.
Një grup policësh të veshur civilë, që zbritën nga dy furgona policie këtë mëngjes janë parë në Milot. Fotoja e mëposhtme tregon pikërishkt momentin kua ata sapo kanë zbritur, ç’a dëshmon se Policia ka nisur të marrë masta kundër protestës popullore që e ka konsideruar “si të paligjshme”.

Basha me protestuesit në Vorë: Drejtësia e Ramës është drejtësia që fut në burg popullin dhe le të lirë kriminelët!

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, i ulur në kryqëzimin e Vorës sëbashku me protestuesit e tjerë në kuadrin e mosbindjes civile, dha arsyet pse po protestohet fort dhe sesi do të avancojë aksioni opozitar.
“Rama e ka kapur drejtësinë, tha Basha. Ka bërë shtetrrethim për 23 kuksianë sikur të ishin terroristë, kursë Tahirin, Sotën, Balilin etj i ka të gjithë në liri. Shikoni shtëpinë e Tahirit e të këtyre dhe të kuksianëve. Drejtësia e Ramës është drejtësia që fut në burg popullin dhe le të lirë kriminelët!
I pyetur nga mediat, “a do t’i digjni mandatet për të qënë në krah të qytetarëve”, Basha tha se “të gjithë alternativat janë të hapura” dhe se do të veprohet hap pas hapi.
Ndërsa kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka deklaruar sot nga Bradasheshi i Elbasanit, ku po drejton protestën e opozitës, se nuk kanë dalë për të bllokuar rrugët, por për të bllokuar rrugën e drogës së një vendi që po aspiron Bashkimin Europian. Po ashtu, Kryemadhi ka fshikulluar ashpër mediat që nuk pasyqrojnë problemet kryesore të shqiptarëve, problemet themelore që ngrihen në Kuvend kundër taksave, kundër varfërisë.

“Sot ne kemi dalë për të sensibilizuar kryeministrin e drogës që duhet të tërhiqet nga taksa e rrugës së kombit, nga tvsh-ja për bizneset e vogla, nga heqja e skemës ekonomike të familjeve të varfra e nga çdo gllabërim që i bëhet shqiptarëve. Ne sot s’kemi dalë të bllokojmë rrugën por rrugën e drogës së vendit që synon Bashkimin Evropian.”E pyetur nga gazetët pse nuk e bënë këtë pëprjekje kundër taksave në parlament, Kryemadhi deklaroi: “Besoj se ka një problem me memorien e medieve shqiotare; ju keni harruar amendametet që ne paraqitëm si LSI e PD, një numër i pafund që kishin të bënin me buxhetin e shtetit dhe shumë çështje të tjera kur paratë e shqiptarëve shkojnë në xhepat e koncensionarëve; kur paratë e mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit shkojnë për atë “çek-apin” e famshëm dhe kjo ka qënë një nga protesta që ka bërë opozita në parlament. Unë ju sugjeroj t’u ktheheni seancave parlamentare të dhjetorit. Por teatri që bën Rama në parlamentin e marionetave të kombit me batutat e tij për kazanin, tutat, tepsinë, atletet – dhe jo ato kur flitet për uljen e taksave amendamentet që u paraqitën nga opozita – ju nuk i paraqitët, se ato dikutohen në mes të natës, ju nuk i paraqisni. Edhe RTSH kur e ka në detyrë t’i paraqesë ato, s’e bën. Pra ne kemi uzurpim jo vetëm të ekonomisë por edhe të medias, të gjithë hapësirës informative shqiptare; pra është instaluar diktatura e krimit e drogës.”

Mosbindja civile, protestuesit bllokojnë akset rrugore në Vorë, Milot, Bradashesh dhe Çermë

Protestuesit e opozitës kanë bllokuar kryqëzimin e Vorës. Kryetari i PD Lulzim Basha dhe deputetë demokratë Tiranë janë bashkë me ta. Protestuesit kanë hipur në ndarësen e autostradës dhe paqesisht, pa zhurmeë, nuk lejojnë kalimin e mjeteve. Numri i tyre po vjen duke u shtuar.
Policia është pranishme në largësi por deri tani nuk ka ndërhyrë në shpërndarjen e tubimit, edhe pse e ka konsideruar të paligjshëm.
Protestuesit të cilët kanë bllokuar rrugën në Bradashesh kanë hedhur shashka dhe kanë djegur goma si shenjë proteste ndaj nismave të fundit të qeverisë për të tarifuar me 5 euro kalimin në Rrugën e Kombit.
Protestuesit shprehen se kjo qeveri u ka rritur taksat duke ua rënduar gjendjen ekonomike.
Ndërsa u paralajmërua nga opozita pak ditë më parë nisja e mosbindjes civile, sot në të gjithë vendin janë bllokuar 4 kryqëzimet rrugore: Milot, Bradashesh, Çermë dhe Vorë.

Konferenca Ipeshkvnore: Mbështesim protestat kundër taksës në “Rrugën e Kombit”

Në lidhje me taksën në Rrugën e Kombit ka reaguar edhe Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë. Në një komunikatë për shtyp Konferenca Ipeshkvnore thotë se po ndjek me kujdës ngjarjet e fundit.
Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë thotë se mbështet protestat, por dënon dhunën e ushtuar ndaj personave, institucioneve, objekteve private apo shtetërore.
Po ashtu në komunikatë thuhet se Konferenca Ipeshkvnore i bën thirrje institucioneve shtetërore të gjejnë rrugët e duhura për t’u ardhur në ndihmë personave në nevojë.
Komunikata e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë
Së pari, mbështesim çdo nismë civile që kërkon të drejtat e patjetërsueshme të qytetarëve. Është e drejtë e çdokujt që kur i duket e arsyeshme, të protestojë e të thotë fjalën e tij, vetëm apo i mbledhur së bashku me të tjerë.
Se dyti ne dënojmë si moralisht të papranueshme çdo sjellje dhune ndaj personave, institucioneve, objekteve private apo shtetërore. Dhuna nuk është kurrë zgjidhje dhe ne bëjmë apel që ajo të shmanget në çdo nismë të ligjshme për kërkimin e të drejtave personale apo komunitare.

“Kisha nuk mund të pranojë dhunën …. sepse dhuna sjell gjithmonë dhunë dhe prodhon në mënyrë të pashmangshme forma të reja të shtypjes dhe të skllavërisë, më të rënda se ato që ajo pretendonte të çlironte” (Papa Pali VI).
Së treti ne u bëjmë apel institucioneve shtetërore të gjejnë rrugët e duhura për t’u ardhur në ndihmë personave në nevojë. Jemi të vetëdijshëm se rrugët, apo çdo objekt që ka të bëjë me të mirën e përbashkët, kanë nevojë për mirëmbajtje dhe kjo duhet bërë. Por gjithashtu, sikurse e kemi shprehur edhe në letrën tonë për Krishtlindjet e vitit 2017, duhet kujdes ndaj personave, grupeve shoqërore dhe zonave që janë më në nevojë. Duhet të punojmë të gjithë bashkë në mënyrë që hendeku i krijuar midis të pasurve dhe të varfërve të ngushtohet, sidomos i atyre të zonave të thella e periferike.

Phillips: Kosova nuk mund të marrë urdhra nga Turqia

Eksperti amerikan i politikës së jashtme, David Phillips, një kritik i ashpër i Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, tha se është e nevojshme të bëhet një hetim i plotë i incidentit të arrestimit dhe deportimin të gjashtë shtetasve turq me banim në Kosovë më 29 mars. Në një intervistë me Skype, zoti Phillips, i cili është drejtor i programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Universitetin Columbia të Nju Jorkut, i tha kolegut tonë Ilir Ikonomi se Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran dhe nuk mund të merret nëpër këmbë nga vende të tjera.
Zëri i Amerikës: Zoti Phillips, si e gjykoni incidentin e javës së kaluar në Kosovë, ku gjashtë shtetas turq u arrestuan, u hipën në një avion dhe u deportuan për në Turqi? A e shihni këtë si diçka shqetësuese për mënyrën se si funksionojnë institucionet e Kosovës?
David Phillips: Ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë për sovranitetin e Kosovës, që minon sundimin e ligjit dhe institucionet e saj. Ai i dërgon gjithashtu një sinjal komunitetit ndërkombëtar se Kosova është një shtet i dobët dhe se Turqia mund të bëjë ç’të dojë atje pa u ndëshkuar. Është një zhvillim shumë negativ për Kosovën.
Zëri i Amerikës: Megjithatë, shumë hollësi janë ende të paqarta, për shembull nëse Presidenti Hashim Thaçi ishte i përfshirë drejtpërdrejt, apo se çfarë lloj bashkëpunimi i është ofruar në Kosovë shërbimit sekret të Turqisë. Sa shqetësuese mendoni se është kjo?
David Phillips: Është një shqetësim i thellë, kur politikanët në Kosovë marrin urdhra nga politikanë të vendeve të tjera. Kjo kërkon një hetim të thellë dhe të plotë të asaj që ka ndodhur; pra nëse ka patur bashkëpunim të fshehtë mes ndonjë politikani në Kosovë dhe homologëve të tij në Turqi. Kjo duhet të ndriçohet, sepse është kretësisht e papranueshme. Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran dhe nuk mund të merret nëpër këmbë nga Turqia apo të marrë urdhra për të bërë atë që do Turqia.
Zëri i Amerikës: Si do ta përshkruanit ndikimin e Turqisë në Kosovë? Turqia ishte një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës dhe duket se Presidenti Erdogan po përfiton nga ky fakt për të ushtruar presion mbi udhëheqësit e Kosovës, më konkretisht mbi kryeministrin Ramush Haradinaj.

David Phillips: Le të jemi të qartë për faktet. Turqia ishte një ndër vendet e para që e njohu Kosovën, por ajo i rezistoi fort njohjes së pavarësisë së Kosovës sepse nuk donte që njerëzit të bënin krahasime midis shkëputjes së Kosovës nga Serbia dhe një shkëputjeje të mundshme të Kurdistanit nga Turqia. Vështirë të thuash se Turqia ka qenë një mike e mirë e Kosovës. Veprimet e saj të fundit janë veprime të një bande kriminale, e cila e heq veten si qeveri dhe që punon në bashkëpunim të fshehtë me homologë gangsterë në Kosovë, që mund të jenë edhe pjesë e qeverisë së Kosovës. Është e nevojshme të bëhet një hetim i plotë rreth asaj që ndodhi. Duhet gjithashtu të hetohet nga afër depërtimi i Turqisë në shoqërinë e Kosovës. Si është e mundur që Turqia arrin të kontrollojë dhe të operojë aeroportin e Kosovës? Ajo ka në kontroll rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike të Kosovës. A ka patur rryshfete për politikanë në Prishtinë, të cilët e kanë lejuar Turqinë të fitojë këto pozita përparësore në Kosovë? Dhe, nëse kjo është e vërtetë, kush ka përfituar, sa para ka përfituar? Çfarë tregon kjo për këta politikanë dhe për besueshmërinë e tyre? A janë ata shërbëtorë publikë të popullit të Kosovës, apo veprojnë në emër të një shteti të huaj, duke sabotuar interesat e sovranitetit të Kosovës?
Zëri i Amerikës: Ju keni thënë se Turqia ka një agjendë islamiste në Kosovë. Cila është kjo agjendë, sipas jush, dhe si po përpiqet Turqia ta arrijë atë?
David Phillips: Është e njëjta agjendë neo-otomaniste dhe islamiste që Turqia eksporton në të gjitha territoret ish-otomane dhe në vende të tjera të botës. Ajo përdor mjete të tilla të fshehta si TIKA, Agjencia për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ndërkombëtar, për të çuar përpara interesat e Turqisë. Ajo rindërton objektet e arkitekturës osmane, mbështet ndërtimin e xhamive, mbështet koston e operimit të medreseve dhe shkollave, që radikalizojnë kosovarët. Problemi që Kosova pati me ISIS-in, ishte rezultat i veprimtarive të TIKA-s që minonin laicizmin dhe nacionalizmin në Kosovë, për të forcuar atje kontrollin e Turqisë dhe agjendën e saj islamiste. TIKA ka disa programe ndihmash sociale dhe kjo është për t’u lavdëruar. Por përsa u përket shkollave që shërbejnë si medrese dhe ku të rinjtë kosovarë mund të radikalizohen, qeveria e Kosovës është e nevojshme të jetë në dijeni dhe t’i vërë kufij kësaj. Prandaj duhet të ketë një analizë transparente dhe publike rreth asaj se çfarë bën TIKA, sepse ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë për sovranitetin e Kosovës dhe i duhet dhënë fund.
Zëri i Amerikës: Si është bashkupunimi mes Turqisë dhe Kosovës në fushën e sigurisë?
David Phillips: Është e qartë se agjencitë e zbulimit të dy vendeve bashkëpunojnë. Deportimi i gjashtë shtetasve turq me qendrim të ligjshëm në Kosovë është një shembull që flet për këtë. Më kanë thënë se agjencitë turke të zbulimit kanë një rrjet agjentësh në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Kosovën. Ata vëzhgojnë gjendjen, përgjojnë bisedat telefonike dhe ndoshta mbledhin informacione rreth zyrtarëve të qeverisë së Kosovës, në përpjekje për t’i diskredituar dhe për t’u bërë presion që të punojnë për llogari të Turqisë. Kryeministri Haradinaj mesa duket nuk dinte asgjë për arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq. Do të desha të dija se kush në qeverinë e Kosovës ishte i informuar dhe çfarë u ka dhënë atyre Turqia për t’u marrë miratimin lidhur me këtë operacion si dhe miratimin për veprimtari të tjera të Turqisë në Kosovë.

Berisha: Kjo betejë do të fitohet, populli është në këmbë

Pyetje: Populli po por lidershipi?
Berisha: Lidershipi pa diskutim që është dhe do jetë dhe lidershipi ka ftuar tani mosbindjen civile…
Kukësi është frymëzues, është transformues. Nuk e shef si e transformoi Edi Ramën? E bëri të nxjerrë fytyrën e tij të vërtetë, mendësinë e të atit të tij xhelat. S’ka diskutim që liderët e opozitës i ka frymëzuar, i ka bërë me krahë dhe unë kam besim që kjo betejë do fitohet.
Pyetje: Kjo pranverë e opozitës e lajmëruar nga kryetari, të jemi pak edhe skeptikë sepse e njëjta situatë u pa edhe me 18 dhjetor kur u zgjodh Arta Marku. A druheni që edhe kjo mund të shuhet?
Berisha: Unë nuk besoj se kjo mund të shuhet, përkundrazi. Unë mendoj se kjo do të shumëfishohet si një dallgë e pandalshme, si një uragan i fuqishëm. Unë kam bindjen më të thellë se kësaj here, siç protestuan qytetarët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës do ngrihen fuqishëm me qindra e qindra fermerë të Shkodrës, të Lezhës, të Durrësit, Kavajës apo Myzeqesë, Fierit, që çonin çdo ditë prodhimet e tyre në Kosovë dhe sot nuk i çojnë dot më.

Do të ngrihen me dhjetëra mijëra biznesmenë të vegjël, të cilëve Rama iu dha goditjen e mëshirës duke i futur në sistemin e TVSH në kundërshtim të hapur me kërkesat e FMN. Do ngrihen mijëra qytetarë që u hoqën mizorisht nga lista e ndihmës ekonomike dhe iu pre kafshata e gojës fëmijëve të tyre. Do ngrihen të gjithë ata të cilët në vendin më me ujë pas Norvegjisë në Europë ju kërkohet të paguanin faturat më të shtrenjta të ujit. Do ngrihen ata të cilët ju dy-tre fishuan taksat e pronave. Pra unë besoj se o sot o kurrë është koha që qytetarët ti dalin zot interesave të tyre jetike.
Pyetje: Dhe kur duhet të ndalen?
Berisha: Deri në përmbysjen e narkoshtetit. Unë kam folur shumë për narkoshtetin dhe të tjerë flasin por këto skena të shëmtuara që panë sot shqiptarët dhe mbarë bota në rrugët e Tiranës, ato nuk i kam parë nga vitet 58 kur kam shkelur për herë të parë në këtë kryeqytet e deri sot, ato janë dëshmi e një narkodiktature, e cila njëlloj si i droguari humbet çdo arsye e nuk di çbën.