17.5 C
Tirana
E martë, 6 Maj, 2025

Lacio dhe Fiorentina nxjerrin Juven nga zona Champions, Dibala shpëton pankinën e Juriç te Roma

Ndeshjet e mbrëmshme në Serinë A kanë sjellë fitore të skuadrave që pretendojnë për të zënë një vend në zonën Champions, me tre pikë të regjistruara nga ekipe si Fiorentina, Lacio dhe Roma. Një situatë që ka bërë që tashmë në klasifikim edhe Juventusi i cili shihej si pretendent për titullin, të jetë vetëm në vendin e 6.

Fillimisht ishte Fiorentina e cila fitoi 1-0 falë Gosens në transfertën ndaj Xhenoas, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme për ekipin e drejtuar nga Paladino. Më pas, në darke e kishte radhën Lacio që të mundte Komon në transfertë me rezultatin e thellë 5-1. Kështu, të dy skuadrat u ngjitën në kuotën e 19 pikëve, po aq sa Atalanta e vendit të tretë, duke lënë pas Juventusin që ka vetëm 18 pas 10 ndeshjeve të luajtura.

Ndërkaq, një fitore e rëndësishme ishte ajo 1-0 e Romës falë golit të Dibala, pasi suksesi ndaj Torinos duket se ka shpëtuar të paktën për momentin pankinën e trajnerit Ivan Juriç.

Kurkumina, antioksidanti popullor që ju nevojitet për të ngadalësuar plakjen

Kurkumina, përbërësi aktiv i shafranit të Indisë, shfaqet si një substancë e shkëlqyer antioksiduese me shumë përfitime për shëndetin dhe bukurinë tonë.

Meqenëse antioksidantët janë të rëndësishëm për trupin tonë, kurkumina duket se dallohet me vetitë e saj të shkëlqyera, duke ofruar mbrojtje nga dielli, duke reduktuar inflamacionin dhe potencialisht duke na ndihmuar të jetojmë më gjatë.

Pse është kurkumina e rëndësishme në ngadalësimin e plakjes?

Kurkumina vjen nga bima Curcuma longa dhe është një erëz e artë e përdorur gjerësisht në mjekësinë indiane dhe kineze. Siç ka deklaruar dermatologia njujorkeze Julie Russak, është një faktor i rëndësishëm në luftën kundër kancerit të lëkurës.

Një rishikim i kohëve të fundit i botuar në revistën Biomedicine & Pharmacotherapy sugjeron që kurkumina mund të kontribuojë në jetëgjatësinë duke reduktuar stresin oksidativ dhe duke rregulluar shprehjen e gjeneve. Megjithëse nevojiten më shumë kërkime për të sqaruar ndërveprimet dhe dozën ideale, rezultatet e hershme janë inkurajuese.

Ngadalësimi i plakjes së lëkurës

Një studim i botuar në Dermatology Times përdori nanoforma të kurkuminës tek minjtë dhe zbuloi se shafrani i Indisë zvogëlon dëmtimet e shkaktuara nga rrezatimi UV, si dhe stresi oksidativ dhe inflamacioni. Sipas dermatologes Marianna Blyumin-Karasik nga Davie, Florida, kurkumina ka potencialin për të rritur mbrojtjen e lëkurës nga dielli, megjithëse nuk zëvendëson produktet tradicionale të kremit të diellit.

“Studimet e fundit dermatologjike tregojnë se mund të veprojë edhe si një filtër kundër diellit, duke ndihmuar në mbrojtjen kundër dëmtimit UV. Pavarësisht nëse e përdorni atë në ushqimin tuaj, ose e përfshini në kujdesin tuaj të përditshëm të lëkurës, kurkumina mund të përmirësojë mirëqenien e përgjithshme të trupit dhe lëkurës tuaj”, shton eksperti.

Çfarë bën kurkumina për lëkurën?

Krijuesja dhe CEO e Elina Organics, Elina Fedotova, raporton se kurkumina është veçanërisht e dobishme për kushtet inflamatore, si puçrrat, rosacea dhe ekzema. Ajo funksionon duke penguar aktivitetin e enzimave dhe molekulave që shkaktojnë inflamacion. Vetitë anti-inflamatore të shafranit të Indisë mund të ndihmojnë në parandalimin e ndarjes së kolagjenit dhe elastinës, të cilat janë përgjegjëse për mbështetjen dhe elasticitetin e lëkurës. Duke reduktuar inflamacionin, shafrani i Indisë ndihmon në parandalimin e plakjes së parakohshme dhe zhvillimin e linjave të holla dhe rrudhave.

Veliaj vs Balluku/ Hiqen si rivalë, por zhvasin njësoj

Pavarësisht se për Erion Veliajn dhe Belinda Ballukun egziston një gojëdhënë që ka marrë dhenë publikisht, duke i paraqitur ata si rivalë deri në armiqësi, qëllon që të dy rilindasit të jenë më shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin sesa mendohet. Këtë na e kanë shpalosur më së mirë dy emisione investigative që me një përkim të çuditshëm, u shfaqën në të njëtën mbrëmje të së mërkurës në ora 21 00. I pari “Kronos” në MCN tregonte se si skema  e “5D Konstruksion” nuk qe i vetmi skandal në Bashkinë kryeqytetit ku drejtorët e saj merrni para publike për ti kaluar ato në kompanitë e veta private. Gazetarët Ola Xama dhe Xhevahir Zhabina kishin vërtetuar me fakte dhe prova konkrete se si edhe në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit në këtë bashki ka funksionuar i njëjta skemë e përvetësimit të fondeve publike po ashtu sikurse bënin Mareglen Qato dhe Redi Molla. Por kurioze ishte të shihej në Plug në Syri TV se si njësoj vepronin edhe vartësin e zv/kryeministres Belinda Balluku. Më konkretisht aty bëhej fjalë për drejtorin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë (OSSH) Blendian Dalipi. Edhe ky i emëruar dhe i preferuar i Belinda Ballukut. Ky i fundit nëpërmjet kompanisë ABNID në pronësi të tij dhe kompanisë IDK Konstruksion në pronësi të babait të tij, ka marrë mbi 30 milionë euro tendera publik. Lapsi.al e ka krahasuar imtesisht ngjashmërinë mes rasteve….

Bashkia emra të tjerë, skemë e njëjtë

Emisioni “Kronos” në MCN TV ka traguar se në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit ka funksionuar një model i ngjashëm me atë të “5D Konstruksion”, ku ish drejtoresha e Përgjithshme Erinda Fino (foto krah Veliajt majtas) dhe vartësit e saj, drejtori i Pyjeve dhe Kullotave Redion Çatri apo shefja e sektorit Vilma Diçi kanë dhënë tendera te një kompani e cila zotërohej nga bashkëshorti i Vilmës, Fabjan Diçi. Përmes një skeme jo aq të komplikuar, sa Alitn Dumani ta konsiderojë si krim intelektual të vështirë për tu zbuluar ata dyshohet se kanë ndarë me njëri tjetrin qindra mijra euro.

Kështu në 2022, që vitin e parë të ushtrimit të aktivitetit ka fituar 165 mijë euro të ardhura si punë. Në 2023 xhiro u shumfishua në rreth 1 milion euro xhiro, falë dhe kontratave të marra gjithmonë nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit. Pavarësisht ndryshimeve të objektit apo emrit të kompanisë ky grup i vogël dyshohet se kanë bashkëpunuar në dhënie tenderash, shpesh pa konkurencë, për shitje makinash, pyllëzimin me akacje të parqeve të kryeqytetit, për furnizim me kafshë shumë më të shtrenjta se tregu dhe me ushqim për to për kopshin zoologjik, etj.

Por e bukura nuk përfundon këtu. Kushdo që kalon nga Liqeni artificial i ka parë dy fushate e tenisit të ngritura buzë tij. Pranë tyre është një kafene e cila qëndron plot edhe kur fushat janë bosh dhe të pamirmbajtuara. Të gjitha këto sëbashku i kanë kushtuar taksapaguesve afro gjysëm milioni euro. Por kush e shfrytëzon kafenenë? Natyrisht kompania e pronarit të dyshuar si fiktiv, Fabian Diçit. Ai paguan pak më shuëm se 1 mijë euro në muaj qira për një hapsirë rreth 600 M2 dhe deklaron rreth 300 mijë euro xhiro në vit.

Që të tre shefat e Veliajt janë në bashkëpunim me njëri tjetrin e vërteton edhe një fakt tjetër. Pasi Erinda Fino e la drejtorinë e parqeve dhe u emërua drejtoreshë e përgjithshme në ndërmarrjen “Tirana Parking”, ajo i mori me vete vartësit e saj të mëparshëm duke vebndosur në postin e drejtorit Redian Çatrin dhe atë të shefes së sektorit Vilma Diçin, bashkëshorti i së cilës kishte në emrin e tij kompaninë që dyshohet se qe e përbashkët. Dhe çfarë ndodhi? Menjëherë u organizua një garë ku kompania e tyre u shpall fituese e një kontrate të madhe me vlerë 120 mijë euro për blerje makinash elektrike me një ofertë sa 95% e fondit limit. Fatmirësisht kjo u anullua sepse ndërkohë skandali kishte plasur dhe ishin burgosur drejtorët e 5D.

Bela ndryshe, po po njësoj

Pak a shumë e njëjta skemë ka vepruar edhe nën hundën e Belinda Ballukut me të preferuarin e saj, drejtorin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë, Blendian Dalipi (foto krah Ballukut djathtas). Sipas investigimit të PLUG, të shfaqur të mërkurën në mbrëmje, Dalipi nuk kishte përdorur bashkëshortin e punonjëses së vet, por direkt të atin e tij. Kompania I.D.K. Konstruksion e babait, Bajram Dalipi, ka fituar rreth 30 milionë euro punë publike që kur socialistët kanë ardhur në pushtet në vitin 2013. Por sipas investigimit një pjesë e madhe e tyre janë dhënë nga institucione që kanë qenë në vartësi të Belinda Ballukut. Dhe jo vetëm kaq. Por drejtori i OSSH-së kishte ngritur edhe kompaninë e tij. Nga dokumentetet zyrtare që gjenden në qendrën kombëtare të biznesit, rezulton se kompania e Blendian Dalipit, ABNID shpk, ka përfituar mbi 11 milionë euro si punë të dhëna nga kompania e babait, I.D.K. Konstruksion, e cila paratë që merrte nga buxheti i shtetit, i dërgonte drejtpërdrejt në xhepin e drejtorit të Belinda Ballukut.

Natyrisht ndonëse në investigim nuk jepen prova konkrete nëse at e bir i ndanin fitimet me atë që kishin mbi kokë, logjika ta do se ka ndodhur pikërisht kështu. Pasi kompania e Bajram Dalipit ka fituar një licensë për ndërtimin e një parku fotovoltaik me procedura të përshpejtuara, me firmë të ministres Belinda Balluku. Ajo ka përfituar gjithashtu edhe mjaft tendera në bashki të drejtuara nga socialistët duke krijuar percedentin e çuditshëm të pasurimit të punonjësve të lartë shtetërore, si rezultat i findeve që jepen për punë publike.

Konkluzioni

Pavarësisht se nga mediat paraqiten si rivalë dhe armiq, Erion Veliaj dhe Belinda Balluku janë fatkeqësisht të ngjashëm deri në detaje. Ata dyshohen se kanë aplikuar, të njëjtat skema të për të arritur të njëjtat qëllime. Në institucionet që ara drejtojnë ka marrë fund koha kur për një punë të fituar jepej rryshfet. Në epokën e rilindjes me sa duket puna kalohet e gjitha tek të afërmit, familjarët apo të besuarit. Me siguri për të pasur në duar më shumë fonde për të korruptuar dhe për ti përdorur për zgjedhje. Kjo nuk ka shumë nevojë për tu kuptuar ndonëse protagonistët vijojnë të revitojnë variantin e bërë bozë nga shefi se janë ata poshtë që hanë kumblla dhe dardhë, pa djeninë e vendimmarrësit.

Metamorfoza spektakolare e kriminalitetit shqiptar

Ervis Iljazaj

Vrasja e stilit mafioz dje në Shkodër ka tronditur mbarë opinionin publik, jo vetëm atë lokal të Shkodrës, por edhe atë kombëtar, për dy arsye kryesore. E para, sepse në atë atentat mafioz humbi jetën një grua e pafajshme, dhe e dyta , sepse vrasja ndodhi në mes të ditës dhe në mes të rrugës. Gjithmonë e më shumë po ndodhin vrasje të tilla në Shqipëri nga anëtarë të bandave që lajnë hesapet me njëra-tjetrën. Vrasje të cilat bëhen në mënyrë ‘’spektakolare’’, karakteristikë e mafies për të çuar mesazhe atje ku duhet.

Për shkak të disa vrasjeve të zhurmshme, pikërisht të tipit spektakolar, të cilat shpesh ndodhin në zonat më të populluara të qyteteve, është krijuar ideja se krimininaliteti në vend, në terma sasiorë, është rritur.
Kjo për shkak edhe të mbulimit mediatik që marrin ngjarje të tilla, që zgjat me ditë të tëra, dhe, që kthehen ndonjëherë si telenovela me seri. Në këtë kuptim, perceptimi i opinionit publik është se, kriminaliteti në vend është gjithmonë në rritje në terma sasiorë.

Në fakt, e kundërta është e vërtetë. Kriminaliteti në bazë të statistikave është në ulje. Kjo tendencë ka filluar qysh me qeverinë Berisha e vazhdon ende me qeverinë Rama.
Për shembull, vrasjet në qytete të ndryshme të Shqipërisë, të cilat ishin pjesë normale e komuniteteve lokale, janë ulur ndjeshëm. Në ndonjë rast, nuk ekzistojnë fare.

Arsyeja e uljes të kriminalitetit, me ndonjë rast përjashtimor, nuk është aspak ashtu sikurse qeveri të ndryshme mundohen të na e paraqesin, si meritë e tyre.
Ulja e tij ka ardhur për shkak të fenomeneve dhe evolucionit të shoqërisë. Madje, kjo tendencë, nuk është vetëm një fenomen shqiptar, por, edhe një fenomen europian e botëror. Amerikanët e quajnë The great decline of crime (rënia e madhe e krimit).

Kudo shifrat tregojë se krimi, apo më saktë viktimat e tij janë gjithmonë e më shumë në ulje për dy arsye themelore.

Në radhë të parë, gjithmonë e më shumë njerëzit investojnë te siguria në mënyrë private. Edhe në shoqërinë shqiptare, dukshëm investohet në këtë aspekt. Kompanitë e sigurimit janë shtuar ndjeshëm, bizneset marrin masa për sigurinë e tyre, shpeshherë të shoqëruara nga roje sigurimi apo mjete të tjera që përbëjnë atë. Shkolla, ambiente të ndryshme që ruhen nga roje private. Në këtë kuptim, ndërgjegjësimi i vetë njerëzve për t’i kushtuar rëndësi sigurisë së tyre, ka bërë që kriminaliteti në vend të ulet.

Në radhë të dytë, ashtu sikurse kudo, edhe në shoqërinë shqiptare, demokratizimi i vlerave dhe emancipimi i shoqërisë, ka bërë që njerëzit të kenë më shumë akses në të mira materiale dhe vlera morale, të cilat kanë rindërtuar konceptin dhe rëndësinë e jetës.

Mirëpo, përtej këtij rekordi pozitiv, shoqëria shqiptare po haset me një formë tjetër të kriminalitetit. Që ndoshta nuk karakterizohet nga sasia, por nga ‘cilësia’ e tij. Sot krimi në Shqipëri është më i sofistikuar, ose mund ta quajmë më ‘elitar’. Apo siç quhet ndryshe në vendet europiane, ‘krimi i veshur me kravatë’. Cilësor edhe në kuptimin që lidhjet e tij tashmë kanë kaluar në nivele të larta të pushtetit. Ai mbrohet nga pushteti politik, madje ndonjëherë edhe nxitet prej tij dhe më pas përdoret në zgjedhje, ashtu sikurse tregojnë raporte të ndryshme ndërkombëtare të besueshme.

Në këtë aspekt, shteti shqiptar, po haset me një formë të ri kriminaliteti, të cilit ende nuk po di si t’i kundërpërgjigjet, ose në disa raste nuk do t’i përgjigjet. Sepse përballë një krimininaliteti të sofistikuar, në të gjitha aspektet që përmban ai, shteti shqiptar duket si një makinë e vjetër, e cila ecën ngadalë dhe harxhon shumë karburant pa qenë efikase.

Kështu që, për të luftuar vërtet krimin në Shqipëri, ka nevojë për një logjikë të re, për një mentalitet të ri dhe një organizim policor të ri. Tipare të cilat kanë nevojë për një vullnet të hekurt.

Shoqëria shqiptare, e cila ka meritë për uljen e kriminalitetit në vend, ashtu sikurse u përmend më lart, me sa duket i mbetet detyra të luftojë edhe krimin e sofistikuar, nëpërmjet qytetarisë dhe demokracisë së saj.

Shqipëria po plaket me shpejtësi

Shqipëria po thinjet me shpejtësi. Dekadat e fundit, një e treta e popullsisë, kryesisht të rinjtë, janë larguar nga vendi. 38 vjeç ka arritur mosha mesatare e popullsisë shqiptare ku në spitale e qendra shëndetësore dominojnë të moshuarit, me mbi 60% të problematikave shëndetësore.

Por pas 10-20 vitesh edhe në rrugë do të ketë më shumë banorë të thinjur se sa të rinj e fëmijë.

Referuar projeksioneve demografike të shoqërisë shqiptare, ekspertët e shëndetit publik parashikojnë një valë të madhe nevojash që do të vijë nga popullata e plakur.

Për Alban Yllin, Shqipërisë i duhet një plan i ri për moshimin, ku spitalet dhe azilet nuk janë zgjidhje për kujdesin ndaj tyre. Shtëpia është vendi ku ata duhet të marrin mbështetje dhe trajtim edhe nga institucionet shtetërore,.

Ekspertët e Shëndetit Publik vënë theksin tek edukimi shëndetësor i shoqërisë shqiptare. Për një pleqëri pa probleme dhe barrë të madhe të paaftësisë, edukata për kujdesin shëndetësor duhet të nisë nga 40-vjeçarët e sotëm.

Nga censusi i fundit është vënë re një përmirësim i kujdesit të të moshuarve për shëndetin e tyre, ku 19% vetëdeklarojnë një paaftësi, nga 23% që ka qenë në censusin e kaluar.

Dy realitete të njëjtës medalje!

Nga Alban Daci

Jashtë Parlamentit protestonin minatorët e me siguri me të drejtë. Të zgjedhur në Parlament me votën e tyre ose që e ushtrojnë mandatin edhe në emrin e tyre protestonin për veten dhe jo per ata që i kanë votuar për t’i përfaqësuar në Parlament dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre ligjore.

E para është tamam mosbindje civile, sepse janë kundër normave ligjore të Qeverisë që sipas tyre u cenon të drejtat.

E dyta është protestë politike për pushtet.
Në një ditë dy modele të njëjtit realitet shqiptar, e para e minatorëve tamam mosbindje civile dhe e dyta protestë politike.

Keto janë dy realitet të njejtës medalje, politika për vete edhe pse duhet të jetë për qytetarët dhe këta të fundit për vete, por të tradhtuar nga ata që edhe i ka votuar. Minatorët nuk mund të jenë në Parlament të kundërshtojnë në mënyrë institucionale normat juridike të Qeverisë ose të mbrojnë të drejtat e tyre përmes propozimeve të reja ligjore, por as nuk mund të bëjnë as referendum , sepse u është mohuar edhe kjo e drejte e po ashtu nuk kanë as përfaqësues në Parlament që normalisht duhet t’i kishin për të qenë të përfaqësuar dhe të mbrojtur. Nëse këtë mund t’a quani demokraci përfaqësuese siç duhet të jetë atëherë çdo gjë duket Ok!

Pastaj ankohen se nuk fitojnë? Po këta minatorët nuk janë votues? Këta minatorë a janë pak? Po familjarë, miq e te afërmën kanë? Po votën e tyre me çfarë arsyetimi do ua kërkojnë pas pak muajsh që janë zgjedhjet? Po të qytetarëve të tjerë si do ua marrin votën? Apo këta janë të gjitha dilema pa zgjidhje?!

Mbetjet e rrezikshme pranë portit të Durrësit, VOA: OLAF po kryen hetime

Anija me mbetjet e dyshuara si të rrezikshme, që u kthyen në Shqipëri nga Singapori, po qëndron në det prej 4 ditësh rreth 1 kilometër larg Portit të Durrësit, ndërsa Autoriteti Portual ende nuk ka lejuar hyrjen e tyre në port. Prokuroria sekuestroi të hënën ngarkesën me 102 konteinerë, në vazhdën e hetimeve të nisura dy muaj më parë, ndërsa anëtarë të qeverisë pohuan sot në Kuvend, se po përgatiten vendi dhe infrastruktura e duhur për shkarkimin dhe ruajtjen e sigurt të tyre. Mbetjet u kthyen në vendin e origjinës pas 4 muajsh, ndërsa Rrjeti i Aksionit të Bazelit BAN ngriti alarmin për lëndën, që sipas tij, përmbante pluhur helmues nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike.

Edhe pse zyrtarisht me ngarkesën e sekuestruar nga prokuroria prej rreth 4 ditësh, anija me 102 konteinerët e kthyer në Shqipëri të hënën nga Singapori, që solli në vendin e origjinës mbetjet e dyshuara si pluhur helmues nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike, po qëndron një kilometër në afërsi të Portit të Durrësit, ndërsa Autoriteti Portual ende nuk lejon hyrjen e saj në port.

Sapo ngarkesa mbërriti me anijen turke Moliva nga Italia, pas disa javë udhëtim, pranë portit më të madh të Shqipërisë aty nga ishte nisur, prokuroria ka urdhëruar që konteinerët të mos hapen dhe të ruhen në një vend të sigurtë nga pikëpamja mjedisore e fizike dhe të vëzhgohen me kamera pa ndërprerë.

Prokuroria, e cila ka nisur prej dy muajsh hetime mbi këtë çështje nën dyshimet për “kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “ndotje të ajrit përmes çlirimit të tymrave, gazrave dhe lëndëve të tjera toksike radioaktive, si dhe “shpërdorim detyre të funksionarit publik”, ka urdhëruar katër ditë më parë Autoritetin Portual, Kapitenerinë, Doganën dhe Drejtorinë e Kufirit Policinë dhe Hetimin Doganor për të sekuestruar si provë materiale konteinerët me qëllim kryerjen e ekspertimeve përkatëse.

Ndërkaq prej burimesh nga Autoriteti Portual është bërë me dije për shtypin se ende nuk mund të lejojë hyrjen në port për këto mbetje, të cilat kërkojnë sipas urdhërit të prokurorisë kushte të veçanta sigurie, si dhe vëzhgimin e pandërprerë me kamera, pa u siguruar një hapësirë e përshtatshme.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha, në përgjigje të kërkesave të disa deputetëve të opozitës, pohoi në Kuvend se urdhëri i prokurorisë që doli të dielën, është i ekzekutueshëm dhe të gjithë institucionet e ngarkuara po koordinohen mbi infrastrukturën përkatëse për konteinerët.

“Në bashkëpunim me doganën, policinë e shtetit dhe të gjithë agjencitë ligjzbatuese po krijohet infrastruktura e përshtatshme e vendosjes konform ligjit të këtyre konteinerëve në hapësirat publike, të cilat do të kontrollohen e monitorohen nga policia. Janë mbi 102 kontejnerë, të cilët kërkojnë infrastrukturë të përshtatshme dhe nuk janë disa kuti kartoni, të cilat ne mund t’i fshehim apo t’i futim diku. Këto konteinerë do të vendosen në një hapësirë, e cila do të monitorohet me punonjës policie”, tha ministri Hoxha.

Por deputeti i opozitës Agron Shehaj, tha se ky skandal përfshin një numër të madh zyrtarësh të lartë socialistë, ministra dhe ish ministra dhe tashmë i përket prokurorisë, e cila nuk duhet penguar prej tyre në këto hetime.

“Kjo gjë nuk iu takon më atyre. Ata nuk mund të japim më informacion të besueshëm, sepse do të mbrojnë veten duke gënjyer. Ne sot presim të vërtetën nga prokuroria. Presim që ata të të pengojnë prokurorinë. Ata lejuan që 102 konteinerë të trafikoheshin nga porti i Durrësit, lejuan trafikimin e mbetjeve përmes një skeme përmes Kroacisë deri në Tajlandë. Prej tyre nuk pritet më informacion, por që ata të mos pengojnë prokurorinë”, tha zoti Shehaj.

Ndërsa ministri i Shtetit për marrëdhëniet me Kuvendin, Taulant Balla, foli për bashkëpunimin e ngushtë të disa institucioneve, që caktimin e një vendi sa më të përshtatshëm, madje përmendi konkret ku ka nisur puna.

“Urdhri i prokurorisë iu është dhënë autoriteteve përkatëse, mes tyre, krahas policisë, doganës, Autoritetit Portual, përfshihen edhe institucionet e varësisë së ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, të cilë së bashku kanë për detyrë gjatë zbatimit të urdhërit, të identifikojnë vendin ku do të vendosen (konteinerët) dhe aty po punohet për t’u bërë gati vendi për të mos patur asnjë problematikë me rrjedhje, ndotje etj., dhe deputetët të opozitës do të jenë të ftuar të shkojnë dhe t’i numërojnë”, tha zoti Balla.

Deputetja e opozitës Flutura Açka bëri thirrje që “prokuroria të veprojë sa më shpejt për të shmangur manipulimet e mundshme me ngarkesën”, ndërsa theksoi se si deputete e Elbasanit sillte në Kuvend “shqetësimin e qytetit më të ndotur të Shqipërisë prej industrisë metalurgjike”.

Firma eksportuese Sokolaj dyshohet se nuk i ka deklaruar në dokumenta si “mbetje të rrezikshme” pluhurat e oxhaqeve të fabrikave metalurgjike dhe i ka shkarkuar në një mjedis të hapur në portin e Durrësit, e duke i eksportuar më pas jashtë Shqipërisë.

Rrjeti i Aksionit të Bazelit BAN ka shprehur dyshime se transporte të tilla janë kryer periodikisht nga ky port.

Konteinerët u nisën nga Durrësi më 4 korrik drejt Tajlandës, e cila refuzoi ngarkesën pas alarmit, që dha organizata joqeveritare “Rrjeti i Aksionit të Bazelit BAN”, e cila kishte përfaqësues të saj në Durrës të hënën e kaluar, pra ditën që ato u kthyen aty nga u nisën. BAN-i u bëri thirrje autoriteteve shqiptare për transparencë, për të hapur publikisht konteinerët dhe për analiza të mostrave nga disa grupe të pavarura në laboratorë të ndryshëm.

Organizata shprehu sigurinë pothuajse të plotë që kjo ngarkesë me burim nga metalurgjia e Elbasanit përmban mbetje metalore të rrezikshme pertej niveleve të lejuara, krahas gatishmërisë që të ndihmojë Shqipërinë nga afër për trajtimin e kësaj çështje të ndjeshme.

Qeveria shqiptare ka deklaruar se është për realizimin e analizave shteruese dhe provave ligjore të besueshme dhe të verifikueshme”, duke lënë mënjanë hamendësime dhe spekullimeve.

Hetime për ngjarjen po kryen edhe zyra e Bashkimit Europian kundër Mashtrimeve, OLAF me qendër në Bruksel, krahas prokurorisë së qytetit bregdetar./ VOA

“Ilir Meta më shiti tri herë tek bota e krimit”, ish-drejtori i policisë: Kur ishte kryeministër i dërgoi dokumentet sekrete…

Mit’hat Havari, ish-drejtues i lartë i Policisë, ka bërë akuza të rënda ndaj ish-presidentit Ilir Meta, i cili aktualisht është nën arrest. Havari ishte i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News dhe treguar se Meta ka nxjerrë informacione nga dokumente të klasifikuara kur ishte kryeministër, duke i dekonspiruar ato për persona të lidhur me botën e krimit.

Sipas Havari, ky veprim ka ndodhur tri herë dhe ka pasur pasoja serioze për sigurinë kombëtare. Ai e përshkruan Metën si një person të papërshtatshëm për pozita udhëheqëse dhe e akuzon atë për bashkëpunim me ish-Sigurimin e Shtetit.

Një nga rastet e përmendura nga Havari ka të bëjë me dërgimin e një dokumenti të klasifikuar tek Meta, i cili përfshinte emrat e dy personave të lidhur me një grup kriminal. Pas kësaj, një deputet i vdekur sot e kishte informuar për dokumentin, duke sugjeruar se Meta kishte zbuluar këtë informacion.

Havari gjithashtu ka treguar për një incident të rëndë, ku një person i njohur si Arturi, që ishte i lidhur me Metën, kishte organizuar një rrëmbim për t’i bërë presion që të tërhiqej nga një tender.

Havari: Emrin e kam dërguar në 1992 kur kam qenë drejtor i policisë së Elbasanit, për keq, ai është marrë vendosur nën përgjegjësi penale për sjellje të ashpra, të rënda. Pastaj ai u katapultua shpejt në politikë. Dua të jap një kontribut sot dhe të them një të vërtetë të madhe, Ilir Meta nuk është një burrë i mirë, dinjitoz, përveç se ka qenë bashkëpunëtor i Ish Sigurimit të Shtetit me dokumente që e bën atë me karakter të ulët.

Mua personalisht më ka tradhtuar 3 herë, në tre raste më ka dekonspiruar me botën e krimit. Kur kam qenë drejtor i policisë së Tiranës i kam dërguar një dokument zyrtar të klasifikuar një kopje të ministrit të Brendshëm dhe një kopje kryeministrit që ishte Ilir Meta, aty përmendeshin dy persona në një situatë të caktuar të një grupi kriminal, njëri ishte deputet dhe tjetri ishte thjesht një pronar lokali po që ishin miq të tyre.

Kur po shkoja në shkallët e Kryeministrisë u përballa me deputetin që tani është i vdekur, dhe më tha drejtor unë jam i pasur nuk kam nevojë të përfitoj nga lekë të pandershme. Ilir Meta i kishte thënë, unë e kuptova batutën kuptimplotë të zotërisë, me çfarë di unë s’më takon të them je apo s’je i pasur, të kam dëgjuar në intervistë që je rritur i varfër në Gjirokastër, jetim, me çfarë u pasur9ive me rrogën e kryetarit të bashkisë së Gjirokastrës 300 mijë lekë? Heshti dhe iku. Unë i shkova në zyrë dhe i thash kështu më ndodhi me filanin.

Nuk e di tha, ngriti supet. Pas disa ditësh më vjen në zyrë babai i personit tjetër të përfshirë, është i rëndësishëm ai pavarësisht se nuk është në politikë. Më tha ç’ke me djalin tim. I thash s’kam asgjë personale. Para disa vitesh unë isha i papunë, Sali Berisha nuk më afroi në çifligun e tij më merr një biznesmen në telefon, e njihja.

Do të tregoj një problem shumë të rëndë që më ka ndodhur, më ka rrëmbyer Arturi tha, ai është personazhi i vërtetë, s’po ia them mbiemrin, me një furgon mallrash llamarinë, më vuri kapuçin, më çuan në breg të lumit dhe më mbajtën 6 orë. E detyruan të tërhiqej nga një tender rruge që shpallej atë ditë në kryeministri. Arturi ishte ushtar i Ilir Metës.

Krimi bën kërdinë në Shqipëri, policia “mbledh gëzhojat”, qytetarët të pasigurt për jetën e tyre

Nga Rigels Seliman

Rendi publik në Shqipëri ka arritur në një pikë kritike, ku krimi i organizuar po bën kërdinë dhe qytetarët ndihen gjithnjë e më të pasigurt për jetën e tyre. Ngjarjet e dhunshme janë të shpeshta dhe reaksioni i policisë shpesh herë është i vonuar, duke e lënë atë në rolin e “mbledhëses së gëzhojave” pas krimit. Kjo situatë po krijon një klimë frike dhe pasigurie në shoqëri.

Krimi i organizuar është bërë një fenomen i përhapur, me grupe që veprojnë hapur dhe pa frikë nga ndëshkimi. Raste të tilla si vrasjet e shpeshta, përplasje të armatosura dhe ngjarje të tjera të dhunshme janë shndërruar në të përditshme. Dje Shkodra u përgjak nga krimi, ku për pasojë mbetën të vrarë 3 qytetarë dhe u plagos një tjetër. Këto akte të dhunshme, përveçse shkaktojnë tragjedi për individët e prekur, kanë një efekt të thellë në psikologjinë e shoqërisë. Qytetarët fillojnë të ndihen të braktisur dhe pa mbështetje nga autoritetet, duke krijuar një atmosferë pasigurie.

Policia, për fat të keq, shpesh ka dështuar në parandalimin e këtyre krimeve. Kur ndodhin ngjarjet, ajo arrin në vendin e krimit pas ikjes së autorëve, të cilët kanë lënë pas vetëm gëzhojat dhe dëshmitarët e traumatizuar. Ky dështim në reagimin e shpejtë është një shenjë e mungesës së kapaciteteve dhe strategjive efektive në luftën kundër krimit. Qytetarët e shohin policinë si një forcë të pamjaftueshme për të siguruar rendin dhe sigurinë e tyre.

Një tjetër problem është se shumë njerëz ndihen të pasigurt për të raportuar krimet, për shkak të frikës nga hakmarrja ose dyshimit se autoritetet nuk do të veprojnë. Kjo situatë nxit një cikël të mbyllur të dhunës dhe të frikës, ku krimi lulëzon dhe qytetarët ndihen të bllokuar.

Për të përmirësuar këtë situatë, është e domosdoshme që autoritetet të zhvillojnë strategji më efektive për parandalimin e krimit. Kjo përfshin trajnimin e oficerëve të policisë për të përballuar situata të rrezikshme, shkëputjen e lidhjeve të tyre me “baronët” e drogës dhe krimit të organizuar, si dhe krijimin e një atmosfere besimi mes qytetarëve dhe forcave të rendit. Vetëm nëpërmjet bashkëpunimit dhe transparencës mund të rindërtohet besimi dhe të sigurohet një rend publik më i fortë në Shqipëri. Kjo do të thotë se situata e sigurisë në Shqipëri kërkon vëmendje të menjëhershme dhe veprime të vendosura. Nëse këto probleme nuk adresohen, pasiguria, dhuna dhe vrasjet do të vazhdojnë të ndikojnë në jetën e qytetarëve, duke e bërë vendin një ambient të rrezikshëm dhe të pasigurt.
Ndërkohë më poshtë po bëj edhe një analizë të detajaru të rëndësisë së rendit publik dhe krimit në Shqipëri:

Konteksti Aktual

Rendi publik në Shqipëri është në një gjendje alarmante, me rritjen e dukshme të krimeve të dhunshme dhe një revansh të krimit të organizuar. Kjo situatë ka krijuar një klimë të frikës dhe pasigurisë te qytetarët, të cilët shpesh ndihen të pafuqishëm për të mbrojtur veten dhe familjet e tyre.
Mungesa e reagimit të shpejtë

Një nga problemet kryesore është reagimi i vonuar i policisë. Shpeshherë, forcat e rendit mbërrijnë pas ngjarjeve, duke gjetur vetëm provat dhe viktimat e dhunës. Kjo sjellje nënkupton jo vetëm një dështim në parandalim, por gjithashtu një mungesë të koordinimit dhe efikasitetit në operacionet e policisë.

Ndikimi i krimit të organizuar

Krimi i organizuar ka arritur të depërtojë thellë në strukturat e shoqërisë dhe ekonomisë. Grupi kriminal veprojnë hapur, duke shfrytëzuar dobësitë e sistemit të drejtësisë. Kjo përforcon perceptimin se kriminelët janë të paprekshëm, duke nxitur një klimë të pasigurisë.

Frika nga denoncimi

Frika nga hakmarrja dhe dyshimi mbi efikasitetin e policisë e bëjnë denoncimin e krimeve një veprim të rrezikshëm për qytetarët. Kjo ecuri krijon një cikël të mbyllur, ku dhuna dhe krimi vazhdojnë të lulëzojnë, duke e bërë shoqërinë gjithnjë e më të brishtë.

Nevoja për reformë

Për të përmirësuar situatën, është thelbësore të zhvillohen reforma të thella brenda forcave të rendit dhe sistemit të drejtësisë. Kjo përfshin:
– Trajnime për Policinë: Rritja e kapaciteteve për t’u përballur me situata të rrezikshme.
– Rritja e Transparencës: Krijimi i mekanizmave që sigurojnë llogaridhënie dhe transparencë në veprimet e policisë.
– Bashkëpunimi me Qytetarët: Inkurajimi i qytetarëve për të raportuar krimet pa frikë, përmes krijimit të një atmosfere besimi.

Përfundim

Nëse këto çështje nuk adresohen me urgjencë, rreziku i pasigurisë dhe dhunës do të vazhdojë të kërcënojë stabilitetin e vendit. Të gjithë aktorët shoqërorë, përfshirë institucionet, organizatat dhe qytetarët, duhet të punojnë së bashku për të rikthyer rendin dhe sigurinë në Shqipëri. Vetëm në këtë mënyrë mund të krijohet një ambient ku qytetarët ndihen të mbrojtur dhe të sigurt.

Buxheti 2025/ Rama fryn administratën në prag të zgjedhjeve, ja miliardat që do të shkojnë për pagat

Buxheti i vitit 2025 duket se do të jetë në shërbim të ambicieve të mazhorancës për të siguruar një tjetër mandat qeverisës. Sot ka shkuar në Kuvend draftbuxheti dhe bie në sy se ka një rritje të numrit të punonjësve në administratë.

Në buxhetin e vitit aktual, ka pasur 85,206 punonjës. Por në vitin që vjen parashikohen të futen në administratë mbi një mijë njerëz. Sipas draftit parashikohet që të ketë në total punonjës: 86,314. Pra kemi afro 1100 vende të lira.

Dyshimet janë se kjo bëhet për shkak të zgjedhjeve, ku patronazhistët dhe militantët e PS do joshen duke punuar në administratë. Vihet re se do të ketë një rritje të ndjeshme të punonjësve në Ministrinë e Brendshme. Ky numër ndryshon nga 15,257 në 15,769.

Sipas relacionit, totali i shpenzimeve publike për vitin 2025 është planifikuar 822.7 miliardë lekë ose 31.4% e PBB-së.

Shpenzimet e personelit për vitin 2025, reflektojnë koston aktuale të administratës publike, si dhe koston e plotë të politikës së rritjes së pagave (+40 miliardë lekë) të nisur në prill të vitit 2023 dhe të finalizuar në korrik të vitit 2024. Shpenzimet totale për pagat në administratën publike në nivel qendror për 86,038 punonjës planifikohen në masën 127.6 miliardë lekë ose 4.9% e PBB-së”, theksohet aty.

Shpenzimet për interesa parashikohen në nivelin 68.5 miliardë lekë ose 2.6% të PBB-së, duke përfshirë në të dhe një rezervë prej 5.8 miliardë lekë për të mitiguar risqet e mundshme nga luhatjet e normave të interesit, kursit të këmbimit etj.

Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes për qeverisjen qendrore për vitin 2025 (pa përfshirë shpenzimet që realizohen nga institucione publike, që kanë si burim financimi të ardhurat jashtë limitit), janë parashikuar në masën 71.3 miliardë lekë ose rreth 2.7% e PBB-së. Në këtë zë është programuar mbështetja me prioritet e politikave ekzistuese të qeverisjes qendrore si: skema e fermerëve, mirëmbajtja e rrugëve nacionale, mirëmbajta e sistemeve të teknologjisë së informacionit, programet e nxitjes së punësimit, skemat për mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe mbështetje për arsimin dhe sportin.

Shpenzimet e buxhetit vendor për vitin 2025, janë parashikuar në masën 89.9 miliardë lekë, me një rritje prej 13.2% më shumë se buxheti i vitit 2024. Këto shpenzime për vitin 2025, zënë 3.43% të PBB-së nga 2.9 që zinin në vitin 2024 ose nga 2.3% në vitin 2015. Transferta e pakushtëzuar për vitin 2025, krahasuar me vitin 2024 është 1.8 miliardë lekë më shumë ose rreth 7.6% më e lartë, dhe krahasuar me vitin 2015 (viti para zbatimit të reformës administrativo-territoriale), është 13.9 miliardë lekë më shumë ose mbi dy herë më e lartë.

Në transfertën e pakushtëzuar të parashikuar për vitin 2025, 26.2 miliard lekë, do të shtohen edhe fondet prej 13.2 miliardë lekë transfertë e pakushtëzuar sektoriale për funksionet e reja, 200 milione lekë grant performance i cili përdoret për herë të parë si mekanizëm financiar në qeverisjen vendore si dhe 3.5 miliard lekë transfertë sektoriale për rritjen e pagave.

Në total, në vitin 2025, granti nga buxheti i shtetit për pushtetin vendor do të jetë në shumën 43.1 miliardë lekë nga 36.5 miliardë në 2024 me një rritje prej 6.6 miliardë lekësh ose me një rritje prej 18%.