Gazeta “Washington Post” njoftoi dje se Prokurori i Posaçëm Robert Mueller u kishte thënë muajin e kaluar avokatëve të presidentit Donald Trump se presidenti ishte subjekt hetimesh, por jo i akuzave penale për momentin.
Sipas gazetës persona të rrethit të ngushtë të zotit Trump i interpretuan fjalët e zotit Mueller si garanci se rreziku që ndaj presidentit të ngriheshin akuza kriminale ishte i ulët. Të tjerë paralajmëruan se zoti Mueller mund ta intervistojë presidentin, çfarë mund ta vendoste atë në një rrezik më të madh ligjor.
“Washington Post” e ka mbështetur raportin e saj mbi informacionin e marrë nga persona në dijeni të negociatave private që zoti Mueller kishte patur me avokatët e Presidentit Trump në fillim të marsit lidhur me mundësinë e marrjes në pyetje të presidentit, si pjesë e hetimeve për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 si dhe nëse njerëzit e fushatës së zotit Trump kishin bashkëpunuar në mënyrë të fshehtë me Rusinë.
Sipas komunitetit amerikan të zbulimit presidenti rus Vladimir Putin drejtoi një fushatë ndikimi në favor të zotit Trump, duke synuar të dëmtonte shanset për fitore të kandidates demokrate Hillary Clinton.
Zoti Trump e ka mohuar në mënyrë të përsëritur të ketë patur ndonjë bashkëpunim të fshehtë, duke i cilësuar hetimet e zotit Mueller “një gjueti shtrigash”.
Ndërkohë, hetimi i zotit Mueller ka rezultuar me dhënien e dënimit të parë. Dje një avokat holandez me bazë në Londër, u dënua me 30 ditë burg dhe një gjobë prej 20 mijë dollarësh për dëshmi rë rreme.
Trump, Mueller dhe hetimet për Rusinë
Basha: Kjo diktaturë e krimit i ka orët e numëruara
Kryetari i PD-së tha se Edi Rama pasi privatizoi policinë dhe prokurorinë tani privatizoi dhe gjykatat.
Lulzim Basha: ” Çfarë lidhje ka ky rregjim që liron Orest Sotën të kapur me 860 mijë euro në makinë dhe patentat e Saimir Tahirit dhe mban në burg Florim Onuzin, babain e tre fëmijëve të grabitur në mes të natës pasi i kanë terrorizuar fëmijët në mes të natës, si të ishte një terrorist. Ky është një rregjim që shkel e nëpërkëmb liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Lihet i lirë Qazim Sejdini e Vangjush Dako. Ka privatizuar prokurinë e cila nuk çoi një dhunues të protestuese në Gjykatë. Tani privatizoi edhe gjykatën.
Kryetari i PD-së i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen nesër në protestat që do të shtrihen në të gjithë vendin, ndërsa pritet dhe bllokimi i disa akseve rrugore.
Lulzim Basha: Ne do të jemi aty, siç kemi qenë sot në krahë të qytetarëve të pafajshëm kuksianë. Do të jemi nesër në protestat e njoftuara nga qytetarët, nga sipërmarrësit e vegjël, nga fermerët, nga qytetarët që janë larguar nga ndihma ekonomike, në Bradashesh, në Milot, në Vorë dhe në Çermë. Do të jemi në krah të tyre. Një popull i bashkuar që do t’i rezistojë me të gjitha format dhe mënyrat demokratike, është garancia se kjo diktaturë dhe tirani e krimit, i ka orët e numëruara.
I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të ndershëm, dhe socialistëve të ndershëm, ta refuzojnë privatizimin e shtetit nga kjo bandë kriminale në pushtet, e cila nuk ka drejtësi për kriminelët, i lë të lirë kriminelët dhe fut në burg popullin. Të kësaj bande që grabit shqiptarët duke u marrë taksa mbi taksa por nuk u kthen kurrë as shërbime, as rroga, as pensione.Opozita do të jetë në krahë të qytetarëve që do të protestojnë nesër, ndaj ju thërras të gjithëve së bashku, të jemi masivisht, për të treguar se populli nuk nënshtrohet dhe e drejta do të triumfojë.
Për vendimin e gjykatës reagoi dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Monika Kryemadhi: Vendimi i sotëm tregoi hapur se reforma në drejtësi tashmë instaloi përfundimisht kapjen e sistemit të drejtësisë nga politika e inkriminuar. Askush nuk mund të vendoset mbi popullin dhe mbi vullnetin e tij. As bandat dhe as kriminelët që rrethojnë Edi Ramën. As ato që eksporton nga jashtë. Sot fjala e politikës mbaroi tani fjalën e ka populli.
Deklarata e plotë e Bashës
Protesta e Kukësit, ka nxjerrë para gjithë shqiptarëve fytyrën e këtij regjimi kriminal që mbahet në këmbë përmes mashtrimit dhe forcës. Edi Rama, ka privatizuar policinë, gjykatat, prokurorinë, për të vazhduar grabitjen e shqiptarëve dhe për të pamundësuar drejtësinë e vërtetë.
Çfarë lidhje ka ky regjim, që e liron Orest Sotën të kapur me 860 mijë në makinë, me makinat e Sajmir Tahirit dhe mban në burg
Florin Onuzin, babain e tre fëmijëve të grabitur në mes të natës, pasi i kishin terrorizuar fëmijët, sikur të ishte terrorist.
Ky është një regjim që shkel dhe nëpërkëmb liritë dhe të drejtat e qytetarëve.
Katër ditët e fundit keni parë se si gjykatat, prokuroria, policia por edhe gjykata kanë shkelur dhe nëpërkëmbur të drejtat e qytetarëve të pafajshëm që protestonin për të drejtat e tyre legjitime, si Lulzim Popa, invalid që u grabit të mes të natës dhe u mbajt dy ditë pa ilaçet e tij duke i terrorizuar nipër e mbesa.
U ngrit sepse s’kishte para që i vunë tek dera e shtëpisë. Ky është një regjim që burgos popullin dhe lë kriminelët të lirë.
Burgos qytetarët që ngrihen për të drejtat e tyre dhe lë të lirë Sajmir Tahirin që është kapur me përfitime miliona euroshe nga trafiku i drogës, kur ishte Ministër i Brendshëm.
Lë të lirë Vangjush Dakon, të kapur dhe të interceptuar në bashkëpunim me kriminelët duke u dhënë tendera, duke u premtuar konçesione në shkëmbim të blerjes dhe dhunimit të votës. Le të lirë Qazim Sejdinin që me dhëndrin e tij dhe bandën e heroinës të terrorizojë një qytet të tërë.
Lë të lirë Arben Ahmetaj, që u merr çdo vit, pa bërë asnjë punë, miliona euro shqiptarëve, për konçesionin e inceneratorëve dhe burgos njerëzit e pafajshëm. E sotmja ka treguar para çdo shqiptari se Edi Rama e ka privatizuar shtetin në funksion të grabitjes së qytetarëve.
Ka privatizuar policinë e shtetit, që sot bëri shtetrrethim në Tiranë.Ka privatizuar prokurorinë që nuk guxoi të çonte një dhunues të protestuesve para gjykatës. Ka privatizuar gjykatën që sot dhunoi deputetët e opozitës, në shkelje flagrante të ligjit, sepse nuk donte që deputetët e opozitës dhe shqiptarët, përmes tyre, të dëgjonin dëshmitë tronditëse të qytetarëve të pafajshëm të Kukësit, të grabitur në mes të natës sepse protestuan për bukën e gojës.
Por nuk mund të privatizojë dot popullin shqiptar.Regjimet të cilat i kundërvihen interesit publik, regjimet që përdorin dhunën dhe forcën kundër njerëzve, janë vetëm hapa rrëzimit.
Popullin shqiptar nuk e nënshtron dot, nuk e privatizon dot. Ne do të jemi aty, siç kemi qenë sot në krahë të qytetarëve të pafajshëm kuksianë. Do të jemi nesër në protestat e njoftuara nga qytetarët, nga sipërmarrësit e vegjël, nga fermerët, nga qytetarët që janë larguar nga ndihma ekonomike, në Bradashesh, në Milot, në Vorë dhe në Çermë. Do të jemi në krahë të tyre. Një popull i bashkuar që do t’i rezistojë me të gjitha format dhe mënyrat demokratike, është garancia se kjo diktaturë dhe tirani e krimit, i ka orët e numëruara.
I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të ndershëm, dhe socialistëve të ndershëm, ta refuzojnë privatizimin e shtetit nga kjo bandë kriminale në pushtet, e cila nuk ka drejtësi për kriminelët, i lë të lirë kriminelët dhe fut në burg popullin.
Të kësaj bande që grabit shqiptarët duke u marrë taksa mbi taksa por nuk u kthen kurrë as shërbime, as rroga, as pensione.
Opozita do të jetë në krahë të qytetarëve që do të protestojnë nesër, ndaj ju thërras të gjithëve së bashku, të jemi masivisht, për të treguar se populli nuk nënshtrohet dhe e drejta do të triumfojë.
Berisha jep kushtrimin: Tani radhën e ka revolta e përgjithshme popullore
Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës për protestuesit e arrestuar të Kukësit ku 11 prej tyre u lanë në burg.
Berisha thotë se ky vendim që lë në burg dhe arrest shtëpie shumicën e protestuesve të pafajshëm është një thirrje për çdo shqiptar për të përmbysur sa më parë qeverinë.
“Tani radhën e ka revolta popullore”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Vendim politik hakmarrës dhe antikushtetues!
Farsa gjyqësore politike më e turpshme, që nga kohërat më të zeza në diktaturë. Vendimi i turpshëm i bazuar kryekëput në falsifikime kriminale të dosjeve e procesverbaleve dhe pa asnjë provë e asnjë fakt dhënë me urdhër të kryegjykatësit, kryetrafikantit Edvin Kristaq Rama dhe që e lexoi në sallën e gjyqit përfaqësuesja e tij.
Ky vendim që lë në burg dhe arrest shtëpie shumicën e protestuesve të pafajshëm, është një thirrje për çdo shqiptar të përmbysim sa më parë këtë klikë të urryer nga mbarë shqiptarët!
Tani radhën e ka revolta e përgjithshme popullore! sb
Dy protestues pa ndjenja, dhunohen në komisariatin e policisë të rinjtë e FRPD, futet ambulanca
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotmë pas vendimit të gjykatës së Tiranës.
Policia ka shoqeruar dy të rinjtë, Gentjan Gjonaj dhe Ardit Zeneli, që ishin duke protestuar në krah të kuksianëve dhe kundër vendimit të gjykatës.
Burimet thanë se policia ka goditur 2 të rinjt, anëtarë të FRPD-së. Mësohet se është kërkuar ndihma e mjekëve në komisariatin numër 2 ku ka ndodhur ngjarja e rëndë. Sipas burimeve njoftohet se një nga dy të rinjtë ka humbur ndjenjat nga goditjet e bandës në polici. Raportohet se nuk ëhstë lejuar të takohet me klientët e tij as avokati i tyre. Në drejtim të komisariatin të policisë ka shkuar menjëherë deputeti dhe Nënkryetari i Parlamentit, Edi Paloka si dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Ristani.
Të rinjtë e FRPD janë shtetasit Gentjan Gjonaj dhe Ardit Zeneli.
Policia ka ushtruar dhunë ndaj të rinjve aq sa në komisariatin nr.2 ku ata po mbahen është kërkuar ndihma e mjekëve për të mjekuar dy të rinjtë e lënduar.
Gjyqtarja palaço që dënoi protestuesit, gruaja e shefit në polici. Drejtësia ka rënë!
Drejësia është vetëm një vegël në duart e Ramës. Gjyqtarja që la në burg 11 kuksianët është gruaja e shefit të Policisë.
Alma Ahmeti, që ka dhënë vendimin ndaj 23 kuksianëve duke lënë në burg 11 prej tyre është bashkëshortja e shefit të Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës, Erjon Ahmeti.
Vendimi u dha pas një seance të tensionuar që zgjati disa orë. Në përfundim të seancës gjyqësoreë, Ahmeti vendosi lënien në burg të 11 prej 23 të arrestuarve, 2 prej tyre mbetën në arrest shtëpie, kurse 10 u lanë me detyrim paraqitjeje.
Në fillim të seancës familjarët dhe deputetët e opozitës u përplasën me policinë që ndaloi hyrjen e tyre në seancë, duke vendosur zhvillimin e saj me dyer të mbyllura pa praninë e mediave.
Por më pas u lejua që mediat dhe disa deputetë të opozitës të futeshin brenda sallës së gjyqit.
A duhet ta jepte dorëheqjen nga kjo çështje zonja Ahmeti?!
Berisha publikon videon e dëshmisë tronditëse në Gjykatë: Kam fëmijët pa bukë, më lironi t’ju çoj diçka për të ngrënë
Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar në Facebook dëshmitë dy nga 23 të arrestuarit për protestën në Rrugën e Kombit gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Tiranës. “Tronditese! Abdi Haziri, nje hero, baba me 3 femije. Ai deshmon se femijet jane pa buke, nuk kane çfare te hane nese nuk shkon ne shtepi e t’ju çoj diçka. sb
Lulzim Popa, nje hero ne sallen e gjygjit, nje baba me kater femije i ben gjyqin Edvin Kristaq Rames dhe narkoregjimit te tij!”, shkruan Berisha.
Ndërkohë, seanca gjyqësore për 23 të arrestuarit në Kukës ka përfunduar, teksa gjyqtarja është tërhequr për të marrë vendimin.
Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 11 prej tyre, 5 arreste shtëpie, ndërsa për 7 të tjerët detyrim paraqitje. Policia mori masa të jashtëzakonshme për mbarëvajtjen normale të seancës, duke angazhuar gati 1 mijë efektivë.
Vetë 23 të arrestuarit janë shprehur se ata nuk kishin asnjë qëllim politik, dhe se revolta e tyre ka qenë për shkak të kushteve të vështira ekonomike, në të cilën ndodhen.
Shumë prej tyre janë shprehur se i kanë marrë me forcë, teksa ishin duke fjetur në banesat e tyre.
Në nisje të kësaj séance pati edhe tensione mes disa deputetëve të Partisë Demokratike dhe forcave të policisë, të cilat fillimisht nuk i lejuan të futen në sallën e gjyqit. Edmond Spaho u shfaq i gjakosur teksa foli për mediat. “Do të përplasen me qytetarët, do të përplasen me ne. Forcat e policisë ushtruan dhunë. Me dhunë Edi Rama nuk do ta ketë të gjatë”, tha Sapho.
Tronditese! Abdi Haziri, nje hero, baba me 3 femije. Ai deshmon se femijet jane pa buke, nuk kane cfare te hane nese nuk shkon ne shtepi e t’ju coje dicka. sb
Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 4. April 2018
Tirana në shtetrrethim, ja ku fshihet Rama, e shoqëron Taulant Palla (Foto)
Në një kohë që qytetarët janë sy e vesh në atë që po ndodh në Gjykatën e Tiranës, media pranë qeverisë kanë zbuluar vendodhjen e kryeministrit Rama.
Në foto Rama shihet duke konsumuar një kafe në lokalet e kryeqytetit me Albin Kurtin dhe Fatmir Limajn.
Në këtë takim ai shoqërohej nga kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Edhe dje Rama priti në një takim pa praninë e mediave presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Rama nuk ka komentuar së fundmi situatën me protestuesit, për të cilët qytetarë të shumtë kanë protestuar ditët e fundit po ashtu edhe opozita ka kërkuar që të lirohen.
Nga ana tjetër qeveria në bllok është impenjuar gjatë ditës së sotme që të prodhojë lajme të tjera në mënyrë që të tërheqë vëmendjen nga protesta. Kështu në Komsionin e ekonomisë opozitën ka menduar që ta bëjë deputeti Erion Braçe. Ndërsa Komisioni për Tahirin ka nisur pa praninë e opozitës.
Kukësi, sërish në protestë sot në orën 16:00: “Lironi vëllezërit tanë!”
Qytetarët e Kukësit do të ngrihen sërish sot në protestë në orën 16:00 për të kërkuar lirimin e 23 të burgosurve politikë. Njoftimi është bërë në rrjetet sociale dhe pritet që të grumbullohen mijëra banorë. “Lironi vëllezërit tanë!”, do të jenë thirrjet e protestuesve. Bëhet e ditur se banorët do të kërkojnë largimin e Ramës.
Ndërkohë, në Gjykatën e Tiranës vazhdon séance gjyqësore ndaj 23 të arrestuarve për protestën në Rrugën e Kombit.
Gjatë seancës gjyqësore, 23 protestuesit e arrestuar kanë debatuar me prokurorët Alketa Nushi dhe Edmond Karriqi në Gjykatën e Tiranës. Ata kanë akuzuar prokurorët se gënjejnë lidhur me arrestimet.
“Prokuroria gënjen, nuk jeni arrestuar në mëngjes. Kanë ardhur me maska natën dhe na kanë marrë. Nuk është e vërtetë që jemi arrestuar në orën 10 të mëngjesit, jemi arrestuar në orën 3 të natës. Prokurorja ka falsifikuar librat e hyrjes në komisariat dhe të ndalimit”, janë shprehur ata para trupit gjykues në sallë.
Ahmet Tobi, një nga të pandehurit ka deklaruar: “Më morën nga shtëpia me forcë, jam invalid dhe jam arrestuar në kundërshtim me ligjin”. Për 11 persona prokuroria kërkon masa arrest me burg, për pesë të tjerë kërkohet arrest shtëpie dhe për shtatë qytetarë kërkohet masa detyrim partaqitje.
Shpërthen revolta në të gjithë vendin, pas Kukësit e Ballshit ngrihet biznesi i vogël: Protestë për rritjen e taksave
Pas protestës së dhunshme në Kukës, një tjetër protestë po zhvillohet në Ballsh, aty ku naftëtarët e uzinës, kanë nisur protestë për rrogat e prapambetura dhe statusin e naftëtarit.
Naftëtarët kanë hyrë në uzinë, duke u përplasur me administratorin e firmës private dhe forcat e sigurisë. Menjëherë kanë shkuar forcat e policisë duke u përplasur me protestuesit. Naftëtarët iu kanë bërë thirrje kolegëve të tjerë t’i bashkohen kauzës së tyre.
Edhe biznesi i vogël në protestë. Pas përfshirjes së skemën e TVSH-së, të gjithë ato biznese që e kalojnë 2 milionë lekë të reja xhiro vjetore, biznesi i vogël paralajmëron protesta.
Lajmi bëhet i ditur nga Shoqata e Bizneseve të Vogla dhe të Mesme, të cilët kanë njoftuar një konferencë për mediat në orën 12:00.
Kjo shoqatë u bën thirrje të gjitha bizneseve të vogal të ulin qepenat e dyqaneve në shenjë protestë për futjen në skemën e TVSH-së të këtyre bizneseve.
Dëshmia në gjyq: Ka dalë se s’ka me ngrënë, as thesin e miellit. Policia i terrorizoi fëmijët
Kryetari i PD, Basha ka publikuar një nga dëshmitë tronditëse të seancës gjyqësore që zhvillohet me dyer të mbyllura nga frika e revoltës popullore.
“Nga salla e gjyqit tani mund te sigurohen vetem audio. Urdhri politik eshte kunder transparences!
Florin Onuzi me 3 femije te vegjel, pa asnje te ardhur.
Avokati deshmon se ka patur terror ndaj femijeve gjate arrestimit. Florini protestoi per femijet e tij. Tani s’ka askend kush kujdeset per femijet.
Audio e avokatit te Florin Onuzit.
“Ka dalë se s’ka me ngrënë, as thesin e miellit. Po e them para gjykatës këtu. Nga këta klientë që unë përfaqësoj unë jam vullnetar që t’i mbroj pa asnjë interes, dhe pa asnjë lek. Sepse këta nuk kanë bukë. Sepse unë kam parë një padrejtësi. Nuk flas të mbush xhepin me lek. Flas kështu sepse shoh padrejtësi. Kjo padrejtësi duhet të vihet në vend nga trupi gjykues. Ndalimi është i paligjshëm”.
Deshmi nga gjyqi me dyer te mbyllura! Nga salla e gjyqit tani mund te sigurohen vetem audio. Urdhri politik eshte kunder transparences!Florin Onuzi me 3 femije te vegjel, pa asnje te ardhur. Avokati deshmon se ka patur terror ndaj femijeve gjate arrestimit. Florini protestoi per femijet e tij. Tani s’ka askend kush kujdeset per femijet. Audio e avokatit te Florin Onuzit.“Ka dalë se s’ka me ngrënë, as thesin e miellit. Po e them para gjykatës këtu. Nga këta klientë që unë përfaqësoj unë jam vullnetar që t’i mbroj pa asnjë interes, dhe pa asnjë lek. Sepse këta nuk kanë bukë. Sepse unë kam parë një padrejtësi. Nuk flas të mbush xhepin me lek. Flas kështu sepse shoh padrejtësi. Kjo padrejtësi duhet të vihet në vend nga trupi gjykues. Ndalimi është i paligjshëm.”
Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 4. April 2018