17.5 C
Tirana
E diel, 15 Qershor, 2025

Ahmetaj: Taksa e qarkullimit nuk përdoret për rrugët, por për zyrat dhe pagesat e koncesioneve

Taksa e qarkullimit, që vilet aktualisht në shitjen me pakicë të naftës në nivelin 32 lekë për litër me gjithë TVSH, nuk do të ndryshojë edhe pas vënies së taksës në Rrugën e Kombit, – tha sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, ministri i Financave, Arben Ahmetaj. Diskutimi mbi taksën e Rrugës së Kombit në Komisionin e Ekonomisë ka nisur pa praninë e opozitës.
“Taksa e qarkullimit nuk shkon në destinacionin e përdorimit. Shkon për ndërtim rrugësh, shlyerjen e borxhit të trashëguar, për financimin e shëndetësisë dhe ndihmës ekonomike”, – tha Ministri. Natyrisht që taksë shkon edhe për luksin e zyrave. Përdoret edhe për pagesat e koncesioneve edhe haremin e Ramës.
Ai tha se rruga është e papërfunduar dhe se duhen edhe 200 milionë euro për mbylljen totale të saj. Në segmentin e dytë mungojnë masa mbrojtëse. Në segmentin e tretë mungojnë urat.
Sipas ministrit Ahmetaj, gjeneza e kontratës koncesionare fillon me VKM 874, në 2011 për përcaktimin e autoritetit kontraktues për mirëmbajtjen dhe operimin e autostradës Milot-Morinë.

Për transparencë, procesi ka filluar që në 2011. Ahmetaj tha se konsulenti paraqiti tre skenarë, për kryerjen e investimeve në rrugë.
Kontrata është bërë efektive më 9 shtator 2017 dhe është firmosur nga ministri Sokol Dervishaj. Kontrata bazohet në skenarin 1 të IFC. 5.3 dhe 5.9 euro për një makinë pa TVSh, qeveria jonë arriti një marrëveshje 5.5 euro me TVSH.
“E kemi të domosdoshme të kthehemi në historik të rrugës. Ajo rrugë është e papërfunduar dhe ka kushtuar 1.3 miliardë dollarë. Nga të cilat 300 milionë janë të vjedhura, ku Lulzim Basha ishte kryesori.
Të ardhurat nga projekti, përllogaritjet janë mesatare, 12.6 milionë, teksa dyshemeja vjetore e të ardhurave nga koncensionari është 9.4 milionë euro. Qeveria do të plotësojë shumë nën 9.4 milionë euro që mungon nga trafiku garantuar.
Ministri i Financave tha se të ardhurat në buxhet nga kontrata e koncesionit do të jenë 71 mln euro.
Deputeti Erion Brace tha se ndërtimi i rrugës nuk e ka zbutur varfërinë në Kukës. “Nuk më rezulton se përmbush qëllimin, si në turizëm ashtu edhe në ekonomi. Varfëria në Qarkun e Kukësit nuk është ulur. Duhet ta kishit bërë kohë më parë komunikimin me median, njerëzit dhe deputetë, të kërkoni ndjesë. Rruga ka marrë karakter urban. Banorët duhen të përjashtohen nga taksa”, – tha më tej Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe.

Bashkimi Europian zbulon vjedhjen e Ramës me taksën e rrugës: Ku i çon paratë e shqiptarëve?

Qeveria shqiptare ka një zbatim një strategji për mirëmbajtjen e rrugëve 2015-2019 sipas të cilës kostoja arrin në 329 milionë euro, ose 65.8 milionë euro në vit.
Komisioni Europian nëpërmjet programit IPA dhe kompanisë TIEG, që ka dhënë konsulencë teknike për planin e mirëmbajtjes që po zbaton qeveria në studimin e saj konstaton se buxheti i alokuar për mirëmbajtjen e rrugëve në Shqipëri është rreth 25% -30% e buxhetit total të nevojshëm për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore (rreth 329 milionë euro për periudhën 2015-2019). Raporti është hartuar në vitin 2016.
Në Shqipëri nga taksa e qarkullimit mblidhen rreth 160 milionë euro në vit, shumë që është mëse dyfishi i kostos vjetore të mirëmbajtjes së rrugëve (shënim i Monitor).
Kompania konsulentë thotë se “shpenzimet aktuale buxhetore për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor kombëtar janë më të ulëta se, pagesat e përdoruesve të mbledhura (taksat e akcizës së karburantit, taksat e karburantit të qarkullimit”.
Konsulenti thotë se, qeveria shqiptare mbledh taksa për qarkullimin më shumë se nevoja për mirëmbajtjen e rrugëve.
Zhvillimi dhe modernizimi i infrastrukturës së transportit në Shqipëri ka qenë dhe mbetet një nga prioritetet kryesore të Qeverisë Shqiptare.
Po krijimi i parakushteve për integrimin në BE thotë Konsulenti kërkon zhvillimin e sektorëve të tjerë të ekonomisë. Kështu rritja e aksesit të mallrave dhe pasagjerëve në tregti dhe ofrimin e shërbimeve kontribuon dukshëm në rritjen e përgjithshme ekonomike dhe zhvillimin e ekonomi.

Konsulenti vlerëson se prioritet strategjik është përshpejtimi i integrimit të sistemit të transportit në Shqipëri dhe krijimi i një tregu të integruar, i cili përbëhet nga infrastruktura e transportit nga toka (rruga dhe hekurudha), nga deti dhe nga rrugët ujore.
Qëllimi kryesor i zhvillimit të sektorit për periudhën 2015-2020 parashihet të jetë “zhvillimi i një sistemi efikas të transportit, i integruar në rajon dhe në rrjetin e BE, i cili promovon zhvillimin ekonomik dhe cilësinë e jetës së qytetarëve”.
Përkundër investimeve të rëndësishme sidomos në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, sektori i transportit ende nuk është bërë një promotor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik në Shqipëri, thotë studimi.
Financimi në kohë dhe adekuat i investimeve të programit vjetor dhe afatmesëm mbetet problematik, vëren konsulenti. Për më tepër, cilësia e punëve publike të lidhura me transportin ende nuk është në përputhje me standardet e BE-së.
Konsulenti thotë se, koordinimi i infrastrukturës së transportit me vendet fqinje – vendet e Ballkanit Perëndimor që përbëjnë Shqipërinë, Bosnje dhe Herzegovinën, ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi, Serbinë dhe Kosovën duhet të jenë në themel të politikave të transportit në Shqipëri.
Vendet e BE-së kanë miratuar një plan për një zonë të përbashkët të transportit europian drejt një sistemi konkurrues dhe efikas të burimeve të transportit.
Në kuadër të këtij plani deri në vitin 2030, 30% e transportit rrugor mbi 300 km distancë duhet të zhvillojë transportin hekurudhor.
Deri në vitin 2050 duhet të përfundohet një rrjet hekurudhor me shpejtësi të lartë evropiane dhe të ruhet një rrjet i dendur hekurudhor në të gjitha shtetet anëtare. Deri në vitin 2050, shumica e transportit të pasagjerëve me distancë të mesme duhet të jenë me hekurudhë.

“monitor”

Arta Marku në shërbim të Partisë, avokati: Prokurorja falsifikoi librat e hyrjes në komisariat dhe të ndalimit

Vazhdon seanca me dyert të mbyllura për 23 të arrestuarit kuksianë që protestuan në Rrugën e Kombit. Prokuroria ka lexuar kërkesën, ku mësohet se ka kërkuar arrest me burg për 11 prej tyre, 5 arreste shtëpie, ndërsa për 7 të tjerët detyrim paraqitje.
Seanca po mbahet me dyert të mbyllura, ku nuk janë lejuar as gazetarët. Pas shumë tensionesh e përplasjesh me policinë, u lejuan të marrin pjesë deputetët e PD dhe LSI.
Njëri prej avokatëve të të arrestuarve tha në sallën e gjyqit se ata janë marrë nga krevati me pizhame. “Nuk eshte e vertete qe jane arrestuar ne oren 10 te mengjesit. Ata po thone se jane arrestuar ne 3 te nates”, thotë më tej. Njeri prej te arrestuarve, Ahmet Tobi, i semure, me dy koronare, eshte marre nga shtepia me force, i arrestuar ne kundershtim me ligjin”. Avokati shtoi se kjo eshte veper penale dhe se i arrestuari Tobi, invalid, eshte keqtrajtuar.
Avokatet thanë se Prokurorja ka falsifikuar librat e hyrjes ne komisariat dhe te ndalimit. Ja ku jane te gjithe te ndaluarit. “Asnje nuk ka urdher prokurori, asnje nuk eshte arrestuar diten, por naten jane terhequr zvarre nga krevati”.
Policia ka angazhuar rreth 1 mijë efektivë për rendin dhe sigurine ne gjykate. Nje seance e jashtezakonshme kjo, ku rruget jane te bllokuara dhe policet te shperndare ne te gjitha rruget qe lidhen me gjykaten e Tiranës. Unaza eshte krejtesisht e bllokuar per kalimin e automjeteve ne dy kahet e saj. Po kaq në vështirësi kanë hasur edhe qindra qytetare, kalimtarë të rastësishëm që janë ndaluar nga policia të shkojnë në destinacionet e përditshme.

Hetuesi i diktaturës Xhafa nxjerr protestuesit para gjykatës zbathur, protestuesit në Gjykatë: Prokuroria gënjen

Dëshmohet me fakte dhuna policore dhe arrestimet e paligjshme në Kukës të protestuesve në Rrugën e Kombit, në mes të natës. Ndërkohë deputetja e LSI, Silva Caka, e cila po ndjek gjyqin e protestuesve në Gjykatën e Tiranës, shprehet se:
“Xhevahir Hereni, një nga të ndaluarit e protestës në Rrugën e Kombit, nuk ka këpucë! Ndalimi i tij është bërë në orën 3:10 të mëngjesit dhe jo pas orës 10:00 siç pretendon Prokurorja. Për këtë arsye, Xhevahiri nuk ka mundur të veshë as këpucët! Turp!” .
Për të fshehur shkeljet e policisë, që arrestoi në mes të natës protestuesit kuksianë, opozita akuzon se prokurorja e çështjes ndryshoi orën e arrestimeve në dosjen e akuzës duke fshehur një shkelje të rëndë që kishin bërë policët pas protestës në Kukës. Dhjetëra familjarë të arrestuar denoncuan terrorin e policisë mesnatën e së shtunës duke nxjerrë në pah një shkelje të rëndë të policisë.
Në sallën e gjyqit, protestuesit e arrestuar theksuan edhe një herë se “janë marrë nga krevati me pizhame dhe nuk ishte e vërtetë që ishin arrestuar në orën 10:00 të mëngjesit, përkundrazi ishin arrestuar në orën 03:00 të natës”.
Ahmet Tobi, me dy koronare tha në gjykatë se është marrë nga shtëpia me forcë megjithëse është invalid.
“Jemi marrë në orën 10 të natës. Prokurorja gënjen. Nuk jemi arrestuar në mëngjes. Kanë ardhur me maska dhe na kanë marrë”, – ka thënë Ahmet Tobi.
Avokati i tij tha në sallën e gjyqit se kishte folur me prokuroren ne telefon mbas 24 orësh dhe prokurorja nuk kishte marrë masa, madje kishte gënjyer duke kryer një vepër penale. I arrestuari Tobi, tha avokati, është keqtrajtuar megjithëse është invalid.

Protestuesit janë dhunuar, Prokuroria falsifikoi procesverbalet e arrestimit

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Spaho deklaron nga gjykata se të arrestuarit e protestës së Kukësit janë dhunuar dhe janë keqtrajtuar nga policia. Ai u shpreh se protestuesit kanë dëshmuar në Gjykatë se janë arrestuar në mënyrë të dhunshme në orët e para të mëngjesit dhe jo ashtu sikurse pretendohet në procesverbale ku thuhet se arrestimet janë kryer në orën 22.00 të mbrëmjes. Protestuesit janë marrë pa u dhënë mundësi të marrin edhe sende personale. Protestuesit kanë kërkuar në seancën gjyqësore ujë. Kjo ka çuar në shtyrjen e procesit gjyqësor. Avokatët e protestuesve thonë se arrestimet janë të paligjshme. Prokuroria ka falsifikuar procesverbalet e të arrestuarve dhe kjo është një tjetër dëshmi që provon kapjen e drejtësisë dhe vendosjen e saj nën kthetrat e pushtetit kriminal.

Dhuna është e vetmja gjuhë që pushteti kupton

Gjergj EREBARA

Problemi me të cilin përballen shqiptarët sot është kolapsi i autoritetit moral të të gjitha partive politike, si dhe të shumë “forumeve” të tjera publike si media apo biznesi. Normalisht punët do të duhej të zgjidheshin përmes komunikimeve në këto “forume”. Siç duken gjërat, dhuna ka gjasa do të jetë mjeti i vetëm i komunikimit për ca kohë.
Në një situatë normale, e ashtuquajtura “taksë mbi rrugën e kombit” do të ishte diskutuar nëpër forume, brenda partive politike, nëpër qendra sociale, media, organizata biznesi etj. Në një situatë anormale, asgjë e tillë nuk ndodhi. Taksa mbeti për t’u diskutuar në rrugën e Kombit, ku gjuha e komunikimit ishte dhuna dhe zjarrvënia.
Popullsia e Kukësit nuk është njohur kurrë për dhunë. Në këtë qytet nuk ka pasur kurrë rebelime anti-qeveritare. Përdorimi i dhunës prej protestuesve të shtunën e kaluar vështirë se është një tejkalim i pajustifikuar nga protestuesit. Mundet, siç pretendon qeveria, që opozita politike të ketë pasur një rol në protestë dhe në dhunë, por opozita vështirë se mund të organizojë dhunë nga asgjëja. Në pamjet e transmetuara në media nga ngjarja e të shtunës, mund të dalloje burra të moshuar të cilët i hidhnin gurë policisë. Dhe pastaj, lavdet e pafundme që morën zjarrvënësit në median konvencionale dhe atë sociale, një farë ekzaltimi i përgjithshëm për ‘t’i treguar vendin’ qeverisë, diskutimet me ‘oligarkë’ dhe thirrjet për bojkot të kompanisë së naftës Kastrati, (bashkëpronare e koncesionit të rrugës), flasin për një situatë shumë të pakëndshme.

Problemi më i madh është që shqiptarët nuk duket se presin ndonjë ndryshim të situatës me votë. Opozita është po aq e diskretituar sa edhe maxhoranca. Ato pak biznesmenë që kanë fituar kapital, më së shumti përmes lidhjes biznes-politikë dhe që sot quhen “oligarkë”, po e gjejnë veten në situatën kur thirrjet për zjarrvënie të pronave të tyre po duken “normale”.
Në një situatë normale, komunikimi politik brenda dhe jashtë partive do të duhej të shmangnin përshkallëzime të tilla. Qeveria në fund të fundit, nuk duhet të presë të shohë zjarrvënie për të kuptuar se Kukësi është zona më e varfër në Shqipëri. Ka një larmishmëri statistikash që ta tregojnë këtë. Është gjithashtu e palogjikshme të pritet dhuna për të kuptuar se rruga në shumicën dërrmuese të rasteve përdoret për hall, e nganjëherë, përdoret edhe për qejf.
Komunikimi normal nuk funksionon në Shqipëri, e gjasat janë që nuk ka funksionuar kurrë në të shkuarën. Partitë politike kanë kanale dhune dhe imponimi pushteti nga lartë-poshtë dhe jo anasjelltas. Strukturat e tjera shoqërore që duhet të sjellin presion normal për ta mbajtur nën kontroll qeverinë duket se janë të dobëta ose nuk funksionojnë fare. Parlamenti nuk është hallkë kontrolli ndaj qeverisë. Prokuroria duket shumë e vendosur për të hetuar protestuesit, por nuk ka shfaqur kurrfarë interesi për të hetuar koncesionet.
Alarmante është se qeveria duket se i di mirë këto punë, por është me parimin se duhet ta zhvasë popullin sa më shumë që ai “të mbajë”. Ka një zinxhir të gjatë taksash të rritura gjatë viteve të fundit sipas parimit “populli mban”. Në shumë raste, këto taksa nuk kanë as logjikën më elementare të taksës, ose të “së mirës së përbashkët”. Ato janë në thelb, abuzime me pushtetin. Kjo është një logjikë e realpolitikës. Votat nuk varen aq shumë nga aftësia për të bindur se po ofron një alternativë, por nga aftësia për të ndërtuar makineri politike, të cilat përdorin shtrëngimin, shantazhin, paranë dhe me raste, dhunën e hapur për të akumuluar vota.

Këto makineri politike, të cilat i kemi parë të zhvilluara nga zgjedhjet në zgjedhje, kanë nevojë për para për të funksionuar, dhe nevoja e tyre për para degjeneron në imponimin e gjithnjë e më shumë taksave si dhe keqpërdorimin e gjithnjë e më shumë parave nga buxheti i shtetit. Aktualisht buxheti i shtetit nuk duket se ka ndonjë ngushtësi. Qeveria shpesh e gjen veten të paaftë për të shpenzuar taksat që mbledh dhe për rrjedhojë, vështirë se ka nevojë për më shumë taksa. Qeveria aktuale nuk ka qenë në gjendje të ndërtojë as edhe një rrugë, as edhe një ujësjellës. Qeveria gjendet në situatën se pavarësisht se ka para, nuk është në gjendje të zbatojë kurrfarë investimi publik. Paratë zhduken në mënyrë të mistershme. Kostot e punëve publike janë inflacionuar në mënyrë të pabesueshme. Para 20 vjetësh, mjaftonte një milionë euro për të ndërtuar një kilometër autostradë. Sot nuk mjaftojnë as 20 milionë euro.
Kjo lloj politike shkakton disbalanca të mëdha, pabarazi ekstreme në shoqëri dhe degradim shoqëror e mjedisor. Shihni p.sh. realitetin me taksën e “Rrugës së Kombit”. Tre qeveri, ajo e shkuar e “djathë” dhe dy qeveritë “e majta” që e pasuan, kishin dëshirë për të vendosur taksë në këtë rrugë, pasi qeveria e parë harxhoi mbi 1 miliardë dollarë për ta ndërtuar, shoqëruar kjo me akuza penale për abuzime me tenderin, akuza që u mbyllën me procedurë. Megjithatë, taksa e rrugës së kombit pritet të japë disa milionë euro të ardhura në vit, ndërkohë që vetëm vitin e kaluar, një kompani nafte me bekimin e qeverisë aktuale la mbi 60 milionë euro taksa të papaguara. Aq taksa sa la pa paguar IRTC gjatë vitit 2017 do të duhet mbi dhjetë vjet që të vilen nga kuksianët, kosovarët dhe shqiptarët në tërësi, qoftë në formën e taksës mbi rrugë, qoftë në formën e transfertave nga buxheti i shtetit. Përgjatë të gjithë kësaj kohe, as policia dhe as prokuroria nuk dinë gjë. Nuk pati arrestime në mes të natës për 60 milionë eurot e papaguara. Të 60 milionët janë “biznes si zakonisht”.
Ky lloj sistemi politik nuk është unik për Shqipërinë. Ka shumë raste nëpër botë kur makineritë politike të mbështetura me zhvatje kanë arritur të fitojnë zgjedhjet me synimin për të zhvatur akoma më shumë. Koncesionet, e përdorura gjerësisht nga qeveria ‘demokrate’, ajo ‘PS-LSI’ e katër viteve të shkuara dhe qeveria aktuale ‘PS’ janë në thelb ushqyese të kësaj makinerie politike të pangopur dhe të pangopshme.

Shih p.sh. deklaratat plot edukatë por tërësisht të logjikshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar. FMN thotë se qeveria nuk ka kapacitetet për të vlerësuar siç duhet kostot dhe përfitimet nga këto kontrata koncesionare. Ajo këmbëngul që kostot e këtyre kontratave të llogariten si “borxh publik” dhe këmbëngul gjithashtu që qeveria “të vetëpërmbahet” nga dhënia e kontratave të reja koncesionare. Ajo çfarë FMN e thotë me edukatë është që këto kontrata koncesionare nuk janë në të mirë të shqiptarëve, se kostot e tyre janë të “fshehura”. Një pjesë e qytetarëve në mënyrë të paedukatë, por më të drejtpërdrejtë, i quajnë këto kontrata vjedhje. Qeveria e shkuar demokrate është përgjegjëse për qindramilionë euro kontrata të tilla dhe qeveria aktuale gjithashtu. Kostot e këtyre koncesioneve kanë rënduar mbi xhepat e shqiptarëve. Por ka raste kur “populli nuk mban më”. Dhe në këto raste, zjarrvënia duket një alternativë e logjikshme në kushtet kur kanalet politike të komunikimit nuk ofrojnë një alternativë.
Mënyra se si qeveria vendosi të reagojë ndaj këtij realiteti është “sipas librit” për menaxhimin e krizave. Themeli i menaxhimit të krizave është çmontimi i tyre me një kombinim të dhunës, korruptimit, zvarritjes dhe depostimit të debatit.
Arrestimi i dhjetëra qytetarëve protestues në orët e vona të natës, pa kurrfarë justifikimi nga ana e policisë dhe jashtë kushteve të flagrancës, shoqëruar me mbajtjen e tyre të ndaluar në afatet maksimale kushtetuese, shoqëruar me denigrimin publik të tyre si “persona me precedentë penalë”, tregojnë se qeveria është e vendosur t’i përgjigjet dhunës me dhunë. Qeveria duket se beson se problemi i ka lindur jo për shkak se ka vendosur një taksë private të cilën qytetarët e shohin si vjedhje që tejkalon limitin e “vjedhjes së pranueshme”, por ka lindur për shkak se nuk e ka propaganduar mirë domosdoshmërinë e vendosjes së kësaj takse. Ajo refuzon t’i japë përgjigje pyetjes bazë: sa para do të marrë koncesionari dhe sa para do të japë?
Kaosi është një rrezik real në këtë situatë. Dhuna është një opsion relativisht i lehtë në krahasim me mjetet normale të politikës. Dikush duhet të pyesë se si mbërritëm deri në këtë pikë, te pika ku politika dhe i ashtuquajturi “biznes” (që në thelb është një ekstension i politikës), nuk kupton asnjë gjuhë tjetër veç dhunës.

“Reporter.al”

Thirrja e Bashës: Populli është kundër interesave të krimit dhe pasurisë personale të një aventurieri të droguar

Kryetari i PD, Basha ka deklaruar përmes një mesazhi në Facebook se njeriu i droguar në krye të qeverisë po e çon vendin drejt një spiraleje dhune vetëm për hir të interesave të tij personale që lidhen me pasurimin përmes pushtetit abuziv dhe lidhjeve me krimin.
“Protesta e Kukesit nxorri fytyten e vertete te nje regjimi kriminal qe qendron ne pushtet permes manipulimit dhe forces. Sot eshte e qarte se Edi Rama ka privatizuar shtetin dhe kontrollon te gjitha pushtetet policinë, prokurorine, gjykatat.
Fasada ka rene. Propaganda ka rene.
Tani te gjithe shohin lakuriq nje regjim privat kriminal që nuk ka lidhje me demokracinë, me shtetin ligjor me vlerat europiane. Ka katër ditë që qeveria, policia, prokuroria dhe sot gjykata po dhunojnë dhe shkelin të drejtat e qytetarëve të pambrojtur vetëm pse ngritën zërin kundër qeverisë.
Sot po bëhet gjykimi i tyre sikur të ishin organziatë mafioze, me dyer të mbyllura dhe nën masa policore qe tregojne friken e Edi Rames nga populli. Sot deputetët e opozites janë ndaluar me dhunë të hyjnë në sallën e gjyqit, sikur të ishin kriminelë.

Akti i fundit i degradimit te çdo pushteti eshte kur kthehen kunder popullit te tyre. Sot të gjithë po kuptojnë që një regjim që mbështetet mbi drogën dhe krimin prodhin dhunë dhe perplasje.
Sic e pa cdo shqiptar para pak ditesh, Edi Rama ka humbur cdo kontroll nën efektin e subtancave qe merr.
Prandaj ju bëj thirrje te gjithe shqiptareve dhe atyre deputetëve të ndershëm socialistë, që të marrin situatën në dorë dhe të mos lejojnë një aventurier te droguar që ka humbur kontrollin të krijojë përplasje me njerëzit dhe ta coje vendin drejt nje spiraleje dhune per interesat e pasurise dhe pushtetit te tij e te krimineleve qe e rrethojne”, shprehet Basha.

Terrori policor, reagon Basha: “Shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të shtetit kriminal të Edi Ramës”!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar për dhunën policore ndaj kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho. Në një postim në Facebook, Basha shkruan se shqiptarët e kanë parë fytyrën e vërtetë të Edi Ramës.
“Shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të shtetit kriminal të Edi Ramës. Shqiptarët po kuptojnë se policia, prokuroria dhe drejtësia politike janë në duart e grupit kriminal që ka kapur të gjitha pushtetet në vend. Sot shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të drejtësisë së Edi Ramës: kriminelët dhe mafia mbrohet, kurse populli trajtohet sikur të ishte kriminel”, shkruan Basha.
Në ambientet e jashtme të Gjykatës së Tiranës, situata paraqitet mjaft e nxehtë. qindra porotestua hedhin parrulla kundër Ramës, ndërsa qindra policë kanë formuar gardhin e sigurisë. Dhjetra furgonë janë parkuar në gjendje gatishmërie, në rast të një përshkallëzimi të mundshëm të situatë.
Po ashtu në është ndaluar qarkullimi i mjeteve në rrugën që lidh “Myslym Shyrin” me Gjykatën. Seanca pritet të nis brenda pak minutave, ndërsa 23 personat e arrestuar kanë mbërritur tashmë në Gjykatë.

Tirana në shtetrrethim! Protestuesit: “Rama ik”! (Foto)

Kryeqyteti është në një situatë shtetrrethimi ditën e sotme. Qindra forca policie kanë rrethuar gjykatën e Tiranës duke mos lejuar familjarët e 23 kuksianëve të arrestuar që të shohin njerëzit e tyre të arrestuar nga policia me urdhër direkt të kryeministrit që duhej të ishte i shqiptarëve, Edi Rama.
Familjarët e të arrestuarve dhe protestuesit e shumtë nuk janë lejuar nga policia që të afrohen pranë gjykatës. Pas gati 1 orë në protestës, ata kanë vendosur që të bllokojnë rrugën përballë gjykatës, duke mos lejuar kalimin e makinave.
Protestuesit hedhin parrulla kundër Edi Ramës duke kërkuar ikjen e tij. “Rama ik”! “Rama ik”, thërrasin protestuesit.

Berisha reagon për dhunën policore ndaj deputetit Spaho

Ish-Kryeministri Berisha ka reguar pas dhunës policore ndaj kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho. “Gangsterët me uniformë të Edvinit gjakosin kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho! sb”, shkruan Berisha në një postim në Facebook duke publikuar edhe foton e Spahos me shenja dhune në fytyrë.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, pasi përplasjes me policinë ku është dhunuar, ka telefonuar menjëherë Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, por ky i fundit nuk i është përgjigjur.
Ndërkohë që më herët Spaho pati një telefonatë dhe me drejtorin e Policisë ku i ka kërkuar se nga kush është urdhëruar që policët të ushtrojnë dhunë mbi qytetarët dhe deputetë.
Ndërkohë që përgjigja e drejtorit të policisë ka qenë: Nuk janë policët e mi, janë policët e shtetit.

Kjo eshte salla e gjyqit! Kjo eshte farsa gjyqesore e Narkoshtetit te Edvin Kristaq Rames! sb

Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 4. April 2018