24.5 C
Tirana
E hënë, 16 Qershor, 2025

Paguam 250 milionë USD me “taksën Majko” për Rrugën e Kombit, por nuk u shtrua asnjë metër rrugë

ABC News ka përgatitur një përmbledhje kronologjike nga dita kur është bërë shpërthimi i parë simbolik, që shënoi nisjen e punimeve e deri në protestën e fundit ku u dogjën sportelet për pagesën e tarifës së vendosur nga qeveria.
Ky shpërthim simbolik shënoi nisjen e punimeve për projektin më të madh infrastrukturor të ndërmarrë ndonjëherë në Shqipëri, autostradën Rrëshen-Kalimash pjesë integrale, që nis nga Porti i Durrësit e vijon drejt kufirit me Kosovën për të vazhduar deri në Prishtinë.
Propozimi i parë për këtë rrugë është bërë në vitin 1996 nga presidenti i asaj kohe, Sali Berisha. Në vitin 1999, propozimi u përsërit nga ish-kryeministri Pandeli Majko, i cili vendosi edhe një taksë mbi çdo shërbim e mall në Shqipëri, që u njoh gjerësisht si taksa Majko.
Taksa u mblodh për disa vite me radhë, duke futur në arkën e shtetit mbi 250 milionë dollarë, por që nuk u përdorën për atë që u mblodhën.
Në korrik të vitit 2006, qeveria Berisha shpall një tender të hapur ndërkombëtar me konsulencë të Bankës Botërore.
Nga katër kompanitë pjesëmarrëse fiton oferta më e mirë, ajo e Bechtel Enka, një bashkim kompanish turko-amerikane.
Opozita e asaj kohe, jo pak herë shprehu dyshimet në lidhjet me ndërtimi e kësaj vepre të infrastrukturës.
Në linjë të kundërt me ta qëndronte Pandeli Majko.
I pari nga radhët e opozitës që e vizitoi ishte kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.
Gjatësia e rrugës llogaritet në 170 kilometra. Me ndërtimin e kësaj autostrade, koha e udhëtimit u reduktua nga 6 orë në 2 orë e gjysmë, me një shpejtësi qarkullimi nga 80–130 km/h.
Në tetor të vitit 2010 u hap galeria veriore e tunelit të Kalimashit, duke shënuar në këtë mënyrë, përfundimin e autostradës Durrës-Kukës-Morinë.
Kostoja fillestare e autostradës me katër korsi u përllogarit në rreth 600 milionë euro, por më pas ajo i kaloi 1 miliard eurot.

Ndërtimi i autostradës ndikoi në:
-Shtatëfishimin e shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve që nga viti 2006;
-Turistët nga Kosova janë pesëfishuar në krahasim me vitin 2006;
-Në vit hyjnë 1.5-1.8 milionë shtetas nga Kosova
-Në periudhën qershor-gusht 2016, kur është kulmi i sezonit, hyrjet e shtetasve nga Kosova arritën në një rekord historik prej rreth 1.3 milion;
Opozita socialiste hodhi në tryezën mediatike fillimisht e më pas në atë të prokurorisë akuzat se ish-ministri i Transporteve kishte abuzuar me fondet e Rrugës së Kombit.
Pas një kalvari të gjatë hetimesh dhe seancash gjyqësore, çështja u mbyll.
Vitet e mëvonshme do të sillnin degradimin e rrugës. Shkarjet, çarje të asfaltit, vjedhje të trafikndarësve bënë që rruga e Kombit të mos kishte pamjen e saj të parë.
Këto bënë që të disktutohej dhënia me koncension për mirëmbajtjen e rrugës.
Përsëri iniciohet nga ish-kryeministri Berisha, i cili në fund vendos t’i thotë jo.
Argumentimin e vendimit të tij e jep edhe sot. Por për qeverinë Rama, dy nuk ka zgjidhje tjetër përveç dhënies me koncension.
Të parët që shprehën kundërshtimin ishin drejtuesit e kamionëve të Kosovës ditën që nisi testimi i tarifimit pas ngritjes së sporteleve.
Më i ashpër ishte reagimi i banorëve të Veriut. Protesta e tyre përfundoi me djegien e sporteleve. Për këtë u ndaluan 23 persona.
Kryeministri Edi Rama vendosi të sqarojë të gjithë shqiptarët se tarifa nuk do të hiqet.
Lehtësim do të ketë vetëm për banorët që janë dhe përdorusit e shpeshtë të rrugës.
Pas djegies së sporteleve, një tjetër pikë pritet të ndërtohet, sipas kreut të qeverisë. Këtë herë me paratë e taksapaguesëve shqiptarë.

Berisha-Ramës: Kjo pranverë do të jetë fundi yt

Ish-Kryeministri Berisha ka paralajmëruar Ramën se në rast se nuk heq tarifën për Rrugën e Kombit si dhe nëse nuk përmbush tre kushte të tjera social-ekonomike për qytetarët, atëhere kjo pranverë do të jetë fundi I tij I merituar. Berisha shprehet se shqiptarët do të përmbysin narko-shtetin.
Postimi i Berishës
Fake Neës/ Nje trillim i denje vetem per Ramen dhe papagajte e tij!
Te tromaksur nga revolta e qytetareve te Kukesit, Hasit dhe Tropojes, jehona mbare-kombetare dhe kombetare e saj, Edi Rama ka mbushur poturet dhe kerkon te shpetoje duke veshur xhaketen time.
Ai sot shperndan ne rrjetin e tij dhe nepermjet papagajve te tij lajmin e rreme se ai vendosi taksen ne Rrugen e Kombit pasi Berisha donte te vinte taksen 8.6 euro.
Me kete rast duhet t’i them se genjeshtrat e tij bajate vetem sa e akuzojne me rende. Se pari, Berisha mund ta vendoste taksen se paku kater here gjate 3 viteve, nga 2010 deri ne 2013, por ai vendosi qe ajo takse kurre te mos vihej perndryshe studimi qe ai beri do te sherbente vetem per te gjetur mesataren qe duhej paguar koncensionarit nga taksa e qarkullimit per mirembajtjen e Rruges se Kombit, dhe kjo mesatare rezultonte, siç deklaroi edhe ministri i tij ne parlament, 2 deri ne 5 euro.
Me kete rast i them Rames se je i pashprese! Prano urgjentisht kerkesat e opozites; Hiq me urgjence ‘taksen plaçke’ te Rruges se Kombit, anullo menjehere TVSH per biznesin e vogel, shtesen e tarifes se ujit, takses se prones, rikthe mbrojtjen ekonomike dhe ndihmen sociale per te mjeret qe u preve kafshaten, perndryshe kjo pranvere do te jete fundi yt i merituar. Revolta qytetare kunder taksave te larta do te permbyse narkoshtetin tend! sb

PD publikon videon: Ja si Rama grabit shqiptarët për të pasuruar konçesionarët! 800 milionë dollarë nga taksa e qarkullimit

Partia Demokratike ka publikuar një video ku ka krahasuar Shqipërinë për tarifat vendosur së fundmi në Rrugën e Kombit me 6 vende të tjera. PD ka nxjerrë një video ku tregon se Edi Rama ka grabitur shqiptarët për të pasuruar konçensionarët.
“Edi Rama grabit shqiptarët për të pasuruar konçesionarët!
Edi Rama u ka marrë shqiptarëve 800 milionë dollarë nga taksa e qarkullimit për mirëmbajtjen e rrugëve, por tani kërkon të na grabisë sërish me taksën e Rrugës së Kombit”, shkruan Partia Demokratike në Facebook.

Edi Rama grabit shqiptarët për të pasuruar konçesionarët!

Edi Rama grabit shqiptarët për të pasuruar konçesionarët!Edi Rama u ka marrë shqiptarëve 800 milionë dollarë nga taksa e qarkullimit për mirëmbajtjen e rrugëve, por tani kërkon të na grabisë sërish me taksën e Rrugës së Kombit.

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Dienstag, 3. April 2018

Për Nikolin Jakën dhe oligarkët e tjerë të Ramës

Nikollaq NERANXI

Për Ramën dhe oligarkët e tij të fëlliqur… për kuksianët dhe varfërinë e tyre fisnike!
Kur pashë sot të rreshtuar të gjithë biznesmenët e Ramës që folën me gjuhën e tij, mu kujtuan disa ngjarje të rëndësishme për sipërmarrjen e lirë ku ne duhej të reagonim që të mos falimentonim. Qeveria e Ramës vendosi me ligj rreth kater vite më parë, që për një gabim edhe banal, një biznes gjobitej me 100 milionë lekë. Shoqata e Tregtarëve që unë drejtoj, me anëtarë kryesisht tregtarë të vegjël, kërkoi ndihmën e Dhomës së Tregtisë (ku ne paguanim tarifë vjetore), që të çonim ligjin në Gjykatë Kushtetuese. Nikolin Jaka me shokë nuk pranuan. Siç e dini Gjykata e hodhi poshtë atë ligj si antikushtetues. Më pas i kërkuam ndihmë Dhomës së Tregtisë dhe disa Shoqatave të tjera, që të na mbështesnin për të çuar në Kushtetuese paketën e taksave vendore të Bashkisë Tiranë, e cila penalizonte biznesin deri në falimentim. Dhoma e Tregtisë pranoi, por u tërhoq në momentet e fundit. Padyshim e shitën kauzën e sipërmarrjes së ndershme, për favoret e tyre personale.
Sot dalin e thonë, mos na quani oligarkë por sipërmarrës!!!

Sipas shpjegimit në fjalor, një oligark është dikush që pasurohet me ndihmën e pushtetit në mënyrë të jashtligjshme. Ata që dolën sot të na tregonin se populli duhet të respektojë investimin privat, janë të vetmit përfitues të tenderave publike, koncesioneve, PPP-ve, shfrytëzues të pasurive natyrore dhe kombëtare dhe pronarët e kullave në Tiranë.
Pyetja që unë kam në këtë rast është; Si ka mundësi që janë jo vetëm hajdutë të pangopur që duan të gllabërojnë çdo gjë, por edhe kaq të pafytyrë që na japin edhe leksione se si duhet të sillen kuksianët?
Sipas oligarkëve të Ramës, reagimi i kuksianëve krijon imazh të keq për sipërmarrësit e huaj dhe ata më pas nuk vijnë të investojnë në Shqipëri!! Pra me këtë rast, shërbimi për pushtetin është i plotë, investitorët e huaj mund të vinin në Shqipëri, por kur panë kuksianët që protestuan, nuk erdhën!! Ja ku e gjetëm edhe arsyen pse ska investime të huaja! Fajin e kanë kuksianët, ata njerëz që u bënë këto ditë pjesë e ekraneve tona dhe ia përplasën në surrat Ramës, Nikolinit dhe oligarkëve të tjerë, varfërinë e tyre. Ashtu të rreckosur dhe të dëshpëruar prej varfërisë së tejskajshme, ata e dhanë mesazhin; Nuk duam më që në kurrizin tonë të dërrmuar të pasurohen pushtetarët dhe klientët e tyre! Mallkuar qofshi o gjakpirës të pangpopur!

Revolta nuk ndalet, banorët në Kukës paralajmërojnë bllokim rruge nëse nuk lirohen protestuesit

Gjykata e Kukësit e ka shtyrë dhënien e vendimit për vlerësim mase sigurie për 23 të arrestuarit e protestës në Rrugën e Kombit.
Nga ana tjetër banorët dhe familjarët e të arrestuarve janë mbledhur para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës dhe kërkojnë lirimin e tyre, përndryshe kërcënojnë se do të bllokojnë autostradën.
“Ne kërkojmë të drejtat tona, ne jemi kuksianë, ne jemi bujarë, çdo gjë ka kufi, durimi ka kufi, një minutë dhe sa më shumë ta vonojë aq më shumë do të ketë pasoja, sepse do të marrë përmsa të tjera protesta jonë. Ti lirojë një orë e më parë, ti lirojë sepse do të nisë, protesta në përmasa të tjera jo të qeta.”
Ndërkohë që një banor tjetër i bën thirrje kryeministrit Edi Rama ose t’u vendosë të gjithëve prangat ose të lirojë banorët.
“Ne do të rrimë këtu deri sa vëllezërit tanë do të lirohen. I bëj thirrje Edi Ramës të na vendosë të gjithëve në pranga, o të gjithë brenda o të gjithë jashta. Me Kukësin nuk mund të luaj ai.”

Kryebashkiaku i Lezhës në Apel, Frrokaj: Jam totalisht i pafajshëm. Avokati: Nuk ka asnjë lidhje me akuzat!

Gjykata e Apelit të Shkodrës do të vendosë sot për masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj. Ky i fundit ka apeluar masën e sigurisë “arrest shtëpiak” të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë në datë 19 mars. Frrokaj kërkon që të mos ketë asnjë kufizim dhe hetimi të bëhet në gjendje të lirë.
Gjyqi nga Frrokaj ka nisur rreth orës 10:50, ndërsa në seance mungon nënkryetari i bashkisë Enver Hafizi. Ai ka paraqitur prokurore perfaqesimi me avokat. Në seancë mungon edhe kryetari i qarkut Gjoke Ndoka, i cili perfaqesohet nga 2 avokatet.
Relatore e çështjes është gjyqtarja Valbona Vata dhe prokuror Brahim Ndragjoshi. Prokurori kërkon arrest me burg për Frrokajn, Hafizin, Dilaver Nelin dhe Gjoke Ndokën.
Por avokati Adrian Leka thotë se Fran Frrokaj u ndalua pa paraqitur asnjë provë, ndërsa në dosjen e Prokurorisë sipas tij nuk ka asnjë dokument që fajëson kryebashkiakun për tjetërsim pronash në Shëngjin apo shpërdorim detyre. Avokati u shpreh para trupit gjykues se, prokurori tha gjëra të pavërteta dhe përdori gjuhë joligjore.

Leka: Kontestoj qëndrimin e prokurorit sepse tha gjëra të pavërteta dhe përdori gjuhë joligjore. Përdorimi i zhargonit mediatik nga prokurori është e papërshtatshme. Mos të harrojmë se ai gjyqtar në pak ditë dha 2 masa të ndryshme. Çfarë ka ndryshuar nga dita kur gjykata dha arrest shtëpie dhe deri më sot? Këtë duhet të thoshte prokurori. Vendimi është i pabazuar dhe në tejkalim të kufinjve kufizues.
Avokati thotë se klienti i tij Frrokaj nuk ka pasur dijeni për falsifikimin e dokumentacionit.
Leka: Frrokaj nuk ka patur dijeni sepse persona tjerë përpilojnë dokumentacionin. Vepra penale e falsifikimit kryhet me dashje dhe Frrokaj nuk ka patur asnjë dijeni sepse kanë qenë me firma dhe vula të institucioneve të tjera. Eshtë absurd pretendimi. Falsifikatorët të mbajnë përgjegjësi por Frrokaj nuk ka patur dijeni dhe askush edhe në shkallë të parë nuk ka thënë një gjë të tillë. Edhe sikur bashkia të gabonte, ZRPP mund të frenonte dhe ndalonte veprimet e tjera sepse ja jep ligji këtë të drejtë. Kërkojmë ndryshim e vendimit dhe të jepet masë tjetër për Frrokajn, detyrim paraqitje ose garanci pasurore.
Vetë kryebashkiaku ka deklaruar në seancë se e ndjen veten totalisht të pafajshëm. Ai tha se Bashkia firmos me dhjetra AMTP në ditë, por këto bëhet në funksion të vjeljes së taksës jo dhënies së pronësisë.

Frrokaj: E ndjej veten totalisht të pafajshëm. Sot kerkova ndryshim të masës sepse nuk jemi në gjykim me themel për të kërkuar pafajësi. Ne jemi thjesht institucion i ndërmjetëm në këetë rast. AMTP kalon tek ne më shumë për vjeljen e taksës. Qytetari që ka këtë dokument, bashkia nuk ka të drejtë firme. AMTP unë firmos 20 deri 50 në dite dhe nuk kam kompetence te shkoj në terren.Ne kemi 5 dite kohe te kthejme pergjigje. Mbiemri Frrokaj nuk ka lidhje me mbiemrin Frroku. Asnjë njeri i imi në 10 breza nuk ka lidhje me këto persona. Kam ngelur i ofenduar nga prokuroria e Lezhës, të pakten 1 herë do të duhej të isha thirrë.
Fran Frrokaj së bashku me 22 zyrtarë të tjerë akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar tokën në zonën e plazhit, duke e kthyer në pronë private e më pas duke e shitur kundrejt vlerave të konsiderueshme monetare.
Nga 23 zyrtarë të përfshirë, 13 u arrestuan (vetëm dy në masë arrest me burg) ndërsa 11 të tjerë janë ende në kërkim nga policia si të përfshirë në skemën e tjetërsimit të pronës.

Protesta s’duhet të ndalet

Në Tiranë është mbajtur përsëri një protestë nga qytetarë kryesisht nga Kukësi dhe familjarë të personave të ndaluar që dyshohen se janë të përfshirë në përplasjet me forcat e policisë në protestën e mbajtur kundër tarifave në "Rrugën e Kombit". Protesta është zhvendosur në Tiranë për shkak se disa prej të ndaluarve janë dërguar në Drejtorinë e Policisë Tiranë pasi u ndaluan nga Policia e Kukësit. ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Gent KAPRATA

1- Çështja nuk është ekonomike, ajo nuk ka lidhje me varfërinë e banorëve të zonës, por me të drejtat dhe liritë politike të të gjithë shqiptarëve kudo nëpër troje të banuara nga shqiptarë. Asnjë qytetar nuk mund të detyrohet të paguajë më shumë se një taksë, tatim apo tarifë për të njëjtin shërbim publik. Edhe sikur miliardera të jenë përdoruesit e kësaj rrugë duhet ta refuzojnë pagesën e një tarife të tillë.
2- Çdo proteste qytetare kundër vendimarrjeve të padrejta qeverisëse është legjitime megjithëse ato mund të përfshijnë akte apo veprime antiligjore. Pra, askush nga autoritetet qeverisëse nuk mund të pengojë qytetarët të shprehin vullnetet e tyre politike, përfshirë akte të shprehjes së dhunës ndaj objekteve materiale që e simbolizojnë shkeljen e të drejtave të tyre.
3- Protesta është plotësisht politike, përderisa qytetarët kanë dalë për të mbrojtur të drejtat e tyre nga vendimmarrja qeverisëse, por aspak partiake. Asnjë parti nuk ka të drejtë të kërkojë të drejtën e drejtimit të protestës, të shprehurit publikisht si përfaqësues i saj apo marrjes së vendimeve në emër të saj.
4- Protesta nuk është antikapitaliste, sikurse shumë identitete publike duan ta shtrembërojnë, por antikastë. Pra, protesta kërkon të pengojë vendimarrje antitreg (antikonkurence) të oligarkisë politike dhe ekonomike të vendit kundër interesave të qytetarëve. Me një fjalë, qytetarët protestues po pengojnë që një grusht njerëzish të përdorin instrumentet shtetërorë kundër gjithë shqiptarëve.

5- Protesta nuk do ketë asnjë vlerë publike nëse ndërpritet tani, apo nuk drejtohet kundër të gjithë klasës politike si një e tërë. Ajo duhet të vazhdojë deri në përmbysjen e plotë të kësaj strukture ekonomike që përfaqësohet politikisht nga të gjitha partitë shqiptare dhe ka kuptim praktik nga ligji 7501 e përfundon të PPP-ja e fundit. Sepse, ka të bëjë me kuptimin e klasës politike 25-vjeçare, sipas të cilit politikanët paskan të drejta mbi të drejtat bazike të njeriut.
6- Vijimi i protestës në mbështetje të të arrestuarve në shkelje të plotë morale, ligjore e Kushtetuese, nuk mund të jetë dhe nuk është një zhvillim nepotik. Megjithëse duket sikur protestuesit janë duke kërkuar që ‘vëllezërit dhe baballarët e tyre të lirohen’, arsyet e vërteta janë komunitare deri në kombëtare. Protestuesit po mbështesin një pjesë të tyre që është rrëmbyer nga oligarkët politikë e ekonomik, si një kampion i të gjithës për të frikësuar e nënshtruar të gjithë qytetarinë që proteston.
7- Suksesi i kësaj proteste siguron parakushtet që të gjitha mbraptësitë oligarkike të kësaj kaste, si për shembull: koncesionet e shëndetësisë; dëmet në trashëgimninë natyrore e kulturore; kullat e Tiranës; e të tjera si këto, të bllokohen dhe të anullohen. Fatkeqësisht, oligarkia nuk e llogarit forcën e publikut shqiptar në debate të parcelarizura. Sapo publiku të kërkojë kthimin e këtyre koncesioneve një për një, përgjigjja do jetë si ajo për tarifën e Rrugës së Kombit. Por nëse protesta do jetë persistente deri në rrëzimin e kësaj qeverie, të gjitha koncesionet do vihen në diskutim.

Torturat e xhelatëve të regjimit komunist ndaj Dom Lazër Shantojës, si i prenë duar e këmbë dhe e lanë të zvarritej nëpër burg

Klerikët katolikë për një kohë shumë të gjatë e kanë ndier veten jashtë dhe e gjithë kjo më të drejtë. 500 vite që përndiqeshin për të ndërruar fé dhe pranuan gjithçka, vetëm atë gjë se bënë dhe kjo nuk kishte për të ndryshuar edhe pas ikjes së Turqisë.
Një nga armiqtë të më mëdhenj të besimit në Zot ka qenë komunizmi dhe nuk ndaloi së luftuari deri në fund, po as shërbëtorët e Zotit nuk ndaluan. Përndjekja ndaj klerikëve të krishterë ka qenë e tmerrshme aq sa edhe krimet që janë bërë ndaj tyre. Sot Konica.al do ju sjellë një nga rastet më të tmerrshëm, atë të njerëzve më të nderuar, Dom Lazër Shtojës.
Lazër Shantoja lindi në Shkodër më 2 shtator 1892, nga Mikel (i quajtur shkurtimisht Keli) dhe Luçije Shantoja. Te dorëshkrimi Shantojana – Histori e familjes Shantoja D. Lazri shkruan se origjinën familja e tij e ka nga Vjerdha e Vjetër, pranë fshatit Rragam të Shkodrës.
Arsimin fillor e kryer në kolegjin Saverian dhe në Seminarin papnor në Shkodër me profesor Ndre Mjedën e etër të tjerë jezuitë. Rreth viteve 1909-1910 u dallua në përvetësimin e latinishtes, greqishtes dhe italishtes. Ishte shqiptari i parë që njihte me kompetencë gjuhënesperanto në Shqipëri.
Më 1914 vizitoi Vjenën për herë të parë. Studimet e larta teologjike i vazhdoi në Universitetin e Insbruku-ut, ku përvetësoi edhe gjermanishten. Me 29 maj 1915 u shugurua meshtar dhe si famullitar shërbeu në Pulaj, Beltojë, Velipojë, Rrjoll, Sheldî nga viti 1917 deri në vitin 1922.

Filloi përkthimet dhe botimet e para u shfaqën te “Lajmtari i zemrës s’Jezu Krishtit”, “Kalendari i veprës pijore”, etj. Botoi “Për natë kazanash”, përmbledhje me lojra, kashë e lasha e proverba.
Në qershor 1919 burgoset nga italianët në Beltojë. Për dy vjet (1922-1924) është sekretar i Arkipeshkvit të Shkodrës, Imzot Lazër Mjedës. Më 17 prill 1923 takoi në Vjenë, Kancelarin e Austrisë Dr. Joseph Seipel.
Bashkëpunoi me Anton Harapin për “Ora e Maleve”, ku shfaqi aftësitë e tij si shkrimtar i zjarrtë e poet satirik. Dom Lazri ishte bashkëpuntor i parë i tij së bashku me Luigj Gurakuqin.
Pater Antoni, me vonë do të shkruante: «Kur kam nxjerrë gazetën s’kam pasë kênd me më ndihmue posë Dom Lazrit».
Më 20 shkurt 1924 del prej shtypit “Shjor Puci”, një përkthim i Shantojës. maj 1924 dha dorëheqjen prej redaksisë së Orës së Maleve. Pas atentatit të Beqir Valterit takon Ahmet Zogun.
Nga ndërrimi i shpejtë i gjendjes politike në Shqipëri, D. Lazri doli prej atdheut dhe vajti në Zvicër si famullitar i fshatit Bienne ku predikon gjermanisht, më tej në La Motte te kantonit Vaud, ku qëndroi për pesëmbëdhjetë vjet, duke perfeksionuar dijet e tija në frëngjisht.
Për të jetuarit me të ka shkuar edhe e ëma, Çija. Në fshatin zviceran filloi të përkthejë Ëilhelm Tell-in e Faust-in. Asokohe në Shqipëri Kumbona e së Dielles, Cirka, Illyria etj. shtypnin pa pushim artikujt e përkthimet e Dom Lazrit.

Në 1936 e përkohshmja LEKA botoi Hermandin e Dorothenë e Goethes, përkthyer prej Dom Lazrit. Më 4 maj 1937 i vdiq në Rumani i vëllai, Kapiten Luigj Shantoja.
Gjendja e re, e krijuar në Shqipëri me 7 prill 1939, i çeli rrugën, si shumë të mërguarve të tjerë edhe D. Lazrit për t’u kthyer rishtas në atdhe.
Në vendlindje iu bë një pritje tepër e ngrohtë. Ai mbajti meshë në kishën kathedrale dhe tha një omeli të paharrueshme për të pranishmit.
Shkodranëve u tha: «Më keni mbytë me gosti». Më 28 shtator 1939 mbajti fjalimin me rasën e dorëzimit të Flamurit të Ri. dhe po në atë vit u vendos bashkë me të ëmën në Tiranë. Ka shumë shpresa te epoka e re në të cilën ka hyrë populli shqiptar.
Më 1941, bashkë me Ernest Koliqin, Mustafa Krujën, Zef Valentinin, Karl Gurakuqin, Xhevat Kortshën etj., qe një nga themeluesit në Tiranë të Institutit të Studimeve Shqiptare.
Mbështeti pambarimisht qeverinë e Mustafa Krujës. Me kapitullimin e Italisë në shtator 1943 u tërhoq prej skenës politik dhe vijoi të merret me përkthime, ndërsa vëzhgonte me dhimbje të madhe luftën vëllavrasëse që kishte filluar në Shqipëri.

Në fundin e vitit 1944 Dom Lazri iku ndër malet e Sheldisë, ku bujti në qelën e Dom Nikollë Gazulli një natë. Në Dedaj ka ndenjur 22 ditë tek i quajturi Mark Tom Prela, e më tej në shtëpinë e Kolë Nuri Sheldisë për 26-27 ditë. I fundit kishte qenë shërbyes në shtëpinë e Shantojës. Do dënohej për “krimin e mikpritjes” 6 ditë para mikut që i kishte mësye konakun.
Në momentin kur erdhën komunistët në pushtet, në janar 1945e arrestuan dhe e torturuan (Oficeri pyetës: Lako Polona e Skënder Hysi, Proçes-verbali datë 27 janar 1945). Kur u kap nga forcat partizane Don Lazri iu tha atyre ndër sy:
“As ma pak e as ma shumë, se ajo që kam dijtë me kohë, se, komunistët janë veç trathtarë!”
Dokumentet për vrasjen e Dom Lazerit ruhen në AQSH në një dosje të fondit të Partisë Komuniste, të vitit 1945 dhe dëshmojnë momentin pas arrestimit, dhënien e dënimit me vdekje, aprovimin dhe njoftimin e ekzekutimit.
Detajet e këtyre dokumenteve duhen marrë si më të saktat e kësaj ngjarjeje, pasi nënshkruhen nga vetë Enver Hoxha, e Spiro Moisiu, të cilët e cilësonin çështjen e ekzekutimit të Dom Lazrit si të një rëndësie të veçantë e janë kujdesur nga afër për çdo detaj të këtij krimi.

Në dokumentin e parë shkruhet:
“1 shkurt 1945
Tepër urgjent.
Mehmet Shehut, Shkodër.
Don Lazër Shantoja dhe Sulçe Begu (Bushati) duhet të dërgohen këtu stop. Çështje e tyre është e lidhur me gjithë punën e tradhëtis dhe çështjen e tyre kuptojmë kështu dhe ashtu duhet ta kuptosh dhe ti.
Gjeneral kolonel Enver Hoxha”
Në dokumentin e dytë shkruhet:
“ 10 shkurt 1945
Korpit 3 Gjykatës Ushtarake Shkodër”
Gjegje shkresës nr.5 d.2 frur 1945. Aprovohet ndëshkimi me vdekje i Dom Lazër Shantojas dhe Sulçe Beg Bushatit stop. Na lajmoni datën e ekzekutimit.
Enver Hoxha.”
Në dokumentin e tretë shkruhet”
“dt.19 shkurt 1945
Mehmet Shehut
Gjegje telit nr.17. dt.17 shkurt 1945. Personat për internim i nisni këtu. Sulçe begu e Don Lazëri u ekzekutuen.
Gjeneral Spiro Mojsiu”
Dhe situata sigurisht që sdo ishte ndryshe nga ajo që thuhej në telegrame.

Më datën 31 janar 1945, ditë e martë, ora 15.00, në Shkodër, u dha vendimi nga Gjykata Ushtarake e Qarkut, me kryetar Esat Ndreu, antarë: Mustafa Iljazi e partizani Hysni Lame, prokuror Vaskë Koleci, sekretar Shaban Kuçi:
“I pandehuri Dom Lazër Shantoja me vdekje, me pushkatim”.
Me datën 2 shkurt 1945, aprovohet nga Gjykata e Lartë Usht. Tiranë, vendimi i dhënë në bazë të ligjit nr. 21, dt. 30 janar 1945, nga gjykata ushtarake e korparmatës së III, Shkodër:
“Dom Lazër Shantoja, vjeç 52, nga Shkodra, dënohet me vdekje – me pushkatim”.
“Vendimi u ekzekutue në Tiranë, me datën 5 mars 1945.”
Urrejtja e pushtetit komunist ndaj këtij intelektuali që kishte përkthyer Goethe-n dhe Schiller-in e kishte shkruar në revistat më të rëndësishme kulturore të Shqipërisë (Përparimi, Agimi, Hylli i Dritës, Illyria etj), ishte aq e madhe, sa torturuesit i kishin këputur katër ekstremitetet e trupit.
Kështu Dom Lazri ishte i dëtyruar të tërhiqej zvarrë nëpër qeli me gjunjë e bërryla. Fati i Shantojës i kishte rrënjët e veta në qëndrimin antipërëndimor dhe antikristian të komunistëve dhe në qëndrimin propërendimor të Shantojes, si dhe në besimin e tij te ringjallja e kulturës autoktone të krishterë shqiptare të periudhes para turqve, bindje të cilën ai e shfaqi në veprat dhe poezitë e tij.
Kur nëna e Shantojës shkoi të vizitojë djalin e saj në qeli dhe e pa të vuajë me këmbë e krahë të prerë, iu lut me ngulm rojeve të burgut që t’i tregonin mëshirën e fundit djalit të saj dhe ta vrisnin.

“Vritnje, keni mëshirë për tê e mos e leni me vuejtë ma kështu!” dhe ata e plotësuan këtë kërkesë, ndoshta me dëshirë.
Ekzekutimi ndodhi me 19 shkurt 1945 në Tiranë nga një ushtar, bashkë me Sulçe beg Bushatin. Ish- drejtori i Shoqërisë Letrare “Dante Alighieri” në Tiranë, si dhe ish- anëtari i Institutit Mbretëror për Studime Shqiptare, Dom Lazër Shantoja, u gropos në një varr pa emër afër Tiranës.
Partizanët, pasi e ekzekutuan, thirrën për kryerjen e sharteve të vdekjes Atë Viktor Volajn, i cili ishte edhe njeriu i fundit që pa kufomën e martirit.
Marrë me shkurtime nga /Hithra.al/

Shtyhet seanca për 23 protestuesit, masa e sigurisë do të jepet nesër në Gjykatën e Kukësit

Shtyhet për nesër dhënia e masës së sigurisë për të 23 të arrestuarit për protesten në Rrugën e Kombit. Prokuroria e Kukësit ka dërguar mëngjesin e sotëm në gjykatë materialet për 24 të arrestuarit, ku ka kërkuar vlerësimin dhe caktimin e masës së sigurisë për ta. Gjykata e Kukesit do te vlerësojë të ligjshëm ose jo urdhërarrestet e prokurorisë për arrestimin e tyre. Të arrestuarit akuzohen nga prokuroria për shkatërrim të pronës, shkatërrim të pronës më zjarr, kundërshtim të punonjësit të rendit publik.
Ndërkohë, është caktuar gjyqtarja që do të marrë në shqyrtim masën e sigurisë për 23 qytetarët e arrestuar pas protestës së zhvilluar në Kukës. Ajo do të jetë Alma Ahmetaj, ndërsa seanca pritet që të fillojë në orën 13:00.
Qindra qytetarë janë ngritur sërish sot në protestë tek Drejtoria e Policisë së Tiranës. Protestuesit kanë bllokuar rrugën duke paraliz\uar qarkullimin e mjeteve. Protestuesit i bëjnë thirrje Ramës të lirojë të burgosurit politikë. Numri i protestuesve sa vjen dhe rritet. Mes protestuesve gjenden dhe deputetë të opozitës, ndërsa policia ka kaluar në gjendje gatishmërie, pasi pritet përshkallëzim i protestës.

Personat që janë në pritje të masës së sigurisë:
-Rasim Koloshi, 23 vjeç, banues në Kukës.
-Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Shaban Selmani, 60 vjeç, banues në Kukës.
-Zenel Matmuja, 48 vjeç, banues në Kukës.
-Adem Duraku, 59 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.
-Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Armand Ademaj, 28 vjeç, banues në Kukës.
-Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.
-Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës.
-Lefter Rexhmati, 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës.
-Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës.
-Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës.
-Shemsi Trota, 54 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës.
-Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës.
-Lulëzim Uka, 33 vjeç, banues në Kukës.
-Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në Kukës.
-Ardit Alidini, 21 vjeç, banues në Kukës.
-Fatos Harulla, 33 vjeç, banues në Kukës.
-Sajmir Trota, 33 vjeç, banues në Kukës.
-Lulzim Popa, 60 vjeç, banues në Kukës.
-Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës.
-Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës.