Qindra qytetarë janë ngritur sërish sot në protestë tek Drejtoria e Policisë së Tiranës. Protestuesit kanë bllokuar rrugën duke paralizuar qarkullimin e mjeteve. Protestuesit i bëjnë thirrje Ramës të lirojë të burgosurit politikë. Ata hedhin parrulla kundër qeverisë dhe Ramës. Numri i protestuesve sa vjen dhe rritet.
23 protestuesit e arrestuar tre ditë më parë në protestën për taksën e Rrugës së Kombit, pritej të dilnin sot përpara Gjykatës së Kukësit për t’u njohur me masën e sigurisë.
Pjesa më e madhe e protestuesve, 13 prej tyre ndodhen në Drejtorinë e Policisë në Tiranë. Prokuroria e Kukësit ka dërguar mëngjesin e sotëm në gjykatë materialet për 24 të arrestuarit, ku ka kërkuar vlerësimin dhe caktimin e masës së sigurisë për ta, por seanca ushty për ditën e nesërme. Gjykata e Kukesit do te vlerësojë të ligjshëm ose jo urdhërarrestet e prokurorisë për arrestimin e tyre.
Të arrestuarit ndodhen ende në ambientet e Drejtorisë së policisë së Tiranës. Nuk dihet ende ora se kur do të nisen. Ndërkohë familjarë dhe deputetë të PD-së, ndodhen jashtë ambienteve të kësaj drejtorie. Edhe para gjykatës së Kukësit sot në mëngjes ka familjarë.
Grupi i hetimit, dy prokurorë dhe tre oficerë të policisë gjyqësore të Kukësit që po merren me zbardhjen e ngjarjes moren ne pyetje dje protestuesit qe ndodhen ne ambjentet e paraburgimit ne Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe komisariate.
Revolta/ Protestuesit bllokojnë Drejtorinë e Policisë: Lironi të burgosurit!
Ja sa do paguajmë për Durrës-Kukës në 31 vjet? Koncesionari merr 400 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve
Sipas parashikimeve nga kontrata per koncesionin e segmentit Milot-Morinë, të ardhurat e kompanisë pritet të jenë rreth 400 milionë euro gjatë 30 viteve nga të cilat rreth 338 do të financohen nga taksat dhe 61 milionë euro si subvencion për trafikun e munguar (shiko tabelën). Sipas tabelës, në dhjetë vitet e para pritet që të merren nga trafiku i garantuar mes 8.5-10 milionë euro në vit. Përveç këtyre të ardhurave koncesionari do të marrë mesatarisht midis 1.5-1.7 milionë euro në vit nga buxheti për kompensim të trafikut të munguar (shiko tabelën: Tabela:
Parashikimi i të ardhurave nga taksa e përdorimit të rrugës). Pas vitit të dhjetë pritet që të ardhurat vjetore nga trafiku i garantuar të rriten, në 10-14 milionë euro në vit. Në rritje do të jetë dhe kompensimi midis 1.7 deri në 2.7 milionë euro në vit. Deri në fund të koncesionit, pas 31 vitesh, kompania ka të garantuara 400 milionë euro të ardhura, pasi nëse nuk i merr direkt nga trafiku, do i marrë nga buxheti. Mbi këtë shumë, ajo do të ndajë gjysmën e të ardhurave.
Të ardhurat parashikohen në rritje vit pas viti, duke supozuar trafik më të lartë, por nëse tarifa do të ndikojë në uljen e trafikut, barra do të bjerë mbi buxhetin, që do të duhet ta kompensojë atë.
Në kontratën e koncesionit, lidhja me të dhënat e trafikut nuk është publikuar. Sipas studimit të IFC–së që dha konsulencë për koncesionin, gjatë periudhës mars 2014-mars 2015 lëvizën rreth 5000 automjete në ditë.
Supozohet se me hyrjen në fuqi të koncesionit, lëvizja e automjeteve do të bjerë dhe qeveria do të financojë koncesionarin nga taksat e tjera të shqiptarëve të cilat shkojnë në minimalisht 5 milionë euro në vit dhe maksimumi deri në 13 milionë euro.
Por nëse trafiku do të jetë mbi kufirin e supozuar nga IFC 5000 automjete në ditë, kontrata parashikon që fitimet e koncesionarit të ndahen përgjysmë me qeverinë. Gjithashtu, kontrata ka paqartësi në lidhje me nivelin e investimeve, pasi në krye të saj, thuhet se do të investohen 40 milionë euro dhe më poshtë në brendësi të saj kur janë shpenzimet më të detajuara, vlera e punimeve llogaritet 100 milionë euro.
Sa fiton koncesionari
Korporata Financiare Ndërkombëtare konsultente e qeverisë për koncesionet llogarit se për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit duhen shpenzuar 45.6 milionë euro, ndërsa në kontratën e koncesionit të miratuar nga qeveria, investimet nuk rrumbullakosen as në 40 milionë euro.
IFC llogariti se vlera mbi 45 milionë euro e investimit përfshin 15 milionë euro për urën e re në hyrje të qytetit të Kukësit, rreth 11 milionë euro për karrexhatat anësore, ndërprerja e kalimeve të paligjshme me 6,5 milionë euro, masat mbrojtëse të mjedisit 3 milionë euro, ndërtimi i sistemeve të pagesës 2.5 milionë, ndërsa ndriçimi dhe përmirësimi i masave të sigurisë, 7.3 milionë euro.
Koncesionari do të jetë përgjegjës për ndërtimin e urës së re të Kukësit, deri në fund të vitit 3 të periudhës së Koncesionit. Ndërsa koncesionari do të jetë përgjegjës për përgatitjen e projekteve përfundimtare të detajuara. Shpronësimi potencial i kërkuar deri në 3 hektarë tokë, kërkon zhvendosjen e 5 familjeve. Gjithashtu koncesionari do të investojë më pak fonde se rekomandimi i IFC-së. Mirëmbajtja rutinë gjatë gjithë periudhës së koncesionit do të kushtojë 199 milionë euro sipas studimit të IFC. Nga kjo shumë, 148 milionë euro janë shpenzime për mirëmbajtjen rutinë dhe 50.8 janë për mirëmbajtjen rutinë.
Ndërsa në kontratën që është në zbatim, vlera e investimit në mirëmbajtje për të gjithë periudhën e koncesionit është 14 miliardë lekë, pak më shumë se 100 milionë euro. Në total shpenzimet e koncesionarit do të jetë 140 milionë euro, ndërsa të ardhurat nga pagesat për të gjithë periudhën e koncesionit kalojnë minimalisht 400 mln euro. Ne total, koncesionari fiton 260 milionë euro për 30 vite./monitor/
Artistët i bashkohen protestës para Drejtorisë së Policisë: Kryeministri të dëbohet, po mban peng vendin!
Protestës të qytetarëve para Drejtorisë së Policisë së Tiranës i janë bashkuar edhe artistët dhe aktorët.
Këta të fundit pasi kanë përfunduar një tjetër protestë të tyren kundër Kryeministrit Edi Rama lidhur me Teatrin Kombëtar, i janë bashkuar protestës maratonë para godinës së policisë së Tiranës, ku po mbahen prej ditës së djeshme të arrestuarit pas protestës së zhvilluar në Rrugën e Kombit.
Derhemi u shpreh se problemi i shqiptarëve është kryeministri i papërgjegjshëm. Ai tha se kryeministri duhet të dëbohet se po mban peng vendin! “Arsyeja është një dhe e vetme. Shqiptarët kanë një shtet të papërgjegjshëm dhe një kryeministër të papërgjegjshëm.
Nuk e kuptoj si mund të jenë kaq pak njerëz këtu, sot duhet të ishte gjithë Tirana”, tha aktori i Teatrit Kombëtar.
Derhemi i ka bërë thirrje Ramës të tërhiqet nga qeverisja: “Unë kisha vetëm një gjë. Një person po na mban varur gjithë shqiptarëve dhe ky është Edi Rama. Unë i bëj thirrje t’i vërë gishtin kokës.
Ai nuk duhet të qeverisë më këtë vend sepse është i papërgjegjshëm”, tha ai në prononcimin për mediat
Ndërsa, në solidaritet me banorët e Kukësit dhe gjestin e tyre të protestës, aktori Arben Derhemi deklaroi se, “Edhe unë jam barbar, jam një prej këtyre”.
Qytetarët kërkojnë lirimin e të arrestuarve, ndërsa ata nesër do të dalin para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Aktorët e Teatrit Kombëtar u mblodhën pasditen e sotme në mjedisin mes dy teatrove, dhe protestuan në kundërshtim të prishjes së godinës aktuale të TK dhe sipas tyre, ndërtimit të kullave në emër të një godine të re.
Ata paralajmëruan se të hënën e ardhshme, si sot java, protesta do të jetë edhe më e madhe deri në zmbrapsjen e kryeministrit nga projekti, pavarësisht se minsitrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, tha para disa ditësh se nuk ka ende një vendim për prishjen e Teatrit.
Aktori Arben Derhemi falenderoi aktorët e Cirkut të Tiranës, të cilët iu bashkuan protestës së aktorëve pasi edhe Cirku është në plan të prishet.
“Aktorët janë sot këtu për të mbrojtur djersën dhe dinjitetin e tyre përballë një arroganti të cilit nuk i lindi dëshira për të bërë Teatër të ri, por për të bërë pesë kulla”, tha Derhemi.
Aktori i shquar, Robert Ndrenika tha se, duhet të presin, pasi sipas tij, kjo godinë mund të qëndrojë edhe 70 vite. Aktori kërkoi mendimin e presidentit dhe nuk kurseu ironinë ndaj kryeministrit.
“Në këtë pikë duam edhe mendimin e Presidentit të Republikës për këtë çështje nëse duhet ta bëjë shteti Teatrin apo jo? PPP po të ketë dëshirë le ta bëjë teatro private sa të dojë. Kam mendimin që ne të dashur të presim. Edhe një apo 2-3 vite. Ne nuk e heqim dot, ai do PPP vetë se s’ka nga të vejë (kryeministri). Pasi të PPP ai vetë do vendosim. Kjo godinë mund të qëndrojë dhe 70 vite të tjera pa vendosur edhe një gozhdë. Të paktën të na lërë të qete”, tha Ndrenika.
Berisha për përballjen popullore: Bëjmë betimin, Rama nuk ka ku shkon, veç po hipi në qiell bashkë me narko-shtetin
Gjatë mbledhjes së opozitës së bashkuar, ish-kryeministri Sali Berisha, ju ka kërkuar deputetëve të pranishëm që të bëjnë një betim me veten e tyre, i cili duhet të jetë që askush nuk duhet të ndalet deri sa të rrëzohet Rama.
Në fjalën e tij Berisha e cilësoi akt heroik protestën qytetare, e cila ishte një reagim i fortë për ti thënë stop arrogancës së Ramës.
Çfarë betimi u kërkoi Berisha deputetëve?
Unë them që nuk ka më asnjë lloj pengesë, por motivoni njerëzit. Të kemi një drejtim nëpërmjet një shtabi që do të drejtojë mosbindjen civile deri në përmbysjen e tij (Ramës). Edhe njëherë mirenjohje të thellë atyre lumjanëve dhe të gjithë atyre që ishin aty dhe që bënë një shkundje, një tërmet në ndërgjegjen, në vetëdijen tonë për t’ú ngritur deri në ditën e fitores.
Atë që tha Rama në Parlament, e tha për popullin opozitar, me një gjuhë fyese, rrugaçi dhe halabaku që s’e ka përdorur kush kurrë në histori një drejtues i këtij vendi cilido të ketë qënë ai. Tani çfarë është problem? Problemi është që ne duhet të betohemi njëherë me veten tonë.
Një betim duhet ta bëjmë dhe betimi duhet të jetë që nuk i ndahemi deri sa ta rrëzojmë pushtetin e tij. Dhe të jeni të sigurtë që kur e bëjmë këtë betim këta që jemi këtu dhe kur t’i marrim edhe të tjerët që të bëjnë këtë betim, ai vetëm po hipi në qiell, se nuk ka ku shkon pa rënë bashkë me narkoshtetin. Ai e ka tejkaluar çdo të drejtë.
Se për të qëndruar për të mbajtur një pushtet për të mbajtur një gjë duhet të kesh të drejtën me vete. Ai ke shkelmuar cdo të drejtë kundra nesh dhe kundra qytetarëve të thjeshtë që ai urren, sepse ai është rritur në bollëk dhe nuk e di se çfarë është varfëria. Me një të rënë të lapsit ai ia preu bukën e fëmijëve 20-30 mijë familjeve. Ai s’e di se me nnjë dynym tokë nuk siguron as bukën e 3 muajve.
Berisha: Vendimi i opozitës historik, mos bindje civile në të gjithë vendin deri në rrëzimin e narko-shtetit
Ish-Kryeministri Berisha e ka konsideruar vendimin e opozitës së unifikuar për mos bindje civile dhe protesta me të gjitha format si një vendim historik. Pyetujes se përse është historik, Berisha tha se arsyeja është se kemi të bëjmë me një vendim i cili nënkupton se mos bindja civile do të shtrihet në të gjithë vendin dhe se nuk do të ndalet deri në rëzimin e narko-shtetit.
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Debati në Channel One” sqaroi se përse kur ai ishte në qeveri nuk pranoi vendosjen e taksës së rrugës së Kombit. Ai tha se ishte parashikuar që paratë për mirëmbatjen e kësaj rruge do të jepej nga taksa e qarkullimit.
Pjesë nga intervista
Berisha: Ne bëmë studimin, ne bëmë dhe hapëm procedurën për të parë se ku rrifte kërkesa dhe ne na doli 2-5 euro. Jo i thamë. Me ministrin Olldashi vendosëm që atë shumë do ta përballonim me taksën e qarkullimit. Me nivelin që kishim ne të taksës së qarkullimit mblidheshin 120 mln euro. Nga këto mjaftonte 1/10 për ti dhënë koncesionarit për mirëmbajtjen e rrugës
Qafoku: Ishte e mjaftueshme ?
Berisha: Dhe tepëronte
Berisha: Kjo rrugë ka të paktën 40 % të transportit të Shqipërisë në automjete dhe njerëz. Kjo rrugë që ky që përmend se ka kushtuar 1.2 mld dollarë. Po ka kushtuar, por ka sjellë nga 2009-deri sot 2.5 mld euro në Shqipëri. Ka tejkaluar çdo lloj parashikimi. Kjo rrugë shpëtoi Shqipërinë nga kriza ekonomike që pllakosi Europën. Kur më erdhi një mik i imi, një kryeministër i huaj më pyeti: Sali si shpëtuat ju nga kriza? I them unë shpëtuam nga rruga. Kur ja shpjegova dhe u çudit.
Qafoku: Ju hoqët dorë fare nga taksimi?
Berisha: Përfundimisht, zero. Do tja jepnin me taksën e qarkullimit. Ne do i jepenim kopmpanive private dhe nuk kemi asnjë kundërshtim ti jepet kompanive private.
Qafoku: Pse nuk ja dhatë atëhere?
Berisha: Ne po shkonim drejt dhënies së kompanive private, por jo me taksë, por do të jepnim 6 apo 8 mln euro në vit nga taksa e qarkullimit. Ky trefishoi taksën e qarkullimit.
Skandal, Berisha denoncon: Prokurori kriminel i dha bllokun e fletëarresteve policisë për ta mbushur
Ish-Kryeministri Berisha ka deklaruar një fakt skandaloz që ka ndodhur me arrestimet në Kukës, ku Prokurori i ka dhënë bllokun e fletëaresteve policisë për t’i mbushur: “Një prokuror kriminel i ka dorëzuar në Kukës bllokun e fletëarresteve policisë për t’i mbushur sipas dëshirësh së tyre. Ajo që është konstatuar është kriminale sepse kishte numrat e fletëarresteve të kryera, por nuk ka pasur fletëarreste për qytetarët që u janë vendosur prangat”, tha Berisha.
Pjesë nga intervista
Berisha: Vetëm dy ditë prapa ndodhi që të merrte përgjigjen më të meriturar. Edhe një shkundje e fuqishme për strukurat e opozitës, të cilat nuk mund të qëndronin sic kanë qëndruar por duhet të merrnin vendimet më të rëndësishme në interesin më jetik të këtij kombi.
Qafoku: Kishte motive politike protesta?
Berisha: Kishte thikën në palcë dhe po të garantoj se thika në palcë është në qindra familje shqiptare.
Mosbindja civile ështe e vonuar, por apeli që lëshoi Hasi, Kukësi, Tropoja erdhi në kohë dhe nuk mund të ndalet më.
Berisha: Ne bëmë studimin, ne bëmë dhe hapëm procedurën për të parë se ku rrifte kërkesa dhe ne na doli 2-5 euro. Jo i thamë. Me ministrin Olldashi vendosëm që atë shumë do ta përballonim me taksën e qarkullimit. Me nivelin që kishim ne të taksës së qarkullimit mblidheshin 120 mln euro. Nga këto mjaftonte 1/10 për ti dhënë koncesionarit për mirëmbajtjen e rrugës
Qafoku: Ishte e mjaftueshme ?
Berisha: Dhe tepëronte.
Berisha: Kjo rrugë ka të paktën 40 % të transportit të Shqipërisë në automjete dhe njerëz. Kjo rrugë që ky që përmend se ka kushtuar 1.2 mld dollarë. Po ka kushtuar, por ka sjellë nga 2009-deri sot 2.5 mld euro në Shqipëri. Ka tejkaluar çdo lloj parashikimi. Kjo rrugë shpëtoi Shqipërinë nga kriza ekonomike që pllakosi Europën. Kur më erdhi një mik i imi, një kryeministër i huaj më pyeti: Sali si shpëtuat ju nga kriza? I them unë shpëtuam nga rruga. Kur ja shpjegova dhe u çudit.
Qafoku: Ju hoqët dorë fare nga taksimi?
Berisha: Përfundimisht, zero. Do tja jepnin me taksën e qarkullimit. Ne do i jepenim kopmpanive private dhe nuk kemi asnjë kundërshtim ti jepet kompanive private.
Qafoku: Pse nuk ja dhatë atëhere?
Berisha: Ne po shkonim drejt dhënies së kompanive private, por jo me taksë, por do të jepnim 6 apo 8 mln euro në vit nga taksa e qarkullimit. Ky trefishoi taksën e qarkullimit.
Zyrtarisht i çmendur
Dr Fatmir Terziu
Eseisti britanik Gilbert Keith Chesterton thotë: “Është e vështirë të zgjidhet dhe të provohet; prandaj është e vështirë të shërohet”.
Nuk do ta besoja këtë. As që do ta kisha shkuar ndër mend. Jo më të gjeja, se kjo tashmë nuk i heq vetes asnjë dyshim logjik, kur sheh veprimin e fundit të kryeministrit të Shqipërisë për të taksuar “Rrugën e Kombit”. Jo se në këtë pikë të gjithë janë të një mendimi. Jo. Në fakt kur flitet për taksë, nënkuptohet qartë përqindja që shkon e lartë tek e drejta e përfshirë në një mijë e një akte që e mbrojnë atë, pra taksimin. Bëhet fjalë për taksën me të cilën shteti në kapitalizëm mbahet në këmbë. Deri këtu e në tërë mbrojtjen e taksës, jam dhe e mbështes plotësisht. Por, kur taksa kthehet në një harbutëri, natyrisht ka vend për t’u ndalur.
Kur bëhet fjalë për një rrugë të munguar në shekuj, për një rrugë që lidh dy anët e një Kombi të abandonuar nga natyra, politika, dhe mjaft gjëra të tjera nga historia, kur bëhet fjalë për “Rrugën e Kombit”, natyrisht fjala të shpie diku më tej. Mendimi të ndal. Mendimi kërkon zgjidhje të menduar mirë… (fundja ka zgjidhje më të pjekura). Rastet janë plot! Por natyrisht mungon gjykimi. Dhe mes tij fikson se diçka e pazakontë po ndodh. Kjo e pazakontë nuk ka emër tjetër: ajo është vetë-hipnotizëm, që bëhet proces i gabimit të mos-dëgjimit të popullit, të mos-dëgjimit të Njeriut. Ky vetë-hipnotizëm, ka efekt të ndjeshëm, proces të ngadaltë dhe të tmerrshëm.
Ky efekt i gabimit është një proces që mund të ndodhë jo vetëm me individët, por edhe me shoqëritë e tëra. Eseisti britanik Gilbert Keith Chesterton thotë se pastaj “Është e vështirë të zgjidhet dhe të provohet; prandaj është e vështirë të shërohet”. Por kjo që po ndodh sot me “Rrugën e Kombit” si degjenerim mendor, mund të sillet në një provë, të cilën me të vërtetë besoj se është provë e vërtetë. Një shtet do të çmendet kur ka gjëra të tepruara, për aq kohë sa i bën ato në një frymë ekstravagante. Kryqtarët nuk i prenë mjekrat e tyre derisa gjetën Jerusalemin. Jakobinët e quanin veten Harmodius dhe Epaminondas, ndërsa emrat e tyre ishin Jacques dhe Jules. Këto ishin vetëm gjëra të egra, por ato edhe u bënë me shpirtra të egër, në një moment të egër. Ndaj sa herë që shohim gjëra të bëra egërsisht dhe në mënyrë harbute, të egër, të vetë-hipnotizuar, pa i marrë qetësisht, atëherë shteti vetëkuptohet po rritet i çmendur, thotëChesterton.
Chesterton këtë e quan çmenduri. Çmenduri zyrtare. Pra, dikush është zyrtarisht i çmendur?! Eseisti britanik na vjen në ndihmë të kuptojmë sot e përgjithmonë më mirë se sa kurrë, atë që është tashmë “zyrtarisht i çmendur”. Ai e ka thënë qartë se “destinacioni i të bërit i çmendur është biznesi më i ngadalshëm dhe më i dendur në botë”. Ndaj procesi i çmendurisë, sipas Chesterton “është i shurdhër, për arsyen e thjeshtë se një njeri nuk e di se po ndodh çmenduria e tij”. A thua nuk e di këtë Kryeministri? Vërtet procesi i tij është i shurdhër? Por duke shkuar tek leximi i Chesterton kuptojmë saktë se “nëse një herë njeriu mund të bëhej i vetëdijshëm për çmendurinë e tij, ai do të pushonte së qeni njeri”.
Basha: Rrëzim i Ramës, ka shkuar aty ku nuk mban më, kjo do të jetë betejë për veten e çdo individi
Kryetari i PD, Basha deklaroi se protestat do të jenë me të gjitha format dhe se opozita do të jetë në krah të tyre. Basha tha se situate ekonomike ka shkuar aty ku nuk mban më dhe se kjo do të jetë një betejë për veten e çdo individi.
Mesazhi i plotë i Bashës
Ne kemi patur një takim të zgjeruar të opozitës parlamentare dhe të strukturave drejtuese të të gjithë partive opozitare në Shqipëri dhe kemi dalë me një vendim unanim; në krah të qytetarëve shqiptarë.
Në krah të njerëzve të thjeshtë të këtij vendi të cilët po goditen, po vidhen, po përçmohen dhe po poshtërohen nga një bandë kriminale në pushtet. Në krah të atyre kuksianëve të cilëve iu grabit buka e fëmijëve dhe buka e gojës me taksën korruptive të Rrugës së Kombit. Në krah të të gjithë shqiptarëve që goditen nga dita e sotme me taksat e reja të rritura mbi pronën, mbi banesat, me tarifat e shumëfishuara për faturat e ujit. Me heqjen e dhjetëra mijërave familjeve nga ndihma ekonomike. Kush kujton se ne e lëshuam këtë kauzë pasi mbaroi debati në Parlament, e ka gabim.
Shqipëria gjendet në prag të një humnere ekonomike dhe sociale. Shkaktari është Edi Rama i cili sundon në mënyrë ilegjjitime pasi vodhi zgjedhjet dhe bleu votat me paratë e drogës dhe krimit, vazhdon të qeverisë me bandat dhe banditët dhe një grusht oligarkësh, të cilëve u shet Shqipërinë copë copë sipas ofertës më të lartë duke u marrë shpirtin njerëzve të thjeshtë.
Ne kemi shteruar këto vite pothuaj të gjithë hapësirën institucionale opozitare. Ju e shihni vetë. Në këtë vend nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ka demokraci. Në këtë vend qeveria shkel Kushtetutën, ligjin, pa i dhënë llogari askujt dhe pa asnjë konsenguencë. Në këtë vend merr fund dhe kapet reforma në drejtësi vetëm për shkak të frikës së mos vëllezërit e kryeministrit, ministrit të Brendshëm dhe ish ministri iBrendshëm, dalin para drejtësisë për bashkëpunimin e tyre të hapur me trafikantët e kokainës, heroinës dhe kultivimin e drogës në vend.
Pra këtu nuk ka më rregulla loje demokratike. Hapësira e vetme për t’i qendruar në krah qytetarëve është mosbindja qytetare dhe kjo nis që këtë javë, në krah të qytetarëve me mosbindjen qytetare, me refuzimin jo vetëm të taksës në rrugën e Kombit por të çdo takse tjetër që ka rritur Edi Rama, me të gjitha hapat, format dhe mënyrat e mosbindjes qytetare si forma më e lartë e veprimit politik dhe qytetar kundër një klike që ka zaptuar pushtetin dhe po vjedh dhe po varfëron vendin, po asgjeson shpresën dhe po zbras Shqipërinë. Ne këtë nuk mund ta pranojmë.
Ndaj ky është një vendim unanim i opozitës e cila nis që sonte organizimin për të bërë realitet mosbindjen qytetare, në krah të qytetarëve duke nisur me mospagesat e taksave të rritura nga Rama dhe duke vazhduar me të gjitha format dhe mënyrat e tjera të mosbindjes qytetare.
Pyetje: Do jeni në Parlament z Basha?
Basha: Ne do ndërthurim të gjitha format e nevojshme të aktivitetit opozitar ashtu siç e gjykojmë të përshtatshme për të arritur qëllimin për të qënë në krah të njerëzve të thjeshtë dhe të vuajtur të këtij vendi.
Pyetje: Edhe me protesta?
Basha : Me të gjitha format dhe mënyrat.
Pyetje: Kur flasim për mosbindje civile dhe mospagim taksash, cilat janë format?
Basha: Kur flasim për mosbindje civile dhe mospagim taksash, flasim për mospagim taksash. Flasim për t’i bërë thirrje çdo qytetari, jo vetëm kuksianëve, mirditorëve, hasianëve, tropojanëve, kosovarëve, durrsakëve, shkodranëve, pra çdo qytetari të refuzojë çdo taksë koncensionare dhe çdo rritje taksash. Taksën dhe TVSH-në për biznesin e vogël, taksat e rritura të ujit, taksën e rritur të pronës dhe çdo taksë të rritur nga Edi Rama për të mbushur xhepat e tij dhe bandës me të cilën qeveris vendin.
Pyetje: z Basha do të jeni nëse të pranishëm në sallën e gjyqit ku jepet vendimi për të ndaluarit?
Basha: Opozita do të jetë e pranishme, do të jenë në ballë të çdo organizimi për ta bërë mosbindjen qytetare formën e parezistueshme që do të rrëzojë këtë bandë në pushtet dhe do t’i hapë mundësinë shqiptarëve për të zgjedhur një qeveri të shumicës me votë të lirë, që i shërben shumicës dhe respekton pakicën. Por tani për tani e gjithë vëmendja jonë është të jemi në krah të njerëzve. Ka vajtur aty ku nuk mban më. Nuk ia dalin më dot njerëzit prandaj kanë dalë në protestë. Jo për flamur partie dhe as për kauzë partie, por sepse nuk ia dalin dot më. Dhe duhet ta dinë se në këtë betejë për veten e tyre, për familjet e tyre dhe fëmijët e tyre, do të kenë në krah opozitën.
Berisha publikon video nga shtetrrethimi në Kukës, ja si policët e armatosur deri në dhëmbë terrorizojnë banorët
Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një video ku duken policët e armatosur gjer në dhëmbë duke terrorizuar banorët e Kukësit.
“Bandite me uniforme, narkopolice te armatosur deri ne dhembe terrorizojne Kukesin!
Vetem revolta, mosbindja mbare popullore ndaj narkoshtetit eshte pergjigja e merituar ndaj klikes ne pushtet!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha.
“Z.Berisha shiko se çfarë po ndodh ne kukes po na trajtojne sikur na ka pushtuar serbi me duket”, shkruan qytetari.
Bandite me uniforme, narkopolice te armatosur deri ne dhembe terrorizojne Kukesin!Vetem revolta, mosbindja mbare popullore ndaj narkoshtetit eshte pergjigja e merituar ndaj klikes ne pushtet! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb“z Berisha shiko se qfar po ndodh ne kukes po na trajtojne sikur na ka pushtuar serbi me duket”
Gepostet von Sali Berisha am Montag, 2. April 2018
Edhe Ngjela kundër Ramës: Kjo që po ndodh, tronditje shoqërore, protestuesit të lirohen

Mos di gjë nga Amerika avokati?. Edhe Ngjela ka dalë kundër ramës për arrestimet në Kukës dhe ka kërkuar lirimin e tyre, ndërsa është shprehur se kjo që po ndodh është një tronditje shoqërore.
Nëse gjykata nuk i liron protestuesit e arrestuar, duhet t’i lirojë Presidenti. Kështu shprehet avokati Spartak Ngjela në rubrikën “Opinion” në Neës24 duke iu referuar arrestimit të dhjetëra qytetarëve që morën pjesë në protestën e së shtunës kundër tarifës së “Rrugës së Kombit”. Ngjela tha se Gjykata duhet t’i lirojë sepse nuk ka krim të rëndë por nëse kjo nuk ndodh atëherë ndërhyn presidenti me falje.
“Do të keni parasysh një gjë se juridikisht ka një rregull që ligji ka karakter formal dhe jo logjik. Këta janë njerëz që kanë bërë një dëm, që do ta paguajë shteti. Kush e ka fajin? Nuk kisha bukë thotë, nuk e përballoja dot jetën. Atëherë është në nevojë ekstreme, është domosdoshmëri e nivelit juridik. Nëse ligji ka prapë karakter formal dhe nuk i lëshon gjykata, shteti ka shkelur në një gjë të paligjshme, janë përgjigjur me paligjshmëri. Do duhet t’i lirojë presidenti, me falje, nuk duhet të rrinë në burg. Se kanë shumë të sigurt nga gjykata. Kuksianëve ua kanë paguar paratë që iu kanë përmbytur qytetin. Shteti iu ka debi të madhe që i ka përmbytur Fierza. Ua ka dhënë. Ka një debit ndaj tyre. Kjo është drejtësia, nuk është pushteti yt.
Pushteti yt rrezikohet, nuk e bën dot, ikën në shtëpi. Po bën gabime shumë të rënda që të mos dorëzosh pushtetin. Ku e gjeti pronë ky. Unë kam biseduar me njerëz konkretë që i njohin.
Është një qytet shumë i varfër sepse s’ka burime financiare, nuk ka punë. Kam dëgjuar që aeroportin e kërkon Uashingtoni, po ky se jep. Nuk e di sa e saktë është, kam dëgjuar. E vetmja rrugë është ajo që thashë, meqë ligji ka karakter formal, të vejë tek Presidenti. E mira është të mos ketë vendim. Gjykata nuk duhet të vendosë masë arresti se është krimi shumë i lehtë. Por nëse gjykata nuk i liron, duhet t’i lirojë Presidenti”, deklaroi Ngjela.
Për sa i përket rolit të kryeprokurores Arta Marku në këtë çështje, Ngjela tha se ajo nuk ka çfarë të bëjë.
“Nuk ka çfarë të bëjë. Ajo është si kalë, ajo është akuza. Ajo do vazhdojë të hetojë. Është tronditje shoqërore. Ajo nuk di si ta zgjidhë, ose di si ta zgjidhë por nuk është në kohën e saj”, deklaroi Ngjela.