24.5 C
Tirana
E martë, 17 Qershor, 2025

Edhe Ngjela kundër Ramës: Kjo që po ndodh, tronditje shqoërore, protestuesit të lirohen

Kryetari i PLD Spartak Ngjela, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se vendimi i Gjykates se Tiranes per ngjarjet e 21 Janarit, eshte nje tmerr dhe se ambasadori amerikan ka bere shume pak kunder krimit shteteror ne Shqiperi.

Mos di gjë nga Amerika avokati?. Edhe Ngjela ka dalë kundër ramës për arrestimet në Kukës dhe ka kërkuar lirimin e tyre, ndërsa është shprehur se kjo që po ndodh është një tronditje shoqërore.
Nëse gjykata nuk i liron protestuesit e arrestuar, duhet t’i lirojë Presidenti. Kështu shprehet avokati Spartak Ngjela në rubrikën “Opinion” në Neës24 duke iu referuar arrestimit të dhjetëra qytetarëve që morën pjesë në protestën e së shtunës kundër tarifës së “Rrugës së Kombit”. Ngjela tha se Gjykata duhet t’i lirojë sepse nuk ka krim të rëndë por nëse kjo nuk ndodh atëherë ndërhyn presidenti me falje.
“Do të keni parasysh një gjë se juridikisht ka një rregull që ligji ka karakter formal dhe jo logjik. Këta janë njerëz që kanë bërë një dëm, që do ta paguajë shteti. Kush e ka fajin? Nuk kisha bukë thotë, nuk e përballoja dot jetën. Atëherë është në nevojë ekstreme, është domosdoshmëri e nivelit juridik. Nëse ligji ka prapë karakter formal dhe nuk i lëshon gjykata, shteti ka shkelur në një gjë të paligjshme, janë përgjigjur me paligjshmëri. Do duhet t’i lirojë presidenti, me falje, nuk duhet të rrinë në burg. Se kanë shumë të sigurt nga gjykata. Kuksianëve ua kanë paguar paratë që iu kanë përmbytur qytetin. Shteti iu ka debi të madhe që i ka përmbytur Fierza. Ua ka dhënë. Ka një debit ndaj tyre. Kjo është drejtësia, nuk është pushteti yt.

Pushteti yt rrezikohet, nuk e bën dot, ikën në shtëpi. Po bën gabime shumë të rënda që të mos dorëzosh pushtetin. Ku e gjeti pronë ky. Unë kam biseduar me njerëz konkretë që i njohin.
Është një qytet shumë i varfër sepse s’ka burime financiare, nuk ka punë. Kam dëgjuar që aeroportin e kërkon Uashingtoni, po ky se jep. Nuk e di sa e saktë është, kam dëgjuar. E vetmja rrugë është ajo që thashë, meqë ligji ka karakter formal, të vejë tek Presidenti. E mira është të mos ketë vendim. Gjykata nuk duhet të vendosë masë arresti se është krimi shumë i lehtë. Por nëse gjykata nuk i liron, duhet t’i lirojë Presidenti”, deklaroi Ngjela.
Për sa i përket rolit të kryeprokurores Arta Marku në këtë çështje, Ngjela tha se ajo nuk ka çfarë të bëjë.
“Nuk ka çfarë të bëjë. Ajo është si kalë, ajo është akuza. Ajo do vazhdojë të hetojë. Është tronditje shoqërore. Ajo nuk di si ta zgjidhë, ose di si ta zgjidhë por nuk është në kohën e saj”, deklaroi Ngjela.

Opozita, thirrje popullit: Mos paguani asnjë taksë për oligarkët në qeveri nga dita e nesërme

Opozita i ka bërë thirrje qytetarëve që duke nisur nga dita e nesërmve të refuzojnë pagesat e taksave të rritura që nuk shkojnë për investime publike, por shkojnë në xhepat e oligarkëve. Në një dalje për mediat, Basha tha se opozita e bahskuar do të jetë në krah të qytetarëve në çdo moment të kësaj faze të re të reagimit popullor. Basha dhe Kryemadhi kanë vlerësuar reagimin qytetar në Rrugën e Kombit.
Opozita ka zgjedhur format radikale të përballjes për shkak të lukunisë dhe babëzisë së Ramës dhe bandës së oligarkëve për të pushtuar çdo formë demokratike në vend dhe në një kohë që situata ekonomike është dramatike dhe ku njerëzit e kanë të pamundur që të paguajnë faturat e larta të taksave që shkojnë për oligarkët në pushtet.
Vetëm gjatë tre muajve të fundit janë mbyllur 45% e bizneseve të vogla në të gjithë vendin për shkak të taksave të rritura dhe pamundësisë për të paguar TVSH-në për biznesin e vogël. Kjo nuk nënkupton mijëra vende pune të humbura dhe mijëra familje që s’kanë mundësi të ushqehen. Vetëm pak ditë më parë një tjetër vendim rrënues për familjet e varfra ishte ai për të përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike 20 mijë famije në nevojë që sot nuk kanë as mundësi për ushqim. Në këto kushte kur Rama dhe banda e tij ka vendosur që shteti të kthehet në një bandë të oligarkëve atëhere reagimi popullor është e vetmja zgjidhje për të përmbysur oligarkët në pushtet.

Kryemadhi: Gratë dhe nënat shqiptare do të rrethojnë gjykatat në Kukës dhe në Tiranë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi pas takimit në selinë e opozitës, sqaroi se çfarë do të thotë mos bindje civile duke u bërë thirrje edhe gazetarëve të bashkohen. Duke i konsideruar heronjtë e Shqipërisë 23 të arrestuarit për protestën në Rrugën e Kombit, Kryemadhi tha se gratë deh vajzat shqiptare do të jenë nesër përpara gjykatës.
Kryemadhi: Mosbindja qytetare do të thotë të heqësh dorën e Edi Ramës nga xhepi i shqiptarëve.
Mos bindja qytetare është shumë e thjeshtë; t’u heqë litarin që Edi Rama u ka hedhur qytetarëve në qafë dhe që po ua shtrëngon çdo ditë e më shumë.
Mos bindje qytetare do të thotë t’i thuash ik Edi Ramës se boll ua more shpirtin këtij populli kaq të vuajtur.
Ju bëj thirrje ju gazetarëve të bëheni pjesë e kësaj mos bindje qytetare sepse pagat tuaja të vogla janë si pasojë e vjedhjes që bën Edi Rama.
Duke na mbyllur gojën ne, duke ju mbyllur gojën fukarenjve, Edi Rama çdo ditë e më shumë po instalon diktaturën e krimit, të vjedhjes, diktaturën e drogës që shqiptarët çdo ditë e më po e ndjenjë.
Ju bëj thirrje që mos ndaloni dhe bëhuni misionarë të atyre qytetarëve, të atyre 23 të burgosurve që janë sot heronjtë e Shqipërisë dhe mësim për opozitën. Dhe i falenderoj me zemër në emër të të gjithë grave dhe nënave shqiptare që do të jenë atje nesër në dyert e gjykatës në daç në Kukës, në daç në Tiranë, gratë shqiptare do të jenë në përkrahje të atyre burrave që i dhanë dinjitet shqiptarëve, që Edi Rama me një fjalor rrugaçi i fyeu në mënyrën më vulgare.

Opozita, vendim historik, Basha: Protesta popullore me të gjitha format, jemi në krah të qytetarëve, mosbindje civile

Opozita e bashkuar ka marrë vendimin për të nisur menjëherë mosbindjen civile në të gjithë Shqipërinë dhe për të udhëhequr protestat popullore të cilat do të jenë me të gjitha format që parashikon mosbidnja civile. Basha deklaroi se janë shteruar të gjitha mundësitë e tjera pasi Rama dhe qeveria e tij kanë rrëzuar shtetin ligjor dhe kanë bërë të dështojnë të gjitha reformat përfshi atë në drejtësi.
“Në këtë vend nuk ka më demokraci kushtetuese. Në këtë vend janë rrëzuar të gjitha institucionet. Këtu nuk ka më rregulla loje demokratike. Këtu nis mos binja civile dhe kjo do të nisë nga kjo javë me të gjitha format kunër një klike që vrarë shpresën. Ky është vendim unanim nga dita e sotme duke nisur me mos pagesën e rritjes së taksave abuzive. Në këtë betejë qytetarët do të kenë në krah të tyre opozitësn. Ne do të jemi në krye të këtyre protestave”, tha Basha.
Kryetarja e LSI Kryemadhi u shpreh se mosbindja qytetare është që të heqim dorën e Ramës nga dora e xhepit të qytetarëve.

Basha: Hapësira e vetme për ti qëndruar në krah qytetarëve është mosbindja qytetare dhe kjo nis që këtë jave, në krah të qytetarëve me mosbindjen qytetare. Me refuzimin jo vetëm të takës së rrugës së Kombit, por çdo takse tjetër që ka rritur Rama dhe me të gjitha hapat format, dhe mënyrat e mosbindjes qytetare si forma më e lartë e veprimit politik dhe qytetar kundër një klike. Ne këtë nuk do ta pranojmë.
Ndaj ky është një vendim unanim i opozitës e cila nis që sonte orgnizimin për të bërë realitet mosbindjen qytetare, duke nisur nga pagesa te taksave të rritura. Ne do të ndërthurim të gjitha format e nevojshme të aktivitetit opozitar ashtu siç e gjykojmë të përshtatshme për të arritur qëllimin. Të gjitha format dhe mënyrat.
Opozita do të jetë në ballë të çdo organizimi për ta bërë mosbindjen qytetare formën e parezistushme dhe do të rrëzojë këtë bandë në pushtet dhe do ti japë mundësi shqiptarëve për të zgjedhur një qeveri të shumicës, por tani për tani vëmendja jonë është të jemi në krah të njerëzve.

Lubonja paralajmëron Ramën: Regjim fashistoid, kur mbaron fjala, gjykon palla

Reagim i fortë i analisti Fatos Lubonja. Përmes një analize Lubonja shprehet se duhet të denoncojmë përdorimin skandaloz të shtetit për interesa private, këtë regjim që me Edi Ramën po shkon dita ditës drejt atij që quhet fashizëm ekonomik.
Në një analizë të botuar në “Panorama”, Lubonja shkruan se çfarë u mbetet njerëzve të bëjnë kur edhe pasi bëhen këto denoncime policia dhe drejtësia nuk veprojnë, sepse kontrollohen nga kryeministri dhe oligarkët e tij ose sepse kryeministri ka sajuar ndërkaq VKM pas VKM-je për të ligjëruar vjedhjet që ka bërë sëbashku me oligarkët e tij?
Një përgjigje gjithnjë demokratike janë protestat paqësore. Të tilla ka pasur jo pak, por kryeministri dhe oligarkët e tij nuk kanë ndalur. Të shkretët njerëz, që nuk e duan dhunën apo i frigohen asaj, janë përgjigjur duke marrë plaçkat dhe kërkuar azil në masë edhe pse nuk jemi në luftë civile e nën bombardime si gjetkë.
Mirëpo megjithë sinjalet dramatike që ka dhënë ky eksod Kryeministri dhe oligarkët e tij nuk kanë reflektuar as një çast për njerëzit që ikin për tu shpëtuar bombardimeve të grykësisë së tyre, por kanë vazhduar ta ngrenë traun e grabitjes, arrogancës paturpësisë?
Së fundi çfarë u mbetet njerëzve të bëjnë kur shohin se kryeministri nuk mjaftohet me këto, por, duke pasur në dorë të gjitha instrumentet e shtetit që punojnë për të dhe oligarkët jo për njerëzit, edhe i poshtëron duke i quajtur “dele” e njerëz të tredhur?”, shkruan Lubonja.

Referuar protestës që qytetarëve kuksiane kundër tarifës së vendosur në Rrugën e Kombit, analisti Lubonja e cilëson atë si reagim i njeriut të grabitur, fyer e poshtëruar që nuk sheh rrugë tjetër daljeje nga gjendje e tij e dëshpëruar përveç asaj fjalës popullore: “Kur mbaron fjala, gjykon palla.”
“Dihet se pasojat e dhunës janë gjithmonë të rrezikshme sepse dhuna pjell dhunë, por përgjegjës për dhunën e kuksianëve është dhuna kryeministrore dhe ajo e oligarkëve bashkëpunëtorë të tij, dhuna strukturore e një regjimi fashistoid që ka kohë që po u merr frymën njerëzve.
Në gjykimin e kësaj ngjarjeje duhet të ndjehemi të gjithë kuksianë sepse të gjithë në Jug dhe në Veri po e përjetojmë në forma të ndryshme këtë dhunë.
Përgjigja e kuksianëve si e shqiptarëve më të goditur nga taksa grabitqare e Rrugës së Kombit është edhe përgjigja jonë e munguar për grabitjet që po na bëhen përditë.
Ajo është edhe shpresëdhënëse sepse, kurajoja e tyre na tregoi se përveç ikjes, nënshtrimit, dhe shitjes së votës për pesë lekë ka edhe rrugë të tjera për ta ndalur dhunën fashistoide të këtij regjimi, por edhe pse mund të shërbejë si një mësim dhe paralajmërim për çdo qeveritar dhe biznesmen që sillet si këta që na kanë sjellë në këtë gjendje”, shkruan Lubonja.

Protestë maratonë përpara Drejtorisë së Policisë, numri i protestuesve në rritje: Lironi vëllezërit tanë!

Vijon protesta maratonë e qytetarëve përpara Drejtorisë së Policisë Tiranë për lirimin e banorëve të arrestuar të Kukësit që prej mëngjesit të ditës së dielë. Protestuesit bëjnë thirrje për lirimin e atyre që mbahen brenda duke pretenduar se edhe arrestimi edhe sjellja në Tiranë, janë kryer në mënyrë të paligjshme.
Aktivistëve të shoqërisë civile, familjarëve të të arrestuarve, qytetarëve të ndryshëm që i janë bashkuar kauzës së protestës së dhunshme por të drejtë, u janë bashkuar që prej mbrëmjes së djeshme edhe deputetët e Partisë Demokratike.
Në orët e pasdites numri i protestuesve ishte në rritje. Protestuesit hedhin parrulla kundër Qeverisë: “Poshtë qeveria”, “Lironi vëllezërit tanë”, etj. Ka jo vetëm aktivistë të shoqërisë civile, por edhe qytetarë të ndryshëm që po bashkohen përpara hyrjes së Drejtorisë së Policisë në sensibilizim kundër arrestimeve të qytetarëve të Kukësit.
“Ndërkohë që sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani i pyetur për Fax News thotë se PD është në mbështetje si të të arrstuarve, sipas tij në mënyrë banditeske, por edhe të familjarëve të tyre, të protestuesve dhe të të gjithë shqiptarëve që “vuajnë nga banda e Ramës”.
Arrestimet janë kryer pa dokument në 3 të natës dhe janë lënë pa bukë dhe pa ujë dhe këto janë konstatuar edhe nga avokati i populli i cili i ka raportuar të gjitha. Në mesin e të arrestuarve që ndodhen në Drejtorinë e Policisë, ka dhe të moshuar që vuajnë nga zemra. Vetëm pas raportimit të avokatit të popullit, të arrestuarve u është dhënë ushqim”, ka thënë Ristani.

Policia arreston edhe studiuesen amerikane pse tentoi të ndihmonte qytetarët në protestë

Studiuesja dhe pedagogia amerikane Lory Amy e cila ndodhet prej disa kohësh në Tiranë për një studim në lidhje me krimet e komunizmit, është ndaluar sot nga policia e kryeqytetit në zonën e Myslym Shyrit dhe ndodhet në ambjentet e Komisariatit Nr.3.
Në videon që na dërgojnë persona shoqërues me zonjën Amy, shihet se stafi i policisë u kërkon atyre ta heqin celularin me të cilin filmojnë.
Sipas vetë rrëfimit të zonjës Amy, teksa ajo kalonte pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, ka vërejtur që në rrugën e bllokuar nga njerëzit që protestojnë për lirimin e banorëve të Kukësit, policia lejonte hyrjen e makinave deri në një pikë të caktuar dhe më pas i detyronte ato të ktheheshin pas, duke krijuar një rreth të mbyllur lëvizjeje, që krijonte kaos në trafik.
Lory Amy është afruar tek policët duke u kërkuar që t’i orientonin makinat që në hyrje të rrugës e të mos i lejonin të hyjnë në zonën e protestës, por ata kanë refuzuar.
Atëherë studiuesja amerikane ka dalë në rrugë dhe ka menduar të kryejë një detyrë qytetare, duke u thënë shoferëve ta shmangin zonën e bllokuar.
Në këtë moment, efektivët e policisë i janë afruar dhe e kanë ndaluar pa i dhënë një motiv për arsyet e këtij shoqërimi në komisariat.
Studiuesja është ndaluar pak minuta ma parë, teksa është gjendur përpara drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku familjarët e të arrestuarve në protestën e Kukësit janë mbledhur për të kërkuar lirimin e tyre.

Eshtë shpallur në kërkim për protestën, biznesmeni kuksian: Jam në zyrë, policia le të vijë të më arrestojë

Biznesmeni kuksian Lutfi Meçka i cili rezulton në listën e personave të shpallur në kërkim nga policia në lidhje me protestën e së shtunës në Rrugën e Kombit pasi akuzohet se “ka bërë thirrje për dhunë” në një prononcim për ‘Fax News’ ka sqaruar pozicionin e tij ku ka deklaruar se ai gjatë gjithë kohës kishte bërë thirrje që protesta të jetë paqësore.
Meçka tha se kur ai kishte arritur në protestë sirtuata ishte e tensionuar dhe ai ishte ngjitur në podium dhe kishte bërë thirrje që policia të mos qëllohej por situate eskaloi.
“Atë ditë kam dhëenë shenjë solidariteti për protestë paqësore, unë bashkë me anëtarët e Këshillit Bashkiak kemi marrë masat se ku do të vendosemi, gjatë gjithë kohës unë u kam bërë thirrje për të lënë rrugën e lirë për emergjencat. Në kohën që kam shkuar aty, protesta kishte filluar të bëhej e dhunshme, unë u kam thënë që sot është protestë paqësore, të bëjmë një protestë që tu themi hiqni taksën makabër.
Nuk kam qenë anjëherë për konfrontime as në 1997 nuk kam lejuar djegie në qytetin tim. Unë kam qenë që kjo taksë në Rrugën Kombit të mos vendoset se nuk është në shërbim të Kombit, si mund tu marrim kosovarëve 10 euro që vijnë për turizëm në vendin tonë, që është dhe i tyre. Ne e kemi kundërshtuar edhe më parë këtë taksë”, tha ai.

Lutfi Meçka u shpreh gjithashtu se për Rrugën e Kombit duhet që Shqipëria të diskutojë edhe me Kosovën pasi kjo rrugë është edhe në funksion të çështjes kombëtare dhe është e papranueshme që të vihet një tjetër kufi mes dy vendeve.
“Nëse Rruga e Kombit do të mirëmbahet ministritë përkatëse e Shqipërisë dhe Kosovës të bashkëpunojnë për të vendosur një taksë që është edhe për qytetarët, më vjen keq që ndodhi ashtu atë ditë nuk doja dhunë por njerëzit kanë qenë të irrituar. Por vendosja e kësaj takse në datën 28 ka qenë dita kur Millosheviçi largoi me dhunë kosovarët, nuk ishte për tu vendosur ajo taksë. Ajo taksë u vendos pa marrë pëlqimin e pushtetit vendor. Lëvizja e lirë e shqiptarëve të Kosovës i shërben çështjes kombëtare, kjo taksë mblidhet në taksën e qarkullimit’, tha ai.
Pyetjes se përse nuk dorëzohet në polici pronari i televizionit të Kukësit iu përgjigj se ai ndodhet në zyrën e tij dhe policia mund të shkonte ta arrestonte.
“Policia këtu më ka, në zyërn time, sot isha për tu nisur për Tiranë, kisha ftesë për në një ditëlindje të një shoku tim, por si mund të shkoj atje kur njerëzit e mi, qytetarët po protestojnë për një të drejtë, i thash që nuk mund të vij. Ata këtu më kanë pasur, pse ti marrin fukarenjtë, këtu më kanë”, tha Meçka i cili shprehu keqardhje për dhunën në protestë

Ai ka deklaruar se nuk mbështet personat me precedent kriminal por se është në krah të popullit të tij dhe deklaroi se protesta kundër kësaj takse do të vazhdojë. Gjithashtu ai foli edhe për arrestimet ku deklaroi se policia ka bërë gabim të madh që i ka kryer gjatë natës duke terrorizuar banorët kuksianë.
“Përt arrestimet kanë bërë shumë gabim që ka ndodhur në mënyrë të dhunshme, s’ka nevojë natën dhe me dhunë.
Dje në të vërtetë nuk ishte ngjarje pëlqyer unë nuk jam në krah të atyre personave me precedentë kriminalë, por të njerëzve të thjeshtë, të popullit tim, do të jem përkrahës i tyre. Iu kam thënë në protestë që policët janë njerëzit tanë.
Unë kam djalin me policinë, kam dhëndrin me policiën si mund të bëj thirrje unë për ti rënë policisë?”, tha biznesmeni kuksin Lutfi Meçka i cili bëri thirrje që kjo taksë të mos vendoset pasi përveçse penalizon kuksianët, ndan dhe kombin.

Lubonja: Ja pse duhet të ndjehemi të gjithë kuksianë

Analisti Fatos Lubonja përmes një analize shprehet se duhet të denoncojmë përdorimin skandaloz të shtetit për interesa private, këtë regjim që me Edi Ramën po shkon dita ditës drejt atij që quhet fashizëm ekonomik.
Në një analizë të botuar në “Panorama”, Lubonja shkruan se çfarë u mbetet njerëzve të bëjnë kur edhe pasi bëhen këto denoncime policia dhe drejtësia nuk veprojnë, sepse kontrollohen nga kryeministri dhe oligarkët e tij ose sepse kryeministri ka sajuar ndërkaq VKM pas VKM-je për të ligjëruar vjedhjet që ka bërë sëbashku me oligarkët e tij?
Një përgjigje gjithnjë demokratike janë protestat paqësore. Të tilla ka pasur jo pak, por kryeministri dhe oligarkët e tij nuk kanë ndalur. Të shkretët njerëz, që nuk e duan dhunën apo i frigohen asaj, janë përgjigjur duke marrë plaçkat dhe kërkuar azil në masë edhe pse nuk jemi në luftë civile e nën bombardime si gjetkë.
Mirëpo megjithë sinjalet dramatike që ka dhënë ky eksod Kryeministri dhe oligarkët e tij nuk kanë reflektuar as një çast për njerëzit që ikin për tu shpëtuar bombardimeve të grykësisë së tyre, por kanë vazhduar ta ngrenë traun e grabitjes, arrogancës paturpësisë?
Së fundi çfarë u mbetet njerëzve të bëjnë kur shohin se kryeministri nuk mjaftohet me këto, por, duke pasur në dorë të gjitha instrumentet e shtetit që punojnë për të dhe oligarkët jo për njerëzit, edhe i poshtëron duke i quajtur “dele” e njerëz të tredhur?”, shkruan Lubonja.

Referuar protestës që qytetarëve kuksiane kundër tarifës së vendosur në Rrugën e Kombit, analisti Lubonja e cilëson atë si reagim i njeriut të grabitur, fyer e poshtëruar që nuk sheh rrugë tjetër daljeje nga gjendje e tij e dëshpëruar përveç asaj fjalës popullore: “Kur mbaron fjala, gjykon palla.”
“Dihet se pasojat e dhunës janë gjithmonë të rrezikshme sepse dhuna pjell dhunë, por përgjegjës për dhunën e kuksianëve është dhuna kryeministrore dhe ajo e oligarkëve bashkëpunëtorë të tij, dhuna strukturore e një regjimi fashistoid që ka kohë që po u merr frymën njerëzve.
Në gjykimin e kësaj ngjarjeje duhet të ndjehemi të gjithë kuksianë sepse të gjithë në Jug dhe në Veri po e përjetojmë në forma të ndryshme këtë dhunë.
Përgjigja e kuksianëve si e shqiptarëve më të goditur nga taksa grabitqare e Rrugës së Kombit është edhe përgjigja jonë e munguar për grabitjet që po na bëhen përditë.
Ajo është edhe shpresëdhënëse sepse, kurajoja e tyre na tregoi se përveç ikjes, nënshtrimit, dhe shitjes së votës për pesë lekë ka edhe rrugë të tjera për ta ndalur dhunën fashistoide të këtij regjimi, por edhe pse mund të shërbejë si një mësim dhe paralajmërim për çdo qeveritar dhe biznesmen që sillet si këta që na kanë sjellë në këtë gjendje”, shkruan Lubonja.

Mbyllen 45 përqind e biznesve të vogla nga vendosja e TVSH

Në tre muajt e parë të vitit (nga 3 janari deri në 30 mars) kanë kaluar në status pasiv 3652 biznese, sipas listës së përditësuar nga tatimet të subjekteve me status pasiv në vend. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka një rritje të ndjeshme me 45% të subjekteve të mbylluara. (Në tre muajt e parë të një viti më parë, numri i subjekteve të mbyllura ishte 2523). Ndërsa në krahasim me tre muajt e parë të 2016-n, numri i subjekteve është dyfishuar (shih grafikun).
Rritja e numrit të bizneseve të mbyllura lidhet me pasojat e krizës dhe formatimit të ekonomisë drejt zinxhirëve të mëdhenj tregtarë, çka po godet subjektet e vogla, por edhe me uljen e pragut të TVSH-së nga 5 në 2 milionë lekë, efektiv që nga 1 prilli. Tatimet njoftuan pak kohë më parë se është konstatuar shtimi i numrit të aplikimeve pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, për çregjistrim apo pezullim të aktivitetit, nga tatimpagues që janë penalizuar për shkelje të ndryshme nga administrata tatimore, që kanë ndryshuar përgjegjësinë tatimore si dhe tatimpagues të cilët, për herë të parë, hyjnë në skemën e TVSH-së dhe regjistrime të menjëhershme në po të njëjtën njësi nga persona të lidhur me tatimpaguesit që e zotëronin më parë këtë aktivitet.
Ndërsa nga një sondazh që Monitor zhvilloi me 100 biznese që kishin kaluar në status pasiv në shkurt 2018, rezultoi se 67% e të anketuarve dhanë krizën si arsye kryesore të mbylljes së biznesit të tyre, duke e argumentuar me rënien e fuqisë blerëse, rritjen e konkurrencës, kostove të larta operative, etj. Prej tyre, 20% e të pyeturve, ose 14% e totalit, u përgjigjën se do të emigronin ose ishin jashtë vendit aktualisht.

Pjesa tjetër e të anketuarve, rreth 33%, dhanë arsye të tjera mbi mbylljen e aktivitetit, nga të cilat mbizotëronin problemet shëndetësore. (Rreth 27% e atyre që dhanë një arsye tjetër përveç krizës, që përbënte 9% të totalit të subjekteve të anketuara, thanë se ishin problemet shëndetësore që i kishin detyruar të mbyllnin aktivitetin).
Në krahasim me katër sondazhet e zhvilluara vitin e kaluar, ka një rritje të lartë të përqindjes së atyre që dhanë si arsye emigracionin dhe sëmundjet si shkak për mbylljen e biznesit.
Të vendosur përballë mungesave të alternativave në vend, shumë të rinj, dikur me biznes, kanë gjetur rrugën e emigracionit. Sikurse biznesi, rruga drejt emigracionit nuk merret nga kushdo, prandaj dhe nuk është çudi që individë me shpirtin e sipërmarrjes ndërmarrin nismën për të filluar një jetë të re larg Shqipërisë.
Në tre muajt e parë të vitit, rrethi që ka pasur më shumë subjekte që kanë kaluar në status pasiv ishte Tirana, me 1302 biznese ose 35% të totalit. Kryeqyteti ka dhe numrin më të lartë që bizneseve që ushtrojnë aktivitet në vend, me rreth 40% të totalit. Më pas renditet Durrësi, me 489 subjekte të kaluara në status pasiv dhe në vend të tretë është Korça, me 280 ndërmarrje të mbylluara (shih grafikun).
Sipas tatimeve, një subjekt transferohet nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv në rast se përmbushet, të paktën, një nga kushtet e mëposhtme:
-nuk ushtron më veprimtari tregtare për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm;
-nuk dorëzon deklaratën tatimore për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm;
– deklaron në QKR pezullim veprimtarie tregtare për një periudhë më shumë se 12 muaj të njëpasnjëshëm apo pa afat të përcaktuar. /Monitor/