29.5 C
Tirana
E martë, 17 Qershor, 2025

Raporti i Avokatit të Popullit: Arrestimet e protestuesve të paligjshme

23 qytetarë qytetarë të Kkuksit janë arrestuar nga policia në mënyrë të jashtëligjshme. Për asnjë prej tyre nuk ka dokumente se për çfarë është ndaluar nga policia.
Kështu raporton Avokati i Popullit në inspektimin që ka bërë gjatë ditës së sotme. Sipas tyre, kuksianët ndodhen në Policinë e Tiranës dhe në ambientet e komisariateve numër 1 dhe 2 në kryeqytet.
Njoftimi i plotë i Avokatit të Popullit
Institucioni i Avokatit të Popullit, në vijim të detyrës së tij kushtetuese dhe ndjekjes së problematikave të ditës së djeshme në Kukës, ka zhvilluar gjatë gjithë ditës së sotme vizita inspektuese në dhomat e paraburgimit ku janë sjellë qytetarë të ndaluar pas pjesëmarrjes në protestën e djeshme në Rrugën e Kombit.
Nga inspektimet e grupeve të punës të Avokatit të Popullit rezulton se në Drejtorinë e Policisë në Tiranë po mbahen aktualisht 13 persona, në Komisariatet 1 dhe 2 nga katër persona, ndërsa tre persona të tjerë ndodhen të shpërndarë në komisariate të tjerë të kryeqytetit.

Ekspertët e Avokatit te Popullit, konstatojnë se ndonëse ndaj asnjërit prej të ndaluarve nuk është ushtruar dhunë dhe asnjëri prej këtyre të ndaluarve nuk ka pretenduar të jetë ushtruar dhunë mbi të, situata paraqitet problematike në lidhje me komunikimet formale të shkakut të privimit nga liria të këtyre personave.
Deri në orën 14.00, në komisariatet 1 dhe 2 nuk ishte përmbyllur ende procedura për të bërë të mundur trajtimin e personave me ushqim. E njëjta situatë është konstatuar edhe në Drejtorinë e Policisë ku deri në orën e përfundimit të inspektimit (18:00) ende të ndaluarit nuk ishin trajtuar me ushqim.
Avokati i Popullit u ka kërkuar autoriteteve policore që të bëjnë trajtimin ushqimor dhe shëndetësor të të ndaluarve që ndodhen në mjediset e paraburgimit për të shmangur klasifikimin e gjendjes së tyre si trajtim çnjerëzor.
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka komunikuar personalisht në rrugë telefonike me drejtorin e përgjithshëm të Policise i cili ka garantuar se problemi edhe nëse ka eksituar mund të ketë qenë vetëm teknik dhe ka garantuar që situata është zgjidhur. Çështja do të vijojë të mbahet në qendër të vëmendjes nga grupet e mëtejshme të inspektimit të Avokatit të Popullit.

Elementi tjetër shqetësues nga ana proceduriale në rastin e arrestimeve të qytetarëve nga Kukësi që ndodhen aktualisht në komisariatet e Tiranës, është mungesa e dokumentacionit shoqërues për ndalimin e tyre dhe mos-vënia formalisht në kohën e duhur në dijeni e të ndaluarve për arsyet e ndalimit.
Në komisariatin nr.1 në Tiranë, ekipit të përfaqësuesve të Avokatit të Popullit që kishin shkuar për inspektim (ora e inspektimit 13:00) nuk iu dhanë dokumentet përkatëse por iu bë e ditur se ato ndodhen në sistemin elektronik të Policisë ndonëse në Komisariat nuk kishin kopje të tyre.
Në komisariatin nr.2 të Policisë, Tiranë, dokumentacioni për të katër të ndaluarit ka qenë prezent. Gjithsesi dokumentacioni paraqiste parregullsi pasi si orë e ndalimit të të arrestuarve shënohej ora e mbërritjes së tyre në komisariat dhe jo ora e ndalimit të tyre në momentin kur janë shoqëruar nga Policia në Kukës.
Në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku po mbahen aktualisht 13 të ndaluar situata ka qenë gjithashtu problematike. Grupi i inspektimit të Avokatit të Popullit ka konstatuar se plotësimi i procesverbaleve për të ndaluarit ka nisur vetëm rreth orës 16.00 të mbasdites ndonëse ata ishin sjellë rreth orës 08.00 të mëngjesit në ambientet e Drejtorisë së Policisë.

Nga ana proceduriale veprimet janë kryer me parregullsi dhe vonesa. Në ato pak procesverbale që u janë vënë në dispozicion përfaqësuesve të Avokatit të Popullit, mungonte ora e kryerjes së ndalimit. Në to citohej urdhëri i ndalimit nga Prokurori, por urdhëri nuk është vënë në dispozicion as të perfaqesuesve të Avokatit të Popullit dhe as të të ndaluarve.
Personat që u pyetën nga ekipi i Avokatit të Popullit, u shprehën se as ata dhe as familjarët nuk ishin njohur me asnjë lloj arsyeje për ndalimin në momentin e prangosjes.
Ekipet e punës së Avokatit të Popullit, po vazhdojnë ndërkohë edhe në orët e mbrëmjes verifikimet dhe inspektimet në të gjitha komisariatet ku janë shpërndarë qytetarët e ndaluar nga qyteti i Kukësit.
Avokati i Popullit do të vijojë të monitorojë me korrektesë dhe përgjegjësi situatën, për të bërë të mundur garantimin e të drejtave të ligjshme të qytetarëve.

Zëri i Amerikës, jehonë protestës së qytetarëve para policisë ku kërkohet lirimi i protestuesve

Dhjetëra familjarë të protestuesve të ndaluar nga policia si dhe banorë të Kukësit e Tiranës protestuan këtë mbrëmje para drejtorisë së policisë së kryeqytetit, duke kërkuar lirimin e njerëzve të tyre.
Protestuesit hodhën parrullat “Poshtë Diktatura” dhe “Lironi vëllezërit tanë!”.
Në tubim morën pjesë edhe veprimtarë të shoqërisë civile dhe të drejtave njerëzore.
Më pas atyre iu bashkuan edhe disa dhjetëra përkrahës dhe deputetë të opozitës.
Protesta pati edhe minuta tensioni, kur disa deputetë të opozitës u përpoqën të hynin në drejtorinë e policisë për të takuar personat e ndaluar.
Kryetari i partisë demokratike të opozitës, Lulzim Basha, në një konferencë të pazakontë të dielën në mbrëmje për mediat, i kërkoi prokurorisë dhe policisë të lirojnë banorët e Kukësit të arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit.
“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të kuksianëve të rrëmbyer në mënyrë të paligjshme, pa urdhër arresti, në kryerje të veprës penale të heqjes së paligjshme të lirisë. Këshilltarët bashkiakë të Kukësit kanë kallëzuar penalisht policinë dhe prokurorinë e Kukësit për këtë akt kriminal” – tha ai.

Zoti Basha tha se prokurorja e përgjithshme po vepron si hetuesi politike në shërbim të Edi Ramës.
“Qytetarët e Kukësit janë në të drejtën e tyre legjitime dhe demokratike. Edi Rama po lufton për paratë e korrupsionit me të cilat po mbush xhepat e tij dhe të bandës së tij. Rama po përdor terrorin për të nënshtruar qytetarët e varfër që kërkojnë të drejtën e tyre ndërkohë që lë të lirë Habilajt dhe banda të tjera” – tha zoti Basha.
Kryeministri Edi Rama e hapi të dielën e pashkës së krishterë me një konferencë ku theksoi se një grup vandalësh kryen veprime barbare, duke ndezur zjarre gjatë protestës në Rrugën e Kombit.
“Policia bëri maksimumin duke ruajtur qetësinë, por tarifa në atë rrugë nuk do të ulet, por do të zbatohet me vendosmëri, ndërsa autorët e dhunës do të ndëshkohen sipas ligjit” – tha zoti Rama.
Policia njoftoi se ka ndaluar 23 persona për shkatërrim të pronës me zjarr dhe kundërshtim të policisë gjatë protestës në rrugën e kombit të shtunën në mesditë dhe se po kërkon një duzinë të tjerë.
Protestuesit kanë pohuar se do të vazhdojnë tubimet e tyre në Tiranë dhe në Kukës kundër taksës së rrugës dhe për të liruar njerëzit e tyre.

Taksa në autostradat e Zvicrës, qindra herë më e ulët se në Rrugën e Kombit

Një qytetar nga Tirana i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku i shkruan se Në Zvicër paga mesatare është 5 mijë franga ndërsa në autostrada është qindra herë më e ulët se në Rrugën e Kombit.
“Kjo është taksa e rrugëve në Zvicër, qindra herë më e ulët se ‘plaçka Rama’ në Rrugën e Kombit. Në këmbë të gjithë për të përmbysur Narkoshtetin!”, shkruan Berisha.
“Përshendetje zoti Sali, jam një qytetar nga Tirana dhe jetoj në Zvicër. Në Zvicër paga mesatare është 5 mijë franga dhe me një tarifë 40 franga në vit. Mund të bësh miliona km në autostradat e Zvicrës”, shkruan qytetari.

Eshtë çmendur, taksë edhe për rrugën Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Elbasan

Strategjia për taksimin e rrugëve në Shqipëri parashikon bërjen e kalimit me pagesë thuajse në të gjitha akset kryesore të vendit. Drafti i përgatitur nga kompania “Egnatia Odos” në vitin 2015, me kërkesë të qeverisë shqiptare, rekomandon vendosjen e tarifave përmes një procesi gradual me 4 faza.
Sipas tij, në fazën e parë propozohet të bëhen me tarifë-kalimi 4 rrugët kryesore të vendit. Ato janë autostrada Tiranë-Durrës, ajo Tiranë-Elbasan, rruga Milot-Morinë dhe rruga e Arbrit, pasi të jetë përfunduar. Këto 4 akse rekomandohen të bëhën me pagesë menjëherë.
Pas instalimit të pagesës në 4 segmentet e para, në një fazë të dytë propozohet të vendosen në sistem tarifimi dy rrugë të tjera; autostrada Levan-Vlorë dhe rruga Durrës-Fier, edhe këto dy akse të ndërtuara rishtazi. Në fazën e tretë rekomandohet bërja me pagesë e rrugës Levan-Tepelenë, ndërsa në fund akset Elbasan-Kapshticë dhe Tiranë-Hani i Hotit.
Sipas dokumentit, tarifa e propozuar që duhet të paguajnë qytetarët varion nga 0.5 deri në 3.5 cent të euros, pra me një mesatare totale 2.5 cent të euros për çdo kilometër. Kjo do të thotë se në një rrugë me gjatësi 100 kilometra, pagesa për automjetet sipas konsulentit duhet te jetë mesatarisht 2.5 euro.
Ky është propozimi i konsulentit ndërkombëtar. Qeveria ka lajmëruar se, pas rrugës Milot-Morinë, tarifa e kalimit do të vendoset edhe në akse të tjera, por pa specifikuar se cilat do të jenë ato.

Ish-i burgosuri Jaka, njeriu që Rama i ka dhënë koncesionin e ushqimeve në spitale e kopshte ofendon protestuesit

Ish-i burgosuri për korrupsion Nikolin Jaka që ka kapur edhe Dhomën e Tregtisë ka dalë sot kundër protestuesve duke i ofenduar ata me të njëjtën gjuhë që flet edhe Rama. Po kush është ky njeri? Ky ëshstë as më shumë dhe as më pak por një nga ortakët kryesorë të këtij regjimi oligarkik. Rama I ka dhënë atij koncesionin e udhqimit në QSUT, kopshte dhe çerdhe. Ai është njeriu me të cilin Rama lejet e ndërtimit në Tiranë për trë paktën dy kulla nga 40 kate. Eshtë ky njeri që për shkak të kësaj ortakërie me ramën ka sulmuar sot protestuesit.
Deklarata e tij sot janë paniku që ka kapur jo më vetëm Ramën, por oligarkinë që po varfëron shqiptarët. Ata po e kuptojnë se fundi i Ramës është edhe fundi i regjimit të oligarkëve që po varfëron shqiptarët përmes rritjes së taksave që shkojnë për koncesionet që përfundojnë në xhepat e Ramës dhe ëtyre oligarkëve. Eshtë kohë për tu ngritur kundër këtij regjimi dhe për ti rrëzuar të gjithë së bashku.

Çfarë deklaroi sot ish-i burgosuri në krye të Dhomës së Tregtisë
Etiketimeve të Edi Ramës që i quajti qytetarët e Kukësit “vandalë” iu bashkuan biznesmenë dhe përfaqësues të shoqatave të biznesit që dolën në mbrojtje të dy kompanive private që kanë përfituar konçensionin e Rrugës së Kombit dhe që vjelin taksën prej 10 eurosh. Në konferencë ra në sy se gjuha e biznesmenëve ishte e njëjta me atë që përdori kryeministri Edi Rama duke e konsideruar protestën e qytetarëve të Kukësit si një “akt vandal”.
Ishte Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka që u shpreh se dënon çdo akt vandal ndaj pronës, duke iu referuar protestës së kuksianëve.
“Sot ne si Forum, dënojmë çdo akt vandal që ka shkaëtërruar një pasuri të sipërmarrjes private. Nëse ne duhet ta neglizhojmë këtë fakt, secili prej nesh duhet ta braktisi këtë vend” u shpreh Jaka.
Për më tepër, Jaka u shfaq i shqetësuar për retorikën që përdoret për biznesmenët që fitojnë konçensione dhe që quhen oligarkë. “Nuk ka oligarkë në Shqipëri, ka vetëm sipërmarrës. Të gjithë mediat botërore kanë dhënë lajmin për djegien e një prone të një biznesi. Çfarë mesazhi i japim sipërmarrjeve të huaja? Nuk duhet të krijojmë akuza të paqena që krijojnë panik te sipërmarrja”.
Një tjetër biznesmen, Luan Bregasi, kryetar i Biznes Albania shkoi më tej kur tha se “E ardhmja e këtij vendi janë koncensionet” dhe se mundësitë për ta ulur tarifën në Rrugën e Kombit janë zero.

Basha nga Shkodra: Tirania e krimit do rrëzohet, nuk do të falim askënd që ka bashkëpunuar me krimin dhe ka grabitur

Lulzim BASHA

27 vite më parë diktatura në frymën e saj të fundit preu në lulen e rinisë katër djem plot me ideale dhe ëndrra të mëdha për Shqipërinë si gjithë Europa.
Nderim përjetë Arben Brocit, Bujar Beshanakut, Besnik Cekës, Nazmi Kryeziut.
Sot në këtë ditë të dytë të shenjtë për besimtarët katolikë, ditën e dytë të Pashkës, është rasti të kujtojmë, bashkë me simbolikën e ringjalljes që ajo sjelle për besimtarët e krishterë, edhe bindjen tonë të thellë të cilën e përsërisim vit pas viti me praninë tonë në këtë altar të lirisë, se rrasa e varrit, nuk është fjala e fundit për 4 heronjtë tanë, heronjtë e Shkodrës, heronjtë e demokracisë që jetojnë dhe do të jetojnë në përjetësi, me veprën e tyre të pavdekshme.
Emrat e tyre që kumbojnë fort në në këtë shesh i kujtojnë Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë çmimin e shtrenjtë të lirisë me të cilin krenohet Shkodra, ky qytet djep i kulturës, i qytetarisë, i krenarisë kombëtare dhe bastion i demokracisë shqiptare.
4 heronjtë e 2 prillit dhe qindra qytetarë të plagosur e të dhunuar egërsisht nga shteti policor janë dëshmia në altarin e lirisë së kombit se demokracia në Shqipëri erdhi me përballje dhe trimëri qytetare, me sakrifica, me flijim.
Nderim dhe mirënjohje përjetë martirëve, heronjve, dëshmorëve të demokracisë.
Vrasja e Arbenit Brocit, Bujar Beshanakut, Besnik Cekës dhe Nazmi Kryeziut ishte pa dyshim një akt hakmarrje kriminale i regjimit që po rrëzohej. Ishte po ashtu instikti shtazarak për të mbjellur frikë dhe terror, që buronte nga vetë natyra e diktaturës në shembje të pakicës absolute mbi shumicën absolute të shqiptarëve.
Pushteti i çon tek dhuna, i çon tek hakmarrja, i çon tek krimi. Me 2 prill 1991 banditët me pushtet përzgjodhën më të mirët, më të vendosurit, më guximshmit sepse e dinin mirë se fundi do t’u vinte prej tyre.

Por sakrifica e tyre ngriti në këmbë Shkodrën dhe pas Shkodrës, të gjithë Shqipërinë. Çmenduria barabare nuk i vrau dot ëndrrat e tyre të pastra, nuk e ndali dot flurudhën e lirisë, që fluturoi me krahës e rinisë shkodrane, me krahët e rinisë shqiptare.
2 prilli i vitit 1991 i mori Shkodrës dhe demokracisë 4 jetë të pakthyeshme, por na dha një dëshmi sa të pashlyeshme, historike po aq edhe aktuale:
Për pushtetin dhe pasurinë e tyre, trashëgimtarët politikë të diktaturës nga Edi Rama, tek Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafa, kthehen në gen, kthehen në identitet, kthehen tek dhuna, tek urrejtja, tek krimi, tek shtypja, tek korrupsioni, kthehen tek grabitja e popullit dhe luksi për vete, tek pashpirtësia ndaj të tjerëve, kthehen tek diskriminimi politik dhe ekonomik.
Kjo dëshmi është sot më akute se kurrë. Rama, Ruçi dhe dhe pinjollët e tjerë të diktaturës komuniste duan pushtet dhe pasuri me çdo kusht e me çdo çmim. Njësoj si para 27 vitesh vjedhin votën, shkelin ligjin, dhunojnë qytetarët e pasurohen për vete.
Modeli i tyre është e shkuara, është krimi që vrau djem të rinj, janë kriminelët, është pasurimi i qeveritarëve dhe varfërimi i qytetarëve.
Edi Rama me një grusht klientësh oligarkë po grabit Shqipërinë, po grabit të varfërit. Ai e ka nxjerrë Shqipërinë në pazar dhe po e ndan me atë që e paguan më shumë. Shqipëria ka sot për kryeministër një njeri që grabit, vjedh dhe bën pazare dhe pastaj çon policinë për të mbrojtur këto pazare, si në “Rrrugën e Kombit”.
Për të varfërit ka taksa, ka polici, ka dhunë. Për Edi Ramë, Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin, Damian Gjiknurin, Ilir Beqën, Arben Ahmetajn, Gramoz Ruçin dhe oligarkët e tyre, ka ka para, liri dhe pandeshkueshmëri edhe kur janë të zhytur në krim dhe vjedhje.
Sot në krye të vendit është një bandë e zhytur në drogë dhe në krim. Gjysma e qeverisë është e dëndur në kokainë. Gjysma e qeverisë janë bashkëpunetorë të grupeve kriminale. Edi Rama bashkë me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri mundësoi dhe bashkëpunoi me trafikun e drogës nga Shqipëri.

Këta kanë ndërtuar një sistem ku një grup i strukturuar kriminal: politikanë-oligarkë-kriminelë kanë kapur shtetin, ekonominë, dhe gjithë Shqipërinë.
Nëse nuk çmontohet ky sistem kriminal Shqipëria do të marrë fund.
Ekonomia shqiptare po vdes nga droga, koncesionet korruptive, borxhi dhe grabitja e pasurive natyrore. Vendi nuk ka asnjë perspektivë ekonomike, nuk prodhon dot zhvillim, nuk krijon vende pune, nuk prodhon asgjë.
Ne Shqipërinë e Edi Ramës njësoj si në atë të diktaturës nuk ka te ardhme. Dhe emigracioni vazhdon te jete shpresa kryesore e njerëzve.
Ky është regjimi i sundimit të një grushti njerëzish që punojnë vetëm për një qëllim: të pasurohen për vete, të sundojnë përmes dhunës, grabitjes, gënjeshtrave dhe mashtrimeve.
Ky është muaji, ku maska e Edi Ramës ka rënë para çdo shqiptari.
Taksa e “Rrugës së Kombit”, TVSH-ja për bizneset e vogla, taksa e rritur e banesave dhe pronave, faturat e rritura të ujit dhe të dritave, përjashtimi i mijëra familjarëve nga ndihma ekonomike, janë aktet e fundit të një grabitqari dhe mashtruesi, që pasi vjedh, përbuz dhe tallet me popullin e tij.
Por unë i them sot nga Shkodra, se i ka bërë hesapet gabim.
I them sot nga Shkodra, se ajo që nisi në Kukës nuk do të ndalet dhe nuk ka për të ndalur, derisa tirania e krimit të rrëzohet!
5 ditë më parë e sfudoi popullin me fjalorin e tij të ndyrë.

Populli i Kukësit i dha përgjigjen e merituar. Ai ishte reagimi i njerëzve që nuk munden më të pranojnë taksat e rritura, të pranojnë kërbaçin dhe haraçin e Edi Ramës me një grusht njerëzish qëe pasurohen mbi gjakun dhe djersën e tyre.

Sot është e qartë për të gjithë:
Shqiptarët nuk kanë, shqiptarët varfërohen, shqiptarët largohen sepse
banda qeveritare e Edi Ramës i grabit, shpërdoron, vjedh, diskriminon dhe nuk jep më asnjë shpresë.
Regjimi i Edi Ramës kriminal dhe i korruptuar i Edi Ramës mbjell vetëm varfëri, papunësi, pasiguri. Ndaj Shkodrës, Kukësit dhe Veriut Edi Rama rezervon vetëm ndasi, urrejtje, diskriminim. Shkodra e ka provuar dhe e provon hakmarrjen primitive të Edi Ramës që e përmbyt dhe as nuk merr mundimin ta vizitojë e jo më ta dëmshpërblejë. Që i sa herë ndan fondet e shtetit e diskriminon Shkodrën dhe shkodranët si askënd tjetër.
Njësoj si etërit e tij politikë, Edi Rama beson se pushteti është mbi ligjin, mbi Kushtetutën, mbi liritë e të drejtat, mbi vetë individin dhe qytetarin e lirë. Se pushteti është dhuna, shtypja, poshtërimi, shfrytëzimi, arroganca dhe kërbaci për të tjerët, luksi dhe pasurimi për vete.
Në këto javë kam takuar qindra banorë të Shkodrës të përmbytur dhe të braktisur.
Kam biseduar me ju. Kam takuar kuksianë e mirëditorë të revoltuar. Dua t’ju them nga altari i lirisë, se ju nuk jeni vetëm, me ju është e gjithë Shqipëria. Nuk ka rrugë tjetër për të larguar të keqen përveçse përballjes me të, Kukësi u përball dhe e ndali të keqen.
Së bashku me Kukësin, do ta zbrapsim.
Le të jetë ky, një fillim i mbarë i pranverës që po vjen.
Detyra e madhe e PD dhe të gjithë njerëzve të thjeshtë dhe të ndershëm është për të shkëputur një herë e mirë lidhjet e politikës me krimin dhe lidhjet e qeverisë me oligarkët dhe interesat private në kurriz të popullit.

Një PD e çliruar nga korrupsioni, e çliruar nga krimi, e cliruar nga oligarkët ka vetëm një interes: interesin e njerëzve, interesin e shkodravëve, interesin e shqiptarëve.
Zotohemi së bashku në këtë altar të lirisë se gjithë sa kemi denoncuar si opozitë as nuk do ti falim, as nuk do t’i harrojmë kur të vijë ora e përgjegjësisë së pushtetit: ne nuk do falim askënd që ka bashkëpunuar me krimin, askënd që ka vjedhur dhe grabitur shqiptarët.
Nuk do të ketë politikan nga kryeministri deri tek punonjësit më të thjeshtë të administratës që nuk do japë llogari për vjedhjet, grabitjet, dhunimet që i janë bërë vendit, Kushtetutës dhe ligjit.
Ne do ta çlirojmë ekonominë nga oligarkët e paskrupuj dhe grabitqarë që vjedhin çdo gjë përmes koncesioneve, PPP-ve dhe pazareve me politikanë.
Të zotohemi t’ia heqim lakun në fyt biznesit të vogël, të rikthejmë projektin tonë ekonomik, më modernin në Ballkan, me përjashtimin nga TVSH-ja të gjithë sipërmarrjeve të vogla, me xhiro nën 12 milionë lek të reja në vit. Le të rikthejmë projektin tonë të zhvillimit të sigurtë, me standarde dinjitoze, me paga dhe punësim dinjitoz, me siguri dhe të ardhme për të gjithë qytetarët shqiptarë.
Nga ky vend i shenjtë për të gjithë demokratët dhe shqiptarët e lirë, deklarojmë edhe një herë, si çdo vit, se heronjtë e 2 prillit dhe ëndrrat e tyre janë frymëzimi ynë i pavdekshëm.
Shkodra, është djepi i shpresës dhe besimit, i forcës dhe mençurisë, i kurajos dhe vendosmërisë, ka prapë rolin dhe peshën historike, misionin për t’i prirë që sot betejës për të larguar bandën kriminale dhe për të celur një ditë të re të lirisë për çdo shqiptar e për mbarë Shkodrën.

Islami: Vetëm bashkimi dhe reagimi masiv është mënyra e vetme për të larguar Aleancën e Qelbësirave

Kastriot ISLAMI

Shqiptarët e veriut dhe të Kosovës që protestuan kundër taksës antikombëtare të rrugës së Kombit duhen mbështetur nga të gjithë qytetarët e ndershëm. Ka ardhur momenti që të gjithë qytetarët e ndershëm të veprojnë të bashkuar dhe masivisht. Vetëm bashkimi dhe reagimi masiv është mënyra e vetme për të larguar paqësisht Aleancën e Qelbësirave.
Sepse shqiptarët e ndershëm, Rama i ka varfëruar, i ka lënë papunë, i ka nxitur të largohen nga vendi, i ka vjedhur votat, i ka burgosur në dhunim të ligjit për dritat, i ka rënduar në ekstrem të papërballueshëm taksat, i ka mashtruar, e tjerë e tjerë dhe më së fundmi i ofenduar duke i cilësuar si “organi seksual që nuk ngrihet dot”.
Veriorët dhe kosovarët, të parët dhanë kushtrimin e shpresës, përmes një reagimi paqësor dhe një kërkese paqësore kundër taksës antikombëtare të rrugës së kombit. Por ata në thelb reaguan paqësisht edhe kundër taksës që shërbeu për të derdhur gotën e mbushur plot nga një mori prapësish të tjera të kësaj Aleance të Qelbësirave.
Pra ata në thelb filluan të reagojnë dhe të tregojnë se në Shqipëri ka shpresë, ka ndjenjë reagimi, se shqiptarët e ndershëm janë të gatshëm të ngrihen kundër pandershëmrisë, kundër Aleancës së Qelbësirave, kryetari i së cilës është Rama, që pasi i kishte ofenduar e kërkonte ti nënshtronte duke i taksuar, duke i goditur me shkopa e plumba gome, duke i gjakosur dhe arrestuar, i konsideron vandalë dhe po përpiqet ti izolojë nga revolta masive që zjen brënda çdo shqiptari të ndershëm. Prandaj duhet një bashkim i qytetarëve të ndershëm.
***
Ky bashkim duhet te jetë qytetar, mbarëkombëtar pa dallime partiake dhe pa synime politike. Ky bashkim mbarëkombëtar i qytetarëve të ndershëm ka për mision
të kthehet në një bashkim të qytetarëve të ndershëm, që ndonëse me bindje të ndryshme, kanë shqetësime të përbashkëta, janë njëlloj të varfër, njëlloj të papunë, njëlloj të ngarkuar me taksa, njëlloj të përzënë nga vendi, njëlloj të ofenduar, të goditur, të burgosur, të arrestuar… ;
të largojë urgjentisht Aleancën e Qelbësirave dhe pjellën e saj Rilindjen;
të largojë sa më shpejt Aleancën e Qelbësirave që mban në pushtet me votat e blera Rilindjen e “korrupsionit, krimit dhe narkotrafiqeve”;
të konsolidohet si një bashkim i qytetarëve të ndershëm që janë dhunuar, poshtëruar, ofenduar nga Rama që është drejtuesi i Aleancës së Qelbësirave dhe së fundmi rrëmbyer nga shteti policor i Rilindjes.
të hedhë me neveri në plehra talljet, ofendimet dhe etiketimet denigruese e Ramës për çdo verior, kosovar po shqiptar në përgjithsi, Rama në krye të Aleancës së Qelbësirave i ka bërë dhe po vazhdon me kokëfortësi më së fundmi edhe ti përçmojë se nuk janë në gjendje të reagojnë e ti etiketojë si vandalë;
të mbështesë më së pari veriorët dhe kosovarët që Rama i gjakosi, arrestojë dhe dhunoi, duke përdorur mekanizmat e mjetet policore dhe kriminelë të veshur me pushtet që drejtojnë Aleancën e Qelbësirave.

urgjentisht të mbështesë veriorët dhe kosovarët sepse ata nuk u ngritën vetëm për interesin e tyre të ngushtë, ata ishin të parët që goditën në zemër Aleancën e Qelbësirave nga qyteti simbol i mikpritjes të të dëbuarve nga regjimi i Millosheviçit;.
ti japë goditjen e merituar dhe fatale bartësve të ”korrupsionit, krimit dhe narkotrafiqeve” që janë gjeneralët e Aleancës së Qelbësirave.
të godasë klanin mafioz që po përçan shqiptarët dhe po përgatitet të fusë vendin në trazira e përplasje, sepse kështu tentohet t’i zgjatet jeta në pushtet Aleancës së Qelbësirave.
të shporrë të gjithë blerësit e votave e kërcënuesit e votuesve; sepse aty ka filluar ngjitja në pushtet e Aleancës së Qelbësirave dhe pikërisht aty qëndron edhe “forca” e saj për të tjetërsuar rezultatin zgjedhor;
të largojë nga pushteti të gjithë oligarkët që janë të lidhur me Ramën dhe që pasurohen dhe furnizojnë me para të dyshimta Aleancën e Qelbësirave;
të shkatërrojë lidhjen e krimit me shtetin sepse me paratë dhe forcën e krimit ushqehet Aleanca e Qelbësirave dhe Rilindja;
të shporrë shkaktarët e papunësisë e të varfërimit të tyre, që drejtojnë Aleancën e Qelbësirave, sinonim i “korrupsionit, krimit dhe narkotrafiqeve”;
të shkatërrojë kapjen e shtetit, të medias, të shoqërisë civile nga Aleanca e Qelbësirave dhe Rilindja;
të largojë nga parlamenti kriminelët e administrata publike, të paarsimuarit, sharlatanët që janë përfaqsuesit e Aleancës së Qelbësirave të emëruar nga Rama.
të shpëtojë vendin nga e Keqja që është bërë Model Suksesi dhe kërcënon të zbrazë Shqipërinë.

Tortura ndaj protestuesve të arrestuar, Berisha bën thirrje për revoltë popullore: Të hedhim në kosh klikën

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të ngrihen ne rnjë revolt mbarëpopullore.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se denoncon me forcën më të madhe qëndrimet barbare, antikushtetuese të kryegjykatësit, kryeprokurorit Edvin Kristaq Rama dhe të narkopolicëve dhe narkoprokurorëve të tij.
Sipas ish-Kryeministrit shqiptarët duhet të ngrihen dhe të hedhin në koshin e plehrave të historisë narkoshtetin dhe klikën e tij.
“Raporti i Avokatit te Popullit denoncon barbarite e Narkoshtetit:
– Rrembim te protestuesve pas mesnate apo arrestime pa mandat te plotesuara
– fallsifikime te dosjeve
– tortura çnjerezore, perdorimi i urise!
Te dashur miq, Raporti i Avokatit te Popullit per dhunen policore te krimineleve me uniforme, narkopolicve ne Kukes, me urdher te Edi Rames, sjell deshmi tronditese dhe denoncon dhe akuzon narkoshtetin per rrembime te verteta te qytetareve.
Rraporti verteton se protestuesit jane te rrembyer pasi ne kundershtim me kushtetuten ata jane te mbajtur te arrestuar pa dokumente, njelloj si te marre peng!
Po citoj:,”Elementi tjetër shqetësues nga ana proceduriale në rastin e arrestimeve të qytetarëve nga Kukësi që ndodhen aktualisht në komisariatet e Tiranës, është mungesa e dokumentacionit shoqërues për ndalimin e tyre dhe mos-vënia formalisht në kohën e duhur në dijeni e të ndaluarve për arsyet e ndalimit”.

Gjithashtu raporti verteton se narkopolicia ka bere:
-Falsifikim te dhenash. Keshtu ne raport shkruhet:
“Gjithsesi dokumentacioni paraqiste parregullsi pasi si orë e ndalimit të të arrestuarve shënohej ora e mbërritjes së tyre në komisariat(ne Tirane shenim i imi) dhe jo ora e ndalimit të tyre në momentin kur janë shoqëruar nga Policia në Kukës.
Në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku po mbahen aktualisht 13 të ndaluar situata ka qenë gjithashtu problematike. Grupi i inspektimit të Avokatit të Popullit ka konstatuar se plotësimi i procesverbaleve për të ndaluarit ka nisur vetëm rreth orës 16.00 të mbasdites(pra 13 ore pas grabitjes ne shtepite e tyre,shenim i imi) ndonëse ata ishin sjellë rreth orës 08.00 të mëngjesit në ambientet e Drejtorisë së Policisë.
Akoma me antikushtetuese provohet nderhyrja nga skandali i turpshem i rradhes i prokurorise politike.
Keshtu Avokati i popullit konstaton se u gjeten numra urdher arrestesh por jo urdher arreste te plotesuara nga prokurori, dmth policise me urdher te kryeprokurorit Edvin Kristaq Rama i eshte dhene blloku i urdher arresteve te prokurorise per ta plotesuar ajo vete.
Kjo nuk ka ndodhur as ne ditet me te zeza te diktatures. Keshtu ne raportin e Avokatit te Popullit thuhet se: “Në ato pak procesverbale që u janë vënë në dispozicion përfaqësuesve të Avokatit të Popullit, mungonte ora e kryerjes së ndalimit.

Në to citohej urdhëri i ndalimit nga Prokurori, por urdhëri nuk është vënë në dispozicion as të perfaqesuesve të Avokatit të Popullit dhe as të të ndaluarve. Personat që u pyetën nga ekipi i Avokatit të Popullit, u shprehën se as ata dhe as familjarët nuk ishin njohur me asnjë lloj arsyeje për ndalimin në momentin e prangosjes”.
Raporti i Avokatit te Popullit konstaton se ndaj protestusve te rrembyer u ushtruan nga narkopolicia,
– Tortura çnjerezore me privim te ushqimit. Ne raport thuhet:
“Deri në orën 14.00, në komisariatet 1 dhe 2 nuk ishte përmbyllur ende procedura për të bërë të mundur trajtimin e personave me ushqim. E njëjta situatë është konstatuar edhe në Drejtorinë e Policisë ku deri në orën e përfundimit të inspektimit (18:00) ende të ndaluarit nuk ishin trajtuar me ushqim.”
Duke shprehur solidaritetin tim me te madh me protestuesit guximtar dhe te pamposhtur te Kukesit, qendresen dhe kerkesat e tyre, denoncoj me forcen me te madhe keto qendrime barbare, antikushtetuese te kryegjykatesit, kreyprokurorit Edvin Kristaq Rama dhe te narkopoliceve dhe narkoprokuroreve te tij dhe ju beje thirrje shqiptareve te ngrihemi fuqishem ne nje revolte mbare popullore dhe te hedhim ne koshin e plehrave te historise narkoshtetin dhe kliken e tij!
Ketu me poshte keni raportin e zgjeruar te Avokatit te Popullit! sb
Arrestime të paligjshme, mungesë dokumentacioni, Avokati i Popullit akuza të rënda policies.

Poeti Agim Doçi: Nuk trembet populli i Kukësit dhe Gjakovës

Poeti, Agim Doçi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas fjalorit fyes të tij ndaj shqiptarëve që jetojnë në veri.
Doçi tha dje se fjalori i Ramës është përçarës dhe se ndarja e popullit në veriorë dhe në jugor duhet të marrë fund.
‘Atë fjalë që ka thënë Edi Rama se këtyre ‘malokëve’ nuk ju çohet le të vijë dhe ta provojë, se çfarë na çohet dhe çfarë s’na çohet.
Unë nuk kam pse ju bëj piar veriorëve apo jugorëve. Këto poshtërsi që ndodhin në këtë qeveri dhe këto budallallëqe për të përçarë popullin është gjynah.
Sot është e padurueshme, Shkodra përmbytet nuk shpallet gjendja e jashtëzakonshme, kapet qindra kg drogë nuk mban kush përgjegjësi, rritet çmimi i energjisë askush nuk mban më përgjegjësi. Qoftë Rama qoftë Xhafa kërkojnë të trembin popullin. Por populli i Kukësit dhe i Gjakovës nuk trembet’, u shpreh Doçi për syri.net.
‘Ishte e trishtueshme kur pashë me dhjetëra furgonë, ku 43 policë ishin të rendit dhe 27 ishin të FNSH-së, po të Kukësit, me skafandra dhe me mbrojtëse.

U takova me zotin Vatoci, drejtori i policisë, u takova me kreun e policisë rrugore dhe ju thashë mos i provokoni se banorët e Kukësit janë fisnikë. Kuptova se një sheqer në uthull ishin këto që ju thashë unë.
Me siguria ata kanë pasur një urdhër, pasi vendimi i Bashkisë së Kukësit ishte për një protestë të përhershme dhe jo të përkohshme. Ishin rreth 2 mijë qytetarë të cilët kishin 3 kërkesa.
Prej vitit 2016 konçensionarët që janë atje nuk kanë riparuar asnjë centimetër rrugë. Këto taksa janë një absurditet. Në krahun e djathtë të rrugës kishte shumë rrëshkitje. Unë nuk doja të kishte dhunë nga shkopinjtë dhe plumba gome nga këto që lëshuan këta policë.

Aktivisti i shoqërisë civile Erjon Kristo, thirrje intelektualëve: Të organizohemi për protestë, poshtë oligarkët!

1. Prokurorja e përgjithshme e përkohshme humbi besimin dhe mbështetjen time. Kjo grua me një fjalor më të kufizuar se pararendësi shikon vetëm atë që i thonë të shikojë, dhe jo ligjin.
2. Ministri i Brendshëm humbi besimin dhe mbështetjen time. Arrestimi i kuksianëve ka shkelje ligjore. Ushtrimi i terrorit në Kukës më kujtoi ’97.
3. Ambasadori Amerikan humbi mbështetjen dhe besimin tim. Herë tjetër kur të flasësh për peshk matu mirë se ne nuk jemi trupeshq. Erdhi prilli dhe skemi asgjë në tavë.
4. Ambasadori anglez humbi besimin dhe mbështetjen time. Ai u rreshtua krah qeverisë kundër popullit, pa bërë asnjë lloj analize.
5. Koncesionaret humben respektin tim.
6. U bëj thirrje gjithë intelektualëve të organizohemi për rezistencë.
7. U bëj thirrje vlonjatëve që të bëjnë gati portofolet se rruga e Vlorës do bëhet me lekë shumë shpejt. Boll duartrokitët. Erdhi koha për mospranim.
8. Poshtë PPP-të. Të gjitha. Poshtë oligarkët e majmur me gjakun tonë.
9. Kush përpiqet të mposhtë shpirtin protestues të popullit, i kujtoj thënien lapidare: Kush ja fut popullit, në fund e ha.
10. Edhe disa media dje humbën shikimin tim. U kishte bërë shumë përshtypje bloza pas djegies.