31.5 C
Tirana
E martë, 17 Qershor, 2025

Basha nga Shkodra: Po troket ora për betejë vendimtare, Kukësi vetëm fillimi, Rama ka hasmëri me Veriun

Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi nga Shkodra se opozita do të udhëheqë betejën vendimtare ndaj bandës në pushtet. Basha ka deklaruar se Rama i ka bërë llogaritë gabim me Kuksianët dhe shqiptarët. Ai deklaroi se ajo që ka nisur në Kukës është vetëm fillimi dhe se hapa të tjerë të fortë do të ndermerren ditët e ardhshme. Basha tha se Rama ka një urrejtje dhe hasmëri me Veriun e vendit. Nuk ëhstë vetëm Kukësi që i vendoset trau, por edhe Shkodra që nuk ka marrë asnjë ndihmë nga përmbytjet.
Nga memoriali i 4 Dëshmorëve të Demokracisë, Basha tha: “Njesoj si etërit e tij politikë, Edi Rama e ndëshkon Shkodrës, sepse pushteti është për të shtypja dhe shfrytëzimi, arroganca, dhe paraja dhe luksi për të.
Këto ditë kam takuar e biseduar me qindra shkodranë e lezhjanë e mirditorë dhe ju them se me ju është e gjtihë Shqipëria dhe nuk ka rrugë tjetër përveç përballjes me të. Kukësi u përball dhe e ndali të keqen dhe sëbashku me Kukësin do ta ndalim atë. Le të jetë ky nisja e pranverës së madhe që po vjen. Të shkëpusim njëhërë e mirë lidhjet e krimit em politikën.
Basha lëshoi sërish një sërë akuzash ndaj Ramës dhe qeverisë që ai drejton, si e implikuar me krimin dhe trafikun e drogës.

“Në krye të vendit qëndron një bandë kriminale, gjysma e qeverisë është bashkëpunëtore e grupeve kriminale. Rama me Tahirin bashkëpunoi me trafikantët e drogës në Shqipëri, kanë ndërtuar një sistem që një kanë kapur shtetin dhe ekonominë. Nëse nuk çmontohet ky sistem, Shqipëria merr fund.Vendi s’ka perspektivë ekonomike, nuk ka vende pune, nuk ka të ardhme, emigracioni vazhdon të jetë shpresa e shqiptarëve. Ky është muaji ku maska e Ramës ka rënë para çdo shqiptari.
Taksa e pronave, faturat e rritura të ujit e dritave, përjashtimi i familjeve nga skema e ndihmës ekonomike janë aktet e fundit të një grabitqari që pasi vjedh, tallet me popullin.
I them nga Shkodran se i ka bërë hesapet gabim, se ajo që nisi në Kukës nuk do ndalet dhe nuk ka për të ndalur derisa tirania e krimit të rrëzohet. 5 ditë më parë e sfidoi popullin me fjalorin e ndyrë, Kukësi i dha përgjigjen e merituar, s’munden më të pranojnë taksat e rritura.
Sot është e qartë, shqiptarët varfërohen e largohen se banda qeveritare e ramë si grabit. Rama rezervon ndasi, urrejtje e diskriminim. Në këto javë kam takuar banorët të Shkodrës, kuksianë të revoltuar , dua t’ju them se nuk jeni vetëm, me ju është gjithë Shqipëria. Kukësi u përball dhe e ndali të keqen, le të jetë ky një fillim i mbarë i pranverës që po vjen. Detyrë e madhe e PD dhe njerëzve të ndershëm është të shkëpusim lidhjet e politikës me krimin. Një parti demokratike e çliruar nga korrupsioni ka vetëm një interes, atë të njerëzve”, u shpreh Basha.

“Sot është e qartë për të gjithë:
Shqiptarët nuk kanë, shqiptarët varfërohen, shqiptarët largohen sepse
banda qeveritare e Edi Ramës i grabit, shpërdoron, vjedh, diskriminon dhe nuk jep më asnjë shpresë.
Regjimi i Edi Ramës kriminal dhe i korruptuar i Edi Ramës mbjell vetëm varfëri, papunësi, pasiguri. Ndaj Shkodrës, Kukësit dhe Veriut Edi Rama rezervon vetëm ndasi, urrejtje, diskriminim. Shkodra e ka provuar dhe e provon hakmarrjen primitive të Edi Ramës që e përmbyt dhe as nuk merr mundimin ta vizitojë e jo më ta dëmshpërblejë. Që i sa herë ndan fondet e shtetit e diskriminon Shkodrën dhe shkodranët si askënd tjetër.
Njësoj si etërit e tij politikë, Edi Rama beson se pushteti është mbi ligjin, mbi Kushtetutën, mbi liritë e të drejtat, mbi vetë individin dhe qytetarin e lirë. Se pushteti është dhuna, shtypja, poshtërimi, shfrytëzimi, arroganca dhe kërbaci për të tjerët, luksi dhe pasurimi për vete.
Në këto javë kam takuar qindra banorë të Shkodrës të përmbytur dhe të braktisur.
Kam biseduar me ju. Kam takuar kuksianë e mirëditorë të revoltuar. Dua t’ju them nga altari i lirisë, se ju nuk jeni vetëm, me ju është e gjithë Shqipëria. Nuk ka rrugë tjetër për të larguar të keqen përveçse përballjes me të, Kukësi u përball dhe e ndali të keqen.
Së bashku me Kukësin, do ta zbrapsim.

Le të jetë ky, një fillim i mbarë i pranverës që po vjen.
Detyra e madhe e PD dhe të gjithë njerëzve të thjeshtë dhe të ndershëm është për të shkëputur një herë e mirë lidhjet e politikës me krimin dhe lidhjet e qeverisë me oligarkët dhe interesat private në kurriz të popullit.
Një PD e çliruar nga korrupsioni, e çliruar nga krimi, e cliruar nga oligarkët ka vetëm një interes: interesin e njerëzve, interesin e shkodravëve, interesin e shqiptarëve.
Zotohemi së bashku në këtë altar të lirisë se gjithë sa kemi denoncuar si opozitë as nuk do ti falim, as nuk do t’i harrojmë kur të vijë ora e përgjegjësisë së pushtetit: ne nuk do falim askënd që ka bashkëpunuar me krimin, askënd që ka vjedhur dhe grabitur shqiptarët.
Nuk do të ketë politikan nga kryeministri deri tek punonjësit më të thjeshtë të administratës që nuk do japë llogari për vjedhjet, grabitjet, dhunimet që i janë bërë vendit, Kushtetutës dhe ligjit.
Ne do ta çlirojmë ekonominë nga oligarkët e paskrupuj dhe grabitqarë që vjedhin çdo gjë përmes koncesioneve, PPP-ve dhe pazareve me politikanë.
Të zotohemi t’ia heqim lakun në fyt biznesit të vogël, të rikthejmë projektin tonë ekonomik, më modernin në Ballkan, me përjashtimin nga TVSH-ja të gjithë sipërmarrjeve të vogla, me xhiro nën 12 milionë lek të reja në vit. Le të rikthejmë projektin tonë të zhvillimit të sigurtë, me standarde dinjitoze, me paga dhe punësim dinjitoz, me siguri dhe të ardhme për të gjithë qytetarët shqiptarë.
Nga ky vend i shenjtë për të gjithë demokratët dhe shqiptarët e lirë, deklarojmë edhe një herë, si çdo vit, se heronjtë e 2 prillit dhe ëndrrat e tyre janë frymëzimi ynë i pavdekshëm.
Shkodra, është djepi i shpresës dhe besimit, i forcës dhe mençurisë, i kurajos dhe vendosmërisë, ka prapë rolin dhe peshën historike, misionin për t’i prirë që sot betejës për të larguar bandën kriminale dhe për të celur një ditë të re të lirisë për çdo shqiptar e për mbarë Shkodrën”, deklaroi Basha.

Revolta zbret në rrugët e Tiranës, situata si në vitin 1991

Revolta e Kukësit ka zbritur në rrugët e Tiranës. Rrugët e kryqytetit janë mbushur me parrulla që të kujtojnë revoltën e vitit 1991 kundër diktaturës.
Protesta e qytetarëve të Kukësit dhe e mjaft shqiptarëve të Kosovës ditën e Shtunë në Kalimash, duket se nuk do të mbyllet ashtu siç do të donte Edi Rama, me arrestimet e shumta të policisë të bëra gjatë natës.
Ajo është zhvendosur në Tiranë dhe duket se solidariteti sa vjen e rritet.
Ditën e sotme përveç qindra njerëzve të grumbulluar përball drejtorisë së Policisë në Tiranë të cilët kërkojnë lirimin e të arrestuarve, të tjerë kanë protestuar duke shkruar parulla të shumta nëpër mure dhe ura.
Tekstet e tyre ngjasojnë më së shumti, si në një prag rrëzimi diktature.
“Ju s`keni mjaftueshëm pranga për të gjithë ne’, ‘Kur dhuna bëhet ligj liria është afër’, ‘Liri për Kukësin’, shkruajnë qytetarët e Tiranës.

Oligarkët në Dhomën e Tregtisë mbrojnë taksën në “Rrugën e Kombit”, i shpallin luftë popullit. Betejë edhe me ta

Oligarkët brenda Dhomës së Tregtisë kanë dalë sot në mbrojtje të taksës së Ramës për Rrugën e Kombit. Të udhëhequr nga pazaret me Ramën dhe jo nga intersat e qytetarëve oligarkët janë rreshtuar sot në krah të Ramës duke i shpallur luftë popullit. Nikolin Jaka që është edhe Kryetari ikësja dhome turpi të bërë bahskë me qeverinë për të grabitur qytetarët rezulton të jetë ortak në biznese me koncesionarin. Kjo është edhe arsyeja që të gjithë janë bashkuar kundër popullit që është aktualisht i pa mbrojtur dhe ka mbështetje vetëm tek opozita.
Sjellja e këtyre oligarkëve nuk mund të jetë e papritur sepse janë këta që pasurohen mbi kontratat e koncesioneve që ndajnë bahskë me Ramën. Eshtë kjo edhe arsyeja se përse ata dalin kundër popullit se ata janë përfituesit direkt të kësaj rrjepje që po i bëhet shqiptarëve me rritjen e taksave për koncesionet që ata marrin në mënyrë abuzive. Shqiptarët duhet ta kenë të qartë se kjo nuk do të jetë një betejë e lehtë sepse janë bërë bashkë pushteti politik dhe pushteti i parasë së pistë të oliugarkëve, por askush nuk do të mundet ti shpëtojë zemërimit popullor dhe revoltës. Populli është ngritur nga Kukësi në të gjithë Shqipërinë dhe të gjithë duhet të kuptojnë se betejën nuk e kanë vetëm me Ramën që është instrument i oligarkëve, por edhe me vetë këta oligarkë që ndajnë paratë me Ramën duke grabitur shqiptarët.

Mediat Greke: Indinjatë popullore në Shqipëri nga rritja e madhe e taksave nga qeveria, situata mund të dalë jashtë kontrollit

Mediat greke rapportojnë se në Shqipëri situate mun të dalë jashtë kontrollit për shkak të indinjatës së madhe popullore nga rritja e taksave të qeverisë. Episodet në veri të Shqipërisë janë publikuar edhe në disa nga gazetat më të mëdha elektronike greke. Këto të fundit, theksin e kanë vënë tek episodet e dhunshme gjatë protestës në Kukës.
“Shqiptarët protestojnë kundër taksës se rrugës nacionale, që u konsiderua tepër e shtrenjtë,” shkruhet ne CNN.gr, ku përmenden episode të dhunshme që u shënuan mes policisë dhe qytetarëve.
“Opozita i kundervihet qeverise për çështjen që ka dalë jashtë kontrollit në fundjavë në Shqipëri. Çmimet e larta të taksës rrugore kane shkaktuar indinjatë të thellë te popullit shqiptar dhe kosovar”, thuhet ne media, të cilat e shoqerojne lajmin me pamje nga incidentet e dhunshme.

Berisha publikon raportin tronditës: Si u rrëmbyen protestuesit pas mesnate me urdhër të Ramës!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar konstatimet e Avokatit të Popullit lidhur me arrestimin e 23 personave në Kukës, të cilët protetsuan kundër taksës në Rrugën e Kombit.
Berisha ka evidentuar shkeljet e rënda ligjore sesi ata ‘u rrëmbyen” nga Policia me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Ja mesazhi i plotë i Berishës:
Raporti i Avokatit te Popullit denoncon barbarite e Narkoshtetit:
– Rrembim te protestuesve pas mesnate apo arrestime pa mandat te plotesuara
– fallsifikime te dosjeve
– tortura çnjerezore, perdorimi i urise!
Te dashur miq, Raporti i Avokatit te Popullit per dhunen policore te krimineleve me uniforme, narkopolicve ne Kukes, me urdher te Edi Rames, sjell deshmi tronditese dhe denoncon dhe akuzon narkoshtetin per rrembime te verteta te qytetareve.
Rraporti verteton se protestuesit jane te rrembyer pasi ne kundershtim me kushtetuten ata jane te mbajtur te arrestuar pa dokumente, njelloj si te marre peng!

Po citoj:”Elementi tjetër shqetësues nga ana proceduriale në rastin e arrestimeve të qytetarëve nga Kukësi që ndodhen aktualisht në komisariatet e Tiranës, është mungesa e dokumentacionit shoqërues për ndalimin e tyre dhe mos-vënia formalisht në kohën e duhur në dijeni e të ndaluarve për arsyet e ndalimit”.
Gjithashtu raporti verteton se narkopolicia ka bere:
-Falsifikim te dhenash. Keshtu ne raport shkruhet:
“Gjithsesi dokumentacioni paraqiste parregullsi pasi si orë e ndalimit të të arrestuarve shënohej ora e mbërritjes së tyre në komisariat(ne Tirane shenim i imi) dhe jo ora e ndalimit të tyre në momentin kur janë shoqëruar nga Policia në Kukës.
Në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku po mbahen aktualisht 13 të ndaluar situata ka qenë gjithashtu problematike. Grupi i inspektimit të Avokatit të Popullit ka konstatuar se plotësimi i procesverbaleve për të ndaluarit ka nisur vetëm rreth orës 16.00 të mbasdites(pra 13 ore pas grabitjes ne shtepite e tyre,shenim i imi) ndonëse ata ishin sjellë rreth orës 08.00 të mëngjesit në ambientet e Drejtorisë së Policisë.
Akoma me antikushtetuese provohet nderhyrja nga skandali i turpshem i rradhes i prokurorise politike.

Keshtu Avokati i popullit konstaton se u gjeten numra urdher arrestesh por jo urdher arreste te plotesuara nga prokurori, dmth policise me urdher te kryeprokurorit Edvin Kristaq Rama i eshte dhene blloku i urdher arresteve te prokurorise per ta plotesuar ajo vete.
Kjo nuk ka ndodhur as ne ditet me te zeza te diktatures. Keshtu ne raportin e Avokatit te Popullit thuhet se: “Në ato pak procesverbale që u janë vënë në dispozicion përfaqësuesve të Avokatit të Popullit, mungonte ora e kryerjes së ndalimit. Në to citohej urdhëri i ndalimit nga Prokurori, por urdhëri nuk është vënë në dispozicion as të perfaqesuesve të Avokatit të Popullit dhe as të të ndaluarve. Personat që u pyetën nga ekipi i Avokatit të Popullit, u shprehën se as ata dhe as familjarët nuk ishin njohur me asnjë lloj arsyeje për ndalimin në momentin e prangosjes”.
Raporti i Avokatit te Popullit konstaton se ndaj protestusve te rrembyer u ushtruan nga narkopolicia,
– Tortura çnjerezore me privim te ushqimit. Ne raport thuhet:
“Deri në orën 14.00, në komisariatet 1 dhe 2 nuk ishte përmbyllur ende procedura për të bërë të mundur trajtimin e personave me ushqim. E njëjta situatë është konstatuar edhe në Drejtorinë e Policisë ku deri në orën e përfundimit të inspektimit (18:00) ende të ndaluarit nuk ishin trajtuar me ushqim.”
Duke shprehur solidaritetin tim me te madh me protestuesit guximtar dhe te pamposhtur te Kukesit, qendresen dhe kerkesat e tyre, denoncoj me forcen me te madhe keto qendrime barbare, antikushtetuese te kryegjykatesit, kreyprokurorit Edvin Kristaq Rama dhe te narkopoliceve dhe narkoprokuroreve te tij dhe ju beje thirrje shqiptareve te ngrihemi fuqishem ne nje revolte mbare popullore dhe te hedhim ne koshin e plehrave te historise narkoshtetin dhe kliken e tij!
Ketu me poshte keni raportin e zgjeruar te Avokatit te Popullit! sb

Avokati i Popullit akuza të rënda policies: Arrestime të paligjshme, mungesë dokumentacioni
21 qytetarë kuksianë të arrestuar nga policia në mënyrë të jashtëligjshme gjatë natës ndodhen në Tiranë. Për asnjë prej tyre nuk nuk ka dokumente se për çfarë është ndaluar nga policia.
Kështu raporton Avokati i Popullit në inspektimin që ka bërë gjatë ditës së sotme. Sipas tyre, kuksianët ndodhen në Policinë e Tiranës dhe në ambientet e komisariateve numër 1 dhe 2 në kryeqytet.
Njoftimi i plotë i Avokatit të Popullit:
Institucioni i Avokatit të Popullit, në vijim të detyrës së tij kushtetuese dhe ndjekjes së problematikave të ditës së djeshme në Kukës, ka zhvilluar gjatë gjithë ditës së sotme vizita inspektuese në dhomat e paraburgimit ku janë sjellë qytetarë të ndaluar pas pjesëmarrjes në protestën e djeshme në Rrugën e Kombit.
Nga inspektimet e grupeve të punës të Avokatit të Popullit rezulton se në Drejtorinë e Policisë në Tiranë po mbahen aktualisht 13 persona, në Komisariatet 1 dhe 2 nga katër persona, ndërsa tre persona të tjerë ndodhen të shpërndarë në komisariate të tjerë të kryeqytetit.

Ekspertët e Avokatit te Popullit, konstatojnë se ndonëse ndaj asnjërit prej të ndaluarve nuk është ushtruar dhunë dhe asnjëri prej këtyre të ndaluarve nuk ka pretenduar të jetë ushtruar dhunë mbi të, situata paraqitet problematike në lidhje me komunikimet formale të shkakut të privimit nga liria të këtyre personave.
Deri në orën 14.00, në komisariatet 1 dhe 2 nuk ishte përmbyllur ende procedura për të bërë të mundur trajtimin e personave me ushqim. E njëjta situatë është konstatuar edhe në Drejtorinë e Policisë ku deri në orën e përfundimit të inspektimit (18:00) ende të ndaluarit nuk ishin trajtuar me ushqim.
Avokati i Popullit u ka kërkuar autoriteteve policore që të bëjnë trajtimin ushqimor dhe shëndetësor të të ndaluarve që ndodhen në mjediset e paraburgimit për të shmangur klasifikimin e gjendjes së tyre si trajtim çnjerëzor.
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka komunikuar personalisht në rrugë telefonike me drejtorin e përgjithshëm të Policise i cili ka garantuar se problemi edhe nëse ka eksituar mund të ketë qenë vetëm teknik dhe ka garantuar që situata është zgjidhur. Çështja do të vijojë të mbahet në qendër të vëmendjes nga grupet e mëtejshme të inspektimit të Avokatit të Popullit.

Elementi tjetër shqetësues nga ana proceduriale në rastin e arrestimeve të qytetarëve nga Kukësi që ndodhen aktualisht në komisariatet e Tiranës, është mungesa e dokumentacionit shoqërues për ndalimin e tyre dhe mos-vënia formalisht në kohën e duhur në dijeni e të ndaluarve për arsyet e ndalimit.
Në komisariatin nr.1 në Tiranë, ekipit të përfaqësuesve të Avokatit të Popullit që kishin shkuar për inspektim (ora e inspektimit 13:00) nuk iu dhanë dokumentet përkatëse por iu bë e ditur se ato ndodhen në sistemin elektronik të Policisë ndonëse në Komisariat nuk kishin kopje të tyre.
Në komisariatin nr.2 të Policisë, Tiranë, dokumentacioni për të katër të ndaluarit ka qenë prezent. Gjithsesi dokumentacioni paraqiste parregullsi pasi si orë e ndalimit të të arrestuarve shënohej ora e mbërritjes së tyre në komisariat dhe jo ora e ndalimit të tyre në momentin kur janë shoqëruar nga Policia në Kukës.
Në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku po mbahen aktualisht 13 të ndaluar situata ka qenë gjithashtu problematike. Grupi i inspektimit të Avokatit të Popullit ka konstatuar se plotësimi i procesverbaleve për të ndaluarit ka nisur vetëm rreth orës 16.00 të mbasdites ndonëse ata ishin sjellë rreth orës 08.00 të mëngjesit në ambientet e Drejtorisë së Policisë.

Nga ana proceduriale veprimet janë kryer me parregullsi dhe vonesa. Në ato pak procesverbale që u janë vënë në dispozicion përfaqësuesve të Avokatit të Popullit, mungonte ora e kryerjes së ndalimit. Në to citohej urdhëri i ndalimit nga Prokurori, por urdhëri nuk është vënë në dispozicion as të perfaqesuesve të Avokatit të Popullit dhe as të të ndaluarve.
Personat që u pyetën nga ekipi i Avokatit të Popullit, u shprehën se as ata dhe as familjarët nuk ishin njohur me asnjë lloj arsyeje për ndalimin në momentin e prangosjes.
Ekipet e punës së Avokatit të Popullit, po vazhdojnë ndërkohë edhe në orët e mbrëmjes verifikimet dhe inspektimet në të gjitha komisariatet ku janë shpërndarë qytetarët e ndaluar nga qyteti i Kukësit.
Avokati i Popullit do të vijojë të monitorojë me korrektesë dhe përgjegjësi situatën, për të bërë të mundur garantimin e të drejtave të ligjshme të qytetarëve.

Arrestimet politike për “Rrugën e Kombit”/ Paditen prokurorët dhe policët. Ja 4 veprat penale që akuzohen

Këshilltarët Bashkiakë të Kukësit kanë ngritur një padi për prokurorët dhe policët që kanë lëshuar dhe ekzekutuar urdhërarrestet për protestuesit kuksianë.
Arrestimet prej dy ditësh janë cilësuar si të paligjshme nga ana e familjarëve po dhe njohës të procedurave ligjore. Kjo pasi për disa orë me rradhë nga ana e Policisë nuk u dha asnjë informacion në lidhje me shëndetin e familjarëve por edhe për vendodhjen e tyre.
Mbi ta rëndojnë 4 vepra penale, të kryera në bashkëpunim:
“Heqja e paligjshme e lirisë” (neni 110);
“Shpërdorimi idetyrës” (neni 248);
“Kryerja e veprimeve arbitrare” (neni 250): “
“Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme” (neni 251),
Në padinë e këshilltarë kuksianë thuhet se ndalimet janë kryer sipas metodave që ndjekin regjimet totalitare, duke shkelur të gjitha standardet dhe parimet që sanksionohen në Kushtetutë. “Urdhrat e ndalimit janë ekzekutuar duke hyrë dhunshëm dhe duke ndaluar qytetarët në harkun kohor 02.00 – 3.30 të mëngjesit.”- thuhet në padi.
Këshilltarët e Bashkisë së Kukësit besojnë se urdhërarrestet janë lëshuar me një akt të motivuar politikisht nga organi i prokurorisë në Kukës, që nuk ka kryer procedurë të hetimit të pavarur dhe te paanshëm.

“Nxjerrja pa kryer asnjë verifikim apo hetim e urdhrave të ndalimit, është bërë me qëllimin kriminal të frikësimit të banorëve dhe intimidimit të tyre për të mos ushtruar të drejtën kushtetuese të tubimit dhe lirisë së shprehjes”.
Në padi theksohet se, duke mos patur nevojë urgjente, ekzekutimi i urdhrave të ndalimit, duhet të ekzekutoheshin në harkun kohor 07.00 deri në 20.00. “Hyrja në banesë në mes të natës, në një kohë ku të gjtihë familjarët e personave të ndaluar dhe veta ata, janë në gjumë, si dhe në kushtet kur këta persona nuk paraqesin asnjë rrezikshmëri shoqërore, si dhe pranimi i kësaj forme të kundërligjshme nga ana e prokurorëve, përbën shpërdorim detyre për prokurorët dhe punonjësit e Policisë së Shtetit.”-thuhet në padinë e këshilltarëve bashkiakë të Kukësit.
Edhe Avokati i Popullit pohoi të dielen së për disa nga protestuesit nuk kishte urdhër arresti, në kohën kur është kryer inspektimi, rreth orës 13.00. Avokati i Popullit bëri publik faktin se të ndaluarit janë keqtrajtuar, duke mos u dhënë ushqim deri pas drekës.
Këshilltarët e Bashkisë së Kukësit theksojnë se “nënshtrimi i organit të prokurorisë ndaj urdhrave politikë e qeveritarë është fund i demokracisë në vend dhe nevojiten masa urgjente të frenimit të këtij fenomeni të kundërligjshëm.”
Këshilltarët i qëndrojnë bindjes se qytetarët protestuan në mënyrë të ligjshme kundër padrejtësisë së qeverisë që i grabit ata nëpërmjet taksës 10 euro vajtjeardhje për autoveturat dhe 45 euro për kamionët, prandaj kanë hequr pikat e ndalesës dhe pagesës të vendosura në pronën publike.

Protestuesit rrethojnë Drejtorinë e Policisë

Qindra qytetarë kanë bllokuar rrugën ku ndodhet Drejtoria e Policisë e Tiranës, tek “Myslym Shyri” në shenjë proteste për atë që ndodh në Rrugën e Kombit dhe u kërkojnë në mënyrë simbolike drejtuesve të mjeteve 5 euro për të kaluar.
Në disa momente duhet ndërhyrja e deputetëve të PD-së për të liruar lëvizjen e makinave. Dhjetra qytetarë të Kukësit prej ditës së djeshme ndodhen para drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku janë transferuar të arrestuarit për protestën në Rrugën e Kombit.
ruga para Drejtorisë së Policisë së Tiranës është bllokuar nga familjarët e 23 personave që u arrestuan në Kukës pas protestës në Rrugën e Kombit. Ata mbështeten nga deputetët e PD-së dhe bashkarisht kanë kërkuar lirimin e të akuzuarve për “vandalizëm”, siç u shpreh dje kryeministri Edi Rama.
Policia i ka larguar nga trotuari, pasi pengonin kalimin e qytetarëve; të revoltuarit kanë qendruar aty që nga dita e djeshme, kur të afërmit e tyre u sollën ngë Tiranë nga komisariati i Kukësit, ku siç u tha, nuk kishte kapacitet për t’i mbajtur aq shumë të prangosur njëherësh. Pasi janë detyruar të spostohen, protesuesit janë zhvendosur në rrugën ku qarkullonin automjetet, duke bllokuar kalimin.

Profesor Kabo ka një paralajmërim për qeverinë: Ndaluni… para se të jetë vonë!

Përparim KABO

Protesta e sotme dhe ndonjë tjetër paralajmëruese me kamion në rrugën e kombit në lidhje me pagesën për të kaluar atje duhen lexuar me vemendje…Ka një argument që nuk mund të anashkalohet…ajo rrugë është ndërtuar me fonde nga buxheti shtetit dhe me kredi tregetare me një interes të kripur.
Të dy keta burime monetare dalin nga xhepat e qytetarve tane se pari si taksa qe mbushin buxhetin dhe se dyti si % bankare qe ne paguajme per kredine po nga buxheti se eshte kredi e marr nga qeveria qe e vuri ne planet e saja te ndryshimit te vendit ndertimin e kesaj rruge duke realizuar nje veper monumentale. Kjo rruge eshte me shume se rruge, eshte ndryshimi historise, eshte bashkimi truallit te atdheut, eshte endrra pertej endrres sepse lidhi atdheun tone ne trevat natyrore, eshte arterie zhvillimi …e kombit shqiptar…ndaj tarifa të tilla me të larta se ë Gjermani dhe në Zvicër janë jashtë logjikës.
Si qytetar ju them ndaluni…para se të jetë vonë, rishikoheni dhe ndryshoheni. 1 euro max 1 euro e gjysmë është e pranueshme. Edhe diçka…qyteti Kukësit nuk duhet të paguaj…ata njerëz e kanë parapaguar jo këtë tarifë por shumë më tepër me atë që bënë në krizën e Kosovës…Mirenjohje atij komuniteti…!
Atje ku ka varfëri nuk duhet të shkojnë shtrëngimet monetare por duhet të shkojnë tolerimet dhe zhvillimi…!
Ndryshe pakënaqesia përzjerë edhe me aventurën dhe negativitetin mund të degradojnë edhe në dhunë si edhe pamë. Përballë atyre pamjeve të gjithë jemi të humbur, por në rradhë të parë shteti shqiptar !

Washington Post: Shqipëria në revoltë

Edhe mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar protestën e zhvilluar sot në Kukës, për heqjen e tarifës së lëvizjes në Rrugën e Kombit. Prestigjiozet Reuters, Washington Post, The New York Times janë disa nga mediat të cilat raportuan dhunën që pasoi protestën e banorëve, të cilët u përplasën ashpër me policinë.
Protesta e zhvilluar në Kukës kundër tarifës së vendosur nga qeveria për kalimin në Rrugën e Kombit ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.
Agjensi si Reuters, Washington Post, The New York Times, Russia Today, Xinhua apo TGcom.
Episodet e dhunshme kanë qenë në qendër të vëmendjes në shkrimet e këtyre mediave, të cilat përshkruajnë çastet kur protestuesit e zemëruar goditën me gurë drejt policisë dhe i vunë flakën sporteleve në shenjë kundërshtie ndaj tarifës.
Mediat citojnë protestuesit të cilët deklaruan se taksa që varion nga 2.5 euro për motorët deri në 22.5 euro për kamionët, përbën vjedhje.

Prestigjiozet gjithashtu shkruajnë edhe për reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili deklaroi se dhuna ndaj pronës dhe policisë do të ndëshkohet.
Nuk mbeti jashtë vëmendjes as reagimi i presidentit Ilir Meta, i cili bëri thirrje për qetësi dhe dialog, si dhe i kryetarit të opozitës Lulzim Basha, i cili i kërkoi kryeministrit Rama pezullimin e tarifës për kalimin në Rrugën e Kombit.
Shkrimet e këtyre mediave përfundojnë me kundërshtinë e shprehur edhe nga pala kosovare për taksimin e lëvizjes. Siç raportojnë Reuters e The New York Times, rruga e papërfunduar tërheq shumë turistë nga Kosova të cilët shijojnë vijën bregdetare të munguar në shtëpi.
Një konsorcium ndërkombëtar pritet të përfundojë një pjesë të segmentit, të mirëmbajë rrugën dhe të mbledhë taksën e një koncesioni 30-vjeçar.