“Dy fjale per llum-kazanin!
“Rruga e Kombit”, qe ti e quaje dikur “Rruga e Asgjekundit” o llum-kazani, vertet ka kushtuar 1.2 miliarde euro por per te ngjallur urrejtje kombetare ti u fshehe shqiptareve se ajo rruge i ka sjelle Shqiperise mbi 300 milione euro ne vit te ardhura, pra deri sot mbi 2.5 miliarde euro, nga te cilat 90% Shqiperise bregdetare dhe Tiranes!
Prandaj o llum-kazan leri turfullimet e kercenimet e tua frymendara e plote urrejtje, me kod penal e narkopolice, dhe hiqe menjehere taksen tende plaçke ne “Rrugen e Kombit” se e zeza te pret ty dhe kliken tende!
Revolta qytetare do fitoje!”, shkruan Berisha në Facebook.
Berisha-Ramës: Hiq menjëherë taksën se e zeza të pret ty dhe klikën tënde!
Mediat në Itali: Revoltë në Shqipëri!
Gjatë gjithë ditës së sotme, mediat televizive italiane kanë përcjellë në kohë reale protestën e zhvilluar në Rrugën e Kombit në Shqipëri.
TGCOM 24 i Mediaset informon se, “janë zhvilluar përleshje të dhunshme mes forcave të rendit e manifestuesve që protesojnë kundër pagesës së detyruar për automjetet që do të qarkullojnë në autostradën Tiranë-Kosovë. Ka të plagosur mes manifestuesve dhe forcave të rendit, ndërsa për kryeminsitrin Edi Rama e gjithë kjo është “një dhunë barbare”, shkruanTGCOM24.
Gjthashtu dhe kanali RaiNeës i televizionit publik italian Rai ka informuar se në Shqipëri protesta kundër pagesës në autostradë kë degjeneruar në përleshje e flakë.
“Turma e zemëruar, shkruajnë gazetarët e RaiNeës i ka vënë flakën kabinave të autostradës. Goditjeve me gurë nga ana e manifestuesve, policia i është përgjigjur me shkopa gome. Kryeministri Rama është shprehur se kjo dhunë barbare do të marrË pëgjigjen e merituar”, informon RaiNeës.
Po të njëtin informacion kanë shëpërndarë dhe agjensitë e lajmeve si Ansa, ToDay, etj.
Unë jam Kuksian!
Nga Erl KODRA
Po e filloi me një pyetje ekzistenciale, sepse me siguri çdo njëri prej jush e ka provuar dhe do ta kuptojë fare mirë atë:
A luhet me bukën e fëmijve?
Ju lutem, ndaloni për një moment dhe shikojeni mirë se çfarë po ndodh me vendin tonë; një qenie ordinere dhe gojë hale e ka shaluar Shqipërinë dhe po i duket vetja një lloj hamshori pallëmadh, që nuk ngopet me viktimën e tij.
E ka shtrirë përtokë të mjerën, dhe tek i rras duart nëpër rrobat e leckosura dhe të zhubravitura në baltë, herë i shkulë flokët, herë i rrjep lëkurën e gjoksit, ndërkohë që e godet pa mëshirë me grushte në stomak, i këputë edhe një të sharë plotë ndyrësi, nga ato që vetëm goja e tij di të nxjerrë.
Manjaku i sëmurë do ta vdesi fare viktimën e tij, ndërkohë që ajo, viktima pra, është Nëna jonë, vendi ynë, shtëpia jonë, vatra jonë, gjithçka kemi në këtë dhe në atë jetë, në këtë dhe në atë botë.
Duke shkruar këto rradhë, po mendoja se vërtetë në shqiptarët jemi popull fatkeq. Mbase mund të jetë moment dëshpërimi; por e gjejë të vështirë një shpjegim të arsyeshëm për gjëmën që na ka zënë. Pse u dashka shkuar deri në zgrip të ekzistencës?
Pse duhet të durojmë të vidhemi, të grabitemi, të mashtrohemi, të përçmohemi, të fyhemi, të rrihemi nga i ashtuquajturi shteti “ynë”?
Pse duhet të ndjehemi “të huaj” në vendin tonë, në shtëpitë tona, në tokën tonë?
Pse duhet të mbajmë në kurriz një grup mafiozësh që kanë zaptuar zyrat e shtetit? Pse duhet të pranojmë fyerjet në vetë të parë të Kryeministrit Edi Rama, teksa dridhet nga një ekzaltim pervers dhe fyen dhe kërcënon ‘on bloc’ në Parlament një popull të tërë?!
Bëmat e këtij njeriu po kalojnë çdo lloj imagjinate. Harbutëria e tij nuk po njeh kufi. Babëzia e tij po hanë të gjallë me mijëra familje shqiptare, ndërkohë që ai nuk ndalet para asgjëje, as para bukës së fëmijve shqiptar, as para qindra mijëra të tjerëve që e braktisën Shqipërinë rrugëve të Europës. Ky birbo nuk po kursen asgjë kombëtare, por teksa po shkallmon themelet e ekzistencës nacionale, kinse sulmon si hienat, duke përdorur Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë Përgjithshme.
Sot nisi fillimi i fundit të tij në Rrugën e Kombit. Populli i Kukësit dhe i gjithë Malësive të Veriut refuzoi me përçmim politikën anti kombëtare të Edi Ramës. Kur zullumi trashet, fundi është afër. Sot të gjithë shqiptarët duhet të deklarojnë pa frikë:
Unë jam Kuksian!
Unë barbar?
Artur Kurtallari
Sot u shpall barbar nga qeveria populli i varfër që strehoi 500 mijë dardanë të dëbuar nga lufta dhe i nominuar për çmimin nobël për paqe! U shpall barbar populli që në vitin e mbrapshtë 1997 nuk ngriti asnjë pushkë vëllavrasjeje! U shpall barbar populli që nuk prodhon asnjë krim gjatë gjithë vitit! U shpall barbar populli prej të cilit nuk ka dalë asnjë bandë kriminale!
U shpall barbar kombi të cilit i janë vrarë poetë e i janë mohuar historikisht heronjtë e tij! U shpall barbar populli që në trojet e tij ka tre vendbanime ilire të përmbytura nën liqen dhe shahet si popull shpellar! U shpall barbar populli që i ka siguruar Shqipërisë gjithmonë kufirin e sigurtë në luftë me serbë!
U shpall barbar populli i përmbytur në katër anët pa u dëmshpërblyer kurrë! U shpall barbar populli me rrugët e prishura nga kamionët e mbushur me krom që largohen nga Kukësi pa paguar as taksën minerare! U shpall barbar populli që për një copë bukë ka marrë dhenë nëpër botë! U shpall barbar populli i rrethuar me tre dogana dhe një tra për gjoba që në gjuhën politike quhet taksë! U shpall barbar populli i pangrënë, i lënë në harresë, i persekutuar nga regjimi komunist! Unë jam kuksian! Jam barbar, por krenar!
A është në binarë Erdogan? Kërcënon Kryeministrit e Kosovës, Haradinaj
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan sulmoi të shtunën kryeministrin e Kosovës për shkak se ky i fundit kundërshtoi operacionin e deportimit të gjashtë shtetasve turq, që Ankaraja i akuzon për mbështetje të komplotit për grusht shteti.
Presidenti Erdogan në një tubim të Partisë Zhvillim dhe Drejtësi në Stamboll tha se, “Agjencia turke e Zbulimit, në një operacion në Kosovë i kapi dhe i solli 6 nga këta përfaqësues të lartë të FETO-s në Ballkan. Por, kam një pikëllim. Kryeministri i Kosovës i largoi nga detyra personin në krye të zbulimit dhe ministrin e Brendshëm. Unë tani pyes kryeministrin e Kosovës: Me udhëzim të kujt more një hap të tillë? Prej kur fillove t’i mbrosh ata që u përpoqën t’i bëjnë grusht shteti Republikës së Turqisë?”, citon agjencia e turke e lajmeve Anadolu
Ai tha se Haradinaj do të “paguaj” për këtë.
Gjashtë shtetas turq, pesë nga të cilët punonjës të Institucionit Arsimor Gylistan, pronë e klerikut turk Fethullah Gulen të cilin presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e fajëson për një përpjekje grusht shteti në Turqi, dy vjet më parë, dhe një mjek, u deportuan të enjten në një operacion ende të pasqaruar të kryer nga shërbimet e zbulimit të të dyja vendeve.
Të premten kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkarkoi ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefin e Agjencisë së Zbulimit, Driton Gashi. Të shtunën ai mblodhi Këshillin e Sigurisë pas të cilit tha se ka kërkuar hetim dhe raportim nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë për këtë rast, ndërsa ritheksoi se nuk ka qenë fare i informuar për veprimet e institucioneve.
Nuk pati ndonjë reagim të menjëhershëm nga qeveria e Kosovës për sulmin e presidentit turk dhe asnjë nga zyrtarët e lartë nuk i është përgjigjur interesimit të Zërit të Amerikës për këtë çështje.
Turqia është mbështetëse e pavarësisë së Kosovës dhe një nga investuesit që kontrollon kompanitë kryesore në vendin e varfër, përfshirë aeroportin e vetëm në vend dhe sistemin e furnizimit me energji elektrike.
Ekspertë e analistë ndërkombëtarë kanë theksuar shpesh se se Turqia përmes investimeve po provon që të shtrijë ndikimin e saj në Kosovë por edhe vende të tjera të Ballkanit.
Opozita ultimatum Ramës: Hiq rrethimin e Kukësit, përgjigje personale për çdo akt terrori, pezullo taksën
Lideri i opozitës, Lulzim Basha, së bashku me aleatët në opozitë, në një deklaratë për media ka kërkuar largimin e forcave policore me të cilat ka rrethuar Kukësin, pasi me armë nuk mund të të arrihet asgjë, por vetëm me dialog.
“Dënojmë kërcënimet e Edi Ramës. Shprehje e rëndë psikike e Edi Ramës me të cilën u shfaq ai sot. Dënojmë dhunën barbare ndaj protestuesve dhe të vihet para përgjegjësisë çdo kush që ka ushtruar dhunë.
Rama duhet ta kuptojë mirë sa nuk është vonë, se zgjidhja e situatës arrihet me dialog dhe jo me kërcënime e armë.
Qytetarët nuk do të paguajnë taksa me grykën e pushkës.
Edi Rama të largojë menjëherë forcat policore që kanë rrethuar Kukësin. Policia duhet të jetë në luftë ndaj drogës, e kapjen e qindra trafikantëve që janë të lire”, tha Basha.
Basha i bëri thirrje çdo punonjësi të policisë që të refuzojë urdhrat për të ushtruar dhunë ndaj banorëve të Kukësit.
Edi Rama të pezullojë menjëherë zbatimin e tarifës. Pazaret korruptive të Ramës do të hetohen e dënohen.
Deklarata e plotë
Ne dënojmë me forcë kërcënimet e Edi Ramës dhe kanosjet e tij histerike për raprezalje policore. Ne urojmë që ato janë trillim i gjendjes së tij të rënduar psiqike me të cilën ai u shfaq sot para shqiptarëve.
Ne shprehim mbështetjen tonë pa asnjë kusht ndaj qytetarëve të Kukësit, të Kosovës dhe të gjithë Shqipërisë, të cilët preken dhe ndëshkohen nga tarifa e padrejtë dhe korruptive për udhëtimin në Rrugën e Kombit.
Ne dënojmë dhunën barabare kundër protestuesve dhe kërkojmë vënien para përgjegjësisë të cdokujt që ka ushtruar dhunë kundër tyre.
Ne i bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin provokimet e dhunshme, por ta kërkojnë të drejtën e tyre vendosmërisht me çdo mjet demokratik.
Edi Rama duhet ta kuptojë mirë sa nuk është vonë, se zgjidhja e situatës arrihet me dialog dhe jo me kërcënimin e raprezaljeve dhe armëve. Qytetarët nuk mund të detyrohen të paguajnë një taksë të rëndë dhe korruptive me grykën e pushkës për llogari të Edi Ramës dhe xhepave të tij.
Për këtë qëllim, i bëjmë thirrje Edi Ramës të largojë menjëherë forcat policore që kanë rrethuar Kukësin. Dërgimi i forcave speciale është një provokim frikacak dhe i rrezikshëm i Edi Ramës.
Forcat policore duhet të jenë në funksion të luftës kundër krimit të organizuar, trafikantëve të drogës dhe kapjes së qindra kriminelëve që kërkohen nga drejtësia shqiptare dhe ato të vendeve europiane.
Në gjendjen e sundimit të plotë të krimit që ka sjellë Edi Rama në Shqipëri, policia duhet më shumë se kurrë të luftojë kriminelët dhe jo popullin.
I bëjmë thirrje cdo punonjësi të policisë të refuzojë urdhrat për të ushtruar dhunë ndaj banorëve të Kukësit dhe i paralajmërojmë se do vihen para përgjegjësisë personale për cdo akt të tillë.
Ne i përsërisim Edi Ramës kërkesën e prerë të pezullojë menjëherë zbatimin e tarifës.
Korrupsioni i Edi Ramës dhe grabitja për përfitime vetjake nuk janë ligj dhe të mira publike. Pazaret korruptive të Edi Ramës do të hetohen dhe dënohen.
Edi Rama duhet të bëjë transparencë dhe të japë llogari para taksapaguesvë shqiptarë se ku shkojnë çdo vit 200 milionë euro që shqiptarët paguajnë për taksën e mirëmbajtjes së rrugëve. Do të mjaftonte një e dhjeta e kësaj takse për të mirëmbajtur Rrugën e Kombit pa asnjë tarifë shtesë.
Që kur ka ardhur në pushtet ai e ka trefishuar taksën e qarkullimit dhe ka mbledhur gati 800 milionë euro nga kjo taksë.
Edi Rama duhet të japë llogari pse shpërdorohet dhe nuk përdoret ky fond për mirëmbajtjen e rrugëve, që është qëllimi i vetëm kushtetues dhe ligjor i vendosjes dhe mbledhjes së taksës së qarkullimit.
Ne i kërkojmë Edi Ramës të ndërpresë menjëherë pagesat prej miliona eurosh që ai u jep çdo vit koncesionarëve të plehrave dhe shëndetësisë për punë të pabëra, dhe kalimin e këtyre fondeve për zbutjen e varfërisë në zonën e Kukësit dhe zonat e tjera të varfëra të vendit.
Së fundmi, ne ju bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të mos gënjehen nga mashtrimet dhe përgjërimet e shtirura të një kryeministri manipulator dhe të paskrupull që i ka gënjyer, varfëruar dhe zhytur në papunësi, drogë dhe në krim çdo ditë, këto katër vjet, por të kërkojnë të drejtat e tyre dhe një qeverisje të mirë dhe të denjë.
Berisha ultimatum të ri Ramës: Ndalo terrorin ndaj kuksianëve, ndryshe do të pësosh një 20 shkurt të dytë
“Rama dërgon fallangat e narkopolicise për terror drejt Kukesit, i cili i kalli daten narkoshtetit!
Miq, me kete rast duhet t’i them dhe njehere Edvinit: ndalo terrorin ndaj qytetareve te Kukesit, hiq urgjent taksen plaçke antikombetare ne “Rrugen e Kombit” dhe largo fallangat e tua nga qyteti, ndalo terrorin ndaj lumjaneve se perndryshe do te pesosh nje 20 shkurt te dyte si ati yt mizor.
Me qytetaret e Kukesit jane mbare shqiptaret. Revolta e tyre do fitoje! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha në Facebok.
“Pershendetje Z Berisha, tani po kthehem nga Kosova edhe pashe qe drejt Kuksit po shkojne mbi 20 fugona policie per arrestim. Te lutem baj dicka per ate popull qe bani ni heroik!”, shkruan qytetari.
Basha paralajmëron Ramën: Ky është vetëm fillimi, fitorja do të jetë e popullit
Kryetari i PD, Lulzim Basha parlajmëroi Ramën se reagimi popullor kundër taksës së Rrugës së Kombit është vetëm fillimi i revoltës. “Ajo revoltë është shprehje e padrejtësisë dhe në një përballje mes një qeverie të korruptuar dhe një populli që lufton për drejtësi, fitorja do të jetë e popullit”, tha Basha.
Basha i kërkon Ramës të pezullojë menjëherë tarifën e Rrugës së Kombit. “Pagesa për mirëmbajtjen të kryhet nga fondi i taskës së qarkullimit plot 200 milionë euro në vit”, tha ai.
Nga selia e PD-së në një deklaratë për median, Basha tha se tarifa e kalimit është një taksim i dyfishtë.
Deklarata e plotë e Bashës
Protesta e sotme, tregon se durimit i ka ardhur fundi.
Ky është reagimi për grabitjen e dyfishtë që Rama i bën xhepave të shqiptarëve me taksën më të lartë të qarkullimit dhe me tarifën më të lartë për “Rrugën e Kombit”.
Kjo tarifë është një gjobë ndaj popullit. Është taksim i dyfishtë sepse Edi Rama u merr shqiptarëve me taksën e qarkullimit, 200 milionë euro në vit për mirëmbajtjen e rrugëve. Por nuk u mjaftua me kaq. Ai vuri edhe një nga tarifat e rrugës më të larta në Europë për kalimin e Rrugës së Kombit.
Edi Rama e vendosi tarifën me dhunë. Me dhunën e kartonave në parlament, dhunën e policisë, dhe dhunën e gjithë shtetit, Edi Rama po grabit qytetarët për të mbushur xhepat e tij.
Tarifa e Rrugës së Kombit është dënim për qytetarët e një nga zonave më të varfra të Shqipërisë, që kanë vuajtur historikisht nga izolimi dhe shpërfillja. Ky është populli që Rama përçmon, kjo është revolta, që Rama thotë nuk ekziston. Ky është populli me të cilin Rama u tall se nuk ngrihet dot.
Ky është vetëm fillimi. Sepse nga nesër, një vjedhje tjetër e madhe i bëhet popullit me taksën e pronës, dhe biznesit të vogël me TVSH-në.
Sot, qytetarët vendosën t’i thonë ndal dhunës së Edi Ramës. Qytetarët sot i treguan Edi Ramës, se një qeveri antipopullore dhe antikombëtare nuk e mposht dot popullin.
Në emër të opozitës i kërkoj Edi Ramës të pezullojë menjëherë tarifën e “Rrugës së Kombit”. Pagesa për mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit” të kryhet nga fondi që mblidhet me taksën e qarkullimit, plot 200 milionë euro në vit.
I bëj thirrje Ramës, të tërheqë menjëherë policinë dhe të ndalë dhunën barbare mbi protestuesit. Revolta e banorëve është revoltë që buron nga padrejtësia dhe dhuna qeveritare kundër tyre.
Kur përplaset populli i ndershëm me një qeveri të korruptuar, fiton populli.
Berisha ultimatum Ramës: Revolta do të zbresë në Tiranë, të gjejë vrimë ku të futet. Të gjithë në protesta!
Ish-Kryeministri Berisha ka paralajmëruar Ramën përmes një interviste televizive se ajo që ndodhi me revoltën në Rrugën e Kombit është vetëm fillimi. Ai i ka bërë thirrje që të ndalë policinë nëb reagimin ndaj popullit. Berisha tha se projekti i Ramës për ndarë Shqipërinë nga Veriu dhe nga Kosova është një projekt antikombëtar.
Berisha tha se, shkaktar i asaj që ka ndodhur. Berisha i kujtoi Ramës se populli është ngritur tani dhe se nuk do të ketë forcë më ta ndalë atë. “Revolta do të zbresë në Tiranë dhe Rama të gjejë vrimë ku të futet. Berisha tha se, është bashkë me protestuesit: “Të gjithë në protesta. Rama dëshmoi një urrejtje primitive ndaj popullit të vet”, tha Berisha.
Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se ka vendosur një plaçkë, një akt të mirëfilltë anti-kombëtar. Berisha iu bëri thirrje qytetarëve të hedhin zgjedhën e taksave. Ish-kryeministri i bëri thirrje Ramës të bëjë mirë hesapet pasi populli është ngritur.
“Mbështes revoltën, mosbindjen qytetare ndaj plaçkës, diskriminimit, arbitraritetti të Edvin Kristaq Ramës në Rrugën e Kombit. Unë iu bëj thirrje qytetarëve të Kukësit, të Hasit, të Tropojës dhe të mbarë Shqipërisë të hedhin me një anë zgjedhën e taksave që një njeri i pashpirt, një njeri i cili ka konsideratat më të ulëta për njerëzit e thjeshtë. I lejon vetes të përdorë çdo masë represive të çdo lloj kundër qytetarëve.
Rruga e Kombit, është Rruga e Kombit, nuk është e Edi Ramës dhe as e klikës së tij në pushtet. Ka misionin e madh të bashkimit të këtij kombi, të hapësirës eknomike shqiptare.
Plaçka Rama një akt i mirëfilltë anti-kombëtar. Ky mashtrues ordiner ka trefishuar taksën e qarkullimit. Vetëm me taksën e mëparshme Rruga e Kombit mund të mirëmbahej. Edi Rama udhëhiqet nga urrejtja kombëtare. I kërkoj të ndërpresë dhunën qeveritare. Kjo masë është marrë për të gjobitur çdo kalimtar në rrugë.
Rrugët janë pasuri kombëtare. Ai spekulon dhe një spekulant i paskrupullt. Ai thoshte se është taksë kombëtare por rrugët nuk janë kombëtare. Taksa e qarkullimit thotë ky është nja taksë kombëtare që nuk përdoret për rrugë. Por për çfarë përdoret”, u shpreh Berisha.
Për dhunën e përdorur, ish-kryeministri thotë se shkaktar është Edi Rama.
“Mbështetje të plotë dhe totale për protestuesit. Shkaktar i dhunës është Edi Rama. Shkaktar i të gjitha këtyre që ndodhin dhe që do ndodhin. Përdori gjuhën e një rrugaçi në parlament Edi Rama. Edi Rama të bëjë mirë hesapet. Populli është ngritur tani”, tha Berisha.
Lidhur me një qëndrim nga PD, Berisha tha se flet në emrin e tij dhe për sa i përket vendimeve të kësaj force i takojnë udhëheqjes së saj.
“I takon udhëheqjes së PD. Unë jap këndvështrimin tim. Ju bëj thirrje lumjanëve, hasianëve, tropojanëve që të gjithë në protesta të fuqishme në mbrojtje të interesit të tyre dhe interesit kombëtar. Rruga e Kombit nuk është rruga e armiqve të Kombit”, deklaroi Berisha.
Pamje nga mosbindja civile kunder ‘plaçkes Rama’ ne Rrugen e Kombit.Ju bej thirrje qytetareve te mbeshtesin revolten popullore kunder taksave absurde. Edivn, ky eshte vetem fillimi! sb
Gepostet von Sali Berisha am Samstag, 31. März 2018
Revolta nuk ndalet, protestuesit: Nga “Rruga e Kombit” drejt Kryeministrisë
Thirrjet e protestuesve, por dhe mijëra qytetarëve në rrjetet sociale janë për një vazhdim të protestës nga “Rruga e Kombit” drejt Kryeministrisë. Protestuesit kërkojnë dhënien fund të padrejtësive dhe një qeverie të kthyer në një bandë që vjedh qytetarët përmes koncesioneve të cilat i ndan me miqtë e tij.
Qytetarët sot kanë treguar një vendosmëri të madhe në revoltë dhe duket se ajo ka shërbyer si një katalizator për të gjithe vendin. Situata është shpërthyese tashmë jo vetëm në Rrugën e Kombit, porn ë të gjithë vendin. Thirrjet që po bëhen nga ora në orë janë për një solidarizim masiv me revoltën e Kukësit.