25.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Rama shkrin Prokurorinë e Krimeve të Rënda‎ që hetonte Tahirin

Nga Oerd Bylykbashi

Kur plasen pergjimet e Habilajve qe implikonin Tahirin, e pasi Prokuroria e Krimeve te Renda kerkoi arrestimin e tij, ne fillim Edi Rama sulmoi prokuroret e Krimeve te Renda si “veriore”.
Me pas, Edi Rama‎ urdheroi deputetet e tij te kthenin ‎Parlamentin ne gjykate e te refuzonin kerkesen e Prokurorise se Krimeve te Renda per arrestim te Tahirajt.
Me pas Edi Rama urdheroi ekstradimin e Seitajt, ‎deshmitarit kyc kunder Tahirit, qe ta linte Prokurorine e Krimeve te Renda me duar bosh.
Me pas Edi Rama urdheroi Fatmir Xhafen‎ dhe Arta Markun qe te krijonin task-forca ne prokurorite e rretheve per hetimin e krimit te organizuar, duke i marre de facto kompetencen Prokurorise se Krimeve te Renda. Pra i priste kembet.

Me pas Gjykata e Larte, ne grahmat e fundit para se te mbylle kanatat perpara presionit te Kryeministrit,si Gjykata Kushtetuese, me nje vendim vendosi qe krimet e renda ne te cilat nuk ka grup te strukturuar kriminal, t’i kalojne prokurorive dhe gjykatave te rretheve qe kontrollon drejtperdrejt Prokurorja Provizore. Me kete akt, Krimet e Renda kane mbetur pa pune. Nje investim gjigand me miliona euro, qe ka cuar pas hekurave qindra kriminele, sot eshte hedhur ne plehra. Pasoja: 613 kg kokaine te Maminasit transferohen nga Krimet e Renda ne prokurorine e Durresit. Fundja c’grup i strukturuar kriminal ishte ai?! Nje shofer, nje punonjes dhe administrator i kishin sjelle 613 kg kokaine.
Ne fund, Krimet e Renda do te zevendesohen nga SPAK, me kismet kur ky i fundit te ngrihet. Deri atehere kane ngelur duarbosh. Si nje luan pa dhembe.
Pas mbylljes se Gjykates Kushtetuese, rrenimit te Gjykates se Larte, de facto u mbyll edhe Gjykata dhe Prokuroria e Krimeve te Renda. Fale Edi Rames reformator. Kush guxon e kundershton apo i hap probleme Kryeministrit, shpejt do te perballet me vitingun.

 

Drejt ikjes edhe banka “Societe General”, a do ta blejë dhe këtë bankë Linda Rama?

Vjen lajmi se banka franceze Societe Generale e (SG) po tërheq biznesin e saj nga Evropa Qendrore dhe Lindore, kanë njoftuar sot mediat bullgare.
Societe Generale vendosi të fokusohet në pjesë të tjera të biznesit dhe të shesë aksionet në rajonet e lartpërmendura.
Media Capital.bg njoftoi për tërheqjen, duke thënë se SG nuk është e kënaqur me pozitën e tyre në këto tregje, pasi ata nuk janë udhëheqës në rajon. Blerësi i raportuar i biznesit të Societe Generale në Bullgari është banka hungareze OTP, e cila nuk pranoi të jepte koment për marrëveshjen. Një blerës tjetër potencial është fondi amerikan Apollo Global, i cili gjithashtu refuzoi të konfirmojë ose mohojë zërat.
Dega bullgare e SG do të shitet së bashku me degët në 5 vende të tjera, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Moldavia.

Sipas artikullit të Capital, këto tregje janë të mbingarkuara dhe jo tërheqëse në këtë moment, prandaj SG është duke u larguar prej tyre, veçanërisht pasi bankat nuk janë as në top 3 të këtyre vendeve.
Në Shqipëri, Societe Generale është banka e pestë më e madhe në vend, me një total aktivesh prej 83 miliardë lekësh, ose 5.8% e totalit të aktiveve në sistem, sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave. Banka ka 8.3% të stokut të kredive dhe 6% të depozitave.
Pyetja është se çfarë do të ndodhë me këtë bankë përpara se të ikë? A do të jetë sërish Lina Rama që do të ofrohet për ta blerë me paratë e parajsave fiskale apo me buxhetin prej 540 milionë euro të Kremlinit? Kjo mbetet për tu bërë gjatë javëve të ardhshme, vetëm se Linda Rama është ktheyr në bankën e qeverisë të akuzuar nga ndërkombëtarët për lidhje me krimin e organizuar si dhe korrupsion.

Denoncimi/ Ja si vjedh “tigri” i Financave qytetarët me Lojërat e Fatit

Një qytetar i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku i shkruan se sividhen qytetarët me lojërat e fatit nga Ministria e Financave. “Ja se si vidhen qytetaret nga Arben Ahmetaj me lojrat e mekatit!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha në Facebook.
“Doktor, me lojerat e bixhosit ka nje problem. Pasi pashe njoftimin tend ne fcb, gjeja e pare qe bera, Navigova ne internet dhe konstatova qe ne çdo vend te botes ku funksionon ligji, makinat e bixhosit i rikthejne lojtareve 80%100 te shumës qe luhet, dhe çdo makine eshte e matrikulluar dhe vulosur nga ministria e financave sic vuloset nje objekt i kategorise maksimale. Por ministria dhe qeveria aktuale nuk ka asnje interes te kontrolloje dhe katalogoje cdo makine bixhosi te republikes se (bananeve) sepse mund t’i vjele privatisht keto kazino dhe duke i perdorur pronaret e tyre si financues te fushatave elektorale. Ne kete moment qe po te shkruaj kam verifikuar kazinote ne Durres dhe Tirane dhe asnjera nga kazinote nuk i ka makinat e bixhosit me vule te Ministrise se Financave.Turp”, shkruan qytetari.

Denoncimi: 95% e rekrutimeve të reja në SHISH vijnë nga ish-Sigurimi i Shtetit

Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë, Nebil Çika, tha në studion e Syri.net se komunizmi në Shqipëri nuk është përmbysur dhe sa herë vjen në pushtet Partia Socialiste, de fakto qeverisin komunistët.
Çika solli si shembull faktin që Gramoz Ruçi, i akuzuar për krime kundër njerëzit dhe gjenocid, jo vetëm është në Kuvend, por është Kryetar i Parlamentit shqiptar.
“Sot janë në qeveri dhe në krye të shtetit shqiptar pinjollët e kupolës së Partisë Komuniste, djemtë e anëtarëve të Byrosë Politike.
Jemi në një situatë kur komunizmi jo vetëm me fytyrat, por edhe me metodat. Po ju sjell në vëmendje ligjin për pronat, që dëmshpërblimin po e bëjnë jo me çmimin e tregut por të vitit kur janë sekuestruar”, tha Çika.
Në vijim ai tha se nga 20 rekrutimet e fundit që ka bërë SHISH, 19 janë ish-oficerë të Sigurimit të Shtetit dhe një prej tyre është djali i një ish-oficeri të sigurimit.
“Një grup njerëzish kanë marrë pushtetin dhe shtypën këtë popull. Sot janë një grup tjetër, pasardhës të komunistëve që po shtypin këtë popull.
Qeveria ka ngrirë dëmshpërblimin për të përndjekurit politikë. Ata janë shtresa më e varfër, kërkojnë t’u heqin trashëgimtarëve dëmshpërblimin, ky është një dëm që shteti shqiptar ia ka shkaktuar këtyre njerëzve”, tha Çika.

“Syri.net”

Pse “fake news” fiton

“Falsiteti nis fluturimin dhe e vërteta e ndjek nga pas, duke çaluar” ka shkruar irlandezi Jonathan Swift. Tri shekuj më parë ky pohim ishte hiperbolë, kurse sot përshkruan mirë mediat sociale, nqs u përmbahesh rezultateve të një hulumtimi ambicioz të botuar nga revista shkencore “Science”. Hulumtimi ka marrë në shqyrtim lajme e rëndësishme më të diskutuara, në anglisht, qysh kur ekzistonTwitter – 126000 lajme, të ndara nga 3 milionë përdorues në më shumë se 10 vjet – dhe ka zbuluar se e vërteta nuk mund të konkurrojë me gënjeshtrat dhe falsitetet. Në Twitter lajmet false fitojnë gjithmonë ndaj atyre të vërteta, arrijnë më shumë persona, penetrojnë më në thellësi në rrjetet sociale dhe përhapen më me shpejtësi se lajmet e vërteta. “Është e qartë se, informacionet false ia kalojnë më mirë se ato të vërteta”, pohon Soroush Vosoughi, analist të dhënash pranë MIT-it që studion fake news qysh nga viti 2013 dhe ka kryer hulumtimin. “Është faji jo vetëm i bot-eve. Mund të ketë të bëjë diçka me natyrën njerëzore”. Hulumtimi ka alarmuar ekspertët e shkencave sociale. “Duhet të ridizajnojmë ekosistemin e informacioneve”, ka shkruar një grup politologësh dhe juristësh në një artikull të botuar gjithmonë tek “Science”, ku kërkojnë një kërkim më të madh ndërdisiplinor “për të reduktuar përhapjen e lajmeve false dhe rregulluar defektet që kanë nxjerrë në pah”.

“Si mund të krijojmë një ekosistem të lajmeve që i jep vlerë dhe promovon të vërtetën?”, pyesin ata. Rezultatet e hulumtimit lënë të kuptohet se nuk do të jetë e lehtë. Megjithëse Vosoughi dhe kolegët e tij përqendrohen vetëm tek Twitter (hulumtimi është kryer mbi të dhënat që kompania ika dhënë MIT-it), puna e tyre ka pasoja edhe mbi Facebook, YouTube dhe rrjetet sociale më të rëndësishme. Të gjitha platformat që amplifikojnë përmbajtjet provokatore rrezikojnë që të shërbejnë si përhapëse të fake news. Edhe pse hulumtimi përdor fjalorin teknik të statistikës, vë në diskutim saktësinë e informacioneve të përhapura në këto platforma. Një histori false, kanë zbuluar autorët, ka më shumë probabilitet të bëhet virale sesa një e vërtetë. Mesatarisht, një histori false arrin 1500 persona 6 herë më shpejt sesa një e vërtetë. Dhe pavarësisht se historitë false ia kalojnë më mirë se ato të vërtetat në të gjitha aspektet – ekonomi, terrorizëme luftë, shkencë e teknologji, argëtim – ato që funksionojnë më mirë absolutisht janë fake news që kanë të bëjnë me politikën.
Përdoruesit e Twitter duket thuajse “preferojnë” shpërndarjen e gënjeshtrave. Deri edhe kur hulumtuesit ikanë studiuar me vëmendje llogaritë që kanë ndarë informacionin – për shembull, nëse një person ka shumë ndjekës apo nëse llogaria është verifikuar – gënjeshtrat kanë 70% probabilitet më shumë që të “ricicërohen” sesa lajmet e vërteta.

Dhe faji për këtë problem nuk është i bashkëvëllezërve tanë robotë. Siç ka dëshmuar hulumtimi, nga 2006 në 2016bot-et nëTwitter ikanë amplifikuar historitë e vërteta po aq sa ato false, por që lulëzojnë, shkruajnë hulumtuesit, pasi “është më probabël që t’i përhapin janë njerëzit, jo robotët”. Ekspertët e shkencave sociale dhe studiuesit e mediave sociale kanë lavdëruar kërkimin, pasi ofron perspektivën më të gjerë e më rigoroze të botuar deri më tani lidhur me këtë temë, anipse disa, siç do ta shohim më poshtë, ikanë vënë në diskutim konkluzionet lidhur me bot-et dhe përkufizimin e lajmit. “Është një kërkim interesant e ijashtëzakonshëm dhe rezultatet duken të qëndrueshme, koherente dhe të bazuara”, ka shkruar në një email Rasmus Kleis Nielsen, Profesor i Komunikimit Politik në Oxford University. “Mendoj se është një punë e rëndësishme”, më ka thënë Brendan Nyan, Docent i Shkencave Politike në Dartmouth College. “Kemi nevojë për këto hulumtime të shkëlqyera”. “Nuk ka asnjë motiv për të dyshuar rezultatet e hulumtimit”, ka shkruar në njëRebekah Tromble, Docente e Shkencave Politike në Leiden University të Holandës.
Pse ky hulumtim është ndryshe nga të tjerët? Në të kaluarën hulumtues të tjerë e kanë studiuar problemin e gënjeshtrave që përhapen online. Shpesh janë përqendruar mbi thashethemet rreth një argumenti të caktuar, si koniukturat që ikanë paraprirë zbulimit të Higgs Boson në 2012 apo zërave që janë përhapur pas tërmetit të 2010 në Haiti.

Por ky hulumtim i ri bazohet mbi një shkallë kohore më të gjerë dhe merr në shqyrtim praktikisht të gjithë ekzistencën e Twitter: çdo lajm kontradiktor qëështë ndarë nga shtatori 2006 deri në dhjetorin e 2016. Por për ta bërëVosoughi dhe kolegëve të tij u është dashur që parasëgjithash t’ipërgjigjen një pyetjeje: çfarëështë e vërteta? Si mund ta dallojmë? Kjo është një pyetje me rëndësi jetike. “Fake news janë bërë problem politik tronditës dhe një çështje kulturore, por ne jemi aktivizuar prej pasojave personale të ngjarjeve që kanë goditur Bostonin 5 vite më parë”, ka shpjeguar Deb Roy, që studion Mjetet e Komunikimit në MIT dhe është një prej autorëve të këtij hulumtimi të ri.
Më 15 prill 2013, kanë shpërthyer dy bomba në afërsitë e shtegur të maratonës së Bostonit, duke vrarë 3 persona dhe duke plagosur qindra. Thuajse menjëherë nëTwitterdhe në rrjete të tjera sociale janë përhapur teoritë më të çmendura të komplotit për atentatet. Konfuzioni është rënduar më 19 prill, kur Guvernatori i Massachusetts u ka kërkuar miliona njerëzve të qëndronin në shtëpi teksa policia ishte e impenjuar në një gjueti gjiganteske njeriu. “Kam qëndruar i mbyllur në shtëpi për 2 ditë me time shoqe dhe me fëmijët dhe Soroush ka qëndruar imbyllur në Cambridge”, më ka treguar Roy. Në këtë situatë, Twitterështë shndërruar në një mjet komunikimi jetik me botën e jashtme. Duke përdorur këtë rrjet social, “kemi dëgjuar shumë gjëra që nuk qenë të vërteta dhe shumë gjëra që në fund kanë rezultuar të vërteta”.

Në fund, emergjenca ka përfunduar. Por kur të dy janë takuar në kampus, Vosoughi – që në atë kohë ishte doktorant dhe merrej me mediat sociale – ka menduar se ishte budallallëk të studiohej çdo gjë tjetër nuk ishte ajo që sapo kishte ndodhur. Roy, që ishte tutori i tij, ia ka miratuar projektin.
Vosoughi ka ndërtuar një makinë të vërtetë, një algoritëm në gjendje që tëkërkojë qindra tweet-e dhe të nxjerrë fakte që me shumë probabilitet janë të vërteta. Algoritmi përqendrohej në 3 aspekte tëçdo tweet-i: karakteristikat e autorit të tij (qenë të verifikuara?), lloji igjuhës së përdorur (ishte e rafinuar?) dhe mënyra me të cilën njëtweet shpërndahej në rrjet. “Modeli izhvilluar nga Soroush arrinte që ta kapte saktësinë me probabilitet të lartë suksesi”, ka thënë Roy. Në 2015 ka përfunduar doktoraturën e tij, më pas, bashkë me Sinan Aral, Profesor Menaxhmenti në MIT, kanë nisur të studiojnë mënyrën me të cilën, në përgjithësi, gënjeshtrat përhapen nëTwitter. Përveçse pyesin se çfarë është e vërteta, u është dashur të bëjnë edhe një pyetje, më të vështirë: si arrin kompjuteri të dijë se çfarëështë e vërteta? Kanë zgjedhur që t’idrejtohen një arbitri: uebsatjeve të pavarura tëfact checking. Pasi kanëkërkuar dhe analizuar 6 uebsajte të ndryshëm fact checking – midis të cilëve Snopes, Politifactdhe FactCheck.org – kanë gjeneruar një liste prej dhjetëramijëra zërash në rrjet që janë përhapur nëTwitter midis 2006 e 2016. Më pas kanë kaluar nësitëTwitter në kërkim të këtyre zërave, duke përdorur Gnip, një motor kërkimi pronëe Twitter.

Në fund kanë zbuluar 126000 tweet-e, që sëbashkuë qenëretweet-ar më shumë se 4.5 milionë herë. Disa kishin një link me histori false. Disa përmbanin diçka false në tekst apo në një imazh të atashuar. Të tjerë akoma përmbanin informacione të vërteta ose linke nga uebsajte të tjera ku të gjendeshin. Pastaj kanë kryer një seri analizash, duke krahasuar popullaritetin e zërave falsë me ato tëreal news. Ajo që kanë zbuluar ika lënë pafjalë.
Ja një shembull: ka shumë mënyra me të cilat njëtweet mund t’ia dalë tëretweet-ohet 10000 herë, shpjegon Vosoughi. Nëqoftëse një personazh ifamshëm dërgontweet-in Adhe ka disa miliona ndjekës, ndoshta 10000 njerëz do ta shikojnëtweet-in A nëtimeline e tyre dhe do të vendosin ta retweet-ojnë. Tweet-i A është shkëndija që ijep origjinë një përhapje të gjerë, por jetëshkurtër. Ndërkohë, dikush që nuk ka shumë ndjekës dërgon tweet-in B. Arrin 20 ndjekësat e tij, por njëri prej këtyre personave e shikon dhe e retweet-n, pastaj një prej ndjekësve të këtij personi të fundit e shikon dhe e retweet-on nga ana e tij e kështu me radhë derikur mijëra persona e kanë parë dhe ndarëtweet-in B. Tweet-i A dhetweet-i Bkanë një publik tëtënjëjta përmasave, por tweet-i B, për të përdorur terminologjinë e Vosoughi, ka më shumë “thellësi”: ka kapur midis tyre retweet-et duke u bërë viral në një mënyrë të pamundur për tweet-in A. “Ndoshta tweet-i A ka siguruar 1000 retweet-e, por ka një formë shumë të ndryshme”, ka thënë ai. Dhe ja ku vijmë në pikën themelore:fake news dominojnë në bazë të të dy parametrave. Arrijnë rregullisht njëpublik shumë të gjerë dhe futen më në thellësi në rrjetet sociale sesa real news.

Autorët e hulumtimit kanë zbuluar se real news nuk kanë arritur të sigurojnë më shumë se 10 retweet-e. Fake news qenë në gjendje të krijonin një zinxhir më të gjatëretweet-esh dhe ta bëjnë atë me një shpejtësi 10 herë më të madhe se ajo e përdorur nga njëreal news për të bërë bashkë 10 retweet-et e mjera të saj.
Si përkthehet e gjitha kjo në jetën reale? Le të marrim dy shembuj nga zgjedhjet e fundit presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Në gushtin e 2015 ka qarkulluar në internet një thashetheme në bazë të së cilës Donald Trump do t’i mundësonte një fëmije të sëmurë që ta përdorte avionin e tij që të mund të kryente një trajtim mjekësor urgjent. Snopes e ka konfirmuar vërtetësinë e çdo aspekti të historisë. Megjithatë, sipas vlerësimeve të ekipit hulumtues, vetëm 1300 persona e kanë pëlqyer apo retweet-uar atë. Në shkurt të 2016 është përhapur thashethemnaja se kushëriri më imoshuar se Trump kishte vdekur para pak kohësh dhe se në nekrologjinë e tij duket se e kishte kontestuar kandidaturën për president të manjatit. Nga sa thuhej, nekrologjia lexonte kështu: “Si bartës krenar imbiemrit Trump, ju lutem të mos imundësoni asaj lope ambulante që të bëhet President”. Por Snopes nuk ka qenë në gjendje të gjejë prova as për ekzistencën e kushëririt në fjalë, as të nekrologjisë së tij, kështu që e ka kataloguar lajmin si fals. Megjithatë, rreth 38000 përdorues tëTwittere kanë shpërndarë dhe kjo ka gjeneruar një zinxhir retweet-esh 3 herë më të gjatë se ai që kishte arritur të gjeneronte lajmi ifëmijës së sëmurë.

Edhe një fake news, sipas të cilës boksieri Floyd Mayweather kishte veshur një qylaf mysliman në një miting të Trump, ka arritur një publik 10 herë më të madh se ai i arritur nga lajmi i fëmijës së sëmurë.
Pse falsiteti ia kalon kaq mirë? MIT-ika përpunuar 2 hipoteza. Në bazë të së parës, fake news duken më origjinale se real news. Ekipi i hulumtuesve ka zbuluar se falsitetet shpesh janë shumë ndryshe nga të gjitha tweet-et e shfaqura në timeline e një përdoruesi në 60 ditët e mëparshme. Hipoteza e dytë merr në konsideratë mundësinë qëfake news provokojnë një emocion më të madh sesa mesatarja e tweet-eve. Hulumtuesit kanë krijuar një databazë fjalësh që përdoruesit e Twitter kanë përdorur për t’jupërgjigjur 126000 tweet-eve të kontestuara dhe më pas i kanë analizuar me një instrument analize. Kanë zbuluar se tweet-et false shkaktojnë fjalë të lidhura me surprizën dhe me përçmimin, ndërsa tweet-et e real newsfjalë të lidhura me trishtimin dhe me besimin. Hulumtuesit donin t’ipërgjigjeshin një pyetjeje tjetër: A kontribuojnë bot-et në Twitter në përhapjen e dizinformacionit? Pasi kanë përdorur algoritme të ndryshme për të individualizuar bot-et në të njëjtin kampion prej 3 milionë përdoruesish tëTwitter, kanë zbuluar se bot-et automatikë përhapnin fake news, por ama i retweet-onin me të njëjtin ritëm me real news.
“Diferenca me të cilën realnews dhe fakenews përhapen në Twitter nuk mund të shpjegohet me praninë e bot-eve”, më ka thënë Aral.

Por disa politologë kanë paralajmëruar se ky argument nuk duhet të përdoret për të ngatërruar rolin që bot-et ruse kanë përdorur kohët e fundit në përhapjen e fake news. Sipas asaj që referohet nga “New York News”, një “ushtri” me bot-e në një farë mënyre të lidhur me Rusinë ka kontribuar që të amplifikohet diskutimi mbi vrasjen në një shkollë të Parkland në Florida. “Mund të jetë që: 1) në të gjithë datasetin e 10 viteve bot-et të mos e parapëlqejnë propagandën false dhe 2) se kohët e fundit të jenë përdorur në mënyrë strategjike botnet-e për ta zgjeruar shtrirjen e pohimeve false të propagandës”, ka shkruar në një email Dave Karpf, studiues i Shkencave Politike në George Washington University. “Frika ime është se urtësia do të përdoret si “provë shkencore e faktit qëbot-et nuk janë pastaj edhe aq të rëndësishëm”. Dhe në të vërtetë është, kjo ajo që del nga studimi, nëqoftëse marrim në konsideratë të gjithë jetën e Twitter. Por debate lidhur me bot-et niset nga premisa se përdorimi ityre kohët e fundit ka pasur një ngritje vertikale, pasi dikush ka investuar në mënyrë strategjike në këtë kuptim. Studimi nuk e hedh poshtë këtë pohim”, thotë ai. Vosoughi bie dakord me faktin që kërkimi i tij nuk përcakton nëse përdorimi i botnet-eve ka ndryshuar apo jo gjatë periudhës së presidencialeve të 2016. “Nuk kemi studiuar ndryshimin e rolit tëbot-eve në kohë”, më ka thënë në një email. “Është një temë e rëndësishme,të cilës ka mundësi do t’ikushtojmë hulumtime të tjera në të ardhmen”.

Disa studiues kanë vënë në diskutim veç të tjerash edhe përkufizimin e “lajmit” të propozuar nga hulumtimi. Duke vazhduar që t’u referohen uebsajteve të fact checking, hulumtimi vë bashkë një gamë të gjerë informacinesh false: gënjeshtra, legjenda urbane, broçkulla, falsitete dhe “fake news”. Nuk merr në konsideratë vetëm fake news – artikuj apo video që duken lajme me një punë gazetareske prapa, por edhe ato krejtësisht të sajuara. Për pasojë, hulumtimi mund të ketë disa mangësi në numrin e “lajmeve jo të kontestuara”, domethënë lajme të sakta rëndom të konsideruara të vërteta. Për shumë vite postimi më i shpërndarë në historinë e Twitter ka qenë ai që festonte rizgjedhjen e Presidentit Obama. Por, pasi fitorja e tij nuk ishte një fakt shumë i kontestuar, Snopes dhe uebsajte të tëra verifikimi nuk e kanë konfirmuar asnjëherë. Veç kësaj, kërkimi eliminon diferencën midis përmbajtjes dhe lajmit. “Hulumtimi sugjeron se, për një shumicë përdoruesish lajmet janë diçka e ndryshme nga një përmbajtje më gjenerike”, ka shkruar në një email Nielsen, Profesor nga Oxford University. “Të thuash se përmbajtjet jo të vërteta, përfshi thashethemet, përhapen më shpejt se pohimet e vërteta nëTwitter është ndryshe nga të thuash se fake news dhe real news përhapen me një ritëm të ndryshëm”.
Por shumë hulumtues më kanë thënë se fakti i thjeshtë i të kuptuarit se pse gënjeshtrat përhapen aq shumë dhe aq shpejt është e rëndësishme si të dish se kjo ndodh. “Thelbi është se përmbajtjet që ngjallin emocione të forta arrijnë më larg, më me shpejtësi, më në thellësi dhe me gjerësi me të madhe nëTwitter”, ka shkruar në një email Tromble, Docente e Shkencave Politike.

“Ky zbulim është koherent me hulumtimet në një seri sektorësh të ndryshëm, midis të cilëve Psikologjia dhe Studimet mbi Komunikimin. Bile është edhe më intuitiv”. “Informacionet false online shpesh janë shumë origjinale dhe negative”, ka shpjeguar Brendan Nyhan, Profesor në Dartmouth College. “Përgjithësisht janë 2 tiparet e informacionit që rrokin vëmendjen tonë si qenie njerëzore dhe na shtyjnë që ta ndajmë me të tjerët”. Nyhan ka lavdëruar Twitter pse ka vënë të dhënat në dispozicion të hulumtuesve dhe u ka bërë apel platformave të tjera më të rëndësishme, si puna e Facebook, me qëllim që të veprojnë njëlloj. “Kemi shumë për të mësuar, por jemi shumë të kufizuar në studimet tona pa bashkëpunimin e platformave”, ka thënë ai. “Këto kompani ushtrojnë një pushtet dhe një influencë të jashtëzakonshme mbi lajmet ku kanë akses njerëzit. Sasia e pushtetit që këto platforma zotëronjë nënkupton se duhet të përballojnë një nivel shumë më të lartë shqyrtimi dhe transparence. Mund ta studiojmë Twitter gjithë ditën, ama vetëm 12% e amerikanëve e përdor atë. Është i rëndësishëm për gazetarët dhe hulumtuesit, por nuk është nga aty që informohet pjesa më e madhe e njerëzve”.
Në një komunikatë, Twitter ka deklaruar se shpresonte që ta zgjeronte bashkëpunimin me ekspertë të jashtëm. Në një seri tweet-esh Jack Dorsey, Administratori Delegat i Twitter, ka deklaruar se kompania shpreson që ta “përmirësojë mirëqenien kolektive, hapjen dhe civilizimin në bashkëbisedimin publik”.

Facebook e ka refuzuar një kërkesë për koment. Por, sipas Tromble, me çdo gjasë konkluzionet e hulumtimit janë të vlefshme edhe për Facebook. “Në fillim të këtij viti news feed e tij për të privilegjuar “ndërveprimet domethënëse”, më ka thënë. “Ishte e qartë se do t’ivlerësonte “ndërveprimet domethënëse” në bazë të numrit të komenteve dhe përgjigjeve ndaj komenteve të marra në një postim. Por, siç e demonstron ky hulumtim, kjo nuk bën gjë tjetër veçse stimulon krijimin e postimeve plot me dizinformacion dhe përmbajtje të tjera që ka mundësi do të sigurojnë reagime të forta emotive”, ka shtuar. Kur kanë nisur kërkimin e tyre, hulumtuesit e MIT-it prisnin që përdoruesit, të cilët ndanin më shumë se të tjerët fake news do të ishin njerëz të dashur nga publiku. Imagjinonin të gjenin një grup personazh që e përdorin në mënyrë obsessive Twitter, duke grumbulluar më shumëfansadhe ndjekës sesa kolegët e tyre më të tërhequr nga faktet.
Në të vërtetë hulumtuesit kanë zbuluar se është e vërtetë e kundërta. Përdoruesit që ndajnë informacione të sakta kanë më shumë ndjekës dhe tweet-ojnë më shumë sesa ai që shpërndan fake news. Këta përdorues besnikë ndaj fakteve veç të tjerash e përdorin Twitter prej më shumë kohësh dhe ka shumë mundësi që janë përdorues të verifikuar. Me pak fjalë, përdoruesit më të besueshëm mund të amplifikojnë çdo avantazh të dukshëm strukturor të ofruar nga Twitter për përdoruesit më të mirë, nga këndvështrimi si ikompanisë, ashtu edhe i komunitetit të tyre.

E thënë me fjalë të tjera, e vërteta ka një avantazh fillestar, por pasaktësitë në një mënyrë apo në një tjetër e fitojnë garën. Këto konkluzione duhet të demoralizojnë çdo përdorues që u drejtohet mediave sociale për të gjetur apo shpërndarë informacione korrekte. Sugjerojnë se, pavarësisht nga aftësia me të cilat njerëzit mendojnë se e përdorin Twitter, pavarësisht nga kujdesi që i kushtojnë news feed të tyre ose ndjekin burime të besueshme, në mjegullën e momentit gjithsesi mund ta shkatërrohen nga falsitetet.
Për mua, që e përdorTwitter qysh nga viti 2007 dhe kam nisur të bëj gazetari falë këtij rrjeti social, ky kërkim sugjeron se platformat e mediave sociale nuk e inkurajojnë gjininë e sjelljes që e bën të qëndrueshme një qeveri demokratike. Në platforma ku secili përdorues është në të njëjtën kohë lexues, shkrues dhe botues, falsitetet janë tejet tërheqëse sa për të mos patur sukses: rrënqethja e origjinalitetit është tepër sharmante, stimuli i të përbuzshmes i pamundur për t’u anashkaluar. Pas një dite të gjatë e të rëndë, deri përdoruesi më i dhembshur mund ta gjejë veten të shkojë prapa falsitetit më fitimprurës nga pikëpamja politike.

Në mes të një sezoni të tendosur elektoral, deri përdoruesi më i vëmendshëm ndaj të mirës publike mund t’i përmbysë interesat e tij më të larta për të hyrë në një kundërshti. Nuk kuptohet se çfarë ndërhyrjesh eventuale mund ta përmbysin këtë tendencë në favor të falsitetit. “Nuk dimë sa duhet për të thënë se çfarë funksionon dhe çfarë jo”, më ka thënë Aral. Për shembull, ekzistojnë pak prova të faktit se njerëzit ndryshojnë opinion pse lexojnë në një uebsajt fact checking një hedhje poshtë të një bindjeje të tyren. As sinjalizimi i fake news si të tilla, në një rrjet social apo në një motor kërkimi, nuk mund të bëjë kushedi se çfarë për t’i dekurajuar.
Me pak fjalë, mediat sociale duket se e amplifikojnë në mënyrë sistematike falsitetin në kurriz të së vërtetës dhe askush – ekspertë, politikanë apo kompani teknologjike – nuk e di sesi ta ndryshojë këtë tendencë. Është një moment i rrezikshëm për çdo sistem qeverisjeje të mbështetur mbi një realitet publik të pranuar.

(Robinson Meyer për “The Atlantic”)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Sfidat e 30 viteve të ardhshme

Bryan Lufkin

Gjatë muajve të fundit, BBC ka analizuar disa nga problemet më të mëdha me të cilat përballet raca njerëzore në këto momente si përdorimi i tepërt i tokës të shfrytëzuar nga popullsia, e ardhmja e energjisë bërthamore, hendeku i madh ndërmjet të pasurve dhe të varfërve si dhe shumë të tjera. Por cilat janë sfidat e mëdha me të cilat do të përballemi në të ardhmen? Pas 30 vitesh, çfarë problemesh mund të jetë në axhendën botërore? Është e pamundur të parashikohet, por disa shenja tregojnë se si mund të ecin trendet e shkencës dhe teknologjisë.

Modifikimi gjenetik i njerëzve
Debatet ndërmjet shkencëtarëve kanë filluar vitin e kaluar për një teknologji të re që të lejon të manipulosh ADN-në njerëzore. Quhet Crispr (shqiptohet ‘krisper’) dhe ka për qëllim ndryshimin e ADN-së për të zhdukur sëmundjet si kanceri. Fantastike, ë? Por po sikur të marrë një kthesë të rrezikshme etike dhe të kthehet në një projekt eugjenik për të krijuar “super-bebe”, duke përzgjedhur embrionet që prodhojnë bebe me një nivel të caktuar inteligjence apo që kanë karakteristika fizike të caktuara?
Edhe pse është një teknologji që nuk përdoret aq shumë sa për t’u kategorizuar si “sfidë madhore”, bëhet fjalë përsëri për një arritje që do të evolojë dhe duhet të përgatitemi për pasoja nga më të ndryshmet që mund të sjellë me vete. Kjo është një arsye më shumë për t’u siguruar që ekspertët e etikës të kenë një post nëçdo laborator, universitet dhe koorporatë që merret me manipulimin e ADN-së. Askush të mos lejohet të luajë rolin e Zotit!

Popullsi akoma më e plakur
Jo vetëm që do të përballemi me një numër tëshpërthyer të popullsisë së botës, por njerëzit do të jetojnë më gjatë se kurrë më parë gjithashtu. Kjo është gjë e mirë, por gjithë ata të moshuar do të kenë nevojë për përkujdesje-në fakt, numri i 100-vjeçarëve do të rritet mbi 50 herë më shumë – nga 500 mijë në ditët e sotme, deri në 26 milionë në vitin 2100. Nga Mbretëria e Bashkuar, tek Japonia dhe Kina, shoqëritë me numër të madh popullsie mbi moshën 65-vjeçare do të jenë mëse të zakonshme. Gjatë dekadave të ardhshme, teksa vërehet kjo rritje, do të na duhet një përkujdes më i madh për të moshuarit, madje Japonia ka filluar të planifikojë modelet robotikë që do të shërbejnë të moshuarit në të ardhmen.

Qytetet e humbur
Nuk ka nevojë të jesh ekspert për të kuptuar në një vend si Miami se si po ndryshojnë qytetet në shekullin XXI. Rritja e nivelit të deteve po shkakton gradualisht zhdukjen e disa prej tyre. Të ushqyera nga ndryshimi i klimës, jo vetëm që përmbytjet po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, por edhe dizajni i ndërtesave po influencohet nga modelet e reja të klimës. Përveç digave më të shumta dhe më të mëdha, qytete tani kërkojnë ndërtesa të reja me katin e parë të ngritur nga toka. Megjithatë, kjo është vetëm një mënyrë parandalimi, pasi nëse trendet aktuale vazhdojnë, mund të na duhet të përballemi me humbjen e plotë të disa qyteteve, ishujve dhe rajoneve të ulëta si Bangladeshi. Impakti ekonomik në këto rajone do të jetë i thellë dhe refugjatët e klimës do të kthehen në diçka të zakonshme. Që tani është rritur presioni mbi qytetet me rritjen e popullsisë urbane. Nëse ndryshimi i klimës shkakton edhe emigracionin në masë, atëherë infrastruktura ekzistuese, shërbimet dhe ekonomia do të tendoset deri në pikën e thyerjes.

Evolucioni i mediave sociale
Mediat sociale kanë ndërlikuar mënyrën se si komunikojmë gjatë dekatës së fundit dhe nuk ka ndërmend të shkojnë gjëkundi, duke qenë se shumica e njerëzve i marrin lajmet dhe informacionet prej saj. Si mund të duket media sociale pas 30 vitesh, dhe cilat do të jenë kërcënimet që do të sjellë atëherë? Së pari, një botë pa privatësi për askënd. Ky është një nga problemet që kemi filluar ta shohim edhe sot.
Përveç dobësimit të dëshirës tonë për anonimitet dhe privatësi, media sociale sjell me vete edhe problemin e bulizmit kibernetik. Shumë organizata bamirësie dhe OJF nëpër botë janë mobilizuar në luftën kundër trolleve në internet, por ende nuk dihet nëse forcat e zbatimit të ligjit dhe kompanitë e mediave sociale do të arrijnë ndonjëherë ta zgjidhin këtë problem, apo do të vazhdojë të përkeqësohet.
Më pas vjen edhe problemi i ditës sonë të informacionit. Nëse status kuo i “fake news” të dyshimta që qarkullojnë nëpër rrjet mbetet i pandryshuar, si do të ndikojë në mënyrën si njerëzit shohin botën? Nëse individët kalojnë muaj, vite dhe dekada të ekspozuar ndaj burimeve të dyshimta të informacionit, atëherë shoqëria civile dhe debati konstruktiv është i dënuar me vdekje.
Thënë kjo, duke ditur sa shpejt media sociale ka ardhur në botë, një optimist mund të sugjerojë se problemi mund të zgjidhet shpejt. Pas 30 vitesh mund ta gjejmë veten, duke u marrë me probleme të media sociale që sot as nuk i magjinojmë. Në fund të fundit, Facebook-u është vetëm 13vjeç. Të shohim si do të jetë tranziti nga adoleshenca në moshën e pjekurisë.

Tensione të reja gjeopolitike
Vitin e fundit kemi parë një tronditje të madhe të balancës delikate të gjeopolitikës. Kjo mund të ngrejë një pikëpyetje të madhe mbi stabilitetin global të dekatave të ardhshme. Lëshime të raketave nga Korea e Veriut. Mijëra refugjatë që kalojnë kufirin për t’ju larguar konflikteve të armatosura. Haker që ndërhyjnë në zgjedhjet e shteteve të huaja. Rritja e nacionalizmit, e shumë të tjera.
Kryetitujt e viteve të fundit janë dominuar nga dramat politike, që kanë shkaktuar një tronditje të paprecedent gjeopolitike, probleme nga më të ndryshmet që nga Korea e Veriut dhe programi bërthamor, tek lufta e Sirisë dhe largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian. Nëse shtojmë këtu edhe paparashikueshmërinë e fuqisë bërthamore dhe teknologjive të ndryshme të rrezikshme në duar të dyshimta, është e lehtë të kuptohet rëndësia e mirëmbajtjes së diplomacisë.

Siguria e automjeteve
Pavarësisht urbanizimit të shpejtë, trenave super-sonikë dhe teknologjitë fantastiko-shkencore si Hyperloop, makinat që përdorim sot nuk do të zhduken, në fakt gjatë dekadave të ardhme mund të ketë akoma më shumë makina në rrugë. Tekonologjia e makinave pa shofer është duke u përmirësuar dita-ditës dhe shumë kompani tëmëdha teknologjie në bashkëpunim me kompanitëe prodhimit të automjeteve kërkojnë agresivisht të fusin në treg makinat pa shofer gjatë viteve të ardhshem. Megjithatë, me apo pa shofer, numri i makinave do të rritet në mënyrë të jashtëzakonshme. Në vendet si Kina me një rritje të paprecedent të shtresës së mesme të popullsisë, nevojat infrastrukturore dhe mjedisore që rritet me numrin e automjeteve në qarkullim, do të kthehen në sfida të mëdha. Si mund rritet siguria e makinave, të luftohet ndotja dhe të garantohet që makinat pa shofer të mos jenë kërcënim në rrugë?

Reduktimi i burimeve
Teknologjitë e reja dhe pajisjet që karakterizojnë shekullin XXI kërkojnë të gjitha metale të ralla. Për shembull, një smartphone i zakonshëm kërkon mesatarisht 60 “përbërës” të ndryshëm për t’u ndërtuar. Kjo po i mundon shumë burimet natyrore të planetit. Në Kinë, aty ku gjenden 90 përqind e metaleve më të rrallë në botë, është parashikuar që minierat do të shterohen plotësisht gjatë dy dekadave të ardhshme. Zëvendësuesit e mirë të këtyre materialeve janë të vështirë të gjenden.

Botët e tjera
Si do të garantojnë sigurinë e aktiviteve të tyre kompanitë e turizmit hapësinor? Si do ta gjejmë mënyrën për të dërguar njerëzit në Mars, apo në ndonjë planet tjetër për të jetuar, siç na ka sugjeruar edhe Stephen Hawking? Udhëtimi hapësinor duket se është qëllimi i agjencive hapësinore dhe miliarderëve të ditëve të sotme, por teksa bëhet më i arritshëm përtë gjithë të tjerët, një gamë e madhe sfidash të reja do të dalë në sipërfaqe. Hapësira e largët ka filluar të duket më pak si diçka e paarritshme dhe më shumë si destinacion i ardhshëm turistik. Tani që po vërshojnë para nga të gjitha anët për t’i dërguar njerëzit në hapësirë, logjistika, siguria dhe diplomacia që fshihen pas sfidave të ardhshme do të kërkojnë më shumë kujdes.

Rritja e fuqisë së trurit
Është bërë e zakonshme të përdoren droga të ndryshme për të rritur fuqinë e trurit (qoftë kafe, apo diçka më e fortë si modafinil) dhe shumica e botës së zhvilluar tani e përdorin smartphonin si një lloj memorie të jashtme të trurit të tyre, por le ta çojmë teorinë disa dekada më vonë. Imagjinoni ilaçe farmaceutike që na bëjnë të mendojmë më shpejt nga sa është e mundur tani dhe implante teknologjike që nandihmojnë të përqendrohemi përtej kapacitetit njerëzor për orë dhe ditë të tëra. Imagjinoni tani që të gjitha këto janë aktulisht, duke u studiuar në laboratore të shumtë nëpër botë. Pyetja që lind është: Çfarë do të ndodhë me ata që nuk t’i blejnë dot këto ilaçe? A mundet kjo teknologji ta rrisë akoma më shumë pabarazinë dhe të lejojë të pasurit të bëhen akoma më të pasur? Më pas vjen edhe problemi ligjor dhe etik. Është e pranueshme të pish një kafe përpara se të hysh në provim, por a është e pranueshme të përdorësh një implant ose drogë?

Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI

Paraja është e paparashikueshme

Tomáš Sedláček

Një herë e një kohë ia atribuonim dhuntinë e parashikimit perëndive, profetëve dhe priftërinjve. Kurse sot, aftësia për të formuluar parashikime të falsifikueshme është marka dalluese e shkencave të njohura. Dhe midis shkencave, ajo që më shumë se çdo gjë tjetër merret me të ardhmen është ekonomia. Në kundërshtim nga kolegët e disiplinave në njëfarë mënyre të afërta, si sociologjia, shkenca politike apo ajo juridike, ekonomistët kanë qenë gjithmonë të gatshëm që t’ipërgjigjen me saktësi befasuese çdo pyetjeje lidhur me të ardhmen. Sikur një sociolog pyetjes “kur do të zhduket racizmi?”, t’ipërgjigjej duke cituar vitin, muajin, ditën dhe orën e saktë. Ekonomistët kanë një qëndrim shumë të zhdërvjelltë lidhur me çështjen. Kur mjetet e informimit duan të dinë sesa do të rritet PBB-ja (apo inflacioni, papunësia, këmbimi i euros me dollarin), përgjigjet e ekonomistëve ngjajnë të gjitha me sa vijon: “Mos u bëni budallenj. Nuk e kam sferën e kristaltë, është e pamundur të bëhen parashikime, sidomos për sa i përket së ardhmes (ahah!).Megjithatë, pres një rritje prej 2.4%”.Kështu, ne ekonomistët, nuk jemi asnjëherë të sigurtë dhe nuk dimë asnjëherë asgjë, por injoranca jonëështë çuditërisht e saktë, me presje dhjetore. Ka gjithmonë diçka interesante, kur fillimi dhe përfundimi isë njëjtës shprehje kundërvihen njëri me tjetrin.
Gabimet famëkeqe të ekonomistëve nuk kanë të bëjnë vetëm me të ardhmen, por shpesh edhe më të kaluarën. Gabojnë për gjëra të thjeshta – çmimet e karburantit kostoja e jetesës – dhe janë edhe fatalisht të paaftë që të parashikojnë krizat financiare.

Sot, jo vetëm që ndahemi lidhur me shkaqet e krizës së 2008 dhe me mënyrën sesi do të mund ta kishim zgjidhur me shpejtësi, por po diskutojmë akoma për shkaqet dhe sesi mund të tejkalohej Depresioni i Madh, indodhur afërsisht 90 vite më parë.
Le të marrim çmimet e tregut imobiliar. Çmimet e shtëpive do të duhej të ishin të thjeshtë për t’u parashikuar, pasi të dhënat demografike janë të njohura paraprakisht dhe janë një prej sigurive të pakta që kemi për të ardhmen. Dime edhe sesa janë shtëpitë në ndërtim e, për pasojë, mund të parashikojmë se kur do të jenë gati për të hyrë në treg. Veç kësaj, në ndryshim nga mallrat e tjera, nuk ekzistojnë alternativë ndaj shtëpisë. Pavarësisht kësaj, tregu imobiliar është një terren jashtëzakonisht pjellor për flluskat dhe spekulimet.
Si është e mundur? Shtëpitë janë të ndërtuara mbi shpresën. Flluska imobiliare amerikane e kredive subprime, që ka shkaktuar krizën e vitit 2008, është gjeneruar nga parashikime e llogari të gabuara dhe nga një besim ikeqvendosur për të ardhmen. Njerëzit dhe bankat qenë të bindura në mënyrë të gabuar se në harkun e disa viteve do të ishim në gjendje që t’ilejonim vetes shtëpi luksi. Por bankat ekzistojnë pikërisht për të na mundësuar që të jetojmë në një shtëpi, të vozisim një makinë dhe të përdorim dispozitivë e elektroshtëpijake që nuk na përkasin (nëpërmjet kredive hipotekore, kredive për konsumin dhe leasing). Nuk bëjmë gjë tjetër veçse vëmë bast për të ardhmen. Kur banka jep një financim, imerr për të mira sigurimet tona se në të ardhmen do të paguajmë. Kështu që ijep besim një parashikimi që bëjmë ne, ndërsa ne u besojmë parashikimeve të të tjerëve. Është i njëjti mekanizëm që ka bërë të lindë paraja: fillimisht paratë nuk qenë gjë tjetër, veçse një lloj mjeti pagese (dhe në realitet është akoma).

Teologjia dhe fizika
Po le të kthehemi tek e ardhmja. Pse të parashikuarit mbetet jashtëzakonisht e komplikuar, pavarësisht të gjitha modeleve efikase matematikore që disponojmë? Nëqoftëse duam të shtyhemi në pasojat ekstreme e këtij arsyetimi, duhet t’idrejtohemi teologjisë dhe fizikës. Në rast se pyesim një teolog a ekziston një qenie e gjithëdijshme në gjendje që të njohë të ardhmen, për të do të jetë e vështirë të na përgjigjet. Lidhur me argumentin nuk është arritur kurrë një marrëveshje dhe problemi duket se duhet të mbesë ihapur edhe prej inteligjencës më të përkryer që arrihet të imagjinohet. Është konkluzioni që është idetyruar të nxjerrë kush beson në disponimin e lirë të qenies njerëzore. Dhe në këtë aspekt është interesante të vërehet se feja nuk është vetëm zemra e kristianizmit dhe e hebraizmit, por është e rrënjosur edhe në ekonominë liberale. Në ekstremin e kundër, mund t’ia bëjmë pyetjen e ngjashme një fizikani. Sikur të njihnim pozicioni, shpejtësinë dhe drejtimin e çdo elementi të veçantë të universit, a do të ishim në gjendje ta parashikonim të ardhmen? Jo. E pohojnë nga njëra anë parimi ipapërcaktueshmërisë i Heisenberg (është e pamundur të përcaktohet me saktësi dhe njëkohësisht shpejtësia e pozicioni), nga ana tjetër teoria matematike e kaosit (variacione të pallogaritshme në kushtet fillestare çojnë në variacione të mëdha në të ardhmen). Të zbulosh se çfarë na rezervon e ardhmja me shkallën e saktësisë që do të donim është thjesht e pamundur.

Por ne ekonomistët duket se e kemi harruar. Libri më domethënës lidhur me argumentin e profecive ekonomike të munguara është“This Time Is Different: Eight Centuries of Financial Folly”, i autorëve CarmenReinhart e Kenneth Rogof. Ata demonstrojnë se, ekonomistët tentojnë që të jenë bipolarë: në kohërat e mira tentojnë të japin parashikime tejet optimiste, ndërsa në kohëra të këqija paraqesin një të ardhme më të keqe se ajo që më pas verifikohet. Ekonomistët, që megjithatë e kanë çmuar shumë librin (e botuar në 2009), nuk duket se kanë nxjerrë mësime të mëdha prej tij. Pritshmëritë ndjekin ecurinë e ciklit ekonomik dhe zakonisht nuk bëjnë gjë tjetër veçse e përkeqësojnë. Në rastin më të mirë, modelet tona parashikuese kufizohen që të projektojnë në të ardhmen tendencat në zhvillim. Vështirësitë dalin kur bëhet fjalë për të parashikuar variacionet e tendencës. Ndërsa mund të parashikojmë ecurinë e një vije të drejtë, nuk jemi në gjendje që të parashikojmë kthesat e papritura dhe aq më pak efektet e tyre. Thelbësisht modeli ynë nuk thotë gjë tjetër përveçse këtë: nëse faktet u korrespondojnë pritshmërive tona, atëhere edhe zhvillimi i tyre do të ketë ecurinë që presim. Me pak fjalë, parashikimet nuk janë në gjendje që të kapin një element themelor: ndryshimet e mëdha. Këtë bipolarizëm nuk e gjejmë vetëm në parashikimet në fusha të kufizuara (ato mikroekonomike), por edhe në alternimin midis optimizmit e pesimizmit për tërësinë e ekonomisë (parashikime makroekonomike).

Dikur ekonomia njihej si “shkenca e zymtë”, pasi karakterizohej nga një vështrim iftohtë dhe i errët mbi botën. Por më pas është transformuar në një sektor plot me shpresë e me optimizëm, me shumë shpresa për të ardhmen. Kanë qenë klasikët ata që e kanë bërë ekonominë një shkencë të zymtë: mjafton të mendosh për anglezin Thomas Malthus.
Sipas tij, ekonomia tenton prej natyre që të prodhojë një klasë punëtorësh të varfër, rrogat e të cilëve mezi arrijnë që t’u garantojnë mbijetesën. Veç kësaj, popullsia rritet në progresiongjeometrik, kurse bujqësia në rastin më të mirë në progresion aritmetik, ndërsa toka pjellore (midis ‘700 dhe ‘800, kur jetoi Malthus, tipologjia më e rëndësishme e kapitalit) nuk rritet aspak. Nënkupton se nuk do të duhet shumë, pasi toka nuk arrin më të ushqejë popullsinë. Pason fakti që pasanikët do të jenë shumë pak (poseduesit e kapitaleve dhe kapitali, dihet, tërheq kapital tjetër) dhe të varfërit, në fakt, një ushtri. Në1820, kur Malthus ishte rreth të 50-ve, 94% e popullsisë jetonte në varfëri dhe vuante nga uria.
Perspektivat sigurisht që nuk qenë rozë.Kjo profeci e zymtë qe vendimtare për Karl Marksin. Sipas mendimit të tij, sistemi ekonomik nuk mund tëlihej i braktisur në vetëvete. Për të kundërshtuar zhvillimet e mjegullta që të prisnin mendonte se duhej një revolucion politik. Historia na zbulon se çfarë ka ndodhur më pas: në disa vende utopia komuniste ka mundur realitetin kapitalist (shpesh ideale dhe utopi janë më tërheqës së realiteti objektiv dhe, për pasojë, konfrontimi nuk është asnjëherë i lehtë). Megjithatë vendet kapitaliste, që dukeshin të destinuar në vdekjen e sigurtë, kanë përjetuar një periudhë mirëqenieje, ndërsa ato vende ku është afirmuar shumë iuruari komunizëm hap pas hapi janë transformuar në ferrin e gjallë mbi Tokë (gjë e bërë sot evidente nga diferenca dramatike midis të dy Koreve).

Pavarësisht se komunizmi ka qenë përdorues metodash radikale, si revolucioni dhe shtetëzimi, kapitalizmi duket se ia ka dalë më mirë në ndërmarrjen e realizimit të profecisë dhe të utopisë. Duke lexuar 10 pikat që Marksi propozonte në Manifestin e Partisë Komuniste, vërehet se disa objektiva thelbësore tashmë janë arritur, jo nga komunizmi lindor, por nga kapitalizmi perëndimor. Veç kësaj, kapitalizmi ka arritur që të realizojë objektivat komunistë (përjashto shtetëzimin e pronës dhe të kapitalit) pa bujën që karakterizonte komunizmin. Ja ka dalë duke bashkuar instrumentat e kapitalizmit me ato të socializmit demokratik.
Kështu, kapitalizmi ka ditur të realizojëëndërrat komuniste më mirë nga sa nuk ka bërë vetë komunizmi. Mos vallëështë goditja më e keqe që mund t’i jetë dhënë sistemit komunist? Perëndimi e ka mundur me vetë armët e tij. Por ekonomia tenton që t’imbivlerësojë gjithnjë e më shumë aftësitë e veta. Nga këndvështrimi isaj, pas komunizmit ishin të gjitha arsyet për të imagjinuar një të ardhme rozë. Nga ana tjetër, individualizimi isistemit më të mirë e fitimtar – demokracisë së tregut – është folur për “fundin e historisë”. Veç kësaj, komunizmi nuk është shembur vetëm prej përplasjes ballore me Perëndimin, por nën peshën e kontradiktave të tij. Perëndimit i ka mjaftuar të rrijë duarkryq e të shikojë. Në këtë pikë, ekonomisë nuk imbetej gjë tjetër veçse të zgjidhte një detyrë të fundit: të konvertonte pjesën tjetër të botës tek tregu dhe tek demokracia. Gjatë viteve ’90, tregjet dhe demokratizimi përfaqësonin perspektivën e vetme për kë dëshironte të jetonte në paqe, në mirëqenie e në harmoni. Dhe sot, sidomos pas përfundimit të eksperimentit në Greqi të drejtuar nga Yanis Varoufakis, gjërat nuk kanë ndryshuar. Dukshëm që e majta alternative nuk ka qenë e aftë që të imagjinojë skenare realiste, edhe kur ka ardhur në pushtet. E majta e ka humbur luftën për të ardhmen dhe parashikimet komuniste nuk tërheqin më shumë njerëz.

Besim i tepruar
Për këtë arsye, pas rënies së bllokut sovjetik, ekonomia është bindur më shumë se kurrë për statusin e saj si shkencë dominuese. Sipas shumë ekonomistëve, ishte “mbretëresha e shkencave sociale”. Kështu që metodat ekonomike janë shtrirë tek sociologjia, tek shkenca politike dhe tek jurisprudenca. Shumica dërrmuese e ekonomistëve ishte tejet e magjepsur ndaj karakteristikave dukshëm hyjnore të “dorës së padukshme të tregut të lirë”. Ekonomistët qenë tejet të sigurtë se, aftësia e tregut për t’u vetërregulluar do të në targetonte drejt së ardhmes. Ekzistonte besim itepruar. Sistemi kishte aq shumë besim tek vetëvetja dhe shpresat qenë aq optimiste sa që, Perëndimi ka përfunduar duke akumuluar një borxh të jashtëzakonshëm. Borxhet nuk kanë bërë gjë tjetër veçse e kanë stimuluar më tej rritjen dhe i kanë konsoliduar mekanizmat, duke e mbajtur në këmbë kapitalizmin. Pasi që të akumulohen borxhet, kreditorë e financues duhet të besojnë në mundësinë e fitimeve të ardhshme, duhet t’u japin besim të njëjta profecive optimiste. Dhe në rast se këto ëndërra nuk realizohen, vjen falimentimi.
E ardhmja nuk ka qenë kurrë ekzaltuese sa në këtë moment. Robotët e pajisur me inteligjencëartificiale mund të fitojnë qytetarinë. Parashikohet se kompjuterët do të zëvendësojnë punën njerëzore dhe duket se mund të realizohet ajo shpresë themelore që ka karakterizuar gjithmonë historinë e njerëzimit: të reshtë së lodhuri për të siguruar ngrënien.

Evolucioni, deri më tani thelbësisht biologjik, mund të jetë premisë e një habitati dixhital (hiperhapësirë në internet) që qeniet njerëzore po krijojnë në këtë moment. Mund të jetë agimi injë ndryshimi epokal: një “transferim” në kuptimin e vërtetë të fjalës të popujve në një realitet tjetër. Me një këmbë jemi tashmë brenda kësaj bote dixhitale. Ndoshta edhe fëmijët tanë do të hyjnë akoma më shumë, pasi realiteti ynë mund të pësojë të njëjtin evolucion e përjetuar nga e kaluara: një herë e një kohë natyra ishte habitati ynë, kurse sot është bërë një atraksion për t’u vizituar herëpashere, nuk e banojmë më. Sistemi operativ Windows ka qenë një produkt simbolik iimagjinatës së gjeneratës tonë, një konstruksion ideal. Emri “dritare” është absolutisht igjetur: Windows na mundëson që ta hedhim shikimin mbi një hapësirë dixhitale, megjithëse duke qëndruar në një mjedis të njohur.
Parashikoj se hapi i ardhshëm do të jetë diçka e quajtur the doors, dyert. Nuk do të kufizohemi më së shikuari botën dixhitale nga një dritare që hapet në ekranet e kompjuterëve tanë, do të futemi drejtpërsëdrejti në të. Do të lëmë pas krahëve botën tonë të vjetër të realitetit, siç lamë dikur prapa krahëve pyjet, ku herëpashere kthehemi si vizitorë, pa ibanuar më. Dhe do tëjetë ekonomia ajo që do të na tragetojë drejt kësaj bote të re, e mirë apo e keqe qoftë ajo. Çfarë lloj bote do të jetë? Varet nga aftësia jonë për të formuluar një profeci të besueshme, për t’i dhënë jetë e për ta treguar në mënyrë që institucionet të jenë të gatshme që ta mirëpresin.

Për t’u ditur
“Krizat dhe skandalet e vitëve të fundit nuk do të thonë se ekonomia është një shkencë jo e besueshme. Këto gjëra kanë ndodhur, pasi kemi injoruar atë që tashmëdinim”, shkruan në “Los Angeles Times” John Ioannidis, Profesor Mjekësie dhe Statistike në Stanford University. “Ndoshta problem është se u kemi besuar njerëzve të gabuar. Për shembull, shumë besojnë se ekspertët e vërtetë të fushës së parasës janë miliarderët. Në realitet opinionet e tyre shpesh nuk mbajnë parasysh dëshmi shkencore dhe janë të shlira nga realiteti. Veç kësaj, disa politikanë kanë një përgatitje të dobët në fushën e ekonomisë. Kur drejtonte Eurogrupin, hollandezi Jeroen Dijsselbloem theksonte se, kishte studiuar Ekonomi në universitet, por më pas u detyrua që të rrëfejë se nuk ishte e vërtetë”. Sigurisht, shton Ioannidis, nuk mund të mohohet se shumë studime ekonomike janë kryer me të dhëna të kufizuara apo të deformuara, duke prodhuar konkluzione të gabuara apo, duke injoruar realitete domethënëse. “Fatmirësisht janë gjithnjë e më të shumtë ekonomistët që kërkojnë të realizojnë studime të riprodhueshme edhe nga kolegët”. Dhe shumë revista u kërkojnë mëshumë transparencë hulumtuesve dhe u imponojnë që të ndajnë të dhënat, procedurat dhe softuerët, eventualisht të përdorur për përpunimin. “Anipse vitet e fundit ekonomia ka pësuar goditje të rënda”, konkludon Ioannidis, “kjo disiplinë mund të jetë ende e besueshme”.

Tomáš Sedláček është një ekonomist çek. Nga 2001 deri në 2003 ka qenë Këshilltar Ekonomik iPresidentit Václav Havel).

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Skandali/ Ndërtimi i kullës te Presidenca në zonë të mbrojtur, toka po i grabitet pronarit

Skandali i lejes për ngritjen e një pallati ngjitur me Presidencën thellohet më tej. Përveç cenimit të sigurisë kombëtare, toka ku do ndërtohet pallati ka probleme të rënda pronësie dhe gëzon status të veçantë ligjor, që ndalon ndërtimin.
Top Channel ka mësuar se prona tek parkingu ngjitur me Presidencën është në proces gjyqësor. Ajo është privatizuar me njohje dhe kthim në vitin 1995 tek dy pronarë dhe më pas është shitur disa herë.
Por, 25 familje pretendojnë se vendimi i kthimit ka qenë i manipuluar duke hapur gjyq ndaj pronarëve që e morën në vitin 1995 dhe atyre që e kanë blerë më vonë. Aktualisht çështja është në Gjykatën e Lartë dhe nuk ka një vendim përfundimtar. Por edhe pse çështja është në gjykim, bashkia ka dhënë autorizimin për ndërtim, ndërkohë që qeveria ka miratuar lejen zhvillimore. Banorët e zonës kundërshtojnë projektin.
“Të ndërtohet më mirë një kënd fëmijësh këtu, diçka e tillë. Presidenti nuk ka mbrojtje, kot e mban ushtarin atje. Megjithatë nuk e kemi ne në dorë”, shprehen një qytetare.
“Tani kemi marrë vesh që do të ndërtohet pallati dhe për dy vite këtu është një zonë e pajetueshme. Të gjitha provat dhe faktet ne i kemi dërguar edhe në portalin online që është hapur në emër të Kryeministrit. Ne i kemi dërguar 3 herë dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, thotë një tjetër qytetar.

Por, përtej problemeve të rënda me pronësinë, toka tek parkingu ngjitur me Presidencën gëzon status të veçantë mbrojtje sepse është monument kulture.
Në urdhrin e ish-ministrit të Kulturës, Bujar Leskaj, në mars të vitit 2007, që e shpall të gjithë zonën përreth Presidencës, përfshirë klinikën qeveritare, Akademinë e Arteve dhe banesat kolektive 5-katëshe përreth si monumente kulture.
Neni 27 i ligjit për trashëgiminë kulturore thotë shprehimisht: “Monumente kulture të kategorisë së dytë janë ndërtimet me vlera të spikatura, kryesisht në pamjen e tyre të jashtme. Ato ruhen në vëllime dhe në pamjen e tyre të jashtme”.
Më tej, po ky ligj e shpall dëmtimin e monumenteve të kulturës si vepër penale: “Dëmi i shkaktuar në objektet unikale të trashëgimisë kulturore përbën në çdo rast vepër penale dhe dënohet sipas legjislacionit penal”.
Veç problemeve me pronësinë dhe shkeljes së ligjit për trashëgiminë kulturore, ngritja e pallatit tek Presidenca ka alarmuar edhe Bankën e Shqipërisë për shkak se cenon sigurinë kombëtare.

Rivaliteti i humbur

Rivaliteti mes Juventusit dhe Milanit i kishte humbur disa nga shkëlqimet e tij gjatë viteve të fundit, por është duke e gjetur atë shkëndijë edhe një herë. Një tjetër kapitull shpaloset këtë fundjavë në rivalitetin mes këtyre dy skuadrave të mirënjohura të Italisë, teksa ato do të përplasen të shtunën në mbrëmje në Torino, në stadiumin “Allianz”. Nuk ka ndodhur shumë kohë më parë, kur të dy këta gjigantë italianë “përplasnin brirët” për “primatin” e të drejtave të Gadishullit. Pasi kuqezinjtë fituan titullin e tyre të 18-të në sezonin 2010-2011, Italia është pikturuar në të bardhë dhe të zezë nga “Zonja e Vjetër”, e cila ka marrë fronin e saj në majë të podiumit të Seria A për gjashtë sezone të rregullta.
Ndonjëherë, mbretërimi i Juventusit është testuar pak, përafërsisht nga Napoli dhe Roma, që i kanë kërcënuar pozitat prej lideri të bardhezinjve, por pa ia dalë mbanë deri më tani. Do të ishte e marrë për të mohuar faktin se një Milan i fortë po shfaqet nën drejtimin e trajnerit Gattuso, i cili po mundohet të rikthehet në lartësitë e veta historike, të gjatë viteve ’90. Nga largimi i Andrea Pirlos prej “San Siro”, në vitin 2012, si një transferim i lirë, te javët e diskutueshme të Leonardo Bonuccit, pas makthit të Juventusit në finalen e vjetshme të Champions-it, në “golin fantazmë” të Sulley Muntari, gjatë sezonit 2011-2012, kaq mjaftojnë për të thënë se këto dy skuadra nuk e marrin me mirësi njëra-tjetrën.

Madje, armiqësia mes tyre ka marrë në mediat sociale një fuqi të plotë.
Në sezonin 2016-2017, këto dy klube të famshme italiane u ballafaquan katër herë, në kampionat dhe Kupën e Italisë. Çdo ndeshje mes tyre ishte plot intensitet dhe disi të kujtonte të kaluarën, kur ishin së bashku në majat e Serisë A. Megjithëse Milani ende mbetet një ansambël i përzier në fushë dhe u përball me pasiguri ekstreme në krye, rivalitet mund të rivendoset. Më parë, në këtë sezon, Milani i ri i shtrenjtë i Vincenzo Montella e priti Juventusin në “San Siro”, me shumë fytyra të freskëta dhe ambicie për të qenë në “top 4” e Seria A, por u “shtyp” shpejt nga Gonzalo Higuain. Sulmuesi argjentinas i zhyti kuqezinjtë, për t’i dhënë Juventusit një fitore të rehatshme 2-0. Megjithatë, shumë gjëra kanë ndryshuar nga ajo kohë, pasi përplasja e së shtunës në mbrëmje vjen përafërsisht pesë muaj më pas. Juventusi ka marrë kryesimin i vetëm nga Napoli dhe duket i vendosur për të marrë kurorën e shtatë radhazi.

Milani ka gjetur një identitet tjetër nën drejtimin e Rino Gattuso, i cili i ka sfiduar të gjitha shanset, duke e udhëhequr klubin përsëri drejt zonës së Europës.
Sidoqoftë, në këtë sezon, si Juventusi, ashtu edhe Milani, do të vazhdojnë të luftojnë për dy objektiva krejtësisht të ndryshëm, gjë për të cilën u duhen sa më shumë pikë, nëse dëshirojnë të përmbushin qëllimet e tyre përkatëse. Ndonëse Juventusi, me siguri ka nevojë për ta vënë sa më shumë presionin ndaj Napolit, duke fituar, ju mund të keni edhe një argument të fortë, se kjo është prova përfundimtare e vullnetit të Milanit, i cili me siguri do të mund të largonte çdo dyshim, që disa mund të kenë në lidhje me forcën e tij. Kartoni i kuq i Bonuccit kundër Genoa, javën para ndeshjes së parë të këtij kampionati, mes dy skuadrave, e pamundësoi disi dramën… Ish-Juventini ndoshta nuk do të donte asgjë më shumë sesa të hakmerrej për betejat e tij të hershme. Megjithatë, mbrojtësi axurr, duke shfrytëzuar edhe njohjet e vjetra mbi bardhezinjtë, do të kërkojë ta mbajë sulmin juventin nën kontroll.

“S’jam i padrejtë me të”

Zinedine Zidane u shfaq në konferencën për shtyp të parandeshjes në Las Palmas, ndeshja e fundit e skuadrës së bardhë, para sfidës me Juventusin në Torino, të martën.
Las Palmas – “Për t’u përgatitur si duhet për të martën, duhet të jemi mirë nesër”.
Fjalët e Isco – “Unë nuk jam i padrejtë ndaj Isco, ai është i lumtur. Ndoshta nuk ka të njëjtin rol këtu, por unë e kam treguar se është një lojtar i rëndësishëm për ekipin. Jam i lumtur për performancën që kishte kundër Argjentinës”.
Të dëmtuarit – “Isco dhe Sergio Ramos kanë probleme, prandaj nuk mund të udhëtojnë me ne. Pjesa tjetër do të shihet nesër. Ata që do të udhëtojnë me grupin do të jenë mirë”.
E ardhmja e tij te Real Madridi – “Po, unë do të doja të vazhdoja në drejtimin e Real Madridi, por ju e dini se si funksionon futbolli. Tani nuk është koha për të folur për këtë gjë. Të gjithë duhet të vazhdojmë në rrugën e kohëve të fundit. E pra, loja e nesërme është shumë e komplikuar. A dua të vazhdoj në detyrën që kam? Patjetër, sigurisht. Ideja ime është për ta mbajtur sa më shumë të jetë e mundur postin e trajnerit të kësaj skuadre dhe e kam thënë shumë herë këtë.

Çështja është se në Madrid gjithçka varet nga rezultatet. E di se si punohet te Real Madridi, bëj atë që më pëlqen dhe me të vërtetë dua të vazhdoj”.
Ndeshja e Isco kundër Argjentinës – “Jam i lumtur me ndeshjen e tij, e kam parë të përkryer dhe të lumtur për performancën e tij. Sa i takon ndeshjes me Spanjën, paraqitja e tij ishte mbresëlënëse”.
Oferta për Isco – “Isco është lojtar i Real Madridit dhe do të qëndrojë këtu. Kjo është ajo, që edhe vetë Isco dëshiron. Eshtë një lojtar që më pëlqen shumë dhe luan mjaft mirë. A jam unë fajtor për gjendjen e tij te Reali? Problemi është se kam 25 lojtarë dhe të gjithë duan të luajnë. Unë jam shumë i lumtur me Isco, por gjithmonë në kërkim të më të mirës për ekipin dhe lojtarët”.
Bale – “Ai është i gatshëm që të luajë. Është aktivizuar në të dyja ndeshjet me kombëtaren e tij dhe është i gatshëm të luajë nesër”.
Si është Zidane në rolin e trajnerit – “Nuk mund t’ju them, në të vërtetë. Unë jam një person shumë i pasionuar për punën që bëj. Më pëlqen shumë futbolli, loja, dua që lojtarët e mi të luajnë sa më mirë”.