17.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025

“Tani vendoset fati i gjithë sezonit”!

Massimiliano Allegri u shfaq në një konferencë shtypi para ndeshjes, që Juventusi do të luajë të shtunën kundër Milanit, me titullin e Seria A në lojë, nisur nga distanca prej vetëm dy pikësh me Napolin. Trajneri italian kishte fjalë për ndeshjen kundër skuadrës milaneze, për ndeshjen e së martës kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve, për lojtarët e lënduar dhe fazën e fundit të rimëkëmbjes. Lidhur me një javë të vështirë, që Juventusi ka përpara, me Real Madridin në horizont, Allegri tha: “Nesër fillon një cikël i bukur ndeshjesh, me të cilat do të përballemi me entuziazëm dhe me ambicie për të fituar. Ne të gjithë kemi punuar për të arritur këtë kohë të sezonit.Kemi ambicie për të fituar me një nga skuadrat më të mira në botë, Real Madridin. Do të jetë një ndeshje botërore, por qëllimi ynë është edhe Seria A. Juventusi do të luajë ndaj Real Madridit me realizëm dhe ambicie”.
Po klasikja kundër Milanit? Trajneri bardhezi shton: “Në Ferrara, kundër Spal-it, kemi humbur një bonus, tani presim Milanin në shtëpi. Pres një ndeshje të balancuar, si të gjitha përplasjet mes Juventusit dhe Milanit. Nuk kam frikë rikthimin pas pushimit ndërkombëtar, por duhet të kujtojmë precedentët.

Do të jetë një lojë e vëmendjes dhe respektit. Milani është shumë teknik dhe Gattuso u ka dhënë kuqezinjve rend e rregull. Gattuso meriton urimet e mia, ai ka kapërcyer dyshimet fillestare me rezultatet, lojërat dhe karakterin e tij”.
Allegri ka fjalë edhe për lëndimet e të tijve dhe Dybala: “Cuadrado do të jetë në stol nesër, është mirë, si Chiellini. Bernardeschi do të kthehet në ekip javën e ardhshme. Alex Sandro ka probleme, por do të shohim nëse nesër do të jetë në dispozicion. Që nga java e ardhshme, të gjithë do të jenë në stërvitje. Për Dybala, gjëja më e rëndësishme është të motivohet për një fund fondamental të sezonit me Juventusin dhe për pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës, në të cilën unë mendoj se do të luajë”.
Njëlloj ngacmimi edhe për rikthimin e Bonuccit në Torino, tashmë si “Djall”. Allegri nënvizon në këtë pikë: “Do të jetë një ndeshje e veçantë për Bonuccin, ai i dha shumë Juves dhe anasjelltas. Verën e kaluar, rrugët tona u ndanë, ishte një zgjedhje, por mbetet ende në zemrat e tifozëve bardhezi. Me largimin e Bonuccit, fillimisht kemi humbur diçka në mbrojtje, mirëpo Benatia dhe Rugani janë përmirësuar, ashtu si mbrojtja e tërë”.

Materazzi komplimenton Gattuson, tregon kush e fiton titullin në Seria A

Gennaro Gattuso është i denjë ta mbajë punën e rangut të lartë te Milani për një kohë të gjatë, sipas ish-bashkëlojtarit në kombëtaren e Italisë, Marco Materazzi. Gattuso, një hero për tifozët në Milano, gjatë ditëve të tij të lojës si mesfushor-mbrojtës, erdhi nga drejtimi i të rinjve kuqezinj, për të marrë në dorë frenat e ekipit të parë, në nëntor, pas largimit të Vincenzo Montella. 40-vjeçari e ka udhëhequr skuadrën e Milanit nga mesi i tabelës drejt mundësive për kualifikim në “Europa League”, si dhe ka rezervuar një vend në finalen e “Coppa Italia”, të majit, kundër Juventusit.

Milani udhëton për t’u përballur me kampionët aktualë të Juves, të shtunën, mes njoftimeve se trajneri i tij ka vendosur ta shtyjë kontratën deri në qershor 2021. Dhe Materazzi, i cili fitoi Kupën e Botës 2006, së bashku me Gattuso, beson që ai ka dëshmuar se është i denjë për një marrëveshje të zgjatur. “Unë besoj se, kur një trajner rritet nga përgjegjësia e ekipit B dhe kërkon të mbajë të njëjtën kontratë, duke u përpjekur të provojë veten me ekipin e parë, ka dëshmuar se mund të trajtohet si trajner i lartë,tha ish-mbrojtësi i Interit për“Omnisport”.Kuqezinjtë kanë bërë një rikthim të pabesueshëm. Rinon, i cili ishte në gjendje të krijojë një atmosferë të mirë dhe një grup të ngushtë, do ta shohim në këto nivele edhe sezonin e ardhshëm”.
I pyetur për garën e titullit, Materazzi nuk pranoi të nominonte një fitues, teksa beson se gjithçka do të vendoset në vizitën e Napolit në fushën e Juventusit, më 22 prill: “Nuk është e lehtë të zgjedhësh një favorit. Barazimi kundër SPAL-it bëri që gjërat të ndërlikohen për Juve përsëri, pasi bardhezinjtë, gjithashtu do të duhet të përqendrohen në Ligën e Kampionëve. Më pëlqen shumë Napoli, me të vërtetë besoj se luan futbollin më të mirë në Itali, por do të jetë shumë e vështirë për të fituar në Torino. Nëse ata e bëjnë këtë, do ta meritonin plotësisht titullin e kampionit në Itali”.

Mbrojtësi i AC Milan shkon në Amerikë

Sezoni i Andrea Conti me Milan është mbyllur përfundimisht. Mbrojtësi i djathtë, që ka pësuar një ndrydhje në gjurin që kishte operuar gjashtë muaj më parë ka fluturuar drejt Pittsburgh në SHBA për t’u nënshtruar një vizite nga specialisti, i një kirurgu që operoi Zlatan Ibrahimoviç. Pasi të përcaktohet shkalla e dëmtimit do të komunikohet edhe koha kur Conti mund të rinisë stërvitjen, por që nuk do të jetë më shpejt se dy muaj.
Dëmtimi i dytë erdhi pikërisht në momentin që rikthimi i tij ishte shumë pranë. Conti u grumbullua në ndeshjen e fundit të luajtur kundër Chievo dhe për 60 minuta luajti kundër Milan U-19, duke lënë një përshtypje të mirë dhe Gattuso nisi të mendojë për aktivizimin e tij në derbin e 4 prillit. Gjithsesi, pas gjashtë muajsh Conti kishte gjetur buzëqeshjen dhe fanellën kuqezi, por tani erdhi kjo ndalesë që i mbylli sezonin para kohe.

Dokumenti/ Si luftoi babai i Xhufit ndaj nacionalistëve në Kosovë dhe dekorimi i brigadës së 5-të nga jugosllavët

Nga Kastriot Dervishi

Publikohen fakte të reja mbi aktivitetin e bababit të historianit punist, Pëllumb Xhufi që luftoi kundër nacionalistëve në Kosovë. Meqë z.Xhufi aludoi në mënyrë të pavërtetë që kampi i Tepelenës ishte i përbërë nga familjarë të të arratisurve në Jugosllavi (në vitin 1949), në mënyrë që të përbalte të internuarit e atëhershëm si “bashkëpunëtorë të jugosllavëve”, le t’i shohim kush kanë qenë në shërbim të tyre.
Nga sot, do publikoj disa dokumente të brigadës së 5 që vepronte në kuadër të divizionit të 5 komunist, si dhe të këtij të fundit. Në brigadën e 5-të ishte edhe babai i z.Xhufi. Meqë ai kërkoi “agjenturizma” në vitin 1949, le të shohim çfarë kanë bërë ashiqare brigadat komuniste në Kosovë pas largimit të ushtrisë naziste. Fillimisht po e nis nga dekreti i dekorimit të divizionit të 5 komunist, i datës 2.12.1945 nga jugosllavët për shërbimet e shquara që ato i dhanë pushtetit jugosllav.
Forcat komuniste, qysh më 20 nëntor 1944 kaluan kufirin e vjetër dhe u futën e Kosovë. Banorët e Kukësit duhet t’i mbajnë mend mirë veprimet e brigadës së 5-të. Pastaj banorët e Gostivarit, Kërçovës, etj, duhet të kenë gdhendur në mendjet e tyre veprimet policore të brigadave nga Shqipëria.

Karteli i kokainës “Xibraka”/ Nipi i ish-diktatorit Hoxha drejt lirimit nga burgu

Nipi i ish-diktatorit Hoxha, Ermal Hoxha dhe grupi i personave të fabrikës që përpunonte kokainë në Xibrakë kanë kërkuar rekurs të vendimit për dënimin e tyre në Gjykatën e Lartë. Gjykata e Krimeve të Rënda liroi vitin e kaluar Kelmend Dalipin, njërin prej të arrestuarve dhe të dënuarve për dosjen e Xibrakës. Dalipi u lirua me pretendimin se sishte i sëmurë, ndërsa tani pritet edhe lirimi i ish-diktatorit Hoxha me të njëjtën mënyrë manipulimi.
9 të pandehurit e dosjes ‘Xibraka’ që nga vëllezërit Klemend dhe Arjan Dalipi, e deri tek Ilir Hyseni, Sajmir Tabaku, Gentjan Gjonaj, Genci Xhixha, dhe kolumbianët Valter Moreno e Cesar Gutierrez, bashkë me Ermal Hoxhën u deklaruan fajtorë nga Krimet e Rënda dhe u dënuan me 104 vite burg në total.
Në nëntor 2017, Apeli i Krimeve të Rënda ua uli ndjeshëm dënimet, pasi pranoi zbatimin e gjykimit të shkurtuar, duke i ulur cdo të pandehuri një të tretën e masës së dënimit. Ata nuk e kanë pranuar dënimin dhe kanë dorëzuar kërkesën për pafajësi.
Dosja e tyre tashmë e regjistruar në Gjykatën e Lartë, pritet të shqyrtohet nga një Kolegj Penal i kryesuar nga gjyqtari, Artan Zeneli.
Nga informacionet Prokuroria nuk e ka kundërshtuar vendimin e dhënë për ta, ndërsa të vendimi i Apelit është kundërshtuar edhe nga të pandehurit Klement e Arjan Dalipi.
Në muajin nëntor të vitit të kaluar Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda pranoi kërkesën e nëntë të pandeheurve për dosjen “Xibraka”, të cilëve iu njoh gjykimi i shkurtuar.

Rrjedhimisht, sipas trupës gjyqësore të Apelit, nga aplikimi i gjykimit të shkurtuar secili nga të pandehurit përfitoi një të tretën e uljes së dënimit.
Mes të shpallurve fajtorë është edhe Ermal Hoxha, nipi i dikatorit, të cilit nga 10 vite burg që vendosi shkalla e parë, nga Apeli iu dha dënimi me 6 vjet e 8 muaj burgim.
Për të kërkuarin nga drejtësia Genci Xhixha dhe për Saimir Batkun gjykata vendosi 8 vjet e 7 muaj burgim, ndërkohë që për Gentian Gjonajn dhe Klement Dalipin nga 7 vjet e 3 muaj burgim.
Pesë muaj më parë shkalla e parë vendosi 104 vite burgim për të akuzuarit, mes tyre edhe kolumbianët Cezar Avila, i dënuar nga Apeli me 6 vjet e 8 muaj burgim dhe Valter Moreno, i dënuar po nga Apeli me 8 vjet burgim.
Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton e provuar se të pandehurit kanë krijuar një grup të strukturuar kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike, në kuadër të të cilit ata kanë importuar në territorin e Republikës së Shqipërisë një sasi lënde në përmbajtje të së cilës ka qenë e fshehur kokainë. Për ekstraktimin e saj, ata kanë ngritur edhe një laborator ku përpunohej lënda bazë që përmbante kokainën deri sa nxirrej në formën e saj përfundimtare, e gatshme për t’u shitur në treg apo trafikuar.

Crawford: Taksat më të larta në rajon

Biznesi ankohet se barra reale e taksave në Shqipëri është dy herë më e rëndë sesa thuhet zyrtarisht nga qeveria. Presidenti i Dhomës amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, thotë se dhjetëra taksa dhe tarifa që shtohen vit pas viti e kanë bërë barrën fiskale të papërballueshme.
“Nëse shikon në letër 15 për qind, nuk duket një normë shumë e lartë krahasuar me botën. Por, janë 30 taksa dhe tarifa të tjera të vogla, të cilat e çojnë barrën e taksave 20-30 për qind, e ndoshta deri në 40 për qind të fitimit, ose të të ardhurave personale”, thotë Crawford.
Sipas tij, taksat e larta janë prej vitesh pengesa kryesore e biznesit në Shqipëri. Madje, ai thotë se politika fiskale shpesh është kaotike.
“Është e pamundur që një kompani të ndërtojë hotel me 5 yje, kur nga një anë hiqen taksat, por nga ana tjetër shtohet një taksë në rrugë për turistët nga Kosova që vijnë këtu”, thotë presidenti i Dhomës amerikane të Tregtisë.

Por taksat e larta nuk janë problemi i vetëm që vuan sipërmarrja. Crawford thotë se, ndryshe nga vendet e rajonit, në Shqipëri politika e taksave nuk ka qëndrueshmëri.
“Nëse ne e ndryshojmë paketën fiskale vit për vit dhe gjatë vitit shtojmë tarifat, është shumë e vështirë për një kompani të huaj të planifikojë. Ata kanë aksionerët e tyre, burimet e tyre dhe pritshmëritë e tyre nga jashtë”, shprehet Crawford.
Sipas kreut të Dhomës amerikane të Tregtisë, klima e paqartë dhe taksat e larta kanë dekurajuar shumë investitorë të huaj të vijnë në Shqipëri.
“Unë nuk jam shumë i shqetësuar për ata që janë këtu, madje duhet të kujdesem për ata që janë këtu, sepse janë publicitet më i mirë, ose më i keq, për të tjerët që mund të vijnë. Por jam i shqetësuar për ata që mund të kishin ardhur dhe nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Nuk jemi në nivelin që mund të jemi rehat me këtë situatë siç është aktualisht”, përfundoi Crawford intervistën për “Top Channel”.

Skandali/ Si po e njollos Vettingun gazetari ish-deputet i PS

Komisioni i Vetingut është përfshirë në një skandal të rëndë, pak kohë pasi ka nisur punën e tij. Një prej komisionerëve, Suela Zhegu, dyshohet se ka shkelur rëndë ligjin, duke shënuar të parin rast flagrant në institucionin që u krijua për të kontrolluar gjyqtarët dhe prokurorët.
“Boldnews.al” ka mësuar nga burime brenda Komisionit të Pavarur të Kualifikimit se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) po heton veprimtarinë e Zhegut, e cila dyshohet për konflikt interesi.
Historia nis tri javë më parë, ku një portal informativ i udhëhequr nga Alfred Peza (Alpeneës.al), nisi publikimin e disa dokumenteve që lidheshin me pasuritë e deklaruara të familjarëve të prokurores Rovena Gashi. Kjo e fundit kishte depozituar dokumentet dhe deklarimet në KPK (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit), sepse po i nënshtrohej vettingut.
Portali i Pezës kishte siguruar dokumentet ekskluzive të deklarimeve të pasurisë dhe nisi publikimin e tyre me një metodë të çuditshme.
Portali i drejtonte pyetje publike prokurores Gashi për detaje teknike të përkatësisë pasurore, pyetjet ishin sulmuese dhe intimiduese, aq sa dukej sikur ishte Aranit Çela që mund të kishte hapur këtë portal.
Por mungesa e profesionalizmit, linçimi dhe sulmet tendencioze në portalin e Pezës ishin vetëm njëra anë e medaljes, ana tjetër ishte idiotësia e tij.
Ndërsa kryente publikimet Peza nuk e kuptonte se në fakt po kompromentonte procesin e vettingut ndaj Rovena Gashit.
Kompromentimi i procesit vinte për dy arsye:
Alfred Peza është në konflikt të drejtpërdrejt interesi me prokuroren Gashi, pasi ajo direkt e ka hetuar për pastrim parash dhe i ka referuar dosjen në prokurorinë e Krimeve të Rënda. Kjo dosje është në proces dhe sot, zoti Peza është zyrtarisht nën hetim.

Dokumentet që ekspozoi zoti Peza, ishin autentike dhe gjendeshin vetëm në një institucion. Letrat gjendeshin vetëm në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK).
Pra Peza, ndonëse në konflikt interesi, ndonëse i angazhuar me një sulm të egër, linçues, tendencioz ndaj Gashit, paralelisht sulmoi dhe dekonspiroi dhe burimin që e kishte furnizuar, KPK-në.
E gjitha ishte një koktejl interesant mes shtysave inatçore, konfliktit të interesit dhe idiotësisë.
Pasi publikoi serialin linçues me dokumente të rrjedhura nga KPK-ja, një tjetër media, Exit.al, iu drejtua zyrtarisht misionit të OMN-së për ta pyetur se si kishin rrjedhur dokumentet dhe a do hetoej kjo që po ndodhte?
Përgjigja që ktheu OMN-ja konfirmoi se misioni ndërkombëtar i monitorimit po investigonte zyrtarisht rrjedhjen e dokumenteve.
Por sot historia ka marrë një rrjedhë të papritur, pasi portali Boldneës.al ka zbuluar se konflikti i interesit shkon përtej Alfred Pezës, në skandal del dhe emri i një juristeje të quajtur Suela Zhegu.
Sipas të dhënave të siguruara nga Boldnews.al, rezulton se zonja Zhegu udhëhiqte në KPK procesin e verifikimit të prokurores Rovena Gashi.
Në kohën kur rrodhën dokumentet ishte zonja Zhegu juristja që shqyrtonte dosjen e Gashit. Më pas zonja Zhegu dha dorëheqjen si udhëheqëse e kësaj dosje, por dorëheqjen e dha vetëm pasi rrodhën dokumentet.
Zonja Zhegu u tërhoq vetëm pasi media nisi të interesohej pranë OMN-së për rrjedhjen e letrave, por lidhjet e saj familjare çojnë në një konflikt të fortë interesi personal, konflikt direkt që ajo ka me Rovena Gashin.
Bashkëshorti i zonjës Zhegu është marrë i pandehur nga prokuroria e Durrësit për një çështje fallsifikimi të dokumentave pronësore. Ndërsa personi që e denoncoi bashkëshortin e zonjës Zhegu është kunati i prokurores Rovena Gashi.

Pra ndërsa zonja Zhegu shqyrtonte dosjen e pasurisë së Rovena Gashit, të dhënat e kësaj dosje rrodhën në portalin e Alfred Pezës i cili është nën hetim për pastrim parash nga referimi i Rovena Gashit
Një pjesë e dokumenteve që publikonte Alfred Peza ofronin të dhëna dhe për pasuritë e kunatit të Rovena Gashit, pikërisht kunati i Gashit ishte ai që kallëzoi penalisht bashkëshortin e Suela Zhegut, juristes që shqyrtonte dosjen.
Sikur dikush t’i kishte vënë detyrë vetes që të njolloste procesin e vettingut, zor se mund të bënte dot më mirë se kaq.
Gazetari Alfred Peza dhe juristja Suela Zhegu, të dy nga pozitat e një konflikti të thellë interesi, kanë vënë në lëvizje OMN-në e cila i dyshon ata si bashkëpunëtorë në një skemë të linçimit dhe goditjes antiligjore të prokurores Rovena Gashi.
Por nëse Alfred Peza dhe Suela Zhegu kanë bërë autogol, duke u bërë protagonistë në konflikt interesi, e gjithë kjo fabul, shtron pyetje më serioze, që tejkalojnë idiotësinë e Pezës apo implikimin e Zhegut.
Sepse procesi verifikues për Rovena Gashin tashmë është bërë kazus, tashmë kemi provën konkrete se si një proces për të cilin janë shpenzuar energji pafund, se si një process për të cilin del gjasme si garant dhe ambasadori amerikan, degradon në një fushatë idiote linçimi e tipit Aranit Çela, duke kompromentuar besueshmërinë e KPK-së dhe duke nxjerrë në dritë jo vetëm konfliktin e interesit, por dhe metodat antiligjore, shantazhuese, që po përdoren për goditjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve. /Boldnews.al/

Çlironi “Rrugën e Kombit”, protesta bashkon shqiptarët

Pas përpjekjeve të qeverisë për ndarjen e Veriut të vendit në mënyrë fizike nga pjesa tjetër e Shqipërisë si dhe vendos barriera për lëvizjen e lirë si dhe bizneset.
Qytetarët janë të bashkuar në revoltën ndaj Ramës dhe kanë paralajmëruar se protesta do të jetë e fortë dhe e vendosur.
Banorët e Qarkut të Kukësit do ta shprehin me protestë kundërshtimin për tarifën për të qarkulluar në “Rrugën e Kombit”, edhe pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama se ata do të lehtësohen, por nuk do të përjashtohen nga pagesa.
Qytetarë, përfaqësues të biznesit dhe këshilltarët e Bashkisë nga të gjitha partitë politike do të bëhen bashkë në vendin ku paguhet tarifa e rrugës.
Për efekte negative, flasin edhe kryetarët e Bashkive të Prizrenit dhe Kukësit, teksa kërkojnë një zgjidhje lehtësuese mes qeverive të dy vendeve.
Bashkim Shehu: “I bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë që të ulen, të bashkëbisedojnë dhe të gjejnë një zgjidhje sa më lehtësuese”.

Pagesa për “Rrugën e Kombit” nisi të aplikohet të mërkurën, ndërsa tarifat variojnë nga 2.5 euro për motorë, në 5 euro për makinat e vogla e deri në 22.5 euro për kamionët e mëdhenj.
Protesta pritet të nisë në orën 11:00. Organizatorët theksuan se protesta do të jetë paqësore dhe kërkesa është heqja e taksës.
Qytetar: “Taksa ndikon direkt në familjet tona, në jetën tonë të përditshme”.
Si një ndër qarqet më të varfëra në rang vendi, banorët e Kukësit, thonë se tarifa prej 5 euro për të kaluar tunelin e Thirrës është shumë e shtrejtë.
Qytetar: “Penalizuar është vetëm Kukësi, askush tjetër”.
Në Bashkinë e Kukësit, rreth 6 mijë familje trajtohen me ndihmë ekonomike, deri në 4 500 lekë, ndërsa 4 700 persona janë të papunë.
Qytetarët thonë se kjo tarifë do ta përkeqësonte gjendjen e tyre, ndërsa tregtarët paralajmërojnë rritje çmimesh.
Tregtar: “Do të sjellë rritje çmimesh dhe varfëri të madhe”.
Ashtu si pak ditë më parë, protestës pritet t’i bashkohen edhe drejtues kamionësh dhe qytetarë nga Kosova, të cilët që në fillim kanë shprehur kundërshtimin me pagesën për “Rrugën e Kombit”.

Revolta e qytetarëve: Të gjithë në protestë
Me fillimin e pagesës së “Rrugës së Kombit” prej ditësh qytetarë, biznese, shoqëria civile, po reagojnë dhe po ngrejnë zërin që taksa për banorët e Kukësit të ndalohet. Këtyre reagimeve iu përgjigjën edhe tregtarët e qytetit të Kukësit, që preken direkt nga kjo taksë.
Ata thonë se, nesër do të mbyllin biznesin e tyre dhe do të marrin pjesë në protestën që do të organizohet kundër kësaj takse. Në pronocimet e tyre për ‘Fax News’ ata janë shprehur mjaft të indinjuar nga kjo taksë dhe sipas tyre kjo do ti rëndojë shumë, saqë Kukësi po bëhet i pajetueshëm dhe e vetmja mundësi do të jetë largimi jashtë vendit.
Ata paralajmërojnë se të gjithë pa përjashtim do të dalin në protestë për të bllokuar “Rrugën e Kombit”, pasi gjendja është shumë e vështirë dhe nuk kanë ku shkojnë.
“Shumë ka për të ndikuar, çfarë të bëjmë? Do të sjellë rritje çmimesh dhe varfëri më të madhe për popullin e Kukësit, por edhe të Tropojës. Do të mbyllim dyqanin dhe do të dalim të gjithë atje në protestë”, thotë njëri nga tregtarët.
“Ne jemni populli më i dobët në vend, furnizojmë gjithë Shqipërinë me drita dhe vetë i paguajmë, ndërsa lekët për tokat e përmbytura nuk i kemi marrë. Është taksë e papërballueshme”, thotë një tjetër.

Irritimi i tyre është me qeverinë që sipas tyre nuk po mendon për qarkun më të varfër në Shqipëri, ndërsa shprehen se kjo është një vjedhje, pasi rruga është paguar njëherë me paratë e popullit.
“Problemi është se ne e vuajmë, populli e vuan, për një hall të shkojmë në Tiranë do të na kushtojë më shumë, atë rrugë e kemi paguar me taksat tona, në protestë i madh e i vogël duhet m’u çu se atë rrugë e kemi paguar njëherë, të gjithë duhet të dalim në protestë”, paralajmëron një qytetar.
Kukësi është një nga qarqet më të varfëra të Shqipërisë, pavarësisht se është një nga më të pasurit për sa i përket pasurive natyrore. Banorët ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet për tokat e përmbytura nga hidrocentrali i Fierzës. Ata ndihen të diskriminuar nga qeveria dhe shpesh nuk kanë ngurruar të shprehen se, kjo politikë ndaj tyre bëhet me qëllim.
Qyteti verilindor tashmë duket si një “Republikë” mes dy shtetesh. Në Veri ka doganën e Morinës, ndërsa në Jug “kufizohet” nga trarët e “Rrugës së Kombit”, që tashmë është si një doganë e dytë për ta ku thjeshtë nuk do t’u kërkohet pasaporta. Në takimet mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë flitej për lehtësim të klimës së biznesit mes dy vendeve, madje edhe për heqjen krejtësisht të doganës, ndërsa rezultati është vendosja e një trari për të vjelur kuksinët dhe kosovarët.
Qeveria e Edi Ramës sapo erdhi në pushtet i hoqi edhe universitetin Kukësit, ku shumë të rinj duke mos patur mundësi financiare për të ndjekur studimet e tyre në Tiranë apo rrethe të tjera i vazhduan aty. Tashmë edhe kjo mundësi nuk ekziston.
Kukësit nuk po i dhurojnë asgjë dhe po i marrin gjithçka. Natyrën e Kukësit e kanë dëmtuar hidrocentralet e klientëve dhe miqve të politikanëve që në shkelje të ligjit kanë tharë lumenjtë, duke bërë që bukuritë e shumta natyrore të duken gërmadhë, ndërsa banorët po tentojnë të ndalojnë ndërtimin e disa hidrocentaleve të tjera, që do ta shkretojnë edhe më shumë këtë vend dhe do të mbysin shpresën e këtyre njerëzve që tashmë me të drejtë shprehen se, “vetëm ajri na ka mbetur”.

Të djathtë dhe të majtë bashkim në protestë
Në një ndër qarqet më të varfëra në shkallë vendi, shuma prej 5 eurosh që duhet të paguajnë sa herë shkojnë në Tiranë, Lezhë, Shkodër apo qoftë për të kaluar tunelin e Thirrës është tepër e shtrenjtë. “Do të marrim pjesë në protestë, pasi kjo gjë është shumë e padrejtë prej nesh”, shprehet një qytetar.
“Kjo është tepër e rëndë për zonën tonë. Ne e paguajmë njëherë taksën e rrugës te nafta”, thotë një tjetër qytetar. Mbi 6 mijë familje trajtohen me ndihmë ekonomike në Bashkinë Kukës, vlera maksimale e së cilës është 4 500 lekë, ndërsa 4 700 persona janë të papunë.
Qytetarët do të protestojnë pikërisht në vendin ku është ngritur trau që ndan jo vetëm Shqipërinë me Kosovën, por edhe Veriun me pjesën tjetër të vendit. Organizimii protestës është inicuar nërrjetet sociale dhe solidarizimi ka vazhduar përgjatë dy ditëve të fundit në të dy anët e kufirit. Këshilltarët e Këshillit Bashkiak të Kukësit kanë kundërshtuar njëzëri taksën e “Rrugës së Kombit” dhe kanë i bërë apel qeverisë që të anulohet kjo tarifë.
Kryetari i Këshillit Bashkiak Kukës, Gjelbrim Shehu u shpreh se, anëtarët e të gjitha forcave politike do të zhvillojnë protesta paqësore deri në heqjen e taksës për kuksianët. Protesta do të mbahet të shtunën (31 mars) tek trau në “Rrugën e Kombit”.
Gjelbrim Shehu: “Sot u mbajt një mbledhje jashtë radhe nga Këshilli Bashkiak Kukës dhe u ra dakord unanimisht që të organizohet një protestë paqësore ditën e shtunë në orën 11:00 tek trau i vendosur në “Rrugën e Kombit” për shkak të vendosjes së taksës në funksion.
Dhe ne duke e trajtuar si një çështje shumë të ndjeshme për rajonin tonë e ndjejmë si obligim, si përfaqësues të komunitetit të Kukësit, që të mblidhemi të gjitha forcat politike pa dallim dhe të organizojmë një protestë shumë paqësore, duke vënë në dijeni qeverinë për një taksë të padrejtë si edhe t’i kërkojmë që të gjendet një zgjidhje për rajonin tonë”.
Edhe Këshilli Bashkiak i Hasit dhe i Tropojës kanë vendosur që të kërkojnë nga qeveria dhe Kuvendi anulimin e kësaj takse si edhe do të zhvillojnë protesta paqësore.

Britania; Nuk ka integrim pa luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsioonit

I nisur në verën e vitit 2014, si një nismë diplomatike ndërqeveritare e kancelares Angela Merkel, ky proces synon të ndihmojë zhvillimin e Ballkanit Perëndimor (BP) për të bërë progres drejt hyrjes në BE përmes investimeve në infrastrukturë dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal. Procesi i Berlinit kërkon të rigjallërojë lidhjet shumëpalëshe mes vetë vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP) me njëri–tjetrin dhe me vendet më të fuqishme anëtare-Gjermani, Francë, Itali, Austri, Kroaci – për t’i dhënë impulse të reja perspektivës së anëtarësimit të BP në BE.
Por të gjitha palët e përfshira në procesin e Berlinit mendojnë se ky proces duhet të vazhdojë edhe pas samitit të Londrës. Gjermania, inisiatore e këtij procesi, ka propozuar formulën “Berlin Proces Plus”. Britania e Madhe edhe pse po përgatitet të dalë nga BE, vitin që vjen dëshiron të vazhdojë zotimin e saj ndaj mbështetjes së perspektivës europiane të BP, duke u bërë vendi mikpritës i samitit të pestë të Procesit të Berlinit.

Prioritetet në Samitin e Londrës
Diplomati britanik, Andrew Page, koordinatori i këtij samiti, publikoi prioritetet e këtij samiti. Në vizitën e tij në Tiranë, dje ai bëri të njohura për gazetarët 3 prioritetet kryesore të Samitit të Londrës. “Stabiliteti ekonomik, siguria e brendshme – krimi i organizuar, korrupsioni, lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmit fetar – dhe prioriteti i tretë, mosmarrëveshjet rajonale. Anëtarësimi i BP në BE sjell stabilitet në Europë. Strategjia e Komisionit Europian që këto mosmarrëveshje të zgjidhen para anëtarësimit të vendeve të BP në BE është e qartë”, tha në Tiranë, koodinatori i Samitit të Londrës, Andrew Page.
Katër samitet e deritanishme të Procesit të Berlinit – Berlin 2014, Vienë 2015, Paris 20156 dhe Triestë 2017 – kanë prodhuar rezultate konkrete. Një nga arritjet më të shënuara është ngritja dhe funksionimi i RYCO – Zyra Rajonale për Bashkëpunimin Rinor-me seli në Tiranë, e cila promovon pajtimin dhe bashkëpunimin mes rinisë në rajon përmes programeve të shkëmbimeve rinore. Vendet e BP kanë nënshkruar një marrëveshje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe dhe po ecet drejt krijimit të Zonës Ekonomike të Ballkanit Perëndimor ku mallra, shërbime dhe punëtorë të kualifikuar do të lëvizin në rajon pa pengesa.

Interesi i Britanisë së Madhe dhe perspektiva europiane
Koordinatori i Samitit të Londrës, AndrewPage theksoi në Tiranë se, “interesi i Britanisë së Madhe ndaj perspektivës europiane të BP nuk do të ndalet dhe as do të ndryshojë”. Çfarë do t’i ofrojë Britania e Madhe rajonit në Samitin e Londrës për të konkretizuar vazhdimin e angazhimit të saj drejt perspektivës europiane?
“Përvojën në çështjet e sigurisë. Samiti i Londrës do të fokusohet në ndjekje se ku shkojnë paratë nga korrupsioni. Pra, nga faza e parandalimit të korrupsionit të avancojmë tek ajo e ndëshkimit. Kjo do të thotë ndjekje e parave të fituara dhe pasurive të pajustifikuara përmes korrupsionit dhe krimit të organizuar. Britania e Madhe do të ndihmojë agjensitë ligj-zbatuese në BP, ato të inteligjencës përfshirë edhe ato të hetimit, duke vënë në dispozicion përvojën e saj në luftën kundër korrupsionit”, tha në Tiranë Andrew Page.

Rreziqet në Ballkanin Perëndimor
Edhe pse BP po jeton në paqe pas luftërave të përgjakshme të 1990-ës në vendet e ish-Jugosllavisë, siguria dhe stabiliteti i tij është i cënueshëm nga rrjetet e krimit të organizuar, korrupsioni dhe radikalizmi fetar. Dhe nga përpjekjet në rritje për ndikim të Rusisë, Kinës apo Turqisë.
“Britania e Madhe është e ndërgjegjshme se, nëse vendet e BP nuk ecin drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, atëherë ka vende të tjera që kërkojnë të kenë ndikim në këtë rajon, që jo gjithmonë kanë të njëjtat vlera dhe qëllime si BE. Nëse qeveritë dhe popujt e BP dëshirojnë të shkojnë drejt BE, Britania e Madhe ka dëshirë të ndihmojë. Një vend tjetër nuk duhet ta pengojë këtë”, tha në Tiranë AndrewPage, duke nënkuptuar Rusinë.
Ai theksoi se, Britania e Madhe edhe pse largohet nga BE, nuk ka ndryshuar qëndrim, për të qenë një vend mik dhe partner me Ballkanin Perëndimor. Sfida e Britanisë së Madhe në Samitin e Londrës duket se do të jetë mbështetja e BP ndaj perspektivës europiane të anëtarësimit në BE, kur ajo vetë është në prag të largimit nga ky bashkim.

Fakte të reja mbi veprimtarinë mafioze të deputetit të PS, ja denoncimi i avokatit

Zbulohen fakte të reja mbi veprimtarinë mafioze të deputetit të PS, Alket Hyseni. Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e avokatit, i cili flet për veprimtarinë e deputetit të Ramës në vitet 2010-2013. Avokati në denoncimin e tij kërkon hetimin e veprimtarisë së tij në këtë periudhë.
“Te dhena te reja mbi veprimtarine mafioze te Alket Hysenit!
Lexoni mesazhin e avokatit dixhital”, shkruan Berisha.
“Mirmbrema z. Berisha,
Ne lidhje me Alket Hysenin:
Gjate viteve 2011 – 2013 derisa u emerua ne krye te Agjencise apo Task Forces per bregdetin nga Rama, ky ushtronte avokatin dhe merrte persiper vec ceshtje te pavlefshmerise se vleresimeve tatimore dhe doganore per kompanite e medha ne vlera miliona euro.
Kjo lloj metode ishte per t’iu shmangur pageses se vleresimit tatimor apo doganor ne procedure administrative, ku duhej paguar paraprakisht shuma perkatese.
Ky merrte persiper, qe permes rruges gjyqesore me kete lloj padije te shmangte detyrimet e ketyre kompanive ndaj shtetit , te shmangte proceduren administrative dhe te shpetonte kompanite abuzuese nga detyrimet ne miliona euro ndaj arkes se shtetit.
Kjo lloj padie ishte nje marifet , per te cilin kishte mbajt qendrim dhe gjykata e larte ne vendimet unifikuese te saj, por qe Hyseni serish ia dilte me zotesine e tij te bindte gjyqtaret ne shkallet e gjyqsorit per individualitetin e cdo rasti referuar elementeve te pavlefshmerise absolute.

Ky zoteria ishte avokati kompetent qe ia dilte ne keto lloj ceshtjesh ne gjykate dhe as kishte kohe te merrte ceshtje te tjera persiper. Ky ishte ai qe e rregullonte me gjykaten, sa gjyqtaret impresionoheshin aq shume nga ky sa vendimet e tyre ishin kopje e kerkese padise apo parashtresave ne gjykate te Hysenit, pa ndryshuar pike as presje.
Ky ishte nje nder per kompanine abuzuese ne kurriz te arkes se shtetit dhe qytetareve shqiptare me perfitim te drejtperdrejte ne perqindje per sekserin Hyseni dhe gjykatesit e perfshire ne raste te tilla.
Pikerisht per keto lloj aftesish, Rama e vendosi drejtor apo koordinator te agjencise per tokat bregdet.
Nese behet nje inspektim per punen e Hysenit si avokat gjate periudhes 2010 -2013 do pasqyrohet sakte puna e tij per kompanite abuzuese kliente te tij dhe shumat marramendese te detyrimeve ndaj shtetit te shpetuara ne dobi te kompanise nga ky.
Ne kete rast hetohet jo vec puna e tij si avokat por edhe e gjyqtareve qe po u behet vettingu.
Vetting njekohesisht me gjyqtaret ti behet dhe avokatit Hyseni i perfshire ne ceshtje sensitive me miliona euro ne dem te shtetit shqiptar.
Me kete rast kontrollohet njekohesisht edhe menyra e dhenies drejtesise nga gjykata ne te tilla raste.
Duke ju uruar gjithe te mirat”, shkruan avokati.