16.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025

Avioni i drogës fluturon mbi Divjakë (Video)

Një avion droge është parë të fluturojë mbi Divjakë. Denoncimi është bërë nga një qytetar nga Divjaka, i cili i është drejtuar me një emsazh ish-Kryeministrit Berisha duke I dërguar edhe videon.
“Narkoflota ajrore fillon punën!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha ën Facebook .
“Përshëndetje SB. Dje kam filmuar në plazhin e Divjakës një avion që sapo eshte ngritur nga aty”, shkruan qytetari.

Narkoflota ajrore fillon punen

Narkoflota ajrore fillon punen!Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb"Pershendetje SB.dje kam filmuar ne plazhin e divjakes nje avion qe sapo esht ngritur nga aty."

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 30. März 2018

Alarmi i Antimafias në prag të Pashkëve: 50 luftëtarë të ISIS nga fronti i luftës kanë hyrë në Itali

Në prag të festës së Pashkëve katolike në të gjithë Italinë e në veçanti në kryeqytetin Romë janë shtuar masat e sigurisë kundër rrezikut terrorist. Gjatë orëve të fundit janë ekzekutuar operacione të rëndësishme antieterroriste me arrestimin e disa emigrantëve të radikaliziar, të konsideruar të rrezikshëm për sigurinë kombëtare.
Ministri i Brendshëm italian Marco Minniti ka deklaruar se alarmi i rrezikut terrorist veçanërisht në Romë mbetet i lartë. “Rënia e Mosul e Raqqa ka reduktuar kufijtë territorial të shtetit islamik por në të njëjtën kohë ka rritur rrezikshmërinë terroriste”, është shprehur ai.
Sipas Ministrit të Brendshëm Italian, “Shteti islamik ka aftësinë të mbledhë rreth vetes 25-30 mijë foreign fighters nga 100 vende të ndryshme, duke u bërë legjoni më i madh i huaj që njeh deri më sot historia moderne. Mjaft prej tyre nuk jetojnë më por të mbijetuarit po përpiqen të strehohen kudo dhe në Evropë”, tha ai.
Alarmi i rrezikut terrorist në Itali është pohuar dhe nga Prokurori i Antimafias italiane Federiko Calfiero De Raho i cili ka informuar se rreth 50 foreign fighters kanë hyrë në territorin italian e se Italia konsiderohet si një vend kalimi për ta”.
Por sipas prokurorit të Antimafias italiane, ekziston një rrezik efektiv i përgjithshëm terrorizmi në Itali e jo një preokupim më i madh se në të shkuarën. “Pa dashur të hedh poshtë alarmin e ministrit Minniti, mendoj tha ai, se alarmi i terrorizmit nuk është kaq i lartë. Aktiviteti paralandues i autoriteteve italiane është konstant”.
Për kreu e Antimafias italiane, vëmendje duhet t’i kushtohet emigrantëve të brezit të dytë të cilët vuajnë kushtet sociale të margjinalizimit e ofrojnë terrenin e përshtatshëm për mbjelljen e frymës së radikalizmit islamik dhe të aktivitetit terrorist”.

Skandal, Rama shkrin Prokurorinë e Krimeve të Rënda‎ që hetonte Tahirin

Nga Oerd Bylykbashi

Kur plasen pergjimet e Habilajve qe implikonin Tahirin, e pasi Prokuroria e Krimeve te Renda kerkoi arrestimin e tij, ne fillim Edi Rama sulmoi prokuroret e Krimeve te Renda si “veriore”.
Me pas, Edi Rama‎ urdheroi deputetet e tij te kthenin ‎Parlamentin ne gjykate e te refuzonin kerkesen e Prokurorise se Krimeve te Renda per arrestim te Tahirajt.
Me pas Edi Rama urdheroi ekstradimin e Seitajt, ‎deshmitarit kyc kunder Tahirit, qe ta linte Prokurorine e Krimeve te Renda me duar bosh.
Me pas Edi Rama urdheroi Fatmir Xhafen‎ dhe Arta Markun qe te krijonin task-forca ne prokurorite e rretheve per hetimin e krimit te organizuar, duke i marre de facto kompetencen Prokurorise se Krimeve te Renda. Pra i priste kembet.
Me pas Gjykata e Larte, ne grahmat e fundit para se te mbylle kanatat perpara presionit te Kryeministrit,si Gjykata Kushtetuese, me nje vendim vendosi qe krimet e renda ne te cilat nuk ka grup te strukturuar kriminal, t’i kalojne prokurorive dhe gjykatave te rretheve qe kontrollon drejtperdrejt Prokurorja Provizore. Me kete akt, Krimet e Renda kane mbetur pa pune. Nje investim gjigand me miliona euro, qe ka cuar pas hekurave qindra kriminele, sot eshte hedhur ne plehra. Pasoja: 613 kg kokaine te Maminasit transferohen nga Krimet e Renda ne prokurorine e Durresit. Fundja c’grup i strukturuar kriminal ishte ai?! Nje shofer, nje punonjes dhe administrator i kishin sjelle 613 kg kokaine.
Ne fund, Krimet e Renda do te zevendesohen nga SPAK, me kismet kur ky i fundit te ngrihet. Deri atehere kane ngelur duarbosh. Si nje luan pa dhembe.
Pas mbylljes se Gjykates Kushtetuese, rrenimit te Gjykates se Larte, de facto u mbyll edhe Gjykata dhe Prokuroria e Krimeve te Renda. Fale Edi Rames reformator. Kush guxon e kundershton apo i hap probleme Kryeministrit, shpejt do te perballet me vitingun.

Gjykata nuk njeh zgjedhjen e Dukës , futbolli në kaos nga kapja e drejtësisë prej familjes Rama

GAZETA 2016.indd

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të mos njohë zgjedhjet e zhvilluara rreth dy muaj më parë në FSHF.
Ky vendim e ka futur FSHF në ngërç, në një situatë tepër të vështirë, si juridike ashtu edhe në imazh.
Pasi u zgjodh presidenti i ri, Armand Duka dhe 9 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, vendimi i Asamblesë Zgjedhore u dërgua në Gjykatën e Tiranës për regjistrim. Abuzimet dhe paligjshmëria që u denoncuan nga kandidati Bashkim Fino, tashmë janë faktuar në Gjykatë.
Pasi kërkuan të bëjnë regjistrimin e vendimit të Asamblesë, Gjykata u ka kërkuar që vendimin e Asamblesë ta bashkangjisin me listën e të gjithë anëtarëve që votuan, a janë ata të regjistruar në Gjykatë apo QKB, si janë të organizuar, kush ua dha mandatet për delegim vote, etj.
Në pamundësi për të fshehur që shumë prej votuesve kanë qenë të paligjshëm, të paregjistruar në Gjykatë apo QKB, ose të mandatuar në mënyrë abuzive, mësohet se Gjykata vendosi për të mos regjistruar vendimin e Asamblesë. Një vendim i pritur nga Bashkim Fino dhe stafit të tij, pasi ishte një strategji juridike e planifikuar si para dhe pas zgjedhjeve.

Përpos denoncimit publik të manipulimit, u punua që të flasë edhe drejtësia mbi këto abuzime, për t’i treguar sportdashësve se falsifikimet do dalin në dritë.
Aktualisht futbolli shqiptar është në kaos. Presidenti Armand Duka dhe 9 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv nuk janë të regjistruar në Gjykatë. Nuk e morën dot mandatin zyrtarisht. Zgjedhjet e reja priten së shpejt.
Ndëkohë pas këtij lajmi ka reaguar dhe vetë Bashkim Fino i cili shkruan se: Pasi konstatova dhe denoncova publikisht paligjshmërinë e funksionimit të FSHF, mënyrën se si i manipuluan zgjedhjet, duke futur persona të pautorizuar dhe shoqata te paregjistruara, bashkë me stafin tim, vendosëm të ndjekim rrugën ligjore. Kisha besim te drejtësia dhe ajo u shpreh sot, duke mos e regjistruar Asamblenë Zgjedhore të datës 7.02.2018.
Përshëndes shpresën që dha sot drejtësia, që çdo manipulim, nuk do ketë sukses para ligjit.
Ky ishte një mesazh për të gjithë viktimat e këtij sistemi, që Armand Duka nuk ka për të pasur më sukses me metoda të paligjshme.
Procesi vazhdon edhe në KAS-in shqiptar dhe sidomos në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.
Pë një futboll të pastër dhe të drejtë!

Ambasadori Lu e thotë me forcë: Drejtues të vendit shitën vajza të pafajshme

“Ndjej neveri që disa prej drejtuesve të votuar të këtij vendi ma merr mendja edhe nga vendet të tjera në rajon kanë qenë burrat që i shitën këto vajza të pafajshme në skllavëri. Ata duhet të arrestohen dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit”
Kjo deklaratë e fortë u bë nga ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, i cili mori pjesë në konferecën rajonale kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Departamenti Amerikan i Shtetit kushton një rëndësi të veçantë bashkëpunimit rajonal sa i takon luftës kundër trafikimit të personave.
Dhe Shqipëria në këtë luftë ka treguar “udhëheqje rajonale” vlerësoi ambasadori amerikan Donald Lu i ftuar në konferencën rajonale kunder trafikimit të qënieve njerëzore, “Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve dhe vetëdijes për të luftuar trafikimin e personave në Ballkan”.
Ndërkohë bëri një thirrje qeverisë për fondet që janë strehëzat e grave të përfundojnë pikërisht në ndihmë të vajzave dhe grave viktima të këtij trafiku.
Donald Lu: Kanë qenë burrat qe i i çojnë këto vajza të pafajshme në skllavëri. Ata duhet të arrestohen dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit. Për ta bërë këtë vendet e këtij rajoni duhet të mendojnë për zbatimin e ligjit dhe ofrimin e shërbimeve në një kontekst rajonal.

E përgëzojmë Shqipërinë që ka treguar udhëheqje rajonale, përfshirë mikpritjen e një konference për 10 kordinatorë të anti-trafikut 2 vjet më parë, për të diskutuar parandalimin e trafikimit të fëmijëve.
Trafikimi i qënieve njerëzore nuk është një çështje që mund të zgjidhet pa bashkpunim intensiv rajonal. Departamenti Amerikan i Shteti e kupton këtë dhe ka dhënë një grant bujar për qeveritë dhe organizatat jofitimprurëse për të krijuar një rrjet rajonal bashkëpunimi.
Jemi veçanërisht entuziastë për punën inovatore të këtij projekti në përpjekjet e ri-integrimit të viktimave sepse qëllimi afatgjatë nuk është vetëm vendosja e viktimave në strehëza, por që ato të dalin prej tyre me aftesi, siguri financiare dhe vetëbesim.
Ky projekt do të ndihmojë për këtë.
Se fundmi i bëjmë thirrje qeverive të këtij rajoni, veçanërisht këtu në Shqipëri, të vazhdojnë të japin fonde për strehëzat e këtyre grave dhe fëmijëve të trafikuar. Në rastin e Shqipërise, këtu ka nevojë jo vetëm që të angazhohen politikisht në këtë situatë, por që edhe t’i dorëzojnë me vërtet fondet e caktuara pa vonesa. I urojmë fat në zbatimin e këtij projekti të rëndësishëm, ju e keni mbështetjen tonë.
Në konferencë marrin pjesë edhe zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda, si dhe Koordinatoret Antitrafik te Maqedonise, Malit te Zi dhe Kosoves.

Berisha: Kryengritje kundër taksave!

Ish kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar mes opozites dhe maxhorances ne lidhje me ndryshimet ne Kodin Penal./r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha, speaks during a parliamentary session.

Sali BERISHA

Nuk ka fatkeqësi më të madhe se ti përgjigjesh një njeriu (Ahmetaj), që në mënyrën më qesharake vajzat dhe gratë e Ministrisë e thërrasin “tigri” se përndryshe pësojnë shqetësime nga ai. Pra, ti flasësh këtij njeriu të shkon fjala dëm, por fatmirësisht këtu përpara flasim para publikut dhe kjo ndryshon pastaj se përndryshe ky meritonte vetëm injorimin e plotë dhe total. Del këtu dhe thotë se janë dy projekte të Berishës; ndihma ekonomike dhe “Rruga e Kombit”.
Po sqaroj shqiptarët:
Projekti i Sali Berishës për ndihmën ekonomike ka qenë ky dhe vetëm ky, dixhitalizim i plotë i ndihmës ekonomike, regjistri dixhital dhe kjo është realizuar. Shtimi me të paktën e 45 mijë familjeve të reja në ndihmë ekonomike, në mënyrë që të çrrënjosej mjerimi nga Shqipëria. Varfëria nuk çrrënjoset, luftohet, por mjerimin dhe varfërinë ekstreme duhet detyrimisht të çrrënjoset. Dhe ajo qeveri, e cila nuk merr masa për të çrrënjosur, ajo është një qeveri antipopullore.
Erdhëm në 2005 e gjetëm varfërinë ekstreme 3.4%. Me një seri masash e ulëm atë në 1.2%. Por prapë 1.2% do të thoshte 15 mijë familje, do të thoshte të paktën 45 mijë frymë. Ndaj dhe ne po përgatiteshim në mënyrë që të shpallnim se çrrënjosëm mjerimin, jo varfërinë. Dhe kjo që bëni ju o të papërgjegjshëm, që hiqni 20 mijë familje jashtë çdo kriteri, vetëm ata që janë të zhveshur nga çdo moral njerëzor mund të ndërmarrin një veprim të tillë.
Tani vijmë tek çështja e cila ka tronditur kombin mbas çlirimit të Kosovës e deri sot më shumë se çdo çështje tjetër.

Pas studimit vendosëm kundër taksës
Për herë të parë në këto vite lirie, pjesa e kombit që jeton në Kosovë proteston, ngrihet dhe bllokon rrugën e komunikimit me Shqipërinë. Unë i përgëzoj ata qindra kamionistë, të cilët ndërmorrën një protestë apel për ndërgjegjien shoqërore dhe kombëtare të çdo shqiptari, por këta apatridë s’kanë ndërgjegje.
Është e vërtetë që në vitin 2011, qeveria e kryesuar nga unë dhe ministrin e ndjerë Sokol Olldashi, bëmë të gjitha studimet. Asgjë të fshehtë nuk ka këtu. Por është po kaq e vërtetë se pas studimit, u vendos që taksa të mos vihet.
A jam unë kundër fondeve për mirëmbajtjen e rrugëve?! Absolutisht jo! Përkundrazi, sado fonde të sillni në këtë Kuvend, unë do t’i votoj, se është jetike, por të caktosh 5 milionë USD për mirëmbajtjen e rrugëve, që janë 18 mijë km në mbarë vendin, do të thotë se nuk jeton në këtë vend dhe s’ke përgjegjësinë më minimale.
Kthehemi prap tek taksa.
Doli vlera, ishte e papranueshme. Atëherë u vendos jo ta mirëmbajë Drejtoria e Rrugëve, kurrë. Unë jam dhe kam qenë dhe mbetem që mirëmbajtja e rrugëve t’u jepet kompanive private, të cilat kanë fuqi shumë herë më të madhe se Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Nuk kam pasur ndonjëherë ndërmend ta shndërroj Drejtorinë e Rrugëve…Përkundrazi, edhe atë e reformuam. Dhe ne do të bënim autosorcin njëlloj siç u bë, por cili ishte dallimi?!

Dallimi ishte thelbësor. Do t’i jepnim koncesionairit, siç i jepni ju ndrikull Nushit, siç i ndani ju me ndrikull Nushin, apo me atë muratorin e instrumentave, ne do të jepnim para për të mirëmbajtur “Rrugën e Kombit”, rrugën Tiranë-Durrës, rrigën Fier-Vlorë e me radhë! Ky ishte drejtimi i politikës sonë.
Ata që duan të fshihen pas shpatullave të mia si mi, se burri s’e bën atë kurrë – i pyes: Po pse s’e vura unë atë taksë? Ju më penguat? Unë aty e kisha studimin. Mora një orientim se ku rrihte mesatarja e mirëmbajtjes dhe nuk e vumë. Bashkë me ministrin ramë dakord që kjo nuk do të ishte me tarifë dhe nuk u vendos. Po janë të pafytyrë ata si puna këtij që flet nga vendi. As janë dhënë kurrë dhe sdo jepej kurrë. Po të ishte dhënë, do të ishte bërë. Nuk tërhiqem unë nga vendimet e mia, por u pa që nuk duhej bërë, duhej kaluar në variantin tjetër.
Se natyrisht që po të vësh një elif matrak në financa, ai ngatërron çdo gjë. Piktori dështak zotohet se do masi borxhin si përqindje të GDP dhe do merret Banka me këtë punë, zotime të tilla i kupton ti. Se ngatërrova një ditë Brisin me ty Elisa, se ti e kishe anulluar kompaninë që solli drogën (Rapiskan).

Si loboi Rama kundër “Rrugës së Kombit”
Taksa nuk u vu dhe nuk do vendosej. Tani marrim flasim pas se pse nuk u vu taksa. Taksa nuk u vu, sepse kjo është një arterie e kombit, nuk është vetëm e Shqipërisë. Kjo është dhe e Kosovës dhe ky është për çdo shqiptar investimi më strategjik që ka bërë ndonjëherë dhe ka bërë Shqipëria. Pse Edi Rama e quajti “rrugën e asgjësë”, pse Rama nisi disa prej deputetëve të shkojnë dhe të ngrejnë kampin e grevës së urisë tek kampi i tunelit të Kalimashit, deri sa i nxorrën hujtë mirditorët dhe i përzunë. Se shkuan me çadra e batanijë këta për të hyrë në grevë urie për të penguar tunelin. Pse ky qëndrim antishqiptar ndaj këtij projekti strategjik. Edi Rama s’ishte asgjë tjetër, veçse një shtrirje e atyre lobeve antishqiptare, të cilat donin me çdo kusht të pengonin ndërtimin e rrugës. Dhe në fund e thanë haptas se kjo rrugë ndryshon gjeostrategjinë e rajonit, ndryshon portet.
Shpërtheu një stuhi antikombëtare për rrugën e asgjësë, si asnjëherë tjetër në histori. Edhe këto ditë keni nxjerrë njerëzit tuaj në media duke thënë se, Kukësi u bë epiqendra e një investimi të verbër. Rruga ishte e kombit, rruga ishte e Sarandës, Durrësit, Vlorës. Nuk është vetëm Kukësi. Më shumë se kushdo tjetër nga rruga përfitoi Saranda, përfitoi Himara, Vlora, Durrësi, Velipoja, Shëngjini. Shkoni shihni si është bërë Shëngjini, qytet krejt tjetër. Rruga jep mbi 300 mln euro në vit, dhe ju shkoni nxisni një protestë që do të hyjë në histori si faqja më e zezë e Edi Ramës, si një figurë antikombëtare fund e krye, që ngre pjesët e kombit kundër njëra-tjetrës. Dhe pse? Sepse i urren shqiptarët, sepse ka urrejtjen atërore.

Minstrja e Ramës, tjetër skandal në Parkun Kombëtar të Butrintit

Ministrja Kumbaro pas skandalit me një lokal në brendësi të Parkut Kombëtar të Butrintit, pas një heshtjeje mafioze që rifilloi puna dhe lokali përfundoi, tani përfshihet në një tjetër skandal financjar të një afere tenderuese 100 milionshe. Bëhet fjalë pas një përfundimi kontrate të firmës policore private më datën 24 shkurt 2018, datë që rregjistron edhe shkarkimin e drejtorit të këtij Parku, Gjergji Mano me zëvendësimin e zotit Zhonga që, siaps ministres, kish fituar konkursin, por më parë në fundvitin 2017 qe miratuar politikisht nga kryesia e PS-së së Sarandës në këtë post.
Dhe zoti Mano u largua nga kjo detyrë vetëm se vinte nga rradhët e LSI-së dhe bota akademike dhe s’mund të pajtohej me lodrat e Kumbaros. Menjëherë një firmë fantazmë merr në siguri parkun. Kjo përbën shkele të proçedurave, sidomos me shërbimet e sigurisë policore, qofshin private, qofshin shtërore. Në bazë të ligjit shpallet tenderimi në aplikim Online. Kjo nuk është bërë dhe për një muaj firma private e Tiranës kryen këtë shërbim( për arsye etike dhe investigimi nuk përmendim emra). Ky shërbim kryhet jashtëç’do rregulli dhe ligji. Pa tender, dhe nëse ka një pauz , e merr një firmë kontraktuese brenda Qarkut operues.
Kjo nuk është kryer si proçes. Shteti po vidhet në mënyrë marramendëse nga këto firma. Vetëm të qëndrosh në faktin pse nuk është bërë tenderi dhe vijnë të gjitha. Maskarallëqet dhe abuzimet me Parkun Kombëtar të Butrintit nga kjo ministre vijëjnë. Janë 100 miloinë për sigurinë, pse vijnë pa tender dhe pse nga Tirana kur nuk kanë operativitet në Drejtorinë e Policë së Qarkut Vlorë? Kumbaro nuk ndalet.
Agron MEMA

Rama armik i kombit, Kosova e Shqipëria bashkim në protestë!

Nesër në orën 11:00është paralajmëruar një protestë masive që do të bashkojë Shqipërinë dhe Kosovën kundër taksës së“Rrugës së Kombit” qëështë vendosur nga Rama për të ndarë dy vendet. Qytetarët do të protestojnë pikërisht në vendin ku është ngritur trau që ndan jo vetëm Shqipërinë me Kosovën, por edhe Veriun me pjesën tjetër të vendit. Organizimii protestës është inicuar nërrjetet sociale dhe solidarizimi ka vazhduar përgjatë dy ditëve të fundit në të dy anët e kufirit.
Këshilltarët e Këshillit Bashkiak të Kukësit kanë kundërshtuar njëzëri taksën e “Rrugës së Kombit” dhe kanë i bërë apel qeverisë që të anulohet kjo tarifë.
Kryetar i Këshillit Bashkiak Kukës, Gjelbrim Shehu u shpreh se, anëtarët e të gjitha forcave politike do të zhvillojnë protesta paqësore deri në heqjen e taksës për kuksianët. Protesta do të mbahet të shtunën (31 mars) tek trau në “Rrugën e Kombit”.
Gjelbrim Shehu: “Sot u mbajt një mbledhje jashtë radhe nga Këshilli Bashkiak Kukës dhe u ra dakord unanimisht që të organizohet një protestë paqësore ditën e shtunë në orën 11:00 tek trau i vendosur në “Rrugën e Kombit” për shkak të vendosjes së taksës në funksion.
Dhe ne duke e trajtuar si një çështje shumë të ndjeshme për rajonin tonë e ndjejmë si obligim, si përfaqësues të komunitetit të Kukësit, që të mblidhemi të gjitha forcat politike pa dallim dhe të organizojmë një protestë shumë paqësore, duke vënë në dijeni qeverinë për një taksë të padrejtë si edhe t’i kërkojmë që të gjendet një zgjidhje për rajonin tonë”.
Edhe Këshilli Bashkiak i Hasit dhe i Tropojës kanë vendosur që të kërkojnë nga qeveria dhe Kuvendi anulimin e kësaj takse si edhe do të zhvillojnë protesta paqësore.

Mimoza Kusari Lila për “Rrugën e Kombit”: Kur nuk na pengon Serbia na pengon Rama
Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila ka komentuar caktimin e taksës në “Rrugën e Kombit” nga ana e qeverisë shqiptare.
Përmes një postimi në Facebook ajo ka thënë se, kjo taksë i zhvesh të dy qeveritë nga pretendimet se po punojnë në mbledhje të përbashkëta për të përafruar dallimet mes shteteve.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e saj të plotë:
10€ për 10 vjet shtet – “Talli” i rrugës së Kombit
10€ pagesë për vajtje ardhje në rrugën e kombit zhveshën dy qeveritë nga pretendimet se po punojmë në mbledhje të përbashkëta të qeverive për të përafruar dallimet në mes dy shteteve.
10€ për një makinë deri në 3.5 t absurd shqiptar andej kufirit. Ende më keq, tanimë kur ministri i Infrastrukturës së Kosovës deklarohet se, nuk e kanë ditur për këtë shumë dhe për këtë punë?!?!
Por, çka kanë biseduar ministrat e Infrastrukturës sa ishin bashkë në mbledhje të dy qeverive?!
Tre zv/ministrat kosovarë në qeverinë e Shqipërisë, përfshirë, zv/ministrin e Turizmit, u konsultuan sado pak për këtë pikë, apo nuk janë për t’u konsultuar aty?!
Kosovarët janë jashtë çdo kategorie, vizitorët më të shumtë të shtetit amë, ndaj me këtë taksë rrugore, a po pretendohet të ulet numri i tyre apo si është puna?!

Sa për ilustrim, në qershor të vitit 2017 nga 437 mijë e 820 turistë që vizituan Shqipërinë, 31% erdhën nga Kosova, që do të thotë 135,724 turistë erdhën nga Kosova për një muaj vere. Të gjithë këta do të shpenzojnë së paku 30-fishin e taksës prej 10 €, andaj çfarë po synon shteti shqiptar të arrijë me këtë taksë tani?! Apo, preferon më tepër turistët që do të vijnë me avion dhe anije dhe do të shpenzojnë dy-tre fish më tepër se kosovarët.
Neve shqiptarëve, kur nuk na pengojnë serbët në integrim, sikur me autostradën energjetike (linjën 400 kV), ne pengojmë njëri -tjetrin me talle të autostradës rrugore.
Çfarë kalkulimi u përdor për të nxjerrë këtë shifër? A e dijnë autoritetet e Shqipërisë që pagesat vjetore për shfrytëzim të autostradave evropiane nuk kalojnë 200 €? Cili është motivi dhe cilat janë pritjet nga kjo tarifë?!
Shumë më mirë do të ishte të kishte folur Kryeministri i Shqipërisë për këtë pagesë në 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, sesa që lundroi në imagjinatën e vet dhe foli për President të përbashkët në mes të dy shteteve.
Ndoshta Shqipëria e liruar se po ecim drejt liberalizimit të vizave, dëshiron të na ndihmojë të gjejmë rrugët për në Evropë, ndërsa evropianët t’i lëmë të vijnë në Shqipëri. Arsyetim tjetër nuk më vjen në mend për këtë tarifë për autostradën e papërfunduar.
Lëre më, që ana kosovare ende nuk e i ka vendosur tarifat e veta.
Nëse mund të ketë absurd të kësaj pranvere, atëherë ky është absurdi më i madh.

Haradinaj paralajmëron Ramën: E ke tepruar me taksën në “Rrugën e Kombit”
Për Kryeministrin e Kosovës, Haradinaj, taksa e vendosur nga Rama për “Rrugën e Kombit” është e tepruar
Taksa prek më së shumti kosovarët, thekson Haradinaj, i cili bën një llogari të thjeshtë: për shkak të mospërfundimit të rrugës, ata, sipas tij, humbin me amortizim makinë e kohë, e duke i shtuar edhe 5 eurot e taksës, e gjithë kjo, për kryeministrin e Kosovës është e ekzagjeruar.
“Për mua është e tepruar, sidomos për faktin se nuk po e shoh të jetë thënë që do ta përmbyllim këtë autorrugë vjeshtën e këtij viti. Të thuhet do vendosim kritere, mirëmbajtje dhe këtë taksë, atëherë jemi në rregull. Unë e paguaj me qejf, jo 5 euro, por sa të duash, ama mos na e lë rrugën ashtu”, deklaroi Haradinaj.
Kamionistë nga kompani të Kosovës protestuan paraditen e së mërkurës në Morinë kundër taksës, që për makinat e tonazhit të rëndë, parashikohet rreth 22 euro.
Oda Ekonomikë e Kosovës ka shprehur shqetësime në lidhje me barrierat që bizneseve kosovare po i vendosen nga Shqipëria.
Së fundi edhe taksa për “Rrugën e Kombit”, që duhet secili që hyn në tunelin e Kalimashit të paguajë, ka shqetësuar bizneset.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, beson se ky vendim do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, raporton KP.

Gërxhaliu tha se nëse vazhdon kështu, ajo më nuk është “Rrugë e Kombit”. “Rruga e Kombit” kështu nuk do të jetë “Rrugë e Kombit”, por rruga e përfitimit të kompanisë Kastrati”, tha Gërxhaliu gjatë konferencës ku u prezantuan rezultatet e studimit rreth barrierave dhe mundësive të sektorit prodhues në vend.
Gërxhaliu në këtë konferencë ka folur edhe për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi. ku shfrytëzoi rastin që për këtë vendim t’i përshëndes deputetët e Kuvendit të Kosovës që e kanë votuar atë.
Ai ka bërë apel tek vendet e Bashkimit Evropian. që të mos merret si kusht lufta kundër korrupsionit. sepse pësojnë qytetarët dhe bizneset, pasi që siç tha Gërxhaliu, “politikanët nuk do të vuajnë pasojat”.
“Dua të besoj që kriteret më kryesore janë përmbushur”, tha Gërxhaliu.

Oligarku i Ramës tjetër tender të paracaktuar dhe 7.7 milionë euro në xhep

Fusha shpk do të ndërtojë Bulevardin e Vlorës. Kompania, sipas Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) ka fituar tenderin me vlerë rreth 7,7 milionë euro për rindërtimin e Bulevardit të Vlorës.
Dokumentet e vlerësimit të tenderit të botuara në Agjencinë e Prokurimeve Publike, tregojnë se Fusha ka paraqitur ofertën më të lartë nga të gjitha kompanitë pjesëmarrëse në tender.
Si ka fituar atëherë? Në fakt, nga kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit, duket se Fusha shpk ka qenë fituesi i paracaktuar, duke përsëritur një model tashmë të njohur të qeverisjes Rama, sipas të cilit për arsye misterioze kriteret e tenderit “përshtaten” për një kompani të caktuar. Në këtë rast, në kriteret e përcaktuara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, bordi i të cilit kryesohet nga Kryeministri Edi Rama, kishte një hile efikase. Kërkesa 2.3.1 e “Kritereve të Veçanta” në njoftimin e tenderit, specifikonte se kompanitë konkurruese duhet të kishin kryer “punë të ngjashme” më parë—pra, duhet të kishin fituar një tender qeveritar për ndërtim rrugësh apo sheshesh qytetesh—me buxhet jo më të vogël se 50 për qind e fondit maksimal të projektit të Bulevardit të Vlorës.
Fondi limit i përcaktuar për ndërtimin e Bulevardit të Vlorës ishte rreth 7,9 milionë euro, që do të thotë se çdo kompani konkurruese në tender duhej të kishte fituar dhe ndërtuar një projekt publik me vlerë të paktën prej rreth 4 milion eurosh.
Por, deri më tani ekziston vetëm një projekt i përfunduar i qeverisë me këtë vlerë—projekti për rindërtimin e Sheshit Skënderbej.
Ky projekt u nda në dy faza—e para me vlerë 3,9 milionë euro dhe e dyta me vlerë 7,2 milionë euro (punimet e së cilës duhej të kishin përfunduar më 8 mars 2018, por vazhdojnë ende)— dhe u fitua nga kompania Fusha shpk.
Kështu, fitimi i tenderit dhe përfundimi i fazës së parë të rindërtimit të sheshit Skënderbej, e kualifikonin Fushën brenda “kriterit të veçantë 2.3.1”. Në fakt, buxheti i fazës së parë të Sheshit Skënderbej është gati sa fiks 50 për qind e buxhetit për Bulevardin e Vlorës—me ndryshim më të vogël se 1 përqind.
Me fjalë të tjera, asnjë kompani tjetër nuk kishte shans ta fitonte këtë tender fitimprurës. Do mjaftonte një vështrim i thjesht i prokurimeve publike të viteve të fundit për ta parashikuar fituesin që para se të hapej tenderi. Dhe në fakt, të gjithë konkurrentët e tenderit—përveç kompanisë Fusha shpk dhe një kompanie të skualifikuar për çështje teknike—u skualifikuan në bazë të kriterit 2.3.1. Ky tender i veçantë tregon sërish si qeveria Rama vazhdimisht përshtat kërkesat e tenderëve për t’i shërbyer një grupi të vogël kompanish, të cilat gjithmonë arrijnë të marrin “qershitë” e tortës.
Gjatë qeverisjes Rama, kompania ka “fituar” të dyja fazat e rindërtimit të Sheshit Skënderbej dhe ndërtimin e e parkimit nëntokësor në këtë shesh, pa ansjë konkurent tjetër në tender.
Po ashtu ajo ka fituar së bashku me Everest shpk tenderin për ndërtimin e sheshit shumë të debatuar Veliera në Durrës.
Në muajt e ardhshëm, Fusha pritet gjithashtu të fillojë ndërtimin e një ndërtese të re të Teatrit Kombëtar, qendrën tregtare në krah të tij dhe disa kulla në tokë publike, pa asnjë procedurë tenderimi.
Nje hetim nga Albanian Institute of Science, zbuloi se në periudhën korrik 2015-Janar 2017, Fusha shpk ishte kontraktori më i madh i pushtetit lokal në Shqipëri, me 14 kontrata me bashki të ndryshme, me një vlerë totale prej 2,2 miliardë lekë, afërsisht 21 milionë dollarë.

“Exit.al”

Cilat deputete dhe ministre të Ramës duartrokitën shefin për “atë gjënë që nuk ngrihet”?

A e krahasoi Kryeministri shqiptar popullin e tij me organin seksual mashkullor?! Këtë lipset ta sqarojë ai vete publikisht, pasi deklarata e tij ne kontekst pati një jehonë të madhe në rrjetet sociale. Të shumtë janë qytetarët që kanë reaguar ashpër. Po kaq edhe politikanët…
Teksa fliste për taksën e Rrugës së Kombit dhe akuzonte opozitën nga foltorja e Parlamentit, Edi Rama u shpreh kështu:
“Nuk mundet që ju të pengoni asgjë dhe të ndaloni asgjë! Kërcënimet: Shiko do ngrihen këta, do ngrihen ata. Bjeri bjeri se do ngrihet. Ai i shkreti kokë ulur s’të përgjigjet dot. Eshtë poezi që e di doktori. Pyeteni doktorin se e di mirë ai atë punë”.
Në rastin konkret ata që kanë paralajmëruar se do ngrihen janë qytetarët e thjeshtë që kundërshtojnë taksën e Rrugës së Kombit. Nesër tek Tuneli i Kalimashit është lajmëruar një protestë. Por për të mos ju larguar thelbit, deklaratës në kufijtë e absurdit të Kryeministrit, më poshtë keni disa prej reagimeve ndaj tij.

Sali Berisha, ish-kryeminister: Kjo eshte gjuha e perçmimit dhe poshterimit te njerezve te thjeshte qe Edvin Kristaq Rama perdori ne parlament!
Bledian Koka gazetar: Te lumte b… Edi Rama qe e krahason popullin opozitar me nje k…Por kur te ngrihet a do gjeje vrime ku te futet valle?
Petrit Vasili: E keni dëgjuar që për fat të keq që ky kryeministër ka bërë një krahasim vulgar duke e krahasuar popullin me organin gjenital mashkullor. Ky që ka nis karrieren lakuriq do e mbyllë lakuriq.
Julian Deda, aktor: I dashur popull, dogjojeni pak me çfare ju krahason Kryeministri juaj.
Ju si te doni tani, ndaç ngrihuni ndaç rrini kokulur.
Andis Harasani, ish-deputet: Jam shume kurioz te di cilat nga deputetet femra te PS dhe cilat ministre duartrokiten pas kesaj fjale te Kryeministrit tone te nderuar.