31.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025

LSI: Ramës nuk po i shkojnë mirë punët me tregtinë e drogës dhe po e kompenson me taksën e “Rrugës së Kombit”

LSI i bën thirrje qeverisë të Kosovës “të braktisë” mbledhjet e përbashkëta me qeverinë shqiptare, pasi tarifa e rrugës së Kombit është provë se këto mbledhje janë vetëm “shoë” Gjatë një conference për shtyp, Vasili tha se, konkluzioni përfundimtar është se kësaj nuk po i shkojnë mirë punët me tregtinë e drogës, siç thotë një analist kosovar dhe po i kompenson me taksën e rrugës.
Petrit Vasili: “Është qesharake të mendojmë që pas komunikimeve të mëdha dhe spektakolare të një shoë vërtet të neveritshëm ndërmjet takimeve mes dy qeverive ku konstatojmë një masë e cila kontestohet me shumë të drejtë.
Taksa ka shkaktuar një reagim shumë negativ në Kosovë. Çfarë bën ky kryeministri i Shqipërisë këto mbledhjet spektakoler? Për çfarë flasin? Rasti i takës në Rrugën e Kombit është për të kuptuar njëherë e mirë se këto mbledhje kanë qenë një shoë. Nuk kanë sjellë asgjë.
Do i bëja një thirrje shumë miqësore kolegëve të qeverisë së Kosovës të mos i bashkohen më këtij dimensoni të shëmtuar e qesharak të këtij komunikimi për të bërë thjesht shoë-n e Edi Ramës, që vetëm shoë di të bëjë, por të jemi konkret për gjërat që bëjmë.
Kjo taksë nuk duhe të fillojë aplikimi. Kjo taksë i duhet të nështrohet gjerësisht dhe gjithë çështja për mënyrën se si do të adiminstrohet Rruga e Kombit një analize të re ekonomike të thelluar për të gjithë efektet që ka.

Ne nje prononcim per median, kreu i grupit parlamentar te LSI-se, flet dhe për konsultim me grupet e interesit.
Petrit Vasili: “Së dyti duhet të jetë e detyruar konsultimi me të gjitha grupet e interesit që janë motorët ekonomikë që përdorin pikërisht rrugën”.
Vasili tha se midis qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë duhet të ketë një qasje më të integruar për këtë çështje
Petrit Vasili: Së treti duhet të ketë një qasje të integruar për këtë çështje midis qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, pasi qeveria e Kosovës për aksin Prishtinë-Morinë nuk ka vendosur taksa.
Në mënyrë në drejtë e racionale është shprehur publikisht se po vlerëson me shumë qetësi kushtet ekonomike-shoqërore për vendosjen e saj.
Kushtet ekonomike-shoqërore në të cilat vendosen këto taksa janë të ndryshme nga Evropa që i referohen në mënyrë të vazhdueshme, që aplikon taksa shumë më të ulta sesa taksat për rrugët që aplikon vendi më i varfër në Evropë”, u shpreh Vasili.

Si e mashtroi Tahiri policin Rrugor, i merret motorri që iu “dhurua” kur doli në pension (Foto)

Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm i dhuroi më 26 Maj të vitit 2016 një motorr punonjësit të Policisë Rrugore në Tiranë, Xhemil Haluli me rastin e daljes në pension. Por vetëm një javë më parë, motorri i është marrë sërisht nga policia. Në letrën e siguruar nga “Fax News” e cila mban datën 16 Mars të këtij viti dhe firmën e shefit të Policisë Rrugore në Tiranë, thuhet se brenda 5 ditëve nga kjo datë, Xhemil Haluli duhet të paraqitet në komisariatin e policisë rrugore, për të bërë dorëzimin e motomjetit.
Sipas kësaj shkrese, nëse motomjeti nuk do të dorëzohej brenda 5 ditësh, atëherë vlera që ish-polic Xhemili duhet të paguante është 1 milionë e 739 mijë lekë të vjetra.
Pikërisht ky motor të cilin polic Xhemili e kishte përdorur për 22 vite me rradhë, iu dhurua nga ish ministri Tahiri, në ceremoninë e daljes së tij në pension, ku gjatë dekorimit, i pranishëm ishte edhe drejtori i policisë së shtetit asokohe, Haki Çako.
Por, në letrën e siguruar nga “Fax News”, shkruhet se ky motomjet i është dhënë në kundërshtim me ligjin. Mësohet se dy vite më parë, ky motomjet i është dhënë polic Xhemilit pa asnjë dokument përkatës.

Ka qenë auditi i komisariatit të policisë rrugore në Tiranë, që ka konstatuar këtë shkelje të bërë nga ish ministri Saimir Tahiri dhe ish numri 1 i policisë, Haki Çako.
“Fax News” mëson se pasi polic Xhemili ka bërë dorëzimin e motorrit me të cilin punoj 22 vite pa ndërprerje, i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ku i ka kërkuar që të marrë sërisht mbrapsht motomjetin, për të cilin drejtues policie asokohe i kishin premtuar edhe bërien e dokumentave në emër të tij.

Studentët denoncojnë skandalin! Ish-burri i gruas së Kryeministrit, 700 euro për një provim

Studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës kanë denoncuar dje fenomenin e mitmarrjes nga ana e pedagogut Thanas Xhillari. Me pankarta “boll i zhvatët studentët”, “mrs. 700 eurosh”, aktivistë të Lëvizjes për Universitetit kanë kërkuar dhënien fund të fenomenit të shëmtuar nga ana e pedagogëve.
Thanas Xhillari nuk është një emër i panjohur, ai është ish-bashkëshorti i Linda Ramës, gruas së kryeministrit të vendit Edi Rama. Linda Rama dhe Thanas Xhillari janë prindër të një vajze, Reas, ndërsa i kanë dhënë fund martesës rreth 10 vite më parë.
Xhillari është pedagog në departamentin e matematikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.
Po ashtu ai ka dhënë më herët mësim nën Universitetin e Elbasanit, ‘’Aleksandër Xhuvani”.
Më herët Xhillari është denoncuar dhe nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili shprehej se kryeministri Rama e kishte emëruar atë si anëtar në Këshillin Mbikëqyrës të sh.a. “Prodhim veshje Ushtarake” në Tiranë.

“Taksa Rama’/ I gjithë Kukësi nesër në tunel, çfarë pritet të ndodhë pas bllokimit të “Rrugës së Kombit”

Banorët Kukësit do të organizojnë të shtunën në orën 11:00 një protestë në tunelin e Kalimashit kundër taksës së vendiosur nga qeveria në “Rrugën e Kombit”.
Në një ndër qarqet më të varfra në shkallë vendi, shuma prej 5 eurosh që duhet të paguajnë sa herë shkojnë në Tiranë, Lezhë, Shkodër apo qoftë për të kaluar tunelin e Thirrës është tepër e shtrenjtë. “Do të marrim pjesë në protestë, pasi kjo gjë është shumë e padrejtë prej nesh”, shprehet një qytetar.
“Kjo është tepër e rëndë për zonën tonë. Ne e paguajmë njëherë taksën e rrugës te nafta”, thotë një tjetër qytetar. Mbi 6 mijë familje trajtohen me ndihmë ekonomike në bashkinë Kukës, vlera maksimale e së cilës është 4 500 lekë, ndërsa 4 700 persona janë të papunë.
Qytetarët do të protestojnë pikërisht në vendin ku është ngritur trau që ndan jo vetëm Shqipërinë me Kosovën, por edhe Veriun me pjesën tjetër të vendit. Organizimii protestës është inicuar nërrjetet sociale dhe solidarizimi ka vazhduar përgjatë dy ditëve të fundit në të dy anët e kufirit. Këshilltarët e Këshillit Bashkiak të Kukësit kanë kundërshtuar njëzëri taksën e “Rrugës së Kombit” dhe kanë i bërë apel qeverisë që të anulohet kjo tarifë.

Kryetar i Këshillit Bashkiak Kukës, Gjelbrim Shehu u shpreh se, anëtarët e të gjitha forcave politike do të zhvillojnë protesta paqësore deri në heqjen e taksës për kuksianët. Protesta do të mbahet të shtunën (31 mars) tek trau në “Rrugën e Kombit”.
Gjelbrim Shehu: “Sot u mbajt një mbledhje jashtë radhe nga Këshilli Bashkiak Kukës dhe u ra dakord unanimisht që të organizohet një protestë paqësore ditën e shtunë në orën 11:00 tek trau i vendosur në “Rrugën e Kombit” për shkak të vendosjes së taksës në funksion.
Dhe ne duke e trajtuar si një çështje shumë të ndjeshme për rajonin tonë e ndjejmë si obligim, si përfaqësues të komunitetit të Kukësit, që të mblidhemi të gjitha forcat politike pa dallim dhe të organizojmë një protestë shumë paqësore, duke vënë në dijeni qeverinë për një taksë të padrejtë si edhe t’i kërkojmë që të gjendet një zgjidhje për rajonin tonë”.
Edhe Këshilli Bashkiak i Hasit dhe i Tropojës kanë vendosur që të kërkojnë nga qeveria dhe Kuvendi anulimin e kësaj takse si edhe do të zhvillojnë protesta paqësore.

Kryeministri Haradinaj merr vendimin ekstrem pse nuk u informua për arrestimin e 6 “gylenistëve”

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk është informuar për operacionin e djeshëm në Kosovë ku u arrestuan 6 shtetas turq dhe u deportuan për në Turqi. Pas situatas së ekstradimit në Turqi të të arresturave që drejtonin dhe punonin në një kolegj turk në Kosovë është shkarkuar Ministri i Brendshëm. Ka qenë vetë kreu i qeverisë Haradinaj që i ka kërkuar largimin nga posti që mbante.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një shkrese zyrtare dërguar Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefajt, ka kërkuar dorëheqjen e tij ne mengjes herët.
Media ka siguruar dokumentin ku kryeministri ka kërkuar nga ministri Sefaj lirimin e menjëhershme nga përgjegjësia.
“Dua edhe njëherë të potencoj se veprimet e djeshme në këtë rast ishin tërësisht të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat dhe parimet tona si popull dhe si shtet” thuhet në dokumentin e siguruar nga media.
“Duke marrë parasysh se si Kryeministër i Republikës nuk kam qenë paraprakisht apo me kohë i informuar nga Ministria që ju drejtoni, kërkoj nga ju: Lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës” thuhet tutje në dokument.

Deportimi që cenoi demokracinë në Kosovë
Deportimi i gjashtë shtetasve të Turqisë nga Kosova, ka sfiduar dhe cenuar jo vetëm demokracinë në shtetin më të ri evropian, por ka ngritur edhe dyshime të bazuara për shkeljen e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës
Në Kuvendin e Kosovës tashmë ka nisma që të thirren për raportim rreth këtij deportimi njerëzit përgjegjës. Në rast se vërtetohen dyshimet për shkelje ligjore e kushtetuese, atëherë shkarkimet apo dorëheqjet e personave përgjegjës, do të vinin si pasojë e këtyre zhvillimeve.
Florent Spahija, ekspert ligjor nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) tha për Radion Evropa e Lirë se bazuar në Ligjin për të huajt në Republikën e Kosovës, përkatësisht nenin 100 paragrafi 1 pika 1.5 të këtij ligji, i huaji nuk mund të deportohet nga Kosova nëse në vendin e deportimit mund të kalojë nëpër procedura diskriminuese.
”Edhe nëse merret një vendim për deportim të të huajit, i njëjti pasi ta pranojë vendimin, ka të drejtë që në një afat prej 8 ditësh ta paraqesë ankesën kundër vendimit në Gjykatën Themelore dhe nëse prapë nuk është i kënaqur me vendimin e gjykatës, atë mund ta apelojë në Gjykatën e Apelit, tetë ditë pasi që e ka pranuar vendimin e Gjykatës Themelore”, tha Spahija.
“Andaj duke u bazuar në këto fakte të lartpërmendura, deportimi i shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshëm dhe ekzekutimi i masave të tilla duke i njohur rrethanat në shtetin që deportohen, janë në kundërshtim me vet ligjin dhe frymën e demokracisë e mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut”, vlerësoi ai.

“Prokuroria duhet ex officio të fillojë me hetimet për lëshimet që janë bërë me apo pa qëllim nga zyrtarët shtetërorë që kanë dhënë urdhër për deportim të të huajve. Mosrespektimi i afateve dhe të drejtave themelore në apelim të vendimeve është shkelje edhe e Kushtetutës së Kosovës, por edhe konventave ndërkombëtare”, tha ai.
Tre krerët më të lartë të shtetit, presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit dolën me komunikata, duke konfirmuar se nuk ishin në njohuri për deportimin e shtetasve turq.
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulëzim Peci përmes një shkrimi në Facebook ka kërkuar përgjegjësi për deportimin, sipas tij, “të jashtëligjshëm të gjashtë qytetarëve turq tek regjimi i Erdoganit”.
“Duhet të jepet përgjegjësi politike dhe institucionale (shkarkimi i krerëve institucionalë që e kanë urdhëruar dhe zbatuar atë) dhe ndjekje ligjore për shkeljen e Konventës për të Drejtat e Njeriut”, ka shkruar Peci.

“Kur policia vepron pa urdhër gjyqësor në raste të tilla, atëherë kjo është shenjë e dukshme se jemi duke u shndërruar në një diktaturë me premisa të shtetit policor, dhe kësaj duhet t’i japim fund, sepse nesër mund të bëhet vonë”, ka shkruar tutje Lulëzim Peci.
Të enjten, gjashtë shtetas turq, drejtues të Shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë, u arrestuan dhe më pas u deportuan për në Turqi.
Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se gjatë administrimit të provave kanë konstatuar se për personat në fjalë, ka bazë të mjaftueshme ligjore që të merren masat për revokimin e leje qëndrimit të tyre në territorin e Republikës së Kosovës, siç thuhet “për arsye të përcaktuara me ligjin për të huaj, konkretisht nenit 6 të ligjit ku flet për refuzimin apo revokimin e lejes së qëndrimit për rrethanat e sigurisë shtetërore”.
Por, më pas doli se të deportuarve nuk u është aprovuar e drejta e ankesës. Andaj, pritet që gjatë ditës, institucionet më të larta t’i ftojnë në raportim krerët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe Ministrin e Punëve të Brendshme të raportojnë se si ndodhi që deportimi u bë, sipas shumë dyshimeve, pa përfillur procedurat ligjore e kushtetuese.
Shkollat “Mehmet Akif” në Kosovë i përkasin Institucionit Arsimor Gylistan. Ky i fundit ka kopshte, institucione parashkollore, shkolla fillore dhe të mesme në gjithë Kosovën.
Besohet se ato janë të frymëzuara nga Lëvizja Hizmet e Fethullah Gulenit, klerikut fetar turk, të cilin presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e fajëson për orkestrimin e përpjekjes për grusht shteti në Turqi, në vitin 2016.
Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit në Kosovë kanë deklaruar më herët për Radion Evropa e Lirë se këto shkolla veprojnë në përputhje me ligjet e Kosovës.

Thaçi kundër taksës së Ramës për Rrugën e Kombit: Duhet rishikuar

Megjithëse në parim është shprehur dakord me vendosjen e një pagese për Rrugën e Kombit, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar respektimin e standardeve ndërkombëtare dhe rishikim të pagesës. Sipas Thaçit, fillimisht autostrada duhet të jetë moderne dhe së dyti ata njerëz që nuk kanë mundsi të paguajnë taksën për të kaluar në Rrugën e Kombit të kenë një alternativë tjetër.
“Nuk jam këtu që t’i komentoj vendimet e qeverisë së Shqipërisë, por e di se ka standarde ndërkombëtare të cilat duhet të respektohen edhe nga qeveria e Shqipërisë. E para duhet të kryhet rruga që të jetë autostradë moderne, në anën tjetër duhet të ketë edhe alternativa për njerëzit që nuk kanë mundësi që të paguajnë”, tha Thaçi mbrëmjen e së enjtes në një intervistë për gazetaren Jeta Xharra.

Thaçi tha se taksat duhet të paguhen për mirëmbajtjen e rrugëve, por shtoi se është me interes që të rishikohet çmimi.
“Duhet të kuptojmë edhe diçka tjetër, taksa duhet të paguhet. Tash a janë të larta apo të ulëta, duhet të marrim vendime si institucione të vendit, sepse duhet t’i mirëmbajmë disi autostradat që janë ndërtu. Sikur të ishte përmbyllur rruga, është çështje e diskutueshme. Unë të them të drejtën nuk kam udhëtuar shumë në autostrada, që t’i di sa paguhet për kilometër. I kam dëgjuar me vëmendje vërejtjet, sugjerimet e qytetarëve dhe njerëzve profesionistë, mendoj se do ishte me interes të rishikohet”, tha Presidenti i Kosovës, duke komentuar për herë të parë vendosjen e pagesës në Rrugën e Kombit që lidh Shqipërinë me Kosovën.

I penduari në Itali gozhdon Tahirin, hapet kapitulli i dytë në hetimet e drogës, çfarë ka deklaruar Habilaj

Pas përgjimeve të reja të publikuara në media që implikojnë Habilajt në trafikimin e drogës më shumë detaje për hetimin e tyre ka dhënë gazetari italian Dario de Luca.
De Luca i cili ka zbuluar përgjigjet e Moisi Habilajt për hetuesit italianë kur është pyetur për lidhjen me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Sipas tij, Habilaj ka pranuar lidhjen farefisnore me Tairin por ka theksuar se është shumë e largët.
Në një intervistë për “Real Story” De Luca tha se Moisi Habilaj ka thënë se është e vërtetë që ka një lidhje farefisnore por është një lidhje shumë e largët. Gjithashtu ai është pyetur edhe për Audin e famshëm. Ai ka thënë se shitja i është bërë në të zezë vëllait të tij, pa një kalim pronësie të rregullt.
I pyetur nëse me makinën e blerë nga Tahiri ai ka kryer aktivitet që lidhet me trafikun e drogës, De Luca tha:

Nuk jemi në dijeni, i kanë bërë një pyetje specifike në lidhje me pronësinë e makinës, për mënyrën sesi kanë arritur Habilajt të marrin këtë automjet. Në lidhje me këtë, nuk e dimë nëse ka patur pyetje për përfshirjen e forcave të policisë shqiptare.
Ndërsa për sa i përket Nazer Seitit të cilësuar si financieri i Habilajve gazetari tha:
“Nga Italia ne e dimë se është kryer ekstradimi, por nuk kemi arritur në këtë javë të kuptojmë se kush është avokati i tij. Ajo që dimë është se ai ka vendosur t’i nënshtrohet marrjeve në pyetje. Por Nazer Seiti nuk është përfshirë në dosjen e Habilajve, që janë vetëm tre shqiptarë. Kjo do të thotë që Nazer Seiti mund të jetë pjesë e një tjetër hetimi. Nëse ky hetim do shkojë në nivel më të lartë nuk e dimë. Por varet se çfarë do thotë Sebastiano Sardo nga Siçilia që bashkëpunonte me bandën e Habilajve”.
Ai tha gjithashtu se nuk ka informacione nëse do të përjashtohet nga hetimi Tahiri dhe për këtë arsye nuk mund të përgjigjet.

Zbulohet sa lehtë blihet në Tiranë armë zjarri pa leje me 350 mijë lekë

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së enjtes mënyrën si mund të pajisesh me armë gjahu pa pasur asnjë dokument. Madje, pa kaluar në asnjë komision, siç parashikohet nga ligji “për armët”. Bashkëpunëtorët e emisionit investigativ paguan 35 mijë lekë dhe morën një armë gjahu. Në disa dyqane armësh nuk të kërkojnë asnjë dokument, raporte mjekësore, vlerësim nga Policia e Shtetit apo edhe dalja para komisionit.
Bashkëpunëtorët e “Fiksit” shkojnë në një dyqan armësh, ndërsa bisedojnë edhe me personin që shet armë gjahu. Fillimisht, gazetarët i kërkojnë të blejnë fishekë për armë gjahu, ndërsa i bëjnë me dije shitësit se nuk marrin vesh nga armët e gjahut. Gazetari i kërkon shitësit një çifte pa leje dhe ai i thotë se do t’i gjejë një armë teke ruse ose turke, pasi çiftet janë të shtrenjta. Gazetari i thotë se e do të lirë që ta mbajë në shtëpi, ndërsa shitësi i kërkon që “unë s’të kam dhënë gjë”. Mësohet se arma e gjahut kushton 35 mijë lekë të reja.
Gazetarët shkojnë sërish në dyqan për të marrë armën e gjahut. Në momentin që bashkëpunëtorët e Fiksit shkojnë në dyqan, shitësi telefonon një person. Ai del jashtë dyqanit, merr lekët (35 mijë lekë të reja) për armën e gjahut dhe më pas solli armën.

“Merre se nuk dua ta fus në dyqan” i thotë ai, ndërsa gazetari i kërkon që ta mësojë si ta përdorë. Shitësi ia monton me një gjahtar tjetër dhe ia jep armën e gjahut teke.
Ndërkohë, gazetarët e “Fiks Fare” faktuan se, krahas armëve të gjahut, edhe fishekët shiten lirshëm, madje pa paraqitur asnjë dokument. Në qytetin e Lezhës, në një dyqan ku shiten armë gjahu, shitësit të shesin fishekë për derra pa kurrfarë dokumenti. Gazetarët blejnë një kuti me saçme derri dhe një kuti me fishekë për gjueti shpendësh. Krahas gazetarëve, edhe persona të tjerë blejnë fishekë për mëllenja pa asnjë dokument shoqërues.
Në ligjin me numër 74 të vitit 2014 përcaktohet se autorizimi për mbajtje arme gjahu, sportive dhe armë të tjera, jepet nga organi përgjegjës i Policisë së Shtetit. Ndërkohë, municionet e rimbushura të armëve të gjahut janë të destinuara për përdorim të mbajtësit të autorizimit.
Në nenin 34 thuhet se personat që pajisen me armë duhet të kenë mbushur 25 vjeç, mos të kenë dënime apo të kenë ushtruar dhunë në familje, të zotërojë dëshminë për kryerjen e kursit të aftësimit teorik dhe praktik për përdorimin e armës dhe të gëzojë besueshmëri.
Ndërkohë, kushdo që duhet të blejë apo mbajë armë duhet të dëshmojë që nuk ka çrregullime fizike dhe të shëndetit mendor, të pasqyruara këto në raportin periodik mjekësor, të lëshuar nga komisionet mjeko-ligjore. Për të verifikuar këto procedura, në Policinë e Shtetit ngrihen komisione për dhënien e licencave dhe autorizimeve për veprimtaritë e lejuara me armë.

Fabrika e ushqimeve falso, në pranga inspektori dhe ish-inspektori i AKU

Një inspektor i AKU-së Shkodër dhe një ish-inspektor kanë rënë në pranga lidhur me fabrikën e zbuluar një ditë më parë, në të cilën prodhoheshin produkte ushqimore në kundërshtim me ligjin.
Uniformat blu kanë arrestuar inspektorin Adnan Gradeci 51 vjeç dhe ish-inspektorin Abdyl Bajraktari 53 vjeç.
“Shtetasit e lartpërmendur janë ndaluar, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohën kur ka qenë në punë edhe shtetasi Abdyl Bajraktari, në zonën industriale, lagje “Skënderbeg” në objektin e firmës në pronësi të shtetasit Gëzim Bala, dy punonjësit e AKU-së dega Shkodër, kanë mbajtur proçesverbale të rreme mbi kushtet e ambjentit ku prodhoheshin produktet ushqimore”.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Një ditë më parë, Policia e Shkodrës zbuloi një fabrikë, e cila prodhonte produkte ushqimore në kundërshtim me ligjin. Në pranga janë vënë pronari i punishtes dhe dy punëtorë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.