18.5 C
Tirana
E martë, 6 Maj, 2025

Ish-kreu i Tatimeve, Ceno Klosi, paraqitet në SPAK

Ish-kreu i Drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi, ka qenë sot në Prokurorinë e Posaçme ku është marrë në pyetje nga prokurorët.

 

Pas daljes nga ambientet e SPAK, ai është pyetur nga gazetarët se për çfarë ishte paraqitur, por nga ana e tij nuk ka patur asnjë koment.

Ende nuk dihet se për çfarë është thirrur nga prokurorët e posaçëm, ndërkohë kujtojmë se zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë është nën hetim për 4 vepra penale.

Ai po hetohet nga SPAK për veprat penale të “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës”, “mashtrimit” dhe “falsifikimit të dokumentave”.

Ndaj Ceno Klosit, SPAK ka nisur hetime të thelluara për shkak të aferave të zbuluara nga emisioni Vetting në News24.

Ceno Klosi është një prej zyrtarëve besnik të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, dhe ai ka shërbyer në disa funksione, duke lënë pas dëme të konsiderueshme financiare.

 

Kujtojmë se modeli i largimit me dorëheqje nga detyra u zbatua edhe në rastin e Evis Berberit, ish kreut të Autoritetit Rrugor, (ARRSH), i cili sot e kësaj ditë është në qeli për shkak se nga SPAK u zbulua abuzimi që kishte bërë gjatë ushtrimit të detyrës me firmën e tij DAAM shpk, me të cilën kishte fituar disa tendera publik.

Edhe Asokohe, Evis Berberi tentua të shitej në media sikur kishte dhënë dorëheqjen nga detyra, ndërkohë që ai ishte arrestuar nga Prokurorët e SPAK kur ishte ende në detyrë.

VEPRAT PENALE

 

Qe nga muaji mars i ketij viti, Ceno Klosi po hetohet nga SPAK për veprat penale të “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës”, “mashtrimit” dhe “falsifikimit të dokumentave”. Prokuroria e Posaçme konfirmoi përmes një shkrese zyrtare për “News 24” se hetimet ndaj kryetatimorit Klosi u regjistruan mbi bazën e dy kallëzimeve të bëra nga Partia Demokratike.

“Mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar nga grupi parlamentar i subjektit politik Partia Demokratike, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.259/2023 datë 13.12.2023, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike ”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumentave” dhe “Mashtrimi””, njoftoi prokuroria.

Sikurse rezulton nga të dhënat zyrtare të institucionit të akuzës, 6 muaj para kallëzimit të parë, opozita ka depozituar një tjetër kallëzim ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve Klosi.

“Për të njëjtin fakt Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.83/2023 datë 03.07.2023, mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar gjithashtu nga subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Falsifikim i dokumentave” dhe “Mashtrimi”. SPAK ka vendosur bashkimi e dy procedimeve në një të vetëm.

Klosi, i cili në krye të tatimeve, iu bindet me shumë urdhrave politikë, sesa ligjit, duke ndëshkuar padrejtësisht bizneset, ka  punuar për 13 vite si specialist dhe drejtues sektorësh në banka të nivelit të dytë dhe më pas gjatë periudhës 2015-2021 ka mbajtur pozicionin si Drejtor i Departamentit Ekonomik në OSHEE. Në qershor të 2021 u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare Ujësjellës- Kanalizime dhe Mbetjeve të ngurta, ndërsa me VKM 625, datë 22/10/2021 u emëruar drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.

Goditja e 15-vjeçarit me thikë nga babai, flet nëna e të miturit: Ndodhi pa dashje! Dua burrin të më vijë në shtëpi

Nëna e 15-vjeçari që u godit me thikë nga babai një ditë më parë, për motive të dobëta, ka thënë se gjendja e të miturit është shumë mirë.

 

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti në Neës24, ka deklaruar se ngjarja ndodhi pa dashje, ndërsa kërkoi lirimin e bashkëshortit nga qelia.

“Djali është shumë mirë. Ngjarja ka ndodhur në orën 7:20 të mëngjesit. Bashkëshorti ishte shtrirë, po qëronte një mollë dhe pa dashje ia hodhi biçakun. Djali ka plagë të lehtë fare. Sa mori një sërum dhe doli nga spitali.

Jemi marrë në pyetje nga policia. Unë thashë se ka ndodhur pa dashje. Dua burri të më vijë në shtëpi. Kushte të mira kam. Djalin e kam në shkollë.

Lere telefonin i tha, shko në shkollë. Plagën e ka të vogël, si ta kishte pickuar grerëza. Nuk e kishte për qëllim ta godiste.

Djali e mban telefonin  jo prej shumë kohësh”, tha nëna e të miturit.

“Të shohim se ku do të shkojnë Juventusi dhe Milani”, Luis Figo: Napoli është i rrezikshëm, por në fund fiton Interi

Pavarësisht nisjes aspak të mirë që ka bërë Interi në kampionatin italian, Luis Figo mendon se zikaltrit janë skuadra më e fortë dhe do të triumfojnë në fund. Megjithatë ai shpjegon që Napoli mund të favorizohet nga fakti që ka vetëm një kompeticion.

Për “Topin e Artë” ishin në Paris edhe 3 interistë, Çalhanoglu, Lautaro dhe Zomer…

Unë vazhdoj të ndjek me shumë vëmendje dhe interes futbollin italian. Më duket i gjallë dhe në një moment pozitiv. Dhe Interi im është gjithmonë dhe më i fortë. Kjo më bën të lumtur. Zikaltrit janë gjithmonë skuadra në zemrën time.

Çfarë kampionati do të jetë ky i këtij sezoni?

Nuk mendoj se do të jetë shumë ndryshe nga vitet e tjera, edhe pse vlera e skuadrave nuk ka ndryshuar shumë. Forca e Interit është dukshme nga të gjithë dhe është skuadra që ka dominuar në vitet e fundit. Napoli gjithashtu e ka nisur shumë mirë dhe po bën një sezon të shkëlqyer. Por të shohim se ku do të shkojnë Juventusi dhe Milani.

A vazhdon Interi të jetë skuadra për t’u mundur?

Duke parë vitet e fundit mendoj që po. Edhe sot për sot është skuadra më e kompletuar se të gjitha. Shpresoj që ta rifitojnë topin.

Po fakti që nuk ka kupa, mund të ndihmojë këtë Napoli që të shkojë deri në fund?

Ky është një aspekt që sigurisht mund ta ndihmojë skuadrën e Kontes. Lodhja është një arsye e rëndësishme që herët a vonë këmbët të rëndojnë, por mendoj që Interi do të fitojë.

Përmbytjet më vdekjeprurëse në 50 vitet e fundit lënë pas 95 viktima, Spanja shpall tri ditë zie! Pamjet nga shkatërrimet

Në Spanjë, 95 njerëz vdiqën në përmbytjet më vdekjeprurëse në 5 vitet e fundit, ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë punën për gjetjen e personave të zhdukur.

lcimg-bd79ec04-f230-4611-9d1c-3a075f117484

Reshje të dendura dhe erëra të forta kanë goditur Spanjën që nga fillimi i javës pas një stuhie të formuar mbi Detin Mesdhe, me shira deri në një vit që kanë rënë në vetëm disa orë në disa zona.

lcimg-7ecebf9e-f7b8-476f-b49b-0fba6c893c23

Organi që koordinon shërbimet e urgjencës në rajonin lindor të Valencias njoftoi një numër të përkohshëm të vdekjeve prej 92, duke shtuar se trupat janë ende duke u gjetur dhe identifikuar.

Pas përmbytjeve, Spanja shpalli tri ditë zie kombëtare.

spanje lcimg-241cacd0-82ac-437c-b372-4ad4e276e831 lcimg-4d6f68af-8647-4ea0-9625-c1ae662e3f02 lcimg-bd79ec04-f230-4611-9d1c-3a075f117484 lcimg-5ce5932d-7888-40c6-9770-5af94c06c794 lcimg-78f9aabf-8703-4b93-9cba-e7f336c34f25 lcimg-a02e2d34-a861-46b0-ad6b-85d734512ed9 lcimg-ff4eab43-2c87-41f0-8c1f-8f194bc62379 lcimg-a13e952f-7cd7-4dc9-95b5-4eaf0b4af708

Mbetet në Radë anija me mbetjet e rrezikshme/ Çfarë po ndodh në Portin e Durrësit

Anija Moliva do të vazhdojë të qëndrojë në Radë, derisa autoriteti portual të vendosë për lejimin e saj në portin e Durrësit.

Duke iu referuar kërkesës së Prokurorisë së Durrësit, që kërkonte angazhimin e disa institucioneve për të gjetur një vend të sigurt mjedisor dhe garantimin e sigurisë fizike përmes monitorimit 24 orë me kamera, autoriteti portual ka kthyer përgjigje duke theksuar se nuk mund të sigurojë një hapësirë të përshtatshme, pasi mbetjet konsiderohen të rrezikshme dhe kërkojnë kushte të veçanta sigurie.

Nga tjetër ky institucion nuk mund të garantojë ruajtjen fizike të tyre me kamera 24 orë ashtu sikurse ka urdhëruar prokuroria.

Anija Moliva me 102 kontenierë brenda së cilës dyshohet se ka materiale të rrezikshme, ndodhet në Radë, 1.5 milie nga porti i Durrësit, që prej mëngjesit të së dielës.

Ndërkohe me të mbërritur, prokuroria kërkoi sekuestrimin e të gjithë kontenierëve dhe angazhoi një sërë institucionesh për kryerjen e praktikave.

Pastrim parash të mafias italiane nga Rezart Taçi, drejtori i bankës i paraqitet për të dëshmuar në GJKKO

Në gjyqin për biznesmenin Rezart Taçi në GJKKO, ka dhënë deklarime Moris Vidhi, drejtori i bankës së nivelit të dytë në të cilën është depozituar shuma prej 18.3 milion eurosh, e sekuestruar tashmë.

Vidhi ka sqaruar se si u arrit depozitimi i parave, njohjen me Taçin dhe personat e tjerë nën hetim, dhe mënyrën se ai u arrit të bllokoheshin paratë.

“Kam ndjekur procedurën standarde, janë paraqitur dy shtetas italia , njëri prej tyre është paraqitur si avokat dhe tjetri si biznesmen që donte të transferonte para për të investuar në Shqipëri. Ura lidhëse ka qenë Artur Balla.

Në dijeninë time donin të investonin në hidrokarbure. Kam vënë re shifrën e lartë, dhe kontaktova menjëherë eprorët të cilët më autorizuan për transfertën, duke qenë se kishte interes për bankën. Më thanë bëje transferimin por bllokoj,  pa i vënë në dijeni depozituesit që do i bllokosh derisa të bëhen verifikimet.

Depozita e natyrës së ngrirë ku klientët nuk kanë të drejtë ti tërheqin. Avokati me qëllim të verifikonte që depozita ishte e lirë, kishte kërkuar disa herë tërheqjen e një shume simbolike, për të provuar se depozita është e hapur. Kam mbajtur në dijeni eprorët edhe për këtë fakt, të cilët më ka thënë t’iu komunikoja se depozita ishte aty por nuk mund të përdorej.

Bankës i ka ardhur një sinjalizim dhe është vënë në dijeni agjensia për pastrimin e parave. Taçin e kam takuar vetëm njëherë në 2014 me të shoqen dhe ka dashur të bëjë një depozitë. Ai nuk ra dakort me normat e interesit që kishim si bankë dhe vendosi të mos e bëjë depozitën”, mësohet të ketë thënë Moris Vidhi.

Rezart Taçi po gjykohet në Shqipëri për përfshirje në tentativën e pastrimit të 18.3 mln euro të mafias italiane. Avokatët kanl insistuar vazhdimisht për pushimin e çështjes duke u bazuar edhe në kërkesën e prokurorit që ka veçuar çështjen për italianët dhe i ka dërguar në Itali.

Përkatësisht çështja është veçuar për shtetasit Frencesco Zummo, Ignazio Zumo, Fabio Petruzzella dhe Daniele Cestagalli për të cilët po vijon procesi në Itali gjithashtu sipas avokatëve edhe biznesmeni shqiptar Rezart Taçi po gjykohet atje. Në këtë proces Taçi akuzohet për “pastrim parash” dhe “grup të strukturuar kriminal”.

VIDEO/ Pas amerikanëve, edhe BE i tregon vendin deputetëve mbështetës të Berishës

Një video nga takimi i deputetëve të Parlamentit Shqiptar me eurodeputetët e Parlamentit Europian, tregon Gazmend Bardhin, i cili del te shfaqja e tij e zakonshme histerike pas kritikave të ashpra nga miqtë e Parlamentit Europian, duke e humbur durimin dhe duke iu drejtuar atyre: “Mirë, qëndroni me mazhorancën dhe parlamentin monist,” dëgjohet të thotë Bardhi i inatosur sikur po fliste me vartësit e tij, ndërkohë kjo vizitë e eurodeputetëve u ka hedhur në erë të gjithë retorikën dhe propagandën e tyre të vizitës së pak ditëve në Strasburg.

Gjatë seancës së djeshme, eurodeputetët i shprehën deputetëve të PD-së së Berishës se nuk mbështesin retorikën e saj kundër mazhorancës përsa i përket integrimit europian dhe kundër SPAK.

Ky qëndrim i unifikuar reflekton një qasje të re të BE-së ndaj Shqipërisë, ku Brukseli nuk ndjek më perspektivat e palëve politike por një vizion të pavarur për vendin.

Incidenti nxjerr në pah vështirësitë e opozitës së Berishës, e cila mbetet e fragmentuar edhe në përpjekjet për të bashkëpunuar me ndërkombëtarët.

Ndërkohë që pas amerikanëve, edhe europianët po i vërtetojnë përditë mbështetësve të Berishës se për sa kohë nuk do të reflektojnë dhe do të ndjekin një të shpallur “Non grata” nuk do kenë kurrfarë mbështetje nga ana e tyre, ndërsa të gjitha pretendimet e tyre do të bien në vesh të shurdhët./alfapress

Maratonë paraqitjesh! Deputetja e PD-së së Berishës mbërrin në SPAK

Depuetetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti është paraqitur mëngjesin e kësaj të enjteje në ambientet pranë Prokurorisë së Posaçme(SPAK). Mësohet se Hoti është kallëzuar nga Policia se hodhi lëndë të rrezikshme gjatë seancave plenare në Parlament.

Deputetja demokrate ka deklaruar pas përfundimit të seancës plenare në datë 17 tetor se lënda e hedhur ishte aromatizuese dhe jo benzinë.

Çfarë po ndodh në SPAK, pas Ardian Çelës, futet edhe deputeti i PS-së, Qefalia

Pas Ardian Çelës në SPAK mëngjesin e sotëm është paraqitur edhe deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia.

Ende nuk dihen arsyet e këtyre thirrjeve në Prokurorinë e Posaçme.

lajmi në përditësim

Ish-drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela, paraqitet në SPAK

Ish-drejtori i OSHEE-së Ardian Çela është paraqitur mëngjesin e kësaj të enjteje në Prokurorinë e Posaçme SPAK.