23.5 C
Tirana
E hënë, 5 Maj, 2025

Silvio Gonzato i tregon vendin Fatmir Xhafajt: Harroje se mund të zhbësh reformën në drejtësi!

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato i ka dhënë një mesazh të qartë Fatmir Xhafajt sa i përket Reformës në Drejtësi.

Në një intervistë ai e ka bërë të qartë se arkitektura aktuale kushtetuese është e panegociueshme.

“Ju e dini që ne vendosëm të marrim pjesë duke i ofruar ekspertizë Komisionit për ta udhëhequr dhe mbështetur në diskutimet e tij. Dhe një nga kushtet e qarta për këtë ofertë ishte që Komisioni të mos vinte në dyshim arkitekturën aktuale kushtetuese. Dhe kur flas për arkitekturën kushtetuese, kam parasysh situatën aktuale që e sheh sistemin e drejtësisë krejtësisht të pavarur nga legjislativi dhe ekzekutivi. Kjo është diçka që nuk është e negociueshme”, tha ai për “TCH”.

Më tej Gonzato i ka cilësuar si të patolerueshme sulmet e politikës ndaj SPAK dhe kreut të institucionit Altin Dumani.

Teksa mbështet punën e Prokurorisë së Posaçme, Gonzato thotë se e vetmja gjë që ka ndikuar integrimin e Shqipërisë drejt BE-së, janë rezultatet e SPAK. Duket se Silvio Gonzato i ka dhënë një goditje të fortë Metës dhe Berishës.

“Nuk do të komentoj. E vetmja gjë që mund të them është se nëse ka një faktor që ka ndikuar në vlerësimin e situatës në sektorin e sundimit të ligjit nga Bashkimi Evropian, janë pikërisht rezultatet që po arrin SPAK-u. Dhe siç thashë, mendoj se duhet ta lejojmë SPAK-un të punojë. Absolutisht nuk duhet të tolerojmë sulme personale ndaj disa prej përfaqësuesve të këtyre institucioneve të pavarura të drejtësisë. Ne duhet t’i mbrojmë ata. Dhe ky është padyshim pozicioni im për këtë”, tha ai.

Armando Broja pranë rikthimit, sulmuesi shqiptar takim me tifozët

Armando Broja po përgatitet që të rikthehet shumë shpejt në fushën e lojës, teksa do të luajë me ekipin e dytë të Evertonit fillimisht, duke marrë gradualisht minuta. Më pas, sulmuesi do të grumbullohet me skuadrën e parë për të dhënë kontributin e tij në Premier Ligë.

Ndërkohë, për tu afruar edhe më shumë me tifozët, klubi anglez i Evertonit ka planifikuar një takim të Brojës me ta ditën e nesërme në orën 14:00, në dyqanin pranë stadiumit “Goodison Park”.

Mbështetësit e skuadrës së Evertonit do të kenë mundësi të bëjnë fotografi me Armando Brojën dhe të nënshkruajnë fanella, por kjo ngjarje do të jetë e kufizuar për 100 personat e parë. Po ashtu bashkë me Brojën, do të jetë edhe futbollisti tjetër Orel Mangala.

Keni lëkurë fotosensitive? Zbuloni si ta mbroni fytyrën tuaj

Side profile view face of freckled serious pensive woman staring aside. Close up cropped image of thoughtful young 18s female looking into distance. Concept of vision care, eyesight check up in clinic

Rrezet e diellit padyshim që dëmtojnë lëkurën tonë nëse nuk merren masa mbrojtëse për të, siç janë për shembull kremi kundër rrezeve UV dhe retinoli.

Por ju mund të mos e dini se edhe medikamentet e zakonshme si pilulat e kontrollit të lindjes, aspirina dhe ilaçet për presionin e gjakut mund ta bëjnë lëkurën tuaj më “të prekshme” ndaj diellit.

E njëjta gjë vlen edhe për përbërësit që përdorim çdo ditë në kujdesin e lëkurës, si acidi laktik dhe disa vajra esencialë.

Çfarë është fotosensitiviteti?

Fotosensitiviteti në thelb do të thotë që lëkura juaj bëhet më “reaktive” ndaj dritës së diellit ose rrezatimit ultravjollcë (UV). Kur keni lëkurë të ndjeshme ndaj dritës, është shumë më e lehtë të shfaqen skuqje, skuqje, kruajtje dhe në rastin më të keq edhe flluska nga dielli. Dhe nëse e lini të pambrojtur për një kohë të gjatë, rritni rrezikun e hiperpigmentimit, plakjes së parakohshme të lëkurës dhe në raste më të rënda, kancerit të lëkurës.

Cilat lloje të fotosensitivitetit ekzistojnë?

Ka dy lloje kryesore: reaksionet fototoksike dhe fotoalergjike. Ato fototoksike janë më të zakonshme dhe shfaqen shpejt, vetëm në vendet e ekspozuara ndaj diellit. Fotoalergjitë janë më të rralla, mund të shfaqen me vonesë dhe prekin zonat e paekspozuara.

Si ndikon në rrezikun e ekspozimit në diell?

Fotosensitiviteti e bën lëkurën tuaj më të prirur ndaj djegieve nga dielli dhe hiperpigmentimit. Nëse ekspozoheni në diell pa mbrojtje, mund të zhvilloni një skuqje të rëndë të ngjashme me djegien me flluska dhe skuqje. Të gjitha këto përshpejtojnë plakjen dhe rrisin rrezikun e kancerit të lëkurës.

Medikamente dhe përbërës për kujdesin e lëkurës që mund të rrisin fotosensitivitetin

Shumë medikamente dhe produkte për kujdesin e lëkurës mund të intensifikojnë fotosensitivitetin. Përveç retinolit, shembuj të mirënjohur janë acidet AHA (p.sh. acidi glikolik dhe laktik) dhe vajrat esencialë, si vaji i limonit. Gjithashtu, medikamentet për presionin e gjakut, antibiotikët dhe madje edhe qetësuesit e zakonshëm të dhimbjes mund të rrisin rrezikun tuaj.

Ushqimet që mund të shkaktojnë fotosensitivitet

Edhe disa fruta, barishte dhe perime, si limonet, karotat dhe fiqtë, përmbajnë përbërës fotosensibilizues. Nëse, për shembull, shtrydhni një gëlqere dhe dilni në diell pa i larë duart, mund të zhvilloni dermatit, i njohur edhe si “djegia e margaritës”.

Si të mbroni lëkurën tuaj fotosensitive

Për të mbrojtur lëkurën tuaj fotosensitive, përdorni krem ​​kundër diellit me SPF 50 ose më të lartë, veçanërisht gjatë orëve më të nxehta të ditës(10:00 – 16:00). Zgjidhni rroba që mbulojnë sa më shumë lëkurë të jetë e mundur dhe kapele nëse ditët janë mjaftueshëm me diell (nuk është ende dimër). Sigurohuni që të përdorni produkte hidratuese që ndihmojnë në ruajtjen e barrierës natyrore të lëkurës tuaj. Lëkura e hidratuar ruan më mirë barrierën e saj mbrojtëse, e cila është e rëndësishme për mbrojtjen nga rrezatimi UV. Përveç kësaj, kontrolloni rregullisht lëkurën tuaj për ndryshime në njolla dhe bëni një kontroll dermatologjik vjetor.

Rritet çmimi i druve në Korçë, një metër kub kushton 6300 lekë

Me uljen e temperaturave, ngrohja tradicionale e familjeve korçare bëhet me dru. Por këtë vit, një metër kub drru kushton 6300 lekë, duke pësuar një rritje me afro 800 lekë për metër kub.

Kjo rritje e çmimit, sipas tregtarëve të drurit, vjen si pasojë e kërkesës së lartë të blerësve dhe sasisë së vogël të druve. Në këto kushte më të prekurit janë pensionistët, të cilët me të ardhurat që kanë nuk e përballojnë dot ngrohjen në dimër.

Tregtarët e pikave të druve të zjarrit e justifikojnë rritjen e çmimit, me rritjen e shpenzimeve që në blerje, e po ashtu edhe transportin e tyre. Një vit më parë, në Korçë, 1 metër kub dru kushtonte 5500 lekë.

Progres Raporti për Shqipërinë/ BE dekonspiron paktin Rama-Berisha: Bashkuan votat kundër SPAK&GJKKO!

Në progres raportin e BE për vitin 2024 thuhet se Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër korrupsionit, por Brukseli ngre shqetësim për amnistinë penale, që ishtë një marrëveshje me dy përfaqësues kryesore Ulsi Manja dhe Gazment Bardhin.

Në progres raport thuhet se përfituan 105 të dënuar nga GJKKO.

Sipas progres raportit Shqipëria duhet të abstenojë çdo veprim, përfshirë edhe amnistinë, nëse ka ndikim negativ në luftën e SPAK kundër korrupsionit.

BE vlerëson punën e SPAK në progres raportin për vitin 2024, duke evidentuar se politikanë apo zyrtarë të lartë janë në hetim ose të dënuar.

Gjithashtu asokohe edhe kreu i SPAK, Altin Dumani me deklaratën e tij në Kuvend ka rrëzuar teatrin e bërë nga mazoranca dhe opozita kur u miratua amnistia penale.

Kreu i SPAK ka deklaruar se nga ligji i Amnistisë Penale kanë përfituar dhe subjekte të dënuar nga Gjykata e Posaçme. Dumani u shpreh se nga ky ligj kanë përfituar subjekte të cilët janë dënuar nga Gjykatat e Posaçme, 40 persona përjashtim nga dënimi, 65 nga zbritja e dënimit, 12 nga ndjekja penale

Pjesë nga progres raporti

Në mars 2024, mazhoranca qeverisëse dhe një pjesë e vogël e Partisë Demokratike të opozitës arritën një marrëveshje, e cila i riktheu normalitetit aktiviteteve parlamentare.

Miratimi i një ligji të gjerë për amnisti penale bëri që 40 persona të dënohen nga gjykatat e SPAK dhe të falen plotësisht dhe 65 të tjerëve u reduktohet dënimi, gjë që ngre shqetësime.

Progres Raporti për Shqipërinë/ BE dekonspiron paktin

Përse progres-raporti i BE nuk flet për arrestime politike në Shqipëri?

Nga Ervis Iljazaj

Në mediat shqiptare sot është publikuar progres-raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2024. Ky progres raport hedh poshtë të gjitha pretendimet e opozitës shqiptare se në Shqipëri Drejtësia po përdoret për të sulmuar opozitën duke arrestuar liderët e saj. Në asnjë rresht, në asnjë pjesë të saj, në mënyrë direkte apo indirekte, nuk thuhet se drejtësia në Shqipëri po përdoret për të sulmuar opozitën. Përkundrazi, një nga të paktat institucione që merr lëvdata është SPAK në luftën kundër korrupsionit.

Madje, në këtë raport-progres thuhet e kundërta, se është politika që bashkëpunon kundër drejtësisë duke votuar një amnisti që amniston njerëz të akuzuar për korrupsion dhe duke penguar punën e SPAK në këtë drejtim.

Dhe këtë raport BE e shpall pas vizitës së deputetëve të opozitës në Parlamentin Europian, që sipas tyre informuan kolegët se si SPAK po përdorej për arrestimet e liderve të opozitës. Nëse më parë ata ishin të painformuar, pas kësaj vizite informuese duhet të kishin shkruar diçka mbi shqetësimet e opozitës. E vërteta është se SPAK është një pjellë e tyre, për ngritjen dhe funksionimin e të cilit kanë harxhuar para nga taksapaguesit europian.

Duke u nisur nga ky fakt, opozita shqiptare e ka të kotë t’iu mbushë mendjen partnerëve të saj europianë se SPAK është një mashë në duar e qeverisë për të sulmuar opozitën. Është çmenduri të mendosh se BE do ti hapte negociatat një vendi ku liderat e opozitës arrestohen me urdhër politik të shefit të qeverisë. Nëse do të ishte kështu bie Bashkimi Europian dhe arsyeja se përse është krijuar.

Beteja e opozitës shqiptare kundër SPAK është një harxhim energjie e kotë pasi asnjë partner, asnjë aleat i Shqipërisë nuk do ta ndjekë në këtë pretendim. BE mund t’i japë Partisë Demokratike garanci për zgjedhje të lira, mund të dëgjojë çdo pretendim të saj për krimin e organizuar dhe lidhjet e tij me pushtetin në Shqipëri. Por vetëm një gjë nuk do t’ja japë, çmontimin e SPAK, atë që PD e ka program elektoral për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Aq më tepër kur negociatat u hapën në Shqipëri edhe falë punës së SPAK dhe luftës ndaj korrupsionit. Në të gjitha raportet e BE apo të organizatave të tjera ndërkombëtare të besueshme, i vetmi institucion që përmendet për progresin që ka në punët e tij është SPAK. Lufta e Partisë Demokratike me këtë institucion është si lufta me mullinjtë e erës. Në fakt, është një luftë që po i humbet besueshmërinë opozitës çdo ditë e më shumë. Nuk ekziston asnjë parti në botë që luftën e saj kryesore e ka me institucionet e drejtësisë. Në këtë drejtim, sillet njësoj si pushteti dhe Edi Rama. Ashtu sikurse ky i fundit nuk i njeh vendimet e organeve të drejtësisë, siç janë ato të Gjykatës Kushtetutese, njësoj sillet edhe PD me prokurorinë posaçme duke e sulmuar çdo ditë dhe duke e kosnideruar si organizatë kriminale.

Prandaj, Partia Demokratike duhet të gjejë aleatë të tjerë për të çmontuar SPAK, sepse BE nuk e ndihmon dot për këtë qëllim. As popullin shqiptar se ka me vete, pasi rreth 70 përqind e tyre e mbështesin SPAK në punën e tij. I vetmi aleat që i ka ngelur PD-së për të çmontuar SPAK, është Edi Rama. Me këtë aleancë ka shanse reale që mund t’ja dali, pasi edhe nga pala tjetër nuk është se kanë shumë simpati për këtë institucion./Liberale.al

Zgjatja e paligjshme e mandatit për anëtarin e ri në Gjykatën Kushtetuese: Strategji e mazhorancës për të ndikuar vendimin mbi përgjimet Sky ECC?

Nga Desada Metaj

Gjykata Kushtetuese pritet të ketë numrin e plotë të anëtarëve të saj pas dorëheqjes së Elsa Toskës pak javë më parë. Dhe për të plotësuar këtë vakancë, merakun më të madh që ditën e parë e ka patur kryetarja e Kuvendit, e cila sot ka shpallur emrat për zëvendësimin e anëtares së dorëhequr. Në mes të listës së kandidatëve “shkëlqen” ylli i Naureda Llagamit, ish-drejtueses së Këshillit të Lartë Gjyqësor, mandati i së cilës në këtë institucion përfundoi pak javë më parë. Për hir të së vërtetës, këtë herë më shumë se emri i privilegjuar dukshëm i listës, problem shqetësues mbetet mandati i vendit vakant të GJK. Elisa Spiropali, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias, në shpalljen e vendit vakant e ka shtyrë mandatin e anëtarit të ri nga 2025 në 2028. Ky hap i Spiropalit për zgjatjen e mandatit automatikisht ngjall dyshime për një ndikim të mundshëm edhe në procesin e përzgjedhjes.

Për ta shpjeguar më qartë. Sot Kuvendi ka shpallur 10 emrat e kandidatëve që i janë përgjigjur thirrjes së Spiropalit për vendin vakant të Gjykatës Kushtetuese. Sipas ligjit, këtë listë, Kuvendi do t’ia përcjellë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për të shqyrtuar përmbushjen e kritereve nga secili kandidat. KED do të hartojë një listë përfundimtare dhe do ta rikthejë atë te Komisioni për Çështjet Ligjore, i cili më pas do t’i paraqesë përfundimisht Kuvendit si një listë prej tre kandidatësh. Vendimi përfundimtar për gjyqtarin e ri kushtetues kërkon tri të pestat e votave të Kuvendit. Me dinamikën aktuale të zhvillimeve në Kuvend, ka pak gjasa të ndodhë një votim me 3/5. Por dhe nëse ky votim dhe miratim nuk ndodh brenda 30 ditëve, ligji parashikon që i emëruar do të konsiderohet kandidati i renditur i pari. Pra, me logjikë normale, vendin vakant të Gjykatës Kushtetuese me gjasë do ta zërë një emër i preferuar i mazhorancës.

Nga ana tjetër, mazhoranca mund të diktonte vullnetin e saj edhe në kushte normale, pa ngutur procesin si dhe pa shkelur Kushtetutën, siç po bën Elisa Spiropali me zgjatjen e mandatit të anëtarit të ri nga 2025-2028. Ky nxitim i kryetares së Kuvendit në sinkron me atë të Gjykatës Kushtetuese pritet të ndikojë dhe në përbërjen e GJK-së. Në këtë mënyrë mazhoranca vulos ndikimin e saj në shumicën e anëtarëve të GJK, rrjedhimisht edhe në dosje të rëndësishme që do të gjykohen së shpejti, siç është çështja e vlefshmërisë së përgjimeve Sky ECC.

Një Gjykatë me përbërje prej 5 votash “pro” për të shpallur të pavlefshme përgjimet mund të ndryshojë rrjedhën e vendimeve për çështje kyçe penale që po hetohen nga SPAK. Në këtë kontekst, merr kuptim dhe përpjekja për të kapur vendin vakant të Gjykatës Kushtetuese, me mandat më të gjatë se ai që përcakton ligji, duke i hapur rrugën kështu edhe zgjatjes së paligjshme edhe të dy mandateve të tjera që përfundojnë po në vitin 2025. Në mënyrë hipotetike mund të llogaritet që së paku 3-4 vota të GJK-së janë aktualisht nën “urdhërat” e Elisa Spiropalit, e cila me një të rënë të lapsit ka shkelur kushtetutën dhe ja ka zgjatur mandatin 3 vjet. Po t’i shtosh këtij numri gjyqtarësh edhe ndonjë tjetër lehtësisht të shantazhueshëm për arsye personale, çështje delikate si ajo e përgjimeve të Sky ECC do të gjykohen jo nga juristë mendjeftohtë por nga “borxhlinj” të politikës e cila është e interesuara e madhe që GJK t’i shpallë këto përgjime të pavlefshme, duke ndikuar direkt te proceset penale dhe dosjet e hetuara nga SPAK.

Mazhoranca me mendjen (dhe duart) e Spiropalit dukshëm nuk po i fsheh më qëllimet e saj për të penguar punën e Prokurorisë së Posaçme. Sikurse heshtja e PD-së për kapjen flagrante të GJK është tregues i qartë se për halle të ngjashme, inatet politike ia lënë vendin marrëveshjeve të dukshme apo të fshehta. Të cilat kanë një emërues të përbashkët, aleancen anti SPAK./Vna.al

Qeveria shpërfilli vlerësimin shkencor në tkurrjen e parqeve kombëtare

Nga Erblin Vukaj

Qeveria tkurri sipërfaqen e të paktën pesë parqeve kombëtare pa u mbështetur në vlerësime shkencore. Kjo shpërfillje pritet të shtyjë Gjykatën Administrative të Apelit t’i rrëzojë vendimet e saj.

Lajmi u bë me dije të martën nga organizata jofitimprurëse “Res Publica”, e cila si qendër advokon për interesin publik, është palë me 10 shoqata të tjera mjedisore, të cilat kanë kërkuar rishikimin nga qeveria të kufijve të parqeve kombëtare të Divjakës, Butrintit, Shebenikut, Dajtit dhe Lurës.

Sipërfaqet e këtyre parqeve u ndryshuan pas dy vendimeve që qeveria mori në vitin 2022 duke hequr disa pjesë të tyre nga kategoria e zonës së mbrojtur.

Në seancën e fundit, të datës 28 tetor, ekspertë biologë të thirrur nga Gjykata dhanë opinion të ngjashëm shkencor me ekspertët e paraqitur më herët edhe nga organizatat paditëse.

“Të gjithë sipërfaqet e hequra kanë vlera të larta të biodiversitetit, janë habitate të rëndësishme të specieve të rrezikuara dhe heqja e tyre cenon jo vetëm këto sipërfaqe por edhe integritetin e vetë parqeve,” – citoi ekspertët Res Publica në një njoftim për shtyp.

Pas këtij zhvillimi, Res Publica thotë se tashmë është konsoliduar një qëndrim shkencor që nuk është konsideruar më parë nga qeveria në momentin e hartimit të vendimeve Nr.59 dhe 60 që ndryshoi sipërfaqen e parqeve të kategorive II dhe IV.

“Theksojmë që ligji për zonat e mbrojtura ka caktuar kritere shkencore për shpalljen e zonave të mbrojtura; kritere të cilët nuk varen as nga interesat politike e as nga ato të zhvillimit ekonomik,” – thuhet më tej nga Res Publica.

Vendimet që kundërshtohen:

VKM Nr.59 datë 26.01.2022 “Për miratimin e ndryshimit të statusit dhe sipërfaqes së Ekosistemeve Natyrore të Parkut Kombëtar (Kategoria II) të Zonave të Mbrojtura Mjedisore”
VKM Nr. 60 datë 26.01.2022 “Për shpalljen e Ekosistemeve Natyrore, Rezervave Natyrore të Parkut të Menaxhuar/Natyral (Kategoria IV) si dhe miratimin e ndryshimit të statusit të sipërfaqeve ekzistuese të Zonave të Mbrojtura që i përkasin kësaj kategorie”.
Organizatat e shoqërisë civile që janë palë paditëse:

AOS – Albanian Ornithological Society
Eco Albania
PPNEA – Protection and Preservation of Natural Environment in Albania
EDEN – Environmental center for Development Education and Networking
Milieukontakt Albania
REC – The Resource Environmental Center Albania
IMPETUS
Albanian Centre for Environmental Governance (ACEG)
Kujri
Res Publica
Qendra për Fuqizimin Ligjor
Çështja kundër dy vendimeve të qeverisë po gjykohet prej shkurtit të vtitit 2023 në Gjykatën Administrative të Apelit nga gjyqtari Ardian Dvorani.

Deri më tani janë zhvilluar 26 seanca, ku vetëm tetë prej tyre kanë qenë seanca gjyqësore, pjesa tjetër seanca përgatitore kryesisht me përgatitjen dhe shqyrtimin e opinioneve të ekspertëve./Citizens.al

Edi Rama risjell idenë e amnistisë i përfshirë nga paniku

Rishfaqja e tezës së amnistisë nga njerëz mediatikë pranë Edi Ramës, nuk është aspak rastësi.
Madje riformulimi i kësaj teze tani në të nxehtë, pas arrestimit të Ilir Metës, nuk është gjë tjetër veçse një rrahje e hekurit sa është i nxehtë, dhe që realisht shpreh panikun e fortë të Edi Ramës.
I cili është përpjekur ta kontrollojë në një farë mënyre radhën e arrestimeve, duke nxitur depozitimin e dosjeve në SPAK, e dorëzimin e ish-bashkëpunëtorëve të tij, sipas një liste diabolike të stisur prej tij.
Rrugëtimi i Edi Ramës, me një plan të përpiluar me kujdes, por edhe me një “dalje emergjente” ka bërë që ta kontrollojë në një farë mënyre protokollin, duke pasur info të dorës së parë mbi situatën.
Por ja ku jemi sot, kur me arrestimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës, steka u ngrit shumë lart.
E këtu Edi Rama e di që laku po ngushtohet dhe po i vjen rradha. Nëse ka pasur një person që është hidhëruar kur policisë i është dorëzuar vendimi i GJKKO-së për të arrestuar Ilir Metën, ai ka qenë Edi Rama. Dhe këtu nuk përjashtohet aspak mundësia që akti demonstrativ i policisë që tërhoqi zvarrë Ilir Metën, është bërë pikërisht për të goditur SPAK dhe amerikanët. Për ta devijuar debatin tek një shteg tjetër, e për ta kthyer Ilir Metën nga një të akuzuar në një viktimë.
E gjitha kjo, nuk është thjesht një kohë e fituar, por edhe një mesazh i koduar ndaj amerikanëve, se vijimi i “kryeqëzatës antikorrupsion” nuk mund ta prekë “Portën e Lartë”.
Përdorimi i policisë është një sinjal i fortë që i drejtohet amerikanëve, se protokollin e harton qeveria e jo SPAK e mbështetësit e tyre ndërkombëtarë.
Ndërkaq, menjëherë pas arrestimit të Ilir Metës, doli nga njerëzit e afërt të Edi Ramës, teza e amnistisë. Një ‘minë me sahat’, që në vetvete, nuk është thjesht një provokim. E gjitha ka ndodhur në një pakt mes PS-së dhe njerëzve të Sali Berishës dhe Ilir Metës në Parlament.
Ajo ishte një provë, që solli lirimin nga paraburgimi dhe burgimi i disa zyrtarëve të akuzuar dhe dënuar për korrupsion, e që shërbeu si test.
Pra, u hap rruga, u ça ‘cipa e virgjërisë’ që u krijua nga reforma nga Drejtësi, që politika mund të fusë duart.
Po pse Edi Rama po e sjell tezën e amnistisë?
Si një sinjal për tu thënë amerikanëve, por edhe Sali Berishës e Ilir Metës, që pakti vijon.
Për Berishën, është shtruar rruga e lirimit të tij. Në Gjykatën Kushtetuese pritet të shqyrtohet kërkesa për lirimin nga arresti i shtëpisë, dhe avokatët e tij kanë kërkuar që të largohet bashkëjetuesja e Enkelejt Alibeajt, Marsida Xhaferllari. Por jo familjari i Mimi Kodhelit, Gent Brahimaj, i biri i Nesip Ibrahimajt që nuk përbën problem për Sali Berishën. Duke parë dosjen ’Partizani’, ka një detaj interesant; Mimi Kodheli si ministre e Mbrojtjes nuk ka dhënë ndonjë kontribut për të ndihmuar hetimet e çështjes.
Dikur Kodheli, ishte shprehur se Sali Berisha ka qenë mik i familjes së saj. Ndërkaq, po në Gjykatë Kushtetuese, anëtare është edhe bashkëshortja e Andi Bejtjes, që është drejtues i televizionit familjar të doktorit.
Pra më fjalë të thjeshta, doktori i ka të gjitha letrat për të dalë nga arresti shtëpiak në fund të nëntorit.
Nëse ndodh me Berishën, kjo nuk do të thotë se do të ndodhë edhe me Ilir Metën, pasi vetë doktori e do në burg atë para se të hartohen listat për deputetë, por e gjitha që krijon një problem këtu është pikërisht ideja e amnistisë.
Edi Rama i përplas amerikanëve në fytyrë se ai ka një kartë që kërkon ta përdorë. E nëse nuk e përdori amnistinë fiskale sepse nuk e lejuan, amnistinë politike do ta përdorë akoma edhe më fort.
Guri i amnistisë vret dy zogj: Berishën e Metën por edhe ndërkombëtarët. Berishës e Metës i thotë që deri këtu nuk ka më lak, e ndërkombëtarëve, mjaft se ky është kufiri.
Por a do t’ia dalë? Gjasat janë që jo, pasi fundi i kryqëzatës është marrja e Jeruzalemit, ku bie mbretëria e “të pafeve”./Pamfleti

Atentati në Shkodër, Poli Hoxha: Këto ngjarje duhen kapur që në rrënjë pasi përndryshe do përsëriten

Gazetari Poli Hoxha komentoi atentatin e rëndë në Shkodër pasditen e sotme. Në ‘Studio Live’ ai thekson se këto ngjarje duhen zbuluar dhe të kapen që në rrënjë pasi përndryshe do të përsëriten.

‘E vërtetë që Shkodra ka zhdukjen më të mëdha të parcelave por është vetëm maja e ajsbergut.

Këto krijojnë një tendosje, një acarim. Duke goditur me selektivitet, atëherë bën, është fakt që Bajrat në Shkodër janë përkëdhelur. Më tej futemi në thellë në rolin në zgjedhjet, te kapja në shumë individë në shtet që përfaqëson kryeqytetin e veriut. Gjërat janë më të thella dhe duhet plugu i thellë. Këto ngjarje në Shkodër mund të kalojnë, por nuk u kapën që në rrënjë do jenë të përsëritshme.’