21.5 C
Tirana
E hënë, 5 Maj, 2025

Pensionistët midis protestës dhe takimeve

Sot, pensionistët kanë dalë sërish në protestë përpara Kryeministrisë, të cilët kërkojnë rritjen e pensioneve të tyre deri në nivelin e pagës minimale dhe sigurimin e minimumit jetik. Kjo nuk është hera e parë që zëri i tyre ngrihet me kërkesën e thjeshtë për një jetë më të dinjitetshme. Në të njëjtën kohë, kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me pensionistë në Durrës, ku diskutoi përfshirjen e tyre në skemat e reja ekonomike të vendit.

Kjo përplasje e dy realiteteve – e atyre që qëndrojnë në rrugë dhe kërkojnë përmirësim të menjëhershëm dhe e atyre që janë pjesë e takimeve me kryeministrin – ngre pyetje serioze mbi mënyrën se si trajtohet çështja e pensionistëve në Shqipëri.

Në protestat përpara Kryeministrisë, kërkesat e pensionistëve janë të qarta: ata duan një rritje që do t’u siguronte të paktën mbijetesën në kushtet ekonomike aktuale. Kërkesa për një minimum jetik është thelbësore. Duke e parë nga ky këndvështrim, duket se zëri i tyre është një klithmë për ndihmë në një moment kur mbështetja sociale për të moshuarit lë shumë për të dëshiruar.

Nga ana tjetër, në takimet e tij me grupe të zgjedhura pensionistësh, kryeministri Rama flet për mundësitë e përfshirjes së tyre në “hapësirat e rritjes ekonomike”. Megjithatë, deklarata të tilla kanë prirjen të tingëllojnë më shumë si retorikë politike sesa si plane konkrete për të përmirësuar kushtet e tyre ekonomike.

Fakti që pensionistët ndihen të detyruar të dalin në rrugë për të protestuar tregon se ka një hendek të madh midis asaj që u ofrohet në diskutime dhe realitetit të tyre të përditshëm.

Kjo ndarje tregon qartë kontrastin midis premtimeve të bëra në nivel politik dhe nevojave reale të qytetarëve. Nëse qeveria synon vërtet të përmirësojë jetën e pensionistëve, ajo duhet të tregojë një qasje më të qartë dhe më të drejtpërdrejtë ndaj kërkesave të tyre. 

Një tjetër deputet socialist paraqitet në SPAK

Deputeti i Partisë Socialiste për qarkun Lushnjë, Bujar Çela, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Çela u akuzua nga prokuroria e Fierit për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, “ndërtim të paligjshëm”, dhe “shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

Çështja ndaj Çelës iu transferua për kompetencë Prokurorisë së Posaçme.

Çështja në fjalë lidhet me aksidentin në punë në magazinën në pronësi të tij, që i mori jetën 2 punëtorëve, babë e bir, e gjithashtu solli plagosjen e 7 të tjerëve.

Bujar Çela është anëtar i Partisë Socialiste që nga Kongresi i Parë në vitin 1991.

Midis viteve 2002-2006, Çela shërbeu si Sekretar Organizativ i Rrethit Lushnjë, ndërsa në vitin 2012, ai u zgjodh Kryetar i Partisë së Rrethit Lushnjë.

“Koha që Lulzim Basha të drejtojë Opozitën”

Nga Mirela Karabina

Lulzim Basha, lideri i PD Demokratët Euroatlantikë, ka momentin historik për të marrë drejtimin e një fronti opozitar vlerash përballë së keqes së madhe që ka kapluar vendin, korrupsionit dhe krimit në pushtet.

Ndërkohë që sot politikanë në mazhorancë e opozitë janë duke u përballur me drejtësinë për korrupsion, pastrim parash e minues rë demokracisë, Kryetari Demokrat Basha jo vetëm
nuk është subjekt hetimi nga SPAK, por është në aktivitet politik intensiv brenda dhe jashtë vendit për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Arsye këto që i japim legjitimitetin ta luaj këtë rol!

Si asnjë politikan në këto 34 vite Lulzim Basha mori aktin më të fortë politik, pezulloi Sali Berishën nga PD duke ndarë epokat, të shkuarën me të ardhmen.

Dosja McGonigal është rast i qartë se deri ku është investuar Edi Rama dhe një pjesë e opozitës, për të penguar rrotacionin politik, PD dhe Lulzim Bashën të vijë në pushtet.

Pesëdhjetë milion mesazhe, miliona euro e dollarë,
kundër Lulzim Bashës që të mos jetë ai kryeministri i vendit.

Por, Lulzim Basha e mundi Ramën më 2021-in, por kodi zgjedhor dhe krimi i dhuroi Ramës mandatet fituese.

Dhe rasti Çyrbja vërteton që
Kodi zgjedhor i përçudnuar dhe Krimi drejton politikën dhe vendos deputetët.

Pazaret e pista të Rilindjes së Ramës në pushtet dhe Rithemelimit të Berishës në opozitë, në kurriz të qytetarëve, përmes amnistinë penale që liroi të korruptuarit e Ramës, dështimit të Komsionit të Reformës zgjedhore dhe krijimi i një grupi guerril që mbyllën listat duke i dhuruar Ramës 12 deputetë në tavolinë, “Komisioni Xhafa” për të ndryshuar Refomën në drejtësi dhe Kushtetutën, tregojnë amoralitetin dhe kalbësinë e një klase të korruptuat që kërkon të “shpëtojë” nga drejtësia përmes pushtetit.

Shqiptarët janë të vjedhur nga kjo lukuni politikanësh, që hallin e paskan pasur se si të pasurohen dhe pushtetin ta kenë si mburojë.

Për 34 vite ata uzurpuan pushtetin politik duke u fuqizuar ekonomikisht përme korrupsionit dhe krimit në pushtet, por sot janë të dobët dhe nuk mund ta ndalin drejtësinë SPAK e GJKKO të veprojë mbi ta.

E sot, Lulzim Basha dhe PD Demokratët Euroatalntikë janë domosdoshmëri dhe alternativa më e mirë për të nxjerrë vendin nga kjo krizë e thellë politike, ekonomike
e sociale.

Me një aureolë ndërkombëtare të shkëlqyer, i vendosur për ta çuar misionin e tij para, me një strukturë partie të pastruar e të vendosur, Lideri Basha ka mençurinë, fisnikërinë dhe fuqinë për të drejtuar Opozitën shqiptare në zgjedhjet e 2025-ës, për të drejtuar vendin drejt zhvillimit European.

Tashmë kjo nuk është më
dëshirë, por domosdoshmëri jetike për vendin.

Tubimi me bllokim rrugësh i opozitës, Baçi skeptik: Prisja pjesëmarrje më të madhe!

Analisti Agim Baçi, tha se shqetësimi më i madh i qytetarëve nuk duhet të jetë protesta, por jeta që bëjnë përditë.

I ftuar në emisionin ‘Open’ në ‘News 24’, Baçi theksoi se në këtë mosbindje të sotme civile priste që shumë qytetarë të bashkohen me protestën e opozitës.

Sipas Baçit, derisa nuk e ka parë këtë gjë, atëherë nënkupton se njerëzit ndoshta nuk ia japin votën qeverisë, por e mendojnë dy herë përpara se të votojnë opozitën.

“Shqetësimi më i madh nuk është protesta, por çështjet e përditshme. Njerëzit duhet të jenë të shqetësuar në lidhje me jetën e përditshme që bëjnë, për çështje që kanë efekt edhe në ekonomi. Ajo që më shqetëson mua është se ky veprim a i afron njerëzit tek opozita? Ajo që prisja unë është që qytetarët t’i bashkoheshin protestës.

Kjo, sepse unë e kam thënë se mosbindjen civile e bëjnë qytetarët, e bëjnë profesionistët e ndryshëm. Opozita po bën të njëjtat veprime dhe çudia është se kërkon rezultate të ndryshme. Ose ndoshta opozita është në kurth. Mendoj se shumë njerëz nuk ia japin votën qeverisë, por e mendojnë përpara se të japin votën për opozitën”, tha Baçi.

Emiriana Sako qeras veten dhe vartësit, kryebashkiakja e Durrësit rrit rrogën e saj me 57 për qind dhe shpërblen administratën

Nuk kanë fund perlat e kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako. Ajo ka vendosur t’i japë një pagë të majme vetes.

Në një mbledhje larg vëmendjes së mediave dhe teksa debati në Durrës është përqendruar te afera e mbetjeve toksike, Këshilli Bashkiak ka votuar një vendim për të rritur pagën e kryetares dhe stafit të saj.

Miratimi është bërë vetëm me votat e PS, pasi këshilltarët e djathtë braktisën sallën. Kanë qenë vetë ata që kanë hedhur akuza. Sipas tyre, Sako ka rritur pagën e saj me 57 për qind.

Nga 1 shtatori, ka hyrë në fuqi rritja e pagave për kryetarët e bashkive, nënkryetarët, drejtorët dhe punonjësit e tjerë të pushtetit vendor. Rritja e cila mbulohet nga buxheti i shtetit,  varion nga 30-40 % për secilin pozicion.

Por si ndryshon niveli i pagave në bazë të numrit të popullsisë? Konkretisht, për Bashkinë Tiranë kufiri minmal i pagës së kryetarit është 268 mijë lekë/ muaj dhe ai maksimal 318 mijë lekë në muaj. Për nënkryetarët e kësaj bashkie, kufiri maksimal arrin në 270 mijë lekë në muaj.

Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me mbi 200 mijë banorë, paga për kryetarin varion nga 255 mijë lekë deri në 290 mijë lekë në muaj, ndërsa për nënkryetarin arrin deri në 255 mijë lekë në muaj.

Për bashkitë me një numër popullësie nga 50 mijë deri në 200 mijë banorë, paga për kryetarin arrin deri në 260 mijë lekë në muaj dhe nënkryetarin 205 mijë lekë në muaj.

Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me numër popullësie deri në 50 mijë banorë, paga maksimale prek nivelin e 240 mijë lekë në muaj për kryetarin dhe 185 mijë lekë për nënkryetarin.

Ndërsa sa i takon Këshillit të Qarkut, paga për kryetarin arrin në 260 mijë lekë në muaj dhe për nënkryetarin 205 mijë lekë/muaj.

Musai: Trashëgimia kulturore është lënë në harresë, mungojnë operacionet dhe planet specifike për ruajtjen e tyre

Doriana Musai arkitekte dhe studiuese e trashëgimisë kulturore e ftuar në ‘MCN Informacion, duke folur për kulturën dhe më konkretisht për monumentet e kulturës dhe sitet arkeologjike u shpreh se prioriteti i shteti ka qenë në shumë problematika të tjera dhe ato janë lënë në harresë.

Ajo tha se nuk kemi pasur kurrë operacione specifike apo plane konkrete për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore deh sipas saj kjo ka sjellë dhe dëmtimin e shumë veprave.

“Ndaj kulturës në përgjithësi por sidomos ndaj siteve arkeologjike nuk është kushtuar vëmendje, është trajtuar gjithmonë si një gjë luksi që s’kemi kohë të merremi tani dhe vëmendja ka qenë e drejtuar te infrastruktura, strehimi pra problematika të tjera dhe këtu ka gjetur hapësirë dhe informaliteti sepse është trajtuar si një mall pa zot.

Si dhe ndërhyrjet e gabuara brenda qendrave historike, pra nuk kemi parë asnjëherë një politikë të përqendruar qoftë në formën e operacioneve specifike, një plan konkret, qoftë nga pushteti lokal apo qendror apo institucionet që ta marrin seriozisht këtë situatë, sepse nuk janë aq shumë sa të mos trajtohen.

Problemet vijojnë të flenë aty duke u zmadhuar me kalimin e kohës, duke sjellë dhe dëmtimin e veprave, pra vetëmenaxhimi i qendrave historike dhe siteve është lënë në harresë dhe nuk është investuara asnjëherë.”

E pyetur pse mungojnë specialistët ajo tha se ata nuk janë të paguar dhe u jepet vlera që u takon, ndërsa theksoi se u mungon dhe infrastruktura për të monitoruar territorin.

“Nuk paguhen si fillim, profesionistët dhe specialistët nuk paguhen kur futen brenda administratës shtetërore, nuk u jepet vlera që duhen të kenë dhe ata gjejnë hapësira në tregun privat dhe nuk preferojnë të përfshihen.

Pastaj nuk duhet harruar se është një profesion i vështirë sepse ka të bëjë me një hapësirë shumë të madhe. Sot jemi në epokën e teknologjisë, por specialistët nuk kanë infrastrukturën e nevojshme për ta monitoruar terrorin në mënyrë dixhitale. Po ta trajtosh specialistin sikur 1900 dihet se çfarë shërbimi do marrësh.

Paraja është kryesore për të mbajtur trashëgimisë kulturore sepse është sfidë, por ajo që unë kam vënë re  ndryshe nga ne Italia e ka decentralizuar qeverisjen e trashëgimisë duke e bërë në tre niveli është niveli i bashkisë, qarku dhe kombëtare, ndërsa ne e kemi të gjithë kombëtare.

Ajo që unë kam studiuar është se ne kemi një vijimësi që ka ardhur që nga vitet  ‘50 dhe se kemi ndryshuar këtë trajektoren dhe është sistemi pikësor. Kjo mos shlëputje nga një mendësi e vjetër mendoj se sjell këtë problem.”

Kina kërkon nga SHBA ndryshimin e gjuhës për Tajvanin

Presidenti kinez Xi Jinping i kërkoi Presidentit amerikan Joe Biden vitin e kaluar që të ndryshojë gjuhën, që Shtetet e Bashkuara përdorin kur shpjegojnë qëndrimin e tyre për pavarësinë e Tajvanit, sipas dy zyrtarëve amerikanë me njohuri mbi përmbajtjen e bisedës private.

Gjatë takimit Biden-Xi nëntorin e kaluar në San Franciskos, Presidenti Xi dhe ndihmësit e tij i kërkuan Presidentit Biden dhe ekipit të tij të ndryshonin gjuhën në deklaratat zyrtare të Shteteve të Bashkuara.

Kina donte që Shtetet e Bashkuara të shpreheshin se “ne kundërshtojmë pavarësinë e Tajvanit”, në vend të versionit aktual “nuk e mbështesim” pavarësinë e ishullit të vetëqeverisur, thanë zyrtarët, të cilët folën në kushte anonimiteti.

Sipas dy zyrtarëve amerikanë dhe një personi tjetër të njohur me këtë shkëmbim, ndihmësit e Presidentit kinez Xi vazhduan ta kërkonin këtë edhe në muajt pasues.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë pranuar ta bëjnë ndryshimin.

Shtëpia e Bardhë iu përgjigj një kërkese për koment me një deklaratë që përsëriste qëndrimin se Uashingtoni nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit. “Administrata Biden-Harris ka qenë konsistente në politikën tonë të kahershme të Një Kine”, thuhej në deklaratë.

Ministria e Jashtme e Kinës tha: “Ju duhet t’ia bëni këtë pyetje qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Qëndrimi i Kinës për çështjen e Tajvanit është i qartë dhe konsistent”.

Ministria e Jashtme e Tajvanit nuk pranoi të komentonte për këtë çështje.

Qeveria e Republikës së Kinës u zhvendos në Tajvan në vitin 1949 pasi humbi luftën civile me komunistët e Mao Ce Dunit.

‘Republika e Kinës’ mbetet emri zyrtar i Tajvanit dhe qeveria thotë se nuk ka plane ta ndryshojë atë pasi ata janë tashmë një shtet sovran dhe i pavarur dhe Pekini nuk ka të drejtë të pretendojë se Tajvani është pjesë e territorit të tij.

Për disa vite, diplomatët kinezë i kanë kërkuar me ngulm Shteteve të Bashkuara që të bëjnë ndryshime në mënyrën se si shprehen lidhur me statusin e Tajvanit, që mbetet një nga çështjet më delikate në marrëdhëniet SHBA-Kinë. Përpjekja jashtëzakonisht e drejtpërdrejtë dhe e përsëritur në nivelin presidencial nuk është raportuar më parë.

Shtetet e Bashkuara ndërprenë marrëdhëniet zyrtare me qeverinë në Taipeit në vitin 1979, por janë të detyruara me ligj t’i ofrojnë Tajvanit të qeverisur në mënyrë demokratike mjetet për t’u mbrojtur. Kina e konsideron Tajvanin si territor të saj dhe kurrë nuk ka hequr dorë nga përdorimi i forcës për ta vendosur ishullin nën kontrollin e saj.

Nuk ishte e qartë se përse Presidenti kinez Xi zgjodhi ta ngrejë çështjen me Presidentin Biden, por ai e ka bërë kundërshtimin e pavarësisë së Tajvanit çështje parësore gjatë mandateve të tij dhe ushtria e Kinës ka rritur ndjeshëm aktivitetet e saj rreth tij në vitet e fundit.

Administrata e Presidentit Biden e konsideron ndryshimin e propozuar të gjuhës si një çështje që nuk është e hapur për diskutim.

Tajvani u informua mbi hapat e fundit të Pekinit në një takim të nivelit të lartë me zyrtarë nga Uashingtoni, tha njëri nga burimet.

Udhëheqësit në Pekin “padyshim që do të donin që Presidenti Joe Biden t’i thoshte gjërat shumë më ndryshe për Tajvanin”, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane, duke shtuar se Presidenti Biden do t’i përmbahej qëndrimit zyrtar të Shteteve të Bashkuara për pavarësinë e Tajvanit.

Gjatë kohës së tij në detyrë, Presidenti Biden ka mërzitur qeverinë kineze me komente, që dukej se sugjeronin se Shtetet e Bashkuara do të mbronin ishullin e Tajvanit nëse ai sulmohej, një devijim nga një pozicion i kahershëm i Shteteve të Bashkuara për “paqartësi strategjike”.

Ndryshimi do të shkaktonte jehonë të madhe

Një ndryshim në politikën e Shteteve të Bashkuara, që do të përfshinte kundërshtimin e pavarësisë së Tajvanit, do shkaktonte reagime të forta në rajonin e Azi-Paqësorit, tregtinë, partnerët, konkurrentët dhe rivalët e Uashingtonit.

Zyrtarë nga dy qeveri në rajon i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se do ta interpretonin një ndryshim të tillë të politikës amerikane si një mbështetje më të vogël për mbrojtjen dhe aspiratat diplomatike të Taipeit në një kohë kur Pekini ka rritur trysninë ushtarake.

Kina gjatë pesë viteve të fundit ka organizuar aktivitete pothuajse të përditshme ushtarake rreth Tajvanit. Në fillim të këtij muaji, Pekini organizoi stërvitje të mëdha ushtarake detare dhe tokësore duke simuluara bllokimin e ishullit. Sipas zyrtarëve të Tajvanit, në këto stërvitje u angazhua një numër rekord avionësh ushtarakë, 153.

Anketat në Tajvan tregojnë se shumica e njerëzve mbështesin ruajtjen e status kuosë, duke mos kërkuar bashkimin me Kinën ose krijimin e një shteti të ri.

Në vitin 2022, Departamenti i Shtetit ndryshoi informacionin mbi Tajvanin në faqen e tij të internetit, duke hequr formulimin për mos mbështetje të pavarësisë së Tajvanit dhe atë për pranimin e pozicionit të Pekinit se Tajvani është pjesë e Kinës, gjë që zemëroi kinezët. Më vonë vendimi për këtë çështje u rikthye.

Dy udhëheqësit pritet të flasin sërish përpara se të përfundojë mandati i Presidentit Biden në janar. Ata mund të bisedojnë në telefon, mund të takohen në samitin e G20-ës muajin e ardhshëm në Brazil apo në samitin e APEC-ut në Peru. APEC, Bashkëpunimi Ekonomik i Azi-Paqësorit, është një nga forumet e pakta ndërkombëtare, në të cilin marrin pjesë Tajvani dhe Kina.

Presidenti demokrat do t’ia dorëzojë çështjen e tensionuar të Tajvanit pasuesit të tij, Nënpresidentes demokrate Kamala Harris ose ish-Presidentit republikan Donald Trump, pas zgjedhjeve të 5 nëntorit.

VIDEO/ Shok skuadre me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, djali i Samuel Eto e bën “sefte” me…

Mbrëmje speciale për Etien Eto, djalin e yllit kameruanas Samue Eto. Sulmuesi 22-vjeçar debutoi me gol me fanellën e ekipit A të Rajo Vajekanos, ku bën pjesë edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Ivan Balliu.

Rajo Vajekano triumfoi në transfertë me rezultatin 0-5 në duelin e Kupës ndaj Villamuriel. Balliu e nisi titullar duke u zëvendësuar në minutën e 63-të, ndërkohë që Etien Eto, u hodh në fushë në minutën e 76-të. Vetëm 12 minuta i mjaftuan kamerunasit për të gjetur rrugën e rrjetës.

Vlen të theksohet fakti se Eto është pjesë e skuadrës B të Rajo Vajekanos, teksa mbrëmjen e sotme u ftua nga trajneri në ekipin e parë, duke ia shpërblyer mësë miri besimin.

Ndihmojnë në heqjen e dhjamit të barkut, ja ushqimet që duhet të konsumoni

Ndërsa nuk ka asnjë ushqim magjik që synon në mënyrë specifike humbjen e yndyrës së barkut, përfshirja e disa ushqimeve në dietën tuaj mund të mbështesë humbjen e përgjithshme të yndyrës dhe të promovojë një përbërje më të shëndetshme të trupit.

Këtu janë tre ushqime që mund të jenë të dobishme në një dietë të ekuilibruar për humbjen e yndyrës:

Zarzavatet me gjethe: Zarzavatet me gjethe si spinaqi, lakra jeshile dhe chard zvicerane janë të ulëta në kalori dhe të larta në fibra, duke i bërë ato zgjedhje të shkëlqyera për të promovuar humbjen e peshës. Ato janë gjithashtu të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë, të cilët mbështesin shëndetin e përgjithshëm. Ngrënia e zarzavateve me gjethe mund t’ju ndihmojë të ndiheni të ngopur dhe të kënaqur, ndërsa siguroni lëndë ushqyese thelbësore për trupin tuaj.

Proteina pa yndyrë: Ushqimet e pasura me proteina si gjoksi i pulës, peshku, tofu, fasulet dhe thjerrëzat mund të ndihmojnë në humbjen e yndyrës duke rritur ndjenjën e ngopjes dhe duke nxitur metabolizmin. Proteina gjithashtu luan një rol kritik në ruajtjen e masës së dobët të muskujve, e cila është thelbësore për ruajtjen e një metabolizmi të shëndetshëm. Përfshirja e burimeve të dobëta të proteinave në vaktet tuaja mund t’ju ndihmojë të ndiheni të kënaqur dhe mund të zvogëloni marrjen e përgjithshme të kalorive.

Yndyra e shëndetshme: Edhe pse mund të duket kundërintuitive, përfshirja e yndyrave të shëndetshme në dietën tuaj mund të mbështesë në fakt humbjen e yndyrës, duke përfshirë edhe zonën e barkut. Ushqimet e pasura me yndyrna të pangopura dhe të pangopura, të tilla si avokado, arrat, farat dhe vaji i ullirit, mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit dhe nxitjen e ngopjes, duke e bërë më të lehtë kontrollin e dëshirave dhe respektimin e një diete të kontrolluar me kalori. Përveç kësaj, këto yndyrna janë të rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm dhe mund të ndihmojnë në mbështetjen e funksionit të duhur të hormoneve.

Sigurisht, mbani mend gjithmonë se humbja e yndyrës nga çdo zonë specifike e trupit kërkon një kombinim të një diete të ekuilibruar, aktivitetit të rregullt fizik dhe ndryshimeve të përgjithshme të stilit të jetesës. Është gjithashtu e rëndësishme të konsultoheni me një profesionist të kujdesit shëndetësor ose një dietolog të regjistruar përpara se të bëni ndonjë ndryshim të madh në dietën tuaj ose rutinën e ushtrimeve.

Protestë mbarë qytetare pro SPAK!

Nga Alban Daci

Këta na sfidojnë çdo ditë duke thënë se janë shumica!

Këta na sfidojnë çdo ditë duke na thënë se janë të pafajshëm!

Këta na sfidojnë çdo ditë edhe në atë pak jetë të lirë që na ka mbetur!
Bllokimi i rrugëve nga opozita, Skerdjan Dhuli: Protesta e radhës në orar zyrtar! Meçe: Në finale u torturuan një masë e madhe qytetarësh në trafik
LEXO EDHE:
Bllokimi i rrugëve nga opozita, Skerdjan Dhuli: Protesta e radhës në orar zyrtar! Meçe: Në finale u torturuan një masë e madhe qytetarësh në trafik

Këta na sfidojnë çdo ditë në emrin tonë për egot e tyre.

Këta na sfidojnë çdo ditë duke na thënë se ata veprojnë në emrin tonë!

Këta sfidojnë çdo ditë institucionit e brishta demokratike për interesat e tyre!

Këta na sfidojnë çdo ditë duke thënë se e bëjnë për ne këtë betejë!

Këta na sfidojnë çdo ditë sikur të ishin padronët e çdo gjëje publike, rrugë, sheshi e të çdo hapësire publike.

Këta na sfidojnë çdo ditë duke pretenduar se jemi të mundur dhe të dorëzuar përballë fateve tona!

Këta dua të sfidojnë Spak që më gjithë problemet e veta është shpresa jonë e vetme!

Këta duke sfiduar Spak hapur sfidojnë lirinë tonë!

Këta duan të marrin përgjigje nga qytetarët që të ngrihen kundër kësaj klasë politike dhe të mbrojnë Spak si shpresa më rëndësishme dhe reale që kanë pasur shqiptarët në 34 vite!

Ashtu si në Shqipëri edhe në Itali në vitet ’92 politika tentoi të sfidonte drejtësinë, por ajo i mbrojtë fuqishëm nga qytetarët e lirë!

Shqiptarët duhet të dalin masivisht të protestojnë e të mbështesin Spak, sepse kështu mbrojnë lirinë e tyre e demokracinë e tyre!