Kësisoj 2 trofe mbetën pa u tërhequr. Reali fitoi trofeun e klubit më të mirë, si dhe Mbape i cili së bashku me Kejn, u vlerësuan me çmimin, “Gerd Myler”, por francezi nuk ishte i pranishëm për shkak të vendimit ekstrem të klubit spanjoll.
Kësisoj 2 trofe mbetën pa u tërhequr. Reali fitoi trofeun e klubit më të mirë, si dhe Mbape i cili së bashku me Kejn, u vlerësuan me çmimin, “Gerd Myler”, por francezi nuk ishte i pranishëm për shkak të vendimit ekstrem të klubit spanjoll.
Vjet vaji i paambalazhuar u shit me çmim nga 700 deri 800 lekë për litër. Krahasuar me vjet çmimi i shitjes është rritur 38%. Përpunuesit thonë se edhe çmimi i vajit të ambalazhuar pritet të rritet, të shkojë deri në 15 euro për litër.
Përpunuesit kryesorë pohojnë se sivjet shtrenjtimi i çmimit ka ardhur nga rritja e kostos së prodhimit për shkak të dyfishimit të pagesave për vjelësit e ullirit dhe nga ekstremitetet e motit, që sollën rënie të rendimentit.
Silvana Subashi thotë se ndonëse sasia e prodhimit të ullinjve është më e lartë se vjet, rendimenti i prodhimit për shkak të thatësirës është shumë i ulët. Sipas saj, përfshirë edhe dyfishimin e pagesave për vjelësit, këta janë faktorët kryesorë që çuan sivjet koston e prodhimit të vajit të ullirit deri në 940 lekë për litër dhe të shitjes 1,100 lekë për litër.
“Dyfishimi i tarifave të krahut të punës është faktori kryesor që sivjet shtrenjtoi së tepërmi koston e prodhimit të vajit të ullirit. Nëse vjet pagesat për vjelësit ishin 200 lekë për shkundjen e 1 kg ulliri, këtë vit vjelësit janë paguar 400 lekë, pasi është e pamundur të gjesh punonjës. Tarifa e shkundjes së ullirit 400 lekë për kg është tepër e lartë.
Një tjetër faktor që ka ndikuar te shtrenjtimi i kostos prodhuese është rënia drastike e rendimentit të prodhimit. Nëse vjet për kultura që rendimenti i prodhimit ishte nga 15 deri 17 litra vaj ulliri për 1 kv ullinj, sivjet ka arritur 10 deri 12 litra. Rënia e rendimentit është drastike.
Për shkak të këtyre faktorëve kryesorë, dukë përfshirë edhe shpenzimet për mirëmbajtjen dhe shërbimin e ullirit, kostoja e prodhimit të vajit të ullirit llogaritet 940 lekë për litër. Ndërsa çmimi i shitjes së vajit do të jetë 1,100 lekë për litër. Te shtrenjtimi i çmimit të shitjes, përveç heqjes së skemës së TVSH-së po ndikon edhe shtimi i sasisë së vajit të papërpunuar që grumbullohet nga grosistët italianë”, tha ajo.
Edhe Kastrijot Çuadari një ndër grumbulluesit dhe përpunuesit kryesorë në Berat tha sivjet pavarësisht se prodhimi i ullinjve është më i lartë krahasuar me vjet, konstatohet se rendimenti i prodhimit është në rënie.
“Faktorët kryesorë që kanë ndikuar te rënia e rendimentit është thatësira e lartë e muajit gusht, e cila thau pemët dhe lagështira e lartë në muajin shtator që shkaktoi fryrje të frutit të ullirit”, thotë ai.
Në vitin 2022 kur sasia e prodhimit ishte e lartë, nga fermerët vaji i ullirit u shit nën koston e prodhimit me çmime 350 deri 400 lekë për litër.
Për 2022, rendimenti i prodhimit për rrënjë ulliri, sipas të dhënave të INSTAT ishte 17,2 kg. Krahasuar me 2021, rendimenti për rrënjë u shtua me 37%. Në 2022 shtim pati edhe te numri i rrënjëve të ullirit. Në raport me 2021, numri i rrënjëve të ullirit u rrit rreth 2%.
Ndërsa për 2023, mungesa e prodhimit dyfishoi çmimin e shitjes së vajit të ullirit krahasuar me 2022. Nga fermeri vaji i ullirit u tregtua me çmim 700 deri 800 lekë për litër. Shtrenjtimi i çmimit erdhi nga rënia e prodhimit 30 deri 70% krahasuar me vjet. Vjet pati edhe shtim të sasisë së vajit të ullirit që u eksportua, kryesisht në Itali.
Për 2023, rendimenti i prodhimit për rrënjë ulliri, sipas të dhënave të INSTAT ishte 12,4 kg. Krahasuar me 2022, rendimenti për rrënjë ra 30%. Në 2023 shtim pati edhe te numri i rrënjëve të ullirit. Në raport me 2022, numri i rrënjëve të ullirit u rrit rreth 1%./Monitor
Kryebashkiaku i PS, Eduard Duro ka reaguar pasi u mor i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre, pasi akuzohet se ka licensuar një karburant të ndërtuar pa leje.
“Sektori i tatim taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit.
Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit “Genci Petrol”.
Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie”, ka deklaruar Eduard Duro.
Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Devollit, Eduart Duro.
Mësohet se Duro akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi ka licencuar një pikë karburanti e cila ishte ndërtuar pa leje.
Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar edhe akuzat dhe kërcënimet e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani në seancën ku iu vlerësua masa e sigurisë arrest me burg.
Spahiu thotë në emisionin ‘5 Pyetjet’ me gazetarin Ilir Babaramo se Metës duhet t’i shtohet akuza për kanosje ndaj prokurorit të çështjes.
“Policia kishte dhjetëra forma të tjera për ta ekzekutuar vendimin e gjykatës, ka dy probleme. Bazohemi mbi një video të pjesshme që nuk na garanton të plotë ekzekutimin apo mund të ketë një video tjetër që e nxjerr blof debatin publik.
Marrim të mirëqenë shkeljen e të drejtave të njeriut. Dakord. Por çështja që ne shikojmë njëanshmërinë duke mbështetur krahun e Ilir Metës. E para Meta nuk mund të kategorizohet me vendimin e arrestimit të zyrtarëve të tjerë.
Meta hynte 3 personat e paprekshëm na Shqipëri në 34 vjet dhe ndryshe nga të tjerët që si politikanë jo si presidenti e ka shantazhuar prokurorinë. Nëse do ishte një qytetar i thjeshtë Prokuroria dhe SPAK do silleshin ndryshe. Nëse ne e konsiderojmë organizatë terroriste do shikonim ç’do bëhej me ekzekutimin.
Ai Çyrbja shkoi si qengj në prokurori dhe bashkëpunoi me prokurorinë. Çdo qytetar tjetër do i shtohej akuza për kanosje ndaj prokurorit të çështjes vetëm se është Meta nuk i shtohet akuza. Vetëm se është Kryemadhi është me detyrim paraqitje.
Ajo Alda që ja gjetën tek oxhaku paratë shkoi në masë sigurimi më të rëndë. Pse nuk shikojmë pjesën tjetër se SPAK i ka privilegjuar. Nuk ka pasur polic që të shkoj pa maskë, këta kërcënojnë Altin Dumanin jo më policët. Akuzohen për shumë vepra penale. Nuk është thjesht të shkonte polici me kollare. Ka 6 muaj që i thotë Dumanit qen, ku s’do futesh”, tha Spahiu në Report Tv.
Nga Azgan Haklaj
Alarmi që lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti ngre në letrën e tij derguar faktorëve relevantë ndërkombëtar e rajonal nuk është një surprizë.
Shenjat e këtij veprimi represiv e shovinist u dhanë gjatë fushatës zgjedhore nga koalicioni që sot ka mazhorancën dhe udhëheq këtë vend.
Retorikat elektorale fatkeqësisht po materizohen me veprime e ndërhyrje konstuitive duke kompromentuar rëndë sistemin e brishtë gjyqësor të një vendi që aspiron për në BE.
Natyrisht që këto ndryshime të parashikuara në ligjin për përdorimin e gjuhëve më së pari prekin shqiptarët por në thelb trondisin bashkëjetesën nacionale në vend me pasoja e efekt edhe në rajon.
Me këtë veprim të palogjikë e konflikt-nxitës de facto bie Marreveshja e Ohrit sikundër ka rënë tashmë dhe sistemi qeverisës Badinter. Por rreziku më i madh qëndron në prapavijën e këtyre veprimeve të rezikshme e sistematike në këtë vend që është antar i NATO-s. Ata që qëndrojnë energjikisht pas perdes së lojës së rezikshme e kësaj sallate maqedone janë vetë Rusia dhe Serbia.
Nëse deri dje ne shqiptarët së bashku me aleatët tanë strategjikë kemi paralajmëruar shkallzimin e influencës ruse në Ballkan sot nuk flitet për përshkallëzim për një ulje këmbëkryq të Rusisë në rajon.
Situata e nderë gjeopolitike sidomos ajo në konfliktin ruso-ukrainas e ka bërë plan të ditës të Rusisë ndezjen e një vatre tjetër lufte.E ku më tepër se në rajonin tonë është më afër kur dihet se aty gjithmonë ka barut të gatshëm për tu ndezur.
Letra shqetësuese e Ali Ahmetit në fakt duhet konsideruar së pari nga Shqipëria si antare e NATO-s dhe e organizmave relevante ndërkombëtare.
Eshtë e shkruar në Kushtetutën e Shqipërisë e sanksionuar e drejta dhe detyra e saj të interesohet për fatin e bashkëkombasve të
saj.
Në këto kushte duhet vepruar me energji, shpejtësi e agresivitet diplomatik sa nuk është tepër vonë…!
Ali Ahmeti dhe BDI kanë filluar takimet me shqiptarët me moton:
Gardianë të lirisë, përfaqësimit të drejtë dhe barazisë!
Ditët e fundit është ngritur një alarm për një shtim të rasteve me sëmundjen e zgjebes, e cila flitet se përhapet lehtësisht tek femijët dhe të rriturit.
I ftuar për të folur në lidhje me këtë temë, nëse ka zgjebe apo jo në Shqipëri, në emisionin “Drejt” në “Ora News” me Luan Ramën ishte specialisti i shëndetit publik, Gazmend Koduzi.
“Unë personalisht kur më morën në telefon dhe më thanë që tema e emisionit do të jetë zgjebja thashë se çfarë po ndodh. Kur paska plas epidemia e zgjebes e se paskam marrë vesh. Gjëja e parë që bëj, futem tek faqja e Onstitutit të Shëndetit Publik dhe shikoj raportet përkatëse, e hap buletinin dhe nuk kishte të dhënë. Shikoj edhe alertin e javës as aty nuk kishte informacion. Pyes kolegët e mi dhe thonë se mesatarisht në vit kanë 50-100 raste me zgjebe. Nuk kemi pasur raportime.
Ka disa institucione në sistemin shëndetësor, një prej tyre është Operatori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, i cili informon qytetarët apo shkollat nëpërmjet mjekëve të shkollave apo infermjerëve, ashtu siç edhe Instituti i Shëndetit Publik ka një sektor të tij që ka të bëj me promocionin e edukimit shëndetësor, apo qoftë edhe me faqen e tyre, të nxjerrin informacion në numrin e rasteve”, tha Koduzi
I ftuar në emisionin “Drejt” në “Ora News” anëtari i Partisë Demokratët Euroatlantikë, Gentian Gaba u shpreh se ky emërtim i forcës që ai aderon ka ardhur si pasojë e një ndarjeje të përkohshme, si zgjedhje për të bërë rekurs në Gjykatën e Lartë tek e cila presim një vendimmarrje.
“Në këto 3 vitet e fundit është folur për shumë terma të PD-së dhe kur ne vendosëm që të bëhet një dallim i tillë u bë diçka që të tjerët të tjerrin një muhabet të gjatë.
Është një emërtim i përkohshëm që cakton një rrugëtim mbi ngjarjet që janë pasojë e vendimeve të mëdha të marra në 2021-n.
Sa i përket përfaqësimit në zgjedhje, është një shqetësim i drejtë që ne na kanë ndarë, ndaj do presim rekursin, ndërsa në zgjedhje do të jemi”, u shpreh ndër të tjera Gentian Gaba.
Sipas The Wall Street Journal, në SHBA ka një rritje të konsiderueshme të tentativave për vetëvrasje nga adoleshentët që vuajnë nga depresioni.
Prindër dhe disa studiues i kanë hedhur peshën e fajit për këtë fenomen rrjeteve sociale, por nga ana tjetër ekspertët janë përgjigjur se “çështja nuk është bardhë e zi”, e se ne fakt duhen analizuar disa aspekte.
Problemi qëndron në faktin se askush nuk e di sa ndikon ekzaktësisht roli i mediave sociale në gjendjen emocionale të të rinjve. Megjithëse përqindja e të rinjve që raportojnë se vuajnë nga depresioni, ankthi dhe mendimet për vetëvrasje është alarmante, nuk është e qartë se në çfarë mase përdorimi i mediave sociale kontribuon në këtë fenomen.
Një nga vështirësitë është se shëndeti mendor ndikohet nga shumë faktorë dhe asnjë trajtim nuk është njësoj efektiv për të gjithë.
Pediatër dhe psikologë argumentojnë se produktet dixhitale të krijuara për t’i mbajtur përdoruesit vazhdimisht aktivë dhe për përfitime nuk janë hapësira të shëndetshme për adoleshentët dhe fëmijët.
Pothuajse të gjithë treguesit e lidhur me shëndetin e dobët mendor dhe mendimet dhe sjelljet vetëvrasëse u përkeqësuan nga viti 2013 deri në 2023, sipas një sondazhi të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Më shumë se gjysma e vajzave adoleshente thanë se ndiheshin të trishtuara ose të pashpresa dhe gati 1 në 3 nga të rejat, e kishte menduar seriozisht vetëvrasjen.
Studentët që përdornin aplikacione si Instagram, TikTok, Snapchat dhe X disa herë në ditë kishin më shumë gjasa të shprehnin ndjenja të vazhdueshme trishtimi ose dëshpërimi, të cilat janë simptoma të depresionit, raportuan studiuesit javën e kaluar.
Dita e djeshme ka qenë e veçantë për Granit Xhakën, pasi mesfushori shqiptar i cili përfaqëson Zvicrën në arenën ndërkombëtare, është renditur në vendin e 16 në klasifikimin për trofeun e “Topit të Artë”.
Një arritje e shkëlqyer për mesfushorin i cili ka spikatur sidomos me fanellën e Bajer Leverkusenit në edicionin e kaluar që e mbylli me titullin kampion historik në Gjermani.
Por Xhaka nuk është futbollisti i parë shqiptar i cili merr pjesë në listën e 30 emrave nga të cilët do të përzgjidhej fituesi i “Topit të Artë”.
Atë nder për herë të parë e ka pasur ish-sulmuesi i njohur vlonjat, Sokol Kushta, i cili në vitin 1987, ishte mes kandidatëve të përzgjedhur nga “France Football” asokohe për trofeun prestigjioz. Ai e mbylli votimin me një pikë, po aq sa ikona e futbollit gjerman Rudi Fëler. Altobeli, Saravakos dhe Hodëll.