15.5 C
Tirana
E hënë, 5 Maj, 2025

Edhe Bosnje Hercegovina me pensione më të larta se Shqipëria

Në vendin tonë janë 780 mijë pensionistë. Qeveria në këmbë. Deputetët dhe ministrat takime me t’a për vota.

‌Skema e re e pensioneve, njohje automatike e viteve të punës për punonjësit e ish- kooperativave, preken rreth 40 mijë pensionistë.

Punonjës administrate, specialistë, deputetë, e ministra; e gjithë qeveria në këmbë për të takuar pensionistët. Pas urdhrit të kryeminsitrit Edi Rama, çdo vartës i tij ka filluar turin e “bashkëbisedimit me pensionistët” për të takuar çdo pensionist të vendit tonë. Por çfarë u thotë qeveria 780 mijë pensionistëve që ka vendi ynë, (të paktën sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore)?

Ekonomia
Çfarë ekonomie kanë pensionistët në vendin tonë?
Rreth 25% e popullsisë sot është në moshë pensioni. Sipas të dhënave zyrtarë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore më shumë se gjysma e pensionistëve aktualë në vend marrin pensione të pjesshme sepse nuk plotësojnë kriteret për vitet e duhura të punës.
Prej 1 tetorit 2024, qeveria njoftoi se nisi indeksimin e pensioneve në masën 4.1%. Pra, indeksoi çmimin e konsumit për shportën e mallrave dhe çdo produkt të konsumuar. Ky indeksim është detyrim ligjor për skemën e sigurimeve shoqërore që bëhet çdo vit, duke marrë për bazë indeksin për çmimet e shportës së mallrave.

Indeksimi
Me këtë indeksim, pensionet urbane të pleqërisë rriten me afro 752 lekë, duke marrë si referencë vlerën mesatare të kësaj kategorie që në fund të vitit 2023 ishte 18,341 lekë. Për pensionet rurale, shtesa është 453 lekë, pasi pensioni mesatar rural është 11,051 lekë. Ndërsa masa e pensionit social rritet nga 9,327 lekë në muaj në 9,710 lekë në muaj. Kjo masë indeksimi do t’i kushtojë buxhetit 1.6 miliardë lekë për këtë vit.

Rajoni
Pensioni minimal në Bosnjë është 300 marka boshnjake dmth 150$ në muaj, shqiptarët 90 mijë lekë të vjetra, dmth 90$ në muaj.
Në Shqipëri pensioni minimal është 9 mijë lek në muaj, ndërsa pensioni mesatar 16 mijë lek.
Sipas të dhënave rezulton se  edhe Bosnja ka pensione më të larta se vendi ynë. Mbetet ende e paqartë çfarë do rishikojë qeveria në skemën e pensioneve në një kohë që 85% e pensionistëve në vend në fakt marrin pension më pak se 150 mijë lek, aq saç është pensioni minimal në Bosnjë Hercegovinë.

1. Republika Srpska (RS)
Pensioni më i ulët për 15 vite shërbimi:
300 BAM x 51.6 = 15,480 ALL
Pensioni më i ulët për 15–20 vite shërbimi:
360 BAM x 51.6 = 18,576 ALL
Pensioni më i ulët për 20–30 vite shërbimi:
420.9 BAM x 51.6 ≈ 21,715 ALL
Pensioni më i ulët për 30–40 vite shërbimi:
481 BAM x 51.6 ≈ 24,800 ALL
Pensioni më i ulët për mbi 40 vite shërbimi:
601.35 BAM x 51.6 ≈ 31,040 ALL
Pensioni më i lartë në RS:
3,228.6 BAM x 51.6 ≈ 166,588 ALL
2. Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës (FBiH)
Pensioni më i ulët për 15 vite shërbimi:
565.18 BAM x 51.6 ≈ 29,164 ALL
Pensioni më i lartë në FBiH:
2,800 BAM x 51.6 ≈ 144,480 ALL
Këto janë përllogaritjet e përafërta të pensioneve në lekë shqiptare për të dyja njësitë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Kur Hrushovi deklaroi fundin e ‘kultit të individit’, kundërpërgjigja e Enver Hoxhës: Bar do të hamë, por nuk shitemi

Më 28 tetor 1961 – Retorika sovjeto-shqiptare arrin kulmin kur Hrushovi nga tribuna e Kongresit të Partisë Komuniste sovjetike, deklaron se fundi i kultit të individit për Enver Hoxhën, Mehmet Shehun e udhëheqës të tjerë të lartë shqiptarë, praktikisht do të sillte fundin e tyre në krye të vendit; “ata nuk duan që kjo të ndodhë, ndërsa ne e kemi bërë”, tha Hrushovi.

Hrushovi zbuti politikën e egër staliniste të ndjekur deri në atë kohë dhe dënoi kultin e individit, ndërsa Shqipëria doli në mënyrë të njëanshme nga Traktati i Varshavës.

Pak ditë më vone, Hoxha iu përgjigj nga tribuna e Kuvendit popullor se “populli shqiptar dhe PPSH-ja do të hanë edhe bar por nuk do të shiten për 30 aspra” (nuk do t’i tradhtojnë parimet komuniste, siç kishte aluduar Hrushovi se Shqipëria pa ndihma nga Moska do t’i drejtohej perëndimit). Të dy udhëheqësit komunistë a ateistë, i referoheshin Biblës, dhe 30 monedhave prej argjendi me të cilat Juda u pagua kur tradhtoi Jezusin.

Pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, Shqipëria u lidh me Kinën deri në fund të viteve ’70 dhe mbeti e izoluar në 10 vitet e fundit të regjimit komunist, derisa kapitulloi sistemi, duke dalë si vendi më i varfër i Europës.

“Aleanca kundër SPAK”, Basha: Pasi amnistuan “bishtat” e korrupsionit, tani po përgatiten të amnistojnë “kokat” e pandëshkuara të 34 viteve

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se aleanca kundër SPAK është në veprim me kohë të plotë. Në një reagim në facebook, Basha i referohet daljeve për mediat të Sli Berishës dhe Fatmir Xhafajt ditën e sotme, që sipas tij janë të koordinuara ku njëri sulmonte hapur institucionin e drejtësisë, ndërsa tjetri kërkonte reformimin e tij, çka synojnë kontrollin e saj.

Basha gjithashtu shkruan se pasi amnistuan “bishtat” e korrupsionit, tani po përpiqen të amnistojnë “kokat” e pandëshkuara të 34 viteve të fundit, duke theksuar se frika nga rënia e sistemeve të kalbura ka nxitur një krizë artificiale për të mbuluar korrupsionin.

Ai më tej shprehet se muaj më parë u faktua denoncimi i demokratëve euroatlantikë për komplot ndaj drejtësisë të Edi Ramës dhe Sali Berishës. Për këtë kërkon nga institucionet e drejtësisë të mos shantazhohen dhe të veprojnë sipas misionit të tyre historik. Basha theksoi se shqiptarët meritojnë një sistem drejtësie që garanton mirëqeverisje dhe një jetë më të mirë për familjet e tyre.

Postimi i plotë i Bashës:

Aleanca kundër SPAK është në veprim me kohë të plotë. Sot pamë dy shfaqje të koordinuara: në njërën sulmohej hapur SPAK dhe shantazhohej drejtësia, ndërsa në tjetrën, me një gjuhë më të moderuar, kërkohej reformimi i saj, që në realitet do të thotë vendosje nën kontroll.
Pasi amnistuan “bishtat” e korrupsionit, tani po përgatiten të amnistojnë “kokat” e pandëshkuara të 34 viteve të fundit. Frika nga një fund i padenjë për një sistem të kalbur në zemër, sidomos pas rënies së dy prej tre shtyllave të “Trekëndëshit të Bermudës”, ka intensifikuar përpjekjet për të nxitur një krizë të re artificiale, objektivi final i së cilës është një amnisti e re për të mbuluar korrupsionin e kaluar.
Shfaqja e mosbindjes civile, që është risjellë në skenë, ka vetëm një qëllim: të godasë drejtësinë për të shpëtuar ata që duan të mbajnë peng Shqipërinë.
Muaj më parë u faktua denoncimi ynë për komplotin kundër SPAK dhe GJKKO, kur me votën e Ramës dhe Berishës u liruan të korruptuarit, ndërsa opozitarët mbetën në burg, u vërtetua plotësisht.
Bashkimi i votave vijoi më pas për mbylljen e listave, në vend që të kërkohej një Reformë e plotë Zgjedhore.
Tani vazhdojnë përpjekjet e përbashkëta për të vënë drejtësinë nën kontroll dhe për të amnistuar ata që, nga majat më të larta të shtetit shqiptar, kanë abuzuar me besimin, pronat dhe taksat e qytetarëve.
Pas marrëveshjeve për amnistinë, vulën dhe listat, vijojnë përpjekjet e Sali Berishës dhe Edi Ramës për të kontrolluar drejtësinë dhe për të shpëtuar veten nga përgjegjësia.
Kjo është një lojë e ndyrë për të mbajtur në fuqi pandëshkueshmërinë dhe për të mbajtur peng Shqipërinë.
Thirrja ime për drejtësinë, në të gjitha nivelet e saj, është të mos shantazhohet dhe të mos bjerë pre e presionit politik. Misioni i saj historik është të bëjë drejtësi, të çojë para ligjit politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin, që kanë përdhosur besimin dhe vullnetin e shqiptarëve dhe jo të garantojë pushtetin e tyre.
Shqiptarët meritojnë një drejtësi që garanton mirëqeverisje dhe një jetë më të mirë për familjet shqiptare. Shqipëria meriton më shumë!

Interpol i Emirateve të Bashkuara Arabe konfirmon arrestimin e Durim Bamit! Pritet ekstradimi drejt Shqipërisë, kush është i forti i Niklës

Interpol i Emirateve të Bashkuara Arabe në Abu Dhabi ka konfirmuar arrestimin e Durim Bamit.

 

Gazetari i News 24, Igli Çelmeta raporton se Bami pritet të ekstradohet në Shqipëri me të njëjtën mënyrë që u dërgua Plaurent Dervishaj.

Policia e Shtetit konfirmoi për News24 se Durim Bami është arrestur per llogari të urdhrit të policisë shqiptare.

Durim Bami është shpallur në kërkim nga SPAK në muajin maj, si i përfshirë në kultivimin e parcelave të drogës në zonën e Fushë-Krujës, sigurimin e kushteve për të vrarë ish-deputetin e PS në Lezhë, Arben Ndoka si dhe sigurimin e kushteve për të vrarë dy miqtë e Ervis Martinaj, Erigers Mihasin dhe Tori Xheçukën.

Ditën e djeshme gazetari, Igli Çelmeta raportoi se Bami, i njohur edhe si i forti i Niklës ishte  shoqëruar më datë 21 tetor, ndërsa ka qenë me masën e mbikëqyrjes së vazhdueshme policore, që prej ndalimit të tij në qershor 2024.

Ndërkohë ende nuk dihet nëse ndaj tij ka një masë tjetër, apo policia e Dubait ka vijuar me procedurat që lidhen me ndalimin e parë të tij të bërë në fillim të muajit qershor 2024, sipas sistemit të policisë së Dubait, personat e ndaluar mbahen me mbikëqyrje.

Pas ndalimit në muajin qershor Bami u mbajt nga policia e Dubait deri më 10 gusht, por vijonte të ishte në mbikëqyrje policore.

Bami është një nga personazhet që del edhe në komunikimet “Sky ECC” aleancat që ai ka krijuar apo është bërë pjesë në përplasjet që kanë pasuar mes grupeve kriminale.

Porositi vrasjen e ish-deputetit socialist, kush është Durim Bami

Durim Bami 45 vjeç, akuzohet për organizimin dhe porositjen e vrasjes së mbetur në tentativë të ish-deputetit socialist Arben Ndoka, pasi ky i fundit organizoi një atentat ndaj tij në nëntor të vitit 2020.

SPAK goditi shtatë grupe kriminale dhe ngriti akuza kundrejt pesëdhjetë të dyshuarve në maj të këtij viti, një nga goditjet më të gjera kundër strukturave të krimit të organizuar në vend, të cilat shtrinin aktivitetin e tyre në një pjesë të madhe të territorit, nga Shkodra në Lezhë, Mamurras, Fushë-Krujë, Rrëshen, Burrel, Tiranë, Shijak, Durrës, Fier e Vlorë, duke zbardhur tetëmbëdhjetë episode kriminale, hetim që u mundësua falë ndihmës së vendeve partnere si dhe institucioneve Eurojust dhe Europol.

Sipas dosjes, e cila përfshin aktivitete kriminale prej pak më shumë se një vit nga fillimi i vitit 2020 deri në fillimin e vitit 2021, Bami u vu nën shënjestër për t’u ekzekutuar nga Arben Ndoka, për shkak se Ndoka dyshonte se ishte organizator i vrasjes së vëllait të tij Aleksandër Ndoka. Atentati ndaj Bamit në nëntor 2020 dështoi, gjë që solli plane nga ana e Bamit për të vrarë Arben Ndokën.

Në dosjen e shtatë bandave, Bami paraqitet si një biznesmen i fuqishëm, i cili porosit dhe organizon vrasje, kultivon kanabis në sasi të stërmëdha dhe në një territor të gjerë nga bregdeti i Adriatikut deri në malësinë e Krujës si dhe korrupton policë të ndryshëm për çështje nga më të ndryshmet, nga lejimi i muzikës së lartë për lokalin e tij të parapëlqyer në Tiranë te mosrraportimi i krimeve apo vonesa e inspektimeve kundër kultivimit të drogës.

Ai paraqitet në një rast si agjent pronash të patundshme kur një person i paidentifikuar i kërkon ndihmë për të shitur një mjedis biznesi në Tiranë “për një nga çunat e Anglisë” me sipërfaqe 240 metra katrorë dhe më çmim 4 mijë euro për metër katrorë. Komunikimet e Bamit në Sky ECC sugjerojnë se ai e gjeti blerësin potencial me shpejtësi duke e prezantuar ofertën si shumë të mirë pasi, në zonën e Komunës së Parisit, ku gjendej prona për shitje, sipas Bamit, çmimet arrijnë në 7 mijë euro për metër katror.

Ekstradimet nga Dubai kanë rezultuar të vështira për Shqipërinë, gjë që e ka bërë këtë vend në Lindjen e Mesme destinacion të shumë figurave të krimit shqiptar.

Nga spinaqi te hudhrat, ushqimet që ndihmojnë në reduktimin rrezikun e kancerit të gjirit

Healthy lifestyle. Woman drinking smoothie, sitting in kitchen, having lunch

Kanceri i gjirit prek shumë gra, me diagnoza që rriten çdo vit, sipas statistikave.

Kontribuesja mjekësore Nicole Saphier, në “Fox & Friends” ka folur mbi rrezikun në rritje të kësaj sëmundje, si dhe ka përmendur disa ushqime që mund të ndihmojnë në reduktimin e tij.

“Faktorët kryesorë të rrezikut për kancerin e gjirit përfshijnë gjininë (të jesh femër), moshën dhe trashëgiminë e një mutacioni gjenetik”, tha Saphier.

Megjithatë, ajo shtoi se ka edhe shumë faktorë të jashtëm që mund të rrisin rrezikun, siç janë toksinat mjedisore që gjenden në ushqime dhe produkte të tjera.

5 ushqimet që mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit të gjirit

Spinaqi

Gjethet e mëdha të spinaqit përmbajnë karotenoidë, të cilët janë mikronutrientë që janë shoqëruar me një rrezik të reduktuar të kancerit të gjirit.

Hudhra

Sipas Saphier, studime të vogla kanë zbuluar se njerëzit që konsumojnë rregullisht hudhër kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të kancerit të gjirit.

Studimet kanë treguar se substancat aktive në hudhër mund të pengojnë rritjen e kancerit dhe të vrasin qelizat e kancerit, megjithëse nevojiten kërkime të mëtejshme për të konfirmuar këtë hipotezë.

Boronica

Saphier zbuloi se ajo konsumon dy grushta boronica çdo mëngjes në mënyrë që të korrë përfitimet e flavonoideve dhe anthocyanins që ato përmbajnë.

Një studim i fundit tregoi se flavonoidet mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit të gjirit dhe të rrisin efektivitetin e trajtimeve të kancerit.

Antioksidantët që gjenden në frutat dhe perimet e kuqe, blu dhe vjollcë janë shoqëruar gjithashtu me një rrezik më të ulët të kancerit të gjirit dhe rikthimit të tij.

Salmoni

Studimet e kryera në intervale të rregullta mbi peshkun me vaj kanë vërtetuar se gratë që e konsumojnë shpesh kanë një rrezik 14% më të ulët për të zhvilluar kancer gjiri.

Shafrani i Indisë

Kjo erëz e zakonshme është treguar se ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe rrezikun e kancerit, raporton Saphier.

Rrëfimet e Kamala Harris, një manifest politik

NGA ALDA BARDHYLI

”Perlat janë lot,” përshkruante Doris Lessing, laureate e Nobelit për letërsi, duke e parë shkëlqimin e tyre si pikëza hidhërimi që zbukurojnë qafën e hollë të një gruaje. Poeti Rumi do të thoshte se ndriçimi i tyre mban gjithë lotët e derdhur nga njerëzimi. Kamala Harris e ndjeu këtë magji të heshtur të perlave qysh adoleshente, kur i dhuruan të parën palë – një dhuratë që do ta shoqëronte përherë. Ashtu si Dorothy Parker, ajo vendosi të mos dalë nga shtëpia pa to. Ishte një traditë e fshehtë, një shkëlqim që shoqëronte çdo hap të saj, duke i falur një fuqi të heshtur, magjepsëse, një lidhje të pashkëputur mes një breznie grash.

Autobiografia e Kamala Harris, Të vërtetat që mbartim, tani e botuar në shqip, vjen me një parathënie nga Linda Rama – një zë me kontribute në çështjet e të drejtave civile. Parathënia e Ramës është më shumë se një hyrje; ajo është një ftesë për lexuesin shqiptar për të ndjerë lidhjen e ngushtë mes përvojës së Harris dhe realitetit të shoqërive që kërkojnë drejtësi dhe barazi. Me përkushtimin e një gruaje që i ka mbështetur këto vlera në Shqipëri, Rama sjell një thellësi të re për lexuesit, duke hapur një dritare mbi rëndësinë e një zëri si ai i Harris – në një botë ku të drejtat civile dhe liritë themelore kanë ende nevojë për mbrojtje të fuqishme.

Ndërsa zgjedhjet në Amerikë afrohen, pyetja e madhe që shtrohet ndër lexues është: A mundet vendi që udhëhoqi valën e parë të feminizmit në shekullin e 20-të, duke ndryshuar rrënjësisht kulturën perëndimore dhe moralin shoqëror, të zgjedhë sot një grua si prijëse të Shtëpisë së Bardhë? Kamala Harris mbart në vetvete thelbin e këtyre valëve feministe në një botë ndryshimesh, ku idealet postmoderne përplasen me kërkesat për barazi e drejtësi.

Ky libër, përtej një rrugëtimi personal, shpaloset si një manifest politik, një kritikë ndaj postmodernizmit dhe një leksion për botën e sotme. Si prokurore, Harris ka besuar fuqimisht në barazinë dhe drejtësinë për të gjithë, duke theksuar se këto ideale mund të bëhen realitet vetëm nëpërmjet mbrojtjes së palëkundur të të drejtave civile. Ajo sfidon shtypjen sistematike që rëndon mbi grupet e margjinalizuara, duke kërkuar angazhimin e njerëzve për të çmontuar këto struktura dhe për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë.

Harris bën thirrje për një reformë të drejtësisë penale, duke synuar të ulë burgosjet masive që godasin më rëndë komunitetet me ngjyrë. Ajo kërkon një drejtësi më humane, që kapërcen pabarazinë dhe drejton shoqërinë drejt përparimit. Për të, marrëdhënia me të vërtetën është thelbësore: përballja me realitete të ashpra si racizmi, seksizmi dhe pabarazia është kusht për ndryshim të vërtetë.

Në politikat e saj për emigracionin, Harris sjell një ndjeshmëri që pasqyron vlerat e thella të Amerikës. Ajo thekson se emigrantët luajnë një rol kyç në suksesin e vendit dhe meritojnë dinjitetin e respektin që u takon. Duke u fokusuar te rritja e pabarazisë ekonomike, Harris nënvizon sesi klasa e mesme ndodhet nën presion të vazhdueshëm nga kostot e jetesës që rriten ndërsa pagat mbeten të njëjta, duke kërkuar një sistem që zvogëlon hendekun mes të pasurve dhe të varfërve.

iversale, si një e drejtë themelore njerëzore, duke theksuar se kujdesi shëndetësor duhet të jetë i arritshëm për të gjithë, jo një privilegj i disa individëve. Për Harris, ndryshimet klimatike dhe padrejtësitë mjedisore godasin më rëndë komunitetet më të varfra, ndaj ajo beson se mbrojtja e mjedisit është një hap thelbësor për të arritur drejtësinë shoqërore.

Nga rrugëtimi i saj në shërbimin publik, Harris nxjerr një mesazh të qartë: ndryshimi fillon kur zgjedhim t’i shërbejmë njëri-tjetrit. Me këtë besim në zemër, ajo u bën thirrje amerikanëve të lënë mënjanë ndasitë dhe të ndërtojnë një komb të fortë, ku secili përpiqet për të mirën e përbashkët dhe ku bashkëpunimi bëhet çelësi për një të ardhme më të drejtë dhe shpresëdhënëse për këdo.

Ferri në burgjet e Bjellorusisë për gratë! Nga izolimi në kafaz, tek mungesa e higjienës, sjelljet johumane me të cilat përballen

Aktivistët e të drejtave të njeriut dënojnë ashpër kushtet për gratë në burgjet e Bjellorusisë. Aty mbahen edhe të burgosur politikë.

Burgu ndëshkues numër 4 në Gomel, Bjellorusi, është projektuar për rreth 1700 të burgosura femra. Megjithatë, si rezultat i shtypjes masive të protestave kundër zgjedhjeve presidenciale të manipuluara nga Aleksandar Lukashenko, në 2020 dhe 2021, sipas informacioneve të pakonfirmuara, atje ka pothuajse dy herë më shumë gra të burgosura.Një prej tyre është Maria Kolesnikova, e cila në vitin 2020 u bë një nga figurat kryesore të lëvizjes opozitare. Në vitin 2021, Kolesnikova u dënua me njëmbëdhjetë vjet burg, ndër të tjera, për thirrje për veprime që “rrezikojnë sigurinë kombëtare” dhe “komplot me qëllim marrjen e pushtetit”. 

Komiteti Ndërkombëtar për Hetimin e Torturës në Bjellorusi ka dokumentuar abuzime dhe vuajtje që përjetojnë gratë e burgosura të “Kolonisë Penale Nr. 4”. Komiteti përfshin njëmbëdhjetë organizata bjelloruse, ruse dhe ukrainase, si dhe Organizatën Botërore Kundër Torturës.

Abuzimi me të burgosurat politike

Për hetimin e tyre, aktivistët e të drejtave të njeriut kryen 20 intervista me të burgosur politikë që ishin në Gomel nga maji 2021 deri në shkurt 2024. Pa marrë parasysh për gratë që janë ende në burg, të gjitha të dhënat personale janë hequr nga aplikacioni dhe informacionet janë anonime. Autorët përshkruajnë pranimin në këtë burg, duke përfshirë karantinën dhe ndarjen sipas departamenteve, si dhe kushtet e punës dhe dënimin e të burgosurve politikë.

Rojet e burgut në pozita drejtuese organizojnë abuzimin e të burgosurve politikë, të cilët zakonisht strehohen me vrasës, thotë bashkëthemeluesi i Komitetit Ndërkombëtar për Hetimin e Torturës në Bjellorusi, Sergej Ustinov, me rastin e publikimit të raportit. Për më tepër, ata nxisin të burgosurit të punojnë kundër njëri-tjetrit dhe e inkurajojnë spiunimin. Kjo prek veçanërisht të burgosurit politikë të njohur që mbahen në reparte ku të gjithë kontrollojnë njëri-tjetrin. Administrata mëson menjëherë për shkelje të rregullave të burgut që janë provokuar qëllimisht. “Ky është departamenti më mizor, është ferri,” tha një e burgosur politike për qëndrimin e saj në këtë koloni penale.

Izolimi në kafaz

Sipas raportit, të burgosurit e njohur politikë ndonjëherë izolohen qëllimisht në qeli të caktuara. Më tej thuhet: “Një nga dënimet më të tmerrshme është kafazi i vendosur atje, në pikën e kontrollit midis zonave të banimit dhe biznesit. Gratë futen në këtë kafaz nëse refuzojnë të zbatojnë urdhrat e zyrtarëve ose nëse kanë pasur përleshje të dhunshme me të burgosurit e tjerë. Ato detyrohen të kalojnë atje deri në tetë orë”.

Për “kundërvajtje” rojet nganjëherë hidhnin dy kova me ujë në dysheme në korridor, të cilat të dënuarat duhet t’i fshinin sa më shpejt me një leckë, thuhet më tej. “Detyrohen të shkojnë në gjunjë, të shoqëruara me komente kryesisht fyese”, thuhet në raport.

Mungesa e higjienës

Autorët e raportit i cilësojnë kushtet higjienike si tronditëse. Gratë e paraburgosura lejoheshin të bënin dush vetëm 15 minuta një herë në javë. Ato vetë duhej të kujdeseshin për produktet e higjienës. Një herë në muaj marrin një pako peceta higjienike dhe një rrotull letër higjienike. Por mund të ndodhë që gjëra të tilla të mos gjenden në dyqanin e burgut. Teorikisht lejohet që të furnizohen nga familjarët, por gratë e burgosura lejoheshin të merrnin një paketë vetëm çdo gjashtë muaj.

“Çdo akt solidariteti i ndërsjellë konsiderohet shkelje, edhe nëse një grua i jep tjetrës një pecetë higjienike ose pak çaj. Edhe kjo mund të dënohet,” tha Sergej Ustinov.

Raporti përshkruan edhe kushtet e punës në fabrikën e tekstilit. Aty prodhohen rroba për forcat bjelloruse të sigurisë, për punonjësit e organeve hetimore, mbrojtjes civile dhe hekurudhave nëntokësore, por edhe për ushtrinë dhe burgjet e tjera. Edhe pse gratë atje kanë një javë pune gjashtëditore, ato shpesh duhet të punojnë edhe të dielave.

“Është shumë pluhur, mezi merr frymë. Personat me alergji dhe astmë vuajnë shumë”, thotë një ish e burgosur politike. Puna pothuajse nuk paguhet fare. Një grua tha se në muajin e parë merrte vetëm 44 kopekë (rreth 12 cent/euro), e më vonë merrte dy deri në tre rubla (rreth 57 deri në 85/euro cent) në muaj.

Përveç punës në fabrikë, gratë duhet të kryejnë edhe detyra të tjera si shpërndarjen e perimeve ose pastrimin e terrenit dhe pajisjeve. Ka dhe raporte të shumta për keqtrajtime dhe ofendime si dhe punë me detyrim.

Sjelljet johumane

As një certifikatë mjekësore nuk mund t’i përjashtojë gratë nga puna, shkruajnë aktivistët dhe tregojnë për rastet e mosdhënies së ndihmës, siç është rasti i Maria Kolesnikova. Në nëntor 2022, ajo u ankua për dhimbje barku dhe probleme me presionin e gjakut. As kur humbi vetëdijen, Kolesnikova nuk u ndihmua.

Sipas motrës së saj, ajo u dërgua në spital vetëm kur gjendja e saj ishte kritike. Kolesnikova më vonë tregoi se mjekët e shpëtuan atë në momentin e fundit. Vizitat janë lejuar me vonesa të mëdha.

Në një intervistë për BBC, Lukashenko tha se do të konsideronte faljen e Kolesnikovës nëse ajo e kërkon amnistinë. Të burgosurit politikë që refuzojnë të aplikojnë për amnisti janë nën presion në rritje. Aktivistët e të drejtave të njeriut dëshmojnë për gratë që janë dënuar për “politikë” dhe si dënim nuk lejohen të ndjekin shërbimet e kishës apo të përdorin palestrën. Ndërsa nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, atyre u lejohet të kontaktojnë vetëm me më të afërmit e tyre./DW

Grabitja e Bankës së Durrësit, si ndodhi ngjarja që tronditi Shqipërinë në 1932: Ideja s’ishte e Maksakulit, por e të dashurës së tij Sofies, me të cilën harxhonte shuma të mëdha dhe… Arratisja spektakolare

Kreshnik Kuçaj/ Mëngjesin e së shtunës së 12 shtatorit 1931, Dhimitër Maksakuli, një njeri i njohur dhe i respektuar në qytetin e Durrësit, përshëndeti kolegët e tij dhe doli nga dera e Bankës Kombëtare. Si zakonisht, ai mbante qëndrimin e tij të matur, si një person që kishte fituar besimin e të gjithëve. Askush nuk dyshonte se pas asaj fytyre të rregullt, fshihej një plan djallëzor që do të trondiste jo vetëm qytetin, por gjithë Shqipërinë. Me një makinë që e priste përjashta, Dhimitri u ngjit me qetësi, dhe automjeti me dy shoferë, iu drejtua menjëherë Tiranës. Dukej një udhëtim i thjeshtë, por ky ishte vetëm fillimi i një plani të hollësishëm, që Dhimitri kishte përgatitur për javë të tëra.

 BANKA E DURRESIT

Në xhepat e tij, fshihej sekreti më i madh i ditës: 120 mijë franga ari, të cilat ai sapo i kishte marrë nga arka e bankës, ku kishte punuar për vite me radhë. Në Tiranë, dita kaloi pa ndonjë ngjarje të veçantë. Dhimitri, dukej sikur ishte i zhytur në mendime, duke kaluar orët e pasdites nëpër kafene të ndryshme. Duke pirë kafe dhe duke vëzhguar njerëzit përreth, ai e dinte mirë, se çdo lëvizje e tij, po llogaritej me kujdes.

Në orën 20:00 të mbrëmjes, ai vendosi të largohej nga kryeqyteti dhe të kthehej në Durrës. Por lëvizjet e tij, nuk kishin kaluar pa u vënë re. Teksa makina e tij lëvizte në rrugën Tiranë-Durrës, një postbllok i policisë, tashmë i informuar për situatën, ndaloi automjetin. Oficerët e policisë, e kishin marrë lajmin për një mungesë të madhe parash në Bankën Kombëtare në Durrës dhe, edhe pse nuk e dinin saktësisht se kush ishte përgjegjës, ata e ndienin që diçka e dyshimtë, po ndodhte me këtë grup njerëzish që udhëtonin në orët e natës.

VOA: Vakanca në Gjykatën Kushtetuese rrezikon të hedhë në erë skemën e ripërtëritjes

Në Shqipëri, dorëheqja e anëtares së Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska, më 19 shtator, dhe shpallja e vendit vakant për zëvendësimin e saj, me një mandat deri në vitin 2028, rrezikon të çojë në shkelje të Kushtetutës, e cila parashikon (Neni 125, pika 6) se “përbërja e Gjykatës përtërihet çdo tre vjet me një të tretën e saj, sipas procedurës së përcaktuar me ligj”.

Skema e parashikuar në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, në pjesën e dispozitave kalimtare, (Neni 86, pika 4) përcakton mënyrën se si do të bëhej përtëritja e gjyqtarëve deri në vitin 2022, për të garantuar, që në vitt 2025, 2028 dhe 2031, të mund të realizohej ndryshimi, me tre anëtarë, një për secilin organ emërtese (Presidenti, Parlamenti, Gjykata e Lartë). Një skemë e cila reflektonte dispozitat kalimtare të Kushtetutës (Neni 179, pika 3), të ndryshuar në kuadër të reformës në Drejtësi, ku parashikohej kufizimi i mandatit.

Edhe Opinioni i Komisionit të Venecias, i qershorit 2020, lidhur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetues, i bën të njejtin lexim skemës, kur në pikën 18 shprehet se “në këtë mënyrë, pika 3 e nenit 179, synonte të rikrijonte tre grupe me nga tre gjyqtarë, mandati i të cilëve do të përfundonte në të njëjtin vit: tre në 2025, tre në 2028 dhe tre në 2031”.

Për grupin e tre anëtarëve mandati i të cilëve duhet të përfundojë në vitin 2025, Presidenti i Republikës, në dekretin e 28 dhjetorit 2020, duke emëruar anëtaren Sonila Bejtja, përcakton se bëhet fjalë për vakancë të përkohshme (vendin e lënë nga anëtari Sokol Berberi, mandati i të cilit kishte përfunduar në vitin 2016).

Po kështu dhe Gjykata e Lartë, në datë 16 janar të vitit 2023, e përcakton madje të shprehur qartë se ka vendosur “zgjedhjen e Znj. Holta Zaçaj anëtare të Gjykatës Kushtetuese me mandat të pjesshëm, deri në kryerjen e ripërtëritjes në vitin 2025”. Zonja Zaçaj, aktualisht kryetare e Gjykatës Kushtetuese, mori mandatin pasues të zonjës Vitore Tushe, që kishte përfunduar në vitin 2017. Nëse do të kishte qenë 9 vjeçar, ai do të duhej të përfundonte në vitin 2026, por për të garantuar skemën e rotacionit me tre anëtarë në vitin 2025, ky mandat u kufizua me një vit.

Për çudi, më herët, në vitin 2019, Parlamenti, organi i tretë i emërtesës, rezulton të ketë qenë ai që nuk ka respektuar skemën, e përcaktuar nga Kushtetuta dhe Ligji i Gjykatës Kushtetuese, kur për mandatin pasues të Vladimir Kristos, i përmbyllur në vitin 2016, emëroi, në 11 nëntor të vitit 2019, zonjën Elsa Toska për një mandat të plotë. “Zonja Elsa Toska zgjidhet anëtare e Gjykatës Kushtetuese, për vakancën e plotë të shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 12.02.2018.”, lexohet në vendimin e firmosur nga kryetari i atëhershëm Gramoz Ruci. Në faqen e parlamentit, nuk gjenden dokumentat shoqëruesë, dhe as raporti i shqyrtimit në Komision. Zëri i Amerikës kërkoi në rrugë zyrtare nga parlamenti këtë dokumentacion, por nuk mori asnjë përgjigje, dhe në shkelje të afatit 15 ditor, brenda të cilit autoritetet duhet të japin informacion.

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të datës 23 shtator 2024, për deklarimin e mandatit të zonjës Toska, merret si referencë pikërisht vendimi i parlamentit, që i kishte dhënë asaj mandat të plotë. Megjithatë vendimi që i dërgohet parlamentit si organ i emërtesës, nuk përcakton se kur përfundonte mandati i saj.

Një javë më pas, parlamenti, përmes kryetares Elisa Spiropali, shpall vakancën. Duke ju referuar vendimit të nëntorit 2019, në njoftimin për aplikimet, përcaktohet se mandati për të interesuarit është deri më 14 nëntor 2028.

Nga një pikëpamje formale, zonja Spiropali duket të ketë ndjekur procedurën e mëparshme të parlamentit. Por ekspertë të kushtetutës të kontaktuar nga Zëri Amerikës, shpjeguan se dorëheqja e zonjës Toska, ishte një rast i mirë për të korrigjuar gabimin e mëparshëm, edhe sepse, ripërtëritja e përbërjes së Gjykatës Kushtetuese çdo tre vjet, me një të tretën e saj, sipas përcaktimit të vetë Kushtetutës, prevalon mbi çdo akt tjetër.

Praktikisht, duke ecur në këtë rrugë, ripërtëritja sipas parashikimit të nenit 125, pika 6 e Kushtetutës, cënohet qartazi. Në vitin 2025, do të duhet të largohen 2 anëtarë, ndërsa në vitin 2028, katër anëtarë. Dhe një gjë e tillë do të trashëgohet edhe më pas, duke e prishur përfundimisht, të gjithë skemën.

Zëri i Amerikës, ju drejtua zyrtarisht parlamentit, duke kërkuar vlerësimin ligjor mbi bazën e të cilit, kryetarja Spiropali shpalli vakancën deri në vitin 2028, dhe nëse ishte marrë në konsideratë, fakti që një gjë e tillë binte ndesh me përcaktimin e Kushtetutës për ripërtëritjen e Gjykatës, si dhe skema që ishte në fuqi, kur ishte emëruar zonja Toska. Kërkesa drejtuar parlamentit, daton më 8 tetor. Ndonëse afati i detyrueshëm për institucionet, për të dhënë informacionin e kërkuar, është 15 ditë, nga parlamenti nuk ka asnjë përgjigje ende dhe sot.

Në ndryshim nga parlamenti, Gjykata e Lartë, një tjetër organ emërtese për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, në përgjigje të kërkesës së Zërit të Amerikës, për një vlerësim të rëndësisë së ripërtëritjes, shprehet se “ky proces është sa i rëndësishëm, aq edhe detyrues, si për Gjykatën e Lartë, ashtu edhe për dy institucionet e tjera”, parlamentin dhe presidentin. Gjykata e Lartë, thekson më tej se “për shkak të rëndësisë që ka ripërtëritja e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë të vazhdueshme, një herë në tre vjet e një të tretës së anëtarëve të saj, ndryshimet kushtetuese të vitit 2016, konkretisht, neni 179 ka parashikuar një skemë të qartë për realizimin e saj…”, dhe se ky rregullim kushtetues, është qartësuar më tej edhe në ligjin organik të Gjykatës Kushtetuese, “ku në nenin 86 është parashikuar skema e kryerjes së ripërtëritjes për fazën kalimtare (deri në vitin 2022), ndërkohë që pas kësaj periudhe, çdo tre vjet (viti 2025, 2028 e në vijim) ripërtëritja kthehet në normalitet”.

Gjykata e Lartë, saktëson se ajo “si organ emërtese, ka detyrimin kushtetues dhe ligjor t’i qëndrojë strikt respektimit të rregullave, të cilat i shërbejnë një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, me qëllim përmbushjen në kohë të standardit kushtetues të ripërtëritjes së përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, çdo tre vjet, në një të tretën e gjyqtarëve të saj”.

Për një vlerësim të situatës së krijuar, Zëri i Amerikës ju drejtua zyrtarisht edhe Gjykatës Kushtetuese, por përgjigja në rrugë telefonike, ishte se anëtarëve të Gjykatës nuk u lejohet të bëjnë interpretime të kushtetutës, dhe se referencat e vetme janë dy nenet e Kushtetutës, ai 125, pika 3 “Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi”, dhe neni 129 sipas të cilit “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës”. Megjithatë, rasti i zonjës Toska, hyn në skemën e parashikuar për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës deri në vitin 2022, parashikuar në dispozitat kalimtare, po të Kushtetutës./VOA

“Skandal në Këshillin Bashkiak të Vlorës”/ Reagimi i fortë i Gjergji Nikës: Do na kenë përballë në denoncimin e çdo paligjshmërie!

Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social facebook, kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë Vlorë, Gjergji Nika, i cili është njëkohësisht një ndër zërat më aktiv në Këshillin Bashkiak të qytetit, ka denoncuar arrogancën, paligjshmërinë dhe talljen që Bashkia Vlorë bën me qytetarët e saj.

“PS, e cila ka shumicën në Këshill sot ka fyer, është tallur me elektoratin vlonjat dhe ka fyer të gjithë qytetarët vlonjatë pa përjashtim.” – shprehet Nika.

Më tej pasi sqaron situatën, Nika garanton vlonjatët se ai së bashku me përfaqësuesit e tjerë të grupimit opozitar dhe Euroatlantikë, do të jenë zëri i qytetarëve dhe denoncues të çdo paligjshmërie, duke qenë përballë pushtetit në mbrojtje të interesit të njerëzve.

Më poshtë reagimi i plotë:

Arroganca, paligjshmëria dhe tallja me qytetarët në apoteozë!

Sot, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës ka ndodhur një skandal i vërtetë!

PS, e cila ka shumicën në Këshill sot ka fyer, është tallur me elektoratin vlonjat dhe ka fyer të gjithë qytetarët vlonjatë pa përjashtim.

Më hollësisht:
Në mbledhjen jashtë radhës të datës 21 tetor 2024, opozita kërkoi përgjegjësitë për përmbytjen e qytetit të Vlorës dhe dëmet e jashtëzakonshme materiale e morale që pësuan qytetarët dhe biszneset e Vlorës.

Iu kërkua drejtorëve përkatës, që në mbledhjen e radhës, të datës 28 tetor të vinin me relacionet, ku u përgjigjeshin pyetjeve dhe kërkesave të opozitës në Këshillin Bashkiak.

Një gjë të tillë iu kërkua edhe drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë. Drejtori në fjalë nuk erdhi.
Qëndrim arrogant dhe harbut!
Ndërkohë drejtuesit e Këshillit Bashkiak kërkuan, në kundërshtim me rregulloren, e cila parathotë që mbledhja e radhës fillon me detyrat e lëna në mbledhjen paraardhëse, të votonin rend dite tjetër.

Pas votimit, i cili doli, 22 pro rendit të ri të ditës dhe 13 kundër, pra, pasi u rrëzua rendi i ditës i propozuar nga mazhoranca në këshill, opozita u largua. Mbledhja nuk mund të vazhdonte më, pasi nuk arrihej kuorumi!

Me pas u mblodh konferenca e kryetareve ku kërkonin marrëveshje te cilën pasi nuk e morën dot vazhduan mbledhjen me arrogqmcën e tyre.

Në këto kushte drejtuesit e këshillit bashkiak, propozuan një “pushim”. Dhe thërritën urgjentisht 3-4 këshilltarë që të arrihej kuorumi prej 26 anëtarësh dhe vazhduan mbledhjen sipas qejfit të tyre.

Edhe ky qëndrim arrogant e harbut!

Kjo situatë e pazakonte tregon jo vetëm paaftësinë, arrogancën dhe paligjshmërinë e kësaj mazhorance në qytetin e Vlorës, por edhe talljen, fyerjen e nëpërkëmbjen ndaj qytetarëve vlonjatë, të cilët kanë mandatuar me votën e tyre opozitën që t’i mbrojë të drejtat e tyre!

Nga sot, qytetarët e Vlorës, duhet të shohin mirë çdo vendim të Këshillit Bashkiak dhe të vendosin me votën e tyre, nëse do të pranojnë më të tallen e nëpërkëmben nga kjo mazhorancë që shkel haptazi ligjet!

Ndodhi të tilla, për hir të së vërtetës, nuk na bëjnë më përshtypje. Kushedi sa janë rastet e sjelljes arrogante të administratës, me të cilat qytetarët përballen! Vështirë të trokasësh në një zyrë dhe të mos e mallkosh hallin që të çoi aty.

Arroganca është bërë karakteristika kryesore, një mënyrë sjelljeje e drejtimi në administratën e sotme.

Nuk zbuluam një gjë që nuk e dimë. Po më thelbësore është pyetja: përse të zgjedhurit e mazhorancës, “krerët” e kësaj mazhorance, pa asnjë përjashtim, kanë aq shumë qejf e dëshirë ta demonstrojnë hapur arrogancën, mundësisht edhe para kamerave? Për të kënaqur militantët? Apo kryetarët e partisë? Për të qenë në lista deputetësh? Për të trembur qytetarët e thjeshtë me agresivitetin e tyre? Apo për të na argëtuar, teksa shohim, sa hazërxhevap dhe sa idhnakë janë ata kur fyejnë e poshtërojnë publikisht qytetarët e zakonshëm dhe votën e tyre?

Pyetjet e mësipërme ndoshta nuk kanë nevojë për përgjigje, se janë retorike. Po edhe në qoftë kështu, nuk mund të heshtësh e të mos e pyesësh veten: si është e mundur që zyrtarët e lartë të mos kenë frikë, të mos ndjejnë sadopak drojë e turp nga ndëshkimi i mundshëm i opinionit publik, i votës, i zgjedhjeve, si ndodh në të gjitha shoqëritë demokratike?

Mos vallë ata janë të bindur që qytetarët, ne votuesit e sotëm kemi qenë e kemi mbetur në këto 34 vite me demokraci po aq të pagdhendur, sa të pranojmë të kemi në krye, duke i votuar “lirisht”, të tillë “udhëheqës të fortë”, vanitozë, arrogantë, fodullë e harbutë?
Çfarë kujtojnë: “Se mos jemi me të njëjtën mendësi, si në diktaturë, kur i dhunuari e duartrokiste dhunuesin?”

Për një gjë të jenë të sigurtë, të gjithë ata që hiqen si “dashamirës të opozitës”: DO TË NA KENË PËRBALLË!

Ne do të vazhdojmë të punojmë në interes të qytetarëve të Vlorës!