27.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Arkitekti i Ramës nën hetim në Itali, i konfiskohet prona

L'Architetto Stefano Boeri che ha progettato il centro polivalente di Norcia, 13 marzo 2018. ANSA/ BASILETTI

Agjencia italiane e lajmeve ANSA njofton se arkitekti Stefano Boeri është nen hetim në procedurat që çuan në konfiskimin e qendrës polivalente të Norcia. Emri i tij shfaqet në njoftimin e garancisë njoftuar nga kryetarit Nikola Alemanno. Boeri ishte përfshirë si drejtor i punimeve. Ndaj tij dhe kryetarit të komunës vërehet shkelja e rregullave të ndërtimit për ndërtimin e qendrës “në mungesë të lejes ndërtimore të nevojshme dhe autorizimit të peisazhit”. Qendra u ndërtua me fondet e “Një ndihmë të shpejtë pas tërmetit në qendër të Italisë” të mbledhur nga Corriere della Sera dhe Tg e La7. Konfiskimi parandalues u urdhërua nga magjistratura e Spoletos me kërkesë të prokurorisë. Dispozita thekson se qendra është ndërtuar ne një zonë që i nënshtrohet mbrojtjes së peizazhit pasi është brenda Parkut të Maleve Sibillini dhe një vend ne interes të komunitetit. Më pas kontestohet, si për strukturën e Ancarano, përjashtim nga rregulloret për menaxhimin e emergjencës pas tërmetit.
Nën hetim edhe në 2016
Stefano Boeri, arkitekti që ka fituar garën për Planin Urbanistik të Tiranës, është në qendër të polemikave në Itali. Këshilltarët e Forza Italia dhe Lega Nord në Bashkinë e Mantovës e akuzojnë kryetarin e Bashkisë se i ka dhënë atij pa garë një projekt për rikualifikimin urban të një lagjeje të qytetit. Ata i kërkojnë kryebashkiakut Mattia Palazzi të shpjegojë mbi ç’kritere iu dha projekti Boerit. Dyshimet janë të forta, pasi Boeri ka qenë imazhi i fushatës së Palazzi-t në zgjedhjet e vitit 2015 dhe mesa duket është edhe i krahut të tij politik, atij të demokratëve të majtë të Kryeministrit Mateo Renzi. Të dhënat tregojnë se Giulia Moraschi, përgjegjëse për sektorin e ambientit, ka vendosur t’i besojë arkitektit Boeri rikualifikimin e bashkisë, projekt nga i cili studioja e Boerit do të fitojë afro 39 mijë euro. Procedura e ndjekur është ajo e procedimit me urgjencë. Forca Italia e Lega Nord thonë se nuk kishte arsye urgjente për të evituar garën dhe për t’ia dhënë direkt projektin Boerit. “Nuk duam të nënkuptojmë asgjë, thotë kryetari i grupit të Forca Italia, Pierluigi Baschieri, por thjesht ndjejmë për detyrë që kryetari i Bashkisë të sqarojë aspektet që kemi nënvizuar në interpelancën e paraqitur. Kryetari i Bashkisë duhet të shpjegojë përse ia dha pa garë këtë projekt prej 40 mijë eurosh pikërisht Stefano Boerit”.

Kryetari i Bashkisë përgjigjet prerë: “Boeri është një profesionist që punon me administrata të çdo ngjyre politike. Duan të polemizojnë për gjëra inekzistente”. Në të vërtetë Bashkia e Mantovës i ka besuar Boerit një punë që vlen ekzaktësisht 38.800 euro për redaktimin e projektit të rikualifikimit urban të një zone që i është bashkuar së fundi qytetit. Qëllimi është pjesëmarrja në konkurs kombëtar për të marrë financime qeveritare për mbështetjen e periferive dhe bashkive qendrore. Projekti i është dhënë me një procedurë të negociuar, pra direkte dhe pa garë. Boeri, gjatë fushatës elektorale të 2015–ës, që u fitua nga Palazzi, është shprehur shpesh në favor të tij dhe mori pjesë edhe në një xhiro me motorë Vespa, bashkë me Palazzi-n, përgjatë lagjeve që kanë nevojë për rikualifikim urban. Thelbi i çështjes qëndron tek pyetja që këshilltarët e Forza Italia dhe Lega Nord i bëjnë drejtpërdrejtë kryetarit të Bashkisë në interpelancën e depozituar më 18 gusht: “Normativa e aplikuar për t’ia dhënë projektin arkitektit Boeri, a parashikon përdorimin e procedurës së negociuar, pa garë, për arsye të një urgjence ekstreme?

Sipas firmëtarëve të interpelancës, arsyetimi i Giulia Moraschi-t, përgjegjëse e sektorit për ambientin në Bashki, “përmban një motivacion të mangët e nuk specifikon se nga ka lindur kjo emergjencë ekstreme dhe kjo paparashikueshmëri, mbi të cilën administrata është bazuar që t’i japë Boerit projektin e rikualifikimit urban, pa garë. Këshilltarët e pakicës kërkojnë që të hidhet dritë mbi kohët e prezantimit, të financimit dhe dhënies së projektit studios së Boerit. Procedura e përshpejtuar që është ndjekur nga Bashkia ngre pikëpyetje të shumta, që i çojnë dyshimet tek përpjekjet për të favorizuar Boerin. Njoftimi për konkursin kombëtar është publikuar më 1 qershor në Gazetën Zyrtare. Sipas këshilltarëve të Forza Italia, është praktikisht e pamundur që Bashkia e Mantovës të ketë marrë dijeni për njoftimin vetëm në javët e fundit. Sikundër duket e pajustifikueshme që studios së Boerit i janë lënë 25 ditë afat për prezantimin e redaktimit të një projekti për një lagje të tërë, pasi projekti i është dhënë më 5 gusht dhe prezantimi duhet të bëhet më 31 gusht. Forza Italia implikon drejtpërdrejtë kryetarin e Bashkisë, si personin që ka paracaktuar studion e Boerit. “A është studioja e Boerit e vetmja në treg, në gjendje për të drejtuar planin e një rikualifikimi urban?”, pyesin këshilltarët. Ata kujtojnë se Autoriteti Kombëtar Antikorrupsion (ANAC) udhëzon që të ketë të paktën dy vlerësime për punët publike, nën pragun e pagesave prej 40 mijë eurosh.

I gjendur nën akuzë, kryetari i Bashkisë këmbëngul se ka vepruar në respekt të plotë të rregullave: “Duke respektuar procedurat, thotë Palazzi, arkitekti Boeri ka qenë i porositur për një studim paraprak të dobishëm për pjesëmarrjen në një garë, koha e së cilës është e paktë. Nëse do të rezultojë i suksesshëm, projekti përfundimtar do të futet në garë, duke ndjekur procedurat më të drejta që kërkohen për të. Nëse nuk do të ishte Boeri, por një arkitekt më pak i njohur për publikun, askush nuk do të thoshte asgjë”. Vetë Stefano Boeri thjesht shpjegon se si qëndrojnë faktet, sipas këndvështrimti të tij: “Studioja ime, shpjegon ai, me kërkesë të zyrës së Bashkisë së Mantovës, ka prezantuar përmes platformës Sentinel të Rajonit të Lombardisë, një hipotezë urbanistike, që i lejon Bashkisë së Mantovës që të paraqiste një kërkesë për të marrë pjesë në një konkurs kombëtar të qeverisë për finacimet e projekteve për rikualifikimin urban. Kërkohej që të punohej me shpejtësi të madhe një projekt fizibiliteti. Rezultati u arrit. Është e qartë se nëse Mantova dëshironte ta fitonte tenderin, qyteti, siç e ka thënë tashmë edhe kryetari Palazzi, do të vazhdojë me një seri konkursesh publikë të projektimit”. Në Tiranë, studioja e Stefano Boerit u shpall në janar fituese e planit urbanistik. Boeri njihet për lidhje të ngushta me Kryeministrin Rama dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai me Ramën ka patur njohje përpara se PS të vinte në pushtet.

Miqësia e Ramës me Boerin
Miqësia e Ramës me Boerin dhe bashkëpunimi i tyre i ngushtë është i hershëm. Madje, në zgjedhjet e 2013, Boeri si mik i ngushtë i Ramës u angazhua edhe gjatë fushatës zgjedhore duke bërë tifo për fitoren e tij. Nëse kërkon në Google me emrin e Ramës dhe Boeros shfaqen foto të ndryshme të të dyve duke drekuar e duke kaluar momente të këndshme me njëri-tjetrin, nga takime me shqiptarë të Italisë në takime të tjera siç ishte për shembull Ekspo Milano ku Rama zhvilloi një vizitë të posaçme atje. Stefano Boeri nuk ka kursyer as postimet e tij në faqet që ka në internet duke u shprehur haptazi në mbështetje të Ramës. Në një postim të tij, pak ditë pas zgjedhjeve të 23 qershorit, Boeri shfaqet i lumtur për fitoren e Ramës ndërsa pas shpalljes së fitores së tij, shkruan: E viva! (Urra). Mbështetjen dhe miqësinë e Boerit, Rama ka ditur ta vlerësojë shumë mirë, duke i premtuar atij planin e ri urbanistik të Tiranës, ku pritet t’i kalojë mikut të tij miliona euro, ndërsa nuk dihet se në sa projekte të tjera të fshehta Rama ka bërë sërish pjesë mikun e tij.

Pse Tillerson u konsiderua një “katastrofë”

US Secretary of State Rex Tillerson pauses during a briefing at the Department of State on August 22, 2017 in Washington, DC. US Secretary of State Rex Tillerson acknowledged Tuesday that North Korea has shown a "level of restraint" in not conducting nuclear or missile tests since new UN sanctions were imposed. And he expressed the hope that it was a sign of Pyongyang's readiness to enter peace and disarmament talks with Washington "sometime in the near future." / AFP PHOTO / Brendan Smialowski (Photo credit should read BRENDAN SMIALOWSKI/AFP/Getty Images)

Rex Tillerson, i shkarkuar nga detyra e sekretarit amerikan të Shtetit, me vendim të presidentit Donald Trump, hyn në librat e historisë si njëri nga shërbyesit me kohën më të shkurtër në një administratë të re. Ngjarje të mëdha diplomatike mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut janë në zhvillim e sipër. Rusia po tregon gjoksin e saj në Evropë dhe në Lindje të Mesme. Marrëveshja bërthamore me Iranin është ende në fuqi, por Trump është zotuar se do ta rinegociojë atë. Me të gjitha këto, është e paqartë se si historia do të vlerësojë shërbimin e Tillersonit. Sikurse Trump, Tillerson nuk ka pasur as përvojë qeveritare, as në sektorin publik, kur ka marrë detyrën. Si inxhinier me profesion, ai ka zhvilluar karrierën profesionale si udhëheqës i kompanisë më të madhe të naftës në botë, ExxonMobil. Duke njoftuar për shkarkimin e tij, të martën, Trump e lavdëroi Tillersonin, por tha se “kanë menduar ndryshe”. Trump dhe Tillerson duket se nuk janë pajtuar për shumë çështje, si vendore, ashtu edhe të jashtme. Kjo është bërë publike në muajin tetor, kur, sipas raporteve të disa mediave, Tillerson e ka quajtur Trumpin “idiot” në një bisedë private. Tillerson nuk i ka mohuar kurrë plotësisht këto raporte. Edhe pse vetëm 13 muaj në detyrë, ai ka arritur të lërë gjurmë si shef i diplomacisë amerikane.

Reformat në Departamentin e Shtetit
Një nga synimet kryesore të deklaruara nga Tillerson kur ai i është bashkuar adminisratës, ka qenë reformimi i operacioneve të Departamentit të Shtetit, me afro 75,000 punonjës, përfshirë 14,000 oficerë të Shërbimit të Huaj, dhe me një buxhet të kombinuar prej 50.3 miliardë dollarësh. Përvoja e Tillersonit në sektorin privat, duke mbikëqyrur mbi 71,000 punëtorë të ExxonMobil, është parë si thelbësore për nxitjen e reformave në Departamentin amerikan të Shtetit, të cilat kanë përfshirë shkurtime të buxhetit për 30 përqind. Ai ka sjellë këshilltarë të jashtëm për të gjetur mënyra për të përmirësuar operacionet. Tillerson ka arritur të tkurrë agjencinë. Me pensionime të parakohshme ose shpagime të tjera, ai e ka shkurtuar stafin për 2,000 veta ose përreth 8 përqind. Por, ish-diplomatë dhe diplomatë në pension janë ankuar hapur për mungesën e perceptuar të përvojës dhe njohurisë institucionale, duke thënë se diplomacia amerikane po dëmtohet rëndë. Shumë pozita të larta të Departamentit të Shtetit kanë mbetur pa u mbushur, ashtu si edhe pozita ambasadorësh në vende kritike, përfshirë Korenë e Jugut. Richad Haass, këshilltar i ish-sekretarit të Shtetit, Colin Poëell, dhe udhëheqës aktual i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë, ka kërkuar dorëheqjen e Tillersonit në muajin tetor. Elliot Cohen, këshilltar i dy ish-sekretareve të Shtetit, Condoleezza Rice dhe Hillary Clinton, e ka quajtur Tillersonin “katastrofë”. Vitin e kaluar, ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka thënë se numri i vendeve boshe në Departamentin e Shtetit “është një emergjencë e sigurisë kombëtare”.

Marrëdhëniet me Rusinë
Për disa, investimet në Rusi të kompanisë ExxonMobil kanë sugjeruar se Tillerson ka përvojë të pasur për t’u marrë me marrëdhëniet e Uashingtonit me këtë shtet. Tillerson ka marrë medalje të vlerësimit nga presidenti rus, Vladimir Putin. Por, vlerësimet e inteligjencës amerikane se Moska ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, në favor të zgjedhjes së Trumpit më 2016, i kanë ashpërsuar këto marrëdhënie. Optimizmi është errësuar tutje me hetimet e Kongresit dhe të këshilltarit të posaçëm, Robert Mueller, mbi kontaktet e dyshuara të fshehta midis fushatës së Trumpit dhe zyrtarëve rusë. I përballur me këta dhe faktorë të tjerë, Tillerson nuk e ka penguar rrëshqitjen në marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit, thotë James Goldgeier, ish-dekan i Shkollës për Shërbime Ndërkombëtare në Universitetin Amerikan. Në krye të listës së problemeve që pengojnë marrëdhëniet SHBA-Rusi është edhe aneksimi i gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska dhe mbështetja ruse për separatistët në lindje të Ukrainës. Tillerson, vitin e kaluar, ka emëruar Kurt Volkerin, si të dërguar të posaçëm për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, duke sinjalizuar dëshirën për përparim në një çështje që ka nxitur sanksione dhe kundër-sanksione. Por, luftimet në Ukrainë vazhdojnë.

Problemet me Korenë e Veriut
Ballafaqimi me programin bërthamor të Koresë së Veriut dhe retorikën e saj luftarake ka qenë burim publik i fërkimeve midis Tillersonit dhe Shtëpisë së Bardhë. Tillerson dukej se ishte lënë anash dhe nganjëherë dëmtuar me deklaratat dhe postimet e Trumpit në Twitter.
Shtatorin e kaluar, gjatë një udhëtimi në Kinë – sponsorin më të rëndësishëm të Koresë së Veriut – Tillerson ka zbuluar se zyrtarët amerikanë janë të angazhuar në një “diplomaci të heshtur” me Korenë e Veriut. Trump është përgjigjur, duke thënë se Tillerson “po humb kohën e tij”. “Tillerson ka qenë i paefektshëm në frenimin e Koresë së Veriut. Por, politika e tij nuk ka qenë aq problematike sa mesazhet e përziera nga Shtëpia e Bardhë”, thotë Jean Lee, ekspert i Koreve në Qendrën Wilson. John Hannah, këshilltar për siguri kombëtare i ish-nënpresidentit amerikan, Dick Cheney, thotë se Tillerson ka merita për nxitjen e dy rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të cilat kanë kaluar njëzri dhe kanë shtuar sanksionet kundër Koresë së Veriut. Më 29 nëntor, Koreja e Veriut ka testuar një raketë me kapacitet për të arritur territorin e SHBA-së. Në fillim të këtij muaji, Trump ka thënë se ka pranuar ftesën e udhëheqësit verikorean, Kim Jong Un, për t’u takuar. Data apo formati i bisedimeve nuk është qartësuar ende. Por, nëse zhvillohen, ato do të jenë bisedimet e para të nivelit më të lartë midis dy vendeve që nga vizita në Korenë e Veriut, në vitin 2000, e sekretares së atëhershme amerikane të Shtetit, Madeleine Albright. Duke njoftuar për shkarkimin e Tillersonit, Shtëpia e Bardhë tha se “Trump ka dashur të krijojë ekip të ri përpara bisedimeve me Korenë e Veriut dhe për negociatat e vazhdueshme për tregtinë”.

Lufta në Siri
Nga kryengritjet e Pranverës Arabe që kanë shpërthyer gjatë mandatit të paraardhësit të Trumpit, Barack Obama, lufta në Siri është brutaliteti më i madh. Disa kritikë e kanë cilësuar luftën shkatërruese atje si dështimin më të madh të Obamës në politikën e jashtme.
Trump është zotuar se do ta ndryshojë kursin atje. Por, përveç një sulmi raketor në prill, kundër një baze të ushtrisë siriane dhe vendimit për të armatosur milicitë kurde, analistët thonë se politika e Trumpit në Siri është kryesisht vazhdim i qasjes së paraardhësit të tij. Mona Yacoubian, ish-zyrtare e Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar, tani analiste në Institutin Amerikan për Paqe, ka thënë se përfshirja e Tillersont në negociatat për zgjidhjen politike të konfliktit në Siri e ka ndihmuar të dërguarin e posaçëm për Sirinë, Brett McGurk, i cili fillimisht është emëruar nga Obama. “Por, administrata është zmbrapsur nga pista diplomatike, duke i dhënë terren Rusisë”, ka thënë Yacoubian për Radion Evropa e Lirë në fund të vitit 2017. Sfidat duket se janë intensifikuar kohëve të fundit, kur presidenti sirian, Bashar al-Assad, dhe aleati i tij, Rusia, kanë shpallur fitore kundër forcave ekstremiste dhe rebele në disa zona të Sirisë. Në shkurt, forcat e koalicionit të Shteteve të Bashkuara kanë bombarduar një grup që ka përfshirë mercenarë rusë. Pastaj, gjenerali rus, Valery Gerasimov, ka paralajmëruar se forcat ruse do të përgjigjen nëse SHBA kryen sulme raketore në kreyqytetin e Sirisë, Damask. Në ndërkohë, Turqia është duke luftuar forcat kurde në Siri, në kundërshtim me qasjen e Uashingtonit, i cili për kohë të gjatë i ka mbështetur ato.

Politika ndaj Iranit
Sikurse Trump, Tillerson ka qenë i pamatur në gjuhën e tij për Iranin. SHBA vazhdimisht e kritikon udhëheqjen iraniane për mbështetje të terrorizmit, ndërhyrje në rajon, abuzim me të drejtat e njeriut, keqtrajtim të grave dhe pakicave dhe program të diskutueshëm bërthamor. “Regjimi në Iran vazhdon aktivitetet dhe ndërhyrjet që destabilizojnë Lindjen e Mesme”, ka thënë Tillerson para një komiteti të Senatit në muajin qershor. Këto komente kanë reflektuar deklaratat publike të Trumpit, por Tillerson ka dalë edhe kundër tyre. Në tetor, ai ka pranuar se ka dallime me Trumpin sa i përket marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe se pajtohet me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, se SHBA nuk duhet të tërhiqet nga ajo. Vendimi i Trumpit për të mos u tërhequr nga marrëveshja, por për ta bartur çështjen te Kongresi është interpretuar nga disa si sukses i Tillersonit. Tillerson ka parashikuar se aleatët e SHBA-së në Evropë do të ishin “shumë mbështetës” për një strategji të tillë Trumpit.
Konflikti izraelito-palestinez
John Kerry, paraardhës i Tillersonit, e ka bërë zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez si qëllim të punës së tij si sekretar Shteti. Trump i ka trumbetuar aftësitë e tij negociuese si prova për sukseset e administratës së tij aty ku Kerry dhe të tjerët kanë dështuar.
Në këtë mes, Tillerson është parë si konkurret i dhëndrit të Trumpit, Jared Kushner, të cilin Shtëpia e Bardhë e ka ngarkuar me çështjen e zgjidhjes së konfliktit izraelito-palestinez. Kushner është i dërguar i posaçëm, edhe pse vëzhguesit dyshojnë se mund të ketë sukses, marrë parasysh mungesën e përvojës së tij diplomatike dhe qeveritare.
“Radio Europa e Lirë”

Denoncimi/ Drejtoresha e Arsimit merr 5 mijë euro për të emëruar një mësues në Vlorë

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar në faqen në Facebook denoncimin e qytetarit dixhital për korrupsionin në arsim.
Ndër të tjera në denoncimin e qytetarit thuhet se, “gjasme respektojnë portalin e mësuesit por e vërteta është që respektojnë përkatësine politike dhe pagesat nga 4mijë deri në 5mijë euro”.
Postimi i plotë
Denoncohet korrupsioni qe ndrikull Nikolla shnderroi ne sistem ne arsimin shqiptar!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital:
Emerimet me 5 mije euro ne qytetin e Vlores. sb
“Pershendetje Doktor!
Ju falenderoj qe jeni zeri jone, zeri i njerzve te thjeshte.
Jam nje mesuese ne qytetin e Vlores, terrorizohemi perdite nga drejtoresha e DAR, Albana Hodaj.

Albana ish-mesuese ne nje gjimnaz privat ne Vlore, u katapultua ne krye te DAR sapo Nikolla mori ministrine. Eshte mekat qe ky institucion kaq i rendesishem drejtohet nga nje femer e pa formuar si Albana. Institucioni qe duhej te ishte kulti i dijes eshte kthyer ne nje magazine pazarash. 5 mije euro vendi i punes ne qytet. 4 mije ne zonat periferike. Gjasme respektojne portalin e mesuesit por e verteta eshte qe respektojne perkatesine politike dhe pagesat nga 4mije deri ne 5mije euro.
Duke ju falenderuar per mbeshtetjen ju uroj gjithe te mirat dhe ju kerkoj ndjese qe ky sms vjen ne kushte anonimati pasi kam frike per vendin e punes”.

Kapen 2.3 ton drogë nga Shqipëria në Itali, 21 shqiptarë në pranga gjatë opeacionit “Shefi”

Prokruroia e Barit ka zbardhur detaje nga operacioni antidrogë i koduar “Shefi” i ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Policia Italiane nën koordinimin e Drejtorisë së përgjithshme të Antimafias Italiane.
Gjatë operacionit “Shefi” janë sekuestruar 2.3 ton kanabis dhe janë arrestuar 43 persona, 21 shqiptarë, 20 italianë dhe 2 shtetas rumunë me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Arrestimet janë kryer në Shqipëri (1 urdhër arrestimi ndërkombëtar) e në provincat e Barit, Salernos, Teramos, Brindizit, Potenza e Bologna.
Hetimet e këtij operacioni kanë nisur më vitin 2016 e kanë zbardhur se të arrestuarit janë anëtarë të dy organizatave kriminale të trafikut të drogës që operonin në Shqipëri dhe në rajonet italitane të Puglias, Sicili, Kampagna, Kalabri e Abruzzo.
Përgjatë dy viteve hetimi të këtij operacioni janë sekuestruar 2300 kg lëndë narkotike të tipit marijuanë, kokainë e heroinë. Vlera e drogës së sekuestruar përllogaritet të jetë rreth 15 milionë euro.

Nga droga e sekuestruar mund të përgatiteshin rreth 7 milionë doza të vecanta droge. Lënda narkotike trafikohej përmes detit nga Shqipëria drejt rajonit të Puglias ku ishin pozicionuar dhe magazinat e konservimit të drogës pas zbarkimit.
Në lagjen Carrasi të qytetit të Barit, policia italiane ka lokalizuar një magazinë droge si dhe ka identifikuar një shtetas shqiptar i konsideruar si kreu i njërës prej organizatave të trafikantëve i cili administronte trafikimin e drogës nga Shqipëria në territorin italian.
Suksesi i Operacionit Shefi u përcaktua dhe nga Repartit i Investigimit të pëbashkët Itali-Shqipëri i ngritur më korrrik të 2017 në Tiranë, nga Prokuroria e Krimeve të rënda shqitpare si dhe nga agjensia Eurojust.

Ultimatum britanik për Kremlinin dhe lufta e spiunazhit

Two Norwegian sailors onboard the Norwegian support vessel Valkyrien pose for photographers next to the NATO logo in the Baltic Sea along the German Coast, Wednesday, April 23, 2014. Five NATO mine-hunting ships set off on a deployment in the Baltic Sea, part of the alliance’s efforts to strengthen its presence in Europe’s ex-communist east as members there worry about Russia’s intentions in Ukraine. The ships — a minesweeper and a support ship from Norway and one mine-hunter each from the Netherlands, Belgium and Estonia — left the German port of Kiel for an exercise. The ships will visit several Baltic ports and also participate in previously scheduled operations to dispose of ordinance from the two world wars. (AP Photo/Gero Breloer)

Britania i ka dhënë Kremlinit afat deri të martën në mesnatë për të shpjeguar pse një agjent nervor i prodhuar nga ushtria ruse u përdor për të helmuar një ish agjent të dyfishtë rus dhe vajzën e tij në një qytet të vogël në Anglinë jugore.
Askush në qeverinë britanike nuk ka shpresë për një përgjigje të duhur ruse, që do të ishte e kënaqshme për Londrën.
Ndërsa afati po afron, zyrtarët britanikë po përpiqen të marrin mbështetjen e aleatëve perëndimorë dhe duket se jani gati të aktivizojnë nenin 5 të Natos mbi mbrojtjen kolektive, nëse është e nevojshme. Kjo do të ishte hera e parë në historinë 59-vjeçare të Aleancës Perëndimore.
Në deklaratën e saj në parlament të hënën, ku tha se ishte “shumë e mundshme” që Kremlini të ketë autorizuar helmimin e 4 marsit të Sergei Skripalit, një ish oficer i zbulimit ushtarak rus i rekrutuar nga shërbimi britanik i zbulimit, MI6 dhe vajzës së tij 33-vjeçare, Kryeministrja britanike Theresa May i zgjodhi me kujdes fjalët e saj.
Ajo i përshtati fjalët, thanë ndihmësit e saj, në mënyrë që të jetë në gjendje të zgjerojë dimensionin ndërkombëtar të krizës politike dhe diplomatike që po zhyt marrëdhëniet anglo-ruse në pikën më të ulët që nga Lufta e Ftohtë.

“Nëse nuk do të ketë një përgjigje të besueshme, ne do të arrijmë në përfundimin, se ky veprim përbën një përdorim të paligjshëm të forcës nga ana e shtetit rus kundër Britanisë së Madhe”, tha zonja në deklaratën e saj.
Sipas ligjit ndërkombëtar, një vend që është viktimë e përdorimit të paligjshëm të forcës nga një vend tjetër, ka të drejtë të përgjigjet. Duke zgjedhur me kujdes fjalët e saj, May tha se ajo po e trajton tentativën e vrasjes së Skripalëve jo si një veprim kriminal, por si një sulm të sponsorizuar nga një shtet kundër të gjithë Britanisë së Madhe.
Kjo gjithashtu përgatit bazën që Britania të ndjekë shembullin e Amerikës pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork dhe në Uashington dhe të mbështetet në nenin 5 të traktatit të NATO-s të vitit 1949, i cili thotë: “Palët bien dakord që një sulm i armatosur ndaj një ose më shumë vendeve anëtare në Evropë, ose në Amerikën e Veriut, do të konsiderohej si sulm kundër të gjitha vendeve dhe se ata duhet të punojnë së bashku për të rivendosur dhe ruajtur sigurinë e zonës së Atlantikut të Veriut”.
Gjuha që Kryeministrja May përdori, ka një dallim të theksuar me reagimin britanik ndaj helmimit fatal të vitit 2006 të një tjetër ish-spiuni rus, disidentit Aleksandër Litvinenko, i cili vdiq pasi piu çaj ku ishte hedhur substanca polonium. Në atë kohë nuk u fol për një përdorim të paligjshëm të forcës nga Rusia.

Kryeministrja May ka marrë mbështetje të përgjithshme nga aleatët ndërkombëtarë, por asnjë vend nuk përmendi nenin 5 të Natos.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha: “Përdorimi i një agjenti nervor është i tmerrshëm dhe plotësisht i papranueshëm. Britania e Madhe është një aleat shumë i vlefshëm dhe ky incident është një shqetësim i madh për Naton.”
Pas bisedës telefonike me Kryeministren May, presidenti francez Emmanuel Macron tha se Parisi mbështet me solidaritet Britaninë e Madhe.
Por zyrtarët britanikë privatisht pranojnë ankthin në lidhje me mbështetjen praktike që ata do të jenë në gjendje të sigurojnë dhe mbi atë se si do të pritet kerkesa e tyre për një përgjigje të koordinuar perëndimore ndaj Rusisë. Zyrtarët përshëndetën dënimin të hënën për helmimin e Skripalit nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, por mbetën të shqetësuar kur ajo nuk përmendi në mënyrë specifike Rusinë si përgjegjëse të sulmit.

“Çfarëdo masa që Britania merr kundër Rusisë, ajo që është më e rëndësishme, është bindja e Uashingtonit, Brukselit, Berlinit, se një strategji e plotë e Perëndimit është e nevojshme për të treguar forcën dhe vendosmërinë e tyre përballë sjelljeve të papranueshme”, tha ish-sekretari i jashtëm britanik William Hague në një shkrim në të përditshmen britanike të Daily Telegraph të martën.
Ish-drejtori i planifikimit të politikave në NATO, Fabrice Pothier, thotë se ka pak oreks në mesin e evropianëve për të intensifikuar sanksionet ekonomike dhe financiare të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë për aneksimin nga ana e saj të Krimesë në vitin 2014 dhe përfshirjes në konfliktin në Ukrainë. Marrëdhëniet mes Britanisë dhe aleatëve të saj evropianë po dëmtohen edhe nga negociatat e tensionuara për Brexit-in.
Martin McCauley, një ish-profesor i Universitetit të Londrës dhe anëtar i Grupit të Analistëve Limehouse, vë në dukje se vendet evropiane hodhën poshtë kërkesat britanike për një dënim të koordinuar të Rusisë për helmimin e Litvinenkos.

“Kryeministrja është duke u përballur me një problem të vështirë,” thotë ai. Putini mund të presë dhe të shtyjë kohën, shton ai. “Ai po shpreson se do të ndodhë e njëjta gjë si ajo me çështjen e Litvinenkos. BE në thelb nuk donte të merrej me atë çështje. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe tani. Shikoni vendet si Gjermania dhe Italia; ato dëshirojnë të zbusin sanksionet [aktuale] në mënyrë që ata të mund të kthehen në marrëdhëniet normale të biznesit me Rusinë. Ato nuk duan konflikt, nuk duan një mosmarrëveshje me Moskën”, thotë analisti McCauley.

Zbulimi që la Hauking: “Koha e hapësira” kanë fillimin e tyre te Big-Bangu dhe fundin te Vrimat e Zeza

Kastriot ISLAMI

Stefan Hauking, një nga shkencëtarët më të famshëm në botë aktualisht, ka ndërruar jetë, paqësisht në shtëpinë e tij në Kembrixh, të mërkurën, në datën 14 mars 2018, në moshën 76 vjecare.
Stefan Haunking është një nga shkencëtarët më të mëdhenj të botës. Astrofizikani më i shquar dhe më i famshëm i planetit. Specialisti i shquar i teorisë së “vrimave të zeza” dhe të relativiteti. Ai ishte i paralizuar nga një sëmundje e rrallë “degjenerative” dhe punonte në një karrocë duke arritur të shprehej vetëm përmes ordinatorit.
Ai është autori i një nga librave më të shitur dhe të famshëm në botë “Një histori e shkurtër e kohës”.
I gozhduar në karrigen e tij por me një tru special prej gjeniu ai do të deklaronte se: “jam i sigurtë se pamundësia ime ka një lidhje me famën time. Njerëzit janë të mrekulluar me kontrastin mes afatësive të mia fizike të kufizuara dhe shtrirjes së pafundme të universit që unë studioj”.
Ai ndonëse kishte një trup jo të shëndetshëm, zotëronte një shpirt brilant. Ai kishte lindur në Oksoford në 8 janar 1942 nga një baba biolog i cili dëshironte që djali i tij të bëhej mjek. Por ai vazhdoi studimet për fizikë dhe u bë astronom.

Në moshën 21-vjeçare ai goditet nga një sëmundje degjenerative e quajtur sklerozë laterale amiotrofike dhe mjekët parashikojnë se do të jetonte vetëm dy vjet. Në moshën 32-vjeçare nuk do të arrinte të ushqehej dhe të shtrihej vetë në shtrat. Pas një operacioni në moshën 43-vjeçare do të rifillonte të fliste. Por truri i tij funksiononte në mënyrë brilante dhe dëshira për të kontribuar ishte maksimale; ai do të deklaronte: kam një synim në jetë, të kuptoj plotësisht universin dhe përse është i tillë dhe përse ekziston”.
Rreth moshës 30-vjeçare ai do të jepte idenë e guximshme “se vrimat e zeza jo vetëm absorbojnë lëndën apo dritën që kalon pranë tyre por edhe emetojnë rrezatim”; ky rrezatim do të quhej “rrezatimi hauking”.
Në moshën 32-vjeçare Hauking bëhet anëtari më i ri i Akademisë Mbretërore. Më vonë, në moshën 38-vjeçare, ai do të profesor i matematikës së Universitetit të Kenbrixhit, post që dikur e kishte pasur Njutoni.
Prof. Hauking do të ishte i pari që do të zhvillonte një teori të kosmologjisë bazuar në teorinë e relativitetit dhe mekanikën kuantike.
Ai së bashku me matematikanin Sër Roger Penrose do të tregonte se nga Teoria e Përgjithshme e Relativitetit e Anshtajnit rrjedh se “koha e hapësira” kanë fillimin e tyre te Big-Bangu dhe fundin te Vrimat e Zeza.

Në vitin 1988, pra në moshën 46-vjeçare, boton librin “Një histori e shkurtër e kohës” përmes të cilit synon ti shpjegojë publikut në mënyrë të thjeshtë e të kuptueshme parimet e shkencës së kosmologjisë që studion origjinën e botës, duke filluar nga bing-bangu dhe deri te teoria e kordave. Ky libër mund të konsiderohet vepra divulguese më e suksesshme e shkencës. Ajo është shitur që nga moment ii botimit në më shumë se 9 milion kopje.
Jeta e tij do të pasqyrohej në një film të fituesit te çmimit Oscar, Eddie Redmayne me titull ‘Theoria e Gjithçkaje’. Redmayne do të deklaronte me rastin e humbjes së shkencëtarit të madh se: ‘Ne kemi humbur një mendje realisht gjeniale, një shkencëtar mahnitës dhe personin më të këndshëm që kam takuar gjatë jetës sime’.
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May do të cilësonte: “Një mendje brilante dhe e jashtëzakonshme. Një nga shkencëtarët më të mëdhenj të brezit të tij. Kurajo e tij, humori dhe vendosmëria për të dhënë gjithçka nga jeta e tij përbëjnë një inspirim. Gjithçka ka bërë nuk do të harrohet kurrë.”
*Autori është fitues i Doktoratës në Francë dhe kryer studime post-doktorale në Gjermani, në fushën e Fizikës atomike e molekulare

Dëshmia monstruoze e Ramës në Gjykatë: “Ti ke qenë në plazh me prindërit e mi kur ke mbetur shtatzanë!”

Arben SHAHINI

Gazeta Tema-Tetor 2003: Kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama, ka mohuar në gjyq atësinë mbi djalin e tij Gregorin, duke akuzuar në mënyrë perverse bashkëshorten e vet. Në gjyqin e zhvilluar më 15 dhjetor 1991, Rama ka refuzuar të paguajë pension për djalin e tij (në atë kohë njëvjeçar). Ai ka fyer, në sallën e gjyqit, bashkëshorten, duke e akuzuar se ai nuk ishte fëmija i vet
Sa herë Rama e hap këtë temë në media bën sikur preket. Ai merr rolin e viktimës dhe drejton gishtin e akuzave në drejtim të kundërshtarit politik. Kjo ka ngjarë dy netë më parë tek “Studio e hapur”. Por e njëjta skenëështë përsëritur kohë më parë edhe tek emisioni “Dritare” e Ruduna Xhungës dhe natyrisht që do të përsëritetsërish në të ardhmen në një studio tjetër.
Nuk kishim ndërmend të hapnim këtë dosje të mbyllur publike për Ramën, por meqenëse ai është si vrasësi që kthehet tek vendi i krimit dhe në intervistën e fundit në “Sudio e hapur” u mundua të manipulojë të vërtetën, kjo ngjarje duhet risjellë në kujtesën e lexuesve në mënyrë që ajo të mos varroset përmes mashtrimeve që nxjerr nga goja e shthurrur kreu i qeverisë. Sa herë të përmendë këtë moment të jetës së tij,duke u munduar ta zbukurojë dhe të marrë rolin e viktimës, aq herë do të publikohet e vërteta. Kur të përmendë këtë dosje të errët të jetës së tij, Rama nuk duhet të harrojë të falënderojë mediat që e detyruan në fushatën elektorale të njohë për herë të parë të birin e vet, madje detyroi ta marrë për dore dhe të ecë rrugëve, gjë që se kishte kurrë më parë.

Procesi nëGjykatë
Çështja për atësinë e mohuar para trupit gjykues nga Edi Rama për të birin e tij Gregorin zbardhet nëpërmjet një dokumenti të vendimit të Gjykatës. Ky dokument është publikuar prej kohësh nga mediat. E para që e ka botuar ka qenë gazeta “Tema” dhe botuesi i saj nuk e ka mohuar asnjëherë atë dokument, sepse është zyrtar.
Edi Rama është paditur në Gjykatë nga ish-bashkëshortja, aktorja e mirënjohur Matilda Makoçi, për mospranim të atësisë për djalin e tyre Gregor i lindur në vitin 1990.
Sipas këtij vendimi i padituri Edi Rama ka ngritur pretendimet se, ai nuk lind fëmijë për arsye mjekësore, sepse ka qenë i sëmurë dhe nuk ka pranuar që të quhet fëmija e tij. Meqenëse Rama më pas ka refuzuar të bëjë kontrollet e duhura mjekësore për vërtetim të pretendimeve të tij, Gjykata e ka marrë të mirëqenë atësinë e tij për djalin, Gregor.
Por në fakt nuk është kjo pika më delikate e vendimit. Akuza e ngritur e Edi Ramës në atë kohë bazuar në paranojat për një marrëdhënie të mundshme të aluduar mes ish-bashkëshortes së tij Makoçi dhe të atit gjatë pushimeve me prindërit e tij në Vlorë, ku ai nuk ishte i pranishëm, është një pikë që dëshmon edhe problemet e personalitetit të piktorit në atë kohë.

Mero Baze akuzon Edi Ramën për Gregorin. Ja se kush e ka zbuluar
“Unë kam dëgjuar akuzën që djali im nuk është djali im, kam dëgjuar akuzën që unë paskam mohuar atësinë e djalit në gjyq. Dhe si autor të saj përmend ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Domethënë: Akuza se i biri nuk është i biri, se ish-bashkëshortja e ka me të ndjerin baba të Edit dhe se Edi e ka mohuar në gjyq, është e vërtetë që janë thënë. Por premiera e kësaj historie është shfaqur në gazetën “Tema”. Pra, akuza ka ardhur nga Mero Baze dhe jo nga tjetërkush. Në tetor të vitit 2003, Meroja botoi historinë e bujshme që pastaj qarkulloi shumë gjatë në mediat e tjera, në opinionin publik e natyrisht edhe në politikë.
Nuk është e vështirë të gjenden koleksionet e bibliotekave ky shkrim që për lexuesit tanë po e risjellim siç e ka shkruar Mero Baze në tetor 2003:
“Unë nuk kam qenë në gjendje shëndetësore të pranueshme për të lindur fëmijë”. Kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama, ka mohuar në gjyq atësinë mbi djalin e tij Gregorin, duke akuzuar në mënyrë perverse bashkëshorten e vet. Në gjyqin e zhvilluar më 15 dhjetor 1991, Rama ka refuzuar të paguajë pension për djalin e tij (në atë kohë një-vjeçar). Ai ka fyer, në sallën e gjyqit, bashkëshorten, duke e akuzuar se ai nuk ishte fëmija i vet.

“Ti ke qenë në plazh me prindërit e mi kur ke mbetur shtatzanë!” – ka qenë argumenti kryesor i Ramës kundër bashkëshortes së tij. “Unë nuk mund të rris fëmijët e të tjerëve”, ka vazhduar ai.
Rrëfimi tronditës ka dalë nga goja e një njeriu që përpiqet të citojë Biblën për ndershmërinë e tij morale. Rama është shtrënguar të bëjë akuza të tilla kundër babait si edhe bashkëshortes së vet, pasi Gjykata dëshmoi se fëmija ka të njëjtin grup gjaku me të. “Atëherë e ka me Kristaqin!” – ka thënë ai dhe ka lëshuar sallën e gjyqit.
Gjyqi është zhvilluar në dhjetor të vitit 1991. Kryetarja e seancës, Eva Seiti, është detyruar atëherë të ndërpresë disa herë seancën për të përballuar shpërthimet e Ramës.
Në procesverbalin e Gjykatës thuhet se i padituri Rama, është ftohur me bashkëshorten e vet Makoçi, sapo ka marrë vesh se ajo ka mbetur shtatzanë. Sipas seancave paraprake që janë bërë për pajtim, është dëshmuar se paditësja është fyer rëndë deri në perversitete nga akuzat e të paditurit Rama, i cili vazhdimisht e ka akuzuar atë se ka shkuar me babain e tij, Kristaqin, pasi ai vetë nuk mund të lindte fëmijë.

Ja se çfarë thuhet në procesverbalin origjinal të zbardhur:
“Pjesëmarrësit në proces janë bashkëshortë. Kanë celebruar martesë ligjore në datën 12.10.1987. Nga martesa iu ka lindur fëmija Gregor, dt.1990. Siç shpjegohet nga provat në gjyq, dy bashkëshortët kanë pasur marrëdhënie përgjithësisht të mira. I pandehuri ka filluar të sillet ftohtë, kur ka mësuar se paditësja ka qenë shtatzanë. Në atë kohë pra në janar të vitit 1990, i padituri është ftohur me të dhe nuk kanë pasur më marrëdhënie. Shkak janë bërë pretendimet e të pandehurit se ai nuk lind fëmijë për arsye mjekësore dhe nuk ka pranuar të quhet fëmija i tij. Megjithatë i pandehuri nuk ka pranuar ekzaminime laboratorike kështu që çështja e atësisë së fëmijës nuk është në dyshim. Paditësja thotë se, ai e ka akuzuar se gjatë verës së kaluar ka shkuar me pushime në Vlorë, e vetme, e shoqëruar nga prindërit e tij, Kristaqi dhe Aneta. Kjo kohë sipas tij koinçidon me periudhën e shtatzanisë”.
Ky procesverbal ka të bashkangjitur shënimet e stenografes gjatë seancës gjyqësore me dyer të mbyllura, që është bërë për divorcin.Aty gjenden dhe deklaratat fatale të Ramës kundër babait të vet dhe bashkëshortes.

Dëshmia e plotë e Ramës në Gjykatë për divorcin me Makoçin
“Pjesëmarrësit në proces janë bashkëshortë. Kanë celebruar martesë ligjore më 12.10.1987. Nga martesa i ka lindur fëmija Gregor, i dt. 1990. Siç shpjegohet nga provat në gjyq bashkëshortët kanë patur marrëdhënie përgjithësisht të mira. I pandehuri ka filluar të sillet ftohtë, kur ka mësuar se paditësja ka qenë shtatzanë. Në atë kohë pra, në janar të vitit 1990, i padituri është ftohur me të dhe nga kjo kohë nuk kanë patur më marrëdhënie. Shkak janë bërë pretendimet e të pandehurit se ai nuk lind fëmijë për arsye mjekësore dhe nuk ka pranuar që të quhet fëmija i tij. Megjithatë i pandehuri nuk ka pranuar ekzaminime laboratorike, kështu që çështja e atësisë së fëmijës nuk është në dyshim. Paditësja thotë se ai e ka akuzuar se gjatë verës së kaluar ka shkuar me pushime në Vlorë e vetme, e shoqëruar nga prindërit e tij, Kristaqi dhe Aneta. Kjo kohë sipas tij koincidon me periudhën e shtatzanisë”.

Rama një aktor klasi: Përlotet për krimin e vet me të birin tek Eni Vasili dhe akuzon Berishën
Edi Rama na e shfaqi veten si viktimë e një “megakonspiracioni” në “Studio e hapur”,ku çdo e zezë e kësaj bote, çdo fantazi perverse i është veshur padrejtësisht atij të shkretit. Rama e ka shumë të thjeshtë të hedhë poshtë atë që kanë shkruar mediat për të. Mjafton që të tregojë dëshminë në Gjykatë dhe të gjithë mediat përfshi edhe Berishën kanë detyrimin që t’i kërkojnë atij ndjesë. Por, ai nuk e bën këtë, sepse pavarësisht aktrimit që e server për publikun, ai e di se e vërteta është ajo e dokumentuara dhe ajo e trilluara në studiot e mediave.
Vasili: Kur thoni familjarët çfarë keni parasysh?
Rama: Kam parasysh djalin tim, që ishte fëmijë kur dola në fushatë elektorale dhe tha ky (Berisha në ekran) që ka akuzuar babain e vet për atësinë e të birit.
Kam parë djalin tim të tmerruar, që nuk dilte nga poshtë krevatit. Akuzat…overdozë, overdozë. Do t’i shkoj deri në fund kësaj pune, sepse unë e dua Shqipërinë. Unë nuk i ndahem këtyre deri sa njerëzit të më besojnë.

Vasili: E keni biseduar me Gregun më pas?
Rama: S’kam pasur kohë, sepse kanë vazhduar të tjera, e të tjera. Thjesht janë vetëm sakrifica dhe as nuk i qahem njeriu dhe s’ia kërkoj njeriu. Po ju them pse jam unë këtu. Është e pamundur që ky vend të bëhet normal. Mos ki frikë, shife se ai të do ty (i drejtohet Eni Vasilit që moderatorja të shihte foton e Berishës në sfond).

Dëshmia: “Pashë Shullazin t’i drejtojë pistoletën biznesmenit”, kush është dëshmitari që fundosi kapobandën

Seanca gjyqësore ndaj kapobandës Emiljano Shullazi dhe grupit të tij ka qënë tepër e tensionuar. Emri i shoferit të biznesmenit Ylvi Beqja, Besnik Musai, dëshmia e të cilit rëndoi pozitën penale të Emiliano Shullazit u kthye në një “mollë sherri” mes palëve në seancën e të martës.
Avokatët u përfshinë në debate të ashpra me prokuroren, se përse dëshmitari Musai ishte marrë nën mbrojtje policore.
Gjuhës së tensionuar nuk i shpëtoi as i pandehuri Shullazi. Ai kërkoi llogari nëse dëshmitari Musai kishte dhënë deklarime në Prokurori, para se të pyetej në Gjykatë.
Prokurorja në sallën e gjyqit shpjegoi se Musai mbrohej si rreth familjar i Ylvi Beqjes dhe se ai nuk ishte pyetur prej saj në prokurori, shkruan abcneës.
Pas kësaj përgjigje, Shullazi kërkoi rithirrjen në proces të dëshmitarit, për të sqaruar këtë moment. Gjatë dëshmisë së tij në muajin shtator 2017, Musai tha se kishte parë Shullazin t’i drejtonte pistoletën biznesmenit Ylvi Beqja.

Akuzat ndaj Shullazit dhe grupit të tij
Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe në pesë raste ka rezultuar se Shullazi së bashku me shokët e tij Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja, Endrit Zela janë të përfshirë në disa aktivitetet kriminale.“Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, në dëm të shtetasve Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku, Kanosje për shkak të detyrës, në dëm të shtetasve Mynyr Kone dhe Dhori Kule, “Shkatërrim prone me eksploziv”, në dëm të pronës së shtetasve Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku, “Grup i strukturuar kriminal” , “Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.
Prokuroria sqaron se në harkun kohor të dy viteve, në periudhën 2014-2016, të akuzuarit si grup kriminal kanë shtrënguar me anën e kanosjes shtetasin Ylvi Beqja, dhe ky i fundit i kaloi në pronësi Emiljano Shullazit një pjesë të ish-hotel “Vollga” në Durrës, si edhe shuma të konsiderueshme monetare. Më tej sipas hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka rezultuar se, në Janar 2016, të akuzuarit si grup i strukturuar kriminal kanë shtrënguar për dhënie pasurie shtetasin Adriatik Kërçuku, i cili ishte pronar i një biznesi mjetesh lundrimi në Lushnje.

Dy muaj pas kërcënimeve ndaj këtij shtetasi, konkretisht në Mars 2016, pjesëtarët e grupit, akuzohen se kanë vendosur dhe shpërthyer lëndë plasëse tritol në ambientet e biznesit të të dëmtuarit Adriatik Kërçuku.
Këta shtetas, thotë Prokuroria janë përgjegjës dhe për kërcënimin e shtetasit Jani Zarka, më konkretisht “Në Shkurt 2016, të akuzuarit si grup kriminal kanë shtrënguar për dhënie pasurie shtetasin Jani Zaka, i cili posedonte pronë në Tiranë. Të pandehurit akuzohen se i kanë vendosur lëndë shpërthyese tritol një garazhi në pronësi të Jani Zaka, në shenjë kërcënimi për qëllime përfitimi të paligjshëm”.
Përpara arrestimit nga prokuroria episodi i katërt për të cilën krimet e rënda akuzojnë grupin e Shullazit i përket kërcënimit të rektorëve gjatë garës për zgjedhjet në universitete.
Në Prill 2016, të pandehurit akuzohen se kanë kanosur për shkak të detyrës shtetasit Dhori Kule dhe Mynyr Kone, pedagogë dhe drejtues në Universitetin e Tiranës, me qëllim që profesor Kone të largohej nga gara për Rektor në këtë universitet.

Për këto episode për të cilat Prokuroria ka mbyllur hetimet kërkon nga Gjykata e Krimeve të Rënda gjykimin e këtij grupi kriminal.
Shullazi u arrestua më 18 Prill 2016 pasi ai u denoncua nga ish kryeministri Berisha se kishte kërcënuar Dhori Kulen e Mynyr Konin, ndërsa ai së bashku me shokët e tij ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar gjithmonë revokimin e masës së sigurisë arrest me burg.

Receta/ Si të përgatisni ballokume tradicionale Elbasani

Ëmbëlsira tradicionale, mbizotëron kudo këto ditë feste, por atë të vertetën, thuhet se e gjen vetem në familjet autoktone elbasanase.
Kamera e Ora News në Elbasan ishte në shtëpinë e avokates Enerjeta Fortuzi, e cila u bë bashkë me dy mikesha për të na treguar sekretet e ballokumës, që trashëgohen nga brezi në brez
Enerjeta Fortuzi, avokate: “Për ballokumen ka shumë, edhe kënga thotë: ballokumja është lezeti, revania është sekreti”
Përfaqësuese të tre brezave të ndryshme, këto tre zonja synojnë të cojnë përpara traditën e mirë.
Enerjeta Fortuzi, avokate: “Shikoj që janë gjithë rrugët me ballokume, por ato nuk quhen ballokume, ato quhen gurabije”
Sheqeri, gjalpi, miell misri, miell gruri, vezë dhe qumësht janë përbërësit e ëmbëlsirës së famshme.

Receta origjinale kërkon ujin e Finjës dhe përzierja duhet bërë në një enë të bakri, të cilat shumë familje në Elbasan i kanë ende.
Procesi përgatitjes është i gjatë dhe i mundimshëm.
Fillimisht gjalpi rrihet me sheqerin, dhe më pas me radhë shtohen vezët deri sa e gjitha bëhet një masë.
Me tej shtohet qumështi.
Pastaj dalëngadalë shtohet mielli duke vazhduar përzierjen.
Brumi lihet rreth 15 minuta, dhe më pas Ballokumja është gati për pjekie.
Ne receten tipike elbasanase qumeshti nuk është i nevojshem, sepse ne vend te tij hidhet gjysme filxhani kafeje uje finje që përgatitet me hi dhe ujë.
Embëlsira piqet në temperaturën 150 gradë për rreth 40 minuta.

Putini kërkon votat e grave për t’u rizgjedhur President

Në zgjedhjet presidenciale Kremlini po mbështetet gjithnjë e më shumë tek një nga grupet e zgjedhësve: tek gratë. A po ndihmojnë ruset në rritjen e pjesëmarrjes në votime për të arritur fitoren e Putinit në zgjedhje?
Në fakt zgjedhjet presidenciale të Rusisë, që zhvillohen më 18 Mars e kanë të vendosur për rezultatin prej kohësh. Mbajtësi i pushtetit Vladimir Putin që kandidon për herë të katërt, është në krye të gjithë sondazheve. Por fitorja që kërkohet të arrihet nga Kremlini në nivelin “70 përqind plus x”, është në rrezik që të mos arrihet për shkak të pjesëmarrjes së ulët në zgjedhje. Instituti për Studimin e Opinionit Publik Qendra -Lewada, vlerëson se votën e tyre do e japin 52 deri 54 përqind e zgjedhësve. Nivel kaq të ulët pjesëmarrjeje nuk ka pasur kurrë. Studiuesit pranë qeverisë japin prognoza me shifra më të larta.
Fakt është se pjesëmarrja në zgjedhje në Rusi ka rënë shumë. Në Moskë, qendrën me dendësi më të madhe të popullsisë, pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të 2016 ishte rreth 35 përqind. Kësaj here udhëheqësi i opozitës Alexej Nawalny, ka bërë thirrje për bojkotim. Duke patur parasysh këto, Kremlini është duke kërkuar gjithnjë e më shumë mbështetjen e grave.

Si tërhiqen gratë
Pavarësisht prezantimit të papritur të armëve të reja atomike gjatë fjalimit të tij për gjendjen e kombit në fillimi të muajit mars, shumë vëzhgues thonë se fushata zgjedhore e Putinit është e shpëlarë. Një nga iniciativat që kujtohet ende është futja e parave mujore për fëmijët. Putini e njoftoi këtë masë në muajin Nëntor, pak ditë para se të bënte të ditur kandidimin e tij. Ligji i ri prej të cilit përfitojnë qindra mijëra familje, hyri në fuqi në muajin Janar, pikërisht kur filloi faza më e nxehtë e fushatës zgjedhore.
Ka edhe shenja të tjera, që tregojnë për rolin e rëndësishëm të gruas në këto zgjedhje. Kështu për shembull Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka prodhuar një spot ekstra për gratë. Në një video gjysmë minuti të gjatë, gratë tregohen si “delikate por megjithatë të forta” por edhe si të tilla që “bashkojnë dhe drejtojnë”. Mesazhi kryesor vjen në fund “hajdeni në votime së bashku familjen”.
Në një spot të prodhuar për burrat nuk jepet mesazh i tillë. Në një video tjetër anonime të shpërndarë në mediat sociale, dhe që i flet më shumë publikut të ri, gratë prezantohen si personalitete drejtuese të vetëdijshme për përgjegjësitë, dhe që duan medoemos të shkojnë në zgjedhjet presidenciale. Në një spot tjetër, një grua vë zilen e orës, që të mos harrojë të shkojë në votime.

Shtresa më besnike e votuesve të Putinit
Pse ndodh kjo e tregojnë statistikat. Në fillim të vitit 2017 në Rusi jetonin rreth dhjetë milionë gra më shumë se burra. Një e treta e popullsisë janë gra në moshë pensioni, dyfishi i burrave në të njëjtën moshë. Ruset e moshuara vlerësohen si shumë të disiplinuara në votime dhe ia japin votën kryesisht Putinit. Sipas sondazheve të Institutit Shtetëror për Studimin e Opinionit WZIOM, rreth 76 përqind e grave të pyetura thanë se do të zgjedhin sërish Putinin. Tek burrat Kremlini arrin gati 62 përqind.
Imazhi i Putinit si burrë sportiv, i shëndetshëm dhe i fortë kultivohet prej vitesh. Imazhe me gjysmë trupi lakuriq janë pjesë e saj. Në mes të fushatës zgjedhore 65-vjeçari u shfaq më 19 janar me gjoksin përjashta, duke u zhytur në ujin e ftohtë akull në një festë kristiano – ortodokse pagëzimi.

Gratë janë pak prezente në politikë
Pak para fillimit të fushatës zgjedhore Putini, bëri aludime se një grua mund të bëhej presidente e Rusisë. Prej vitesh kritikohet se grupi më i madh i popullsisë është pak prezent në politikën ruse. Në Dhomën e Ulët të parlamentit rus, Duma shtetërore, pjesa e grave është aktualisht rreth 15 përqind.
Në pranverë të 2011 në Moskë u krijua një lëvizje për të drejtat e grave “Otlitschnizy”, të cilën mediat e përshkruan si të afërt me Kremlinin. Synimi ishte që më 2018 presidente e Rusisë të ishte një grua. Nisma u përkrah ndër të tjera edhe nga Ljudmila Narusowa, një senatore në Këshillin Federativ, më Dhomën e Lartë të parlamentit. Narusowa është e veja e ish kryetarit të bashkisë Anatoli Sobtschak, zëvendës i të cilit në vitet `90 ka qenë Putini.
“Otlitschnizy” u zhduk shpejt nga titujt e mediave dhe duket të jetë inaktiv. Por e bija e Narusowas, gazetarja Xenia Sobtschak, është sot e vetmja grua mes tetë kandidatëve për president. Ajo nuk ka shans të fitojë dhe roli i saj është i diskutueshëm. Disa vetë mendojnë, se një nga qëllimet e saj është të nxisë pjesëmarrjen në zgjedhje ashtu siç do Kremlini./DW/