24.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Goditen dy organizata kriminale në Itali, ja kush janë 20 shqiptarët e arrestuar

Një tjetër operacioni rëndësishëm antidrogë është zhvilluar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Bari të Italisë, ku janë shkatërruar dy organizata kriminale. Ndërkohë mediat italiane raportojnë se mes të arrestuarve gjenden edhe 2- shqiptarë.
Policia italiane në bashkëpunim me Policinë shqiptare ka ekzekutuar një operacion të përbashkët antidrogë të koduar “Shefi” nën koordinimin e Antimafias Italiane.
Mbi 200 forca të rendit kanë ekzekutuar 43 urdhëra arrestimi ndaj personave të akuzuar për trafik marijuane, kokaine e hashashi. Droga trafikohej me mjete lundruese nga Shqipëria drejt rajonit të Puglias.
Operacioni “Shefi” ka nisur hetimet në vitin 2016 nga antimafia italiane e qytetit të Barit.

Emrat e shqiptarëve të arrestuar
1-Dritan Naci, 31 vjeç
2-Mariglen Shusha, 31 vjeç
3-Marlian Aliaj, 22 vjeç
4-Andi Peshku, 24 vjeç
5-Vullnet Daci, 28 vjeç
6-Gezim Bircaj, 53 vjeç
7-Malton Lleshi, 34 vjeç
8-Fiqiret Seferi, 53 vjeç
9-Ernest Peza, 26 vjeç
10-Leonidha Sejdiaj, 51 vjeç
11-Elton Ismaili, 38 vjeç
12-Ferhat Hajdini, 44 vjeç
13-Vullnet Cila, 38 vjeç
14-Shpetim Shehi, 38 vjeç
15-Donial Drolli, 28 vjeç
16-Ibrahim Xhihani, 25 vjeç
17-Ergen Seferi, 27 vjeç
18-Arian Kërtusha, 47 vjeç
19-Senat Hallunaj, 22 vjeç
20-Hamid Seferi, 24 vjeç.

Betonizimi te Ura e Dajlanit, Gjykata pezullon nga detyra zyrtarin e Gjushit

Shefi i Urbanistikës në Durrës pezullohet nga detyra dhe merret nën hetim. Gjykata e Shkallës së Parë në këtë qytet miratoi kërkesën e Prokurorisë për të vendosur “Pezullim të ushtrimit të detyrës” së Drejtorit të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Durrës, Adhurim Qehajaj.
Ky vendim u mor pas hetimit mbi dhënien e një leje ndërtimi nga Bashkia Durrës për objektin në pronësi të Ndriçim Domit, që ndodhet ndërmjet rrugës kombëtare tek “Ura e Dajlanit” dhe bregut të detit. Prokuroria arriti në përfundimin se leja e dhënë nga Bashkia është në kundërshtim me kriteret e ligjit “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” i ndryshuar me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Objekti me sipërfaqe 1516.8 m2 ndodhet brenda kufirit kufizues të përcaktuar si Zonë me Rëndësi Kombëtare, në pjesën e brezit bregdetar. Gjykata vendosi sekuestro preventive në lidhje me objektin dhe truallin, duke urdhëruar: Pezullimin e kryerjes së mëtejshme të punimeve të ndërtimit në objektin “Hotel 5-6 katësh dhe 1 kat nëntokë” si dhe pezullimin e kryerjes së transaksioneve së pasurisë në pronësi të Ndriçim Domi.
Prokuroria saktësoi se leja e zhvillimit dhe ndërtimit është dhënë për një zonë të përcaktuar si të Rëndësisë Kombëtare dhe është Këshilli Kombëtar i Territorit organ kompetent përgjegjës për të miratuar lejet e zhvillimit dhe ndërtimit në këto zona. Shef i Urbanistikës së Durrësit akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nxënësit rrëfejnë tmerrin: Furgoni u rrokullis 4 herë

Aksidenti i ndodhur dje në Skrapar shkaktoi plagosjen e 10 nxënësve që po udhëtonin në mikrobusin e përmbysur. Nxënësit protagonistë të aksidentit të ndodhur ne Vërzhezhë të Skraparit tregojnë ngjarjen e tmerrshme. “Makina u rrokullis katër herë, pasi doli nga rruga dhe përfundoi në përrua. Kemi përjetuar momente të vështira, frike”.
Kështu shprehet Erika Kuqali, 16 vjeçe, e cila ka pësuar një frakturë në shpatull dhe është një prej 10 nxënësve që udhëtonin nga fshati Vërzhezhë, drejt qytetit të Çorovodës, pasi në fshat nuk ka shkollë të mesme.
Së bashku me të në dhomën e spitalit ndodhet dhe Anxhela Kapllani, e cila ka pësuar një frakturë në këmbë. Ajo thotë se: “Në makinë në momentin që mikrobuzi doli nga rruga në të ndodheshin rreth 26 persona, të gjithë nxënës shkolle”.

Dëshmia e Ramës në Gjykatë për divorcin me Makoçin

Arben SHAHINI

Sa herë Rama e hap këtë temë në media bën sikur preket. Ai merr rolin e viktimës dhe drejton gishtin e akuzave në drejtim të kundërshtarit politik. Kjo ka ngjarë dy netë më parë tek “Studio e hapur”. Por e njëjta skenë është përsëritur kohë më parë edhe tek emisioni “Dritare” e Rudina Xhungës dhe natyrisht që do të përsëritetsërish në të ardhmen në një studio tjetër.
Nuk kishim ndërmend të hapnim këtë dosje të mbyllur publike për Ramën, por meqenëse ai është si vrasësi që kthehet tek vendi i krimit dhe në intervistën e fundit në “Sudio e hapur” u mundua të manipulojë të vërtetën, kjo ngjarje duhet risjellë në kujtesën e lexuesve në mënyrë që ajo të mos varroset përmes mashtrimeve që nxjerr nga goja e shthurrur kreu i qeverisë. Sa herë të përmendë këtë moment të jetës së tij,duke u munduar ta zbukurojë dhe të marrë rolin e viktimës, aq herë do të publikohet e vërteta. Kur të përmendë këtë dosje të errët të jetës së tij, Rama nuk duhet të harrojë të falënderojë mediat që e detyruan në fushatën elektorale të njohë për herë të parë të birin e vet, madje detyroi ta marrë për dore dhe të ecë rrugëve, gjë që se kishte kurrë më parë.

Procesi në Gjykatë
Çështja për atësinë e mohuar para trupit gjykues nga Edi Rama për të birin e tij Gregorin zbardhet nëpërmjet një dokumenti të vendimit të Gjykatës. Ky dokument është publikuar prej kohësh nga mediat. E para që e ka botuar ka qenë gazeta “Tema” dhe botuesi i saj nuk e ka mohuar asnjëherë atë dokument, sepse është zyrtar.
Edi Rama është paditur në Gjykatë nga ish-bashkëshortja, aktorja e mirënjohur Matilda Makoçi, për mospranim të atësisë për djalin e tyre Gregor i lindur në vitin 1990.
Sipas këtij vendimi i padituri Edi Rama ka ngritur pretendimet se, ai nuk lind fëmijë për arsye mjekësore, sepse ka qenë i sëmurë dhe nuk ka pranuar që të quhet fëmija e tij. Meqenëse Rama më pas ka refuzuar të bëjë kontrollet e duhura mjekësore për vërtetim të pretendimeve të tij, Gjykata e ka marrë të mirëqenë atësinë e tij për djalin, Gregor.
Por në fakt nuk është kjo pika më delikate e vendimit. Akuza e ngritur e Edi Ramës në atë kohë bazuar në paranojat për një marrëdhënie të mundshme të aluduar mes ish-bashkëshortes së tij Makoçi dhe të atit gjatë pushimeve me prindërit e tij në Vlorë, ku ai nuk ishte i pranishëm, është një pikë që dëshmon edhe problemet e personalitetit të piktorit në atë kohë.

Mero Baze akuzon Edi Ramën për Gregorin. Ja se kush e ka zbuluar
“Unë kam dëgjuar akuzën që djali im nuk është djali im, kam dëgjuar akuzën që unë paskam mohuar atësinë e djalit në gjyq. Dhe si autor të saj përmend ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Domethënë: Akuza se i biri nuk është i biri, se ish-bashkëshortja e ka me të ndjerin baba të Edit dhe se Edi e ka mohuar në gjyq, është e vërtetë që janë thënë. Por premiera e kësaj historie është shfaqur në gazetën “Tema”. Pra, akuza ka ardhur nga Mero Baze dhe jo nga tjetërkush. Në tetor të vitit 2003, Meroja botoi historinë e bujshme që pastaj qarkulloi shumë gjatë në mediat e tjera, në opinionin publik e natyrisht edhe në politikë.
Nuk është e vështirë të gjenden koleksionet e bibliotekave ky shkrim që për lexuesit tanë po e risjellim siç e ka shkruar Mero Baze në tetor 2003:
“Unë nuk kam qenë në gjendje shëndetësore të pranueshme për të lindur fëmijë”.
Kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama, ka mohuar në gjyq atësinë mbi djalin e tij Gregorin, duke akuzuar në mënyrë perverse bashkëshorten e vet. Në gjyqin e zhvilluar më 15 dhjetor 1991, Rama ka refuzuar të paguajë pension për djalin e tij (në atë kohë një-vjeçar). Ai ka fyer, në sallën e gjyqit, bashkëshorten, duke e akuzuar se ai nuk ishte fëmija i vet.

“Ti ke qenë në plazh me prindërit e mi kur ke mbetur shtatzanë!” – ka qenë argumenti kryesor i Ramës kundër bashkëshortes së tij. “Unë nuk mund të rris fëmijët e të tjerëve”, ka vazhduar ai.
Rrëfimi tronditës ka dalë nga goja e një njeriu që përpiqet të citojë Biblën për ndershmërinë e tij morale. Rama është shtrënguar të bëjë akuza të tilla kundër babait si edhe bashkëshortes së vet, pasi Gjykata dëshmoi se fëmija ka të njëjtin grup gjaku me të. “Atëherë e ka me Kristaqin!” – ka thënë ai dhe ka lëshuar sallën e gjyqit.
Gjyqi është zhvilluar në dhjetor të vitit 1991. Kryetarja e seancës, Eva Seiti, është detyruar atëherë të ndërpresë disa herë seancën për të përballuar shpërthimet e Ramës.
Në procesverbalin e Gjykatës thuhet se i padituri Rama, është ftohur me bashkëshorten e vet Makoçi, sapo ka marrë vesh se ajo ka mbetur shtatzanë. Sipas seancave paraprake që janë bërë për pajtim, është dëshmuar se paditësja është fyer rëndë deri në perversitete nga akuzat e të paditurit Rama, i cili vazhdimisht e ka akuzuar atë se ka shkuar me babain e tij, Kristaqin, pasi ai vetë nuk mund të lindte fëmijë.

Ja se çfarë thuhet në procesverbalin origjinal të zbardhur:
“Pjesëmarrësit në proces janë bashkëshortë. Kanë celebruar martesë ligjore në datën 12.10.1987. Nga martesa iu ka lindur fëmija Gregor, dt.1990. Siç shpjegohet nga provat në gjyq, dy bashkëshortët kanë pasur marrëdhënie përgjithësisht të mira. I pandehuri ka filluar të sillet ftohtë, kur ka mësuar se paditësja ka qenë shtatzanë. Në atë kohë pra në janar të vitit 1990, i padituri është ftohur me të dhe nuk kanë pasur më marrëdhënie. Shkak janë bërë pretendimet e të pandehurit se ai nuk lind fëmijë për arsye mjekësore dhe nuk ka pranuar të quhet fëmija i tij. Megjithatë i pandehuri nuk ka pranuar ekzaminime laboratorike kështu që çështja e atësisë së fëmijës nuk është në dyshim. Paditësja thotë se, ai e ka akuzuar se gjatë verës së kaluar ka shkuar me pushime në Vlorë, e vetme, e shoqëruar nga prindërit e tij, Kristaqi dhe Aneta. Kjo kohë sipas tij koinçidon me periudhën e shtatzanisë”.
Ky procesverbal ka të bashkangjitur shënimet e stenografes gjatë seancës gjyqësore me dyer të mbyllura, që është bërë për divorcin.Aty gjenden dhe deklaratat fatale të Ramës kundër babait të vet dhe bashkëshortes.

Dëshmia e plotë e Ramës në Gjykatë për divorcin me Makoçin
“Pjesëmarrësit në proces janë bashkëshortë. Kanë celebruar martesë ligjore më 12.10.1987. Nga martesa i ka lindur fëmija Gregor, i dt. 1990. Siç shpjegohet nga provat në gjyq bashkëshortët kanë patur marrëdhënie përgjithësisht të mira. I pandehuri ka filluar të sillet ftohtë, kur ka mësuar se paditësja ka qenë shtatzanë. Në atë kohë pra, në janar të vitit 1990, i padituri është ftohur me të dhe nga kjo kohë nuk kanë patur më marrëdhënie. Shkak janë bërë pretendimet e të pandehurit se ai nuk lind fëmijë për arsye mjekësore dhe nuk ka pranuar që të quhet fëmija i tij. Megjithatë i pandehuri nuk ka pranuar ekzaminime laboratorike, kështu që çështja e atësisë së fëmijës nuk është në dyshim. Paditësja thotë se ai e ka akuzuar se gjatë verës së kaluar ka shkuar me pushime në Vlorë e vetme, e shoqëruar nga prindërit e tij, Kristaqi dhe Aneta. Kjo kohë sipas tij koincidon me periudhën e shtatzanisë”.

Arrestohet në Itali “akrobati” shqiptar

Një varg i gjatë vjedhjesh, të kryera në mes të nëntorit 2016 dhe dhjetorit 2017, në apartamente të vendosura kryesisht në rrethin e Cristo në rrethinat e kryeqytetit italian. Por prapa Eri Ndocit tashmë kishte një arrestim në flagrancë për të njëjtin lloj krimi, kryer në Bergamo dhe një procedim gjyqësor në Brescia dhe Savona.
Ai u arrestua dje nga agjentët e policisë në Alessandria, pas një hetimi të gjatë. Në pranga përfundoi gjithashtu edhe e dashura e tij, Djana Goxha dhe miku i saj, Faik Imeri, të gjithë me kombësi shqiptare dhe me vendbanim në Aleksandri.
Policia arriti të zbulonte gjurmët e Ndocit në një apartament, duke marrë shenjat e gishtërinjve. Njeriu 31-vjeçar ishte më herët nën arrest shtëpiak në Alessandria për një sërë vjedhjesh të ndodhura në Brescia.
Teknika e përdorur ishte tipike e një hajduti profesionist “akrobat”, i aftë të ngjitej në çdo apartament dhe të depërtonte nëpër dritare, duke kërkuar më pas në banesa për sende me vlerë dhe të holla.
Duke ditur “eksperiencën” e tij të gjatë me grabitje, agjentët e kishin vënë nën shënjestër, duke monitoruar të gjitha lëvizjet e tij.

Nëpërmjet përgjimit, ata ishin në gjendje për të zbuluar se ku ndodhej Ndoci dhe cili ishte plani i tij i grabitjeve, duke patrulluar në zonë ku mendohej se ai do të shkonte.
Çdo herë që ai kishte një plan, një patrullë policore shfaqej në atë vend. Duke pritur për konfirmimin e vjedhjeve të radhës dhe shenjat e gishtave, hetuesit zbuluan të paktën katër vjedhje të tij, dhe dy të tjera të mbetura në tentativë.
Ai kishte arritur të grabiste objekte me vlerë rreth 30 mijë euro, të cilat do të rishiteshin në treg.
Përveç aktivitetit të vjedhjes dhe duke e ditur se policia po e përgjonte, Ndoci është përfshirë në larmishmëri “biznesi”, përfshirë edhe shitjen e drogës.
Në shtator 2017, në një mbrëmje ai u kthye nga një zonë e Milanos. Me të ishte edhe e dashura, ndërsa kishin edhe dy doza kokaine të destinuara për shqiptarin tjetër të arrestuar Faik Imeri. Të tre ndodhen në qelitë e baraburgimit. Ndoci nën akuzën e vjedhjes dhe trafikimit, ndërsa dy të tjerët nën akuzën e trafikut të drogës.

Rama një aktor klasi: Përlotet për krimin e vet me të birin tek Eni Vasili dhe akuzon Berishën

Edi Rama na e shfaqi veten si viktimë e një “megakonspiracioni” në “Studio e hapur”,ku çdo e zezë e kësaj bote, çdo fantazi perverse i është veshur padrejtësisht atij të shkretit. Rama e ka shumë të thjeshtë të hedhë poshtë atë që kanë shkruar mediat për të. Mjafton që të tregojë dëshminë në Gjykatë dhe të gjithë mediat përfshi edhe Berishën kanë detyrimin që t’i kërkojnë atij ndjesë. Por, ai nuk e bën këtë, sepse pavarësisht aktrimit që e server për publikun, ai e di se e vërteta është ajo e dokumentuara dhe ajo e trilluara në studiot e mediave.

Vasili: Kur thoni familjarët çfarë keni parasysh?
Rama: Kam parasysh djalin tim, që ishte fëmijë kur dola në fushatë elektorale dhe tha ky (Berisha në ekran) që ka akuzuar babain e vet për atësinë e të birit.
Kam parë djalin tim të tmerruar, që nuk dilte nga poshtë krevatit. Akuzat…overdozë, overdozë. Do t’i shkoj deri në fund kësaj pune, sepse unë e dua Shqipërinë. Unë nuk i ndahem këtyre deri sa njerëzit të më besojnë.
Vasili: E keni biseduar me Gregun më pas?
Rama: S’kam pasur kohë, sepse kanë vazhduar të tjera, e të tjera. Thjesht janë vetëm sakrifica dhe as nuk i qahem njeriu dhe s’ia kërkoj njeriu. Po ju them pse jam unë këtu. Është e pamundur që ky vend të bëhet normal. Mos ki frikë, shife se ai të do ty (i drejtohet Eni Vasilit që moderatorja të shihte foton e Berishës në sfond).
Vasili: Edhe juve ju do…
Rama: E di e di.
Vasili: Doja të dija nëse po bëni përpjekje për të ruajtur Zahon?
Rama: Ç’hyn Zaho këtu? Lëre atë se i del gogoli pastaj.

Petrit Vasili i kthen reston: Rama, një idiot dhe hajdut i çertifikuar

Rama e ofendoi një natë më parë tek Studio e Hapur duke e konsideruar Petrit Vasilin një budalla. Reagimi i deputetit të LSIi ka qenë mjaft i ashpër dhe i drejtpëdrejtë. Vasili e konsideron Ramën një idiot dhe hajdut të çertifikuar.
Flitet per skenare ruse,shantazhe ruse, nderhyrje ruse.
Nje rus i madh Dostojevski ka shkruar nje kryeveper “Idioti”, por te nje idioti te dobishem.
Kemi edhe ne nje idiot, por teresisht te padobishem e kemi dhe ne krye te qeverise.
Kersherine qe ta merrnim vesh se eshte idiot na e shuajti vite me pare Mero Baze nje profesionist i njohur i gazetarise, qe ne sherbim te trasparences publikoi edhe kartelen e tij mjeksore.
Por ju mos ja permendni idiotesine se ky kete alibi do ai,qe te thone “vjedh se eshte idiot dhe nuk kupton”.
Por ne fund prap se prap mbetet idiot dhe hajdut i certifikuar.

Reagon arkitektja ukrainase, Ira Miroshnikova të cilës ju vodh projekti për Teatrin: Po bëhem gati të hedh në gjyq Bashkinë e Tiranës

Arkitektja ukrainase, Ira Miroshnikova të cilës i është vjedhur projekti i saj nga Rama për t’u përshtatur si Teatër i ri Kombëtar ka reaguar pas pyetjes së një qytetari. Dorand Vojka i ka kërkuar të dijë nëse është kontaktuar nga Bashkia e Tiranës që projekti i saj të bëhet një Teatër i ri Kombëtar në Tiranë dhe nëse ka komunikuar me njeriun që Rama e ka paraqitur si arkitektin real. Arkitektja Miroshnikova ka reaguar duke deklaruar se ajo nuk është kontaktuar nga Bashkia e Tiranës për ndonjë projekt dhe po bëhet gati të hedhë në gjyq Bashkinë e Tiranës për vjedhjen e projektit.
Projekti për Teatrin Kombëtar u prezantua nga qeveria. Rama u shpreh se ky projekt është hartuar nga arkitekti Bjorke Ingles, i cili para aktorëve prezantoi projektin dhe u shpreh se do të jetë një godinë me një dizajn modern që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës.
Gjatë fjalës së tij Rama po ashtu edhe arkitekti theksoi se gjithë ky projekt është hartuar nga studio “Bjarke Ingels Group” me qendër në Danimarkë dhe është një projekti i hartuar vetëm për Teatrin Kombëtar.
Dyshimet që lindin për autorësinë e projektit të Teatrit Kombëtar
Projekti i prezantuar dje nga Rama ka një ngjashmëri të madhe me një projekt në Korenë e Jugut, i hartuar për qytetin Busan, i menduar për ndërtimin e një “Opera”. Ky projekt është hartuar në vitin 2011 dhe mban firmën e disa arkitektëve ukrainas.
Altin Goxhaj ka hulumtuar në lidhje me këtë dhe ka arritur në përfundimin që projekti i Teatrit Kombëtar është kopjuar nga studio “Forma Architects” e cila ka hartuar projektin për Operan në Korenë e Jugut.

Ai ka deklaruar se arkitektët ukrainas që kanë bërë projektin për në Korenë e Jugut janë Oleksiy Petrov, Irina Miroshnykova, Dmytro Prutkin, Alice Magirovskaya, Anton Izhakevich dhe Ksenia Dmitrenko. Sipas tij ata kanë reaguar duke u shprehur se projekti i tyre është vjedhur në Shqipëri.
Po kështu edhe arkitektja Ira Miroshnikova e studios ukrainase “Forma Architects”, që ka bërë projektin e parë ka reaguar pas prezantimit të djeshëm të projektit për Teatrin Kombëtar në Tiranë. Ajo ka publikuar fotot krahasuese mes dy projekteve dhe shkruan me ironi se nuk beson që ngjashmëria tepër e madhe. “Rastësi? Nuk e besoj…”, shkruan ajo teksa poston edhe fotot krahasuese mes dy projekteve.
Nëse i bëjmë një krahasim të dyja projekteve ka një ngjashmëri të madhe edhe tek numri i sallave, të dyja kanë nga dy të tilla. Po kështu teatri në të dyja projektet ndodhet brenda qendrës tregtare. Identike janë të dyja projektet në pamje të parë, dy godina si dy pika uji.
A është një projekt i vjedhur projekti i Teatrit Kombëtar që Rama prezantoi dje? Pse Rama e shiti dje si punë të arkitetit kanadez nëse rezulton e vërtetë që është vjedhur si projekt? A janë dhënë para për këtë studio ligjore nëse projekti është i vjedhur? Fotot e mëposhtme dhe sqarimet nga të dyja projektet ngrejnë shumë dyshime. Qeveria Rama për këtë ‘sukses’ të tij duhet të japë shpjegime.

Çipi: Projekti i Teatrit, plagjiaturë e studios ukrainase
Një ditë pasi kryeministri Edi Rama prezantoi projektin për Teatrin e ri Kombëtar, vepër e arkitektit danez, Bjarke Ingels, dalin dhe zërat e parë se bëhet fjalë për plagjiaturë.
Deklarata e fortë bëhet nga regjisori Kastriot Çipi, i cili thotë se, projekti i Ramës për TK është në fakt projekti i studios ukrainase Forma, fitues i çmimit të tretë (pra i skualifikuar) në konkursin për Operan e Busanit në Korenë e Jugut”.
Postimi i Çipit
Plagjiaturë e arkitektit danez apo paljaçatë e pushtetit? Projekti i Ramës për TK është në fakt projekti i studios ukrainase Forma, fitues i çmimit të tretë (pra i skualifikuar) në konkursin për Operan e Busanit në Korenë e Jugut. Shikojini fotot dhe gjykoni vetë!
Faleminderit për zbulimin Ervin Goci!
Faqja e studios Forma dhe projekti:

Noka: Peshku i madh është në familjen kryeministrore

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24 ditën e sotme foli për akuzat e qeverisë ndaj PD për financimet ruse, pas artikullit të publikuar në revistën “Mother Jones”. Noka tha se e gjithë kjo tymnajë bëhet për të mbuluar skandalet e qeverisë së tij. “Mother Jones është një gazetë mbrapa së cilës fshihet babai shpirtëror i Edi Ramës, George Soros”, u shpreh deputeti demokrat, shkruan BalkanWeb. “Edi Rama është mjeshtër i tymnajave për të mbuluar skandalet e qeverisë së tij. Le të vijojnë hetimet. S’ka asgjë për të fshehur nga Partia Demokratike. Mother Jones është një gazetë mbrapa së cilës fshihet babai shpirtërtor i Edi Ramës, George Soros. Që këtu kuptohet. Father Soros nëpërmjet Mother Jones i vjen në ndihmë Edi Ramës që paguan për këtë gjë. Po pse ndodh kjo e pikërisht tani? Se skandalet ku është zhytur Rama janë të tilla sa në një vend normal do rrëzonim 10 qeveri.

A ka fakt më të madh se të kapen 613 kg kokainë? E vërteta doli që Shqipëria është bërë Kolumbi e Europës, avionët iknin e vinin me drogë. Fjalët tona i citon Departamenti amerikan i Shtetit. Është vendi i parë në botë për konsumimin e kokainës, pse nuk ishte kur drejtoja unë dhe qeveria Berisha. Peshku i madh është në familjen kryeministrore, duhej dështuar transporti se do dilte familja Rama”, tha Noka. “Për zhvillimet e fundit politike, skandalet e radhës së kësaj qeverie. Me skandale të tilla një qeveri normale duhej të dorëzohej, nuk e kemi thënë kot ne. Ka vetëm një zgjidhje këtë vend, revolucion për ta përjashtuar këtë qeveri. Me revolucion popullor. Opozita ka një synim, rrëzimin e klikës që është në pushtet dhe prandaj jemi bashkë dhe me LSI”, u shpreh Noka.