26.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Problemet shëndetësore që kemi me ndërrimin e stinëve

Pranvera po vjen, por trupi jo gjithmonë reagon pozitivisht. Lodhje, dhembje koke, apati, gjendje dobësie, mungesë oreksi apo çdo gjë që fillon me rilindjen e stinës. Të gjitha këto shenja i atribuohen asaj që në gjuhën e popullit quhet “periudha e ndryshimit të gjakut”. Specialistët shpjegojnë disa nga sëmundjet që shoqërojnë periudhën nga kalimi i një stine në një tjetër. Ata shpjegojnë se cilat janë shkaqet e këtyre sëmundjeve, si dhe këshillat si të përballojmë më lehtë këtë fazë. “Ndryshimet stinore ndikojnë në ritmin biologjik të organizmit të njeriut. Ato shoqërohen me rritje të temperaturave, zgjatjen e ditës dhe ndryshimin e mënyrës së të ushqyerit. Trupit të njeriut i duhet kohë për t’u përshtatur me këto ndryshime”, shprehen ata. Kjo është arsyeja pse njerëzit ankohen shpesh për lodhje të tepruar, këputje, mungesë përqendrimi. Shenjat e mësipërme janë më të theksuara në persona që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, organizmi i të cilëve jo gjithnjë i përballon aq lehtë. Në fakt, kjo shihet si një periudhë tranzicioni me të cilën i gjithë organizmi i njeriut bën përpjekje për t’u ambientuar me stinën që vjen. Rizgjimi i stinës, kundrejt pozitivitetit që sjell pranvera, mbart me vete edhe pasoja negative. Specialistët renditin disa të tilla. Sipas tyre, sistemi që preket më shumë është ai kardiovaskular. Incidencën më të madhe për t’u prekur e kanë ata që vuajnë nga zemra dhe hipertensioni. “Mekanizmi është shumë i thjeshtë, pasi të gjithë e dinë se nga të ftohtit trupi i njeriut tkurret. Për pasojë dhe enët e gjakut. Duke pasur një seksion më të ngushtë në vazat e gjakut, ndodh rritja e tensionit mbi vlerën normale. Aty ku vazat e trurit ose të zemrës janë të ngushtuara ose të dobëta ndodhin infarktet. Po ashtu, duke u rritur tensioni, vazat e gjakut çahen”, shprehen ata.

Prandaj këshillohet që ata që vuajnë nga sëmundje të sistemit kardiovaskular të bëjnë një vizitë që në fillim të stinës. Mjeku kardiolog në këtë rast bën rritjen e dozës së medikamenteve gjatë kësaj periudhe. Më tej, në muajin qershor, kur fillon edhe vapa për të kaluar në stinën e verës, bëhet ulja e dozës së ilaçeve që rrisin vazat e gjakut. Me vapë, këtu nuk nënkuptohet djersitja normale në periudhën e verës. Specialistët shpjegojnë që vapa ndikon në sistemin e të sëmurëve duke i bërë ata të djersitin edhe kur ndodhen në hije. Ky është një tregues që me organizmin e tyre po ndodh diçka jo normale. “Përveç tyre, kemi dhe prekje të vazave periferike të gjakut siç janë arteriet autoimunitare si morbusburger, i cili shfaqet tek të rinjtë që pinë duhan dhe kanë inflamacione të vazave në anësi të poshtme. Po ashtu, njihet edhe morbustakajashi, i cili nuk është gjë tjetër veçse, pasja e duarve të ftohta gjatë gjithë kohës. Këto nuk shkaktohen nga ngushtimet e vazave, por nga inflamimi i arterieve dhe venave që ushqejnë me gjak duart. Edhe në këtë rast jepet si mjekim zgjeruesi i fazave. Po ashtu, infeksionet virale, shumë të përhapura shoqërojnë individët, sidomos fëmijët edhe në periudhën e pranverës. “Në periudhën që po kalojmë, të gjitha llojet e infeksioneve kanë një rritje të madhe si pasojë e dy faktorëve. Së pari, i ftohti bën që imuniteti i organizmit të ulet. Së dyti, njerëzit rrinë më tepër në ambiente të mbyllura, ku gripi transmetohet shumë më lehtë”. Por kjo nuk do të thotë që infeksionet e rrugëve respiratore i kemi lënë pas. Përkundrazi, ato i kemi akoma nëpër këmbë dhe në rast se nuk kurohen në kohë marrin përmasa të rrezikshme.

“Duhet pasur kujdes që këto viroza të mos komplikohen më tej me infeksione bakteriale, të cilat bëhen më të vështira për t’u mjekuar. E thënë ndryshe, këshillohet që një grip i thjeshtë të mbetet dhe të trajtohet si i tillë, pa marrë komplikacione të tilla si bronkopneumonia, sinusitet e ndryshme etj. Specialistët theksojnë që një infeksion viral të mos zgjasë më tepër se 3-4 ditë, të mos kapë organizmin me infeksione shumë më të rënda. Gripi është mirë të mjekohet në lidhje të ngushtë me mjekun, i cili di kur jepet dhe kur nuk jepet antibiotiku. “Kurrsesi nuk mund të merret një antibiotik në fazat e para të gripit. Duhet të tentohet fillimisht që ai të kalojë me vitaminë C, çajra dhe aspirina. Në rast se gripi nuk kalon për 3-4 ditë dhe temperatura është mbi 38 e gjysmë, këshillohet mjekimi tek mjeku”. Ka nëna që në dukje mund të quhen “të kujdesshme” i bëjnë dëm fëmijës së tyre duke i dhënë antibiotik jo në kohën e duhur dhe pa kriter. Në momentin që do të duhet një i tillë, atëherë nuk bën më punë, pasi organizmi ka fituar imunitet.

Depresioni, i thoni jo valiumit
Depresioni është një tjetër sëmundje që agravon gjatë dimrit dhe mund të ketë pasoja edhe në stinën pasardhëse. “Depresioni apo paradepresioni dhe gjendjet e ankthit rëndohen shumë gjatë dimrit për dy arsye. Në dimër shtohen orët noturne dhe ulen ato diurne”. Teksa shpjegon këtë, specialistët i referohen faktit që në vendet veriore të Evropës, si dhe në vendet skandinave ku ka më shumë ditë pa diell dhe netët janë shumë të gjata, ka më tepër vetëvrasje dhe gjendje depresive se në vendet me diell apo siç quhen në gjuhën mjekësore sunycountry. “Kjo ndodh pasi serotonina që është elementi që përmirëson humorin e njeriut, mendohet që sintetizohet më mirë dhe është më me shumicë në gjak. Kjo është arsyeja që për një njeri me depresion, në dimër agravohet gjendja e tij”. Kjo është ana e mirë e ardhjes së pranverës, e cila sjell një rritje të orëve të ditës dhe rritje të substancës që ngre humorin tek individët. Kalimi i periudhës së dimrit për në pranverë sjell një periudhë tranzicioni dhe ndryshimi në humorin e njeriut. Mjeku këshillon të kihet kujdes në moskalimin e depresionit me mënyra individuale. “Pacientët duhet të drejtohen medoemos tek mjeku psikiatër. Shumë pak prej tyre e bëjnë një gjë të tillë. Zakonisht ata marrin benzodiazitina apo valiume deri tek larguesit e ankthit. Individë të tillë bëhen shumë të varur ndaj tyre”. Nëse jeni me depresion, mos lejoni që ai t’ju përfshijë të tërin. Këshillohet dalja nga shtëpia, shoqërimi me njerëz apo gjetja e një hobi. Sipas specialistëve, këtë punë duhet ta bëjë psikoterapia.

Pranvera vjen me alergjitë ndaj pluhurit
Ardhja e stinës së pranverës shënon edhe fillimin e sëmundjeve alergjike. Nuk janë të paktë ata që rrinë me shami në dorë për të përballuar alergjitë e stinës. “Fillon poleni i disa luleve, i cili sjell lindjen e disa sëmundjeve alergjike, të cilat duhet të marrin mjekim si të gjitha sëmundjet e tjera”. Nuk janë të paktë njerëzit që preken nga alergjitë e ndryshme që në fillim të marsit. Njerëzit alergjikë ndaj pluhurit dhe polenit të luleve, me ardhjen e pranverës e dinë që papandehur do t’i lotojnë sytë, do t’i skuqen dhe do t’i kruhen qerpikët, tërë ditën do të teshtijnë. As dhjetëra facoleta nuk do të mjaftonin për të ndalur sëmundjen. “Alergjikët me përvojë, të cilat për çdo pranverë luftojnë me të njëjtin problem, me siguri do të provojnë disa mjete mjekësore, siç janë antihistaminikët, pikat për hundë, akupunktura, hemopatia apo hiposensibiliacioni (futja e alergjenit në mënyrë që në trup të krijohen antitrupat)”.

Lëkura, shqetësimi që sjell stina
Lëkura e njeriut tregon gjendjen e shëndetit, ushqimin dhe stilin e jetës që bën gjithsecili. Grupi i sëmundjeve të lëkurës është një tjetër shqetësim që vjen si pasojë e ndryshimit të stinëve. “Shfaqet kutismormorata apo siç e thotë populli morthi. Kjo vërehet në zona shumë të ekspozuara nga të ftohtit. Po ashtu personat me akne në fytyrë përkeqësohen, lind dermatidi atopid, ekzemat tek fëmijët etj.”. Specialistët shpjegojnë që shenjat e mësipërme vijnë nga çrregullimet në lëkurë, si pasojë e të ftohtit. Pra, lëkura merr më pak gjak se normalisht. Këto janë shenja që përmirësohen me lyerje dhe mjekime lokale, të cilat merren me rekomandim nga mjeku dermatolog. Këshillohet evitimi në maksimum i daljeve jashtë, nga ku ekspozimi është edhe më i madh për acarimin e lëkurës.

Nuk ka Teatër, është projekti më i madh i betonit në qendër

Ndërtimi i një godine të re për Teatrin Kombëtar është vetëm pretekst dhe mbulesë për projektin më të madh deri tani të betonizimit të qendrës së Tiranës, një bllok masiv ndërtesash, shumica e ndërtuar mbi tokë publike që do të tjetërsohet në favor të privatit. Ndërtesat do të shërbejnë si qendra tregtare, qendra biznesi, dhe banesash. Exit.al ka siguruar projektin e plotë të Teatrit të ri Kombëtar. Praktikisht, e gjithë zona nga rruga para Ministrisë së Brendëshme deri tek rruga para godinës së vjetër të PD-së, pra përballë qendrës Toptani do të ndërtohet, duke krijuar kështu, së bashku me ndërtesat ekzistuese Torre Drini, Gjergji Center dhe Eurocol, një bllok të dendur ndërtesash të larta. Projekti parashikon prishjen e ish-godinës së PD-së, madje edhe te ndërtesës së vjetër të njohur si Sarajet (edhe pse pronarët e kësaj ndërtese po i qëndrojnë ende trysnisë së Kryeministrit Rama përmes ndërtuesit). Exit.al ka mësuar gjithashtu se do të jenë tre firma që do të zhvillojnë të gjithë bllokun: Fusha, Kastrati dhe Edil-Al. Ndërtuesi kryesori do të jetë Fushashpk, që do të jetë edhe ndërtuesi i godinës së teatrit në shkëmbim të tokës publike. Projekti i godinës së teatrit që ka bërë publike dyshja Rama-Veliaj është keqinformues. Duke paraqitur vetëm maketin e ndërtesës së re të teatrit, mbahen të fshehura të gjitha ndërtimet përqark saj.

Maketi i paraqitur fsheh faktin se më shumë se gjysma e territorit të tanishëm në pronësi të teatrit dhe Ministrisë së Kulturës do të tjetërsohet në favor të privatit për ndërtimin e disa godinave të larta. Projekti i paraqitur përfshin rrugica për kalimtarë dhe pjesë të gjelbëruara, të cilat nuk ekzistojnë në projektin që do zbatohet në praktikë. Projekti do të përfitojë nga të gjitha lehtësirat fiskale që ka krijuar së fundmi dyshja Rama-Veliaj, përgjysmimi i tarifës së ndërtimit dhe ulja e TVSH-së për hotelet e shtrenjta. Gjithashtu, pritet që për të shmangur të gjitha pengesat ligjore për këtë skemë krejtësisht të paprecedentë shkëmbimi midis qeverisë dhe privatëve do të duhet të ndryshohen ligje dhe me gjasa edhe miratim në Kuvend. Pjesa më shqetësuese nga të gjitha është vlerësimi i kostos së ndërtimit të godinës së teatrit, e cila pritet që të fryhet përtej asaj reale për të justifikuar truallin publik që do t’i jepet privatit. Edhe pse në emisionin Opinion, Veliaj është shprehur se godina do të kushtojë 20-30 milionë euro, në praktikë ajo do të kushtojë shumë më pak—në dëm të cilësisë.

70 minutat e takimit Rama-Tahiri, duan t’i mbyllin gojën Pezakut, lidhja me përgatitësin e kokainës së Sajes

Ish-Kryeministri ka postuar një status nga Antidroga dixhitale ku tregon, arsyet e vërteta të takimit, Rama-Tahiri dhe detyrat e reja për Tahirin që t’i mbyllë gojën Pezakut që shkruante se transportonte miell për partizanët.
Antidroga dixhitale zbulon:
Qellimet e takimit 70 minuta Rama-Tahiri ne spital! sb
“ I nderuar, një info e vogël që ndoshta ju hyn në punë:
Pershendetje doktor Rama mashtroi mbreme si per çdo gje dhe takimin me Tahirin.Ai takim eshte zhvilluar dhe ka patur dy çeshtje: Se pari Rama i ka premtuar Sajmirit se se shpejti do nderpriten hetimet ndaj tij Se dyti ne takim eshte diskutuar per ngarkesen e fundit te 613 kg droge te Edi dhe Olsi Rames.Kerkojne ti mbyllin me çdo kusht gojen Pezakut qe shkruante se transportonte droge per partizanet dmth vellezrit Rama! Njeriu i besuar i Saimir Tahirit në përgatitjen e drogës që pinte vetë ka qenë gjithnjë Roni Shqiopa, i cili deri pak kohë më parë (e hoqi Fatmir Xhafaj) ishte drejtor i Shtëpisë së Pushimit të MPB-së në Durrës. Lidhja e Ronit me Saimirin dihej nga gjithë ministria. Roni Shqiopa ka lindur në Katundin e Ri në Durrës në vitin 1984, por banon në Durrës. Nga ky fshat është edhe Armando Pezaku (1993) që “çonte miell për partizanët”. Armando është djali i Agronit dhe Verie Shqiopës (me origjinë nga Sukthi). Nuk është çudi nëse hetohen telefonat, të dalë lidhja e me Saimir Tahirin, nëpërmjet Roni Shqiopës. Jo më kot, Saimir Tahiri dhe Armando Pezaku, kanë të njëjtin avokat, Maks Haxhinë, të sugjeruar nga i njëjti person. Nëse vërtetohen si prova (tabulate, etj) lidhjet e Roni Shqiopës me Armando Pezakun,dhe Saimir Tahirit do te ishte shume e vyer per zberthimin e grupit te partizanve,me respekt.

Kjo është korrespondenca e Ramës me rusët

Në kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 Qershorit, shërbimet inteligjente të disa shteteve partnere në NATO, sinjalizuan autoritetet më të larta të vendit tonë mbi disa negociata të dyshimta ndërmjet GAZPROM-it rus dhe kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol me mbështetjen e Ministrisë së Energjisë. Historia nis në verën e vitit 2016, kur kompania ‘JURIMEX’ në pronësi të biznesmenit rus Robert Nowikovsky, kërkoi të merrte me koncension disa blloqe naftëmbajtëse në jug të vendit. Pas një korrespondence disa mujore me rusët, drejtori i Albpetrol-it Endri Puka, në dhjetor 2016 i kërkoi ministrit Gjiknuri që të niste negociatat zyrtare me kompaninë JURIMEX për arritjen e një marrëveshje koncensionare. Hashtag.al ka siguruar të plotë shkresën që drejtori Endri Puka i dërgoi Ministrit Gjiknuri dhe ish-kreut të AKBN-së. Për katër muaj me radhë ministri Gjiknuri nuk e adresoi kërkesën e Endri Pukës, vartësit të tij besnik. Deri kur, në Prill-2017 ish-drejtori i AKBN-së Viktor Tusha ndërhyri zyrtarisht dhe nëpërmjet një shkrese i kërkonte Albpetrol-it dhe Ministrisë së Energjisë që të verifikonin kompaninë ‘JURIMEX’ dhe biznesmenin rus Noëikovsky pasi marrëveshja me këtë biznesmen mund të cenonte sigurinë kombëtare.
Një muaj pasi Tusha dërgoi shkresën paralajmëruese, ministri Damian Gjiknuri e pezulloi atë nga detyra.

Ky ishte momenti kur disa shërbime inteligjente të vendeve partnere sinjalizuan me shqetësim shërbimet shqiptare si dhe personalitetet më të larta të vendit mbi situatën.
Një burim diplomatik informoi Hashtag.al se sinjali i mbërritur nga shërbimet partnere sugjeronte se ministri Gjiknuri dhe drejtori i Albpetrol-it Endri Puka ishin në favor të realizimit të marrëveshjes koncensionare me rusët, ndërsa Gjiknuri dyshohej se kishte kontaktuar në mënyrë informale jashtë vendit dhe përfaqësues të kompanisë ruse JURIMEX. Ministria e Energjisë dhe Albpetroli po tentonin të lidhnin marrëveshje zyrtare me një biznesmen rus, emri dhe roli i të cilit njihet si pararoja e interesave të GAZPROM-it në Evropë.

Robert Nowikovsky
Robert Nowikovsky është hebre me origjinë ruse, i cili dyshohet se ka kontrabanduar me Moskën që nga koha e BRSS. Emri i Robert Nowikovsky-it nga kërkimi i hapësirës publike është evident, duke u bazuar në dokumentat e Senatit Amerikan, Komisionit Energjitik të BE dhe mediave prestigjoze ndërkombëtare. Disa media moskovite kanë raportuar se Noëikovsky është person i besuar dhe partner në biznes, i ish-drejtorit të GAZPROMBANK, Andrei Akimov.

Skema e lidhjes së kompanive të Robert Nowikovskyt me GAZPROM-in
Janë disa kompani në pronësi, në përqindje të ndryshme të zotit Robert Noëikovsky, (si psh. Centrex Group, Jurimex Commerce Transit GMBH, CEEGAG, GHGAS, ZAOAB etj), të cilat shërbejnë si urë për marrjen e koncensioneve të ndryshme, në krijimin e shoqërive të caktuara dhe pastaj për blerjen 100% të këtyre aksioneve nga GAZPROM.
Grupi Centrex dhe Robert Nowikovsky është cilësuar në një seance dëgjimore të Senatit Amerikan(2008), drejtuar nga Joe Biden, si grupi kryesor i lëvivzjes së kapitaleve të GAZPROM-it në Evropë. Në një komunikatë të Komisonit Energjitik të BE-së(2011), përmendet në mënyrë nominale zoti Robert Noëikovsky dhe grupi Centrex, si një nyje përfaqësimi direkt i GAZPROM-it në politikat e energjisë dhe ndërtimin të naftësjellësit Nabucco. Noëikovsky dhe rrjeti i kompanive të tij cilësohet në këtë dokument si kërcënim për indipendencën e energjisë të Bashkimit Europian.
Hashtag.al

Çfarë ka biseduar Damian Gjiknuri në Shën Petërsburg me Robert Nowikoskyn e Jurimexit
Edi Rama pranoi drejtpërdrejt në TV mbrëmë, se ai është takuar me kompani ruse në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por ai, qëllimisht e anashkaloi emrin e kompanisë dhe detajet. Edi Rama duhet të përgjigjet: Kush i solli rusët e Gunvorit në zyrën e tij në Tiranë? Çfarë u diskutua dhe u ra dakord me ta? A ka Gunvor në Shqipëri një kompani të përbashëkt me Besnik Sulajn, mikun e ngushtë të Edi Ramës? Çfarë marrëveshje ka bërë Edi Rama me Erdoganin për ndërtimin e Aeropotit të Vlorës nga një kompani që ndërton centrale bërthamore me kompani shtetërore ruse? Gjithashtu Edi Rama duhet të përgjigjet: Çfarë ka biseduar Damian Gjiknuri në Shën Petërsburg me Robert Noëikoskyn e Jurimexit, një personazh të cilësuar nga Senati Amerikan dhe Bashkimi Europian si person që rrezikon pavarësinë energjitike të Evropës? Çfarë i është premtuar Jurimexit? Të gjitha nyjet e drogës, krimit, pastrimit të parave, ndikimeve të paligjshme përfundojnë tek Edi Rama dhe familja e tij. Ky realitet nuk mund të fshihet dot nga sulmet që i bëhen Partisë Demokratike, të paguara me paratë e kokainës dhe të krimit. As vendosmëria e Partisë Demokratike kundër krimit dhe drogës nuk ka për të ndryshuar.

Çipi: Projekti i Teatrit, plagjiaturë e studios ukrainase

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama prezantoi projektin për Teatrin e ri Kombëtar, vepër e arkitektit danez, Bjarke Ingels, dalin dhe zërat e parë se bëhet fjalë për plagjiaturë.
Deklarata e fortë bëhet nga regjisori Kastriot Çipi, i cili thotë se, projekti i Ramës për TK është në fakt projekti i studios ukrainase Forma, fitues i çmimit të tretë (pra i skualifikuar) në konkursin për Operan e Busanit në Korenë e Jugut”.
Postimi i Çipit
Plagjiaturë e arkitektit danez apo paljaçatë e pushtetit? Projekti i Ramës për TK është në fakt projekti i studios ukrainase Forma, fitues i çmimit të tretë (pra i skualifikuar) në konkursin për Operan e Busanit në Korenë e Jugut. Shikojini fotot dhe gjykoni vetë!
Faleminderit për zbulimin Ervin Goci!
Faqja e studios Forma dhe projekti:
http://www.formaarchitects.com/projects.php?i=56

 

Qëndrimet e forta politike të Mike Pompeo që e bënë Sekretar Shteti

Mike Pompeo ka lindur në Orange të Kalifornisë më 30 dhjetor të 1963-ës. Ai e ka përfunduar akademinë ushtarake në SHBA, ndërsa ka diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë së Harvardit. Ish-zyrtari i Ushtrisë, anëtar në Dhomën e Përfaqësimit në Kansas, dhe anëtar i komisionit të Inteligjencës, është me origjinë italiane. Pompeo ishte redaktor i Harvard Law Review. Më pas ka punuar si avokat për Williams dhe Connolly. Mike Pompeo është një nga personat më kritikë të marrëveshjes bërthamore që Administrata e Presidentit amerikan, Barack Obama, nënshkroi me Iranin. Ka qenë pjesë e Komisionit të Përzgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së që hetoi rolin e luajtur nga atëherë sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, gjatë sulmeve terroriste që pësoi ambasada e këtij vendi në Bengazi (Libi) në vitin 2012. Është mbështetës i programit kontrovers të mbledhjes së të dhënave të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA), dhe u përpoq të rivendos qasjen në informacionin e mbledhur që kur hyri në fuqi Ligji Patriot në tetor 2001 deri në fund të vitit 2015. Ai kundërshton mbylljen e burgut të Guantanamo dhe ndërsa të burgosurit zhvillonin një grevë urie në vitin 2013, vizitoi vendin dhe tha se “shumë preh tyre ishin shëndoshur”. Është kundër rregullimit të gazeve serrë dhe në favor të dhënies fund të programit të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit që regjistron çlirimin e gazeve

Disa javë pas atentateve në maratonën e Bostonit në vitin 2013, jo vetëm që akuzoi udhëheqësit fetar islamik se nuk bënë mjaftueshëm për të dënuar sulmet terroriste, por gjithashtu sugjeroi se mund ata t’i kishin nxitur. Është kundër abortit: Vlerëson se është legjitim vetëm kur jeta e nënës është në rrezik, por duhet të jetë i paligjshëm në rastet e përdhunimit dhe incestit. Ai kundërshton që t’u kërkohet furnizuesve të ushqimit që të etiketojnë produktet e tyre të përpunuara me organizma të modifikuar gjenetikisht me akronimin OMG.

Largimi i Tillerson dhe zëvendësimi nga Pompeo u lajmërua që më 30 Nëntor, një femër në krye të CIA-s

Lajmi i publikuar më 30 Nëntor del i vërtetë sot më 13 Mars. Media të ndryshme po raportojnë për një lëvizje të mundshme në drejtimin e Departamentit amerikan të Shtetit. Nuk dihet sa e vërtetë është nisur nga fakti se burim i lajmit është “New York Times”, por sipas këtij informacioni, Rex Tillerson do të zëvendësohet nga Mike Pompeo në detyrën e sekretarit të DASH. Në vend të Pompeos, aktualisht drejtor i zbulimit amerikan, CIA, thuhet se do të caktohet senatori i Arkansasit, Tom Cotton. Muaj më parë, largimi i Tillerson u përfol si i mundshëm për shkak të divergjencave mes tij dhe presidentit Trump, por si pasuese e tij u përfol ambasadorja e SHBA në OKB. Ndërkohë zyrtarizohet edhe kreu i ri i CIA-s. Për të parën herë në krye të CIA-s do të jetë Gina Haspel.

Trump shkarkon sekretarin e Shtetit Rex Tillerson, në vend të tij kreu i CIA-s Pompeo

U.S. President Donald Trump (C) defers to Secretary of State Rex Tillerson (L) to answer a reporter's question after their meeting, also including U.S. Ambassador to the United Nations Nikki Haley (R), at Trump's golf estate in Bedminster, New Jersey U.S. August 11, 2017. REUTERS/Jonathan Ernst

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar nga posti i kryediplomatit Rex Tillerson, duke e zëvendësuar atë me drejtorin aktual të CIA-s, Mike Pompeo. Kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka njoftuar përmes rrjetit social Twitter shkarkimin e tij, duke e falënderuar atë për shërbimin e deritanishëm dhe duke shprehur besimin se Sekretari i ri i Shtetit, Pompeo do të bëjë një punë fantastike. Ndërkohë, Gina Haspel do të bëhet drejtoresha e parë femër e CIA-s, siç bën të ditur vetë Trump. Presidenti Trump njoftoi të martën se Rex Tillerson nuk do të jetë më Sekretar i Shtetit. Mike Pompeo, drejtori i CIA-s, do të zëvendësojë Tillerson në këtë rol. Trump e bëri lajmërimin në Twitter. “Mike Pompeo, drejtor i CIA-s, do të bëhet sekretari i ri i shtetit, ai do të bëjë një punë fantastike! grua e zgjedhur kështu. Urime për të gjithë!”.

“Më mirë një Teatër që pasqyron brekët e Violeta Manushit se sa vizat e bardha të kokainës. Rama miliona euro për lobim në SHBA”

“Rama ka qejf të bëjë plazh lakuriq… më mirë brekët e Violeta Manushit”, Kryemadhi shkrin deputetët e LSI, sikletos gazetarët. Monika Kryemadhi në daljen para gazetarëve ka bërë deklarata pa “doreza”. E pyetur për projektin e Teatrit Kombëtar prezantuar dje nga kryeministri Edi Rama, Kryemadhi tha se kjo është çështje shijesh duke kujtuar edhe fotot nudo të kryeministrit. “Kjo është çështje shijesh. Kryeministrit i pëlqen të bëjë edhe plazh nudo pë rshembull. Unë s’kam parë ndonjë nga LSI të bëjë plazh lakuriq” (Vasili e Gjosha qeshin, gazetarët ulin kokën). “Më mirë një Teatër Kombëtar që pasyqrojnë brekët e Violeta Manushit se sa vizat e bardha të kokainës”, sulmoi më tej Ramën Kryemadhi ndërsa u tha gazetarëve në fund, që mos shqetësoheshin për mungesën e saj pasi kjo është edhe një lloj strategjie. “Edhe mos u shqetësoni për mungesën time se kjo është një lloj strategjie që ka ndjekur LSI për t’i dhënë hapësira të rinjve e figurave të tjera në parti”, tha kryetarja e LSI. Kryemadhi ka pasur edhe një përgjigje për akuzat e Ramës për lobimin e PD në SHBA me të ashtuquajturat, para ruse. “Në fakt Rama është veshur si gruaja e Bilalit për të bërë foton me Obamën dhe po të investigohet janë miliona euro që Rama ka lobuar në Shtetet e Bashkuara”, tha Kryemadhi.

“Plas bomba” në Itali, Igli Tare: Kampionati i trukuar…!

Rebelimi i Lazios pas ndeshjes së fundit, të barazuar në fushën e Cagliarit, shtë shoqëruar nga polemika e madhe për një penallti jo dhënë në favor të bardhekaltërve. Klubi kryeqytetas e ka shprehur zhgënjimin e tij të madh përmes gojës së drejtorit sportiv, Igli Tare, i intervistuar ekskluzivisht nga “Corriere dello Sport”: “Nuk iu dha penallti Lazios pas ndërhyrjes ndaj Immobiles dhe nuk u kërkua ndihma e VAR-it, ndërsa me 11-metërshin e Cagliarit ndodhi e kundërta. Pse kishte dy interpretime të ndryshme? Pikërisht kjo është pyetja, madje edhe e jona. Nuk kam një përgjigje. Thjesht, mund ta përsëris, pse dy interpretime të ndryshme? Ajo ndaj Immobiles nuk ishte penallti e zakonshme, ishte dyfish penallti dhe nuk ndodh thuajse kurrë një episod i tillë në futboll. E prek fillimisht një futbollist i Cagliarit, pastaj tjetri. E shtrinë në tokë të dy. Nuk mund ta kuptoj si nuk e panë. A kemi biseduar me Guidan? Si na u përgjigj arbitri? Sipas tij, këtë na ka thënë, nuk kishte dyshime. Nuk ishte penallti. Pse? E justifikoi duke folur për simulim. Immobile kishte simuluar rënien. Atëherë, përse nuk e ndëshkoi me karton për simulim?

Guida i nxori karton të verdhë për protesta. Nëse mendonte se kishte simuluar, duhet ta kishte ndëshkuar me të vërdhë, pikërisht për këtë motiv dhe jo për protestë. Janë disa situata që nuk kanë logjikë. Shikoni penalltinë e dhënë për Cagliarin. VAR-i, thotë protokolli, ndërhyn në fund të një aksioni dhe para se të rinisë loja, kur topi është i ndalur për një goditje këndi apo të lirë. Në këtë rast, Guida u ndal nga Gavillucci gjatë lojës dhe u dha 11-metërsh. Topi ishte në lëvizje. Si mund të ecet përpara kështu? Nuk e di. Jemi lodhur duke folur. Nuk e bëmë pas ndeshjes me Juven, që ishte një nga ndeshjet më të bukura të sezonit, pavarësisht se ishte një penallti e qartë. Sepse ndërhyrja e Benatias ndaj Leivas ishte e dukshme. U dëmtuam edhe një javë më parë. Tani e pranojnë edhe ekspertët, që nuk e kanë pëlqyer kurrë Lazion. Jemi dëmtuar para syve të të gjithëve. Janë shumnë episode që rëndojnë në kampionat…”
Nuk ka munguar qëndrimi i Tares edhe për VAR-in, që po funksionon në Seria A: “VAR-i na ka zbritur shumë në klasifikim. Unë them 12 pikë. Të themi vetëm 6? Dakord, janë vetëm 6 pikë, për shkak të interpretimeve të gabuara dhe nga gabimet që janë para edhe në TV, siç ishte goli me dorë i Cutrones gjatë ndeshjes me Milanin.

Pozicioni i Lazios sot do të ishte tjetër, nuk them në zonën “Champions”, por thuasje aty. Kështu po shtremërohet gara, po trukohet kampionati”. Frazat e ashpra të ekzekutivit shqiptar të Lazios nuk kursehen: “Po thosha, dy ose tre muaj më parë, në mes të nëntorit dhe dhjetorit, ne kemi qenë të penalizuar qartë, në katër lojëra, njëra pas tjetrës. Në to Lazio u dëmtua dhe aty kemi humbur distancën tonë nga Napoli dhe Juve. Asokohe, kemi qenë tri pikë larg nga vendi i parë, flisnim edhe për “scudetton”. Më tej e ngadalësuam hapin, tani jemi të katërtit, në vrapim me të tjerët, por ka pasur një handikap. Gara ka qenë e shtrembëruar plotësisht dhe nuk ka besim të mirë”.
E megjithatë, qëllimi “Champions” është ende gjallë te bardhekaltrit: “Ne jemi aktualisht në garë, por nuk guxojmë të japim përqindje. Por, në qoftë se duam të gjithë, nëse vazhdojmë të luftojmë dhe të jemi të përqendruar, unë jam i bindur se Lazio, pavarësisht vështirësive, mund të arrijë një objektiv të merituar. Do të vazhdojmë të ëndërrojmë, sepse cilësia është atje, në skuadër. Në fund, në fund të zemrës sime, mendoj se do të arrijmë ta bëjmë realitet edhe Champions-in”.