19.5 C
Tirana
E diel, 24 Gusht, 2025

Tre temat e diskutimit mes Bashës dhe Lu

Janë zbardhur detaje nga takimi i mesditës mes ambasadorit të SHBA-së, Donald Lu dhe kreut të PD-së Lulzim Basha. Takimi që ka zgjatur rreth 60 minuta, është zhvilluar në ambientet e selisë blu, me kërkesë të ambasadorit të SHBA-së. Burime kanë bërë të ditur se kreu i opozitës Lulzim Basha dhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu kanë diskutuar dhe shkëmbyer pikëpamje mbi zbatimin e Reformës në Drejtësi. Gjithashtu është diskutuar edhe për luftën e munguar kundër krimit dhe drogës nga ana e qeverisë. Në bisedën mes tyre, Basha dhe Lu, kanë diskutuar edhe proceset e ardhshme politike brenda Partisë Demokratike.

Rama pranon negociatat sekrete me kompaninë e naftës së Putinit

Edi Rama ka pranuar mbrëmë për herë të parë se kishte pritur në zyrën e tij shefin e grupit Gunvor, Torbjörn Törnqvist. Takimi është bërë në zyrën e kryeministrit shqiptar në Tiranë, ku është diskutuar marrja e naftës shqiptare nga kompania ruse.
Vetëm pak ditë pas këtij takimi, SYRI.net në mënyrë ekskluzive mori disa informacione për bisedën që ishte bërë. Duke qenë se takimi i Ramës ishte bërë me një kompani që ndodhet në listën e zezë të SHBA-së për financime të dyshimta, lajmi shqetësoi shumë kompaninë ruse e cila reagoi me një email për artikullin.
Por pas këtij reagimi, SYRI.net bëri publik edhe një reagim të Departamenti Amerikan të Shtetit, që e klasifikonte kompaninë ruse ‘Gunvor’ në listën e zezë të saj.
Në datën 15 nëntor 2017, SYRI.net i bëri një email zyrës së shtypi në kryeministri dhe drejtorit të marrëdhënieve me mediat në kryeministri, Endri Fuga. Edhe pse pritëm një përgjigje nga qeveria e Edi Ramës, asnjë email apo letër nuk u kthye as brenda kohës së detyrueshme zyrtare për të kthyer një përgjigje.
Por mbrëmë Edi Rama u detyrua të pranojë se kishte pritur rusët në zyrën e tij, më saktë shefin e kompanisë Gunvor, Torbjörn Törnqvist. se kishte diskutuar për naftën.
Kujtojmë se kjo kompani është në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Më poshtë po sjellim një kronologji të shkrimeve të publikuara nga SYRI.net në nëntor të vitit 2017.
Në datën 12 nëntor 2017:
EKSKLUZIVE/ Nafta shqiptare tek rusët, Rama negociata sekrete me kompaninë e Putinit
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar bisedime sekrete me grupin Gunvor, një kompani e lidhur direkt me presidentin rus Vladimi Putin, për një marrëveshje mbi naftën shqiptare. SYRI.net ka mësuar se të enjten Edi Rama ka pritur në zyrën e tij shefin e grupit Gunvor, Torbjörn Törnqvist, i cili ka ambicie për të marrë naftën shqiptare.
Burime konfidenciale, por tepër të sigurta i thanë SYRI.net se në takim është biseduar për ARMO-n dhe konçesionin e Patos Marinzës. Grupi Gunvor është i interesuar të shtjerë duart mbi naftën shqiptare dhe duket se ka gjetur disponibilitetin e qeverisë shqiptare.
Finalizimi i një marrëveshje, e cila do i kalonte naftën shqiptare një kompani të lidhur direkt me presidentin rus, Vladimir Putin do të përbentë një tronditje të fortë gjeopolitike duke vënë seriozisht në pikëpyetje marrëdheniet e Shqipërisë me aleatët e saj strategjikë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.

Embargo e SHBA
Gunvor është akuzuar drejtëpërdrejtë nga qeveria amerikane si një kompani e lidhur me presidentin Putin. Zyrtarisht, aksionet e Gunvor zotërohen nga Torbjörn Törnqvist dhe Gennady Timchenko si dhe një palë e tretë e panjohur. Por në mars të vitit 2014, Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi publikisht se pas kompanisë qëndron direct Vladimir Putin.
“Aktivitetet e Timchenkos në sektorin energjetik janë të lidhura direkt me Putin,” deklaroi departamenti i shtetit. “Putin ka investime tek Gunvor dhe mund të ketë akses në fondet e saj,” vijoi deklarata e DASH. Për shkak të lidhjeve me presidentin rus, në vitin 2014 presidenti amerikan Barack Obama, pezulloi operacionet financiare të Gunvbor në Shtetet e Bashkuara duke i sekuestruar llogaritë bankare.
Kompania është në listën e zezë të qeverisë amerikane dhe bllokimi i llogarive të saj është goditja më e madhe që qeveria amerikane i ka bërë drejtëpërdrejt Vladimir Putinit.
Ngritja e Gunvor
Grupi Guvnor u themelua vetëm 10 vjet më parë. Por brenda një kohe të shkurtër ai ja doli të shndërrohej në kompaninë më të madhe energjetike të botës.

Sigurisht ekspertët dhe Departamenti i Shtetit thonë se pas kësaj ngjitje të rrufeshme qëndron presidenti rus Vladimir Putin. Aktualisht Gunvor është e regjistruar si kompani offshore në Qipro. Por qendra e saj operacionale është në Gjenevë të Zvicrës. Mësymja e Gunvor në Shqipëri dhe disponibiliteti i qeverisë shqiptare për të negociuar marrëveshje me të hap skenarë të rrezikshëm gjeopolitikë.
Prej dekadash Shqipëria i ka mbajtur larg interesat ruse nga pasuritë energjetike të vendit, edhe pse ambicia e kompanive ruse për të hyrë në Shqipëri ka ekzistuar thuajse gjithë kohën. Por tani duket se ka më shumë se sa thjesht ambicie, pasi Edi Rama po pranon të flirtojë me rusët, një lëvizje që me gjasa do të alarmojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe mund të ketë pasoja të rënda për Shqipërinë.

Në 14 nëntor 2017:
Negociata sekrete për naftën shqiptare, kompania ‘Gunvor’ reagon për shkrimin e SYRI.net
Kompania ‘Gunvor’ ka reaguar në 14 nëntor 2017 me anë të një emaili, në lidhje me një shkrim të SYRI.net për një takim dhe bisedë sekrete mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe pronarit të kësaj kompanie Torbjorn Törnqvist.
Kompania pretendon se shkrimi ynë është i rremë dhe pabaza. Në reagimin e tyre, ‘Gunvor’ nuk mohon asnjëherë takimin mes Edi Ramës dhe Törnqvist, ndërsa japin fakte që sipas tyre shkrimi i SYRI.net nuk është i vërtetë. Për hir të transparencës dhe profesionalizmit po botojmë të plotë reagimin e ‘Gunvor’, ndërsa përgjigjen tonë e kemi dhënë në shkrimin që e gjeni në linkun e mëposhtëm.
Emaili i plotë i kompanisë ‘Guvnor’:
Unë që ju shkruaj jam Drejtor i Çështjeve të Korporatave për Grupin Gunvor dhe i referohem artikullit të titulluar “EKSKLUZIVE / Nafta Shqiptare tek Rusët, Rama negociata sekrete me kompaninë e Putinit”, e cila mund të gjendet këtu: http://ëëë.syri.net/politike/107500/Ekskluzive-NAFTA-shqiptare-tek-ruset-rama-negociata-sekrete-me-kompanine-e-putinit/.
Ky artikull është i mbushur me gënjeshtra të hapura dhe duhet të hiqet menjëherë duhet ta hiqni nga faqja juaj e internetit.
Ju lutem vini re:

• Kryeministri Edi Rama dhe CEO i Gunvorit, Torbjorn Törnqvist nuk kanë pasur “biseda sekrete” për nxjerrjen e “naftës shqiptar”. Ky është lajm i rremë.
• Gunvor nuk është “rus” dhe presidenti rus Putin nuk ka të bëjë fare me kompaninë tonë. Ky pretendim është i rremë.• Aksionet e Gunvor janë në pronësi të z. Törnqvist (64%) dhe pjesa e mbetur nga punonjësit e Gunvor. Nuk ka aksionarë të jashtëm. Z. Timchenko i ka shitur aksionet e tij në vitin 2014, dhe nuk ka të bëjë me Gunvor.
• Qeveria e SH.BA-së nuk ka pezulluar kurrë operacionet financiare të Gunvor-it në SHBA apo kudo. Në fakt, ne tani kemi më shumë se 60 punonjës në SHBA dhe dy zyra të reja tregtare (Houston dhe Stamford). Ne vazhdojmë të rritim praninë tonë në SHBA Referenca: https://ëëë.reuters.com/article/us-gunvor-us/gunvor-hires-bps-former-top-us-trader-to-expand-in-north -america-idUSKCN1AW1U1
• OFAC konfirmoi publikisht se Gunvor nuk ishte një objektiv për shkak të ish-aksionerit të saj. Si Reuters raportoi: http://www.reuters.com/article/2014/04/02/us-ukraine-crisis-russia-sanctions- idUSBREA311GM20140402.

• Gunvor nuk është në listën e zezë të qeverisë së SHBA, dhe asnjëherë nuk ka qenë. Gunvor kurrë nuk është ka pësuar sanksione nga SHBA apo ndonjë qeveri tjetër.
• Gunvor u themelua në vitin 2000, gati 18 vjet më parë, jo 10 vjet më parë. Dhe rritja e Gunvor gjatë kësaj kohe është saktësisht në përputhje me shtëpitë e tjera të mëdha të tregtimit të naftës.
• Më pak se 15% e tregtisë së Gunvor-it zhvillohet sot me Rusinë, dhe Gunvor ka shitur pasuritë e saj ruse. Gunvor është një kompani globale, me investime tregtare dhe asetesh në më shumë se 100 vende.
Artikulli juaj është i rremë dhe agjencitë e tjera të lajmeve e kanë përsëritur tashmë atë. Unë kërkoj që ta hiqni artikullin menjëherë nga faqja juaj.
Kontaktet e mia janë më poshtë, si dhe në faqen e internetit të Gunvor (ëëë.gunvorgroup.com/media).

Në datën 15 nëntor 2017:
Konfirmohet takimi i Ramës me Gunvor. Kompania na akuzon për mashtrim, SYRI.net publikon deklaratën e DASH
Një investigim i para pak ditëve nga SYRI.net, që zbuloi se kryeministri Rama ka pritur në zyrën e tij shefin e grupit Gunvor ku është biseduar për të kaluar naftën shqiptare në duart e kësaj kompanie është konfirmuar zyrtarisht. Jo nga qeveria e Shqipërisë, e cila ka heshtur për lajmin, por nga vetë gjiganti energjetik Gunvor, i cili megjithatë në përgjigjen zyrtare pretendon se artikulli i ynë është i mbushur me gënjeshtra.
“Kryeministri Edi Rama dhe CEO i Gunvorit Torbjorn Törnqvist nuk kanë pasur “biseda sekrete” për nxjerrjen e ” naftës shqiptare”. Kjo është krejtësisht e rreme.”- thuhet në e-mailin e Gunvor për SYRI.net.
Por SYRI.net, i quajti sekret negociatat, pasi takimi i kryeministrit nuk u njoftua siç ndodh me të gjitha takimet që shefi i qeverisë bën me personalitete të ndryshme, por u mbajt sekret. Për të nuk u shpërnda asnjë njoftim zyrtar, dhe lajmi nuk do të ishte marrë vesh nëse nuk do të publikohej nga SYRI.net.

Pyetja që shtrohet është pse u mbajt sekret ky takim?
Reagimi dhe faktet
Në reagim, Gunvor akuzon SYRI.net se ka mashtruar kur pretendon se kompania Gunvor është e lidhur me presidentin rus Putin përmes aksionerit të saj Genady Timcghenko. “Gunvor nuk është “rus” dhe presidenti rus Putin nuk ka të bëjë fare me kompaninë tonë. Ky pretendim është i rremë dhe i egër,” thuhet në reagim.
Por SYRI.net publikon dokumentet zyrtare nga Departamenti Amerikan i Thesarit, të cilave i është referuar në shkrim. Kjo është deklarata zyrtare e Departamentit Amerikan të Thesarit që mban datën 20 mars të vitit 2014.
“Putin ka investime tek Gunvor dhe mund të ketë akses tek fondet e Gunvor,” deklaron Departamenti i Thesarit, një fakt që konfirmon lajmin e SYRI.net dhe hedh poshtë pretendimet e kompanisë.
Pretendimi i dytë i kompanisë është ai se SYRI.net ka mashtruar kur e ka lidhur këtë kompani me manjatin rus Genady Timchenco. Sipas Gunvor, aksionet e saj janë në pronësi të z. Törnqvist (64%) dhe pjesa e mbetur u përket punonjësve e Gunvor.

“Nuk ka aksionarë të jashtëm. Z. Timchenko shiti aksionet e tij në vitin 2014, dhe nuk ka të bëjë me Gunvor,” thuhet në deklaratë.
Por edhe pse i ka shitur aksionet e veta, pas vitit 2014 Genady Timchenco është themeluesi i grupit Gunvor dhe një bashkëpunëtor shumë i ngushtë me presidentin e grupit Törnqvist tregohet nga ky shkrim i prestigjozes Financial Times.
Një tjetër çështje ku Gunvor akuzon SYRI.net se ka mashtruar është pretendimi se kompania ka qenë në listën e zezë të qeverisë amerikane.
“Gunvor nuk është në ndonjë listë të zezë nga qeveria e SHBA, dhe asnjëherë nuk ka qenë. Gunvor kurrë nuk është sanksionuar nga SHBA apo ndonjë qeveri tjetër, thuhet në deklaratën e Gunvor drejtuar SYRI.net.
Por SYRI.net sërish i referohet dokumenteve zyrtarë të qeverisë amerikane. Ky është urdhri i ish Presidentit Amerikan Barack Obama, që e liston Gunvor në listën e kompanive problematike, duke e cilësuar pronarin e saj Genady Timchenco si njeri I qarkut të afërt me Putin.

“Genady Timchenco është një prej themeluesve të Gunvor. Aktivitetet e Timchencos në fushën energjetike janë lidhur direkt me Putin,” thuhet në urdhrin e ish Presidentit Amerikan Obama, i cili e liston këtë kompani në listën e zezë.
SYRI.net pranon se në shkrimin e mëparshëm ka patur vetëm një pasaktësi, që ka lidhje me datën e themelimit të Gunvor, pasi ne kemi thënë se kompania ka dhjetë vjet në treg, ndërkohë që ajo është themeluar para 18 vjetësh. Por të gjitha faktet e tjera, të cilat Gunvor pretendon se janë të rreme, SYRI.net i mbështet me dokumente zyrtarë, të qeverisë amerikane dhe mediave më prestigjioze.
Konfirmimi se kryeministri shqiptar ka takuar grupin Gunvor duke biseduar për naftën shqiptare në mënyrë të fshehtë është një skandal i madh gjeopolitik.
Hyrja në negociata me një kompani, e cila ndonëse është shkëputur nga Genady Timschenco nuk ka mundur të shkëputet nga hijet ruse të së shkuarës, e vendos Shqipërinë në një kurs përplasje me aleatët e saj strategjik, Bashkimin Europian dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /SYRI.net/

Vizita sekrete e ministres së Drejtësisë në qelinë e Aldo Bares, a po përgatit qeveria lirimin e tij?

Gjatë ditës së sotme ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është ndalur për vizitë në burgun e Peqinit.
Burime të “Faxweb.al” bëjnë me dije se ministrja Gjonaj ka inspektuar dhe qelinë e Aldo Bares, një nga kriminelët më të rrezikshëm të vendit. Mësohet se Gjonaj është shprehur e pakënaqur se pse drejtuesit e burgut kishin vendosur pikërisht inspektimin e kësaj qelie.
”Pse më solle këtu” është mësuar që ti thojë ministrja drejtorit të burgut, ndërsa nuk është lejuar prania e mediave në ambjentet e brendshme të institucionit të sigurisë së lartë.
Banda e Aldo Bares numëron më shumë se njëzet vrasje, dhjetëra plagosje dhe vënie gjobash, ndërsa ende sot vijojnë hakmarrjet mes grupeve rivale në Lushnje dhe jo vetëm.
Më herët Ministrja ka folur dhe për Vetingun në rradhët e punonjësve në burgje, ku është shprehur se mbi 100 punonjës kanë rezultuar jo të pastër për sistemin e drejtësisë.
“Nuk mund të pranojmë njerëz të dënuar, ky proces është drejt verifikimit. Pastaj do të vijohet me profesionalistët. Të gjithë do të kalojnë në sistemin e rekrutimit por në akademinë e sigurisë. Nxisim ushtaraket për të konkuruar dhe futur në këto struktura, por edhe ish punonjës të policisë”, është shprehur më herët Gjonaj.

Si gënjeu Rama për shtrimin në spital; tha se shkoi për nervishiatikun, por fashimi i dorës nga injeksionet e tradhëton

Arben SHAHINI

Rama tha mbrëmë në “Studio e hapur” se ai kishte shkuar në spital për shkak të dhimbjeve kronike të mesit që ai i ka prej shumë kohësh. Mirëpo ajo çfarë e tradhëton është fashimi i dorës. Një ditë pasi doli nga spitali, Rama u kap në Kryeministri me dorë të fashuar ng injeksionet dhe ndërhyrj e mjekëve.
Të tilla ndërhyrje me injeksione në dur nuk kanë aspak lidhje me mesin. Sëmundjet e mesit sipas mjekëve kurohen vetëm me fizioterapi si dhe ushtrime dhe kur është nevoja e ndërhyrjeve ato nuk bëhen kurrsesi në damarët e gjakut. Duke dashur të mbulojë arsyen e vërtetë të shtrimit në spital, Rama vetëm se ka provuar me alibinë e rreme se arsyeja e vërtetë e këtij shtrimi në spital ka pasur të bëjë me abuzimin e dozave të kokainës.
Alibinë e vet, Rama e shoqëroi me një shfryrje banale ndaj ish-Kryeministrit Berisha, i cili ishte i pari që bëri public fotot e shtrimit në spital dhe që nga Kryeministria nuk pati asnjë reagim zyrtar. Madje ndërkohë që Rama ndodhej në spital për të marrë mjekimin, në faqen e tij të facebookut u publikua një status mbi një ndjeshje të Kupës së Kampioneve të Juventusit, si për të treguar se ai ishte në krye të detyrës.

Lexuesit duhet të lexojnë mirë këto mashtrime publike të Ramës kur bëhet fjalë për shëndetin e njeriut që na qeveris. Nëse këto mashtrime të hedhura publikisht do të kishin ndodhur në ndonjë vend tjetër të civilizuar, atëhere përgjegjësia e këtij mashtruesi do të ishte mjaft e madhe duke kërkuar edhe dorëheqjen e tij.
Rama i ka provuar dje shqiptarëve me mashtrimin public se ai ka problem të rënda me kokainën dhe se shqiptarët qeverisen sot nga një narkoman.
Si gënjeu Rama në emision për shtrimin në spital
-Mund ta dimë qëllimin e vizitës në një spital privat?
“Faleminderit per interesimin per shendetin tim, e kam pritur pak me shpejt nga ty te them te drejten por ska rendesi, kjo eshte nje tjeter arsye per te thene se ku jemi katandisur.
Ku eshte roli juaj? Sali Berisha publikoi…Berisha publikon cdo dite lloj lloj absurditetesh, talljesh, edhe talljet qe ia bejne te tjeret atij ai i publikon, ku eshte limiti ketu? Qe ju e merrni dhe e shperndani gjithandej. Une mund te genjej, kete kufi te te vertetes duhet ta vere standarti i nje medie qe smund te jete percjelles i nje shpifje, balte, qe i ben njerezit te mendojne qe ketu eshte e njejta pocaqi.

Une kam qene ne spital te nje miku im shume i mire mjek, qe ka pasur nje histori suskesi ne Itali, njeh problemin tim, qe e kam te trasheguar si te gjithe shoket e armeve ne fushen e basketbollit me mesin e pasi bera nje udhetim te gjate pata nje kolpo qe me krijoi nje problem me nervishiatikun.
Tani pse duhet te shkoj une ne spital te takoj Tahirin? Une mund ta takoja ne zyre, jo te gjenerohet nje histori e tere …ka ardhur koha ti vihet nje fre kesaj maskarade qe po helmon ne menyre te padrejte njerezit e lire”.
“RD”

Kryemadhi: Rama e çoi vendin në varfëri, të rikthehet në Parlament ligji për taksat

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një takim me gazetarët ftoi qeverinë për të diskutuar për varfërinë. Ajo tha se ashtu si me ligjin për vettingun në polici, i ofrojnë qeverisë paketën e tyre antivarfëri.
“Kjo qeveri nuk beson tek shqiptarët, duke mos besuar tek shqitparët kemi parë se ka importuar shumë “mendje të ndritura” për të qeverisur shqiptarët. Por ne i ftojmë ata që të diksutojmë me ta, i ofrojmë atyre paketën antivarfëri ashtu siç bëmë me ligjin për policinë e shtetit.
Për ne ka shumë rëndësi lufta kundër varfërisë, ka shumë rëndësi nxjerrja nga varfëria e 200 mijë familjeve shqiptare sesa pushteti i një grupi njerëzish.
Propozojmë të rikthehet në parlament ligji për taksat. Kjo nuk është çështje egoje personale e Edi Ramës dhe asnjë fjalë e dhënë ndaj oligarkëve shqiptarë, por është çështje e mbijetesës së bizneseve shqiptare që taksat e larta i çojnë drejt shpërbërjes së tyre.
Ne jemi të hapur për të dhënë alternativën tonë. Por ajo çka dua të them është që për shkak të luftës kundër varfërisë ne nuk kemi asnjë lloj kompleksi, ofrojmë ndihmën tonë, por vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë”, u shpreh Kryemadhi.
Kryemadhi i bëri thirrje të gjithëve që të kthehen në Shqipëri dhe të marrin në dorë fatet e tyre. Sipas saj, fajtore për largimin e shqitparëve nga vendi është qeveria.

Kryemadhi: Ja pse nuk po protestojmë
Tre muaj pas protestës së 27 janarit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka sqaruar arsyet se përse opozita nuk po proteston.
Në një takim me gazetarët, ajo tha se po i japin kohë qeverisë për ti dhënë mundësi Shqipërisë hapjes së negociatave.
“Edhe pas protestës madhështore të 27 janarit, edhe pse shumë kërkesa na vijnë nga qytetarët për të protestuar ne po tregohemi të matur, po i japim kohë kësaj qeverie, po ja shtrojmë me petalet e kuqe të dashurisë ndaj saj, që të çojmë vendin drejt negociatave. Po e them përsëri sepse është shumë e rëndësishme. Hapja e negociatave nuk i shërbën klasës politike, por i shërben qytetarëve shqiptare. Por qeveria nuk tregohet asapk serioze, duke pasur parasysh që është ekzekutivi ajo që merr vendimet për raportimet në BE”, u shpreh Kryemadhi.

Vendi drejt greminës/ Rritet dyfish papunësia, listën e kryeson qarku i Ramës

Norma e papunësisë ra me rreth 1.2 pikë përqindje në shkallë vendi vitin e kaluar, por përkundrejt 2016-s papunësia u rrit më tej në 5 qarqe të vendit nga 12 gjithsej.
Sipas të dhënave të INSTAT, norma e papunësisë shënoi rritje më tej gjatë vitit të kaluar në qarqet e Lezhës, Vlorës, Beratit, Shkodrës dhe Fierit.
Normën më të lartë të papunësisë e ka Qarku i Vlorës, me 23.9% të forcës së punës mbi 15 vjeç. Kjo normë është gati 10% mbi mesataren kombëtare, teksa qyteti bregdetar ka të zhvilluar turizmin dhe industrinë për shkak se është edhe zonë portuale. Treguesi i papunësisë u përkeqësua më tej gjatë vitit 2017, duke shënuar rritje me 1 pikë përqindje në raport me vitin 2016.
Pas Vlorës, qarqet e Tiranës dhe Lezhës patën normat më të larta të papunësisë më 2017, me përkatësisht 16.1% secili.
Në Qarkun e Tiranës, papunësia gjatë 2017 ra me 3.4 pikë përqindje, ndërsa në Lezhë ky tregues pësoi rritje me 1.2 pikë përqindje. Sipas të dhënave të INSTAT, papunësia në Tiranë u ndikua nga rritja e numrit të të punësuarve në sektorin e bujqësisë dhe atë të industrisë, teksa punësimi në sektorin e shërbimeve ka rënë.

Po normat më të larta të rritjes se papunësisë i ka përjetuar Qarku i Beratit, ku treguesi shënoi 12.8%, duke pësuar një kapërcim 4.1 pikë përqindje brenda vitit. Sipas të dhënave të INSTAT, papunësia në këtë qark është ndikuar nga ulja e punësimit në sektorin e bujqësisë me rreth 7 pikë përqindje brenda vitit. Megjithëse në këtë qark punësimi në sektorët e industrisë dhe shërbimeve është përmirësuar, rënia në sektorin e bujqësisë nuk u kompensua.
Papunësia u rrit me 2 pikë përqindje edhe në Qarkun e Shkodrës, duke shënuar 12.4% në vitin 2017. Sipas të dhënave të detajuara nga INSTAT, në Qarkun e Shkodrës ka rënë punësimi në sektorin e industrisë.
Ndërsa qarqet që kanë shënuar rënien më të madhe të papunësisë ishin, Kukësi (4.3%), Elbasani (4.2%) dhe Durrësi (3.4%). Sipas të dhënave të INSTAT, papunësia në Kukës ra prej nxitjes së punësimit në sektorin e shërbimeve me rreth 7 pikë përqindje. Ndërsa në qytetin e Durrësit punësimi është nxitur nga sektori i shërbimeve.
Dibra, Korça dhe Elbasani janë qarqet me normat më të ulëta të papunësisë në vend, përkatësisht me 7, 7.5 dhe 8.2%.

Situatë kaotike në Shkodër/ Uji në Obot arrin mbi 1 metër, banorët lëvizin me varka

Situtata e përmbytjeve në Shkodër sa vjen dhe përkeqësohet. Në Obot, ditën e sotme nuk mund të kalohet as me mjete të larta, por vetëm me varka. Makinat e ushtrisë nuk kalojne pasi uji vende-vende arrin mbi 1 metër. Banorët lëvizin vetëm me varkat e ushtrisë
Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme. Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha, fshati Obot 200 ha.
Situata e përgjithshme në Shkodër
Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës deri në orën 09.00 të datës 13 mars 2018, paraqitet si me poshtë:
Vazhdojnë reshjet e shiut në territorin e Bashkisë Shkodër dhe rriten shkarkimet nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit.
Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, fatkeqësisht në Njësitë Administrative të përmbytura, situata e përmbytjeve vazhdon të jetë në përkeqësim dhe sipërfaqja totale është mbi 1850 Ha. E ndarë sipas njësive paraqitet si më poshtë:
Deri në këto momente, janë mbi 450 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit:

Fshati Mushan (kënetë+argjinaturë) 195 ha, fshati Shirq 140 ha, fshati Suka-Dajç (kënetë) 50 ha, fshati Dajç (kënetë) 50 ha, fshati Darragjat 15 ha. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme.Kalimi bëhet i mundur me mjete të larta. Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe të tjera si më poshtë:
Sipërfaqja e përmbytur e mbjellë me kultura bujqësore është si më poshtë:
1. Foraxhere + jonxhe 85 Ha
2. E pakultivuar – 365 ha
Gjithashtu në lagjen Zadrimë, në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 17 familje. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi.
Ndërsa në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të përkeqësohet dhe paraqitet si më poshtë :
Në Obot kalimi bëhet i mundur me varka. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme. Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha, fshati Obot 200 ha.

Nga sipërfaqja e mësipërme, sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore vlerësohet në 890 Ha , të shpërndara si më poshtë:
1.Jonxhe 713 Ha
2.Kultura të dyta foragjere 139 Ha
3. Grurë 5 Ha
4. Sera 3 Ha
5. Bimë dekorative 20 Ha
6. Vreshtë 1 Ha
7. Ullishte 2 Ha
8.Agrume 1Ha
9.Tunele 1
10.Pemëtore 3
11.Perime 2
12.E pakultivuar 310 Ha
Gjithashtu në njësinë ad. Ana e Malit Ujësjellsi Oblika1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit . Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë ka bërë dhe po bën furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 130 ha tokë e përmbytur e ndarë sipas fshatrave si më poshtë:
1.Fshati Trush 60 ha
2.Fshati Bërdicë e Madhe 40 ha
3.Fshati Bërdicë e Sipërme 30 ha
Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme.
Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, dhe të tjera si më poshtë:
1.Jonxhe+foragjere 70
2.E Pakultivuar 60
Gjithashtu në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.
Në njësinë administrative Rrethina , në fshatin Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës. Edhe në zonën e Livadheve kanë filluar të shfaqen probleme , ku ka shtim të sipërfaqes së ujit dhe po iu afrohet banesave.

Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme.
Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.
Paraqiten nevoja për javën në vazhdim nga fermerët për bazë ushqimore:
Nevojat për bazë ushqimore për blegtorinë për zonat e përmbytura janë:
Koncentrat 10 t
Bar i thatë 10 t
Të dhënat për nr e kafshëve në Nj.Ad Ana e Malit dhe Dajç. :
Gjedhë 637 krere
Të imta 700 krere
Derra 70 krere
Gjithashtu duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.
Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.

Situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të pakontrolluara dhe të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë, si dhe nga keqmenaxhim i kaskadës së lumit Drin. Deri në orën 21.00 të datës 12.03.2018 niveli i shkarkimeve nga HEC-et paraqitej si më poshtë:
FIERZA: Kuota 295.36m | Q=647m3/sec | P=462MW |4AG ne pune | Shkarkime nga porta 0m3/s.
KOMANI: Kuota 172.80m | Q=943/497m3/sec | P=580MW | 4 AG ne pune |Shkarkim nga porta 400m3/s
V.DEJES: Kuota 74.99 | Q=1711/600m3/sec | P=239 MW |5 Ag ne pune | Shkarkim nga porta 800 m3/s
Situata në terren po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga ana e Bashkisë Shkodër.

Historia e trenit të çuditshëm “Tiranë-Durrës Express” në Shqipërinë e 1920! (Foto)

Gjatë Luftës së Parë Botërore, ushtritë austro-hungareze e ato italiane që qëndruan në Shqipëri ndërtuan linja hekurudhore (dekovilë). Në përfundim të luftës, një pjesë e materialeve të këtyre ushtrive do të mbetej në Shqipëri. E në listën e sendeve të mbetura do të ishin edhe disa vagonë e shinat e dekovilëve. Një nga linjat që kishte mbetur ishte ajo Durrës-Kavajë-Rrogozhinë-Lushnje-Berat.
Në vitin 1920, kjo linjë u rivendos në funksionim, por në mungesë të një lokomotive do të përdorej mushka ose kali për tërheqjen e vagonëve. Fillimisht do të ishin misionarët amerikanë të Kryqit të Kuq që do të jepnin këtë ide për që i jepte zgjidhje (sadopak) çështjes së transportit në Shqipërinë e atyre viteve. Këta të fundit do ta emërtonin “Express-i Tiranë-Durrës” këtë mjet transporti të sajuar. E në fakt, nga kjo veprimtari do të përfitonte edhe arka e shtetit.
Bileta e “trenit” që tërhiqej me kalë ose mushkë ishte 2 franga ari për çdo person ndërsa për 1 kuintal plaçka paguhej një tarifë prej 1 frangë ari.

Në vitin 1923 do të bëhej përpjekje për ta dhënë me koncesion këtë linjë transporti e fitues i koncesionit do të ishte një ish deputet, Mustafa Maksudi nga Gjirokastra.
Me 5 prill të vitit 1923 do të merrte fuqi ligjore kontrata, sipas së cilës koncesionari do të manaxhonte këtë linjë transporti për 15 vite, me kushtin që brenda 5 viteve të sillej një lokomotivë për tërheqjen e vagonëve e të hiqej përdorimi i kafshëve. Materialet për mirëmbajtjen e linjës përjashtoheshin nga taksat doganore. Koncesionari kishte detyrimin që t’i paguante shtetit një përqindje nga fitimet. Tarifa e transportit parashikohej të rinegociohej pas 6 muajve me marrëveshje me koncesionarin.
Koncesionari do të niste punën sipas këtyre dispozitave megjithatë do të rezultonte se nuk do t’i përmbahej kushteve të kontratës. Haxhi Shkoza te “Financat e Shqipnis” shkruan se “i janë kërkuar llogaritë për veprimet përkatëse dhe jo vetëm këto, por as nuk është gjetur as vetë sipërmarrësi”.

Në këto kushte, qeveria do të anulonte kontratën koncesionare e do të rihapte tenderin për dhënien me koncesion në shtator të vitit 1924 dhe në mars të vitit 1925 pa arritur të ketë asnjë ofertues. Në këtë mënyrë, administrimi i kësaj linje do t’i mbetej sërish administratës shtetërore të vendit që për transportin do të përdorte tarifat e mëparshme.
Administrimi shtetëror i kësaj mënyrë transporti do të vijonte edhe për pak kohë kur me vendosjen e stabilitetit, nisjen e ndërtimit të rrugëve e futjes automjeteve apo avionëve të vegjël, situata e transportit do të shënonte një përmirësim duke e zhdukur nevojën e përdorimit të këtij dekovili të çuditshëm që mishëronte dy anë të kundërta të zhvillimit të një vendi. /Scan/

Zbardhet shpërthimi i tritolit në dyqan, policia: Po prodhoheshin bomba me celuar

Gent Hoxha, 34 vjeçari që mbeti i plagosur dje në servisin e celularëve në Rrugën e Elbasanit, pranë ambasadës amerikane akuzohet se prodhonte bomba me celular. Policia në një njoftim për media tha se “dyshohet se po prodhonte një lëndë plasese me fitila detonati, kapsolle në një celular ku dhe ka shpërthyer, si pasojë është vetëdëmtuar rëndë”.
Shpërthimi ishte tejet i fuqishëm. Qytetarët treguan momentin e tmerrit kur xhamat u përhapën në rrugë dhe nxorën nga krahët 34 vjecarin e plagosur. Ai ka qenë duke punuar në dyqanin e tij, duke montuar bomba kur aksidentalisht i ka shpërthyer lënda plasëse në dorë. Ngjarja ndodhi dje në orën 10:30, në rrugën ”Qamil Guranjaku” (rrugicë tek Rruga e Elbasnait). Gent Hoxha 34 vjeç, banues në Tiranë u arrestua në flagrancë dhe ruhet me policë në Spitalin e Traumës.
“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se në ambjentin dyqan riparim celularesh të ndodhur në përdorim nga ana e tij, dyshohet se po prodhonte një lëndë plasese me fitila detonati, kapsolle në një celular ku dhe ka shpërthyer, si pasojë është vetëdëmtuar rënde shtetasi i mësipërm dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, tha policia.

Më tej thuhet se materiale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Tiranë për veprën penale ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar në Nenin 278/5 i Kodit Penal”.
Në fillim u dyshua për tritol por shpejt u mësua se ishte gabimi fatal i 34 vjeçarit Gentian Hoxha që çoi shpërthimin ku vete mbeti i plagosur. Në këtë dyqan të vogël, afër ambasadës dhe një sërë institucionesh të tjera, prodhoheshin dhe shitesin mina me celular. Kështu të paktën janë dyshimet e grupit hetimor.
Burimet thanë se Gentian Hoxha i shiste minat me celular për 2 mijë euro copa. Sot prokuroria ka prere fletë-arrestin për 34-vjeçarin Gentian Hoxha. Si fillim ai akuzohet për armëmbajtje pa leje, derisa të mblidhet dhe të analizohen gjithë provat e gjetura në vendin e ngjarjes.
Po analizohen, thanë burimet, 3 detonatoret, lap top dhe disa celularë qe mendohet se 34 vjeçari Gentian Hoxha, do ti montonte si bomba.
34 vjeçari ruhet me forca policie në Spitalin e Traumës. Pritet që me përmirësimin e shëndetit të merret edhe dëshmia e tij për ngjarjen.