Në Shqipëri ekzistojnë grupe kriminale që organizojnë trafikun klandestin të shtetasve nga Lindja e Mesme, që vijnë nga Greqia me destinacion final vendet të Bashkimit Europian.
Gjatë dy viteve të fundit janë kapur disa klandestinë, por ajo që bie në sy është që janë arrestuar shoferë dhe barinj si udhërrëfyes dhe në asnjë rast nuk është goditur baza e trafikut.
“Top Channel” ka mësuar nga burime konfidenciale se grupet e trafikantëve janë në pesë qytete në Shqipëri dhe kanë lidhje me njëri-tjetrin.
Korça e Gjirokastra konsiderohen nga trafikantët si vende pritëse, më pas qytetet si Shkodra me Muriqanin e Malësia Madhe me Hanin e Hotit janë pikat përcjellëse të klandestinve për në Mal të Zi, ndërsa kryeqyteti mbetet ura lidhëse mes qyteteve të Veriut e Jugut të vendit.
Shuma që paguan çdo klandestin është nga 1500 deri në 2000 euro për të kaluar nga Korça deri në Tuz të Malit të Zi. Si për të hyrë në Shqipëri, ashtu e për të dalë në Mal të Zi, trafikantët përdorin brezin jeshil në zonat kufitare.
Përmasat e kësaj linje trafiku mendohet të jetë më e madhe se sa shifrat që raportohen vetëm kur kapen klandestinët, ndërsa nuk dihet sa mund ta kenë kaluar kufirin shqiptar.
Zbardhet skema e trafikut klandestin në Shqipëri
Tiranë-Elbasan, rruga qe nuk mbaron, duhen mbi 22 milionë dollarë
Rruga Tiranë-Elbasan është kthyer në një gropë të madhe për buxhetin e shtetit. Ndonëse një vit më parë qeveria dha 35.1 milionë dollarë shtesë mbi vlerën e tenderit, prej 1 muaj e gjysmë punimet për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan janë ndërprerë plotësisht. Arsyeja është se kanë mbaruar paratë dhe kërkohen fonde të tjera.
Burime nga Ministria e Transporteve konfirmojnë se punimet janë ndërprerë për shkak të mbarimit të parave dhe se rruga kërkon fonde shtesë. Por sipas tyre shuma e saktë që kërkohet nuk dihet ende pasi duhet të miratohet më parë nga këshilli teknik në autoritetin rrugor. Por sipas një raporti paraprak të kryer nga supervizori në qershor të vitit 2016 rruga mund të kërkojë edhe 22 milionë dollarë të tjera mbi shtesën prej 35.1 milionë dollarë që u dha vjet.
Ndërtimi i rrugës Tiranë-Elbasan filloi në prill të vitit 2011 nga ish-qeveria e Berishës. Fillimisht rruga u tenderua me një çmim 290 milionë dollarë dhe ishte parashikuar që të përfundonte në vitin 2014. Por gjatë ndërtimit, projekti rezultoi me probleme dhe kostoja është rritur vazhdimisht duke çuar edhe në arrestimin e ish drejtorit të Autoritetit Rrugor, Dashamir Xhika.
Sipas të dhënave zyrtare deri më tani kostoja totale e Tiranë Elbasan ka arritur në rreth 370 milionë dollarë, por edhe kjo shumë nuk është përfundimtare. Me fondet e tjera shtesë që kërkohen kostoja e rrugës shkon në plot 400 milionë dollarë ose 40 për qind mbi vlerën e tenderuar.
Një skenar i ngjashëm me rrugën Durrës-Kukës, ku kostot kanë dalë jashtë kontrollit. Por me një ndryshim. Rruga Tiranë-Elbasan, e cila duhet të ishte ndërtuar që në vitin 2014, nuk mbaron asnjëherë.
Hetim rrugës së Lumit në Vlorë, pezullohen punimet 6 muaj pasi nisën
Puna për rehabilitimin e Lumit të Vlorës është pezulluar 6 muaj pas nisjes. Kompania bullgare që fitoi dhe tenderin për lotin e parë dhe nënkontraktorët shqiptarë janë nën hetim nga Prokuroria e Vlorës për shfrytëzim të paligjshëm të basenit të lumit Vjosë. Bëhet e ditur se, skandali i shfrytëzimit pa kriter të basenit të lumit të Shushicës, ka vënë në lëvizje agjencitë ligjzbatuese në Vlorë.
“Agjencitë ligjzbatuese, bazuar mbi faktet kanë nisur një procedim penal ndaj firmës Avtomagistrali – Tcherno more dhe nënkontraktorëve shqiptarë. Aktualisht të gjitha mjetet e firmës ‘Arifaj’ janë tërhequr nga terreni dhe puna është pezulluar”.
Në të gjithë gjatësinë e rrugës nuk punohet, pasi zhavorri me të cilën shtrohet baza e lotit të parë, nxirrej në shkelje të ligjit, siç konfirmon kjo shkresë zyrtare e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Brenda lumit, këtë të hënë nuk ka asnjë fadromë, ndryshe nga pak kohë më parë, ku ekskavatorët e firmës ‘Arifaj’ SHPK, nënkontraktorë për lotin e parë, gërmonin deri afër Urës së Drashovicës.
Këto pamje janë regjistruar për disa ditë më radhë në fund të vitit 2017 dhe fillim vitin 2018, tërhoqën vëmendjen e agjencive ligjzbatuese në Vlorë, të cilët pas verifikimeve të fakteve kanë regjistruar procedimin penal.
Për rrugën u zhvillua një tender ndërkombëtar, por zbatuesit e projektit me vlerë 2,002, 817,718.47 lekë janë vetëm shqiptarë, që duket se zgjodhën rrugën më të shkurtër për të ndërtuar një vepër të rëndësishme infrastrukturore për mijëra banorë të Lumit të Vlorës.
Segmenti i parë i këtij aksi është nga fshati Babicë deri në fshatin Gjormë me gjatësi 23 km. Edhe pse punimet kanë ecur me ritme të mira , ku 70% ka përfunduar, kjo rrugë vijon të jetë problem për banorët e këtyre fshatrave. Rruga ka mbaruar me mbushje në të gjithë segmentin prej 23 km, por nuk është asfaltuar. Sipas banorëve një shqetësim ngelen gropat si dhe pluhuri, i cili të shoqëron në të gjithë këtë gjurmën.
Ndërkohë administratori i punimeve thotë se punimet janë brenda afatit. “Për momentin puna po vijon. Kanë përfunduar afro 80% e veprave të artit. Më pas do të vijohet me shtrsat e fundit”, thotë Isa Ukperaj, administratori i punimeve. Pas segmentit të parë pritet tenderimi i pjesës tjetër të këtij aksi rrugor nga fshati Gjormë deri në Qeparo që lidhet me detin.
Vdes nëna me foshnjën në maternitetin e Kukësit
Një grua 40-vjeçare ka ndërruar jetë bashkë me foshnjën e saj. Ngjarja ka ndodhur të dielën në maternitetin e Kukësit. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj vdekjeje, por Policia dhe Prokuroria vendore kanë nisur hetimet.
Viktima, Nurije Poçi, do të sillte në jetë fëmijën e 7-të, por e ka lindur të vdekur, ndërsa ka humbur jetën edhe ajo vetë. Në një deklaratë të Spitalit të Kukësit thuhet se gruaja disa herë në shtëpi kishte tentuar të dëmtojë barrën për shkak të problemeve sociale dhe është paraqitur në spital në gjendje të rënduar me hemoragji.
Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale ka vijuar gjendja e rëndë e pacientes, të cilës gjatë kësaj kohe i është dhënë 5 njësi gjak dhe 3 njësi plazëm, por ka qenë pa puls periferik gjatë gjithë kohës.
Mjekët janë shprehur se pacientja me inicialet N.P., u paraqit në urgjencën e maternitetit Kukës, në gjendje të rëndë shëndetësore, me diagnozën fetus morti. Sipas tyre, ajo është reanimuar dhe është ndërhyrë menjëherë në sallën e reanimacionit, pasi ishte me gjakderdhje.
Sipas mjekëve mësohet se, pacientja ka tentuar disa herë në shtëpi të dëmtojë barrën për shkak të problemeve sociale dhe është paraqitur në spital të gjendje të rënduar me hemoragji.
Ata shtojnë më tej se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale ka vijuar gjendja e rëndë e pacientes, të cilës gjatë kësaj kohe i është dhënë 5 njësi gjak dhe 3 njësi plazëm. Por ajo nuk ka mundur të jetojë dhe në orën 01:30 të ditës së sotme humbi jetën.
“Nëna ka tentuar disa herë në shtëpi të dëmtojë foshnjën. 42-vjeçarja u paraqit në spital me hemoragji. Ajo u paraqit në spital me diagnozën fetus morti. Gjatë ndërhyrjes ka vijuar gjendja e rëndë e pacientes”, janë shprehur mjekët e Spitalit të Kukësit. 42-vjeçarja ishte nënë e 6 fëmijëve.
Policia greke: Në një muaj kapëm mbi 3 ton drog nga Shqipëria
Prej 20 janarit e deri sot, në Igumenicë, Janinë, Athinë, Selanik e kryesisht në zonën Kostur-Follorinë, policia greke ka sekuestruar 3 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria. Policia greke ndjek një automjet që vinte nga kufiri greko-shqiptar. Automjeti ishte ngarkuar në kufirin e gjelbërt me Janinën, u arrit të kapej në Selanik.
Brenda në mjet u gjetën dhe u sekuestruan 18 pako me 113 kg 450 gram marijuanë të fshehura në bagazh. Në pranga drejtuesi i mjetit, shqiptari 28 vjeç. U sekuestrua makina dhe 2 celularë.
Ndërkohë, ditën e djeshme u sekuestruan në Selanik 113 kilogramë kanabis nga Shqipëria. Droga u kap në makinën e një shtetasi grek, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Mësohet se i arrestuari është 28 vjeç dhe droga ishte e ndarë në 18 paketa. Policia greke, në bashkëpunim me Njësinë Anti Drogë të Janinës kanë zbuluar drogën në bagazhin e makinës që drejtohej nga 28-vjeçari i arrestuar.
Kapen në Itali me 15 kg kokainë, pranga çiftit shqiptar
Një sasi prej 15 kg kokainë është sekuestruar nga policia italiane, ndërsa një çift shqiptarësh janë vënë në pranga, raportojnë mediat lokale. Të arrestuarit raportohet se janë 32 dhe 25 vjeç, por identiteti i tyre nuk bëhet e ditur. Makina me të cilën udhëtonin u ndalua për kontroll rutinë në dalje të autostradës në “Scandicci” (Firence).
Të dy dhanë dëshmi kontradiktore lidhur me destinacionin dhe shfaqën shenja nervozizmi, kështu u shoqëruan në polici. Gjatë kontrollit të makinës me të cilën lëviznin para se të ndaloheshin nga policia, u gjetën 15 kg kokainë. Droga ishte e fshehur në një hapësirë të krijuar rishtazi në motorin e mjetit. Të dy u dërguan në paraburgim në Sollicciano. Dyshimet janë se çifti bënte rolin e korrierëve të drogës.
Një operacion i madh antidrogë nga policia italiane në Treviglio e Romano në Lombardi zhvilluar para dy ditësh ka çuar në konfiskimin e 12 kg kokainë dhe të mbi 114 mijë eurove, tre personave të arrestuar dhe dy të denoncuar.
Të premten në mbrëmje, më 9 mars, karabinierët kanë filluar një aksion të madh në zonën ku u arrestuan tre persona, të gjithë shqiptarë të moshës 24 deri 40 vjeç. Ky ishte një nga konfiskimet më të mëdha të kokainës vitet e fundit në territorin e Bergamasca dhe në veçanti të kokainës. Zbulimi ishte i habitshëm për shkak të shkallës së lartë të pastërtisë të kokainës, e cila në tregun me pakicë do të kishte sjellë qindra mijë euro fitime.
Policia e rajonit të Romano në Lombardia kanë ndaluar dy makina, pasi kanë vënë re një sjellje të dyshimtë në afërsi të parkingut të një supermarketi. Në rrugën “Dosso Pagano”, hetuesit kanë vendosur të ndërhyjnë, duke e ndaluar dhe arrestuar në flagrancë tre të rinjtë shqiptarë, që të tre me dosje penale. Pas një kontrolli të shpejtë, karabinierët kanë gjetur kartmonedhat e fshehura në automjet, 114 mijë euro ndërsa në makinën e dytë, 10 pako kokainë me peshë 12 kg.
9 shtetas nga Nepali, zhduken nga Durrësi pa asnjë gjurmë
Nëntë shtetas nga Nepali që kanë mbërritur në vendin tonë për t’u imbarkuar si marinarë në një anije tregtare janë zhdukur pa gjurmë në Durrës. Pas denoncimit të bërë nga administratori i agjencisë së lundrimit, të huajt janë shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit.
Burime të policisë bënë të ditur se më 9 mars shtetasit nga Nepali janë sistemuar në një hotel në Durrës, pas futjes në vendin tonë përmes pikës kufitare të Rinasit.
Mëngjesin e së shtunës, më 10 mars, ata kanë dalë nga hoteli e nuk janë kthyer më. Kjo ka alarmuar personelin e hotelit dhe agjencisë, që ka bërë dhe denoncimin. “Të zhdukurit” janë larguar nga hoteli pa marrë bagazhet, gjë që ka shtuar dyshimet mbi fatin e tyre.
Rama çfazohet nga foto e Berishës në emision: “Të lutem ma hiq”, “vdeksha unë për ty”…
Rama është shfazuar nga foto e Berishës në ekranin e “Studio e hapur”. Më duart në kokë, Rama ka filluar të flasë si i shfazuar. Me tonin e zërit që i merrej, rama fliste fjalë pa kuptim derisa arriti ti thotë gazetares Vasili: “Të lutem ma hiq këtë”, i tha Rama, Vasilit, e cila refuzoi ta heqë. Rama është parë më djersë në emission ndërsa shprehjet e tij arritën kulmin në komunikimin me gazetaren duke i thënë “vdeksha unë për ty”, “ju nuk doni transparencë, ju doni telenevolë”, “ ju doni narkos”. Rama ka qenë mjaft i tensionuar përballë pyetjeve të qeta të gazetares.
Basha: Prishja e Teatrit, talibanizëm kulturor dhe historik, vepër korruptivo-kriminale e Edi Ramës
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e quan talibanizëm kulturor dhe historik prishjen e teatrit kombëtar dhe ndërtimin e një të riu.
Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, pas prezantimit të projektit të teatrit të ri, Basha shkruan se në vend të Teatrit Kombëtar, do të ngrihet një tjetër bllok gjigand betoni, me para që nuk dihet nga vijnë. Për kryedemokratin, kjo është një tjetër skemë grabitqare Partneriteti Publik-Privat.
“Barbaria e Edi Ramës mbi historinë, kulturën dhe kryeqytetin nuk ndalet. Me shembjen e Teatrit Kombëtar do të shuhet përgjithmonë një pjesë e historisë, do të prishet një vepër e trashëgimisë kulturore, do të shkatërrohet më shumë harmonia urbanistike dhe arkitekturore e qytetit. Në vend të Teatrit Kombëtar, do të ngrihet një tjetër bllok gjigand betoni. Talibanizëm kulturor dhe historik dhe një tjetër skemë grabitqare PPP, nga një tjetër klient që do të rrëmbejë tokë publike dhe do ndërtojë kulla.Një tjetër skemë e padëgjuar në botë për ndërtimin e veprave publike. Një tjetër zhvillim me godina të larta, paratë për të cilin nuk dihet nga vijnë. Një tjetër vepër korruptivo-kriminale e Edi Ramës”, shkruan Basha.
Rama pranon shtrimin në spital, por gjen alibi qesharake për të fshehur kokainën: Vuaj nga fundshpina
Kreu i qeverisë ka pranuar se është vizituar në një spital privat disa ditë më parë ndërsa ka artikuluar një lum ofendimesh ndaj ish-Kryeministrit që publikoi fotot në facebook. Pas një dyzine ofendimesh, në fund Rama me një çrregullim psiqik ka pranuar se është shtruar në spitalin privat.
Rama ka sulmuar mediat që publikojnë postimet e Berishës, ndonëse ai vetë ka pranuar si edhe sot se ato janë të vërteta. Sipas Ramës shtrimi në spital ka qenë për shkak të një problem të hershëm që ai ka me shëndetin. “Dihet që unë vuaj nga fundshpina dhe takova një mikun tim doctor atje”, tha Rama duke shtuar se si ka mundësi që mediat i besojnë një budallai që hedh gurin në lumë dhe pastaj duhen 100 të tjerë ta nxjerrin atë.
Në të vërtetë është qesharake alibia e Ramës për shtrimin në spital. NJë njeri që ka një problem me fundshpinën apo mesin nuk mund të shtrohet me urgjencë në mes të natës së spital. Urgjencat në spital janë vetëm për problem madhore sikurse është rasti i abuzimit me kokainën që jep komplikacione të rënda për shëndetin.
Rama ka mohuar të ketë takuar Sajmir Tahirin, duke shtuar se s’ka pasur nevojë për ta takuar dhe as e kishte marrë malli për t’a takuar. “Sajmir Tahiri është një person nën hetim, jo i kërkuar. Nëse do të doja ta takoja mund ta takoja kudo. Kam pasur vetëm një komukimim me mesazh me Tahirin për një problem lokal të PS-së, më kërkoi një shpjegim për diçka dhe s’ka asnjë gjë tjetër.
Tahiri është nën hetim, hetimi duhet t’i shkohet deri në fund dhe unë pres rezultatet e hetimit. Në spitalin amerikan kam qenë për një problem të trashëguar me mesin. Takova një mjek, mik të vjetër, që e njeh problemin tim. Pata një problem me nervin shiatik. Ka ardhur koha që ti vihet një fre kësaj maskarade që po zhvillohet. Kjo është shthurja më e madhe e lirisë dhe abuzimi më i madh me lirinë, po cënohet liria e qytetarëve për t’u informuar”, tha Rama.
-Mund ta dimë qëllimin e vizitës në një spital privat?
“Faleminderit per interesimin per shendetin tim, e kam pritur pak me shpejt nga ty te them te drejten por ska rendesi, kjo eshte nje tjeter arsye per te thene se ku jemi katandisur.
Ku eshte roli juaj? Sali Berisha publikoi…Berisha publikon cdo dite lloj lloj absurditetesh, talljesh, edhe talljet qe ia bejne te tjeret atij ai i publikon, ku eshte limiti ketu? Qe ju e merrni dhe e shperndani gjithandej. Une mund te genjej, kete kufi te te vertetes duhet ta vere standarti i nje medie qe smund te jete percjelles i nje shpifje, balte, qe i ben njerezit te mendojne qe ketu eshte e njejta pocaqi
Une kam qene ne spital te nje miku im shume i mire mjek, qe ka pasur nje histori suskesi ne Itali, njeh problemin tim, qe e kam te trasheguar si te gjithe shoket e armeve ne fushen e basketbollit me mesin e pasi bera nje udhetim te gjate pata nje kolpo qe me krijoi nje problem me nervishiatikun.
Tani pse duhet te shkoj une ne spital te takoj Tahirin? Une mund ta takoja ne zyre, jo te gjenerohet nje histori e tere …ka ardhur koha ti vihet nje fre kesaj maskarade qe po helmon ne menyre te padrejte njerezit e lire”.