25.5 C
Tirana
E diel, 24 Gusht, 2025

Gruaja e Bilalit flet për 80 mijë dollarët që pagoi për takimin me Obamën: Pranoji fajin

Gruaja e Bilallit ka pranuar se “bashkëshorti” i vet në Shtetet e Bashkuara ka pranuar fajin përpara drejtësisë amerikane dhe është marrë vendimi në lidhje me të. Edi Rama që u prezantua në atë kohë tek Obama si bashkëshortja e Bilal Shehut tha se “burri” i saj kishte shkelur ligjet pasi nuk i njihte dhe nuk ishte i ndërgjegjshëm për to. Ai nuk u përgjigj se cili ishte burimi i këtyre parave. Rama e ka konsideruar kontraktimin e Bilalit si një kontratë lobimi, por nuk dha hollësi se si një shofer taksie të ishte lobisti i Ramës në Shtetet e Bashkuara. “Mos e lidhni me konsipracion atë fotografi”, tha Rama.
Kryeministri Rama është pyetur mbrëmjen e sotme edhe për personin që financoi fotografinë e tij me ish-Presidentin Barack Obama.
Bilal Shehu, pagoi 80 mijë dollarë, vetëm që Edi Rama të hynte ishte në të njëjtën sallë me Presidentin Obama, në mënyrë që të fotografohej me të. Bilal Shehu u dënua për këtë veprim, sepse ligji amerikan ndalon financimet nga persona të huaj për fushatat presidenciale.
Rama u shpreh se Bilali nuk e njihte ligjin amerikan dhe prandaj gaboi, por nuk shpjegoi se ku i gjeti 80 mijë dollarë që u përdorën për foton.
“Lobim do të thotë të ndikosh për të përcjell një mesazh. Në rastin në fjalë nuk ka krahasim. Rasti është i hetuar, i gjykuar dhe i përfunduar.

Zotëria, të cilit i është përfolur emri, ka pranuar fajësinë sepse nuk ka njohur ligjin amerikan dhe e ka shkelur. Pranoi fajin e tij dhe kaq. Për çështjen në fjalë, nuk ka patur të bëjë me asnjë lloj financimi nga ana ime apo e Partisë Socialiste. Ka emër dhe mbiemër, e ka marrë përsipër shkeljen që ka bërë. Për fat të keq është ndodhur në shkelje të ligjit amerikan”, tha Rama.
Rama-Gunvor
Rama u pyet për akuzën që ka hedhur kreu demokrat në lidhje me takimet që ka zhvilluar me përfaqësues të kompanisë ruse Gunvor. “As nuk diskutohet që ne jemi të hapur për marrëdhënie ekonomike, tregtare. Unë kam pritur përfaqësuesin e kompanisë Gunvor, presidentin e kompanisë që është norvegjez. “Kam zhvilluar edhe një takim tjetër me një kompani ruse, po në zyrë.
Kompania që do të ndërtojë aeroportin e Vlorës është një konsorcium shumë i madh, që ka ndërtuar aeroportin më të madh në Stamboll. Ç’lidhje ka këtu me rusët?”, tha Rama. Sipas tij, lidhjet ruse duhen zbardhur për të parë financimin e paligjshëm nga dy biznesmenë rusë dhe më pas për të kuptuar se çfarë kërkonin këto të dy në këmbim nga një parti politike.

Griselda
Rama e cilësoi si një gafë atë që bënë socialistët kur ishin në opozitë që çuan rastin e Griseldës në Bruksel. “Ajo ishte një gafë në një moment të paqartë, kurse kjo që po ndodh sot është një sistem dhe nuk mund të ketë krahasime”, tha Rama.

Sfida e rezistencës dhe e betejës

Bujar NISHANI

Debateve të nxehta publike dhe shqetësimeve të shumta e masive të qytetarëve këto ditë ju mbivendos artificialisht një sulm antiopozitar me sponsorizim qeveritar.
Opozita shqiptare, Partia Demokratike dhe lideri i saj Lulzim Basha u denoncuan nga qeveria dhe kryeministri i vendit në publik dhe në prokurori si pro-rusët në Shqipëri. Si të financuar nga rusët për të luftuar politikisht qeverinë socialiste !!!
Jemi në një kaos total politik dhe social në Shqipëri, ndaj çdo gjë mund të dëgjojmë.
Por kjo akuzë e qeverisë socialiste është për të qarë e për të qeshur.
Eshtë për të qeshur pasi akuza anti-ruse që denoncon pro-rusët vjen pikërisht nga ata që u themeluan, u pushtetuan, u shkolluan, u financuan, u modeluan dhe u trashëguan si stalinistët më orthodoks të Evropës Lindore.
Sot, socialistët shqiptarë !
Por realiteti i halleve dhe problemeve të panumërta që shqiptareve që ju krijohen çdo ditë është për tu qarë.
Sipas akuzës së lobimit qeveritar denoncimi që opozita i bën varfërisë që thellohet çdo ditë e më shumë nuk është një e vërtetë therëse por një shërbim që Lul Basha dhe PD po i bëjnë Rusisë.
Ikja masive e shqiptarëve në azil nuk qenka tregues i keq qeverisjes por nxitje që e bën opozita me sponsorizimin e rusëve !

Kultivimi masiv dhe trafiku evropian i kanabisit, përfshirja e segmenteve më të larta të policisë në të, mpleksja e Ministrit të Brendshëm me trafikantët kryesorë, nuk qënka një platformë qeveritare për narkotizimin e vendit por shpifje e opozitës për të nxirë shkëlqimin europeist të kryemimistrit shqiptar !!!
Kthimi i Shqipërisë në magazinën dhe dispeçerinë e kokainës kolumbiane për tregun evropian, sipas lobimit qeveritar, është një përrallë e Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike që mbahet gjallë në publik si matrioshka ruse.
Degradimi i shkollave, spitaleve, çerdheve, zyrave të shtetit nuk është përgjegjësi qeveritare por mallkim opozitar që tu shërbejë rusëve !!!
Natyrisht të gjitha këto janë të qarta për shqiptarët.
Për fatin e keq të lobistëve qeveritar ka qëlluar që Partia Demokratike e udhëhoqi Shqipërinë në proçesin dhe realizoj anëtarësimin e saj në NATO.
Ju ka qëlluar që pikërisht Lulzim Basha ka udhëhequr negociatat diplomatike të këtij antarësimi.
Qeveria socialiste i di mirë këto fakte.
Por mesa duket menduan se plazmimi i kësaj teze do harrojë sado pak hallet dhe problemet e shumta që ata ju kanë krijuar shqiptarëve.

Këto ditë nga qeveria u shmangën perkohesisht pergjigjet që shqiptaret presin në lidhje me skandalin e 28 shkurtit. Të 615 kg kokainë destinuar Shqipërinë si magazinë, dhe bazë për shpërndarje ndërkombëtare.
Por 28 shkurti nuk harrohet dot. Ai është ngulur si gozhdë e ndryshkur në imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë.
Ne presim çdo ditë që të na thonë kush ishin garantuesit fuqiplotē të transsksionit gjigand të kokainës ?
Ku dhe kush janë përpunuesit e kësaj sasie kolosale ?
Ç’far sasie kokaine ka hyrë më parë me këtë rrjet dhe pse nuk është kapur ?
Ku janë pasuritë dhe pronat e vëna me trafikun e suksesshëm të drogës dhe kur do të sekuestrohen ato ?
Këto pritshmëri të shqiptarëve nuk i zhbën dot askush. Ne i presim dhe do ti kërkojmë çdo ditë deri sa të përmbushen.
Përralla ruse për Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën le ti mbetet nostalgjikëve sovjetikëve të pandreqshëm të këtij vendi.
Në fakt Partia Demolratike dhe Lulzim Basha e kanë një përgjegjësi në kontekstin e influencave anti perëndimore në këtë vend. Jo shumë kohë më parë, në mes të Brukselit, kryeministri shqiptar deklaronte se ; “neve kemi edhe alternativa të tjera partneriteti, përtej atyre të Bashkimit Evropian”…. duke aluduar hapur për një orientim të ri të politikës së jashtme të Shqipërisë. Atë drejt lindjes, drejt Rusisë.

Ky provokim i rëndë i bërë në emrin e të gjithë shqiptarëve, me pa të drejtë u neglizhua dhe u la në harresë nga Partia Demokratike. Ai duhet të ishte një kambanë e madhe alarmi dhe denoncimi, debati parlamentar, debati publik, hetimi parlamentar.
Por më mirë vonë se kurrë !
Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë për të patur kurrë ndonjë orientim tjetër përpos atij europian dhe euro-atlantik.
Asnjë rrethanë problematike e politikës së momentit që mund të ketë në hapsirën evropiane nuk do mund të krijojë asnjë tutje, dyzim apo dyshim në këtë orientim.
Orkestrimi më i fundit nga ana e pushtetit ndaj opozitës dhe forcës kryesore të saj, në fakt duhet ta verë në lëvizje të fortë këtë të fundit. Kjo është një platformë e qartë e pushtetit për asgjesimin e opozitës.
Pushteti ka dështuar të qeverisë vendin.
Ka dështuar të krijoj punësim, shërbim, pasurim të shqiptarëve.
Ka dështuar të shërbej arsimim, shëndetësi, rend e siguri.
Për këtë i është ndërsyer tani opozitës. Mundësisht ta eleminoj atë.
Tashmë keni angazhimin e pushtetit jo tek punët publike dhe shërbimi ndaj qytetarëve e vendit por tek asgjesimi i opozitës.

Kjo është një sfidë e madhe për opozitën dhe Partinë Demokratike.
Sfida e rezistencës dhe e betejës.
Kur pushteti angazhohet në luftën kundër opozitës kjo është padyshim një betejë e pabarabartë.
Një betejë ku pushteti përdor institucionet e shtetit.
Një betejë ku pushteti përdor paratë dhe pasuritë publike kundër pjesës më të madhe të vetë publikut.
Një betejë ku qeveria përdor mekanizmat e diplomacisë së shtetit kundër një pjese të vetë shtetit.
Një betejë ku pushteti përdor policinë, prokurorinë e gjykatat kundër opozitarizmit.
Një betejë që gjithsesi nuk ja përcakton fatin pushteti.
Pushteti po ndihet keq nga lobimet e opozitës në Perëndim.
Të lobosh sot në Washington apo Bruksel, në Berlin apo Londër, në Romë apo Paris që Shqipëria dhe shqiptarët të çlirohen nga krimi i organizuar dhe e drejta e gjithseicilit nga dhuna e padrejtësisë, është një detyrë patriotike.
Sepse fati i Shqipërisë është më i rëndësishëm njëqind herë më shumë se fati i cilësdo qeveri qoftë.
Sepse fati i shqiptarëve është njëmijë herë më i rëndësishëm se fati i cilitdo pushtetar qoftë.
Beteja vazhdon.

Incidenti i Robert Ndrenikës me Ramën: Kjo është dyndje e xhunglës urbane

Aktori i njohur, Robert Ndrenika ironizoi Edi Ramën gjatë prezantimit të projektit të Teatrit të Ri Kombëtar pasi nuk i dha fjalën në aktivitet, ndërsa kërkoi më shumë transparencë për mënyrën si do të ndërtohet teatri i ri.
“Kryeministri nuk na donte se kështu na kishin thënë, por rezulton se na dashka”, tha Ndrenika duke iu referuar debateve për shembjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e teatrit të ri.
Për sa i përket projektit të prezantuar, Ndrenika tha se është kundër metodës së ndërtimit të tij përmes Partneritetit Publik- Privat, ose ndryshe koncensionit. Ai shtoi se do donte ta njihte nga afër maketin për të parë si do të jetë skena.
“Më shqetëson Partneriteti Publik- Privat. Kjo është dyndje e xhunglës urbane. Por unë dua ta shoh në maket, për të parë nga afër si është skena dhe xhepat e saj. Ajo që na intereson ne artistëve”, deklaroi aktori i madh, një nga zërat kundër prishjes së teatrit aktual.
Para se arkitekti i teatrit të ri, Bjorke Ingles të merrte fjalën, Ndrenika kërkoi të fliste por kryeministri iu përgjigj: “Jo jo, prit shiko projektin njëherë”. Më pas aktori është ulur duke thënë se do t’a shohë projektin.

Është zhvilluar këtë të hënë në Kryeministri, prezantimi i projektit të Teatrit të ri Kombëtar, ku të pranishëm ishin Kryeministri Edi Rama dhe një pjesë e artistëve. Në fjalën e tij shefi i qeverisë theksoi vendosmërinë e qeverisë për të shembur teatrin ekzistues dhe ndërtimin mbi të, të një Teatri dinjitoz. Sipas shefit të qeverisë, sot Teatri Kombëtar është jashtë çdo standardi.
Por në fund të fjalës së Kryeministrit, kërkoi fjalën aktori i madh Robert Ndrenika, prezent në këtë takim. Megjithatë ka qenë vetë Kryeministri Rama që nuk e lejoi të flasë duke i kërkuar që më parë të shohë prezantimin e projektit.
“Jo jo, prit shiko projektin njëherë” citon Gazeta Shqiptare të jetë shprehur Rama pas kërkesës së aktorit për të marrë fjalën. “Mirë dakord po shoh projektin”, i është përgjigjur pa mikrofon aktori i madh.

Të gjitha financimet e PD në përputhje me ligjin

Të gjitha financimet e PD janë në përputhje me ligjin dhe hetimet do ta tregojnë këtë. Kreu i PD, Basha tha se fushatat e dëshpëruara anti opozitare të Edi Ramës nuk mbulojnë dot përpjekjet e tij për sabotimin e hetimeve për 613 kg kokainë dhe Saimir Tahirin.
Në përgjigje të akuzave boshe të ngritura nga Rama dhe pyetjes së medias gjithashtu, Basha tha: “Partia Demokratike i ka bërë të qarta si drita e diellit të gjitha aspektet financiare dhe zgjedhore të saj dhe gjithçka ka dalë në përputhje me ligjin. As ulërimat e Edi Ramës, as dëshpërimi i Taulant Ballën, nuk mund ta heqin vëmendjen nga fakti se përmes një takimi sekret ditën e premte në një spital në Kombinat dhe përmes mekanizmave të tjerë korruptiv, po përgatiten dy mënxyra të mëdha:
Sabotimi total i kokainës së Maminasit. Lirimi nga akuza i Saimir Tahirit.
Ndaj fokusi ynë është tek interesi publik, tek lufta kundër krimit dhe lufta kundër drogës. Për të tjerat, kemi qenë ne të parët që kemi kërkuar verifikimin nga Prokuroria, të presë Edi Rama verifikimin nga Prokuroria. Dje na doli një lajm që po verifikoka edhe FBI-ja. Kur verifikon FBI-ja, zakonisht nuk e di as Presidenti i Amerikës. Nëqoftëse është ashtu, të presim hetimin, përse ngutet? Të presim rezultatet e hetimit, por ndërkohë të mos harrojmë se po përgatitet lirimi i Saimir Tahirit dhe po përgatitet sabotimi total i hetimeve të kokainës së Maminasit. Kemi të dhëna dhe denoncime jashtëzakonisht shqetësuese”.

Opozita betejë në Parlament për 20 mijë familjet pa ndihmë ekonomikë

Për opozitën e enjtja do të jetë dita e sjelljes në Parlament të qindra familjarëve, që u është hequr buka e gojës e fëmijëve dhe të kërkojmë ndaljen e këtij akti kriminal.
“Shqetësimi ynë është se në këtë dinamikë ku e ka futur vendin me krim, me drogë, me mbrojtje të kriminelëve ka lënë zbuluar njerëzit e thjeshtë, ka lënë zbuluar shqiptarët, 20 mijë prej të cilëve i ka hequr nga ndihma ekonomike. Disa prej jush keni qenë me mua apo me deputetë të tjerë, i keni parë se në çfarë gjendje çnjerëzore jetojnë.
Mund t’u gjejë punë disave, por nuk mjafton që të shkojë kryetari i opozitës në 20 mijë familje që t’u gjejë punë 20 mijë njerëzve. Pra, është thjesht propagandë dhe nuk është për të qeshur, është për të qartë, është për të vënë duart në kokë se sa i pashpirt dhe cinik tregohet pasi ka qenë ai vetë autori i këtij akti kriminal.
Kjo ka një shpjegim të thjeshtë politik; shpjegimi është që kur vjen në pushtet me paratë e drogës, me qindra miliona bananeve të kokainës, me bandat, nuk të bëhet vonë për njerëzit e thjeshtë, ata janë të parët që braktisen.

Gjithë vëmendjen e ke si të shpëtosh Saimir Tahirin nga hetimet; si të sigurosh moskapjen apo mos hetimin e Olsit, të Agronit, të Qazimit, të Vangjushit, të cilët janë kokat politike bashkë me Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën dhe Saimir Tahirin, tashmë të provuar dhe nga Antimafia italiane, pa të cilët nuk lëviz dot sasi të tilla droge në Shqipëri.
Dita e enjte do të jetë një ditë e veçantë, nuk do të jetë një ditë e bilancit 6-mujor, të cilit i trembet Edi Rama dhe që e shpenzon me fushata antiopozitare, por do të jetë dita e sjelljes në sallën e Parlamentit të fytyrave, emrave, gjendjes së qindra apo mijëra familjarëve që ne kemi takuar gjatë këtyre dy javëve të cilëve u është hequr buka e fëmijëve. Ne do ta përdorim sallën e Parlamentit për të vetëdijësuar të gjithë shoqërinë dhe për të kërkuar ndaljen e këtij akti kriminal, rikthimin e ndihmës ekonomike, rikthimin e bukës së fëmijëve, e cila u është hequr, duke i lënë në mes të katër rrugëve.
Paratë janë, por Shqipëria është në gjendje të mjerueshme ekonomike, Edi Rama ka ndarë mjaftueshëm para, për orendi, për zyra, për makina luksi, për inceneratorët e Arben Ahmetajt që do të mjaftonin, jo për 20 mijë, por për 80 mijë familje në vit, me ndihmë ekonomike mesatare.
Ne si opozitë kemi premtuar se do të jemi krahë këtyre njerëzve dhe do të ngremë zërin për ta dhe kjo do të jetë një nga çështjet kryesore në Parlament ditën e enjte”, tha Basha.

“Pako e re e SHBA për Kosovën”, Vuçiç në “pikën e vdekjes

Gazeta e Beogradit “Veçernje novosti” edhe sot vazhdon të merret me atë që ajo e quan “pako e re për Kosovën” e që vjen nga SHBA-ja, transmeton Koha.net.
Kjo pako, sipas kësaj gazete, do të mund të gjendet para zyrtarëve serbë të mërkurën, kur në Beograd do të jetë Wess Mitchell, emisar i Trumpit dhe ajo do ta vërë në një pozitë shumë delikate kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq: Si të lëvizë nga “pika e vdekjes” zgjidhja e çështjes së Kosovës e të evitohet gracka e fshehtë potenciale e Uashingtonit para zgjidhjes SHBA-ja ose Rusia.
Kështu e kanë komentuar bashkëbisedues të kësaj gazete tekstin e punës të administratës së Trumpit në katër pika: Që Asociacioni i Komunave Serbe të marrë kompetenca të gjëra ekzekutive, të jetë institucionalisht i lidhur me zëvendëskryeministrin (që duhet të jetë serb), që Beogradi të mundësojë anëtarësimin e Prishtinës në organizatat ndërkombëtare dhe që për kompensim, Serbia t’i ketë dyert e hapura për në BE dhe ndihmën ekonomike dhe politike të SHBA-së në skenën ndërkombëtare.

Vasili: Prokuroria të bëjë vetingun e konçesioneve

Kryetari i Grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i ka bërë thirrje Prokurorisë që të vendosi në zbatim Vetting-un e koncesioneve. Vasili ka denoncuar mungesën e transparencës në dhënien e koncesioneve nga qeveria, duke theksuar se ekonomia shqiptare është drejt një kolapsi. “Prokuroria duhet të bëjë me urgjencë Vetingun e koncesioneve, sepse ekonomia shqiptare është futur në rrugën shumë të rrezikshme të kolapsit dhe kriminalizimit shkatërrimtar”, tha Vasili.
Reagimi i Petrit Vasilit
Prokuroria të bëjë Vetingun e koncesioneve, që po rrënojnë ekonominë. FMN foli qartë që koncesionet duhet të ndalen menjëherë. Kryeministri dhe qeveria kanë pasur merak të madh t’u japin privatëve paratë publike që të fitojnë ata dhe qeveria.
Zero Transparence në dhënien e koncesioneve është qyrky për të mbuluar grabitjen e parave të shqiptarëve. FMN është me të drejtë shumë e shqetësuar dhe po e ndjek me shumë seriozitet këtë shkarje kriminale të ekonomisë për shkak të koncesioneve,që jo vetëm rrëmbejnë paratë e qytetarëve, por edhe pastrojnë sheshit paratë e drogës dhe krimit të organizuar. Prokuroria duhet të bëjë me urgjencë Vetingun e koncesioneve, sepse ekonomia shqiptare është futur në rrugën shumë të rrezikshme të kolapsit dhe kriminalizimit shkatërrimtar.

Shkarkohet kreu i Këshillit Bashkiak të PS-së

Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës shkarkoi sot kryetarin Roland Karalliu të Partisë Socialiste, ndërsa në vend të tij është votuar Mimoza Çomo, këshilltare e PD-së.
Ndryshimi i kryekëshilltarit ka ndodhur si rezultat i bashkimit të votave të këshilltarëve të PD dhe LSI-së. Karalliu së fundmi ishte komanduar edhe drejtor i Spitalit Rajonal të Gjirokastrës. Në lidhje me zgjedhjen e Kryetarit të ri të Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës ka reaguar edhe deputeti i PD-së, në këtë qark Tritan Shehu.
“Mimoza Çomo, Kryetarja e sapo zgjedhur e Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës. Një përmbysje kjo në atë Keshill Bashkiak. Zj. Como, një personalitet në atë Bashki, një figurë që rezaton shpresë e integritet. Një mesazh i qartë ky për ndryshimet e tjera të mundshme aty”, shkruan Tritan Shehu.

Ambasadorja franceze në Tiranë: Krimi shqiptar ka tentakula të gjata

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak, një intervistë për “Albania Daily News”, e ka deklaruar troç se, Shqipëria rrezikon të mbetet prapa në krahasim me vendet e tjera të rajonit, përsa i përket procesit të anëtarësimit në BE dhe kjo sipas saj, sepse ende nuk po ndëshkohen kriminelët si dhe nuk po konfiskohen pasuritë e tyre.
“Fjala kyç është shteti i së drejtës. Pa një shtet të së drejtës të denjë për këtë emër, Shqipëria, pavarësisht nga të gjitha përpjekjet e bëra me guxim dhe reformat, rrezikon të mbetet prapa.
Kjo do të thotë, të gjithë e dinë, se duhet zbatuar dhe duhet të përfundojë reforma ambicioze e drejtësisë, duke krijuar organe të qëndrueshme të përcaktuara me ligj dhe duke luftuar fort kriminelët e të gjitha llojeve (trafikimi i drogës dhe jo vetëm i kanabisit, trafikimi i qenieve njerëzore, etj.), përfshirë këtu edhe luftën kundër pasurive të tyre, apo siç thuhet në frëngjisht, portofolave të tyre.
Këto kriminelët dhe rrjetet e tyre, të cilat nganjëherë kanë tentakula të gjata, e dëmtojnë Shqipërinë, duke e varfëruar (dhe nuk paguajnë as taksa!), si dhe duke e nxirë imazhin e vendit, brenda dhe jashtë tij, kjo e ndihmuar herë-herë edhe nga korrupsioni”, deklaron kryediplomatja franceze në Tiranë.

Si i shpërbleu Rama oligarkët ditën e Shën Valentinit

Më 14 shkurt të këtij viti, kryeministri Edi Rama firmosi një vendim që i sjell favore ekskluzive biznesmenëve më të mëdhenj shqiptarë, ose siç quhen rëndom, oligarkët.
Vendimi i kryeministrit ditën e Shën Valentinit, realizoi dy ndryshime taktike në ligjin për prokurimin publik.
Ndryshimi i parë i rëndësishëm lidhej me kriterin ekonomik që një tender të klasifikohej i nivelit kombëtar ose ndërkombëtar.
Deri më datën 14 shkurt, vlera tavan e një tenderi duhej të ishte rreth 12 milionë dollarë që ky tender të ishte kombëtar. Në momentin që vlera bëhej mbi 12 milionë dollarë, atëherë autoritetet kishin detyrimin që të shpallnin tender ndërkombëtar dhe të ftonin dhe kompanitë e huaja të merrnin pjesë.
Vendimi i qeverisë, e ka rritur tavanin e vlerës, e ka dyfishuar. Tashmë kjo vlerë është bërë 24 milionë dollarë.

Dyfishimi i tavanit të vlerës, është një barrierë shtesë që qeveria i ka vendosur kompanive ndërkombëtare, duke i lënë më shumë hapësirë kompanive vendase dhe sidomos biznesmenëve ‘të dashur’ të kryeministrit.
Kjo barrierë merr një vlerë të shtuar në kushtet kur që prej vitit 2013, qeveria Rama nuk ka mundur dot të sjellë ndonjë investitor të huaj serioz në vend.
Por ndërsa kryeministri ka rritur barrierat për kompanitë ndërkombëtare, me të njëjtin vendim, Rama ka hequr disa kritere domethënëse që kompanitë shqiptare duhej t’i plotësonin që më pas të futeshin në tender.
Në vendimin e 14 shkurtit, në Nenin 2 të kësaj VKM-je shkruhet se në Ligjin e Prokurimit Publik do shfuqizohet Pika ‘ç’ e Nenit 26. Shkojmë te Ligji i Prokurimit Publik dhe zbulojmë se ky shfuqizim është një tjetër dhuratë që Rama i bën oligarkëve.

Shfuqizimi që ka urdhëruar Rama në shkurt 2018 është në fakt një kriter që vetë Rama e kishte vendosur në 29 dhjetor 2017. Pra ky kriter u shfuqizua pa mbushur dy muaj. Po çfarë thotë kjo pikë?
Kriteri që shfuqizoi Rama i detyronte kompanitë që të mbaronin punën paraardhëse deri në masën 70% dhe pastaj të konkuronin për tenderin e radhës.
E thënë ndryshe, nëse një kompani ka marrë përsipër ndërtimin e rrugës A-B, kjo kompani nuk mund të hyjë në një tender për rrugën tjetër C-D, pa vërtetuar se ka përfunduar punimet e rrugës A-B me të paktën 70% të volumit të punimeve.
Tashmë ky kriter është hequr dhe Edi Rama u ka hapur rrugën kompanive vendase dhe një grushti biznesmenësh që ai i ka përzemër, duke eliminuar konkurencën ndërkombëtare, por dhe duke i lehtësuar oligarkët me heqjen e kriterit për realizimin e 70% të situacioneve të tenderit paraardhës. / Hashtag.al