22.5 C
Tirana
E hënë, 5 Maj, 2025

20 mijë familje përjashtohen në mënyrë arbitrare nga ndihma ekonomike

Deklarata e deputetes së Partisë Demokratike Albana Vokshi
Qeveria nuk bën transparencë për heqjen e ndihmës ekonomike, qëllimi për ta përdorur për zgjedhje
Ministria e Çështjeve Sociale në vazhdën e deklaratave qëllimisht nuk u tregoi shqiptarëve përse ka hequr nga skema e ndihmës ekonomike të paktën 20 mijë familje në varfëri ekstreme.
4 shembujt e sjellë prej zyrtares së qeverisë janë të dënueshëm, por ato nuk mbulojnë as dështimin 4 vjeçar për të pastruar skemën nga e njëjta qeveri, as mungesën e ndjeshmërisë për familjet e përjashtuara.
Deputetët e Partisë Demokratike ishin të shtunën e kaluar në disa prej familjeve në varfëri ekstreme, të cilat nuk dinin asnjë arsye përse ishin hequr nga lista e ndihmës në janar, ndërsa në dhjetor e kishin marrë atë.
Qeveria, që u kujdes të reklamonte 4 rastet e familjeve me makina, nuk dha asnjë shpjegim përse nuk marrin ndihmë familjet e Eduard Thaçit, që jeton së bashku me bashkëshorten dhe 3 fëmijët e mitur vetëm me borxhe.
Zyrtarja e Qeverisë dështoi të tregonte pse familja e Ilir Ibrahimit, me katër anëtarë, me dy fëmijë të vegjël dhe jeton në një shtëpi të rrënuar.
Pse, Fitnete Murati që është invalide, nuk merr as ndihmë ekonomike, as KEMP dhe ka prej tre vjetësh që jeton pa ndihmë ekonomike.
Këto foto tregojnë qartë gjendjen e mjeruar ku ata jetojnë. Partia Demokratike ka denoncuar prej disa ditësh që Qeveria bë mënyrë abusive ka larguar nga skema e ndihmës:
Rreth 15 mijë familje në Tiranë,
752 familje në KAmëz
1600 familje në KAmëz
682 familje në Kavajë
752 familje në Lushnjë
826 familje në Divjakë
Mbi 2000 familje në Pogradec

Qeveria nuk shpjegon pse ka përjashtuar mijëra nëna kryfamiljare me fëmijë jetimë, mijëra familje të komunitetit rom dhe egjiptian, mijëra invalidë që jetojnë vetëm me ndihmë ekonomike (lista e familjeve të hequra nga skema e Ndihmës Ekonomike në Kamëz).
Dhjetëra mijë familje në mungesë totale transparence, pa dhënë asnj arësye pse janë hequr, pa publikuar asnjë indikator apo pikë se si përjashtohen familjet pavarësisht nga aplikimi që kanë bërë.
Në shkelje të të drejtave kushtetuese, qeveria ka ndëtuar një sistem abuziv, të cilin ne dyshojmë se ajo do ta përdorë gjatë zgjedhjeve për t’u blerë votën me bukën e gojës.
Qeveria nuk ka publikuar asnjë vendim për sistemin e pikëve që përjashtojnë familjet nga ndihma dhe e ka lënë përzgjedhjen në duart e dy njerëzve, që kontrollohen nga Ministrja.
Riaplikimi nuk është zgjidhja.
Partia Demokratike kërkon shfuqizimin e menjëhershëm të vendimit të qeverisë për ndihmën ekonomike të muajit janar, që përjashtoi rreth 20 mijë familje. Të bëjë publike në mënyrë urgjente vendimin për treguesit përjashtues të ndihmës ekonomike, në mënyrë që familjet të njihen me kriteret.
Partia Demokratike beson se pezullimi i skemës, që thellon varfërinë dhe rishikimi i saj janë hapat e duhur. Kjo nuk është një kërkesë politike, por është një nevojë humane.

Ku po shkon Turqia? 6 gazetarë dënohen me burgim të përjetshëm

BERLIN, GERMANY - MAY 03: Activists, including supporters of Reporters Without Borders and Amnesty International, hold up the photos of journalists, including Turkish-German journalist Deniz Yuecel, who are currently in prison in Turkey while protesting on World Press Freedom Day in front of the Turkish Embassy on May 3, 2017 in Berlin, Germany. Turkey has imprisoned over 150 journalists as part of the government's crackdown on independent media and political opposition. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

Mediat turke kanë thënë se një gjykatë në Stamboll, ka dënuar gjashtë gazetarë me burgim të përjetshëm për përfshirje në tentimet e dështuara për grushtshtet në vitin 2016.
Në mesin e të dënuarve në ditën e sotme janë, ish kryeredaktori i gazetës Taraf, Ahmet Altan, vëllau i tij, gazetari dhe akademiku, Mehmet Altan, dhe gazetari i njohur, Nazli Ilicak.
Gazetarët janë akuzuar për lidhje me klerikun mysliman që jeton në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gulen, të cilin Turqia e fajëson për tentimet e dështuara për puç më 15 korrik, 2016.
Gulen i hedh poshtë akuzat.
Të pandehurit janë akuzuar për veprimet e tyre kundër kushtetutës së Turqisë dhe anëtarësimit në një organizatë terroriste.
Ndërsa vëllezërit Altan janë akuzuar për dhënien e mesazheve koduese në një progam televiziv, një ditë para tentimeve për grushtet.

Pse Rugova ishte një gjeni në politikë, Berisha rrëfen takimin e parë në ‘91

PYETJE: Po ju vetë e besonit apo ishit dhe ju skeptik ndaj idesë së Rugovës?
SALI BERISHA: Të shkojmë pak te fillimi bisedës. Midis meje dhe atyre që më dhanë mua leksionet më të mëdha për Kosovën kishte një dallim. Ata nuk besonin kurrë se do ta shihnin më Kosovën, kurse unë nuk besoja se nuk do ta shihja Kosovën të çlirohet. Dhe kjo ide më ka shoqëruar mua gjithë jetën time. Duke ditur gjithë historinë e Kosovës kisha një bindje të thellë se nuk do jetë e largët dita kur Serbia s’mund ta mbajë dot dhe kur Kosova të çlirohet prej saj. Unë e kisha këtë bindje por natyrisht unë isha për bashkim kombëtar. Unë u rrita me idealin më të shenjtë, atë të idealit kombëtar. Për mua Kosova ishte provincë e Shqipërisë dhe nuk mendoja kurrë që duhet të jemi për pavarësi. Kur u angazhova për politikë në vitin 90’ bëra shumë takime me përfaqësues të Kosovës dhe konstatova se ata e kishin serioze idenë e pavarësisë. Në shkurt të 91 erdhi Ibrahim Rugova dhe përsëri ai ma shpjegoi dhe theksoi se pavarësia është rruga në të cilën duhet ecur dhe pastaj shihen problemet. Pasi u binda se kjo nuk ishte një tezë fasadë për t’u paraqitur por ishte një tezë që bazohej në një realitet të cilin unë nuk e njihja, një realitet të krijuar në 50 vite në Prishtinë, atëherë unë e kam mbështetur plotësisht se përndryshe do dilnim me idera aneksioniste çka ishte e pamundur për mua që unë të kisha ato ide. Dhe kam ndryshuar qëndrimin tim, jam pajtuar me idenë e pavarësisë por isha i bindur në mënyrë absolute se një ditë Kosova do të dalë nga pushtimi serb.
PYETJE: Në kohën kur ju ishit president i Republikës së Shqipërisë, grupe të UCK janë stërvitur brenda territorit të Shqipërisë. Kishte pranuar shteti shqiptar që ato të stërviteshin brenda territorit shqiptar, kishte presion ndërkombëtar që të bëhej kujdes?
SALI BERISHA: Presion ndërkombëtar kishte, këto grupe nuk ishin të mëdha, ishin grupe disa qindra vetësh..

PYETJE: Si vendosët ti përkrahnit?
SALI BERISHA: Që të jemi realistë, që të gjitha këto janë bërë me qeverinë e Kosovës. Qeveria e Kosovës kishte këtu më së shumti dhe kryeministrin por kishte ministër mbrojtje, kishte organizimin e vet dhe ishte qeveria e Kosovës e cila merrej me çdo gjë me ta, kurse ne, si qeveri shqiptare, komunitetit ndërkombëtar i thonim se ishin refugjatë, u kemi dhënë strehë si refugjatë por ndodh ndonjëherë që ndonjë prej tyre cojnë foto nëpër ambasada duke u stërvitur. Kjo që u thonim ne ishte një gjë jo shumë bindëse. Por këto nuk ishin të shumtë. Një meritë të jashtëzakonshme kishin ama. Imagjino, një grup i vogël njerëzish, të cilët besojnë se do ta çlirojnë me armë Kosovën është një gjë me të vërtetë e jashtëzakonshme. Dhe në fund të fundit ai vendim i tyre u tregua përcaktues për çlirimin e Kosovës. Pa diskutim që ëndrrën e pavarësisë e ndërtoi Rugova. Ai ishte një gjeni në politikën shqiptare sepse arriti të ndërtojë dhe të bëj një popull të tërë të besojë në projektin e pavarësisë. Por, në një farë mënyre, ndofta ai e konkretizoi në kushtet e pushtimit, si rrallë kush në historinë e Europës dhe njerëzimit, me pushtetin paralel që krijoi. Pavarësisht se policinë, forcën e kishte Millosheviçi por popullin dhe shoqërinë e kishte tërësisht Rugova, dhe pushteti i tij paralel ishte sfida më e madhe që i bëhej pushtimit serb. Institucionet paralele, parlamenti, shpallja e republikës, shumë njerëzve dhe sot mund t’u duken si akte jo qënësore por jo, ato ishin akte qënësore, akte thelbësore sepse mbi to u ndërtua ëndrra e pavarësisë së popullit të Kosovës dhe mbi to kjo ëndërr shkoi në të gjitha kancelaritë e botës, mbi to kjo ëndërr u bë motivi kryesor i luftës dhe sakrificës për liri të mijëra e mijëra vajzave dhe djemve të Kosovës.
PYETJE: Kur ka qenë hera e parë që keni vizituar Kosovën?
SALI BERISHA: Hera e parë që kam vizituar Kosovën për fat të keq e kam vizituar në fatkeqësi. E kam vizituar kur vdiq presidenti Rugova. U nisa një herë tjetër por UMNIK u trëmb, se ata ndiqnin një praktikë idiote që s’duhet ti lëmë shqiptarët të afrohen se po na bashkohen, dhe më njoftuan në Kukës se nuk mund të kalosh kufirin se guvernatori i asaj kohe Kushner nuk ka dhënë miratimin. Unë mbajta një konferencë shtypi dhe dënova qëndrimin. Pavarësisht nga kjo unë kam shumë respekt për punën që Kushner ka bërë për Kosovën, ishte mik, por e bëra një denoncim për qëndrimin e tij në atë rast./Kosovavision/

Buffon: Kam menduar dy herë largimin nga Juventus

Gjatë një programi të Maurizio Costanzo, i quajtur “Intervista”, portieri i Juventus, Gigi Buffon, ka folur për karrierën e tij me bardhezinjtë. “Më ka ndodhur në dy raste të jem pranë largimit nga Juventus. Kanë qenë momente kur nuk ndihesha më i përfaqësuar nga vlerat e kësaj skuadre. E kuptoja që nuk isha vetvetja dhe kisha dalë nga rryma dhe gjëra të tilla nuk mund të bashkekzistonin. Por fatmirësisht gjërat shkuan në mënyrën e duhur dhe u lidha sërish me klubin tim”, tha numri 1 i bardhezinjve.
“Më i bukuri ka qenë i pari nga këto gjashtë tituj radhazi, vazhdoi Buffon. Ishte si një rreth që po mbyllej. Periudha më e shëmtuar nuk ishte Serie B, por dy vitet me radhë ku dolëm në vendin e shtatë. Atje kishim humbur identitetin tonë, shpirtin tonë. Për dikë që kishte përjetuar lavdinë e Juventus ishte e tmerrshme. Ajo situatë më merrte frymën dhe ishte një nga momentet që mendova largimin, por gjërat ndryshuan radikalisht dhe jam me fat që qëndrova në këtë klub të madh”.

Deri në vitin 2006 vetëm Britania mbështeste Pavarësinë për Kosovën në Europë

PYETJE: Shqiptarët e Kosovës kanë një lloj simpatie të vëçantë për ju dhe shumë thonë që kjo ndodh edhe për shkak të mbiemrit tuaj, Berisha është një nga mbiemrat më të përhapur në Kosovë.
SALI BERISHA: Fisi Berisha, që është dhe fisi më i madh e më numerik i të gjitha fiseve, në Tropojë është pakicë ndërsa në Kosovë është shumicë. Kështuqë edhe kjo mund të ketë luajtur rol, por më shumë nga të gjitha them se kanë luajtur rol përpjekjet e përbashkëta dhe të suksesshme që kemi bërë me autoritetet e Kosovës për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.
PYETJE: E keni përjetuar si përgjegjësi simpatinë e kosovarëve?
SALI BERISHA: Kosovën e kam përjetuar si një detyrë time kryesore. Po të marrësh Sali Berishën të ri, ose Sali Berishën në shkollë të mesme ose fëmijë, ëndrra e tij nuk ishte kurrë politika, ëndrra e tij ishte të luftonte për Kosovën sepse unë kisha parë te ata njerëz të mi një brengë të atiilë, dhe ata ndiheshin shumë të brengosur dhe poshtëruar që Kosova për t’a ishte tokë e ndaluar. Kështuqë e kam thënë kurtakova luftëtarët në 92, pasi bëra një ekspoze mbi një orë më kthehet njëri e më thotë “çfarë do bësh ti për ne”?
I them unë nuke kam ndërmënd të sulmojë Jugosllavinë por unë gjysmën e kohës do punoj për Shqipërinë dhe gjysmën e kohës për Kosovën. Dhe unë i jam përmbatur kësaj me shumë vendosmëri dhe pa u lëkundur asnjëherë. Mendoj se ka qënë e një rëndësie shumë të madhe rezoluta, dokumenti i samitit të organizatës së sigurisë dhe bashkëpunimit europian ku ne arritëm të shkëpusim çështjen e Kosovës nga ish Jugosllavia dhe ta nxjerrim veças, se përpara trajtohej me Serbinë mirëpo kjo i njihte Serbisë autoritetin mbi Kosovën. Fakti që e norrëm veças në një paragraf të veçantë, futëm aty për herë të parë që çështja duhet të zgjidhet me dialog ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e palës së tretë. Kjo ishte një arritje e jashtëzakonshme për kohën.

Kjo autorizonte palën e tretë, pa marrë leje nga Millosheviçi, që të zbriste në Prishtinë dhe të ftonte Prishtinën që të takohej në mënyrë të pavarur me ta. Për këtë paragraf, rusët e kanë mbajtur deri në dy të natës samitin por në fund, pasi ne nuk lëshuam, u pranua kjo. Kjo pastaj solli mbrapa angazhimin e Lordit Oëen dhe Sajrus Uens në zgjidhje, pastaj shkoi gradualisht duke e shkëputur problemin nga çështje e të drejtave të njëriut në çështje madhore politike, dhe përpjekja jonë u konkludua në 1994 me rezolutën në të cilën 137 shtete votuan në OKB për të drejtën e vetëvendosjes popullit të Kosovës. Kjo rezolutë ka shërbyer si bazë e të gjitha dokumentave të tjera ndërkombëtare pas saj. Dhe nëse e merrni dokumentin e parë të Rambujesë, është transkriptim i kësaj rezolute, natyrisht të imponuar nga NATO, i cili thoshte trupat e NATO-s futen në Kosovë dhe pas një periudhe trevjeçare Kosova bën një referendum për të vendosur. Pastaj e modifikuan në Rambuje por dhe ky krijonte mundësi për pavarësinë e Kosovës, ishte më dredharake por sërish e krijonte. Ata u përpoqën shumë që të zëvendësonin NATO-n me OSBE si garant, po kjo ishte pastaj pa asnjë lloj prespektive për Kosovën. Pra diplomacia shqiptare u angazhua me të gjithë potencialet e saj, natyrisht këtu rol kryesor kishin SHBA të cilët u treguan përcaktues në Helsinki, ishin ata që e thyen delegacionin rus dhe që u vendos ai paragraf. Rezoluta e 94 ishte një arritje shumë e rendësishme në rrafshin ndërkombëtar.
PYETJE: Kur keni pritur në atë kohë në pozitat si kryeministër presidentin amerikan Bush, për shqiptarët e Kosovës ka ngelur e paharruar deklarata e tij se Kosova do bëhej e pavarur me çdo kusht. Cila ka qënë biseda juaj paraprakisht, ishit në dijeni që do bënte një deklaratë të tillë?
SALI BERISHA: Ai erdhi me ndjenjat më miqësore për Shqipërinë. Unë edhe me të atin kam patur shumë miqësi. Në zyrë më pyet dhe më kërkon ti flisja për Kosovën dhe situatën në rajon. Cila është zgjidhja që mendon ti, – më pyet. Dhe unë i them se pavarësia është e vetmja zgjidhje dhe i bëj argumentimin.

Më pyeti kur mendon ti. Anëtarët e delegacionit shtangën. E kuptova që shtangën sepse mendonin se unë do tu thoja pas dy javësh. Natyrisht unë i thashë se meqë ju e keni ndarë mëndjen për këtë punë, merrni kohën tuaj që ju duhet, ne u jemi mirënjohës sepse kjo është një gjë e jashtëzakonshme por përsëri merrni kohën që ju duhet për të diskutuar me partnerët këtë çështje. Ai vinte nga takimi i Grupit të 8 në Gjermani ku për hir të së vërtetës nuk e kishin mbështetur idenë e pavarësisë. Fillimi i vitit 2005 pati një lloj ujdie që skemi zgjidhje tjetër përveç pavarësisë, pastaj se çfarë ndodhi në gjysmën e dytë të 2005 dhe fillim 2006, por në Europë përveç britanikëve e verteta është që nuk e mbështeste më njëri.
PYETJE: E dini pse ndryshoi ky qëndrim?
SALI BERISHA: Jo nuk e kam kuptuar. Jam perpjekur por nuk e kam kuptuar. Natyrisht ne te gjitha takimet unë Kosovën kisha problemin kryesor. Në atë kohë shtrova tezën që pavarësia e Kosovës është rruga e vetme për ti dhënë fund fluiditetit të faktorit shqiptar në Ballkan. Interlokutori im në Bruksel më pyet: “po Shqipëria është një shtet kaq vite i pavarur”. I them se është por është në shtrëngicë, tani kombi duhet të marrë një zgjidhje dhe zgjidhja është pavarësia e Kosovës.
PYETJE: Cili ishte reagimi?
SALI BERISHA: Shënim dhe e shpërndau në të gjitha kancelaritë europiane tezën. Se dhe kaq me dëshirë rikthimin tim për çështjen e Kosovës nuk e kishin se mendonin se mos po dal me ndonjë tezë. Unë e kisha shumë të unifikuar qëndrimin tim me autoritetet e Kosovës por kishte dhe idera se mos unë do dilja me idenë e bashkimit kombëtar etj, gjë të cilën unë e kisha ndarë mëndjen se do respektoja zgjidhjen e autoriteteve të Kosovës. Në shpirt unë atë quaj zgjidhjen më të shkëlqyer për kombin por në vend të një zgjidhje maksimale je i detyruar të pranosh një zgjidhje optimale./Kohavision/

Kroos: Zidane ka fituar më shumë se mjaftueshëm me Realin

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, mbrojti Zinedine Zidane, duke treguar për këtë trofetë e fituar nën drejtimin e trajnerit francez. Zidane është “nën zjarr” pas zhgënjimeve të Real Madridit në La Liga, këtë sezon, me skuadrën e tij të mbetur 17 pikë prapa liderëve dhe rivalëve të Barcelonës. Një fitore 3-1 ndaj PSG-së në ndeshjen e parë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve është jo aq e mjaftueshme për të lehtësuar presionin ndaj francezit. Por Kroos hodhi poshtë çdo kritikë ndaj Zidane, i cili e ka çuar Real Madridin në marrjen e tetë trofeve që nga marrja e drejtimit në fillim të vitit 2016. “Në një ekip si Real Madridi, argumentet gjithmonë lindin kur gjërat nuk shkojnë mirë, tha Kroos, nëpërmjet ‘Marca’. Zidane ka fituar tetë tituj në dy vjet, kjo është mëse e mjaftueshme”. Një dopietë e Cristiano Ronaldos ndihmoi Real Madridin në fitoren e parë ndaj PSG-së, duke i vënë të tijtë në udhën e çerekfinales. Kroos foli për rëndësinë e Ligës së Kampionëve, një garë që gjigantët e La Liga-s kanë fituar dy sezonet e fundit. “Kemi kaluar një fazë të vështirë, por në javët e fundit kemi ngritur nivelin tonë dhe jam i bindur se do të jemi shumë të suksesshëm, duke shkuar përpara, shtoi ai. Kjo fitore është shumë e rëndësishme, sepse Liga e Kampionëve është e vetmja garë, që mund të fitojmë tani. Ne jemi Real Madridi, kështu që do të jemi gjithmonë aty”.

Ronaldo ka shënuar më shumë se 463 ekipe

Me dy golat e tij ndaj PSG-së, Cristiano Ronaldo ka arritur shifrën e 116 golave në Ligën e Kampioneve. Ai është golashënuesi më i mirë në historinë e këtij turneu, por të dhënat e tij janë më të mira se ato të shumicës dërrmuese të klubeve, që kanë marrë pjesë në Kupën Europiane gjatë historisë, siç pasqyrohet në raportin historik të UEFA-s. Që nga krijimi i Kupës Evropiane deri në edicionin e tanishëm të Ligës së Kampionëve, 511 ekipe kanë luajtur në këtë kompeticion, por vetëm 48 prej tyre kanë shënuar më shumë gola se CR7.
Është vetëm nën CSKA Moska e 117-të. Për të marrë një ide, portugezit i duhen edhe dy gola për të arritur Kopenhagen, Bruges, Fenerbahçe dhe Sporting Portugal. Nëse ai shënon edhe dy gola, do të jetë i njëjtë me klubin që ka lënë në vitin 2003. Nuk do të ishte e çuditshme që gjatë këtij sezoni të arrijë edhe Romën, e cila ka shënuar 122 gola në Champions. Real Madridi, Barcelona, Valencia dhe Atlético Madrid janë klubet e vetme spanjolle, që kanë më shumë gola se sa ai. Natyrisht, në formatin e Champions-it (që nga 1992-1993), portugezi shton më shumë se “rojiblancos” (107). Ai është, gjithashtu, përpara ekipeve të tjera të mëdha në Europë, si Manchester City, i cili ka 102 gola, ose Napoli, që ka 60 gola. Nga 926 gola që Real Madridi ka shënuar gjatë gjithë historisë së garës më të lartë europiane për klube (është i pari në listë), 12.6% kanë nënshkrimin e tij…

Baloteli futet në historinë e klubit

Nice's Italian forward Mario Balotelli (C) celebrates his team's victory at the end of the French L1 football match OGC Nice (OGCN) vs Olympique de Marseille (OM) on September 11, 2016 at the "Allianz Riviera" stadium in Nice, southeastern France.VALERY HACHE/AFP/Getty Images

Nuk ka hyrë vetëm në zemrën e tifozëve. Që nga dita e djeshme, Mario Baloteli është edhe në historinë e klubit të Nice. Me dy golat e shënuar kundër Lokomotivës së Moskës, italiani është bërë golashënuesi më i mirë i kësaj skuadre në vitet 2000. Ashtu si kujton gazeta “Nice Matin”, Baloteli ka kaluar Dario Cvitanich, i cili në dy sezone e gjysmë nga viti 2012 deri në vitin 2015, shënoi 36 gola në 76 ndeshje të luajtura. Baloteli ka shënuar 38 gola në 55 ndeshje, ndërsa në Europa League ai ka shënuar 6 gola në 6 ndeshje. Futbollisti i fundit i Nice që kishte realizuar një dygolësh në Europë ishte Stefan Kohn, në vitin 1997, kundër Kilmarnock.
Balotelli ka pasur një mesatare golash të shkëlqyer edhe në këtë sezon të kampionatit francez me 13 gola gjithsej, një gol çdo 109 minuta. Pra, idhulli i “Populaire Sud” po përjeton sezonin më të mirë dhe po troket për një vend në kombëtaren e Italisë për dy ndeshjet e ardhshme miqësore në drejtimin e Di Biagio. Mëkati i vetëm është që dy golat e së enjtes nuk i vlejtën shumë skuadrës së Nice, e cila u mposht 3-2 nga rusët. Gjithsesi, Balotelli mbetet shumë larg rekordit të Joacquin Valle Benitez, golashënuesi më i mirë i historisë së klubit me 131 gola për Nice nga viti 1937 deri në vitin 1948. Në qershor, italiani do të largohet.

Manjani: Pika e dobët e Ramës, zgjidhja është vetëm një…

Gjithçka po ndodh, pavarësisht na e kap syri apo jo ka vetëm një origjinë:
Etja e pamëshirshme për pushtet e një njeriu të vetëm!
Të gjithë, shërbëtorë apo armiq të tij, janë të akuzuar ose të akuzueshëm, vetëm Ai jo!
Të gjithëve u hiqen ose vihen viza, vetëm vizat e tij nuk lëvizin!
Kushdo që mendon se bën deal me të, duhet të presë edhe fundin e hidhur…
Shet e blen njerëz dhe interesa pa asnjë problem! Fjala bie i duhej të hiqte damkën e canabisit dhe, mjeshtërisht (ndonëse padrejtësisht) ja ngeci Sajmirit këtë gjë…
Është usta pushteti! Duhet ti njihet kjo gjë!
Kushdo që e nënvlerëson duke e etiketuar si “të paaftë”, “frikacak” apo “i pa moral”, gabon rëndë!
Le pastaj ata që mendojnë se “Ai sdi gjë përsa po ndodh”!!! Pu pu pu ata janë ditë e natë gabim!

Edhe opozita gabon rregullisht me të, kur e trajton si “të paaftë”, “frikacak” apo “i pamoralshëm”! Ka luftuar që në rininë e hershme me këto gjera Ai! Sot nuk i bëjnë më përshtypje.
Jo jo Ai nuk është frikacak, por është përbindësh pushteti! Ai kurdis çdo gjë të ligë që po ndodh në këtë vend! Kurdis me detaje, çdo gjë!
Vetëm mendimi kritik dhe dyshimi publik për çdo gjë që Ai bën, janë armiqtë e betuar të tij! Kritika publike e sakaton, jo fyerja!
Kush e kritikon e ka armik! Kush e shan dhe e fyen Ai e ka partner!
Me çdo gjë tjetër ai mbijeton dhe bëhet edhe më i fortë!
Shihni, megjithë skandalet e përditshme si hyn asgjë në këmbë! Përkundrazi, gjendet fajtor gjithmonë dikush, por jo Ai që ka bërë skandalin…
Ndaj zgjidhja është vetëm një: o të izolohet ky njeri, ose na bëftë mirë izolimi ynë!
P.S. Cilido e sheh këtë reflektim timin, si një çështje personale gabon rëndë! Kjo është analizë e pastër, duke dalë edhe mbi interesin tim që më fton të hesht “se del më mirë”…

Berisha: Klinton më tha, mbështes çdo variant për Kosovën përveç Pavarësisë

PYETJE: Në shtator të vitit 95 jeni takuar sërish me presidentin amerikan Clinton në Shtëpinë e Bardhë. A keni biseduar sërish për Kosovën, a kishin ndryshuar qëndrimet e Amerikës ndaj Kosovës apo presidenti Clinton ka vazhduar politikat e presidentit Bush ndaj Kosovës?
SALI BERISHA: Në çdo takim unë e kisha temë kryesore. Në çdo kohë në mënyrë absolute. Presidenti Clinton natyrisht thoshte mbështesim çdo variant përveç pavarësisë. Sepse të jemi të sinqertë, pavarësinë që mbronte arkitekti i saj Rugova, nuk e mbështeste askush në rrafshin ndërkombëtar por mbështesnin vendosjen e lirive dhe të drejtave, mbështesnin demokracinë, mbështesnin një hapesirë demokratike për të cilën nuk e realizuan sepse kishin një njëri që thoshte se ata janë të lirë më shumë se të gjithë europianët dhe ky ishte Millosheviçi./Kohavision/