17.5 C
Tirana
E hënë, 5 Maj, 2025

KLSH zbardh vjedhjet e Gjushit, a do të lëvizë PPP Marku?

Në Bashkinë e Durrësit ka një bandë e cila vjedh sa të mundet dhe si të mundet. Në krye të bandës është kryebashkiaku Vangjush Dako, një prej pushtetarëve më abuzues në Shqipëri, por që deri më tani i ka shpëtuar ndëshkimit. Vjedhjet më të mëdha në Bashkinë e Durrësit realizohen me anë të tenderave. Tenderat jepen kryesisht në disa duar dhe fitimet ndahen mes palëve. Për t’u dhënë tenderat klientëve të Dakos, administrata detyrohet të bëjë një sërë shkeljesh në procedura. Shkeljet, pas të cilave fshihen vjedhjet, janë kapur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Ky organ ka bërë disa raporte voluminoze për babëzinë në Bashkinë e Durrësit, por Dako ka mbijetuar me sukses. Raporti i fundit është një tjetër sfidë për Arta Markun, nëse do të kërkojë arrestimin e Vangjush Dakos apo do të lërë të vjedhë sërish, deri kur të ngrihet SPAK.

Vjedhjet janë bërë pa pyetur për ligje dhe Kushtetutë. Është e habitshme se si vartësit e Dakos kanë dhënë tendera në një formë të tillë, pa pasur frikë se një ditë do të shkojnë në burg.
Ja çfarë thotë KLSH për vjedhjet në Bashkinë e Durrësit: “Në 13 procedura prokurimi me vlerë kontrate 249,442,065 lekë (me tvsh), janë konstatuar parregullsi në vendosjen e kritereve dhe shpalljen fitues të OE me mangësi në plotësimin e kritereve sipas DST, veprime në kundërshtim me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, neni 1, “Objekti dhe qëllimi”, pika 2, shkronja (a, b, d, dh), neni 2 “Parimet e përzgjedhjes”, shkronja (a, b, c), nenin 46 pika 1, nenin 53 pika 1 dhe 4, si dhe VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” neni 66, si më poshtë vijon: -Në 8 procedura, me vlerë kontrate 287,530 mijë lekë pa tvsh (pa efekt financiar), ka mos përmbushje të rregullave të caktuara të prokurimit, duke shpallu fitues OE/BOE me mangësi në plotësimin e kërkesave të DST.
-Në 2 procedura, janë konstatuar shkelje në shpalljen fitues të OE, pasi kanë mangësi në plotësimin e kërkesave të DST, duke s’kualifikuar OE me mangësi por me çmim ofertë më të ulët se OE fitues, veprime me efekt negativ në përdorimin e fondeve publike në vlerën 1,503,640 lekë”.

Vjedhje të hapura janë kryer edhe me ndërtimin e shkollave. Ja çfarë thotë KLSH: “Në objektin “Ndërtim i shkollës Bajram Curri 2” me vlerë të fondit 120,287,000 lekë dhe në objektin “Rikonsuksion i rrugës Vrine, fshati Rinia” me vlerë të fondit 99,993,000 lekë, nga auditimi i dokumentacionit teknik mbi hartimin e projektit të zbatimit dhe preventivit të punimeve të ndërtimit, të administruara në dosjen teknike, rezulton se janë preventivuar me tepër fond limit, si pasojë e rritjes fiktive të çmimeve të krahasuar me manualin teknik të çmimeve, në kundërshtim me, aktet ligjore e nënligjore që rregullojnë fushën e kontrollit dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit, fushën menaxhimit financiar dhe kontrollit, dhe fushën e prokurimit publik, duke shkaktuar rritje fiktive të fondit limit në vlerën në 3,389,330 lekë, nga e cila: për objektin “Ndërtim i shkollës Bajram Curri 2, në vlerën 2,472,050 lekë pa tvsh dhe për objektin “Rikonstruksion i Rrugës Vrine, Fshati Rinia” në vlerën 917,280 lekë pa tvsh”.
Vjedhje me tendera janë vetëm maja e ajsbergut. Abuzimet e tjera të mëdha kanë të bëjnë me lejet e ndërtimit dhe manovrat me taksat, të cilat do të jenë objekt i artikujve në vijim.

Projekti Trump për emigrimin, më i vlefshëm për shqiptarët, synon emigrantë të kualifikuar si Kanadaja

Projekti që Trump kërkon të zbatojë në Shtetet e Bashkuara nuk është ai i refuzimit për këdo, por vetëm i filtrimit duke përzgjedhur emigrantë të kualifikuar dhe që kanë një nivel të caktuar arsimor. Projekti i Trump është i ngjashëm me atë që përdorin prej vitesh Kanadaja.
Pasiguria ka ngërthyer diskutimet një javore në Senatin amerikan mbi reformën e emigracionit, që mund të kulmojnë me një votim më vonë gjatë ditës së enjte, mbi propozimet e ndryshme të palëve për këtë çështje.
Ndërsa Senati filloi debatin, administrata Trump la të kuptohej se kishte kundërshtime të forta ndaj një propozimi dypalësh mbi imigracionin, që konsiderohej si shansi më i mirë i kësaj dhome të Kongresit, për të miratuar një projektligj.
Të mërkurën vonë, 16 senatorë bënë të ditur projekt-ligjin e arritur me kompromis. Propozimi ofronte një rrugë për marrjen e shtetësisë për emigrantët pa dokumenta të cilët janë sjellë në Shtetet e Bashkuara kur ishin fëmijë, rritje të fondeve të sigurisë kufitare me 25 miliardë dollarë, përqëndrim të përpjekjeve për zbatimin e ligjit të emigracionit tek kriminelët, tek kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare dhe atyre që do të hyjnë në mënyrë të paligjshme në SHBA pas fundit të qershorit.
Më herët gjatë ditës së enjte, Departamenti i Sigurisë Kombëtare e kritikoi atë çfarë sygjerohet në propozimin dypalësh duke thënë se “kjo do të shërbente vetëm për të tërhequr miliona të huaj të paligjshëm, pa asnjë mundësi largimi”.
Deklarata e Departamentit të Sigurisë Kombëtare nxiti një reagim të ashpër të senatorit republikan të Karolinës së Jugut, Lindsey Graham i cili e mbështet variantin për të cilin palët kanë rënë dakort.

“Duket sikur Departamenti i Sigurisë Kombëtare synon të veprojë më shumë si kundështar se sa si bashkëpunëtor”, tha zoti Graham nëpërmjet një deklarate. “Në vend që të ofrojnë mendime dhe këshilla, madje edhe kritika konstruktive, ata veprojnë më shumë si një organizatë politike që synon dëmtimin e procesit”, tha ai.
Presidenti Donald Trump mbështet reformat gjithëpërfshirëse që do të kufizonin sistemin aktual të imigracionit të bazuar tek lidhjet familjare, duke i dhënë përparësi emigrantëve të kualifikuar.
Axhenda e emigracionit e zoti Trump është përfshirë në propozimin e ligjvënësve republikanë që u paraqit këtë javë. Senatorët demokratë u kundërpërgjigjën me një variant që kombinon ndihmën për imigrantët e rinj me përmirësime të kufizuara të sigurisë në kufi.
Por asnjë prej këtyre projekligjeve partiake, nuk pritet të marrë mbështetjen e tre të pestave që kërkohen për t’u miratuar në Senat. Republikanët konservatorë u bashkuan me administratën Trump duke e kundërshtuar propozimin dypalësh të cilin e quajtën “praktikisht një amnisti” për miliona emigrantë pa dokumente që ndodhen aktualisht në Shtetet e Bashkuara dhe të gjithë të tjerët që mund të vijnë në muajt e ardhshëm.
“Gara ka nisur” tha senatori i Oklahomës James Lankford. “Nëse hyni në vend deri më 30 qershor të këtij viti, gëzoni amnisti. Kjo mbulon çdo individ, që ndodhet në vend në mënyrë të paligjshme”, tha ai.
Ndërkohë demokratët e akuzuan zotin Trump se po pengon rrugën për një zgjidhje kompromisi mbi këtë çështje.
“Presidenti Trump ka penguar çdo propozim që ka patur mundësinë për t’u bërë ligj”, tha udhëheqësi i pakicës Chuck Schumer. “Tashmë presidenti duket i etur ta kundërshtojë kompromisin dypalësh, potencialisht me një veto. Pse? Për shkak se nuk është 100 për qind me atë që ai dëshiron lidhur me imigracionin”.

Zoti Schumer shtoi se: “kjo nuk është mënyra se si funksionon demokracia. Ju nuk merrni 100 për qind të asaj që doni në një demokraci, ndoshta kjo ndodh me diktaturat”.
Udhëheqësi i shumicës Mitch McConnell, solli në vëmendje qasjen e presidentit për ndryshime të mëdha në ligjin e imigracionit.
“Çështja e DACA-s është vetëm një simptomë e sistemit tonë të shkatërruar të imigracionit”, tha zoti McConnell. “Kështu që presidenti e ka bërë të qartë dhe pajtohem fuqishëm me të, se çdo legjislacion duhet të trajtojë shkaqet në rrënjë dhe të reformojë imigracionin e ligjshëm. Gjithashtu duhet të përfshijë edhe hapa të mjaftueshëm për të garantuar sigurinë e popullit amerikan”, tha ai.
Vitin e kaluar, presidenti Trump e anuloi programin DACA, një politikë e administratës së presidentit Obamës që i lejonte emigrantët e rinj pa dokumente për të punuar dhe studiuar në Shtetet e Bashkuara. Zoti Trump u dha ligjvënësve gjashtë muaj kohë për t’i dhënë kësaj çështjeje një zgjidhje të përhershme ligjore.
Vendimi i zoti Trump i jep fund përfitimeve nga programi DACA duke filluar nga 5 marsi. Ndërsa dy gjykata kanë marrë vendim për të zgjatur afatin, përfituesit e DACA-s ka të ngjarë të jenë në rrezik dëbimi, nëse Kongresi nuk vepron.

350 paramilitarë në vilën e Surrelit

Me qepë, djathë e domate, 350 ushtarë të Gardës së Republikës për çdo ditë marrin rrugëne Surrelit për të mbrojtur në një shërbim të gjatë 24 orësh kreun e qeverisë. Prej kohësh vila e tij është në masa të larta të sigurisë. Rama ka rritur masat e sigurisë jo vetëm në banesën e tij, por kudo ku ai kalon në rrugët e vendit si dhe nëçdo takim që ndërmerr. Në takimet politike që zhvillon, njerëzit që futen në këto takime edhe kur ato janë masive dhe zhvillohen në ambjente si pallatet e sportit, njerëzit kontrollohen imtësisht me aparatura dhe më pas lejohen të futen në takim.
Rrugët kur kalon kreu i qeverisë zbrazen plotësisht. Pak ditë më parë, ndërsa kthehej nga Rinasi e gjitha rruga e Autostradës ishte e zbrazur në krahun e hyrjes në Tiranë.
Numri i madh icivilëve që rrethojnë Ramën si në vilën e tij ashtu edhe në të gjitha lëvizjet që kreu i qeverisë bën janë shenjë e njëpaniku të madh që ka mbërthyer Ramën. Ajo që bie në sy është se e gjithë ushtria e rojeve që eruajnë atë janë të veshur civilë dhe të armatosur që u ngjajnë paramilitarëve të dikurshëm të kohës famëkeqe të Serbisë së Milosheviçit.

Qëndrojnë përgjatë gjithë rrugës së Surrelit të vendosur në pozicione të ndryshme dhe madje edhe të ngjitur në kodra për shkak të relievit mjaft të thyer që ka zona. Të veshur keq, ata sikurse duken edhe në foto ushqehen në rrugë. Ish-Kryeministri thotë se kjo ndodh, pasi janë të shumtë dhe nuk kanë se ku qëndrojnë. Numri 350 i këtyre paramilitarëve të armatosur është një shifër e jashtëzakonshme dhe tregon se makthet e kreut të qeverisë janë të mëdha. Ndërsa zullumet e qeverisë rriten poaq rriten edhe masat për të mbrojtur kreun e këtyre zullumeve, icili duket se ka frikë nga populli i vet.

Denoncimi i Berishës
“Po kush ta ndërtoi Surrelin ty? Me çfarë parash e ndërtove Surrelin? E dini që janë 315 gardistë të angazhuar për të ruajtur fshatin Surrel? A e dini se si hajnë të shkretët? Hajnë në stola, s’kanë ku rrinë, por vetë jeton në saraje ky. Vetëm xhami i tavanit i ka kushtuar 170 mijë euro se është super-special. 70 mijë euro ka bërë vetëm pigmenti i bojës së vilës. Një batalion policie ruan rrugën nga Surreli deri në Kryeministri. Se burrë më frikacak, bota ska më të madh se këtë. E patë vetë që u fut në vrimën e miut”, ishte komunikimi i ish-Kryeministrit në Parlament në lidhje me denoncimin e këtyre masave të shtuara të sigurisë për Ramën.

Kush po kërkon shkarkimin e Rektorit Mynyr Koni?

Mynyr Koni, Rektori i Universitetit të Tiranës, nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, ndërsa e cilëson si në shkelje të ligjit kërkesën e 4 dekanëve për shkarkimin e tij. “Më vjen keq, nëse ka individë që mendojnë në mënyrë të tillë, as e kam menduar dhe as e mendoj. Kërkesën time e kam pasur aspiratë të punës sime si akademik në UT dhe unë kam kërkuar dhe vlerësoj të gjithë stafin akademik dhe studentët që më kanë votuar. Do luftoj vazhdimit për të mbrojtur interesat e Universitetit. Nuk janë dekanët që kanë zgjedhur Rektorin, por është stafi akademik dhe studentët. Dekanët tregojnë se kërkojnë të shkelin ligjin dhe kjo është arsyeja pse kanë shkuar në këtë ekstremitet personal për të kërkuar shkarkimin e Rektorit. Është e drejta e tyre, por mua nuk më shqetëson fare pse dekanët e kanë bërë një veprim të tillë”, tha Koni në një intervistë për Oranews.
Koni thotë se u njoh me përmbajtjen e kërkesës së dekanëve drejtuar ministres për shkarkimin e tij vetëm sot në mesditë. “U njoha me kërkesën e katër kolegëve, dekanë të Universitetit të Tiranës, me përmbajtjen e kërkesës së drejtuar zonjës ministre. Kjo kërkesë e tyre nuk është gjë tjetër veç ajo që unë kam shprehur sot paradite në konferencë për shtyp, se veprime të realizuar nga Bordi dhe administratori janë në mbështetje të ish-strukturave drejtuese.

Konkretisht dekanët përkatës janë ish-rektori, ish-drejtori juridik, ish-zëvendës/rektori etj. Kërkesat e tyre janë intimiduese për publikun, por asgjë të vërtetë në të.
Siç është rasti i rekrutimit, ku mund të them shumë qartë se, dekani i Fakultetit të Drejtësisë ka më së tre muaj që pengon dhe nuk sjell kriteret për miratimin nga rektori i Universitetit, duke cënuar rëndë demokracinë dhe të drejtën që ligji i jep Departamentit dhe duke penguar procesin e rekrutimit që mendoj e bën në mënyrë të qëllimshme.
Dekani i Shkencave Sociale që paska bërë një kërkesë të tillë në grup, është ai që në vitin 2016 u regjistruan 25 studentë që ishin të 4000 dhe 5000 dhe falë strukturës së kujdesshme të administratës së sekretariatit të UT u eliminuan.
Dekani Kule, ish-rektori i cili mund të them që jo më larg, por dje ose pardje nga Fakulteti i tij kanë ardhur kërkesa për të firmosur kontratat e punës për punonjësit e ndihmës akademike. Është e qartë kërkesa dhe qëllimi i tyre dhe misioni i tyre në këtë situatë që tregon qartë se janë mbështetësit dhe suportuesit e Bordit dhe indirekt dhe të administratorit në bllokimin e institucionit të Rektoratit dhe Rektorit”, tha Koni.

Vrasja e biznesmenit në Tiranë, autorët ende të lirë

Biznesmeni Memli Begalla është qëlluar nga 5 metra largësi poshtë pallatit ku banonte nga persona ende të paidentifikuar. Policia ende nuk ka mundur të zbulojë autorët. Tre persona u shoqëruan në polici për të dhënë shpjegime mbi atentatin e një nate më parë ndaj biznesmenit Memli Begalla, por më pas u lanë të lirë. Nga dëshmitë e familjarëve u mësua se biznesmeni zbriti orës 20:30 nga banesa që ndodhet në katin e tretë të këtij pallati në zonën e ish-bllokut. Më pas, ai iu drejtua autoveturës tip “Renault” që kishte të parkuar në oborr, por në këtë moment u qëllua nga dy persona që i kishin zënë pritë.
Hetuesit morën pamjet e disa kamerave të sigurisë së zonës, me shpresën se mund të ndihmojnë në zbardhjen e atentatit si dhe dëshmitë e dy djemve të tij. Nga banorë të zonës njihej si person pa probleme. “Nuk e dija që kishte probleme. E pashë, nuk dëgjova të shtëna”, tha një dëshmitar.
Policia po heton nëse Begalla ka pasur probleme me ligjin apo konflikte në Zvicër, ku kishte qëndruar disa kohë. Madje në këtë periudhë, ai mësohet se kishte ndërruar edhe emrin nga Afrim në Memli Begalla.

Memli Begalla u ekzekutua mbrëmjen e të mërkurës në zonën e Bllokut nga persona ende të paidentifikuar. Burimet nga policia thanë se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të së mërkurës, në rrugën “Nikolla Tupe” në sheshin mes pallateve në qendër të ish-Bllokut. Mësohet se 64-vjeçari ishte një biznesmen i njohur. Burimet thanë se, viktima është ndjekur nga disa persona që lëviznin me një automjet tip BMW të zezë me xhama të errët.
Viktima e ka kuptuar që po ndiqej dhe ka tentuar të futet në një parkim, ku kishte lënë automjetin e tij. Ai është arritur pranë një tuneli nga autorët, të cilët kanë qëlluar disa herë mbi të me një armë me silenciator. Të njëjta burime thanë se, Begalla banonte në atë zonë. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie.
Dyshimet e para janë se, biznesmeni mund të jetë vrarë për shkak të borxheve. Në të kaluarën e tij, numërohen të paktën dy ngjarje kriminale ku rezulton i përfshirë, falsifikimi i një shume monetare dhe rrëmbimi i të bijës në Itali.

Maskat i grabisin 5 milionë lekë pronarit nën kërcënimin e armëve

Dy persona të maskuar dhe të armatosur sulmuan një tregtar në Patok të Kurbinit. Ngjarja ndodhi rreth mesnatës, ndërsa pre e grabitjes ra shtetasi Idriz Sinani. Ky i fundit ka qenë duke mbyllur lokalin e tij në Lagunë, kur grabitësi i ka drejtuar armën. Në këto kushte, pronari i lokalit është detyruar t’u japë autorëve 5 milionë lekë të vjetra, aq sa dhe kishte në lokal. Më pas, sipas dëshmisë së Sinanit, grabitësit u larguan me makinë në drejtim të autostradës Milot Fushë-Krujë.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka shoqëruar disa persona, banorë të zonës, por pa arritur të vërë në pranga autorët e vërtetë të ngjarjes. Duke ju referuar dinamikës së ngjarjes, policia ka dyshime se grabitësit janë banorë të zonës që e njohin mirë terrenin dhe kanë vepruar sapo lokali është boshatisur nga klientët. Për të rënë në gjurmët e dy grabitësve, policia ngriti disa pika kontrolli, por pa mundur të bjerë në gjurmët e autorëve.
Gjithashtu janë sekuestruar kamerat e sigurisë të lokalit në fjalë dhe bizneseve aty pranë për të parë nëse autorët apo automjeti i tyre është filmuar, çka do ta ndihmonte grupin hetimor në identifikimin e autorëve.

 

Të shtëna me armë në Lezhë

Të shtëna me armë janë dëgjuar mesditën e djeshme në qytetin e Lezhës, duke krijuar frikë dhe panik tek qytetarët. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri për motive ende të paqarta në afërsi të depove të ujit, pranë kalasë së qytetit të Lezhës.
Krismat janë dëgjuar për më shumë se 5 minuta, ndërsa kjo situatë vuri në alarm edhe Policinë e Lezhës. Këta të fundit krehën menjëherë zonën ku u dëgjuan krismat, ndërsa mësohet se kanë qenë tre të rinj, të cilët kanë qëlluar, njëri prej të cilëve është ndaluar nga policia.
Gjithashtu blutë po punojnë edhe për identifikimin e dy personave të tjerë si dhe gjetjen e armës me të cilën është qëlluar. Ende nuk dihen arsyet që i çuan tre të rinjtë për të qëlluar me breshëri arme në ajër, duke cënuar rendin dhe sigurinë publike në qytetin e Lezhës.

Shqiptari kapet në Itali me 17 kg drogë

Pas një ndjekje të gjatë, policia arriti të sekuestronte 17 kg drogë në një makinë në Francavilla në Itali. Operacioni çoi në arrestimin e drejtuesit të mjetit, një shqiptari dhe sekuestrimin e sasisë së madhe të drogës. I riu nuk ka pasur më parë rekord penal, ndërsa jetonte në Montesilvano. Sasia prej 17 kg drogë ishte e ndarë në 9 kg marijuanë dhe 8 kg hashash.
28-vjeçari shqiptar që shërbente si korrieri u kap nga Policia e Chietit në rrugën nacionale Adriatica. Pas një ndjekjeje që zgjati disa kilometra, i riu që ngiste BMW-në, u ndalua në Veri pranë kufirit me Pescara-n. 28-vjeçari është treguar menjëherë nervoz dhe nga kërkimi i automjetit u gjet në bagazh një çantë shpine ku gjendej sasia e drogës. Gjatë një kërkimi në shtëpinë ku jetonte, u zbuluan edhe drogëra të tjera dhe 600 euro para të gatshme.
Hetimet filluan me monitorimin e të riut, i cili edhe pse nuk punonte, bënte një standard të lartë jetese. I riu u transferua në burgun e Chietit në dispozicion të autoritetit gjyqësor.