18.5 C
Tirana
E diel, 4 Maj, 2025

Forcojnë kockat dhe mbrojnë zemrën, ja si t’i përdorni gjethet e hurmës për shëndetin

Ashtu si fruti edhe gjethet e hurmave mbartin një “pushtet” të fuqishëm plot vlera kurative.

Hurmat e shijshme dhe ekzotike kanë diçka magjike që shkon përtej kënaqësisë së shqisave tona të shijes.

Nga veriu në jug, Shqipëria është e bekuar nga prania e këtij fruti të mrekullueshëm, i preferuar nga të gjithë shqiptarët.

Krahas shijes unike, hurmat janë një pasuri më vete në aspekt vlerash shëndetsore. Por ashtu si fruti edhe gjethet e hurmave mbartin një “pushtet” të fuqishëm plot vlera kurative për shëndetin sidomos për forcimin e kockave dhe zemër.

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org në krahasim me çajrat apo lëngjet e tjera, çaji i gjetheve të hurmave përmban një nivel të lartë përfitimesh dhe vlerash.

10 herë më shumë vitaminë C

Studime kanë treguar se lëngu i gjetheve të hurmave përmban 10 herë më shumë vitaminë C, tanina, flavonoidë, rutinë, kolinë dhe amino acide.

Lëngu i gjetheve të hurmës forcon zemrën. Flavonoidët që gjenden në këtë lëng ulin tensionin e lartë të gjakut dhe zbusin barrën e rëndë të stresit në zemër.

Gjethet e hurmave kanë aftësinë të përmirësojnë shëndetin e syve, ngadalësojnë plakjen, parandalojnë disa sëmundje, përmirësojnë tretjen.

Gjithashtu ato forcojnë sistemin imunitar, ulin kolesterolin, rrisin metabolizmin, forcojnë kockat, rrisin aftësitë mendore, ulin tensionin e gjakut dhe përmirësojnë paraqitjen e lëkurës.

Për më tepër, lëngu i gjetheve të hurmave përshpejton shërimin e trupit, humbjen në peshë, lufton inflamacionin dhe rrisin qarkullimin e gjakut.

Për virozat, alergjinë dhe tretjen

Lëngu i gjetheve të hurmave nuk përmban kafeinë dhe ka një shije bimore të athët. Aftësitë mirëbërëse të këtyre gjetheve ndikojnë në rritjen e metabolizmit falë vitaminave dhe mineraleve që ato përmbajnë.

Vitamina C tek gjethet e hurmave ndihmon në prodhimin e qelizave të bardha të gjakut. Ato mbrojnë organizmin nga toksinat, bakteret, virozat dhe forcojnë fuqinë imunitare.

Lëngu i gjetheve të hurmave ndihmon në rënien në peshë. Ai është i pasur me shumë flavonoidë anti-alergjikë. Ky lëng pakëson gjasat e shfaqjes së alergjive apo inflamacionit.

Njësoj sikur fruti, gjethet janë të pasura me fibër që ndihmon shumë për tretjen e duhur të ushqimit. Fibra vjen në ndihmë edhe në sekretimin e lëngjeve tretëse dhe të gastritit.

Si të përgatisni lëngun e gjetheve të hurmës në shtëpi

Zieni një filxhan me ujë

Hidhni një lugë çaji me gjethe të thata hurme

Ziejini për 10 deri në 15 minuta

Kullojeni dhe servireni të ngrohtë.

Çaji arrin të marrë një shije të kombinuar mes të ëmblës dhe të athtës vetëm kur ftohet.

Në çdo rast ju mund të shtoni mjaltë sipas preferencës./AgroWeb.org

Supercikli i rritjes së çmimit të shtëpive sapo ka filluar, faktorët kryesorë që ndikojnë

Pas krizës financiare të viteve 2007-09, çmimet globale të banesave ranë me 6% në terma realë. Por pa kaluar shumë kohë, ato u rritën përsëri dhe kaluan kulmin e kohës para krizës.

Kur goditi pandemia Covid-19, ekonomistët parashikuan një shembje të tregut të pronave.

Në fakt, pati një lulëzim, sepse njerëzit që punonin nga shtëpia filluan të kërkonin shtëpi të reja në zona periferike. Më pas, nga viti 2021 e më tej, ndërsa bankat qendrore rritën normat e interesit për të ulur inflacionin, u rrit frika se do të kishte rënie të jashtëzakonshme të çmimeve të banesave.

Në fakt, çmimet reale ranë me vetëm 5.6% dhe tani ato po rriten sërish me shpejtësi. Sektori i strehimit duket se ka një aftësi të jashtëzakonshme për t’u përshtatur me kushtet e reja, cilado qofshin ato. Ndoshta ai do të sfidojë gravitetin edhe në vitet e ardhshme.

Gjatë historisë së tij, sektori i banesave është shndërruar nga një klasë asetesh dikur e papërfillshme, në një nga më të mëdhatë në botë. Rreth vitit 1950, çmimet e banesave në vendet e pasura ishin të qëndrueshme në terma realë.

Ndërtuesit i ndërtonin shtëpitë aty ku donin njerëzit, duke parandaluar rritjen e madhe të çmimeve në përgjigje të kërkesës. Përhapja e infrastrukturës në shekullin XIX dhe në fillim të shekullit XX, ndihmoi gjithashtu në zbutjen e çmimeve, argumenton një studim nga David Miles, ish-studiues në Bankën e Anglisë dhe James Sefton nga universiteti Imperial College London.

Duke i lejuar njerëzit të jetonin më larg nga vendi i punës, transporti më i mirë rriti sasinë e tokës së dobishme ekonomikisht, duke ulur konkurrencën për hapësirë në qendrat urbane.

Ngjarjet pas Luftës së Dytë Botërore, i kthyen përmbys të gjitha këto procese, duke krijuar ciklin me të cilin jetojmë sot.

Qeveritë ndërhynë në biznesin e subvencionimit të kredive hipotekore. Njerëzit në të 20-at dhe të 30-at po bënin shumë fëmijë, duke rritur nevojën për strehim. Urbanizimi rriti kërkesën për strehim në vende që tashmë ishin të mbushura me njerëz.

Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, u shtuan rregulloret e përdorimit të tokës. U vështirësua ndërtimi i infrastrukturës, duke i bërë qytetet më pak të zgjerueshme. Metropolet që dikur kishin ndërtuar banesa me vrull, nga Londra në Nju Jork, e ndalën hapin.

Në të gjitha vendet e pasura, ndërtimi i shtëpive i shprehur si përqindje e popullsisë, arriti kulmin në vitet 1960, më pas ra vazhdimisht deri në përgjysmim në ditët e sotme. Çmimet e banesave filluan të ngriheshin në mënyrë të qëndrueshme.

Parashikimet e gabuara

Vitet e fundit, kanë qenë më pak shkatërruese për tregjet e banesave sesa parashikonin edhe analistët më optimistë tre vjet më parë. Ndërsa bankat qendrore kanë rritur normat e interesit, shumë zotërues kredish hipotekore nuk e kanë ndier këtë.

Para dhe gjatë pandemisë, shumë persona ishin ngarkuar me kredi hipotekore me normë fikse, duke qenë kështu të mbrojtur nga tarifat e larta. Në Amerikë, ku shumë njerëz kanë një normë hipoteke 30-vjeçare, pagesat e interesit të hipotekave të familjeve, si pjesë e të ardhurave, mbeten të qëndrueshme (shih grafikun 2).

Blerësit e rinj po përballen me kosto më të larta të hipotekës. Por rritja e shpejtë e të ardhurave po e kundërshton këtë efekt. Pagat në të gjitha shtetet anëtare të G10-s, janë 20% më të larta se sa ishin në vitin 2019.

Në disa vende ka pasur luhatje. Për shembull, në Gjermani, Zelandën e Re dhe Suedi, çmimet reale të banesave kanë rënë me më shumë se 20% që nga kulmi i pandemisë. Megjithatë, në vende të tjera, çmimet e banesave ranë vetëm pak dhe pritet një rritje.

Çmimet amerikane të banesave arrijnë nivele të reja të larta pothuajse çdo muaj. Në Portugali, çmimet po rriten gjithashtu. Vende të tjera me tregje të dobëta banesash po përjetojnë ndryshime.

Nga viti 2011 deri në vitin 2019, çmimet e banesave në Romë, ranë me më shumë se 30% në terma nominalë, pasi Italia u përball me një krizë të borxhit sovran. Tani ato po rriten përsëri.

Tendenca

Në një periudhë afatshkurtër, çmimet e banesave ndoshta do të vazhdojnë të rriten. Rënia e normave të interesit do të ndihmojë në këtë drejtim. Në Amerikë, norma për një kredi hipotekore fikse 30-vjeçare ka rënë me afro 1.5 pikë përqindje që nga kulmi i saj i fundit.

Në Europë, huamarrësit me normë fikse, së shpejti do të jenë në gjendje të rifinancojë me norma më të ulëta, pasi bankat qendrore të ulin normat e interesit. Por ka edhe forca më të thella që po veprojnë. Tre faktorë do të sigurojnë që për dekadat në vijim, cikli i lulëzimit të strehimit të zgjasë.

I pari ka të bëjë me demografinë. The Economist llogarit se popullsia e vendeve të pasura e lindur jashtë shtetit, po rritet me një normë vjetore prej 4%, rritja më e shpejtë në histori. Emigrantët kanë nevojë për një vend për të jetuar, gjë që, sipas studimeve, do të rriste qiratë dhe çmimet e shtëpive.

Një studim i fundit nga Rosa Sanchis-Guarner në Universitetin e Barcelonës, që mori në studim Spanjën, zbuloi se një rritje me 1% në normën e emigrimit, rrit çmimet mesatare të banesave me 3.3%.

Në përgjigje të ardhjeve rekord, politikanët e ndryshëm, nga Kanadaja në Gjermani, po frenojnë emigracionin. Por edhe duke marrë parasysh politikat më të rrepta, shtetet e pasura ndoshta do të vazhdojnë të pranojnë më shumë emigrantë se sa më parë.

Nevoja për t’u kujdesur për një popullsi të plakur, ka të ngjarë të mposhtë dëshirën për të shtrënguar kufijtë. Banka Goldman Sachs llogarit se nëse Kamala Harris fiton zgjedhjet presidenciale amerikane, emigracioni neto do të bjerë butësisht, në 1.5 milionë në vit, nga mbi 2 milionë në vitin 2024. Nëse Donald Trump fiton, pritet që emigracioni të bjerë deri në 1.25 milion në vit.

Faktori i dytë lidhet me qytetet. Kur Covid-19 goditi në vitin 2020, shumë njerëz menduan se zonat urbane do të humbnin popullaritetin. Me rritjen e punës në distancë, në teori, njerëzit mund të jetonin kudo dhe të punonin nga shtëpia, duke pasur mundësinë të blinin banesa më të mëdha për më pak para.

Por nuk ka ndodhur kështu. Njerëzit punojnë nga shtëpia shumë më tepër sesa dikur, por qytetet e mëdha vazhdojnë të jenë tërheqëse. Në Amerikë, 37% e bizneseve janë të vendosura në zona të mëdha urbane, e njëjta përqindje si në vitin 2019.

The Economist llogarit se pjesa e punësimit të përgjithshëm në kryeqytetet e vendeve të pasura, është rritur në vitet e fundit. Në Japoni, Korenë e Jugut dhe Turqi, po krijohen më shumë vende pune në kryeqytete sesa gjetiu.

Ata mundësojnë edhe më shumë argëtim: pjesa e bareve dhe lokaleve britanike që ndodhen në Londër, është rritur që nga koha e pandemisë. E gjithë kjo rrit konkurrencën për hapësirën e banimit, ku furnizimi me banesa është tashmë i kufizuar.

Infrastruktura

Faktori i tretë është infrastruktura. Në shumë qytete, udhëtimi në punë është bërë më i lodhshëm, duke bërë që më shumë njerëz të dëshirojnë të jetojnë pranë vendit të punës.

Në Britani, shpejtësia mesatare e udhëtimit ka rënë me 5% në dekadën e fundit (shih grafikun 4). Në shumë qytete amerikane, trafiku është afër nivelit më të lartë të të gjitha kohërave, sipas të dhënave nga Instituti i Transportit A&M i Teksasit.

Shumë qeveri e kanë thuajse të pamundur të ndërtojnë rrjete të reja transporti për të lehtësuar ngarkesën e trafikut. Hekurudha me shpejtësi të lartë në Kaliforni, që synon të lidhë qytetet Los Anxhelos dhe San Francisko, ndoshta nuk do të ndërtohet kurrë.

Kthesa

Disa ekonomistë shpresojnë se po ndodh një kthesë dhe po rritet pranimi për ndërtimin e shtëpive të reja. Ata njerëz që pranojnë për të pasur banesa të reja “në oborrin e tyre”, e kanë fituar argumentin dhe duket se kanë bindur disa politikanë.

Disa shtete po ndryshojnë rregullat e përdorimit të tokës për të nxitur ndërtimin. Në fillim të vitit 2022, lejet e ndërtimit të shtëpive në Zelandën e Re, arritën nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, duke shkaktuar uljen e çmimeve të pronave.

Sidoqoftë, me përjashtim të Zelandës së Re, ndikimi i lëvizjes pro-banesave të reja, mbetet i vogël. Një punim nga ekonomistët Knut Are Aastveit, Bruno Albuquerque dhe André Anundsen, zbuloi se “elasticiteti i ofertës” së banesave amerikane (shkalla në të cilën ndërtimi i përgjigjet kërkesës më të lartë), ka rënë që nga vitet 2000.

Nuk gjejmë asnjë provë se ka pasur një rritje të përgjithshme të ndërtimit që nga koha e pandemisë.

Problemi mbetet më i mprehtë në qytete, ku rregulloret janë më të rrepta. Në San Jose, qyteti më i shtrenjtë i Amerikës, vitin e kaluar u autorizuan për ndërtim vetëm 7,000 shtëpi, shumë më pak se norma e një dekade më parë. Por edhe në qytete si Huston dhe Majami, të cilat krenohen me shmangien e gabimeve të bëra nga qytetet e tjera të mëdha, ndërtimi është i ngadaltë.

Pritshmëritë

Gjatë viteve të ardhshme, tregjet e banesave mund të përballen me goditje të ndryshme, nga luhatjet e rritjes ekonomike dhe normave të interesit, deri tek rrënimet bankare.

Por duke pasur parasysh efektet afatgjata të demografisë, ekonomisë urbane dhe harmonizimit të infrastrukturës, duket i drejtë një parashikim i vitit 2017 i bërë nga zotërinjtë Miles dhe Sefton.

Ai konstaton se “në shumë vende, çmimet e banesave ka të ngjarë të rriten vazhdimisht më shpejt se sa të ardhurat”. Klasa më e madhe e aseteve në botë, ka të ngjarë të bëhet gjithnjë e më e madhe./ Monitor

“Tërmet” në SHBA pas vendimit të Washington Post: Nuk do mbështesim asnjë kandidat

Ka shkaktuar një tërmet të vërtetë për opinionin publik në SHBA lëvizja e fundit e Washington Post, e cila njoftoi se nuk do të mbështesë këtë radhë asnjërin kandidat në zgjedhjet presidenciale.

Vendimi i marrë nga nga vetë pronari i gazetës, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, prek mbështetjen për demokraten Kamala Harris.

Ai ka ngjallur pakënaqësinë e stafit të Washingtonit Post, sindikata e të cilit doli me një deklaratë ku shprehte “shqetësimin thellë” për këtë vendim, veçanërisht duke marrë parasysh se “roli i bordit editorial” përfshin dhe mbështetjen e kandidatëve për të shërbyer kështu si një lloj udhërrëfyesi për lexuesit.

Deklarata vë në dukje gjithashtu se fakti që lajmi rreth vendimit për të mos mbështetur kandidatët erdhi nga drejtori ekzekutiv i gazetës dhe jo nga kryeredaktori, duke përcjellë shqetësimin për ndërhyrje në punën e gazetarëve në redaksi.

Gazeta e njohur, e themeluar në 1877-tën, duke nisur nga viti 1992 ka mbështetur gjithmonë një kandidat për president në SHBA. Me vendimin e Jeff Bezos për “neutralitet”, shtohet lista e miliarderëve që kanë dalë në favor të Donald Trumpit ose të paktën nuk kanë zgjedhur të shprehin “armiqësi” ndaj tij.

Elon Musk po bën fushatë aktive për manjatin republikan e Peter Thiel është gjithashtu një mbështetës. Ndërkohë, yje të shumtë të spektaklit janë rreshtuar në krah të Kamala Harris, nga Taylor Sëift, Beyonce e deri tek Bruce Springsteen.

ZBARDHET DOSJA e Plarent Ndrecës/ Telefoni i zv.ministrit zbuloi vjedhjet me tenderat e komisariateve

“Do të dalim nesër me një njoftim zyrtar edhe më të detajuar,“-ky është njoftimi më i fundit që ka shpërndarë SPAK për mediat lidhur me çështjen e abuzimeve me tenderat në Ministrinë e Brendshme.

Plarent Ndreca, sot deputet i Partisë Socialiste, akuzohet se kur ka mbajtur postin e Sekretarit të Ministrisë së Brendshme në kabinetin e ish-ministrit Sandër Leshaj ka shkelur ligjin. Pas 3 vitesh hetime, hetuesja e SPAK, Dorina Bejko ka ngritur ndaj tij akuzën “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande”, vepër penale që dënohet deri në 3 vite.

Ky hetim, sipas Weblajm, prej disa muaj u finalizua pas provave materiale të marra në ceularin e sekuestruar biznesmenit Gjon Radovani, i cili ka mbajtur postin si ish-zëvendës ministër pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban në Shqipëri. Është pikërisht kompania e tij, “A.P.E”, ajo që fiton tenderat për rikonstruksionin e godinave të Komisariateve.

ZBARDHET DOSJA e Plarent Ndrecës/ Telefoni i zv.ministrit zbuloi vjedhjet

Si u zbulua abuzimi me tenderat?

Ferdinand Tarazhi, kryetari komisionit të Monitorimit në Ministrinë e Brendshme u kallëzua në SPAK nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas një auditi që ky institucion bëri për tenderat e dhënë për rikonstruksionin e komisariateve Vlorë, Mirditë, Pogradec dhe Komisariatit nr. 4 në Tiranë. Bashkë me Tarazhin, ishin kallëzuar edhe 4 zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Brendshme. Mes tyre, edhe Ndreca.

ZBARDHET DOSJA e Plarent Ndrecës/ Telefoni i zv.ministrit zbuloi vjedhjet

“Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ushtroi auditim financiar dhe përputhshmërie në Ministrinë e Brendshme, duke i kushtuar vëmendje të posaçme çështjeve që lidhen me aktivitetin ekonomiko-financiar të saj për vitet 2018, 2019 dhe 2020. Nga procesi i auditimit kanë rezultuar mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore në procedurat e prokurimit publik, të cilat kanë cenuar barazinë e pjesëmarrësve dhe operatorëve ekonomik në këtë procedurë dhe njëkohësisht rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit me objekt “Studim, Projektim i disa objekteve të Policisë së Shtetit”, ku përfshihen Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Komisariati i Policisë Nr.4 Tiranë, Komisariati i Policisë Pogradec, Komisariati i Policisë Mirditë. Kontrolli i Lartë i Shtetit në lidhje me këto shkelje ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kallëzim penal ndaj 5 funksionarëve të Ministrisë së Brendshme, përgjegjës për vlerësimin e ofertave në procedurën e prokurimit me objekt “Studim, Projektim i disa objekteve të Policisë së Shtetit” për veprën penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal,”-shkruhej në kallëzimin e KLSH që iu dorëzua SPAK-ut në korrik të vitit 2021.

Edhe pse sot iu komunikua zyrtarisht akuza, Ndreca nuk shkoi vetë sot në SPAK, por dërgoi avokatin e tij për t’u njohur me përfundimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Por çfarë shkeljesh gjeti KLSH në auditin e kryer 3 vite më parë?

ZBARDHET DOSJA e Plarent Ndrecës/ Telefoni i zv.ministrit zbuloi vjedhjet

Më 30 dhjetor 2019, BOE “De.-E”, “A.P.E” (i përzgjedhur si kandidati fitues i fazës II), plotëson kriteret kualifikuese me ofertën e tij 54,238,000 lekë pa TVSH. Po atë datë miratohet procedura e tenderit. Pasi departamenti i Financës në Ministrinë e Brendshme merr informacion për procedurën, njofton se nuk ka fonde dhe nuk mund të operohet në vijim me marrjen e angazhimeve financiare.

“Për këtë arsye i bëhet me dije Sekretarit të Përgjithshëm (pra Plarent Ndrecës) se nuk mund të vazhdojnë procedurat e lidhjes së kontratës dhe është konfirmuar se nuk të mbulohet efekti financiar të marrjes së angazhimit financiar me vlerë 54,238,000 lekë pa TVSH, deri në momentin që fondet të jenë në llogarinë e “AK”.”,”-shkruhet në raportin e KLSH. Pavarësisht lajmërimit të Financës, të nesërmen nënshkruhet kontrata e shërbimit midis BOE “De.-E”, “A.P.E”, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.

“Nga auditimi tipologjive të komisariateve u konstatua keq llogaritje e kostove të ndërtimit dhe rrjedhimisht edhe kostove të projektimit. Gabimi kryesor në llogaritje është në vendosjen 2 herë të pajisjeve, duke rritur koston e ndërtimit dhe përllogaritja e tarifave është berë me TVSH, ku rrjedhimit vlera rezulton me TVSH. Ndërkohë, në formularin e njoftimit të fituesit dhe në kontratën nr. 10373/4 prot. Datë 31.12.2019, vlerat e projektimit të komisariateve janë nënshkruar pa TVSH. Për veprimet e rritjes në mënyrë artificiale ose fiktive të tarifave të projektimit nga BOE, sipërmarrësi ka përfituar padrejtësisht vlera ekomomike në dëm të Buxhetit të Shtetit. Bazuar keq llogaritjeve apo gabime të tarifave, BOE “De.-E”, “A.P.E”, jo vetëm që duhej të skualifikohej nga procedura tenderuese, ku duhej të vlerësohej me “0” pikë, por do të ndryshonte tërësisht edhe rezultati i vlerësimit, ku “St. Re.” shpk, do të ishte shpallur fitues,”-shtohet në raportin e KLSH-së.

Sipas KLSH, vlera totale e përfituar padrejtësisht është diferenca e Komisariatit Vlorë dhe Mirëditë (6,222,960 + 2,044,980) = 8,267,940 lekë pa TVSH ose 9,922 mijë lekë me TVSH.

Sipas nenit 4 të kontratës “Vlera e Kontratës”, përcaktohet vlera në lidhje me hartimin e projekt zbatimit sipas tipologjive të objekteve: 1. Drejtori Vendore Policie + Komisariat Vlorë: 21,744,370 lekë 2. Komisariati Policisë nr. 4 Tiranë13,533,385 lekë 3. Komisariati Policisë Pogradec13,153,196 lekë 4. Komisariati Policisë Mirditë6,807,332 lekë

Total: 55,238,283 lekë.

PJESË NGA AUDITI I KLSH:

Gjetjet e KLSH: Me procesverbalin e shqyrtimit të ofertave datë 30.12.2019, me objekt “Studim Projektim për disa projekte tip objekte të Policisë së Shtetit” u konstatua se BOE “De.-E”, “A.P.E” (i përzgjedhur si kandidati fitues i fazës II ), plotëson kriteret kualifikuese me ofertën e tij 54,238,000 lekë pa TVSH. Me raportin përmbledhës nr. 10373/2 prot. Datë 30.12.2019 miratohet procedura e tenderit. Me
Memon e njësisë së prokurimit datë 31.12.2019 drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm, njofton se njësia e prokurimit vijon me lidhjen e kontratës vetëm pasi fondi do të jetë në dispozicion në llogarinë përkatëse. Njoftimi i njësisë së prokurimit bazohet në nenin 58 të ligjit 9643 datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar dhe VKM Nr. 914, datë 29.12.2014 “Rregullat e Prokurimit Publik” neni 70, “Lidhja e Kontratës” ku përcaktohet se: “Zhvillimi i procedurës së prokurimit do të bëhet deri në momentin e shpalljes së njoftimit të fituesit, ndërsa lidhja e kontratës do të bëhet në përputhje me afatet e përcaktuara në pikën 3, të nenit 21, të këtyre rregullave, dhe vetëm pasi fondi do të jetë në dispozicion (në llogarinë përkatëse) të autoritetit kontraktor”.

Njësia e prokurimit ka kryer komunikime me email me drejtorin e financës, nga e cila është sqaruar në memot përkatëse se fondet nuk janë disponibël dhe se nuk mund të operohet në vijim me marrjen e angazhimeve financiare. Për këtë arsye i bëhet me dije Sekretarit të Përgjithshëm se nuk mund të vazhdojnë procedurat e lidhjes së kontratës dhe është konfirmuar se nuk të mbulohet efekti financiar të marrjes së angazhimit financiar me vlerë 54,238,000 lekë pa TVSH, deri në momentin që fondet të jenë në llogarinë e “AK”.

Ndërkohë, Kontrata e shërbimit nënshkruhet me nr.10373/4 prot. Datë 31.12.2019 midis BOE “De.-E”, “A.P.E”, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të MB. Për shkak të disponibilitetit të fondeve, mos marrjes së angazhimeve financiare dhe legjislacionit të prokurimit publik mbi kontratat, në nenin 16.1 të kontratës përcaktohet se çmimi i kontratës duhet të jetë çmimi i ofertuar nga kontraktuesi dhe i miratuar nga AK, Drejtorisë vendore të Policisë Vlorë 21,740,000 pa TVSH dhe Komisariati i Mirëditës 6,800,000 lekë pa TVSH. Neni 16.2 përcakton çmimin total të kontratës 28,540,000 pa TVSH dhe 34,248,000 me TVSH.

(Pra, 2 komisariatet e tjerë nuk do të realizohen për mungesë fondesh).

-Nga dokumentacioni i vënë në dispozicion, burimet zyrtare të propozimit financiar të BOE De.-E”, “A.P.E” sipas shtojcës 3 datë 24.10.2019, të nënshkruara dhe të miratuara nga drejtuesi ligjor i operatorit ekonomik, u konstatua se: -Propozimi ekonomik/ financiar i procedurës “Studim Projektim për disa projekte tip objekte të Policisë së Shtetit” bazohet në VKM 354 datë 11.05.2016 “Miratimi i manualit të tarifave për shërbime në planifikim territori, projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim”. Tarifa e projektimit llogaritet mbi bazë e kostove të kalkulueshme ku përfshihen kostot e ndërtimit (materiale e ndërtimit) plus punëtorinë. Fillimisht BOE ka berë vlerësim të kostove të kalkulueshme të ndërtimit dhe mbi bazën e këtyre kostove, është llogaritur tarifa për projektim. Bashkëlidhur shtojcës 3 datë 24.10.2019 “Propozimi ekonomik”, gjendet tabela llogaritëse e shërbimit të projektimit e ndarë në faza, e marrë nga referenca e legjislacionit shqiptar VKM 354 datë 11.05.2016 “Miratimi i manualit të tarifave për shërbime në planifikim territori, projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim”.

-Nga auditimi Tipologjive të komisariateve u konstatua keq llogaritje e kostove të ndërtimit dhe rrjedhimisht edhe kostove të projektimit. Gabimi kryesor në llogaritje është në vendosjen 2 herë të pajisjeve, duke rritur koston e ndërtimit dhe përllogaritja e tarifave është berë me TVSH, ku rrjedhimit vlera rezulton me TVSH. Ndërkohë, në formularin e njoftimit të fituesit dhe në kontratën nr. 10373/4 prot. Datë 31.12.2019, vlerat e projektimit të komisariateve janë nënshkruar pa TVSH.

-Për veprimet e rritjes në mënyrë artificiale ose fiktive të tarifave të projektimit nga BOE, sipërmarrësi ka përfituar padrejtësisht vlera ekomomike në dëm të Buxhetit të Shtetit. Bazuar keq llogaritjeve apo gabime të tarifave, BOE “De.-E”, “A.P.E”, jo vetëm që duhej të skualifikohej nga procedura tenderuese, ku duhej të vlerësohej me “0” pikë, por do të ndryshonte tërësisht edhe rezultati i vlerësimit, ku “St. Re.” shpk, do të ishte shpallur fitues.

– Vlera Totale e përfituar padrejtësisht bazuar kontratës së shërbimit nr. 10373/4 prot. Datë 31.12.2019, është diferenca e Komisariatit Vlorë dhe Mirëditë (6,222,960 + 2,044,980) = 8,267,940 lekë pa TVSH ose 9,922 mijë lekë me TVSH.

-Nga auditimi i projektit të investimit “Studim Projektim për disa projekte tip objekte të Policisë së Shtetit” u konstatua keq llogaritje e kostove të ndërtimit dhe rrjedhimisht edhe kostove të projektimit. Gabimi kryesor në llogaritje është në vendosjen 2 herë të pajisjeve, duke rritur koston e ndërtimit dhe përllogaritja e tarifave është berë me TVSH, ku rrjedhimit vlera rezulton me TVSH. Për veprimet e rritjes në mënyrë artificiale ose fiktive të tarifave të projektimit nga BOE, sipërmarrësi ka përfituar padrejtësisht vlera ekomomike në dëm të Buxhetit të Shtetit. Bazuar keq llogaritjeve apo gabime të tarifave, BOE “De.-E”, “A.P.E”, jo vetëm që duhej të s’kualifikohej nga procedura tenderuese, ku duhej të vlerësohej me “0” pikë, por do të ndryshonte tërësisht edhe rezultati i vlerësimit, ku “S R” shpk, do të ishte shpallur fitues. Vlera Totale e përfituar padrejtësisht bazuar kontratës së shërbimit nr. 10373/4 prot. Datë 31.12.2019, është diferenca e Komisariatit Vlorë dhe Mirëditë (6,222,960 + 2,044,980) = 8,267,940 lekë pa TVSH ose 9,922 mijë lekë me TVSH. Për projektin e investimit me objekt “Studim Projektim për disa projekte tip objekte të Policisë së Shtetit”, u konstatua keq llogaritje e kostove të ndërtimit dhe rrjedhimisht edhe kostove të

Projekti i zbatimit dhe preventivi përfundimtarë përmbajnë vizatimet, raportin teknik përfundimtar, preventiv (me dhe pa cmime), specifikime teknike, grafikun e punimeve dhe raportin e VNM. Sa më sipër mbi marrjen e projektit në dorëzim, konstatohet se nuk është ndjekur apo reskpektuar asnjë fazë e dorëzimit të tij, në kundëshrtim me nenin 5 dhe nenin 4 të kontratës së shërbimit. Konstatohet se nuk janë kordinuar komponentët e projektit me Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe janë shmangur plotësisht vlerësimet dhe miratimet e fazave të Projektit nga Drejtoria e Policisë së Shtetit, duke cënuar cilësinë, apo kërkesat e përfituesit. Për veprimet e mësipërme mbajnë përgjegjësi grupi i marrjes në dorëzim.

Kontrata e shërbimit nënshkruhet me nr. 1480/17 prot. Datë 24.12.2019 midis BOE “D.-E” , “A.P.E”, përfaqësues i “De.-E” B. D., përfaqësues i “A.P.E” A. M. dhe Sekretarit të Përgjithshëm të MB P. N..

Sipas nenit 4 të kontratës “Vlera e Kontratës”, përcaktohet vlera në lidhje me hartimin e projekt zbatimit sipas tipologjive të objekteve: 1. Drejtori Vendore Policie + Komisariat Vlorë: 21,744,370 lekë 2. Komisariati Policisë nr. 4 Tiranë: 13,533,385 lekë 3. Komisariati Policisë Pogradec: 13,153,196 lekë 4. Komisariati Policisë Mirditë: 6,807,332 lekë Total: 55,238,283 lekë. Të dhënat e projekt-idesë sipas nenit 5 të kontratës janë dërguar në fazën e vlerësimit të fazës së dytë të konkurs projketimit, e cila sqarohet në vijëmsi të akt konstatimit.

– Me urdhrin e prokurimit nr. 10373 prot. Datë 26.12.2019, urdhërohet të kryhet prokurimi me objekt “Studim projektimi për disa projekte tip, objekte të Policisë Shtetit” me procedurë “Me Negocim pa shpallje paraprake të njoftimit”, me fond limit 55,238,283 lekë pa TVSH, si vijim i procedurës së Konkurs Projektimi me BOE “D.-E” , “A.P.E”.

Nga auditimi i projektit të investimit “Studim Projektim për disa projekte tip objekte të Policisë së Shtetit” u konstatua keq llogaritje e kostove të ndërtimit dhe rrjedhimisht edhe kostove të projektimit. Gabimi kryesor në llogaritje është në vendosjen 2 herë të pajisjeve, duke rritur koston e ndërtimit dhe përllogaritja e tarifave është berë me TVSH, ku rrjedhimit vlera rezulton me TVSH. Për veprimet e rritjes në mënyrë artificiale ose fiktive të tarifave të projektimit nga BOE, sipërmarrësi ka përfituar padrejtësisht vlera ekomomike në dëm të Buxhetit të Shtetit. Bazuar keq llogaritjeve apo gabime të tarifave, BOE “De.-E”, “A.P.E”, jo vetëm që duhej të s’kualifikohej nga procedura tenderuese, ku duhej të vlerësohej me “0” pikë, por do të ndryshonte tërësisht edhe rezultati i vlerësimit, ku “S R” shpk, do të ishte shpallur fitues. Vlera Totale e përfituar padrejtësisht bazuar kontratës së shërbimit nr. 10373/4 prot. Datë 31.12.2019, është diferenca e Komisariatit Vlorë dhe Mirëditë (6,222,960 + 2,044,980) = 8,267,940 lekë pa TVSH ose 9,922 mijë lekë me TVSH.

Nga auditimi i të ardhurave dytësore u konstatua se, nga Ministria e Brendshme, nuk është marrë asnjë masë në lidhje me konstatimin e Drejtorisë së Auditit të Brendshëm lidhur me mos derdhjen e tarifës koncensionare në favor të Autoritetit në afatin dhe masën e përcaktuar në kontratë duke marrë të mirëqenë amendimin e saj në vlerën totale për 16,411 mijë lekë si dhe rishikimin e strukturave përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e gjithë detyrimeve të Kontratës Koncensionare “Për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe të pasaportave elektronike/biometrike”, e ndryshuar me kompaninë A./ Marre nga “Weblajm“

Perimet pa pesticide që prodhohen në Shqipëri shkojnë të gjitha për eksport

Shqipëria lë shumë për të dëshiruar për sa i përket sigurisë ushqimore, kjo pasi fermerët për të shpëtuar prodhimin në sera nga dëmtues të ndryshëm i luftojnë ato me kimikate që rrezikojnë shëndetin e konsumatorit.

Cilësia kushton dhe ka çmim tjetër. Por mungesa e kontrollit, vlerësimit dhe e inkurajimit të fermerëve që prodhimet i kanë bio, ka bërë që të përfitojnë eksportuesit të cilët i shesin me një çmim të leverdisshëm prodhimet cilësore shqiptare në tregjet e huaja.

Por tashmë në Shqipëri, kanë filluar të ngrihen edhe serat e para që kanë zero pesticide, në vend të helmeve fermerët për dëmtuesit e bimës, po përdorin insekte të dobishme.

“Të sigurosh një bujqësi të pastër është e vështirë, ne si konsumatorë kemi frikë nga kjo pompa që shumë herë mbushet me pesticide të ndaluara ose jo. Po është e vërtetë mua tashmë nuk më duhet më kjo pompa pasi tani fluturën e bardhë e luftoj me një insekt, për këtë arsye unë po e hedh pompën, por lufta biologjike kërkon kohën e saj pasi insektet që dëmtojnë bimën dhe prodhimin nuk zhduken menjëherë”, shprehet fermerja Luljeta Bajrami.

“Në fillim nuk besova shumë që insekti do të zhdukte krahësbradhën, por më vonë pashë që sera ishte e pastër, shton ajo.

Një prodhim organik i rritur pa kimikate fermerit i siguron tregun që kërkon në çdo sezon bujqësor. Vendet e BE si Gjermani, apo Zvicra janë gati të japin çmimin e duhur për ushqimin cilësor, nga ana tjetër është detyrë e fermerit të prodhojë pastër dhe pa pesticide që rrezikojnë shëndetin e njeriut.

Sa kushton takimi i Ramës me emigrantët në New York?

Gazetarja Inida Gjata e njohur ndryshe si Zhaku ka folur rreth takimit të kushtueshëm që kryeministri Edi Rama pritet të mbajë me emigrantët shqiptarë në New York.

Gjata tha se së bashku me pjesëtarët e tjerë të partisë “Aleanca kombëtare shqiptare” ku ajo është bashkëthemeluese, kanë llogaritur kostot që ky udhëtim i kryeministrit Rama ka. Sipas saj shpenzimet kapin vlerën e 275 mijë euro, por këto shpenzime mund të jenë edhe më të mëdha.

“Nxorëm një kosto të këtij udhëtimi të çuditshëm që unë mendoj se nuk ka të bëjë fare me diasporën. Ajo është thjesht një nevojë e domosdoshmëri që ai ka për të pastruar ndonjë lekë. vetëm “Gotham Hall” shkon 75 mijë euro për event. Ajo që ne nxorëm nga reklama në Time Square, është 25 mijë euro dita.

Ajo është diku te tre ditë, 75 mijë euro, plus 50 mijë euro hak pune, montim, çmontim, prodhim reklame me gjithë çarterat e tij që janë 15 mijë euro ora, kjo shkon 200 mijë euro, plus 75 mijë euro “Gotham Hall”. Pra 275 mijë euro vetëm që Edi Rama të shkoj në SHBA për tu thënë shqiptarëve atje që do e çoj Shqipërinë në BE”,-tha Gjata për Euronews Albania.

Infeksionet në sinuse/ Mjekja Klodiana Zaharia: Ndryshimet e temperaturave shtojnë rastet. Ja çfarë duhet të dini

Me ndryshimin e temperaturave, janë rritur edhe rastet me infeksione në sinuse kanë filluar të shfaqen. Mjekja Klodiana Zaharia nënvizon se simptomat më të zakonshme përfshijnë dhimbje në veshë, fytyrë dhe hundë të bllokuara ndërsa bën thirrje që në raste shenjash ti drejtoheni mjekut dhe jo të vetë-mjekoheni.

Me ndryshimin e temperaturave, në qendrat shëndetësore është shtuar dhe numri i rasteve me infeksion në sinuse.

Në Poliklinikën Nr. 9, një numër i madh pacientësh, duke përfshirë fëmijët, të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike, po kërkojnë ndihmën e mjekëve.

Mjekja Klodiana Zaharia shprehet se rastet më të shpeshta janë te fëmijët, të cilët paraqiten me infeksion në sinuse që shpesh shoqërohen me dhimbje në veshë e fytyrë, si dhe hundë të bllokuara.

Ajo apelon që të kihet kujdes, duke treguar edhe shenjat paralajmëruese të infeksionit.

Mjekja thekson, gjithashtu, se është e rëndësishme që pacientët të mos përpiqen të vetë-mjekohen, pasi kjo mund të sjellë pasoja serioze për shëndetin e tyre.

Ajo rekomandon që në rastet e dyshimit për infeksion në sinuse, pacientët të kërkojnë menjëherë këshillën e mjekut për të marrë trajtimin e duhur dhe për të parandaluar komplikacione të mundshme.

Gremina e bujqësisë nuk ka fund/ Korrupsioni me subvencionet falimenton dhe fermat e luleshtrydheve

Këtë sezon fermerët e Frakullës në Fier kanë reduktuar sipërfaqen e mbjellë me luleshtrydhe në sera, ç’ka do të sjellë më pak prodhim. Ndër shkaqet kryesore jane mungesa e fuqisë punëtore, mos shlyerja e faturave nga pikat e grumbullimit, çmimi i lartë i fidanëve e pesticideve dhe mungesa e subvencioneve.

“Problemi kryesor është mungesa e punëtorëve pastaj çmimet e helmeve që janë shumë të shtrenjta. Kisha 10 vite që kultivoja 1 hektarë me luleshtrydhe, por tashmë e kam ulur s’kam mundësi ta mbjell. Pikat e grumbullimit na kanë borxhe, s’na kanë dhënë lekët për prodhimin e sezonit të kaluar”, tha fermeri Alban Troka.

“Kam pasur 7 dynym, tani i kam ulur në 5 dynym për shkak se s’ka punëtorë dhe për mungesën e tregut. Është pazari i ulët”, u shpreh fermeri Elton Hysenaj.

“Sezonin e kaluar s’kam dalë mirë ndaj këtë sezon e reduktova sipërfaqen sepse shpenzimet janë të larta”, tha fermeri Nesti Troka.

Administratori i Frakullës Dashnor Troka tha për Report TV se sipërfaqja këtë sezon është reduktuar me 12 ha dhe fermerët e kanë zëvendësuar luleshtrydhen me lakër për shkak të kushteve të vështira financiare. Ai i bën thirrje institucioneve të monitorojnë skemën e subvencioneve pasi abuzimet nuk mungojnë.

“Në këto skema ndërhynë bizneset për interesat e tyre. Aplikojnë biznesmenët, bëjnë letrat dhe nuk përfitojnë fermerët. Ata përfitojnë para nga shteti dhe pastaj e shesin biznesin. Ndaj Ministria e Bujqësisë duhet ta monitorojë këtë situtatë”, tha Dashnor Troka administrator i njësisë administrative.

Ndërsa grumbulluesi Olsi Hamataj tha se Ministria e Bujqësisë duhet ndihmojë kultivuesit pasi vijnë nga një vit tepër i vështirë me humbje të mëdha.

“Ministrja e Bujqesisë Anila Denaj duhet të vijë këtu tek ne dhe të konsultohet para se të bëhet skema e re kombëtare e subvencioneve. Mbështetja 200 mijë lek për dynym është e papërfillshme, sepse fermeri e blen fidanin 2.5 milionë lek dhe merr 200 mijë lek, kjo shifër është e papërfillshme”,tha për Report TV, Olsi Hamataj grumbullues.

Frakulla njihet si ferma më e madhe e kultivimit të luleshtrydhes në vend . Një vit më parë numëronte 200 hektarë, ndërsa tashmë ka rënë në 188 hektarë. Me një prodhim deri në 900 ton në vit, 15% e prodhimit shkon për tregun vendas, ndërsa 85% për eksport. Shtetet ku eksportohet më së shumti janë Kosova, Mali i Zi, Polonia, Bullgaria, Rumania, Italia, Gjermania dhe Ukraina.

Report.tv

Ambasadori gjerman në Shqipëri: Presim sqarime për abuzimet me fondet IPARD

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner ishte i ftuar në A2 CNN ku foli edhe në lidhje me bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve tona.

Diplomati zbuloi se në 36 vite bashkëpunim, Gjermani ka lëruar më shumë se 1.2 miliardë euro në Shqipëri në disa sektorë, ku energjia është kryesorja.

“Ne jemi krenar për bashkëpunimin me Shqipërinë në sektorin e ekonomisë, në 36 vite kemi lëvruar 1.2 mld euro. Jemi partnerë afatgjatë me Shqipërinë. Të gjitha projektet i shërbejnë projektit të Kombeve të Bashkuara për zhvillimin e qëndrueshëm. Para pak ditësh patëm bisedime për sektorët e energjisë, arsimi profesional, energjia ndryshe dhe zhvillimit rural. Ajo cka është e dukshme janë projektet që prezantuam për ndryshimet klimatike”, tha ambasadori.

Në lidhje me abuzimet me fondet e IPARD për bujqësinë, diplomati gjerman u shpreh se kjo çështje do të sqarohet dhe qeveria ka shprehur angazhimin për këtë gjë.

“Ne kemi pasur një bashkëpunim me autoritetet shqiptare, ministritë që bashkëpunojmë për zhvillimin. Nuk do të kishte ndodhur bashkëpunimi nëse nuk do të kishim besim. Kemi besim që proceset që duhet të sqarohen për IPARD 3 do të sqarohen. Për të ardhmen do të merren dhe masa”, tha ai.

Ambasadori Bergner foli dhe për mundësinë për rritjen e pranisë së investimeve gjermane dhe çfarë i pengon ato.

“Jemi të gëzuar që shumë biznese gjermane operojnë këtu në Shqipëri. Angazhimi i tyre mund të kishte qenë dhe më intensiv dhe ky është objektivi i bashkëpunimit tonë. Ka arsye se përse Shqipëria është marrë më pak në konsideratë. Kjo mund të ketë dhe me historinë. Të rëndësishme janë dhe kushtet politike dhe ligjore për investimet e huaja”, tha Bergner.

Neveri nga këta karagjozë pazarxhinj e të pacipë që paguhen si deputetë me paratë tona dhe dalin pronarë të Shqipërisë

Nga Ardi Stefa

Neveri nga këta karagjozë pazarxhinj e të pacipë që paguhen si deputetë me paratë e mia/tonat!

Uroj që ndryshimi të vijë!
Shpresoj te ndryshimi, që mund të vijë!
Dua që ndryshimi të vijë!

Besoj se Drejtësia e Re, edhe pse me vonesë, do ta pastrojë politikën.

Shpresoj që të zhduken nga ai parlament një dyzinë karagjozësh e palaçosh, që marrin guximin e dalin edhe nëpër ekrane.

Ata që quhen ligjvënës.
Ata që paguhen me paratë e mia.
Unë shqyhem e punoj 2 punë, 12- 14 orë në ditë, mezi bëj një ditë pushim në javë dhe paguaj 25% të pagës time taksë.
Pushimet kam vite që i kam harruar…
Dhe si unë shumë…

Me paratë e mia dhe tonat paguhen këta palaço dhe qelbësira, që na tallin e përqeshin, që nuk dinë të lidhin asnjë fjalë, që fjalorin e kanë me gjithsej 100 fjalë, që bëjnë biznes me mandatin e deputetit dhe që me errin sytë kur i shikoj.
Gjasme bëjnë politikë dhe ankohen për mungesën e demokracisë.
Dhe bëjnë revolucione duke përmbysur karrige e ndezur flakadanë, ndërkohë që ligjet që ndikojnë direkt te ne kalojnë për 5 minuta.
Dhe hipin majë kolonave prej hekuri për t’u hequr trima e shajnë me fjalor rruge skandaloz. Dhe mburren…
Dhe nga rruga e qorrsokakut ku na futën ankohen për cilësinë e Demokracisë e Drejtësisë.
Dhe përnatë me arrogancë e pa asnjë brerje ndërgjegjeje shqyejnë nga një copë Shqipërie!

Me paratë e mia e tonat vjedhin e grabisin pronat, mundin e djersën e të parëve tanë dhe dalin pronarë të Shqipërisë!

Me paratë e mia blejnë mediet, analistët e kohën televizive për të na shplarë trurin.

Me paratë e mia na tallin e përbuzin.
Me paratë e mia e tonat marrin pushtetin që u jep pasurinë për të bërë shopping bulevardeve të Londrës, Parisit apo Milanos.

Me paratë e mia këta paguhen pesë herë më shumë se unë dhe dhjetë herë më shumë se pensioni i prindërve të mi.

Me paratë e mia këta kanë të drejtë të marrin edhe pension suplementar kur të dalin në pension, që do të jetë sa pesëfishi i pensionit tim.

Me paratë e mia dhe tonat blejnë vila, ndërkohë që unë vështirësohem të paguaj qiranë dhe të nxjerr muajin. Edhe ju!

Këta palaço kanë të drejtë edhe të kurohen jashtë vendit, po me paratë e mia, kur t’u rrezikohet shëndeti, ndërsa prindërit e mi dhe tuajët as analizat nuk bëjnë dot më në shtet, por u ikën i gjithë pensioni në analizat e laboratorëve privatë dhe në ilaçet me cilësi të dyshimtë apo pa asnjë cilësi.

Me paratë e mia biznesmenja e “shtresës së mesme” paguan 600.000 euro shpenzime për vizita mjekësore jashtë shtetit.

Po me paratë e mia këta studiojnë fëmijët e tyre jashtë dhe ankohen për cilësinë e arsimit në Shqipëri!

Po me paratë e mia, këta kanë të drejtë të marrin edhe kredi të buta nga shteti, po të buta fare, pa interes, për të blerë shtëpi. Madje edhe t’u falen vila për ndryshime ligjesh. Ne paguajmë kreditë e bankave që na thithin gjakun, derisa t’i mbarojmë.

Po me paratë e mia, të 140-ët, vrasin përditë shpresën dhe shpopullojnë frikshëm Shqipërinë.
Dhe, me arrogancën e vanitetin e tyre, mendojnë se janë të paprekshëm!

Ndaj zgjidhje urgjent!
Dhe urgjent shqiptarë, në këmbë, të gjithë.
T’i jepet fund njëherë e mirë pandëshkueshmërisë!
Të mbështesim Drejtësinë e vërtetë dhe të hiqen të gjitha privilegjet që deputetët gëzojnë me ligj.

Sepse nuk meritojnë as një lek nga paratë e djersës tonë, le më privilegje.

Sepse nuk meritojmë të vidhemi, grabitemi, dhunohemi e të na fyhet inteligjenca më.

(Monologu i përjavshëm i së shtunës)