Kryetari i PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje popullit që të ngrihet në protestë për të larguar qeverinë Rama, pasi sipas tij është e inkriminuar dhe korruptuar, ndërsa hoqi nga skema e ndihmës ekonomike 20 mijë familje. “Kjo qeveri nuk tha sot për mbi 20 mijë familje shqiptare që u është hequr ndihma ekonomike pa asnjë shpjegim. Asnjë ndjenjë, zuzarët kanë zgjedhje shkojnë i blejnë me thesin e miellit me Habilajt dhe Balilajt, por pas zgjedhjeve i harrojnë. Vendimi për heqjen e ndihmës është i Ramës për t’i hequr bukën e gojës mijëra familjeve, ajo është detyrim për familjet që nuk kanë të ardhura. Shpikën një sistem pikëzimi, refuzojnë ta bëjnë transparent, tregoi se po të kesh sobë me dru nuk ke të drejtë për ndihmë ekonomike, por refuzon të tregojë sistemin e pikëzimit, krim i dyfishtë. Po të kishim një prokurori të pavarur do ta merrte të pandehur marionetën e Ramës dhe vetë atë, pasi nuk ka krim më të madh. Ftoj qytetarët shqiptarë t’u bashkohen, pronarëve, studentëve, artistëve dhe punonjësve të Fierit që protestuan sot, që të marrim fatin tonë në duart tona, ne jemi shumica”, tha Basha.
Berisha: Disa luajnë me diamante, po ata me valvula në zemër po vdesin, nuk ka hollues gjaku në farmaci
Ish-Kryeministri Sali Berisha e konsideruar pashpirtësi, papërgjegjshmi nga ana e shteti, mungesën e holluesit të gjakut në farmaci prej 5 muajsh për të sëmurët që kanë vendosur valvula në zemër.
Në Kuvend, Berisha ka sulmuar nga salla, kryeministrin, pas fjaimin që mbajti ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
“Z.Ruçi, – iu drejtua Berisha kryetarit të Kuvendit për mungesën e ilaçit në treg, – kjo është në 80-90 % e barabartë me vdekje. Nëse valvula nuk merr holluesin e gjakut, krijon droçka që e çojnë drejt vdekjes të sëmurin.
Duke cituar mesazhin e një qytetari, “Xhevahir Bushati, banues në lagjen 14 në Shkozët”, Berisha lexoi: “…thuaji asaj ndrikullës përpara, e ka fjalën për Ramën, se atë (ministren) nuk e llogarit kush – se ka 5 muaj që nuk gjendet sindromë në farmacitë e vendit. Nuk ka më katastrofë. Deri këtu…
Se këta që luajnë me diamandë, si ky që foli para meje, e kanë të lehtë këtë botë, e kanë rozë, po këta që vdesin për valvulë se s’kanë sindromë për të marrë e kanë ferr këtë botë. Kjo është super-emergjencë, theksoi Berisha”.
Kush është bosi i radarëve të drogës së ushtrisë së shpartalluar Mimi-Edi, i shpallur në kërkim
I super i kërkuari Idlir Karkini, biznesmeni i përfshirë në skandalin e vjedhjes së tokave në Rrogozhinë nuk është një emër i panjohur për publikun. Tre vjet më parë, kompania e tij “Idea Tel” u denoncua nga KLSH si e përfshirë në një aferë të rëndë të lidhur drejtpërdrejtë me cenimin e sigurisë kombëtare.
Bëhet fjalë për të ashtuquajturin skandali i radarëve të ushtrisë. Në dhjetor të vitit 2013, përmes një tenderi sekret Ministria e Mbrojtjes i dha kompanisë “Idea Tel” të drejtën për të menaxhuar sistemin e integruar të radarëve detarë duke ja hequr atë gjigantit amerikan “Lockheed Martin”.Por në dhjetor të vitit 2015, tenderi u auditua nga KLSH, i cili gjeti shkelje. Sipas KLSH e gjithë procedura ishte zhvilluar në kundërshtim me ligjin për të larguar “Locked Martin” dhe për të shpallur fituese kompaninë “Idea tel”, që në atë kohë kishte si aktivitet të saj vetëm një dyqan celularësh.
Sipas KLSH, Ministria e Mbrojtjes shpalli fituese kompaninë “Idea Tel”, e cila jo vetëm që nuk kishte ekspertizën e nevojshme për të menaxhuar vëzhgimin e hapësirës detare, por kishte ofruar edhe një çmim 4 herë më të lartë se sa “Lockheed Martin”.
Skandali u thellua më shumë në vitin 2016, kur një raport i Autoritetit të komunikimeve elektronike, gjeti se radarët ishin fikur duke i lënë kufijtë detarë të vendit pa kontroll. Opozita akuzoi se largimi i “Lockheed Martin” dhe përzgjedhja e “Idea Tel” ishte e qëllimshme për të favorizuar trafikun qeveritar të drogës duke e vënë gishtin tek ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
“Në Narkoshtetin e Noriegës, sipas përgjimeve të partnerëve italiane, për kontrollin e radarëve të detit me urdhër të Noriegës, ndrikull Kodheli ua kishte besuar narkobandave duke emëruar njerëz të tyre në qendrën e radarëve”, u shpreh Berisha, më 11 mars 2017.
“Radarët nga mesi i vitit 2012-të deri në shtator 2013, ishin të gjithë në tokë. Të gjithë të fikur. Bërë të mundur që në ditët e para të nëntorit të nxirrja nga fondi i veçantë i kontigjiencës 85 milionë lekë të reja për të bërë ristartimin e të gjithë sistemit”, u shpreh Mimi Kodheli më 2 nëntor 2017.
Dy vjet pas skandalit pas skandalit të radarëve të ushtrisë, Idlir Karkini është shpallur në kërkim. Këtë herë si i dyshuar për vjedhjen e tokave në bregdetin e Spillesë.
Sërish për pronat e Ministrisë së Mbrojtjes, të cilat sipas Prokurorisë janë tjetërsuar përmes falsifikimit të dokumenteve nga zyrtarët e bashkisë së Rrogozhinës. Nga verifikimet e prokurorisë ai rezultoi të ishte pronar, sipas një skeme falsifikimimi i tokës së ish-repartit të poligonit të quajtur Rreth-Greth në Spille.
Biznesmeni dyshohet se vetëm pak ditë para se policët të trokisnin në derën e tij për ta arrestuar, ka ikur jashtë vendit.
“Faktor.al”
Kush janë gjashtë “macet e zeza” të Messit në Champions
Statistikat e Leo Messit në Europë janë mbresëlënëse. Pas shënimit të golit të barazimit në Chelsea-Barça (1-1), jo vetëm evitoi humbjen e të tijve në sfidën e parë të 1/8 finale të Ligës së Kampioneve, sezoni 2017-2018. Përveç kësaj, ylli argjentinas shtoi një emër të ri në listën e tij të gjatë të “viktimave”, duke reduktuar një nga numri i rivalëve të pamposhtur. Messi ka 101 gola në 126 ndeshje europiane. Ai ka shënuar ndaj 29 prej 35 klubeve, me të cilët është matur në Champions, gjatë karrierës së tij. Megjithatë, ka gjashtë prej tyre që, deri më tani, Leo nuk ka qenë në gjendje t’i kapërcejë.
(Klubi, ndeshjet e luajtura, minutat e luajtura):
1.Atlético – 4 ndeshje – 360′
2.Rubin Kazan – 4 ndeshje – 237′
3.Inter – 3 ndeshje – 270′
4.Benfica – 2 ndeshje – 122′
5.Liverpool – 2 ndeshje – 180′
6.Udinese – 1 ndeshje – 70′
Rasti i Atlético
Nuk është më rast kurioz ai i Atletico Madridit, një ekip që është në mesin e “viktimave” të rregullta të Leo Messit, kur Barcelona dhe “Rojiblancos” maten në kampionat, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës, por në vend të kësaj, ky kundërshtar ka arritur t’i ndalë Blaugrana-t në dy çerekfinale të Ligës së Kampionëve (2013-2014 dhe 2015-2016).
Rezultati: një fitore (2-1), një barazim (1-1) dhe dy humbje (1-0 dhe 2-1) për Blaugrana-t. Në vend të kësaj, bilanci global i 35 ndeshjeve kundër Atletico Madridit, për Messin është i qartë: 27 gola, me 21 fitore, 8 barazime dhe 6 humbje. Vetëm Sevilla (29) ka pranuar më shumë gola të Messit, ndërsa Real Madridi ka marrë tashmë 25 gola nga argjentinasi.
Rubin Kazan
Një rast i veçantë është ai i Rubin Kazan, ekipi rus, që kishte aftësinë dhe trajnerin Kurban Berdyev për të neutralizuar Leon dhe Pep Guardiolën në katër ndeshjet e tyre të fazës së grupeve të Champions-it (2009-2010 dhe 2010-2011). Një humbje në Camp Nou (1-2), dy barazime në Kazan (0-0 dhe 1-1) dhe një fitore në “Estadi” (2-0) janë rezultatet e katalanasve.
Tre të shquar
Tre të shquar të Europës, fitues të Ligës së Kampionëve, vendosën gjithashtu në punë sistemet e tyre mbrojtëse për të ndalur Leo Messin. Liverpool në 2006-2007, me trajner Rafa Benitez, i cili aplikoi të njëjtën recetë, duke fituar 1-2 në “Camp Nou” dhe humbur 0-1 në “Anfield”. “Reds” u kualifikuan për në çerekfinale falë vlerës së dyfishtë të golave në fushën e kundërshtarit.
Interi i Jose Mourinhos ia ka bërë gjërat të komplikuara, po ashtu, Messit dhe Barcelonës, me të njëjtën recetë. Leo luajti në barazimin 0-0 të fazës së grupeve (2009-2010) dhe në dy sfidat gjysmëfinale: 3-1 në Milano dhe 1-0 në Barcelonë. Argjentinasi nuk ka shënuar dot dhe Blaugrana-t janë eliminuar. Interi është shpallur kampion i Europës në atë edicion.
Benfica, në fazën e grupeve të sezonit 2012-2013, gjithashtu, neutralizoi aftësinë e shënimit të Messit, edhe pse Barça ishte në gjendje ta zbuste problemin pjesërisht. Ajo fitoi në Lisbonë (0-2), por barazoi në “Camp Nou” (0-0). Leo luajti 90 minuta në “Estadio da Luz” dhe 30 minuta në “Camp Nou”. Udinese është skuadra e fundit e kësaj liste. Ndodhi në fazën e grupeve (2005-2006) dhe Messi luajti vetëm ndeshjen në Itali, por pa shënuar dot gol.
Pse Mimi duhet të pyetet nga prokurorët për çështjen Idlir Karkini, pronat dhe tenderat e zhvatur me firmën e ish-ministres
Në dhjetor të vitit 2013, përmes një tenderi sekret Ministria e Mbrojtjes e drejtuar nga Mimi Kodheli i dha kompanisë “Idea Tel”, një kompani e vogël që shiste celularë në rrugën e Durrësit, të drejtën për të menaxhuar sistemin e integruar të radarëve detarë duke ja hequr atë gjigantit amerikan “Lockheed Martin”.
Në dhjetor të vitit 2015, tenderi u auditua nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili gjeti shkelje. Sipas KLSH e gjithë procedura ishte zhvilluar në kundërshtim me ligjin për të larguar “Locked Martin” dhe për të shpallur fituese kompaninë “Idea tel”, që në atë kohë kishte si aktivitet të saj vetëm një dyqan celularësh.
Sipas KLSH, Ministria e Mbrojtjes shpalli fituese kompaninë “Idea Tel”, e cila jo vetëm që nuk kishte ekspertizën e nevojshme për të menaxhuar vëzhgimin e hapësirës detare, por kishte ofruar edhe një çmim 4 herë më të lartë se sa “Lockheed Martin”.
Skandali u thellua më shumë në vitin 2016, kur një raport i Autoritetit të komunikimeve elektronike, gjeti se radarët ishin fikur duke i lënë kufijtë detarë të vendit pa kontroll. Opozita akuzoi se largimi i “Lockheed Martin” dhe përzgjedhja e “Idea Tel” ishte e qëllimshme për të favorizuar trafikun qeveritar të drogës duke e vënë gishtin tek ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Ndërkohë biznesmeni Karkini po punonte për një tjetër pronë të Ministrisë së Mbrojtjes së drejtuar për katër vite nga Mimi Kodheli, ish-poligonin e RrethGrethit në Spille, i përdor nga Forcat e Armatosura për stërvitje. Përmes mashtrimeve dhe fallsifikime, i super kërkuari Idlir Karkini, i fortë me disa tendera në kurriz, ia arriti të korruptojë zyrtarë të lartë të shteti për marrë tendera e prona. Dhe e gjitha kjo ka ardhur dy vite pas skandalit pas skandalit të radarëve të ushtrisë, Idlir Karkini është shpallur në kërkim. Këtë herë si i dyshuar për vjedhjen e tokave në bregdetin e Spillesë.
Sërish për pronat e Ministrisë së Mbrojtjes, të cilat sipas Prokurorisë janë tjetërsuar përmes falsifikimit të dokumenteve nga zyrtarët e bashkisë së Rrogozhinës. Biznesmeni dyshohet se vetëm pak ditë para se policët të trokisnin në derën e tij për ta arrestuar, ka ikur jashtë vendit. Ish-ministrja Mimi Kodheli duhet të merret në pyetje si person në dijeni të fakteve dhe ngjarjeve.
“Faktor.al”
Bukë thatë dhe një copë gjalp, ushqimi për fëmijët në mëngjes në spitalin Pediatriak të Tiranës
Fëmijët që janë shtruar në Pediatrinë e Spitalit Tiranë trajtohen në kushte çnjerëzore. Një qytetar i është drejtuar portalit “Jeta Osh Qef” ku shgkruan se fëmijëve të shtruar në spital për mëngjes u jepet vetëm bukë thatë dhe një cop gjalpë. “Mirëmëngjes JOQ nga Pediatria e Spitalit Tiranë, mjerë kush shtrohet se mëngjesi për fëmijët është bukë thatë dhe një copë gjalpë!”, shkruan qytetari nga Tirana.
Të sëmurët në spitale ndodhen në kushte të mjerueshme. Të sëmurët detyrohen të marrin ushqime nga shtëpia. Po ashtu mjekët I detyrojnë pacientët që të shkojnë mnë Farmaci për të blerë ilaçet.
Edhe studentët në kushte skandaloze
Mes ankesave për kushte të këqija higjienike në godinat e konvikteve, studentët rrëfejnë mundimet e tyre të përditshme për të shtyrë vitet e shkollimit të lartë në godinat e vjetra dhe të pamirëmbajtura, ndërsa i bëjnë thirrje administratës së Qytetit Studenti të ndërhyjë menjëherë për të siguruar një jetesë normale.
Lorena Manjani, e cila prej dy vitesh jeton në konviktin e Qytetit Studenti e ka vendosur veten në frontin e parë të përpjekjeve për të zgjidhur problemet me të cilat hasen studentët në konvikt. Ajo thotë se është ankuar deri më tani katër herë për çështje të ndryshme dhe se shtyrja e zgjidhjes së problemeve për të ardhmen është pikërisht ajo që po i largon studentët dhe po i zbraz godinat.
“Kur ankohemi thonë se do të ndërtohen godina të reja, nuk do të presim për ‘do të’ [në kohën e ardhme], duam të shikojmë përmirësime tani,” tha 22-vjeçarja, e cila studion për gazetari dhe që përfaqësoi grupimin Qëndresa Qytetare në sondazhin për kushtet e konvikteve.
Manjani thotë se përveç higjienës, ajo që e shqetëson më shumë është papërgjegjshmëria e mjekëve në lëshimin fiktiv të vërtetimit të shëndetit fizik dhe mendor që u kërkohet studentëve që regjistrohen.
Sondazhi zbuloi se studentët i marrin në shumicën e rasteve raportet mjeko-ligjore pa vizita te mjekët dhe se gjysma e tyre paguajnë ryshfet për ta siguruar atë nga mjeku i familjes apo urgjenca e Qytetit Studenti. “Ka shumë zhurma në konvikt, kështu nuk ke mundësi as të studiosh dhe as të flesh si njeri normal,” tha Manjani për BIRN. Sipas saj, kjo i fut konviktorët në grindje personale për ta vendosur vetë qetësinë. “Por kush të siguron që studentja tjetër nuk ka probleme me shëndetin mendor?” pyet ajo, duke cituar raportet fiktive.
22-vjeçarja thotë se papërgjegjshmëria e mjekëve u rrezikon atyre jetën nga sëmundjet ngjitëse që mund të mbartin vajzat e tjera, rënduar kjo edhe nga higjiena e keqe në tualete dhe dushe, të cilave nuk i hidhet mjaftueshëm dizinfektues. Pamundësitë ekonomike, i detyrojnë studentët konviktorë të ndajnë dhe pajisje të tjera për përdorim të përbashkët, duke e shtuar edhe më shumë gjasën e përhapjes së sëmundjeve.
Publikohet projekti për Teatrin Kombëtar, Regjisori: Plasini sytë! Ja ku i keni kullat, në krah të monstrës
Mes zhurmës për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një të riu, është publikuar një nga projektet e mundshme të godinës së re. As Ministria e Kulturës dhe as Bashkia e Tiranës, nuk kanë publikuar ende asnjë të dhënë, por Report TV ka publikuar një video, ku tregohen projekti i Teatrit Kombëtar, që është bërë nga arkitekti danez, Bjarke Ingels.
Pjesa më e madhe e artistëve e kanë kundërshtuar prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe zhvendosjen e tyre në sallat e reja në godinën ‘Turbina’.
Regjisori Kastriot Çipi e ka kundërshtar projektin e publikuar, duke e cilësuar një ‘monstër betoni’ që përdhos historinë dhe që hapësirën e teatrit e përdor për ndërtimin e kullave.
‘Nuk e di çfare u ka pelqyer kolegeve nga kjo monster betoni qe perdhos historine, po sa per kullat, plasini syte! Ja ku i keni, në krah te monstres, NE TRUALLIN E TEATRIT!’, shkruan Çipi në Facebook.
Protesta e artistëve
Artistët e Teatrit janë ngritur në protestë kundër zhvendosjes së Teatrit, siç parashikohet në pr/ligjin e kundërshtuar prej tyre. Ata kanë protestuar sërish dhe me shumë vështirësi kanë mundur të hyjnë deri në hollin e Teatrit Kombëtar. Ata kërkojnë transparencë për gjithçka dhe kërkojnë takim me Kumbaron. “I bëjmë thirrje ministres Kumbaro që t’u përgjigjet kërkesave tona, të bëhet çdo gjë transparente, pasi e-mailet që supuzohet të jenë dërguar, nuk na kanë ardhur”, u shprehën artistët.
Artistët kërkojnë që me ministren e Kulturës të takohen vetëm në Teatrin Kombëtar. Ftesa e Mirela Kumbaros për bisedë me ta është të mërkurën në orën 16:00, në institucionin që ajo drejton, pa praninë e mediave, por që është kundërshtuar nga artistët. Qëndrimin e tyre e dhanë pas një konference-protestë të mbajtur në hollin e Teatrit Kombëtar. “Jo në zyrë, por në Teatër. Të presim zonja ministre”, tha Arben Derhemi.
Për shkak se dera për në sallën e Teatrit Kombëtar ishte e mbyllur, pasi fillimisht aktorët e regjisorët e teatrit duhet të pajiseshin me leje nga Drejtoria e Teatrit Kombëtar, protesta u mbajt në holl. Asaj iu bashkuan edhe dramaturgë, aktorë e regjisorë nga Shkodra dhe Vlora dhe institucioneve të tjera kombëtare kulturore, Cirku Kombëtar dhe Teatri i Kukullave.
“Neve na fusin në vërën e miut, atje te hidrocentrali”, tha Bujar Asqeriu. “Nuk kemi foni, nuk kemi ndriçim, nuk kemi karrige, nuk kemi ngrohje. E megjithatë bëjmë Teatër”, tha Rita Gjeka.
“Kontratat e punës që pretendon ministrja e Kulturës që ka sjellë një risi në këtë vend, janë litari që u është vënë në fyt të gjithë artistëve”, tha Shegushe Bebeti.
Peticioni për anulimin e vendimit për zhvendosjen e trupës së Teatrit Kombëtar te “Turbina” është firmosur deri më tani nga mbi 4 mijë qytetarë, ndërkohë që u hodh propozimi që në adresë të Parlamentit, artistët të nisin një kërkesë të argumentuar për anulimin e projektligjit për artin dhe kulturën.
Në lidhje me ndërtimin e Kullës, Kumbaro tha më herët se po mbarojnë punimet në qendrën e artit e pagëzuar me emrin Turbina. “Salla aktuale e teatrit do të vazhdojë të jetë funksionale edhe për trupën e Teatrit edhe për trupa të tjera. Teatri Kombëtar do të vazhdojë të jetë në funksion deri ditën që do të na vijë projekti, por trupa e tij do zhvendoset në një mjedis shumë komod dhe ne këtë gjë e kemi dakordësuar më herët me artistët”.
Basha me protestuesit te Parlamenti: Afera Rama-Gjiknuri ka bllokuar paratë e punonjësve të Bypass-it Fier dhe Vlorë
Kryetari i PD, Lulzim Basha iu bashkua protestës së punonjësve të Bypass-it Fier dhe Vlorë para Kuvendit duke u dhënë mbështetje për zgjidhjen e kërkesave të tyre. Basha tha se, Partia Demokratike dhe opozita kanë ndjekur dhe po ndjekin me shqetësim problemin tuaj. Basha tha se, juve nuk ju jepen paratë e prapambetura sepse ka korrupsion qeveritar. “Dua të them se ne e njohim problemi tuaj, dhe problemi juaj vjen nga korrupsion qeevritar. Kompania ka lënë një garanci nga firma që ka ikur, por sipas informacioneve tona lekët janë. Pagesa nuk kryhet se ka korrupsion. Kontraktori dhe nënkontraktori fshehin një aferë korruptive. Ju nuk merrni lekët se Edi Rama dhe Damian Gjiknuri janë përfshirë në një aferë dhe ne do bëjmë çdo gjë që kjo të hetohet. Janë dhjetra telefonata në zyrën e Ramës që nuk e lejojnë për të bërë pagesën, sepse është një aferë e madhe korruptive. Ne kemi ngritur dhe do të ngremë zërin që këto para të zhbllokohen. Ne do të bëjmë gjithçka që ju t’i merrni paratë”, u shpreh Basha.
Basha inkurajoi protestuesit të vazhdojnë protestat për të drejtat e tyre. “Dua t’iu them të gjithë shqiptarëve që të bashkohemi dhe të ngrihemi kundër një pakic për të zgjidhur të drejtat tona”, tha Basha.
Punëtorët e kompanisë nënkontraktore të Bypass-it Fier dhe Vlorë po protestojnë para Kuvendit nën moton “Duam paratë tona” për pagesat e pamarra. Punëtorët bëjnë me dije se ata kërkojnë ballafaqimin me ministrin e Transporteve, Damian Gjiknuri.
Punëtorët e 48 firmave nënkontraktore dhe furnitore që ndërtuan një pjesë të Bypass-it Fierit kanë dalë disa herë në protesta, por sot është hera e para që e ngrenë zërin përpara parlamentit. Janë 600 punonjës të bypass-it të Fierit dhe 350 të bypassit të Vlorës që nuk kanë marrë pagat e 1 viti e gjysmë.
Në gusht të 2017, qeveria njoftoi prishjen e kontrates me kompaninë italiane “Serenisima” për mospërmbushje të detyrimeve dhe rinisen procedurat e tenderimit. Kjo kompani jo vetem qe la pa perfunduar gjysmen e rrugës, por la edhe nje mal me borxhe tek nenkontraktoret.